Lëvizjet antiqeveritare në Shqipëri

(Përcjellë nga Rebelimet në Shqipëri)

Kjo është lista e lëvizjeve të dhunshme antiqeveritare që janë zhvilluar në shtetin shqiptar që nga viti 1912 kur lindi shteti shqiptar e deri më tani.

Shpjegimi i lëvizjeve të dhunshme

Redakto

Termi bazë për këto zhvillime të dhunshme është fjala "Lëvizje". Më pas duke i studiuar këto lëvizje u janë ngjitur emrat sipas karakterit që kanë pasur. Por shpeshherë kjo gjë është bërë sipas interesave politike, p. sh. "Lëvizja e qershorit 1924" është quajtur "Revolucioni i qershorit 1924". Prandaj ky është emri që i ka mbetur kësaj lëvizjeje në histori. Emri i vërtetë është vendosur në kllapa. Kështu është vepruar edhe me lëvizjet e tjera. Gjithashtu emri i "Lëvizjes" vendoset sipas vendit ku zhvillohet, kohës kur zhvillohet, ose sipas tipareve që lëvizja merr dhe jo sipas personit që e organizon. P. sh. "Rebelimi i Mirditës" dhe jo "Rebelimi i Gjon Marka Gjonit".

Kështu lëvizjet ndahen në:

  • Grusht Shteti:

ndërrimi i menjëhershëm me dhunë i qeverisë a i formës së qeverisjes, që përgatitet fshehurazi dhe bëhet nga një grup i vogël njerëzish të cilët kanë pushtet ose i përkasin elitës drejtuese të një vendi pa u mbështetur te masat e popullit.

  • Kryengritje:

luftë e armatosur e masave popullore për t'u çliruar nga zgjedha e huaj apo për të rrëzuar regjimet në fuqi.

  • Rebelim:

ngritja krye kundër pushtetit në fuqi ose kundër një autoriteti në shkallë kombëtare.

  • Revoltë:

kundërshtim i një grupi njerëzish,që shpërthen me zemërim dhe me dhunë kundër pushtetit politik ose kundër rendit në fuqi në shkallë rajonale.

  • Revolucion:

përmbysje me dhunë e një rendi shoqëror, politik dhe ekonomik që i ka kaluar koha dhe vendosja e një rendi të ri shoqëror, politik dhe ekonomik që mbështetet tek një ideal ose kauzë.

  • Me përjashtim të "Grushtit të shtetit" të tjerat janë shumë të ngjashme me njëra-tjetrën dhe shpeshherë janë e njëjta gjë.

Kryengritja e Shqipërisë së Mesme, 17 maj 1914-8 qershor 1915

Redakto
 
Princ Vidi, Mbret i Shqipërisë

Kjo "Lëvizje" klasifikohet tek "Kryengritjet" pasi pati mbështetje popullore tek fshatarët e Shqipërisë së Mesme ku edhe shpërtheu.

  • Kjo kryengritje nisi më 17 maj 1914 kundër regjimit të Princ Vidit. Udhëheqësit zyrtarë të rebelimit ishin Haxhi Qamil Fejza dhe Musa Qazimi, por prapa saj qëndronte Esat Pashë Toptani. Kryengritja u nda në 2 faza:
  • Faza 1: Kryengritësit u drejtuan nga ish ushtarakë Shqiptare te Perandorisë Osmane të cilët i dinin të gjitha mënyrat për të mposhtur forcat e Princ Vidit.
  • Faza 2: Kryengritësit sulmojnë pronat e Esat Pashë Toptanit pasi ai ishte mbështetës i Antantës pra kundërshar i Perandorise Osmane.

Situata politike para Lëvizjes

Redakto

Gjendja politike ishte e vështirë për vendin. Grekët të maskuar si "vorio-epirotë" mbanin të pushtuar juglindjen e vendit, kurse Esat Pashë Toptani komplotonte vazhdimisht kundër qeverisë dhe Princ Vidit. Fuqitë e Mëdha ndërkohë e kishin harruar Shqipërinë pasi po bëheshin gati të përplaseshin me njëra-tjetrën.

  • Zona e Lëvizjes:

Tirana, Kruja, Durrësi, Lushnja, Kavaja, Peqini, Elbasani, Librazhdi, Fieri, Berati, Kuçova, Pogradeci, Gramshi, Ballshi dhe Vlora.

maj 1914

Redakto
  • 17 maj 1914: Kryengritësit të udhëhequr nga Haxhi Qamili dhe Musa Qazimi me thirrjet "Dum Babën" shpartallojnë tek Ura e Limuthit në afërsi të Tiranës një grup vullnetarësh tiranas dhe kosovarë të cilët po shkonin në Shqipërinë e Jugut, për të luftuar kundër forcave vorio-epiriote që kishin pushtuar Shqipërinë e Jugut.
  • 18 maj 1914: Grumbuj fshatarësh të egërsuar marrin Shijakun dhe drejtohen drejt kryeqyetit, Durrësit. Kryengritësit dalin haptazi kundër Princ Vidit dhe regjimit të tij pro-perëndimor.
  • 19 maj 1914: Princ Vidi dha urdhër të arrestohej Esat Pashë Toptani me akuzën e përfshirjes në organizimin e kryengritjes. Esat Pasha reziston dhe me ndërhyrjen italiane largohet nga vendi.
  • 28 maj 1914: Princ Vidi i jep urdhër Turhan Pashë Përmetit të formojë kabinetin e ri qeveritar. Ndërkohë kryengritësit duke mos marrë dot Durrësin nisen drejt qyteteve të tjera. Durrësi qëndron nën një rrethim të ashpër.
 
Luftëtarë nga Veriu i vendit në ndihmë të Princ Vidit

qershor-korrik 1914

Redakto
  • 3 qershor 1914: Kryengritësit hartojnë memorandumin e Shijakut, ku i kërkojnë Princ Vidit të largohet dhe në vend të tij ata propozojnë të vijë një princ mysliman ose musliman Shqiptar. Pashai Shqiptar Izzet Pasha propozohet per princ te Shqiperise. Gjithashtu simbolet kombëtare shqiptare zëvendësohen me simbolet te Perandorise Osmane.
  • 5 qershor 1914: Forcat matjane të komanduara nga Ahmet Zogu luftojnë me kryengritësit dhe shpartallojne disa prej tyre.Kryengritësit pranojnë të dialogojnë por pa rezultat. Kryengritja ashpërsohet.
  • qershor 1914: Bien në duart e kryengritësve Kavaja, Kruja, Peqini dhe Elbasani. Nuk ka asnjë lloj rezistence nga ana e forcave qeveritare.
  • korrik 1914: Bien në duart e kryengritësve Lushnja, Fieri, Berati dhe Pogradeci. Vendi bie në kaos të plotë.
  • 11 korrik 1914: Thuhet se Kryengritësit nënshkruajnë një marrëveshje antikombëtare me Greqine duke ju lënë atyre nën dorëzim Gjirokastrën dhe Korçën edhe pse nuk ka fakte te mjaftueshme per te provuar kete gje.

shtator-nëntor 1914

Redakto
  • 1 shtator 1914: Kryengritësit hyjnë në Vlorë dhe ngrejnë flamurin e kalifatit Osman, aty ku 2 vite më parë ishte shpallur Pavarësia nga Perandoria Osmane. Lëvizja ka totalisht frymë antikombëtare. Autoriteti i qeverisë mezi shtrihet në territorin e Durrësit. Kryengritësit vazhdojnë luftën kundër autoritetit te qeverise se shtetit shqiptar.
  • 3 shtator 1914: Princ Vidi largohet nga vendi pas shpërthimit të Luftës së Parë Botërore. Thirrjeve të tij për ndihmë ndaj Shqipërisë nuk iu përgjigj askush përveç disa forcave të pakta të Ahmet Zogut dhe Preng Bibë Dodës.
  • 5 shtator 1914: Kryengritësit më në fund hynë në Durrës dhe shpallin krijimin e "Këshillit të Përgjithshëm" me kryetar Mustafa Ndroqin. Fillon faza e dytë e kryengritjes ku kryengritësit sulmojnë pronat dhe njerëzit e Esat Pashës. Vendi zhytet në anarki.
  • 2 tetor 1914: Esat Pasha hyn në Durrës dhe dëbon prej andej kryengritësit dhe e shpall veten Kryeministër i vendit.
  • 30 nëntor 1914: Fillon sulmi i kryengritësve kundër forcave të Esat Pashë Toptanit.
 
Haxhi Qamili, drejtuesi i Kryengritjes

dhjetor 1914-qershor 1915

Redakto
  • dhjetor 1914-qershor 1915: Kryengritësit sundojnë vendin nën një atmosferë terrori dhe anarkie të frikshme. Vriten, burgosen dhe torturohen çdo ditë intelektualë, katolikë, tregtarë, civilë të pafajshëm. Shkatërrohet plotësisht ekonomia e vendit. Në qershor 1915 Esat Pasha me trupa serbe dhe Shqiptare hyjnë në Shqipëri dhe kryengritja merr fund.
  • 8 qershor 1915: Haxhi Qamili arrestohet në Shijak nga forcat serbe. Kryengritja merr fund.

Pas kryengritjes

Redakto
  • Trupat serbe nën drejtimin e Esat Pashë Toptanit dënojnë me varje Haxhi Qamilin dhe 40 fshatarë të tjerë, pjesëmarrës aktivë në kryengritje. Ata varen më 16 gusht të vitit 1915. Ky ishte fundi i Haxhi Qamilit. Kryengritja e la vendin në kaos të plotë dhe të pafuqishëm për të luftuar pushtuesit e huaj.

Kryengritja e Mirditës (Rebelimi i Mirditës), 17 korrik - 20 nentor 1921

Redakto

Kjo "Lëvizje" që eshte klasifikuar nga historianet komuniste si e organizuar nga Marka Gjoni si rebelim kundër autoritetit të qeverisë së Tiranës, s'ka ekzistuar kurre. Ai ishte nje rebelim spontan i murditoreve nga ana e varferise ku qeveria per ma teper u kishte kerkuar taksa qe s'kishin paguar kurre as turkut. Marka Gjoni e kishte kundershtuar kete gje para ministrit te brendshem, Mehdi Frasheri, ku ishinn ndare keq. Por kapidani s'e perdori autoritetin e tij ne Mirdite dhe s'organizoi asgje kunder qeverise. Por Jugosallavia e ngriti ne Lidhjen e Kombeve si nje kryengritje kunder nje qeverie myslimane qe kerkonte te shtypte zonat katolike te veriut ku kryesorja ishte Mirdita, per te dale ne vete si Republike. Lidhja e Kombeve krijon nje komision me ne krye profesorin suedez Soderhoplm qe raportonte se ne Mirdite mbreteronte qetesia e plote, gje qe i kundershtojne pretendimet e historiografise komuniste. Ne fakti pati njefarë çregullimi, ne nje kohe kur minister i brendshem ishte Mehdi Frashëri, i cili caktoi major Prenk Jakun e kapiten Prenk Pervizi, qe t'i dilni zot asaj pune. Ai rebelim i Mirdites u shua brenda pak ditesh pa derdhje gjaku as shkaterrime, siç eshte pretenduar. Ne kete mes s'ka pase nderhyrje as nga forca te tjera si te Bajram Currit, Ali Kosturi e te tjere, fare te paqene ne ate ngjarje. Gjate gjithe kohes se viteve 1921 e ne vazhdim te Mbreterise shqiptare deri me 1939, s'u degjua as fol as shkrua per nje "Republike" te Mirdites, qe perflitej nga historiografia komuniste. Gjate gjithe kohes se "Zogut", kapidan Gjoni (bir i Marka Gjonit) e familja tij kishin nderim e respektim nga ana e Mbretit dhe qeverise se tij. Mirdites i ishin hequr taksat e ishte lene nen drejtimin e Gjon Markagjonit, i konsideruar Princ i Mirdites, por pa privilegje si ato te bejlereve te medhej te jugut, me prona, çifliqe e bujqer. Para ligjit te maleve (Kanunit), oxhaku i Gjonmarkajve ishte i barabart me banorin me te thjeshte te Mirdites.

  • Gjon Markagjoni, "Princi i Mirditës" kishte nje njohje qe vinte nga historia, ku krahina e Mirdites njihej si e pamposhtur sa qe Sulltanet e kishin njohur si autonome nen udhehqejen e Gjomarkajve te deklaruar zyrtarsiht si Princa nga vete Turqia (Stambolli).

Nje nder deshmitaret e perfshire ne kete çeshtje ishte kapiteni Nikoll Melyshi, mirditor e shpi bajraktari, i cili e ka rrefyer te verteten e tij per ate ngjarje ne librin Ngjarje Historike.

  • Qeveria (siç u tha me lart) ngarkoi për kete rebelim spontan major Prenk Jakun e kapiten Prenk Pervizi (mirditore e me lidhje gjaku me Gjomatkajt), te cilet i dhane fund atij shregullimi pa demtime e masa drastike ne nmarreveshje me Kapidanin dhe Bajraktaret e Mirdites.
  • 3 tetor 1921: Lidhja e Kombeve caktoi (siç u permend) një komision prej 3 personash te kryesuar nga Profesori i njohur suedez, Soderholm, për të zgjidhur përfundimisht këtë çështje. I cili raportoi se ne Mirditë mbreteronte qetesia e plote e s'ishte konstatuar asgje nga ajo "kryengritje e republike" e trilluar nga Jugosllavia.
  • 9 nëntor 1921: Lidhja e Kombeve miratoi një rezolutë me ndërhyrjen angleze ku nuk njeh asnjë ndryshim të kufijve të shtetit shqiptar.
  • 19 nëntor 1921: Jugosllavia tërhoqi trupat e veta nga territori i shtetit shqiptar e detyruar nga fakti se ne kete kohe forcat shqiptare nen komanden e ushtarkakeve e patrioteve te shquar (Bajram Curri, Elez Isufi, major Prenk Jaku, Kapiten Prenk Pervizi, vete Aghmet Zogu, e te tjere), i debuan me luftime te rrepta forcat serbe qe kishin pushtuar territoret shqiptare.

Grushti i shtetit, 7-12 dhjetor, 1921

Redakto
 
Hasan Prishtina, drejtuesi i Grushtit të Shtetit

Kjo "Lëvizje" klasifikohet tek "Grushtet e shtetit" pasi pati një rrëzim të menjëhershëm të qeverisë me dhunë dhe pa mbështetjen popullore. Opozitarët uzurpuan qeverinë me forcë.

  • Hyrje: Ky grusht shteti i dështuar ndodhi si pasojë e acarimit të luftës politike midis grupeve kundërshtare në skenën shqiptare. Opozita uzurpoi me forcë pushtetin.
  • Situata politike para Lëvizjes: Në Mirditë kishte plasur rebelimi i mbështetur nga Jugosllavia. Lufta politike midis dy kampeve kundërshtare ishte ashpërsuar në një masë shumë të egër.
  • Zona e Lëvizjes: Tirana.
  • 7 dhjetor 1921: Duke përfituar nga situata në Mirditë, por edhe nga kriza politike që kishte mbërthyer vendin, opozitarët vendosin me forcë në krye të qeverisë Hasan Prishtinën, njërin prej protagonistëve të krizës. Emërimi i Prishtinës ngjalli pakënaqësi të shumta në të gjithë vendin, deputetët ikën nga Tirana, në Durrës e në qytete të tjera. Kryeministri Prishtina, që në ditët e para, u dha urdhër Forcave të Armatosura të shtien në dorë “me se s’bën” deputetët.
  • 12 dhjetor 1921: Duke parë situatën e rënduar në kryeqytet, por edhe i nxitur nga thirrjet e deputetëve dhe masave popullore të pakënaqura, Ahmet Zogu asokohe Ministër i Brendshëm, kthehet nga Mirdita dhe rrëzon qeverinë e Hasan Prishtinës. Grushti i shtetit dështon.
  • Pas grushtit të shtetit: Këshilli i Naltë dekretoi një qeveri kalimtare nën drejtimin e Idhomeno Kosturit.

Grushti i shtetit, 8-15 Mars, 1922

Redakto
 
Grushtetas nga Dibra
 
Elez Isufi, drejtuesi Grushtit të Shtetit

Kjo "Lëvizje" klasifikohet tek "Grushtet e shtetit" pasi ishte një përpjekje e pambështetur nga populli për të rrëzuar qeverinë.

  • Hyrje: Ky grusht shteti i dështuar ndodhi si pasojë e acarimit të luftës politike midis grupeve kundërshtare në skenën shqiptare. Pozitat e Ahmet Zogut u forcuan shumë pas ngjarjeve të dhjetorit. Opozita duke mos mundur ta rrëzonte me mjete demokratike, mendoi të organizonte një grusht shteti.
  • Situata politike para Lëvizjes: Gjendja politike e vendit ishte e rënduar për shkak të luftës së ashpër midis palëve.
  • Zona e Lëvizjes: Tirana, Shkodra, Dibra dhe Durrësi.
  • Bajram Curri nisi një lëvizje në Shkodër por qytetarët e këtij qyteti nuk u bashkuan me të dhe ai dështoi.
  • Një tjetër veprimtar i opozitës, Halit Lleshi u nis nga Dibra drejt Tiranës por u takua me forcat qeveritare dhe u thye.
  • Ishte vetem Elez Isufi, njëri nga luftëtarët më të dalluar në Dibër, i cili zbriti në Tiranë në përpjekje për të rrëzuar qeverinë. Ndeshet me xhandarmerine ku vritet majori Meleq Frasheri. Anëtarët e parlamentit dhe kabinetit u larguan nga Tirana kurse Ahmet Zogu (minister i brendshem) qëndroi për të organizuar rezistencën dhe ia beson kapitenit Prenk Pervizi, i cili te Pusi i Madh i Pazarit të Vjetër ndeshet me rebelët duke i shpartalluar e deshtuar ate grusht e shteti. Rebelet u terhoqen rreze Dajtit. Kapiteni trim, Prenk Pervizi kishte shpetuar Shqiperine nga nje krize te rrezikshme destabilizuese. Me ndërhyrjen e ambasadorit anglez Ayres rebelimi i Elez Isufit mori fund.
  • Por menjëherë pas kësaj në Shijak dhe në Durrës shpërtheu një tjetër lëvizje nën drejtimin e Hamit Toptanit, armik i beuar i Ahmet Zogut. Edhe ketu ndërhyrja e fortë e xhandarmërisë e komanduar nga po kapiteni Prenk Pervizi, solli fundin e kësaj lëvizjeje. Grushti i shtetit u shua perfundimisht. Prenk Pervizi u gradua kapiten i Klasit Parë per merita lufte. Ne nentor 1922 Ahmet Zogu u be kryeminister.
  • Bilanci i gjithë luftimeve ishte 80 të vrarë, 60 nga rebelët dhe 20 nga forcat e shtetit. Njëri prej viktimave nga forcat shtetërore ishte major Meleq Frashëri, njëri prej komandantëve më premtues të ushtrisë.
  • Pas ketij grusht shteti, dukej se gjendja po rregullohej dhe filloi gjithashtu edhe çarmatosja e popullsisë në gjithë vendin. Por armiqte e kombit shqiptar punonin nen rregoze. Opozita e nxitur nga elemente komuniste t'ardhur nga Moska, pergatitej per grushte shteti te tjerë.

Revolta e Prefekturës së Kosovës, janar 1923

Redakto

Kjo "Lëvizje" klasifikohet tek "Revoltat" pasi ishte një kundërshtim me dhunë kundër pushtetit të qeverisë së Tiranës.

  • Zona e Lëvizjes: Hasi.
  • Pas dështimit të grushtit të shtetit të marsit të 1922, Bajram Curri në krye të një fuqie prej disa qindra personash, kundërshtarë të Zogut, sulmon qytetin e Krumës, qendër e Prefekturës së Kosovës (sot quhet Qarku i Kukësit). Për disa ditë me radhë zhvillohen luftime të ashpra midis forcave të xhandarmërisë dhe atyre të Bajram Currit. Disa dhjetëra të vdekur e të plagosur është bilanci i luftimeve. Ndërhyrja e shpejtë e forcave qeveritare i dha fund revoltës.
  • Pas revoltës: Bajram Curri u tërhoq në male për të vazhduar kundërshtimin e tij me armë ndaj qeverisë së Tiranës.

Lëvizja e qershorit, 24 maj-16 qershor, 1924

Redakto
 
Luigj Gurakuqi, një nga drejtuesit e Revolucionit Demokratiko-Borgjez

Acarimi i jashtëzakonshëm i luftës politike midis dy kampeve kundërshtare, maxhorancës së djathtë dhe opozitës së majtë dhe veprimtaria armiqësore ndaj vendit tonë e vendeve fqinje solli shpërthimin e këtij revolucioni.

Situata politike para Lëvizjes

Redakto
  • 27 dhjetor 1923: Zhvillohen zgjedhjet parlamentare ku fitoi grupi qeveritar i Ahmet Zogut. Opozita akuzon për manipulime të krye zgjedhjeve. Në Peqin u vranë Adem Gjinishi dhe Sheh Isuf Kazazi.
  • 24 shkurt 1924: Ahmet Zogut i bëhet një atentat në hyrje të Parlamentit ndërsa po shkonte për tu betuar si Kryeministër i vendit. Autori ishte një djalë nga Mati i quajtur Beqir Valteri, të cilin opozitarët e kishin bindur se po të vriste Zogun do të mbahej mend si Hero Kombëtar. Zogu ja lë drejtimin e qeverisë Shefqet Verlacit, beu më i madh i vendit.
  • 20 prill 1924: Në kushtet e acarimit të situatës politike, Avni Rustemi, njëri prej liderëve të opozitës dhe pjesëmarrës në intrigat ndaj Zogut vritet në një atentat. Atentatori Isuf Keçi arrin të largohet nga vendi i ngjarjes ndërsa xhandarët nuk bëjnë asgjë. Vrasja ngjall zemërimin e opozitës.
  • Zona e Lëvizjes:

Hasi, Kukësi, Dibra, Shkodra, Vlora, Përmeti, Gjirokastra, Korça dhe Tirana.

Skeda:NoliF.jpg
Fan Noli, Kryeministri i revolucionit demokratik

maj 1924

Redakto
  • 1 maj 1924: Në Vlorë bëhet varrimi i Avni Rustemit. Varrimi i tij kthehet në një manifestim të opozitës kundër Ahmet Zogut. Nga aty Fan Noli bën thirrje për gjetjen e vrasësve të tij.
  • 2 maj 1924: Një grup ushtarakësh të quajtur "Klika" dhe deputetët e opozitës organizojnë një mbledhje në kinemanë e Vlorës, ku marrin pjesë 300 përfaqësues nga krahinat e vendit dhe anëtarë të shoqërisë "Bashkimi" që ishte krijuar nga Avni Rustemi. Mbledhja i dërgoi dy ultimatume qeverisë: Në të parin dënohej vrasja e avni Rustemit dhe kërkohej gjetja e vrasësve të tij. Në të dytin protestohej kundër Ceno Bej Kryeziut (kunat i Ahmet Zogut), i cili konsiderohej nga opozitarët si agjent serb që u shërbente Beogradit dhe forcave të brendshme të djathta.
  • 5 maj 1924: Shoqëria "Bashkimi" e krijuar nga Avni Rustemi i drejton nga Vlora dhe jo nga Tirana, rinisë shqiptare një thirrje për kryengritje të armatosur ndaj qeverisë. Deputetët e opozitës braktisin parlamentin dhe deklarojnë se do të rikthehen vetëm nëse seancat do të zhvillohen në Vlorë! Ata e justifikonin këtë gjë duke thënë se Tirana ishte bërë e pasigurtë nga mercenarët e Zogut.
  • 16 maj 1924: Ngrihet kundër qeverisë garnizoni i Shkodrës me në krye Rexhep Shalën i cili do të bëhet ministër në qeverinë e re.
  • 24 maj 1924: Fillojnë veprimet e armatosura. Bajram Curri sulmon Krumën, qendër e Prefekturës së Kosovës (Kukësit). Pas një lufte të ashpër Komandanti i Xhandarmërisë Muharrem Bajraktari, me urdhër të Zogut tërhiqet. Curri merr Krumën por nuk guxon të sulmojë Kukësin, aty ku ndodhet Bajraktari.
  • 26 maj 1924: Ngrihet kundër qeverisë garnizoni i Përmetit me në krye Kasem Qafëzezin. Në Vlorë ngrihet një komision për te drejtuar rebelimin. Në veprimet ushtarake komisioni caktoi në Veri, Bajram Currin e Rexhep Shalën kurse në Jug, Kasem Qafëzezin.
  • 27 maj 1924: Shefqet Vërlaci, beu më i madh i vendit dhe njëkohësisht kryeministër i vendit jep dorëheqjen. Në krye të qeverisë vjen Iliaz Vrioni, i cili fillon bisedimet me opozitarët por bisedimet dolën pa sukses. Si rezultat qeveria cakton Ahmet Zogun për të shtypur Revolucionin.
  • 31 maj 1924: Revolucioni ashpërsohet. Kryengritesit i afrohen Tiranës.
 
Revolucionare nga Korça

qershor 1924

Redakto
  • 1-9 qershor 1924: Shkodra, kryeqendra e Veriut bie në duart e kryengritësve. Tani objektivi është Tirana. Bien gjithashtu edhe Përmeti, Berati, Kukësi, Fieri dhe Peshkopia. Sipas përshkrimeve të kohës, lufta më shumë ngjalli panik sesa luftime.
  • 10 qershor 1924: Ahmet Zogu dhe bashkëpunëtorët e tij largohen nga kryeqyteti. Kryengritësit takohen në Tiranë, por duke mos u njohur fillojnë dhe luftojnë kundër njëri-tjetrit. Jep dorëheqjen e detyruar qeveria e Vrionit.
  • 12 qershor 1924: Ahmet Zogu me disa mbështetës largohet në Jugosllavi. Qeveria dhe parlamenti janë larguar drejt Italisë dhe Greqisë. Ne Shqipëri për të vazhduar rezistencën kunderrevolucionare qëndrojnë Hysen Selmani, Muharrem Bajraktari,Prenk Pervizi, Fiqiri Dine e Hysni Dema.

Pas revolucionit

Redakto
  • 16 qershor 1924: Revolucionaret formojnë qeverinë e re. Pas bisedimeve të dështuara midis palëve (Fan Noli dhe Sami Vrioni ishin dy kandidatët, pak më herët Sulejman Delvina ishte tërhequr) vendoset me short që në krye të qeverisë të jetë peshkopi Fan Noli. Ministrat e qeverisë janë: Ministër i Financave: Luigj Gurakuqi, Ministër i Punëve të Jashtme: Sulejman Delvina, Ministër i Mbrojtjes: Kasem Qafëzezi, Ministër i Brendshëm: Rexhep Shala, Ministër i Arsimit: Stavro Vinjau dhe Ministër i Punëve Publike: Qazim Koculi.
  • 19 qershor 1924: Qeveria e re shpall programin e saj, program që në parim ka reformën agrare. Por në kushtet e Shqipërisë është i parealizueshëm. Qeveria e re ka ministra impresionues në vlerat e tyre individuale por ata kanë shumë divergjenca midis tyre dhe s'mund të punojnë si grup. Fan Noli, kryeministri është një idealist por jo njeri praktik, Qafëzezi dhe Shala janë diktatorë ushtarakë, kurse Gurakuqi me shokë i japin qeverisë ngjyra fetare. Administrata që Noli donte të reformonte ishte plot me besnikë të Zogut dhe Verlacit të cilët filluan të punonin kundër tij dhe qeverisë së revolucionit.

Kundërrevolucioni i dhjetorit, 10-24 dhjetor 1924

Redakto
  • Hyrje: Ahmet Zogu rikthehet në fuqi me ndihmën e trupave të tij besnike dhe rreth 50 ish-ushtarëve të Ushtrisë së Bardhë Ruse, duke rrëzuar Fan Nolin, i cili gjithashtu kishte ardhur në fuqi me dhunë.
  • Zona e Lëvizjes: Hasi, Kukësi, Dibra, Tirana.
  • Fundi i qershorit-Fillimi i dhjetorit 1924: Qeveria e re mundohet të njihet nga shtetet e huaja. Por asnjë shtet nuk e njeh për shkak se ka ardhur në pushtet në mënyrë të jashtëligjshme. Fan Noli i kërkon një hua Lidhjes së Kombeve, por ajo refuzohet. Lidhen për 4 ditë marrëdhënie diplomatike me Bashkimin Sovjetik. Shtetet perëndimore alarmohen pasi Shqipëria u bë vendi i parë që lidhte marrëdhënie me B.S., dhe një portë e sigurtë e komunizmit në Europë. Kjo nxit Ahmet Zogun të rikthehet në fuqi. Qeveria provon të zbatojë programin e saj por i dalin shumë pengesa dhe programi bëhet i pazbatueshëm. Zhvillohen gjyqe politike ku dënohen me vdekje në mungesë Ahmet Zogu dhe bashkëpunëtorët e tij. Vendi zhytet në anarki për shkak të përçarjeve midis anëtarëve të kabinetit. Rritet pakënaqësia në popull ndaj kësaj qeverie.
  • 10-13 dhjetor 1924: Fillojnë veprimet ushtarake të forcave të Zogut në Dibër dhe Lumë. Ahmet Zogu lajmëron Anglinë, Francën dhe Jugosllavinë për veprimet e tij të cilat miratohen në mënyrë unanime nga këto shtete.
  • 24 dhjetor 1924: Ahmet Zogu hyn në Shqipëri së bashku me shokët e tij: Ceno Bej Kryeziun, Muharrem Bajraktarin, Prenk Pervizi, Hysen Selmanin, Koço Kotën, Myfid Libohovën dhe rrëzojnë qeverinë shumë të kontestuar të Fan Nolit, qeveri që nuk u njoh nga jashtë dhe që nuk i mbajti premtimet e bëra. Rikthimi i Zogut në pushtet u quajt "Triumfi i Legalitetit".[1].
  • Pas kunderrevolucionit: Në krye të vendit vjen Ahmet Zogu i cili shpallet kryeministër i vendit. Ai shpall programin e tij dhe anullon të gjitha vendimet e qeverisë së Nolit. Dënohen me vdekje në mungesë anëtarët e kabinetit të "revolucionit". Ne keto ngjarje luajten rol vendimtar te kater oficeret me te pergatitur te kohes e miq e besnike personale te Ahmet Zogut, kapitenet: Prenk Pervizi, Muharrem Bajraktari, Fiqri Dine e Hysni Dema. Te cilet ai menjehere i emeroj zone-komndante ne kater zonat respektive qe kishte ndare Shqiperine ne kater zona, si guvernatore ushtarake qe vareshin e merrnin urdhrat vetem prej tij. Keshtu brenda pese vjeteve ne Shqiperi u vendos rendi e qetesia dhe u hapen investimet per nxierrjen e vendit nga prapambetja.

Kryengritja e Dukagjinit (Rebelimi i Dukagjinit), 20 nëntor-5 dhjetor, 1926

Redakto

Kjo "Lëvizje" klasifikohet tek "Rebelimet" pasi popullsia e zons kryesisht katolike, ra nen ndikimin e propagandes jugosllave, qe me nje mysliman si Ahmet Zogu ne krye te shtetit, popullsia katolike e veriut do te trajtohej si ne kohen e pushtimit turk dhe me keq.

  • Rebelimi ose me mire kryengritja e Dukagjinit u organizua nga Jugosllavia me ane te disa agjeteve si Nok Gjeloshi e dom Loro Caka. Prandaj kryengritja synonte qe keto krahian t"i bashangjiteshi Malit te Zi te krishtere, pavaresisht se ortodoks. Kreyngritesit bllokuan forcat qeveritare te Shtegu i Dhenve, ku zune rob shtabin me kapitenin Fiqri Dine, dhe beheshin gati te sulkmonin Shkodren. Ne keto çaste kritike, President Zogu ngarkon kapitenin Prenk Pervizi, qe ishte zonekomandant i Qendres (Tiranes), me fuqi te jashtezakonshe e fuqiplote si kryekomandant i operacioneve.[2]. Brenda pak ditesh Prenk Pervizi i dha fund kryengritjen me nje operacion te befasishem e spektakolar duke e shuar rebelimin, e duke shpetuar venion nga nje krize shume te rrezikshme. Udheheqesit e kryenbghritjes mund te iknin ne Jugosllavi, ku do te vazhdinin te benin aktivite antizogist ne sherbim te kombit. Krere te tjere te levizjes u dorezuan dhe u percollen gjykatave ndeshkimore per tradheti te larte kunder Atdheut. Pati denime te renda, sepse vete te akuzuari i pranuan veprimet e tyre destablizues dhe lidhjen e tyre me Jugosllavine. Ky eshte tregimi i sakte i kesaj ngjarje qe rrezikonte destabilizimin e Shqiperise qe u zgjidh nga aftesite ushtarake te kapitenit Prenk Pervizit (qe u gradua major), nje nder oficeret me te pergatitur te kohes qe kishte dale nga nje Akademi Ushtarake te Austrise (Vjenes).

Kryengritja e Fierit (Rebelimi i Fierit), 14-15 gusht, 1935

Redakto

Kryengritja e Fierit ose "Lëvizje" klasifikohet tek "Rebelimet" pasi ishte ngritja krye e një turme të udhëhequr nga një organizatë kundër Mbretit dhe qeverisë.

  • Hyrje: Rritja e veprimtarisë së celulave komuniste në vend (kundërshtare të deklaruara të Zogut) solli shpërthimin e këtij rebelimi.
  • Situata politike para Lëvizjes: Për shkak të krizës ekonomike botërore ishte rritur pakënaqësia ndaj regjimit të Zogut në popull dhe ishte rritur veprimtaria komuniste në vend.
  • Zona e Lëvizjes: Fieri, Lushnja dhe Skrapari.
  • Në vitin 1934 u krijua një organizatë e fshehtë me qendër në Tiranë dhe me degë në disa qytete e krahina të tjera. Në të bënin pjesë ish-oficerë, komunistë, bejlerë që kishin konflikte me Zogun, tregtarë, nëpunës etj. Në vitin 1935 Organizata vendosi të bënte kryengritje. Plani ishte që kryengritja të shpërthente në Tiranë e të përhapej në pjesën tjetër të vendit, por nga organizimi i dobët ajo shpërtheu vetëm në Fier, prandaj mbeti në histori me emrin Kryengritja e Fierit. Organizatorët e rebelimit ishin Musa Kranja (zv. rrethkomandant i xhandarmërisë së Fierit), Zenel Hekali (arsimtar), Hekuran Maneku, Mustafa Kaçaçi etj.
  • 14 gusht 1935: Xhandarmëria e Fierit dhe fshatarë të zonave përreth shtinë në dorë Fierin. Po atë ditë u vra gjeneral Gjilardi i cili po kalonte rastësisht në qytet. Pasi pati një bisedë të acaruar me rebelët, ata e ekzekutuan në vend në Mercedezin e tij.
  • Mbrëmje 14 gusht-15 gusht 1935: Mbi 200 rebelë nisen me makina drejt Lushnjes me qëllim që të shkonin në Tiranë. Por në Lushnje ata takojnë forcat e xhandarmërisë dhe shpartallohen. Në tërheqje e sipër shumë prej tyre vriten kurse të tjerët kapen nga forcat e shtetit.
  • 14 gusht-24 gusht 1935: Riza Cerova (komunist) i rikthyer në Shqipëri në prill të atij viti, niset me një çetë kryengritëse nga Skrapari dhe iu afrua Beratit. Pasi mëson për disfatën në Lushnje, tërhiqet në male dhe më 24 gusht plagoset rëndë dhe vdes.
  • Pas rebelimit: U zhvilluan gjyqe politike që dënuan 11 xhandarë me vdekje (u pushkatuan të gjithë), dhe 42 të tjerë gjithashtu morën dënime me vdekje, por për shkak të presionit ndërkombëtar vetëm Hekuran Margëlliçi u pushkatua kurse të tjerëve dënimi iu kthye me burgim të përjetshëm e më vonë u falën.

Kryengritja e Delvinës (Revolta e Delvinës), 15-16 maj, 1937

Redakto
 
Ismet Toto, drejtuesi i Revoltës

Kjo "Lëvizje" klasifikohet tek "Revoltat" pasi ishte kundërshtimi i një grupi njerëzish ndaj autoritetit të shtetit.

  • Hyrje: Prishja e marrëdhënieve midis Et'hem Totos dhe Ahmet Zogut solli shpërthimin e kësaj revolte. Pati luftime të ashpra në Delvinë, Tepelenë, Gjirokastër dhe Vlorë.
  • Zona e Lëvizjes: Delvina, Gjirokastra, Tepelena dhe Vlora.
  • 15 maj 1937: Vëllezërit Et'hem (ish-ministër i brendshëm) dhe Ismet Toto nisën lëvizjen e Delvinës. Në bashkëpunim me xhandarmërinë e një pjesë të popullatës ata ngritën krye.
  • 16 maj 1937: Rebelët hynë në Gjirokastër, hapën burgun dhe marshuan drejt Tepelenës e Vlorës. Rrugës për në Vlorë ata u takuan me forcat qeveritare, u thyen dhe u tërhoqën të shpartalluar. Gjatë përleshjes Et'hem Totoja u plagos dhe për të mos u dorëzuar vrau veten.
  • Pas revoltës: Gjyqi politik dënoi me vdekje Ismet Toton, kapiten Ismail Gjylbegun, nëntoger Xhelal Shtëpanin, kapter Ramadan Brakën dhe shumë të tjerë me burgim.

Kryengritja e Koplikut (Revolta e Koplikut), janar 1945

Redakto

Kjo "Lëvizje" futet tek "Revoltat" pasi ishte kundërshtimi i një grupi njerëzish kundër pushtetit komunist.

  • Hyrje: Ardhja në fuqi e komunistëve u kundërshtua nga forcat kundërshtare të cilat u ngritën në revoltë.
  • Situata politike para Lëvizjes: Në fuqi kishte ardhur Partia Komuniste Shqiptare. Kjo kishte nxitur një luftë të ashpër politike midis komunistëve dhe kundërshtarëve të tyre.
  • Zona e Lëvizjes: Malësia e Madhe.
  • janar 1945: Të ndodhura përballë vendosjes së regjimit komunist, forcat demokratike dhe antikomuniste filluan një revoltë kundër synimeve të udhëheqjes komuniste. Revolta nisi me një sulm kundër Koplikut, të cilin ata mundën ta mbanin për disa orë. Por forcat e UNÇSH (Ushtria Nacional Çlirimtare e Shqipërisë) dhe të Sigurimit të Shtetit kundërvepruan menjëherë, rimorën Koplikun dhe asgjesua grupet e armatosura që vepronin në afërsi të Shkodrës. Revolta u shtyp egërsisht brenda disa ditësh.
  • Pas revoltës: Krahas organizatorëve të revoltës të cilët u vranë ose u kapën, u arrestuan edhe njerëz të thjeshtë që u ngritën kundër regjimit. Dënimet ishin nga ato me vdekje deri tek ato me 25 vjet burg ne Burrel ose Spaç.

Kryengritja e Postribës (Revolta e Postribës), shtator 1946

Redakto

Kjo "Lëvizje" klasifikohet tek "Revoltat" pasi ishte kundërshtimi i një grupi njerëzish kundër pushtetit komunist.

  • Hyrje: Ashpërsimi i dhunës shtetërore detyroi forcat antikomuniste të ngriheshin edhe një herë në revoltë kundër qeverisë.
  • Situata politike para Lëvizjes: Dhuna e sistemit komunist ishte rritur. Një grup deputetësh antikomunistë ishin eleminuar. Ishin prishur marrëdhëniet midis vendit tonë dhe SHBA e Anglisë.
  • Zona e Lëvizjes: Shkodra.
  • Pas dështimit në Koplik, forcat kundërshtare të regjimit nuk e ndalën qëndresën e tyre. Ato u riorganizuan në atë mënyrë saqë ndërmorën një tjetër kryengritje që nisi në fshatin Postribë dhe vazhdoi në fshatin Guri i Zi. Rebelët sulmuan edhe Shkodrën, me objektiv rrëzimin e regjimit komunist duke shpresuar edhe në ndonjë mbështetje nga jashtë. Por lëvizja dështoi dhe u shtyp brenda ditës me egërsi.
  • Pas revoltës: U vranë pa gjyq dhjetra njerëz dhe u dogjën shtëpitë e pjesëmarrësve në revoltë.

Revolucioni Popullor Antikomunist, 14 janar 1990-22 Mars 1992

Redakto

Kjo "Lëvizje" klasifikohet tek "Revoltat" pasi ishte kundërshtimi i një grupi njerëzish kundër pushtetit komunist. Kjo "Lëvizje" klasifikohet tek "Revolucionet" pasi ishte ndërrimi me dhunë i një sistemi dhe rendi shoqëror që i kishte kaluar koha (sistemi komunist) dhe vendosja e një sistemi të ri dhe rendi të ri shoqëror, ekonomik e politik që bazohej tek ideali dhe kauza e "Lirisë, Demokracisë, Pluripartizmit dhe Ekonomisë së Tregut".

 
Azem Hajdari, drejtuesi i Lëvizjes Studentore

Pas afro 46 vitesh nën një tirani të paparë në histori, shqiptarët të nxitur nga ngjarjet në Evropën Lindore por edhe nga gjendja e vështirë në të cilën ndodhej vendi nga politikat e gabuara të qeverisë filluan të kundërshtonin regjimin komunist të Ramiz Alisë.

Situata politike para Lëvizjes

Redakto

Gjendja politike ishte e vështirë për Partinë e Punës. Regjimet komuniste në të gjitha vendet e Europës Lindore kishin rënë. I fundit kishte qenë regjimi rumun që kishte mbaruar në mënyrë të përgjakshme. Komunistët shqiptarë nuk po reflektonin. Shqipëria ishte i fundit vend me një regjim komunist në Europë.

 
Protestat antikomuniste
  • Zona e Lëvizjes:

Shkodra, Kavaja, Tirana, Durrësi, Elbasani, Korça, Pogradeci dhe Fieri.

 
Sali Berisha, drejtuesi i Partisë Demokratike

janar-nëntor 1990

Redakto
  • 14 janar 1990: Zhvillohet në Shkodër demostrata e parë antikomuniste në Shqipëri. Mijëra shkodranë dalin në qendër të qytetit dhe përpiqen të hedhin bustin e Stalinit. Policia dhe ushtria arrijnë të shpërndajnë turmën. Dhjetëra protestues arrestohen dhe dhunohen barbarisht në burgje.[3]
  • 6 shkurt 1990: Në Tiranë gardistë të fshehur brenda kamioneve ushtarake pas minstrisë së mbrojtjes si edhe policia e fshehtë civile filluan të lëvizin nga paraditja e deri në orët e vonta të natës në të gjithë zonën para sheshit Skënderbej. Ato kishin marrë informacione të sigurta se në kryeqytet do të bëhej një protestë e heshtur masive, e cila ishte organizuar më parë nga antikomunistët më të njohur të kohës. Nga të gjitha anët e qytetit vinin drejt qendrës grupe njerëzish pa e ditur se ishin marrë të gjitha masat për shtypjen e saj. Po atë natë e deri ditët e tjera në vazhdim u vunë re lëvizje të shumta automjetesh të tipit xhip Aro, të cilat kishin ardhur ca kohë më parë nga Rumania dhe ishin vënë në dispozicion të policisë. Ato ditë janë arestuar ose marre për pyetje një numër i madh të rinjsh, shumica e të cilëve më 2 korrik u detyruan të braktisnin vendlindjen, duke ju drejtuar ambasadave perendimore për ti shpëtuar hakmarrjes së dhunshme komuniste.
  • 26 Mars 1990: Zhvillohet një demonstratë masive antikomuniste në Kavajë. Forca të shumta policore e shtypën me egërsi këtë demostratë. Masivisht fyhet diktatori Hoxha.
  • 2 korrik 1990: Antikomunistët informohen dhe marrin shembull nga ngjarjet në vendet e Evropës lindore. Ata përhapin menjëherë idenë e largimit përmes ambasadave. Me mijëra të rinj shpërthejnë për tu futur në ambasadat perendimore, për të fituar më në fund lirinë dhe me shpresën e përfitimit të të drejtës së strehimit politik. Ambasadat në të cilën u futën më shumë persona është ajo gjermane me rreth 3100 qytetarë e pasuar nga ajo italiane. Ambasadat e vetme të cilat nuk u prekën nga dyndja masive ishin ajo e kineze dhe ajo kubane. Radio Televizioni Shqiptar transmeton vetëm pamjet ku disa persona të pasigurtë kërkojnë të dalin, por gjoja nuk i lejojnë autoritetet e ambasadave. Më pas në të gjithë vendin fillojnë të zhvillohen demonstrata antikomuniste.
  • korrik-nëntor 1990: Demostrata antikomuniste zhvillohen në gjithë vendin e veçanërisht në Tiranë, Durrës, Kavajë, Shkodër, Elbasan dhe Korçë. Kërkesa kryesore e demostruesve është hapja e Shqipërisë dhe rrëzimi i regjimit diktatorial komunist. Fillon emigrimi masiv drejt Italisë me anë të anijeve. Mbi 20.000 shqiptarë largohen me mjete ujore. Policia kufitare vret shumë të rinj shqiptarë që po arratiseshin drejt një jete më të mirë.
 
Emigrimi masiv i shqiptarëve 1990-1991

dhjetor 1990

Redakto
  • 8 dhjetor 1990: Studentët e Universitetit të Tiranës ngrihen në protestë.
  • 11 dhjetor 1990: Studentët takohen me Presidentin e vendit, Ramiz Alinë. Ata i bëjnë të ditur atij kërkesat e tyre....
  • 12 dhjetor 1990: Studentët bashkë me intelektualë shqiptarë formojnë Partinë Demokratike të Shqipërisë, e para parti opozitare pas afro 50 vitesh. Udhëheqësit kryesorë janë Sali Berisha, Azem Hajdari, Genc Pollo, Aleksandër Meksi, Gramoz Pashko rtj. Partia e re bazohet mbi idealet e "Demokracisë, Lirisë, Pluralizmit dhe Tregut të Lirë".

Zgjidhet si Kryetari i Partisë DEMOKRATIKE Azem Hajdari

 
Dëshmorët e 2 prillit 1991, Arben Broci, Besnik Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka

janar-Mars 1991

Redakto
  • 5 janar 1991: Fillon botimi i gazetës "Rilindja Demokratike", organ i Partisë Demokratike.
  • 20 shkurt 1991: Demonstruesit pasi përleshen me policinë, rrëzojnë bustin e diktatorit Hoxha i cili sundoi vendin për 40 vjet nën diktaturën komuniste më të ashpër në botë së bashku me atë të Kamboxhias.
  • 21 shkurt 1991: Situata për regjimin bëhet shumë kritike. Jep dorëheqjen kryeministri i vendit, Adil Çarçani. Në krye të qeverisë vjen Fatos Nano.
  • 31 Mars 1991: Mbahen zgjedhjet e para pluraliste. Kodi Zgjedhor dukshëm favorizon PPSH. Me shumë manipulime fiton PPSH. Në qytetet e mëdha fiton Partia Demokratike. PPSH fiton në zonat fshatare ku PD ende nuk ka mundur të arrijë. Vetë Ramiz Alia humbet në zonën ku në vitin 1941 u formua Partia Komuniste Shqiptare. Por ai zgjidhet President i Republikës me votat pro të PPSH dhe ato kundër të PDSH.
 
Rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës më 20 shkurt 1991

prill-dhjetor 1991

Redakto
  • 2 prill 1991: Pas një demostrate paqësore vriten në Shkodër 4 aktivistë të PDSH dhe plagosen mbi 80 demonstrues. Kjo nxiti një valë të re protestash. Demostruesit e egërsuar djegin Komitetin e Partisë së Shkodrës.
  • prill 1991: Zhvillohen greva dhe demostrata të fuqishme. Qeveria komuniste merr goditjen më të rëndë pikërisht nga punëtorët të cilët hyjnë masivisht në greva.
  • 4 qershor 1991: Jep dorëheqjen kryeministri Fatos Nano për shkak të protestave masive. Formohet qeveria e re e koalicionit e drejtuar nga Ylli Bufi.
  • 10 qershor 1991: Në një Kongres historik PPSH (Partia e Punës e Shqipërisë) ndryshon emrin në PSSH (Partia Socialiste e Shqipërisë). Ndryshon edhe udhëheqja e Partisë.
  • qershor-nëntor 1991: Zhvillohen demostrata antikomuniste. Thirrjet e demostruesve janë "Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa!", "Liri-Demokraci!", "Enver-Hitler!", "Poshtë komunizmi"! etj. Në çdo qytet rrëzohen bustet e Enver Hoxhës, Leninit dhe Stalinit, simbole të diktaturës së egër komuniste. Kërkohet ndryshimi i emrave të institucioneve të ndryshme që kanë emrin e Enver Hoxhës, Leninit, Stalinit ose datën e krijmit të PKSH. Ushtria demostron forcën duke lëvizur tanket nëpër qytetet e vendit. Vazhdon emigrimi masiv. Mijëra të rinj kërkojnë një jetë më të mirë drejt vendeve perëndimore.
  • 6 dhjetor 1991: Jep dorëheqjen qeveria e koalicionit për shkak të largimit nga qeveria e ministrave të PD.

janar-Mars 1992

Redakto
  • janar 1992: Formohet qeveria teknike e Vilson Ahmetit që do të përgatisë vendin për zgjedhjet e parakohshme.
  • 22 Mars 1992: Mbahen zgjedhjet e parakohshme. Me një rezultat të thellë fiton PDSH. Rotacioni i rezultatit është 90 %. Në krye vjen një qeveri e djathtë, e para qeveri e djathtë që nga koha e Zogut. Parlamenti i ri zgjedh President të Republikës z. Sali Berisha, i treti President i vendit (më përpara kanë qenë Ahmet Zogu dhe Ramiz Alia) dhe i pari i zgjedhur në mënyrë demokratike. Protestat antikomuniste marrin fund. Revolucioni Antikomunist triumfon.

Pas revolucionit

Redakto

Qeveria e re filloi proceset gjyqësore kundër udhëheqjes së PPSH me akuzën për genocid ndaj popullit shqiptar. Filluan procese gjyqësore edhe kundër ish-ushtarakëve dhe ish-punonjësve të Sigurimit të Shtetit.

Rebelimi i Piramidave, 24 janar-24 korrik, 1997

Redakto

Kjo "Lëvizje" klasifikohet tek "Rebelimet" pasi ishte ngritja krye kundër autoritetit të qeverisë së Tiranës dhe shkatërrimi i çdo institucioni që përfaqësonte këtë autoritet.

Skeda:97-1.jpg
Shemsie Kadria, pronare e "Gjallicës"
 
Rrapush Xhaferri, pronar i "Demokracia Popullore-Xhaferri"
 
Bashkim Driza, pronar i "Popullit"
 
Vehbi Alimuça, pronar i "VEFA Holding"

Ky rebelim nisi si pasojë e humbjes së parave të mëse 100.000 familjeve shqiptare në skemat piramidale ose firmat rentiere. Opozita e shfrytëzoi situatën duke i kthyer protestat nga protesta ekonomike në protesta politike. Dështimi i qeverisë dhe dezertimi i ushtarakëve bëri që shpejt i gjithë vendi të binte në duart e "Komiteteve të Shpëtimit" dhe të bandave kriminale. Ndërhyrja e ndërkombëtarëve erdhi me vonesë, në prill, dhe ata (ndërkombëtarët) ishin shumë të përçarë lidhur me këtë situatë. Amerikanët ishin mbështetës të opozitës kurse europianët mbështetës të maxhorancës dhe Presidentit Berisha. Qendra absolute e rebelimit ishte qyteti i Vlorës, aty ku kishin qendrën e tyre kryesore shumica e firmave rentiere, por gjithashtu në Vlorë vepronin edhe klanet më të rrezikshme mafioze, gjë që çoi në përshkallëzimin e situatës në këtë qytet.

Situata politike para Lëvizjes

Redakto
  • 26 maj 1996: Mbahen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Me një rezultat të thellë fiton Partia Demokratike. Socialistët dhe ndërkombëtarët akuzojnë qeverinë për manipulime në këto zgjedhje. PS braktis proçesin e numërimit dhe bojkotojnë parlamentin.
  • 20 tetor 1996: Mbahen zgjedhjet lokale. Sërish fiton Partia Demokratike. Socialistët sërish nuk pranojnë rezultatin. Situata politike rëndohet shumë. Vendi po shkon drejt një krize të shumëanshme.
 
Qytetarë duke kërkuar paratë
 
Zyrat qëndrore të "VEFA Holding"
 
Demostratë e dhunshme antiqeveritare në Tiranë
 
Demostratë e dhunshme antiqeveritare në Lushnje

Zona e Lëvizjes

Redakto

Vlora, Tepelena, Gjirokastra, Saranda, Delvina, Ballshi, Fieri, Lushnja, Peqini, Elbasani, Përmeti, Skrapari, Berati, Gramshi, Korça, Erseka, Devolli, Librazhdi, Kuçova, Laçi, Kruja, Mati, Lezha, Shkodra, Tropoja, Dibra, Kukësi, Tirana, Durresi.

 
Duam paratë tona !, Fier
 
Greva e urisë e studentëve vlonjatë
 
Protestë e dhunshme në Vlorë
 
Poshtë Qeveria ! Vlorë

janar 1997

Redakto
  • 8-16 janar 1997: Falimentojnë me radhë skemat piramidale: "Kamberi", "Cenaj", "Silva", "Malvasia", "Kambo", "Grunjasi", "Dypero", "Bashkimi", "Beno", "Pogoni", "B&G", "Kobuzi", "Arkond", "Adelin", "A.Delon", "Agi", "M.Leka Company", "Global Limited Co.", "Çashku" dhe "Sudja". Qyteti më i goditur është Vlora, pasi aty kishin qendrën e tyre kryesore shumica e këtyre skemave. Qeveria nxiton dhe ngrin asetet e skemave të mbetura "VEFA Holding" dhe "Gjallica" (këto të dyja janë skemat më të mëdha). Shifra që të gjitha skemat piramidale kanë në zotërim është gjigande : 1,6 miliardë $ amerikanë.
  • 15 janar 1997: Disa qindra vetë mblidhen tek pallati ku banon Maksude Kadëna, pronare e "Sudes". Në radhët e tyre futen edhe liderë të opozitës. Ata konfrontohen me policinë.
  • 16 janar 1997: Arrestohet Maksude Kadëna, pronare e "Sudes". Gazeta "Zëri i Popullit" deklaron: "Nga Tirana në Vlorë i gjithë vendi në revoltë" duke iu referuar protestës që afro 6000 vlonjatë zhvilluan në Sheshin e Flamurit dhe "Qeveria është hajdute".
  • 18 janar 1997: Në një mbledhje urgjente të Këshillit Kombëtar të PD, vendoset krjimi i një komisioni parlamentar për transparencën e fajdeve.
  • 19 janar 1997: Zhvillohet një protestë e kreditorëve të "Sudes" tek sheshi Skënderbej. Liderë të opozitës tentojnë të drejtojnë protestën kundër qeverisë.
  • 20 janar 1997: Falimenton skema "Demokracia Popullore-Xhaferri". 1500 persona mblidhen tek sportelet e firmës për të marrë paratë e tyre.
  • 22 janar 1997: Fillon gjyqi kundër "donacioneve bamirëse"(në fakt skema piramidale) "Demokracia Popullore-Xhaferri" dhe "Populli" të drejtuara përkatësisht nga Rrapush Xhaferri dhe Bashkim Driza). Arrestohet Fitim Kërxhaliu, administrator i "Gjallicës".
  • 23 janar 1997: Arrestohen 50 punonjës të "Popullit" dhe "Xhaferrit". Gazeta "Albania" pasi bën një historik të shkurtër të skemave piramidale në Shqipëri shkruan: "Padyshim që më i famshi është Hajdin Sejdia. Ai u largua me disa miliona dollarë në 1991 por u rikthye papritur në 1996 dhe filloi të shpërndante paratë e kreditorëve të tij. E vërteta është se ai mori 3 milion $ nga "Xhaferri" dhe "Populli" dhe kjo solli rritjen e besimit të qytetarëve tek këto skema. Si pasojë menjëherë pas ardhjes së Sejdisë pati një rritje me disa dhjetra miliona dollarë të depozitimeve të qytetarëve tek këto skema brenda 2-3 muajsh. Kjo shmangu falimentimin e parakohshëm të këtyre skemave".
  • 24 janar 1997: Digjet bashkia e Lushnjes nga demostruesit e zemëruar për arrestimin e Xhaferrit. Digjet gjithashtu edhe Kinemaja e qytetit.
  • 25 janar 1997: Demostrues të ardhur nga fshatrat përreth Lushnjes djegin dhe shkatërrojnë çdo institucion shtetëror në Lushnje që nga Komisariati i Policisë deri tek Banka e Kursimeve. Tritan Shehu mbahet për disa orë peng në stadiumin e qytetit. Demostruesit kërkojnë lirimin e Xhaferrit. Digjet Bashkia e Beratit nga turma të drejtuara nga liderë të PS lokale. Përleshje të tjera zhvillohen në Elbasan, Memaliaj, Tepelenë, Laç, Kuçovë dhe Librazhd.
  • 26 janar 1997: Një demostratë e Partisë Socialiste në qendër të Tiranës degjeneron në një përleshje të dhunshme midis policisë dhe mbështetësve të opozitës. Disa prej liderëve kryesorë socialistë lëndohen nga forcat policore. Opozitarët shkatërrojnë "Muzeun Historik Kombëtar", "Pallatin e Kulturës", "Xhaminë e Et'hem Beut" dhe Bashkinë e Tiranës.Në Vlorë turmat e zemëruara djegin bashkinë e qytetit. Flamuri shqiptar rrëzohet në tokë. Në portretin e Ismail Qemalit pikturohet me thikë një kryq ortodoks. Fillojnë dhe përhapen hartat e Vorio Epirit dhe simboli i 3 gishtave serbë. Digjet AlbPetrol në Patos nga grupe terroriste.
 
Ndërtesa e shkatërruar e SHIK
  • 27 janar 1997: Digjet bashkia e Peshkopisë nga turma të zemëruar. Digjet gjithashtu edhe Komisariati i Policisë. Plagosen rëndë 4 policë.
  • 29 janar 1997: Arrestohen 140 persona në Berat dhe 20 në Poliçan për përfshirje në demostratat e dhunshme dhe të paligjshme.
  • 30 janar 1997: Formohet "Forumi për Demokraci" nga partitë e opozitës me mbështetjen e Ambasadës Amerikane. Në krye të tij vendosen Daut Gumeni i rekomanduar nga "Soros", Fatos Lubonja nga "Komiteti Shqiptar i Helsinkit" (KSHH-ja ishte e njohur për qëndrimet anti-Berishë) dhe Kurt Kola që ishte Kryetar i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë (gjithashtu borxhli tek "Populli"). Menjëherë ky "Forum" fillon organizimin e protestave antiqeveritare.
  • 31 janar 1997: Gazeta "Koha Jonë" ju bën thirrje kreditorëve të "Gjallicës" të shkojnë tek sportelet e kësaj firme më datën 6 shkurt për të marrë paratë. Qëllimi është nxitja e demostratave të dhunshme pasi "Gjallica" është gjysëm e falimentuar.
 
Shpërthimi i depove të ushtrisë
Skeda:Viti97.jpg
Fotoja simbol i vitit tragjik 1997 por gjithashtu edhe simboli i konlikteve të armatosura në Ballkan gjatë viteve 90'
 
Anije e marrë nga rebelët
 
Rrugë e bllokuar nga bandat kriminale

shkurt 1997

Redakto
  • 4 shkurt 1997: Fillon shpërndarja e një pjese të parave të kreditorëve me vendim qeverie. Opozita dhe shumë demokratë kritikojnë vonesën për fillimin e këtij procesi. "Forumi për Demokraci" propozon krijimin e një qeverie teknike për të zgjidhur krizën.
  • 5 shkurt 1997: Falimenton firma piramidale "Gjallica" e drejtuar nga ish-efektivë të Sigurimit të Shtetit. Qytetet më të goditura nga falimentimi i firmës janë Vlora (145 milion $ amerikanë) dhe Kukësi (16 milion $ amerikanë). Fillojnë protestat në Vlorë.
  • 6 shkurt 1997: Mijëra qytetarë dalin në protesta të dhunshme në Vlorë. Në kontrast në Kukës formohet një "Komitet" me kreditorët e firmës të cilët kërkojnë një zgjidhje ligjore për këtë çështje. Ata kërkojnë të bëhen aksionerë të kësaj firme. Komitete të ngjashme ngrihen edhe në Gjirokastër e Berat.
  • 7 shkurt 1997: Protestuesit bllokojnë rrugën në Memaliaj.
  • 8 shkurt 1997: Vazhdojnë protestat antiqeveritare në Vlorë.
  • 9 shkurt 1997: Janë ditët e Vlorës. Sulmohet Komisariati i Policisë nga turma të armatosura. 1 i vdekur dhë të tjerë të plagosur. Dalin "teori" se kjo është një përplasje midis Veriut dhe Jugut. "Forumi për Demokraci" deklaron se zgjidhja e vetme e krizës është me anë të protestave kundër qeverisë.
  • 10 shkurt 1997: Vazhdojnë aktet e dhunshme në Vlorë. Digjet selia e PDSH nga grupe të armatosura. Tani kërkohet dorëheqja e Presidentit dhe Qeverisë. Një grup prej afro 50 efektivash të Forcave Speciale sulmohen egërsisht nga turmat e zemëruara prej mijëra vetësh. EuroNews transmeton pamjet e rrethimit të policëve në gjithë botën. Dështimi i shtetit për të rivendosur rendin është i madh. Rebelimi shpërndahet në gjithë Shqipërinë e Jugut nën shembullin e Vlorës. Fillon një fushatë e ashpër mediatike ndaj Veriut të vendit dhe ndaj eksponentëve politikë me origjinë veriore. Propozohet gjendja e emergjencës në Vlorë.
  • 11 shkurt 1997: Varroset në Vlorë Artur Rustemi, viktima e parë e rebelimit. Varrimi i tij kthehet në një demostratë antiqeveritare. Me këtë rast digjet selia e PDSH e Vlorës. Hidhet alarmi i mungesës së bukës në qytet. "Forumi për Demokraci" bën thirrje për dialog të kuzhtëzuar me Presidentin Berisha.
  • 12-15 shkurt 1997: Ngjarje tragjike ndodhin në Vlorë. Ndodhin disa rrëmbime personash. Fillon trafiku përmes skafeve. Shkollat mbyllen kurse dyqanet lejohen të shesin deri në ora 9.
  • 13 shkurt 1997: Komiteti i ish-të Persekutuarve Politikë akuzon Kurt Kolën si tradhtar i demokracisë dhe bashkëpunëtor i xhelatëve komunistë.
  • 14 shkurt 1997: Zhvillohen protesta antiqeveritare në Fier.
  • 17 shkurt 1997: Lëvizja e Legalitetit dënon dhunën dhe deklarohet kundër dialogut me "Forumin për Demokraci". Berisha takohet me intelektualët e Tiranës ku diskuton mbi zgjidhjen e krizës.
  • 18 shkurt 1997: Presidenti Berisha takohet me qytetarët e Lushnjes. Ai iu premton se do të bëjë gjithçka për zgjidhjen e krizës. Balli Kombëtar kërkon dorëheqjne e qeverisë.
  • 20 shkurt 1997: Fillon greva e urisë në Universitetin "Ismail Qemali" të Vlorës. Afro 50 studentë hyjnë në grevë urie dhe kërkojnë dorëheqjen e qeverisë. Forumi për Demokraci organizon një demostratë të dhunshme në Tiranë. 5 policë plagosen rëndë. Një grup studentësh vlonjatë takohen me Presidentin Berisha dhe bien dakord për zgjidhjen paqësore të krizës.
  • 22 shkurt 1997: Fillon gjyqi kundër drejtuesve të "Gjallicës". "Forumi për Demokraci" mbështet grevën e urisë së studentëve vlonjatë.
  • 24 shkurt 1997: Sulmohen institucionet shtetërore në Vlorë nga turma të zemëruara.
  • 26 shkurt 1997: Në kuadër të turit presidencial në zonat e prekura nga kriza e fajdeve, Berisha takon qytetarët e Gjirokastrës dhe premton se do të bëjë të gjitha përpjekjet për zgjidhjen e krizës. Mijëra qytetarë rrethojnë universitetin "Ismail Qemali" për t'a mbrojtur nga "sulmi" i forcave të shtetit.
  • 28 shkurt 1997: 46 studentë të Universitetit të Gjirokastrës hyjnë në grevë urie. Kërkesat e tyre janë të njëjta me ato të studentëve të Vlorës. Turma të armatosura sulmojnë degën e SHIK-ut në Vlorë dhe i vënë flakën. 3 agjentë vdesin nga flakët dhe nga snajperat, kurse 3 të tjerë masakrohen nga turma. Lek Qoku, efektiv i SHIK-ut, masakrohet me sopatë në hollin e "Universitetit". 3 të tjerë mbeten të vrarë në radhët e turmës.
 
Bandat shpërthejnë depot dhe armatosen
 
Pushteti i frikshëm i bandave
 
Poshtë Sali Berisha !
 
Drejt Tiranës !

Mars 1997

Redakto
  • 1 Mars 1997: Vlora është nën pushtetin e bandave dhe trafikantëve. Fillon emigrimi masiv. Në Lushnjë disa policë rrihen barbarisht. Shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Rebelët marrin bazën e Pashalimanit, simbol i rezistencës së shtetit. Fillon shpërthimi masiv i depove të armëve. Në Himarë digjet bashkia. Digjet ndërtesa e policisë në Gjirokastër. Qindra të burgosur janë të lirë. Socialistët shpallin si "të padëshirueshëm" lidershipin e Partisë Demokratike në Shqipërinë e Jugut. Gazeta "Koha Jonë" shkruan se "Vlora po përjeton lirinë për të cilën e kishte marrë malli". Ndërpriten transmetimet e BBC dhe VOA në Shqipëri.
  • 2 Mars 1997: Dorëhiqet qeveria e Aleksandër Meksit. Në Vlorë me mijëra armë godasin qiellin në shenjë fitoreje. Parlamenti miraton shef të operacionit për rivendosjen e rendit, shefin e SHIK-ut, Bashkim Gazideden. Menjëherë Gazidede urdhëron mbylljen e shkollave në mbarë vendin në një afat të pacaktuar. U vendosën gjithashtu kufizime ndaj shtypit dhe ndaj furnizimit me mallra konsumi të popullatës. Në Kavajë, bastion i PD, mbi 5000 veta vullnetarisht armatosen për të mbrojtur qytetin nga një sulm i mundshëm nga bandat e armatosura. Digjet në Tiranë nga persona të panjohur redaksia e gazetës "Koha Jonë". Agjencia italiane e lajmeve ANSA komentonte: "I gjithë skenari po shfaqet si një strategji politiko-ushtarake dhe jo si një manifestim spontan popullor. Për të mbledhur njerëzit tek Sheshi i Flamurit janë vënë në dispozicion për ditë të tëra makina të posaçme".
  • 3 Mars 1997: Sali Berisha rizgjidhet President i Republikës me votat e deputetëve të PD-së. Një zemërim i papërmbajtur shpërthen në Vlorë dhe Tepelenë, qendrat kryesore të rebelimit. Komitetet ushtarake dhe bandat shpërthejnë pjesën e mbetur të depove dhe një valë e re shkatërrimesh dhe vrasjesh nis në mbarë Shqipërinë e Jugut. Digjet Qendra e Formimit Profesional në Vlorë, që kishte kushtuar 7 milionë $ amerikanë. Plaçkitet nga një grup prej afro 100 vetësh kompleksi "Adipetrol" në Gjirokastër. Persona me maska marrin në dorë një anije luftarake dhe sulmojnë Sarandën, ku djegin godinat e policisë dhe SHIK-ut. Shpërthejnë burgun duke lënë të lirë qindra kriminelë. Rrëmbejnë 400 armë dhe i vënë flakën librarisë së qytetit. Në Kuçovë lëshohet alarmi i mungesës së bukës. Rimerret kontrolli i Fierit. Fillon çarmatimi i popullsisë së qytetit.
  • 4 Mars 1997: Në Vlorë vazhdon shpërthimi i depove. Nëpër pallate vendosen snajpera, kurse Ura e Mifolit bllokohet dhe minohet. Ngrihen kudo barrikada për të penguar hyrjen e ushtrisë dhe SHIK-ut. Në Shkodër ushtria kapitullon. Studentët grevistë i japin fund grevës duke festuar me shampanjë në diskotekë. Mijëra studentë ndihen të zhgënjyer prej tyre. Në Sarandë sulmohet marina dhe mijëra armë rrëmbehen. Bandat patrullojnë detin me anijet e marinës. Saranda shpall autonominë duke deklaruar se në këtë zonë banojnë 20.000 grekë. Në Qafë-Gjashtë një agjent i SHIK-ut digjet i gjallë, kurse njëri merret peng. Dy të tjerë arratisen. 50 ushtarë bashkohen me rebelët. 2 pilotë të Forcave Ajrore dezertojnë dhe shkojnë ne Itali. Formohet "Komiteti i Shpëtimit Publik të Vlorës". Ai fillon të veprojë si strukturë paralele duke kryer de-fakto një grusht shteti. Udhëheqësi i tij është Albert Shyti. Bashkëpunëtori kryesor i "Komitetit" është Myrteza Çaushi, i njohur si Zani "I forti i Vlorës". Nën shembullin e Vlorës fillojnë dhe krijohen "Komitete të Shpëtimit" kudo nëpër Shqipëri. Këto "Komitete" e veçanërisht ai i Vlorës janë përgjegjësit kryesorë për dënimet me vdekje ndaj figurave kryesore të shtetit.
  • 5 Mars 1997 : Shpërthejnë depot në Memaliaj dhe në Tepelenë. Digjen godinat e policisë në këto qytete. TV grek "Mega" në lajmet e orës 14:00 (13:00 me orën tonë) deklaron: "Sot grupe të armatosura në Jug të Shqipërisë ngritën për herë të parë flamurin e Vorio Epirit. Ata kërkojnë ndarjen e pjesës së jugut nga pjesa tjetër e vendit duke filluar nga Tepelena, duke shpallur kështu edhe autonominë e jugut të Shqipërisë. Problemi i hershëm i Shqipërisë ka qenë ai Veri-Jug. Shqipëria ndahet në mes nga lumi Shkumbin i cili ka bërë ndarjen e vendit në bazë të përkatësisë fetare, dhe gjuhësore. Kështu kriza aktuale në Shqipëri është përqendruar në jug të vendit ku popullsia është greqishtfolëse".
  • 6 Mars 1997: Presidenti Berisha dhe partitë politike mblidhen në një tryezë dhe nënshkruajnë një deklaratë ku dënojnë shpërthimet e depove dhe bëjnë thirrje për dorëzim të armëve. 6 orë më vonë, zyrtarisht liderët e PS dhe PAD mohojnë çdo lloj përgjegjësie dhe obligimi ndaj kësaj deklarate që ata e kishin konsideruar "sukses politik". TV grek "Sky", lajmet e orës 17:00 (16:00 me orën tonë): "Para disa minutash kanë dalë nga mbledhja krerët e grupeve të armatosura të Sarandës, të cilët kanë vendosur të sulmojne sonte në darkë Gjirokastrën. Ata nuk do t'i lëshojnë postoblloqet si dhe presin me padurim gjyqin e sotëm popullor që do tu bëhet tre robërve të kapur në sheshin kryesor të Sarandës të cilët thuhet se janë punonjës të SHIK-ut dhe me përkatësi veriore". Rritet bilanci i viktimave në Vlorë.
  • 7 Mars 1997: Rebelët shpartallojnë ushtrinë në Gjirokastër. Mjetet ushtarake bien në duart e bandave dhe të komitetit ushtarak të qytetit. Me rënien e Gjirokastrës në duart e rebelëve, i gjithë Jugu i vendit është jashtë kontrollit. Armët vazhdojnë të përhapen në vend. Sulmohet "Aeroporti Kombëtar i Rinasit" nga fshatarë të zonave përreth. Plaçkitet në mënyrë barbare "Universiteti Bujqësor i Tiranës".
  • 8 Mars 1997: Presidenti Berisha organizon një mbledhje me të gjitha partitë lidhur me krijimin e qeverisë së re. Shpartallohet plotësisht divizioni i Gjirokastrës. Drejtuesit e divizionit ishin vetëdorëzuar dhe kishin marrë drejtimin e rebelimit në këtë qytet. Bandat kishin marrë peng një numër të madh ushtarakësh të forcave ndihmëse të Tiranës dhe kishin bllokuar disa tanke dhe një helikopter. Turmat sulmojnë shumicën e njësive private në qytet. Në mesnatë sulmohet dhe plaçkitet fabrika e përpunimit të qumështit në Libohovë.
  • 9 Mars 1997: Formohet "Qeveria e Pajtimit Kombëtar" me në krye Bashkim Finon, kryetar i Bashkisë së Gjirokastrës. Qeveria e re ju bën thirrje ish-efektivëve të ushtrisë të kontribuojnë për rivendosjen e rendit dhe qetësisë. Presidenti del në TVSH në një deklaratë drejtuar kombit ku ai bën thirrje për "Pajtim, besim, bashkim dhe gjakftohtësi".
  • 10 Mars 1997: Në Gramsh rebelët sulmojnë godinën e policisë, drejtohen drejt Fierit dhe marrin kontrollin e rrugëve. Berati bie në duart e bandave dhe bëhet qendra kryesore e rebelimit pas Vlorës. Bashkë me të bien edhe Poliçani, Këlcyra dhe Skrapari. Në Kuçovë rebelët marrin nën kontroll 19 aeroplanë luftarakë të tipit "MIG". "Komiteti i Shpëtimit të Vlorës" përshëndet marrëveshjen e 9 marsit. Fondacioni Amerikan për Europën Lindore i drejton një letër ambasadës shqiptare në Amerikë ku deklaron: "Është naivitet i madh të mos e kuptosh se Komiteti i Vlorës dhe udhëheqësit e tij janë të frymëzuar nga mafia e tipit komunist dhe të KGB-së". Letra në përfundim theksonte :"Se zoti Berisha duhet të vendosë me çdo kusht shtetin ligjor, duke përdorur biles edhe forcën ushtarake". Mbrëmjen e 10 marsit, Ambasada Amerikane përshëndeti me vonesë marrëveshjen 9 marsit.
  • 11 Mars 1997: Krijohet "Komiteti i Jugut" që kërkon rrëzimin e Berishës dhe kthimin e parave të humbura. Po ky Komitet propozon shpalljen e Vlorës kryeqytet të vendit dhe formimin e një shteti të ri të ndarë nga Tirana. Revolta përhapet në Veri, ushtria kapitullon kudo dhe një depo e madhe armësh hapet në Shkodër.
 
Bashkim Fino, Kryeministri i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar
 
Zani Çaushi "I forti i Vlorës" duke i dhënë kallashnikovin Romano Prodit, asokohe Kryeministër i Italisë
 
3 gishtat serbë të manifestuar nga rebelët anti-Berishë
 
Manifestim në qendër të Tiranës kundër luftës civile
 
Forcat vullnetare për vendosjen e rendit duke patrulluar rrugët e Tiranës
  • 12 Mars 1997: Presidenti Berisha dekreton "Qeverinë e Pajtimit Kombëtar". Në Kukës shpërthejnë trazirat. Institucionet shtetërore plaçkiten dhe dëmtohen. Qytetarët e Kukësit braktisin qytetin për shkak të një njoftimi se ushtria serbe ka kaluar kufirin. Revolta shpërthen edhe në Shkodër, bastion i Partisë Demokratike. Hapet burgu, sulmohen dyqanet dhe një bankë hidhet në erë.
  • Qytetet në duart e bandave kriminale janë: Poliçani, Këlcyra, Përmeti, Kuçova, Delvina, Saranda, Skrapari, Berati, Gjirokastra, Himara, Memaliaj, Tepelena, Vlora, Kruja, Burreli, Korça, Elbasani, Shkodra, Lezha dhe Laçi.
  • 13 Mars 1997: Presidenti Berisha dhe Kryeministri Fino ju kërkojnë ndërkombëtarëve ndihmë ushtarake për zgjidhjen e krizës. Tirana ndodhet në prag të pushtimit nga rebelët. Shpallet shtetrrethimi. Disa qindra vullnetarë kryesisht nga Veriu, mbrojnë kryeqytetin. Sulmohet presidenca. Berisha përjeton natën më të rrezikshme të jetës së tij. Shpërthen burgu më i sigurt i vendit, burgu 313. Të fundit që dalin nga burgu janë Fatos Nano dhe Ramiz Alia. Revolta shpërthen edhe në Korçë. Në Lezhë rebelët djegin godinën e policisë. Ismail Kadare del në një mesazh drejtuar shqiptarëve në VOA. Ai thekson se "Ora e Shqipërisë ishte kthyer prapa në luftën civile midis nacionalistëve dhe komunistëve në vitet 1943-44". Gjithashtu kritikon mediat e huaja dhe klasën politike shqiptare dhe ju bën thirrje bashkëkombasve të vet për gjakfothtësi e vetëpërmbajtje për kapërcimin e krizës. Agjencia franceze e lajmeve AFP konstaton se: "Trazirat në Shqipëri ishin një grusht shteti i ushtarakëve".
  • 14 Mars 1997: Franz Vranitski emërohet për të zgjidhur krizën shqiptare. Ambasadorja amerikane del në ekranin e TVSH ku deklaron se misioni diplomatik i SHBA nuk do të largohet. Ajo gjithashtu deklaron se populli amerikan është me popullin shqiptar në këto momente të vështira. Në Tiranë fillon çarmatimi i popullsisë. Sulmohet nje plantacion duhani me vlerë 10 milion $ amerikanë. Sulmohet fabrika e Coca-Cola, nga të paktat investime shumëkombëshe në Shqipëri. Jep dorëheqjen shefi i SHIK-ut, Bashkim Gazidede. Rebelët pushtojnë portin e Durrësit. Në ekranin e TVSH shfaqet gjithë ditën thirrja "Atdheu në rrezik!".
  • 15 Mars 1997: Rimerret kontrolli i aeroportit të Rinasit. Parlamenti miraton "Qeverinë e Pajtimit Kombëtar". Krijohet "Komiteti për Mbrojtjen e Durrësit".
  • 16 Mars 1997: Një miting masiv në Tiranë bën thirrje për paqe dhe bashkëpunim mes forcave ndërluftuese. Me vendim qeverie 16 Marsi shpallet Ditë Zie Kombëtare në nderim të viktimave të rebelimit. Në Fier grabiten materiale ushtarake radioaktive. Presidenti Berisha dekreton amnistinë për 51 të burgosur.
  • 17 Mars 1997: Me dekret presidencial lirohet Fatos Nano, lideri i opozitës i burgosur që prej vitit 1993 me akuzën për korrupsion. Nënë Tereza lutet për Shqipërinë dhe shqiptarët. Presidenti i "Popullit" largohet nga vendi me një helikopter ushtarak amerikan. Fatos Nano mban një konferencë për shtyp ku deklaron mbështetjen e tij për qeverinë e re.
  • 18 Mars 1997: Një "Komitet për Shpëtimin e Veriut dhe Shqipërisë së Mesme" kërcënon qeverinë e re se nëse njeh komitetet e Jugut atëherë do të përballet me rezistencë ushtarake në gjithë Veriun e vendit. Si rezultat qeveria nuk njeh asnjë prej komiteteve të formuara në Veri, Jug apo Shqipëri të Mesme.
  • 19 mars 1997: Qeveria ruse shpreh shqetësimin për situatën e rëndë në Shqipëri.
  • 20 Mars 1997: Zhvillohet në Tepelenë "Kuvendi i Komiteteve të Shpëtimit Publik". Kërkesa e tyre kryesore dhe e pandryshueshme është largimi i Berishës. Gjithashtu propozohet krijimi i "Federatës së Jugut". Rivihet në punë "Aeroporti i Rinasit".
  • 21 Mars 1997: Situata politike bëhet shumë e rrezikshme. Greqia kërkon të futet në territorin shqiptar me pretekstin e mbrojtjes së minoritarëve. Sali Berisha i kërkon ndihmë ushtarake Turqisë. Qeveria turke del në një deklaratë ku thotë se në rast se trupat greke hyjnë në Shqipëri, atëherë brenda ditës do të pushtohet Athina. Qeveria turke gjithashtu deklaron se nuk mund të bëhet në Shqipëri i njëjti gabim që u bë me Bosnjen. Shefi i SHIK-ut, Bashkim Gazidede, në një seancë në parlamentin shqiptar akuzon qarqet greke anti-shqiptare, socialistët shqiptarë, ushtarakët dhe kriminelët për situatën e krijuar. Ai bëri deklaratën fatale se "Integriteti i Shqipërisë nuk ekziston më!". Ai gjithashtu deklaroi se "Rebelimi ishte drejtuar drejt shkatërrimit të çdo objekti historik dhe kulturor, me qëllimin afatgjatë për të zhdukur çdo provë historike të autoktonitetit të shqiptarëve".
  • 22 Mars 1997: Situata në Sarandë dhe Gjirokastër mbetet shumë e rëndë. Bandat e armatosura sundojnë në këto qytete nën një regjim dhune dhe terrori. Dhjetra njerëz vriten përditë.
  • 23 Mars 1997: Rimerret kontrolli i Portit të Durrësit. Rifillon puna në të. Berati ndodhet nën sundimin e frikshëm të bandave. Lëvizja e njerëzve lejohet deri në orën 13:00. Bëhen atentate të panumërta me eksplozivë.
  • 24 Mars 1997: Që prej datës 12 mars, 46 persona kanë mbetur të plagosur ose të vrarë në Kukës nga gjuajtjet me armë.
  • 25 Mars 1997: Vriten 3 policë në Vlorë. Në Sarandë bëhen përpjekje për të rivendosur rendin dhe ligjin. Vazhdon situata e rënduar në Berat e Gjirokastër.
  • 26 Mars 1997: I thirrur sërish në parlament, ish-shefi i SHIK, Bashkim Gazidede tregon për një plan të qeverisë greke i quajtur LOTOS që kishte qëllimin e "Çlirimit të Vorio-Epirit nga sundimi shqiptar me anë të një rebelimi të armatosur". Ai akuzon qarqet greke në Greqi dhe SHBA si dhe Nicholas Gage (person non-grata në Shqipëri dhe i akuzuar si financues i masakrës së Pëshkëpisë) si financuesit e këtij plani. Ai akuzon gjithashtu Kiço Mustaqin, ish-komandant i ushtrisë dhe Gramoz Ruçin se i kanë dhënë informacione tepër sekrete ASFALISË greke (shërbimi sekret grek) lidhur me organizimin e ushtrisë shqiptare.
  • 27 Mars 1997: Partia Demokratike deklaron se marrëdhëniet midis popujve grekë dhe shqiptarë kanë qenë gjithmonë të shkëlqyera dhe se grupet ekstremiste greke nuk mund të përfaqësojnë gjithë popullin grek.
  • 28 Mars 1997: Dita e tragjedive: Në kanalin e Otrantos një anije shqiptare e drejtuar nga një prej bandave të Vlorës sulmohet nga marina italiane dhe fundoset. Bilanci është 82 të vdekur. Zhvillohet në Vlorë "Kuvendi i Komiteteve Kombëtare të Jugut". Marrin pjesë edhe shumë figura politike të opozitës. Kërkesa e tyre është dorëheqja e presidentit. Gjithashtu ata hedhin poshtë "Qeverinë e Pajtimit Kombëtar". Liderët e këtyre komiteteve janë ish-eksponentë të regjimit të Hoxhës. Në fshatin Levan të Fierit ndodh masakra më e madhe e ngjarjeve të 1997. 24 persona vriten nga përleshjet midis arixhinjve dhe njërës prej bandave më të rrezikshme të vendit. Bilanci i kësaj dite është mbi 110 të vdekur. Kombet e Bashkuara miratojnë rezolutën nr. 1101 për ndihmë humanitare ndaj Shqipërisë.
  • 29 Mars 1997: Vriten 5 persona në Shkodër dhe 3 në Berat. Vazhdon situata kritike në disa qytete të vendit. Drejtues të Marinës Shqiptare deklarojnë se aksidenti i Otrantos mund të ishte shmangur.
  • 30 Mars 1997: Presidenti Berisha dhe Kryeministri Fino ju dërgojnë ngushëllimet e tyre familjarëve të viktimave të Otrantos. Shqipëria kërkon të kryhet një hetim ndërkombëtar për këtë tragjedi dhe të jetë pjesë e komisionit hetimor.
  • 31 Mars 1997: Shpallet Zi Kombëtare në nderim të viktimave të Kanalit të Otrantos. Qeveria italiane dërgon ngushëllimet e veta mbi tragjedinë. Ismail Kadare deklaron në një media italiane se "është i tronditur nga kjo tragjedi dhe se autoriteti i qeverisë dhe Presidentit duhet të rivihet në vend".
 
Simboli i Misionit Ndërkombëtar për rivendosjen e rendit "ALBA"
 
Evakuimi i qytetarëve të huaj nga Shqipëria
 
Reklamë e "Vefa Holding" në rrugët e Tiranës

prill 1997

Redakto
  • 1 prill 1997: Zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike. Ajo karakterizohet nga debate të forta. Shumë anëtarë të kryesisë kërkojnë dorëheqjen e Sali Berishës dhe Tritan Shehut. PD i kërkon Partisë Socialiste të tërhiqet nga Marrëveshja e 28 Marsit me Komitetin e Jugut.
  • 3 prill 1997: Gatishmëria e policisë për të rivendosur rendin në Tiranë është e jashtëzakonshme. Forcat Speciale marrin nën kontroll Beratin, qytetin më problematik pas Vlorës.
  • 4 prill 1997: Ambasada Amerikane deklaron se nuk do të takohet me asnjë Komitet Ushtarak Shpëtimi "rebel". Ambasada amerikane gjithashtu deklaron se të vetmet institucione legjitime janë qeveria dhe Presidenti.
  • 5 prill 1997: Situata mbetet e rënduar në Pogradec. Bandat e armatosura sundojnë qytetin duke grabitur dhe vrarë njerëz.
  • 7 prill 1997: Vazhdon situata e rënduar në Tropojë. Dhjetra njerëz janë plagosur që nga fillimi i trazirave dhe 5 janë vrarë, mes të cilëve 2 fëmijë. Në krye të trazirave qëndron familja Haklaj. Vriten 3 persona në Durrës.
  • 8 prill 1997: Vazhdon situata e rëndë në Gramsh. Zhvillohen përleshje midis bandave vendase me banda të ardhura nga Laçi. Qyteti është kthyer në një qendër të shitjes së armëve.
  • 12 prill 1997: Leka Zogu mbërrin në Tiranë së bashku me oborrin mbretëror. Shpërthen psikiatria e Elbasanit. Dhjetra të sëmurë mendorë arratisen.
  • 15 prill 1997: Ndërkombëtarët alarmohen nga kriza. Fillon "Misioni Alba", një ushtri ndërkombëtare prej 7000 trupash nën drejtimin e Italisë vjen në Shqipëri për të rikthyer rendin dhe forcë e ligjit. Forcat e para zbarkojnë në Durrës. Rikthehet normaliteti në Tiranë. Zhvillohet një operacion i suksesshëm në Gramsh për kapjen e kriminelëve dhe mbledhjen e armëve të grabitura.
  • 17 prill 1997: Partitë politike bien dakord për datën 29 qershor për zhvillimin e zgjedhjeve.
  • 18 prill 1997: Vazhdon situata e rëndë në qytetin e Gramshit i mbiquajtur "Vlora pa det". Një bombë shpërthen ne oborrin e Universitetit të Elbasanit.
  • 19 prill 1997: Shpërthen një depo me raketa në Gjirokastër. Fino takohet me Leka Zogun.
  • 21 prill 1997: Zbarkojnë forcat shumëkombëshe në Vlorë. Sulmohet dhe plaçkitet bashkia e Gramshit nga grupe kriminale. Banda kriminale terrorizojnë qytetarët në rrugën që kalon në Çorovodë.
  • 22 prill 1997: Një bombë shpërthen pranë ish lokal "Florës" në Tiranë.
  • 23 prill 1997: Forcat Ndërkombëtare vendosin të mos takojnë asnjë "Komitet të Jugut".
  • 24 prill 1997: Sulmohet Komisariati i Policisë në Elbasan. Leka Zogu viziton Vlorën.
  • 26 prill 1997: Këshilli i Europës i quan Komitetet e Shpëtimit të paligjshme dhe kërkon çarmatimin e tyre. Plagosen 4 fëmijë nga shpërthimi i një bombe në Gjirokastër. Shpërthehet me eksploziv 35 metra shina treni.
  • 29 prill 1997: Rifillon mësimi në Veri të vendit. Vazhdon dhuna dhe terrori në Jug. Vlora sërish nën pushtetin e bandave dhe kriminelëve.
  • 30 prill 1997: 27 vetë mbeten të vdekur nga shpërthimi i një depoje armatimi në Burrel. Shpërthejnë 3 depo në Berat.

maj 1997

Redakto
  • 4 maj 1997: Rritet bilanci i viktimave. Me dhjetra vriten në Shkodër, Berat, Tiranë dhe Durrës.
  • 10 maj 1997: Forcat Speciale luftojnë me bandat e armatosura në Gramsh. Afro 100 persona të armatosur i kundërvihen shtetit. Komitetet ushtarake të Beratit pengojnë shpërndarjen e gazetave në qytet.
  • 11 maj 1997: Grabiten dhe vriten pasagjerë në Qafë-Mali në Kukës. Intensifikohet krimi në Vlorë.
  • 14 maj 1997: Sulmohet pika kufitare e Kakavisë. Mbetet e bllokuar rruga Berat-Lushnje. Sulmohet posta në Berat.
  • 15 maj 1997: Shpërthen një depo në Gjirokastër duke lënduar 14 persona dhe vrarë 4 të tjerë. Vritet një familje e tërë prej 5 personash në Pogradec.
  • 19 maj 1997: Vazhdon dhuna në Jug të vendit. Tentohet shpërthimi i urës së Kardhiqit në Gjirokastër. Vazhdojnë vrasjet në Vlorë. Në Memaliaj policia dhe Komiteti i Shpëtimit bashkojnë forcat kundër njërës prej bandave të qytetit.
  • 21 maj 1997: Vazhdon sulmi kundër urave në Gjirokastër. Vazhdon situata e rënduar në Sarandë, Vlorë, Shkodër dhe Durrës.
  • 23 maj 1997: Në Cërrik, bandat e qytetit sulmojnë një autoblind të forcave speciale. Bilanci: 6 efektivë të forcave speciale të vrarë nga sulmet me granata. 3 të tjerë të kapur peng. Cërriku është qyteti më i afërt me kryeqytetin që ndodhet nën pushtetin e bandave.
  • 24 maj 1997: Në Cërrik një bandë e armatosur kontrollon gjithë qytetin. Shkollat janë të mbyllura.
  • 26 maj 1997: Një bandë me inicialet N.M.T. kërcënon tregtarët e qytetit të Kukësit.
  • 27 maj 1997: Digjet biblioteka e Kurbinit. Sulmohet një makinë policie në Vlorë.
  • 29 maj 1997: Plaçkitet bashkia e Tepelenës nga njerëz të panjohur.
  • 31 maj 1997: Banda të armatosura terrorizojnë qytetarët e Cërrikut.

Fitorja e socialistëve dhe largimi i Berishës

Redakto
  • qershor 1997: Nën një atmosferë të tensionuar zhvillohet fushata për zgjedhjet e parakohshme. Lidershipi demokrat e ka të pamundur që të zhvillojë një fushatë normale në zonat e Shqipërisë së Jugut. Nga ana tjetër, liderët e majtë shoqërohen nga kapobandat e këtyre qyteteve duke lënë pas edhe një bilanc tragjik. Më shumë se 60 persona mbeten të vrarë gjatë fushatës së Partisë Socialiste në Jug të vendit.
  • 29 qershor 1997: Zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Partia Socialiste me aleatët janë fituesit. Demokratët pësojnë humbjen më të thellë të historisë së tyre. Në Tiranë, ku mendohej se PD do fitonte, rezultati është krejt ndryshe pasi socialistët fituan bindshëm. Shumë nga anëtarët e "Komiteteve të Shpëtimit" dolën kandidatë për forcat e majta ndonëse publikisht kishin premtuar se nuk do të merrnin asnjë post qeveritar pa u zgjidhur kriza e fajdeve. Në të njëjtën ditë zhvillohet edhe referendumi për formën e qeverisjes së vendit. Me 65% të votave fiton Republika kundër Monarkisë.
  • 3 korrik 1997: Leka Zogu I organizon një demostratë ku akuzon KQZ për manipulim të rezultatit. Nga përplasja e demostruesve me policinë, 5 persona mbeten të vrarë.
  • korrik 1997: Bandat vazhdojnë të sundojnë vendin nën një atmosferë frike dhe terrori. Rritet numri i vrasjeve, grabitjeve dhe trafikut të armëve, qënieve njerëzore dhe drogës.
  • 24 korrik 1997: Sali Berisha jep dorëheqjen nga posti i Presidencës. Ai kishte premtuar se në rast fitoreje të socialistëve ai do të largohej pasi nuk mund të bënte "bashkëjetesë institucionale" me ta. Rexhep Meidani zgjidhet President i Republikës me votat pro të socialistëve dhe të forcave të tjera në koalicionin qeveritar. Mijëra armë shurdojnë Tiranën për mëse një orë në shenjë gëzimi për largimin e Berishës, që ishte kërkesa kryesore e rebelëve. Rebelimi merr fund.
  • 11 gusht 1997: Forcat ndërkombëtare largohen nga vendi.

Pas rebelimit

Redakto

Bilanci i rebelimit është 200 milionë dollarë dëme materiale dhe mbi 3700 të vrarë e 5000 të plagosur.Filluan procese gjyqësore kundër bosëve të firmave rentiere. U dënuan në mungesë një pjesë e figurave kryesore të shtetit gjatë pushtetit të PD: Safet Zhulali, Agim Shehu, Bashkim Gazidede etj. Filluan procese gjyqësore kundër kapobandave të qyteteve të Shqipërisë së Jugut.

Numri i kreditorëve të 9 firmave kryesore piramidale

Redakto
  • Gjallica: 81.632 kreditorë
  • VEFA: 59.005 kreditorë
  • Cenaj: 19.078 kreditorë
  • Kamberi: 13.241 kreditorë
  • Sudja: 12.991 kreditorë
  • Beno: 10.793 kreditorë
  • Silva: 4.490 kreditorë
  • M.Leka: 2.464 kreditorë
  • Global: 1.793 kreditorë
  • Totali: 205.404 kreditorë
  • Shënim: Nuk përfshihen në këtë listë kreditorët e afro 16 firmave të tjera. Numri i kreditorëve të tyre është afro 100.000 persona.

Grushti i Shtetit, 3 korrik, 1997

Redakto

Kjo "Lëvizje" klasifikohet tek "Grushtet e shtetit" pasi ishte përpjekja e Leka Zogut për të pushtuar me dhunë godinën e KQZ (Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve) për të mos pranuar rezultatin e zgjedhjeve.

  • Hyrje: Leka Zogu I, Pretendenti i Fronit të Shqipërisë, së bashku me besnikët e tij udhëheq një grusht shteti.
  • Situata politike para Lëvizjes: Më 29 qershor u mbajt referendumi mbi mënyrën e qeverisjes. Me 65 % të votave Republika fiton kundër Monarkisë. Leka Zogu nuk pranon rezultatin.
  • Zona e Lëvizjes: Tirana.
  • 3 korrik 1997: Afro 2000 vetë mblidhen në Sheshin "Skënderbej" në qendër të Tiranës, për të kundërshtuar rezultatin e Referendumit. Nën udhëheqjen e Leka Zogut dhe Abedin Mulosmanit nisen drejt godinës së KQZ, dhe tentojnë të hyjnë brenda me forcë. Fillojnë përleshjet me forcat e sigurisë. Bilanci: 1 i vdekur dhe disa të plagosur.
  • Pas Grushtit të Shtetit: Qeveria e re nxorri mandate arresti për Leka Zogun dhe Abedin Mulosmanin të cilët u arratisën nga vendi. Në vitin 2002 me votat pro të 72 deputetëve Leka Zogu u fal, dhe Familjes Mbretërore iu kërkua të rikthehej në Shqipëri.

Grushti i shtetit, 14-15 shtator, 1998

Redakto
 
Grushtetasit me tank dhe fotografinë e Hajdarit
 
Grushtetasit pushtojnë RTSH
 
Grushtetasit

Kjo "Lëvizje" klasifikohet tek "Grushtet e shtetit" pasi ishte përpjekja e opozitës për të rrëzuar me dhunë qeverinë e Tiranës.

  • Hyrje: Në varrimin e Azem Hajdarit, i vrarë nga Fatmir Haklaj (person i afërt me PS-në) një grup militantësh të armatosur sulmojnë institucionet qeveritare dhe i pushtojnë ato.
  • Situata politike para Lëvizjes: Situata ishte shumë e rënduar për shkak të vrasjes së Liderit të dhjetorit, Azem Hajdari, që ishte një nga liderët kryesorë të Partisë Demokratike.
  • Zona e Lëvizjes: Tirana.
  • 12 shtator 1998: Vritet "Lideri i dhjetorit" Azem Hajdari nga Fatmir Haklaj dhe Jaho Mulosmani. Haklaj, që ishte person në kërkim përgjatë gjithë ditës lëviz lirshëm nëpër Tiranë pa u shqetësuar fare nga policia. Në orët e vona të natës ai kryen atentatin.
  • 14 shtator 1998: Varrimi i Azem Hajdarit kthehet në revoltë ndaj qeverisë. Mbështetës të Partisë Demokratike nën drejtimin e Izet Haxhisë sulmojnë godinat qeveritare duke thirrur "Hakmarrje, hakmarrje!". Kryeministri Nano largohet në drejtim të Pogradecit. Rebelët marrin nën kontroll edhe TVSH.
  • 15 shtator 1998: Me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, të forcave të shtetit dhe të lidershipit demokrat "grushti i shtetit" merr fund.
  • Pas grushtit të shtetit: SHIK-u fillon një operacion mbarëkombëtar për kapjen e grushtshtetasve. Kudo vendosen postoblloqe dhe Tirana de fakto ndodhet nën shtetrrethim. Zhvillohen procese gjyqësore ndaj një pjese të pjesëmarrësve në grushtin e shtetit.

Lëvizje të planifikuara (jo të vëna në zbatim)

Redakto
  • Komploti i ushtarakëve: Gjatë qëndrimit në pushtet të qeverisë së Fan Nolit, u zbulua një plan i disa ushtarakëve për të rrëzuar qeverinë e Nolit. Plani ishte që qeveria "revolucionare" të rrëzohej, të ndalohej rikthimi i Ahmet Zogut në pushtet pasi ai shihej si bashkëpunëtor me serbët dhe ushtria të dilte si shpëtimtare e atdheut. Në krye të këtij grushti ushtarak ishte Kolonel Kasem bej Radovicka, Togeri Xhandarmërisë Bilal Nivica, Kapiten Sami Koka (sekretar i komandës së grupit të grushtit të shtetit) e të tjerë. Komploti u zbulua dhe Kasem Radovicka e Sami Koka u dënuan me varje në litar, por erdhi Zogu në fuqi dhe ata u liruan.
  • Organizata e fshehtë e Vlorës: Në vitin 1932, Sigurimi i Shtetit zbuloi një organizatë të fshehtë në Vlorë që mbështetej nga Jugosllavia. Kjo organizatë planifikonte të nxiste një kryengritje antizogiste fillimisht në Vlorë e pastaj në gjithë vendin. Anëtarët e kësaj organizate u dënuan me vdekje.
  • Zbarkimet e desantëve: Gjatë viteve 1950-54 një grup desantësh shqiptarë zbarkuan në Shqipëri. Ata mbështeteshin nga CIA dhe Shërbimi Sekret Britanik. Qëllimi i tyre ishte të nxisnin një kryengritje antikomuniste mbarëkombëtare. Por ata nuk ia arritën sepse u tradhtuan nga një agjent i dyfishtë, Kim Filbi. Grupet desante u dekonspiruan dhe u kapën nga Sigurimi i Shtetit. Shumica e tyre u dënuan me vdekje, një pjesë bashkëpunuan me Sigurimin kurse pjesa tjetër ose u burgos ose arritën të largoheshin nga vendi.

Lëvizje të tjera

Redakto
  • Revolta e burgut të Spaçit: Në burgun e Spaçit më 21-23 maj 1973 u bë një revoltë. Për 3 ditë me radhë mbi burgun e Spaçit u valëvit flamuri shqiptar pa yllin komunist nga i dënuari politik Neim Tepelena. Revolta kishte si kërkesa kryesore, vendosjen e demokracisë në vend dhe përmirësimin e kushteve në burg. Revolta u shtyp me dhunë nga sistemi komunist i cili për këtë revoltë pushkatoi 4 ish të dënuar politikë (Pal Zefi, Skënder Daja, Hajri Pashaj dhe Dervish Bejko), si dhe ridënoi me dënime të rënda nga 10 deri në 25 vjet heqje lirie 59 ish të dënuar politikë të tjerë.
  • Protestat e dhunshme në Kosovë: Gjatë muajit Mars të vitit 2004 në Kosovë u zhvilluan demonstrata masive të dhunshme kundër UNMIK dhe kundër minoritetit serb. Shkak u bë vrasja e një djali shqiptar nga disa serbë. Megjithatë këto demonstrata kurrë nuk morën trajtën e një kryengritjeje, por dëmet e shkaktuara mund të krahasohen me ato të një kryengritjeje. U dëmtuan seriozisht shumë objekte kulti të minoritetit serb dhe shumë shtëpi të banuara nga serbë. Pati gjithashtu shumë të plagosur në radhët e demostruesve.
  • Protesta e dhunshme e 21 janarit: Në orën 14:00 (me orën e Shqipërisë) fillon një demonstratë paqësore e cila më vonë do të kthehej në një demonstratë të dhunshme kundër qeverisë e organizuar nga opozita. Afro 20.000 protestues mblidhen përpara godinës së kryeministrisë për të kundërshtuar qeverinë. Fillojnë përleshjet e para midis tyre dhe policisë. Policia qëndron në pozicion mbrojtës, ndërsa protestuesit godasin me gurë, tulla dhe shkopinj. Policia ndërhyn me makinat e ujit dhe gaz lotsjellës. Protestuesit tërhiqen tek Piramida dhe i vënë flakën disa makinave. Më vonë protestuesit thyejnë policinë dhe ngjiten mbi kangjellat e kryeministrisë. Forcat e Gardës fillojne të gjuajnë në ajër me arme, kurse policia del tek Piramida dhe godet me plumba stërvitorë. Situata acarohet në kulm. Një makinë tip "Benz" e cila mendohet qe permbante lende plasese ne bagazhin e saje tenton të thyejë portën kryesore të godinës. Nga ora 18:00 protestuesit fillojnë të largohen. Policia ndërhyn dhe largon protestuesit e fundit. Një grup policësh futen tek Kullat Binjake, por goditen nga protestuesit. Goditet Fatmir Xhafa, deputet i PS. Nga ora 20:00 gjithçka ka mbaruar. Bilanci është 3 demostrues të vrarë në vend, 1 i vdekur një javë më vonë në Turqi, qindra protestues dhe policë të plagosur nder ta dhe nje gazetar i ABC NEWS nga nje plumb qorr me rrikoshet. Kryeministri Sali Berisha akuzoi Edi Ramën (kryetar i PS), Bamir Topin (President i Republikës), SHISH dhe më vonë edhe Ina Ramën (kryeprokurore e përgjithshme) se kishin oganizuar një grusht shteti. Edi Rama akuzoi Sali Berishën dhe Lulzim Bashën se kishin organizuar vrasjet. Prokuroria hapi hetimet mbi ngjarjen.

Shiko edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Pjeter Hidri, "Gjenral Prenk Pervizi, Toena, Tirane, 2002
  2. ^ Pjeter Hidri, "Gjeneral Prenk Pervizi" Toena, Tirane, 2002
  3. ^ Kur Shkodra i shpallte lufte Stalinit

Bibliografia

Redakto
  • Historia e Shqipërisë.
  • Rënia e demokracisë, Afrim Krasniqi.
  • Shqipnia para Evropës, Albert Mousset.
  • Historia e Shqipnisë, Tajar Zavalani.
  • Ngjarje Historiek, NikollMelyshi, New York, 1976.
  • Gjeneral Prenk Pervizi, Pjeter Hidri.
  • Gjenerali, kujtime, Dorian, Bruxelles, 2016.
  • The Tribes of Albania, Robert Elsie, Taurus, 2015.
  • A Biographical Dictionary of Albanian History, Robert Elsie, Taurus, 2013.
  • Nje veshtrim tjeter i historise, Myrteza Bajraktari,Tirane, 1912.
  • General : Alfredo Stroessne... Prenk pervizi, Edit X Wiki, 2011.
  • Hellenic Resources Institute
  • Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe, Akademia Shkencave të Republikës së Shqipërisë
  • Shqipëria ne shekullin 20, nga Owen Pearse
  • Kur Shkodra i shpallte lufte Stalinit - Prof. Dr. Ardian Ndreca
  • Ngjarje Historike, Nikoll Melyshi, New York, 1976
  • Perpara gjyqit te historise, Xj helel Staravecka, Tirane, 2012
  • Gjeneral Prenk Pervizi, Pjeter Hideri, Toena, 2002.
  • Gjenerali Prenk Pervizi nje nga figurat me te shquara te ushtrise shqiptare, Shkoder,1996.
  • Ate qe qeveria e Hoxhes e harroi per 50 vjet, Bota Sot, 2011.
  • L'Italia nella seconda Guerra Mondiale, Guerra di Grecia - Ruolo Alanese, Roma, 2004.
  • Prenk Pervizi, Oppen Access Articles, (Web).
  • Porquoi la Belgique dans l'Histoire albanaise, Bruxelles, 2006.
  • kush e drejtoi ushtrine shqiptare, Proletar Hasani, Tirane, 2001.
  • Prenk Pervizi, Gjeneral i Mbrojtjs Kombetare, Eugjen Shehu,Tirane, 2013.
  • Pantheoni i Thyer Dashnor Kaloçi, Tirane, 1996.

Lidhje të jashtme

Redakto