KFOR
Forca e Kosovës (KFOR) janë një trupë e armatosur e formuar nga bashkësia ndërkombëtare pas luftës së Kosovës me qëllim të sigurimit të Kosovës.
KFOR | |
---|---|
Stema e KFOR-it në shkronja Latine dhe Cirilike | |
Aktive | 1999 – sot |
Shteti | 31 shtete |
Pjesë e | NATO |
Formimi i kësaj trupe nën komandën e NATO-s është thirrur nga OKB-ja më 10 qershor 1999 në rezolutën 1244 me qëllim të krijimit të një hapësire sigurie për kthimin e refugjatëve të luftës. Qendra komanduese e trupës gjendet në kryeqytetin e Kosovës.
Në fillim (1999) trupa përbëhej nga kontingjentet e 40 kombeve me një fuqi ushtarake prej 50,000 ushtarakëve. Që prej 30 Nëntorit 2012 në përbërjen e kësaj trupe janë rreth 5,565 ushtarakë nga 31 kombe anëtare të OKB-së.
Objektivat
RedaktoSipas mandatit fillestar:[1]
- të pengojë çdo armiqësi dhe kërcënim të krijuar ndaj Kosovës nga forcat Jugosllave dhe Serbe;
- të krijojë dhe të mbajë një ambjent të sigurtë në Kosovë, duke përfshirë sigurinë publike dhe rendin civil;
- të çarmatosë UÇK-në;
- të mbështesë misionet humanitare ndërkombëtare;
- të koordinohet dhe mbështesë popullsinë civile ndëkombëtare në Kosovë;
Detyrat e KFOR-it sot:[2]
- ndihma me kthimin apo zhvendosjen e personave të zhvendosur dhe refugjatëve;
- rindërtim dhe çminim;
- asistencë mjekësore;
- siguria dhe rendi publik;
- siguria e minoriteteve;
- mbrojtja e pasurive kombëtare;
- siguria e kufirit;
- ndalimi i trafikimit të armëve në kufi;
- zbatimi i një programi për armët, armatimin dhe eksplozivët;
- shkatërrimi i armëve;
- mbështetje për themelimin e institucioneve civile, ligjit dhe rendit, sistemit gjyqësor dhe penal, procesit zgjedhor dhe aspekte të tjera të jetës politike, ekonomike dhe shoqërore të shtetit.
Komanda
RedaktoRezoluta 1244 |
Kosova |
Trupa e KFOR-it komandohet nga komanda e përgjithshme në krye me një Gjeneral të shkalës së tretë (me tre yje) i cili vije nga radhët e kombeve prijëse të misionit dhe që kanë komandën në njërën nga pesë batalionet e stacionuara në Kosovë. Edhe pse kjo nuk është e kushtëzuar deri në fund vitin 2006 ka qenë kështu.
Deri në vitin 2006 postin e komandantit të përgjithshëm (COMKFOR) e kanë ndërruar 12 Gjeneralë. Duke filluar nga:
- Gjenerali Wesley Clark (SHBA)
- Gjeneral brigade Sir Mike Jackson (Britania e Madhe) (12 qershor 1999 - 8 tetor 1999)
- Gjeneral Dr. Klaus Reinhardt (Gjermania) (8 tetor 1999 - 18 prill 2000)
- Gjeneral brigade Juan Ortuño (Spanja) (19 prill 2000 - 16 tetor 2000)
- Gjeneral brigade Carlo Cabigiosu (Italia) (17 tetor 2000 - 6 prill 2001)
- Gjeneral brigade Thorstein Skiaker (Norvegjia) (7 prill 2001 - 3 tetor 2001)
- Gjeneral brigade Marcel M. Valentin (Franca) (4 tetor 2001 - 4 tetor 2002)
- Gjeneral brigade Fabio Mini (Italia) (5 tetor 2002 - 3 tetor 2003)
- Gjeneral brigade Holger Kammerhoff (Gjermania) (4 tetor 2003 - 31 gusht 2004)
- Gjeneral brigade Yves de Kermabon (Franca) (1 shtator 2004 - 31 gusht 2005)
- Gjeneral brigade Giuseppe Valotto (Italia) (1 shtator 2005 - 31 gusht 2006)
- Gjeneral brigade Roland Kather (Gjermania) (1 shtator 2006 - 31 gusht 2007)
- Gjeneral Xavier Bout de Marnhac (Franca) (1 shtator 2007 - 31 gusht 2008)
- Gjeneral Giuseppe Emilio Gay (Italia) (1 shtator 2008 - 7 shtator 2009)
- Gjeneral Markus J. Bentler (Gjermania) (8 shtator 2009 - 31 gusht 2010)
- Gjeneral Erhard Bühler (Gjermania) (1 shtator 2010 - 8 shtator 2011)
- Gjeneral Erhard Drews (Gjermania) (9 shtator 2011 - 7 shtator 2012)
- Gjeneral major Volker Halbauer (Gjermania) (8 shtator 2012 - në detyrë)
Struktura e trupës
RedaktoStruktura e Vjetër
RedaktoPër qëllim të kryerjes së misionit, hapësira e sigurisë është e ndarë në të ashtë quajtura pesë sektorë të cilat komandohen nga pesë kombe të forcave ndërkombëtare (MNTF). Këto zona në terminologjinë e ushtarakëve ndahen sipas orientimit në hapësirë por përdoren edhe emërtime tjera. Kështu në sipas gjendjes më 15 maj 2006:
- Zona jugore: Gjermania, Turqia apo Austria MNTF S
- Zona perëndimore: Italia MNTF W
- Zona veriore: Franca MNTF N
- Zona qendror: Republika Çeke, Finlanda apo Suedia MNTF C
- Zona lindore: SHBA MNTF E
Po ashtu gjendet edhe një batalion rezervë nën komandën e COMKFOR-it, Batalioni Rezervë Taktike-Manovrues (KFOR Tactical Reserve Manoeuvre Battailon [KTM]). Për luftimin e kriminalitetit është Njësia Ndërkombëtare Speciale (KFOR MSU-Multinational Specialized Unit) e udhëhequr nga italianët dhe stacionuar në Prishtinë.
Struktura e Re
RedaktoNë fazën e dytë të tranzicionit të KFOR dhe me ardhjen e EULEX u ndryshuan dhe strukturat duke filluar nga Tetori 2010.[3]
- HQ MNBG East, ndodhet në Kampin Bondsteel.
- HQ MNBG West, ndodhet në Kampin Villagio Italia.
- JRD N, ndodhet në Kampin Novo Selo.
- JRD C, ndodhet në Kampin Film City.
- JRD S, ndodhet në Kampin e Prizrenit.
- JRD W, ndodhet në Kampin Villagio Italia.
Kombet pjesëmarrëse
RedaktoNr. | Shteti | Komanda | Numri fillestar i trupave |
Numri i tanishëm i trupave |
Numri i të vrarëve |
---|---|---|---|---|---|
Totali | 50000 | 5134 | 168 | ||
1 | Britania e Madhe | NATO | 19000 | 2 | 8 |
2 | Gjermania | NATO | 8500 | 749 | 13 |
3 | SHBA | NATO | 7000 | 773 | 18 |
4 | Franca | NATO | 7000 | 323 | 5 |
5 | Italia | NATO | 5000 | 553 | 6 |
6 | Holanda | NATO | 3600 | 7 | 1 |
7 | Kanadaja | NATO | 1470 | 5 | |
8 | Greqia | NATO | 1000 | 120 | 1 |
9 | Polonia | NATO | 800 | 162 | 5 |
10 | Turqia | NATO | 752 | 376 | 2 |
11 | Danimarka | NATO | 308 | 35 | 1 |
12 | Hungaria | NATO | 223 | 197 | |
13 | Portugalia | NATO | 174 | 1 | |
14 | Sllovenia | NATO | 293 | 1 | |
15 | Republika Çeke | NATO | 97 | 11 | |
16 | Rumania | NATO | 62 | 59 | 1 |
17 | Luksemburgu | NATO | 23 | 22 | |
18 | Kroacia | NATO | 20 | ||
19 | Bullgaria | NATO | 11 | ||
20 | Norvegjia | NATO | 4 | 3 | 1 |
21 | Shqipëria | NATO | 10 | ||
22 | Estonia | NATO | 1 | ||
23 | Armenia | - | 35 | ||
24 | Ukraina | - | 1300 | 164 | 3 |
25 | Suedia | - | 1100 | 48 | 7 |
26 | Austria | - | 561 | 570 | 1 |
27 | Finlanda | - | 395 | 20 | |
28 | Irlanda | - | 279 | 12 | |
29 | Zvicra | - | 220 | 210 | 1 |
30 | Maroku | - | 168 | ||
31 | Spanja | 1712 | 0 | 4 | |
32 | Belgjika | 1100 | 0 | ||
33 | Lituania | 30 | 1 | ||
34 | Letonia | 20 | 0 | ||
35 | Islanda | ? | 0 | ||
36 | Emiratet e Bashkuara Arabe | 1500 | 0 | 1 | |
37 | Rusia | 4000 | 0 | 12 | |
38 | India | 800 | 0 | ||
39 | Sllovakia | ? | 0 | 42 | |
41 | Bosnja dhe Hercegovina | 750 | 0 | ||
42 | Argjentina | 200 | 0 | ||
43 | Gjeorgjia | 182 | 0 | ||
44 | Mongolia | 40 | 0 | ||
45 | Azerbajxhani | 34 | 0 | ||
46 | Kili | ? | 0 | ||
47 | Malajzia | ? | 0 | ||
48 | Filipinet | ? | 0 |
Personalitete të KFOR-it
RedaktoMirënjohjet
Redakto- Medalja e Artë e Lirisë - Kosovë për Komandën e NATO/KFOR-it në Kosovë
Shiko dhe këtu
RedaktoLidhje të jashtme
Redakto- faqe zyrtare e KFOR-it
Referime
Redakto- ^ "KFOR objectives". Arkivuar nga origjinali më 30 prill 2013. Marrë më 23 prill 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Mission". Arkivuar nga origjinali më 21 maj 2013. Marrë më 23 prill 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Facts & Figures". Arkivuar nga origjinali më 30 prill 2013. Marrë më 23 prill 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Troop Numbers & Contribution Nations". Arkivuar nga origjinali më 30 maj 2013. Marrë më 23 prill 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)