Komuna e Preshevës
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Komuna e Preshevës (serbisht: Општина Прешево/Opština Preševo) është komunë në qarkun Pçinjë në jug të Serbisë. Selia e komunës është qyteti Preshevë. Komuna ka pozitë strategjike në trekëndëshin kufitar Serbi-Maqedoni-Kosovë. Regjistrimi i popullsisë i vitit 1981, të cilën e bëri enti për statistikë në territorin e tërë ish-Jugosllavisë, ishte i fundit i cili i solli të dhënat e sakta mbi numrin e banorëve në Serbi. Komuna e Preshevës ka pasur 33.948 banorë. Shumica, mbi 91,3 % (31.098), ishin Shqiptarë, 6,5 % (2.204) Serbë dhe mbi 1 % (333) Romë. Nga 35 vendbanime në këtë komunë gjashtë (në mesin e tyre edhe Presheva) ishin etnikisht të përziera, por Shqiptarët ishin shumicë në mbi 82 % prej tyre. Katër vendbanime ishin të banuara vetëm me popullatë serbe, ndërsa 25 me popullatë shqiptare. Konflikti i vitit 2001 solli zhvendosje të popullsisë drejt Kosovës.
Komuna e Preshevës | |
---|---|
Komunë | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 40 100 |
{{{postal_code_type}}} | 17523 |
Historia
RedaktoKomuna e Preshevës shtrihet në kulmin (Kërrusën e Preshevës) e Lugnajës së Moravë- Vardarit, ku lidhen këto dy lugina të mëdha, të cilat për së gjati, në drejtim veri- jug, përshkojnë Siujdhesën Ballkanike. Udha e vjetër, në drejtim lindje-perëndim, kryqëzohet në Fushën e Preshevës. Pozita e Komunës në qendër të Siujdhesës Ballkanike dhe në Lugnajën e Moravë- Vardarit, përpos rëndësisë strategjike ka pasur edhe rëndësi të madhe ekonomike dhe kulturore. Kështu, qysh nga kohërat më të vjetra- antika dhe mesjeta, territori i kësaj Komune ishte i banuar dhe jeta në të kurrë nuk është ndërprerë. Këtë më së miri e dëshmojnë gjetjet e shumta arkeologjike dhe numri i madh i rrënojave të kështjellave iliro- shqiptare, më vonë të rindërtuara nga romakët.
Presheva për herë të parë përmendet më 1381. Ndërtimi i hekurudhës së parë (më 1888) edhe më shumë shtron rëndësinë e kësaj komune. Këtë rëndësi e rrit edhe ndërtimi i rrugës automobilistike paralele me hekurudhën (më 1963).Në vitin më 1979 Presheva lidhet me Gjilanin, me rrugë të asfaltuar, e cila shfrytëzon Qafën e Livadhit të Shehut dhe Muçibabën.
Banorët e parë vendas në antikë, në këtë trevë, ishin të parët tanë-ilirët, përkatësisht fisi ilir-dardanët. Më vonë, për shkak të pushtimeve të njëpasnjëshme të popujve të ndryshëm, ndryshohet struktura etnike, por kurrë nuk zhduket rrënja iliro-shqiptare. Ajo në antikën e vonshme dhe në mesjetën e hershme, me siguri, ka ekzistuar, përkundër romanizimit të popullsisë iliro-shqiptare. Edhe gjatë periudhës bizantine dhe mesjetës serbe ne territorin e Komunës së Preshevës, përkundër sllavizmit intensiv, etnikumi iliro-shqiptar vazhdon të ekzistojë deri në ditët tona. Pas ardhjes së turqve në trojet shqiptare është ndaluar procesi i sllavizmit të shqiptarëve, por ka filluar myslimanizmit i vrullshëm i tyre. Megjithëkëtë në disa fshatra të Karadakut deri vonë është ruajtur feja katolike. Pas luftës serbo-turke (1876-1878) në territorin e Komunës së Preshevës vendoset një numër i shqiptarëve (muhaxhirëve) të ikur nga trevat e Vranjës dhe të Toplicës. Pas luftërave ballkanike, Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore një pjesë e shqiptarëve të këtushëm, për shkak të trysnive politike, fetare dhe ekonomike, shpërngulet për në Turqi.
Të dhënat historike dëshmojnë se territori i Komunës së Preshevës gjithmonë dhe pandërprerë gjeografikisht-historikisht dhe në pikëpamje kulturore ishte Kosovë. Edhe pas disa vjetëve të krijimit të krahinës së Kosovës (më 1945) Karadaku (nëntë fshatra të tij) i takonin Kosovës. Para Luftës së Dytë Botërore Presheva ishte qendër e rrethit e në këtë kohë është qendër komunale.
Demografia
RedaktoPërbërja Etnike | |||||||||||||
Viti | Serb | % | Shqiptar | % | Total | ||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
1961 | 6,741 | 25.21% | 18,229 | 68.18% | 26,738 | ||||||||
1971 | 5,777 | 19.22% | 23,625 | 78.60% | 30,057 | ||||||||
1981 | 4,204 | 12.38% | 28,961 | 85.31% | 33,948 | ||||||||
1991 | 3,206 | 8.23% | 34,992 | 89.85% | 38,943 | ||||||||
2002 | 2,984 | 8.55% | 31,098 | 89.10% | 34,904 | ||||||||
Komuna e Preshevës ka një popullsi shumicë shqiptar që flasin dialekin Gegë dhe popullsinë serbe pakicë që flasin dialektin Torlak. Përqindja e popullsisë shqiptare në Preshevë ëeshtë mbi 96 % që njëherit e bën qyetetin me më shumë shqiptarë në Serbi.Banoret e Presheves jane kryesisht me fenë islam dhe ka 4 Xhami.
Shumica Shqiptare
RedaktoShumica e fshatrave janë me shumicë shqiptare përveç fshatrave: Lanik, Svinisht, Savojec, Cakanoc dhe Mamicë ku serbët janë shumicë.
Gjithashtu, shumë fshatra kanë përbërje prej 99 % shqiptarë si: Rahovicë, Miratoc, Geraj etj dhe fshatrat që janë etnikisht të përziera si: Bushtran, Golemidoll, Leran, Strezoc, Tërnavë, Çukarkë dhe vetë qyteti Preshevë.
Presheva, Medvegja dhe Bujanoci përbëjnë treshën e mbetur jashtë territorit kulturor të Shqiptarëve.
Gjuha
RedaktoShqipe, serbe dhe rome.
Feja
RedaktoMysliman shumica e popullsisë, krishterë ortodoks.
Vendbanimet
RedaktoGjeografia
RedaktoKomuna e Preshevës, përfshin fushën e Preshevës në mes, pjesë të Malit të Karadakut në perendim dhe të malit Rujn në lindje. Fusha e Preshevës përfshin rreth 37,8 %, Karadaku 45,4 % dhe Rujni 16,6 % të territorit të përgjithshëm. Relacioni fushë-mal është 37,8 me 62,0. Fusha e Preshevës, në veri është e lidhur morfologjikisht me fushën e Bujanocit e në jug, nëpërmjet të Kërruses së njohur të Preshevës, me fushën e Kumanovës. Mali Karadak shtrihet, në perendim, mes fushës së Preshevës dhe të Gjilanit, me një varg majash shumë të bukura, nga të cilat, sidomos, dallohet Ostrovica me lartësi prej 1168 metrave, që paraqet majen më të lartë në territorin e Komunës. maja e Madhe (1034 metra) mbi Preshevë, Kodra e Peqenës (977 metra), etj. Në Karadak është zhvilluar relievi karstik, ku gjenden dy shpella të bukura : Shpella e Ilincës dhe Shpella e Arushës (Tërrnavës).
Në lindje të fushës së Preshevës shtrihet Rujni, me majen më të lartë - Kodrën e Tukashit (807 metra).
Fusha e Preshevës është e zgjatur në drejtim veri- jug, në gjatësi prej 17 km dhe gjërsi maksimale prej 8 km. Në këtë fushë shtrihet Kërrusja(ujëndarësja e ulët) e njohur e Preshevës, me lartësi mbidetare prej 460 m, që shtrihet në drejtim lindje- perendim. Pika më veriore e fushës është në lartësi mbidetare prej 405 m, ndërsa pika më jugore në lartësi prej 390 m. Kjo kërruese ka rëndësi të madhe komunikative nga se lidh dy luginat e mëdha, të Moravës dhe të Vardarit, të cilat paraqesin lugnajë të madhe me shtrierje përsëgjati Siujëdhesës Ballakanike. Nëpër këtë kërruese kalon hekurudha dhe rruga kryesore automobilistike, të cilat lidhin Detin Egje me Fushën e Panonisë.
Komuna është e varfër me ujëra tokësore. Lumenjtë më të mëdhenj janë: Lumi Llopushnicë, Lumi i Kurbalisë dhe Lumi i Tërrnavës. Më e pasur me ujë është Llopushnica, e cila buron në shpatin veri- lindor të Ostrovicës dhe derdhët në Moravën e Binçës te Kështjella e Pograxhës. Lumi i Kurbalisë rrjedh nëpër Preshevë, i cili teposhtë qytetit kthehet në lum tipik fushor me shumë bërryla dhe shpeshherë, në vjeshtë dhe në pranverë, del nga shtrati dhe vërshon sipërfaqe të tokës së punueshme.Komuna ka një liqen artificial përmbi katundin Rahovicë, i cili shërben vetëm për ujitje. Komuna ka edhe burime të nxehta (termale). Burime më të rëndësishme të këtij lloji janë: Gurra e Miratocit (Banjkë) dhe Gurra e Seferve.
Pyjet e Komunës së Preshevës nuk janë njësoj të përhapura. Ato, thuajse, krejtësisht shtrihen në trevën e Karadakut. Dikur Karadaku ka qenë i njohur për pyje të larta dhe të dendura. Ato kanë pësuar ndryshime të mëdha nga se dora e njeriut i ka shkatërrur dhe sot paraqesin, kryesisht, pyje të reja. Këto janë pyje gjethrënëse (ahu, bungu, qarri, shkoza, krekëza, etj.). Kohëve të findit, aty- këtu, janë ngritur sipërfaqe të kufizuara të pishave.
Shpërnguelja e popullsisë, nga vitet e gjashtëdhjeta, nga Karadaku ka ndikuar në rritjen e sipërfaqeve të kullosave si rrjedhim i këthimit të arave në kullosa. Kullosa ka edhe në trevën e Malit Rujn.
Komuna e Preshevës është e pasur me shtazë dhe shpendë të egëra. Në Karadak jeton kaprrolli, lepuri, ujku, dhelpëra dhe derri i egër, kurse prej shpendëve: thëllëza e gurit, ndërsa pula e egër është zhdukur. Në fushën e Preshevës dhe në Kodrën e Rujnit ka mjaft lepuj dhe thëllëza të fushës. Në Llopushnicë ka peshq, ndërsa në Lumin e Kurbalisë, veçanërisht në pjesën e poshtëme, s’ka fare gjallesa. Peshq ka edhe Liqeni Artificial i Rahovicës.
Klima
RedaktoKlima e Komunës së Preshevës është e mesme kontinentale. Për shkak të morfologjisë dhe lartësisë së ndryshme mbidetare ekzistojnë ndryshime klimatike ndërmjet fushës dhe pjesëve malore, sidomos të Karadakut. Fusha e Preshevës merr diç mbi 600 mm, mesatarisht, të reshura në vit. Në të fryejnë erëra veriore dhe jugore. Pjesa në jug të Kërrusës, e kthyer kah jugu, ka klimë pak më të butë se sa pjesa veriore, pa e kthyer kah veriu. Shpeshherë bora mbulon vetëm këtë pjesë. Njësoj është edhe me mjegullën. Nganjëherë mjegull ka vetëm në jug të Kërrusës. Pjesa malore ka klimë më të ashpër, sidomos Karadaku, ku temperaturat janë më të ulta, bora është dukuri më e shpeshtë dhe me trashësi deri 80 cm. Karadakun e godet më shumë breshëri, sidomos pjesën e saj jugore. Në të mjegulla është më e shpeshtë, por nganjëherë në pranverë dhe vjeshtë, me rastin e temperaturave inverzare, mjegulla është dukuri vetëm për Fushën e Preshevës.
Politika
RedaktoSi në tërë territorin e ish Jugosllavisë pas viteve '90 të, edhe në Preshevë lulëzoi një farë demokracie e brishtë, dhe lulëzoi pluralizmi Politik. Pas luftimeve mes UÇPMB-së dhe forcave serbe te sigurise në vitin 2001, u nënshkrua marrëveshja për demilitarizim në ndërmjetësimin e Piter Faith. Në vitin 2002 u riorganizuan zgjedhjet lokale për komunat Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Në këto zgjedhje garuan 3 parti shqiptare, Partia për Veprim Demokratik (PVD) e udhëhequr nga Riza Halimi, Partia e Bashkuar Demokratike Shqiptare (PBDSH) e udhëhequr nga Zeqirja Fazliu dhe Lëvizja e Progresit Demokratik (LPD) e udhëhequr nga Jonuz Musliu, ish ushtarak i UÇPMB-së. Zgjedhjet i fitoi PVD me 50 % (19 nga 38 këshilltarë), e dyta doli PBDSH me 29 % (11 nga 38 këshilltarë) dhe LPD me 13 % (5 nga 38) ndërsa koalicioni i partive serbe (SPS/SRS) fituan 8 % (3 nga 38).
Kryetar i Kuvendit u zgjodh Skender Destani, ndërsa për Kryetarin e Komunës së Preshevës, për herë të parë u votua drejtëpërdrejt nga elektorati. Në kandidim ishin Riza Halimi (PVD), Rahmi Zylfiu (PBDSH) dhe Abedin Selimi (LPD). Në raundin e dytë dolën vetëm Riza Halimi dhe Rahmi Zylfiu. Rezultet përfundimtre treguan se Riza Halimi fiton bindshëm dhe zyrtarisht merr postin e Kryetarit. Pas ngatërresave brendapartiake të PVD, dhe pamundësisë për të vazhduar normalisht rrjedha e seancave të Kuvendit Komunal, mbahen zgjedhjet e parakohshme në Preshevë.
Zgjedhjet u caktuan për datën 19 shtator 2004. Në këto zgjedhje konkuruan 4 parti shqiptare : PVD, PDSH, LPD dhe BDL e sapoformuar pas përcarjeve brenda PVD-së. Në këto zgjedhje PDSH doli me 15 këshilltarë ose 39 % të elektoratit, PVD me 12 ose 31,5 %, BDL me 5 këshilltarë ose 13,2 %, LPD gjithashtu me 5 ose 13,2 % dhe Koalicioni Serb me 1 këshilltarë ose 2,6 %. Pushtetin Lokal e themeluan koalicioni PDSH, LPD dhe BDL ndërsa PVD dhe këshillëtari serb mbeten në opozitë. Kjo ishte hera e parë që nga themelimi i saj kur partia e Riza Halimit ishte në opozitë, megjithëse vetë Riza Halimi ishte ende Kryetar i Komunës së Preshevës. Në vitin 2005, me iniciativën e Kuvendit të Komunës, Riza Halimi u revokua nga posti i Prefektit, dhe u zëvendësua nga Ragmi Mustafa. Që nga viti 2005, edhe tash është Kryetar i Komunës së Preshevës.
1 PVD- Partia per Veprim Demokratik 2.PDSH-Partia Demokratike Shqiptare 3.BDL- Bashkimi Demokratik i Lugines 4.AN- Alternativa per Ndryshim 5.RD- Rilindja Demokratike 6.UDSH-Unioni Demokratik Shqiptar Zgjedhjet 2016. 04.24
Shiko edhe këtë
RedaktoBurim i të dhënave
RedaktoLidhje të jashtme
Redakto
Bërçeci | Buhiçi | Bukuroci | Bukoci | Bushtrani | Cakanoci | Caravajka | Corrotica | Çukarka | Depca | Garja | Geraj | Golemidolli | Gosponica | Ilinca | Kurbalia | Laniku | Lerani | Magjera | Miratoci | Norça | Peçena | Rainca | Ranatoci | Rahovica | Savojeci | Seferi | Staneci | Strezoci | Svinishti | Shoshaja e Epërme | Shoshaja e Poshtme | Tërnava | Zhunica
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Serbisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |