Zabeli i Poshtëm (Drenas)
Coordinates: 42°21′07″N 20°32′01″E / 42.3519°N 20.5337°E
Zabel i Epërm është një vendbanim në komunën e Drenasit, Kosovë.
Zabel i Poshtëm | |
---|---|
Fshat | |
![]() |
GjeografiaRedakto
Fshati Zabeli i Poshtëm shtrihet pikërisht në udhëkryqin e rrugës Prishtinë - Pejë, dhe Carralevë – Skenderaj, rreth 5 km në jug të Drenasit. Nëpër këtë fshat kalon ”lumi Drenica” i cili dukshëm e ndihmon bujqësinë e këtij fshati.
HistoriaRedakto
Si fshat është relativisht i ri, ngase ishte si çiflig i Ahmet Efendisë. Këtu për herë të parë përqendrohen familje shqiptare fisi (Shala) i cili migroi nga Isniqi dhe erdhi ne kete vend dhe keta ishin te paret ne vitin 1799 dhe me pas erdhen disa familen ne vitin 1878 nga viset e ndryshme shqiptare. Pas dëbimit me dhunë nga trojet e tyre etnike nga Toplica këtu erdhën këto vëllezër familjarë: Berilët, Pasjaçët, Buçincët, Slivovët (Loshët), Bublakët (Cërnovërhët), Dalldurët (Momçillët), Zhinipotokët (Bardhët), Currët (Llapatincët), Oranët, Konjuhët, Gergurët, Jashanicët.[nevojitet citimi]
Gjithashtu në këtë fshat banonin edhe tri vëllazëri familjare vendase që deklaronin se kanë ardhur nga Sankoci, vëllazëritë Rama, Haxha dhe Brahimi.
Familjet muhaxhirë u vendosen në tokat e Ahmet Efendiut, përkatësisht Selatin Beut, ku në fillim u lejuan që të punojnë si çifqinjë e më vonë ua jep tokat me çesim. Më vonë këtu erdhën edhe disa familje kolonialiste serbo – malazeze por pas plenumit të Brioneve thuaja të gjitha këto familje e lëshuan këtë fshat. Gjithashtu edhe disa familje muhaxhirë e lëshuan këtë fshat dhe disa u shpërngulën në Turqi dhe vise të ndryshme të Kosovës.
Zabeli i Poshtëm kufizohet në veri me korroticën e Ulët, Në veriperëndim me Krajkovën, në perëndim me Llapushnikun (Vukovcin), në Jug me Komoranin, në jug Lindje me Zabelin e epërm dhe Sankocin, dhe në Lindje me Korroticen e epërme.
Është karakteristikë se këtë fshat e ndanë në dy pjesë rruga Caralevë - Komoran- Drenas - Mitrovicë si dhe lumi "Drenica" për çka ia kanë lakminë shumë fshatra.
Shih dhe këtëRedakto
Lidhje të jashtmeRedakto
Abria e Epërme | Arllati | Baica | Çikatova e Re | Çikatova e Vjetër | Domaneku | Dritani | Fushtica e Epërme | Fushtica e Poshtme | Gllabari | Gllanasella | Godanca | Gradica | Gjergjaj | Kishnareka | Komorani | Korrotica e Epërme | Korrotica e Poshtme | Krajkova | Likoshani | Llapushniku | Negroci | Nekoci | Pakleku | Polluzha | Sankoci | Shtrubullova | Shtutica | Tërdeci | Tërsteniku | Vasileva | Vërboci | Vuçaku | Zabeli i Epërm | Zabeli i Poshtëm
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Kosovës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |