Lajçiqi

fshat në Kosovë
(Përcjellë nga Laçi (Dardanë))
This is the stable version, checked on 1 prill 2022. 3 pending changes await review.

42°23′N 21°26′E / 42.38°N 21.43°E / 42.38; 21.43

Lajçiq
Laç
Fshat

Lajçiq është një vendbanim në komunën e Dardanës, Kosovë. Vendasit e quajnë fshatin Laçiq.[1] Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Laç.

Gjeografia

Redakto

Fshati Lajçiq është fshat kodrino-malor dhe më i skajshëm në brezin kufitar. Gjendet në lindje të Dardanës dhe 18 kilometra në lindje të qendrës komunale. Ka një sipërfaqe prej 918 hektarë, 91 ari dhe 53 metra.

Fshati është kodrinore malor. Pjesa e sipërme ka një lartësi mbidetare diku rreth 1100 metra. Ndërsa pjesa e mbrendshme e fshatit ka një lartësi të ulet mbidetare që krahasohet me lartësinë mbidetare të qytetit të Gjilanit. Nga kjo kuptojmë se fshati është i përbërë prej pjesëve më të larta dhe ultësirës që shtrihet përgjatë lumit i cili e ndanë fshatin në dy pjesë. Fshati kufizohet me fshatin Desivojcë, Priboc, Sedllar, Velegllav e Poshtme dhe Velgellav e Epërme si dhe me Huruglicën në pjesën jugore. Fshati është i ndarë në dy krah në forme të shkronjës v, fshatin e ndanë lumi që vjen nga fshati Desivojce d.m.th njeri krahë është në pjesën jugore ndërsa tjetri në pjesën veriore. Klima e këtij fshati është tipike malore me male të larta sidomos në dy pjesët e sipërme të fshatit, karakterizohet me dimër të ftohët e me borë të freskët. Ndërsa pjesa qendrore e fshatit ka burime të konsiderueshme të ujit. Fshatin e përshkon lumi i cili vjen nga fshati Desivojcë që është lum me prurje të mjaftueshme sidomos gjate stinës së dimrit. Fshati po ashtu ka dy lumenj të vogël që njeri rrjedh nga pjesa jugore e lumi tjetër nga pjesa veriore. Fshati Lajçiq ka edhe një sasi të konsiderueshme të prrockave që derdhen në rrjedhat e lumenjve. Fshati Lajçiq ka edhe burime të tjera të ujit siç janë bunarët e krojet që dallohen për ujë të ftohët e të kthjellet sidomos dallohen(mikrotopomnimet) : kroi i demës, kroi i nolit, kroi i dinoviteve, kroi i salihut. Krojet që gjinden në pjesën e sipërme të ygdylit dallohen për kualitet të larte të ujit. Fshati ka mjaftë kullosa të pasura për rritjen e bagëtive sidomos kullosa janë më të theksuara në dy pjesët më të sipërme të fshatit ku ka më tepër hapësirë për kullota ndërsa pjesa qendrore e fshatit Lajçiq për rreth lumit. Toka është më e pjellshme e punohet shumë. Ku bimët që kultivohen më se shumti janë : misri, gruri, tërshëra, elbi, thekra etj. Ndërsa në fshatin Lajçiq rriten edhe shumë bime mjekuese sidomos është i njohur qaji i lules që përdoret kundër ftohjes kollës etj.

Demografia

Redakto

Në këtë fshat kanë jetuar familjet: Lipovicët, Robelët (Bushatë), Huruglicët, Mihocët, Dakët, Bunjakët (Dinovit) Bajralitë, Mehukët, Zuzakët, Gagicët, Mellovët, Klaiqët, Vranocët dhe Hashanët. Rreth vitit 1878 këtu erdhës nga Toplica (Sërbia jugore e sotme) familjet: Bunjakët, Mihocët, Lipovicët, Surdullët, Vraanocët, Robellët (Ratkocerë), Gagicët dhe Huruglicët. Të theksojmë këtu, se disa familje të ardhura nga Serbia këtu u vendosën bri familjeve të të njejtës lozë, që këtu ishin më parë. Për shkak të kushteve të vështira ekonomike dhe pasigurisë familje nga ky fshat janë shpërngullur në Turqi, Shqipëri, Gjilan, Prishtinë, Dardanë, fshatin Softaj komuna e Ferizajit, Kumanovë, ne fshatin Krush te komunes e Velesit dhe ne Shkup.

Fshati Lajçiq ka qenë i banuar qysh herët këtë e dëshmojnë varrezat që konsiderohen se janë të lashta. Varrezat më të mëdhaja janë në pjesën qendrore të fshatit po ashtu gati se në çdo mëhallë ka varreza më të vogla. Në varrezat qendrore ka mbishkrime të ndryshme siç është mbishkrimi i një varri në gjuhën persishte ku shkruan: Ali i biri i Mehmet Dakut që konsiderohet se është i lashtë mbi 300 vite. Banorët më të vjetër të fshatit konsiderohet se janë me mbiemër Daku siç janë edhe Bunjakët, Robellët, ndërsa Mellovët, Lipovicët, Xuxët, Klaiqët, Mehukët, Mihovcët, Huruglicët, Redenicët etj. Konsiderohet se në fshat janë ardhur nga fshatrat e Toplicës siç janë Huruglica, Mihovci, Lipociva, Klaiqi, Dragobuzhda etj. Fshati Lajçiq ka disa mëhalle në pjesën veriore janë familjet Daku që ndahen në disa mëhalle siç janë mëhalla e Ramovitëve, Ukovitët, Sylovitët, Rahimovitët, Cenakët, si dhe Xuxët që jetojnë në pjesën e sipërme të fshatit. Në pjesën qendrore të fshatit jeton mëhalla e Dinoviteve (Bunjakët) ndërsa në pjesën veriore të Lajçiqit janë të shtrirë Robellët, Mellovët, Xuxët, Lipovicët, Mihovcët, Klaiqët, Radecët, karakteristika ishte dhe Pjesa ku e quanim Ygdyl që fillonte nga mahalla e Lipovicve dhe Mihovcve dhe shkonte deri te Radecët dhe dhe ne pjesen e fundit dilet në Karoll ku dhe ishte kufiri serb aty në karoll ishin ende gjurmët e ushtarve osmanë dhe po te hulumtohen germimet arkeologjike mendohet se do të gjenden dhe gjurmët e ushtrisë osmane dhe ushtrive tjera që e kishin rujtur kufirin me Kosoven etj. Tani një numër i madh i fshatarëve janë shpërngulur në qytetin e Kamenicës, Gjilanit, Prishtinës, etj. Po ashtu një numër i konsiderueshëm i banoreve janë të shpërngulur në Turqi, Shqipëri. Një numër i konsiderueshëm janë duke jetuar dhe punuar në shtetet e perëndimit. Fshati Lajçiq në vitet e 40 kishte mejtepin ku mësimet i ligjëronte hoxha i fshatit, Hoxhë Zeqir Alidaku (Daku, Murati) më vonë ky mejtep ishte shndërruar në shkollë tani kjo shkollë është katër klasëshe. Popullata këtij fshati është shkolluar aq sa i kanë lejuar kushtet ekonomike.

Një numër i këtyre banoreve kanë të kryer fakultet, shkolla të larta etj. Si dhe shkolla të tjera superiore që japin një kontribut të çmueshëm në zhvillimin e vendit në përgjithësi, fshatin Lajçiq e përshkon rruga kryesore që e lidhë Desivojcën me qendrat kryesore të komunës siç janë: Shipashnica, Rogana, Kamenica dhe Gjilani. Po ashtu fshati ka edhe rrugë të tjera që lidhin mëhallë në mes veti. Fshati për shkak të pozitës gjeostrategjike në të kaluarën kishte përjetuar luftërat e ashpra që ishin zhvilluar në brezin kufitar siç ishte lufta e Kikës, Velegllavës, ku pushtuesit serb, e bullgar kishin ushtruar dhunë, kishin vrarë shumë fshatar e kishin djegur shtëpitë. Një numër i konsiderueshëm i fshatareve kishte qenë pjesëtar aktiv në mbrojtje të kufirit Kosovë-Serbi.

Ekonomia

Redakto

Në fshatin Lajçiq në të kaluarën ishin të ndërtuar shumë mullinj që fshataret bluanin misrin për të yshqyër familjet e tyre. Mullinjtë e fshatit ishin : mulliri i Robit, mulliri i Dinoviteve,mulliri i Islam Bajres, mulliri i Sadikut etj. Në malet e fshatit Lajçiq që janë gjethëranese janë më tepër ahishtë por edhe bung po ashtu ka edhe një sasi të konsiderueshme të Shelgjeve, Qarrit, Shkozes, Kreckit, Paja, Frasherit, Blini etj. Pemëtaria - fshati Lajçiq është i njohur për peme të mira sidomos molla, dardha, kumbulla, qershitë etj. Në fshatin Lajçiq edhe fauna është e pasur dhe janë prezent lepujt, derri i egër, ujku, dhelprat kitri, disa herë është vërejtur edhe kaprolli por më rralle edhe shpezët egra janë prezentë në sasi të konsiderueshme. Fshati Lajçiq ka kushte ideale për zhvillimin e turizmit si atij dimëror edhe atij veror ajri është shumë i pastër. Tani fshati është pak i banueshëm mirëpo ka shenja se fshatarët kanë filluar të kthehen sërish në fshatin e tyre, sidomos gjatë stinës së verës.

Historia

Redakto

Nuk ka shënime të sakta rreth themelimit të këtij vendbanimi. Flitet se tre vëllëzer shqiptar, njëri është vendosur afër Prizrenit, tjetri në Carravik të Klinës, kurse tjetri në Lajçiq. Ky vendbanim me emrin Lajçiq është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h.).Thuhet se ka qenë vendbanim i madh, por nga presionet dhe pasiguria e madhe, sepse është fshat kufitar me Serbinë, shumë familje janë shpërngulë. Gjatë luftërave të ndryshme fshati ishte djegur disa here. Flitët për djegien pas vitit 1912 dhe në vitin 1945.[2]

Referime

Redakto
  1. ^ Sadiku, Sinan. "Shtrirja hapësinore e Gallapit në komunën e Dardanës dhe emërtimi i vendbanimeve". Zemra Shqiptare. Marrë më 3 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Dr Jusuf Osmani: Venbanimet e Kosovës 13, Prishtinë,2004, faqe 138-39

Lidhje të jashtme

Redakto