Çeliku (Gjilan)

fshat në Kosovë
(Përcjellë nga Çelik (Gjilan))

Çelik është një vendbanim në komunën e Gjilanit, Kosovë.

Çelik
Fshat
Emri i banorëveÇelikas
{{{postal_code_type}}}
60000
Targat06

Gjeografia

Redakto

Fshati Çelik shtrihet në thellësi të Grykës së Kardakut rreth 8 km në jug të Zhegrës. Në të djathtë të rrugës Gjilan-Kumanovë, rreth 1 km në perëndim të fshatit Shurdhan. Sot në fshatin Çelik jetojnë 15 familje, me rreth 100 banore.

Fshati Çelik kufizohet me këto fshatra: me fshatin Stançiq, Shurdhan, Pidiq, Stubell si dhe me fshatin Verrnez tani të braktisur (i banuar me kroat).

Relievi i fshatit është në përgjithësi kodrinoro-malor me një lartësi mbidetare rreth 700 m. Dallohet me toke të bute, me kullosa ta pasura, pyje e burime të shumta te ujit.

Në afërsi të fshatit gjendet miniera e hekurit e cila thuhet se është përdorur që nga koha e perandorisë romake, e cila aktivizohet edhe një herë në periudhën e pushtimit bullgar.

Më vonë është bere edhe një incizim i tokës ku është vërtetuar se tokat tona janë të pasura me minerale të ndryshme siç janë hekuri, boksiti, plumbi, ari e argjendi.

Mes fshatit Çelik dhe Pidiq gjendet "Guri i Madh", një prerje e rrepinjt gurerore i cili bashkë me "Zdravecin" formojnë një kanjon të bukur. Në maje të "Gurit te Madh" gjenden themelet e Kalasë së vjetër e cila i takon kohës së Perandorisë Romake. Në këtë bregore gjenden edhe disa forma të shpellave, mjaft të pasura me stalagmite dhe stalagmite, por ende të pa eksploruara plotesisht.

Sot fshati ka infrastruktura të re pas luftës shkatërruese që pësoi më 1999. Tani fshati ka rruge të re si dhe urën mbi Lumin e Karadakut që lidh Celikun me fshatin Shurdhan, respektivisht me rrugën magjistrale Gjilan-Kumanovë.

Demografia

Redakto

Fillet e të para të fshatit nuk dihen, por sipas të dhënave të ndryshme dihet se në këtë fshat kanë jetuar afër 10 breza që në llogari i bie diku që nga mesjeta e hershme.

Të paret dhe themeluesit e fshatit ishin : Islami, Hysi dhe Muja që më vonë duke u zgjeruar u bene edhe 3 mëhalle prej tyre që ekzistojnë edhe sot.

Kushtet jo të mira, ndjekjet e persekutimi i ish pushteti serb, si dhe kërkesa për një jetë më të favorshme ishin faktorët kryesor për shpërnguljen sistematike të banoreve të këtij vend. Realisht sot ekzistojnë rreth 350 familje çelikase të shpërngulura kryesisht në Shkup, Kumanovë, Gjilan, Presheve, Viti, Ferizaj, Prishtine si dhe në rrethet e Fierit, Elbasanit dhe të Tiranës në Shqipëri.

Çelikasit dallohen për trimëri, bujari, mikpritje etj. Kryesisht njerëz tradicional, me pikëpamje idealiste atdhetare.

Lidhje të jashtme

Redakto