Bresanë është një vendbanim në komunën e Sharrit, Kosovë. Bresana shtrihet në veri-lindje të komunës së Sharrit, në pjesën lindore të rajonit të Opojës. Ajo shtrihet në lartësi mbidetare 1110-1200 m. Distanca nga Dragashi (Sharr) është 15 km dhe nga Prizreni është 35 km. Gjithë sipërfaqja e Bresanës përfshinë 14 km2, dhe përbën 3,24% të sipërfaqes së komunës së Dragashit ose 11,13% të regjionit të Opojës.

Bresanë
Fshat

Gjeografia

Redakto

Bresanë është fshati më i madh në rajonin e Opojës, me afërsisht 5000 banorë. Bresana është fshat-qendër e dy fshatrave tjera, Kuklibeg dhe Buzez, dhe jo vetëm këtyre por e më shumë se gjysmës së Opojës. Fshati shtrihet nga Kolsamari në drejtim të rrjedhjes së lumit deri në tokat e punueshme, ku momentalisht vazhdon ndërtimi i shtëpive të reja.

Bresana është më e bukur dhe më tërheqëse për shkak të rrjedhjes së lumit nëpërmjet saj, ku në saje të lumit ka arritur të zhvillohet një tokë e pjellshme në të dy anët e tij.

Sipërfaqja e tokës e këtij fshati është e mbuluar me një shumë toponime, që mbartë në vete kuptimin iliro-shqiptare. Këto toponime tregojnë për autoktoninë dhe lashtësinë e kësaj popullsie.

Nëse flasim për aspektin historiko-gjeologjik, ky territor është i përbërë nga shkëmbinj të mëdhnjë të quajtur palezoik dhe mesozoik, gjithashtu është e përbërë edhe nga shkëmbinjët e rinj knezoik. Mbi shkëmbinj, në një ndikimeve të ndryshme fiziko-kimike, janë krijuar vende të ndryshme të tilla si: aluvialo-deluvialo tokës së zezë (smonica) dhe tokës së zhveshur.

Relievi në përgjithësi është heterogjen. Pas një erozioni lumor, eolik dhe akullnajore me një formë iniciale, një proces i cili i dha ndihmë në ditët e sotme modifikime dhe forma të ndryshme. Lartësi më të ulët mbidetare është 1035 m dhe ajo më e larta është 2478 m.

Vendndodhja e Bresanës, gjerësia gjeografike e veriut, largësia nga deti, lartësia e madhe mbidetare si dhe shtrirja rreth maleve të Sharrit, kanë mundësuar që në këtë territor të mbretëroj klimë e mesme kontinentale. Temperaturat mesatare vjetore sillen 9-10 gradë celsius, dhe reshjet atmosferike 700-800 mm ne vit.

Nëse ne flasim për hidrografinë, mund të themi që Bresana ka shumë ujë. Lumi që kalon midis fshatit mbledh të gjitha burimet në bjeshket e Bresanës, Kuklibegut dhe Kukit. Ky lumë derdhet në lumin Pllava dhe më tej derdhet në detin Adriatik.

Demografia

Redakto

Elementet demografike (popullata), kanë këto karakteristika: të gjithë qytetarët e Bresanës janë shqiptarë, dhe i përkasin fesë Islame, shquhet nataliteti shumë i lartë, dhe vdekshmëria ulët, dendësia e popullsisë është e mesme (226 banorë në një km2), popullsia është në moshë shumë të re (24 vjeç mesatarja). Ka qenë gjithmonë një vend me migrime intensive.

Ekonomia

Redakto

Ndërkohë, në ditët e sotme e zhvillimi i përgjithshëm i fshatit dhe i infrastrukturës në përgjithësi dhe objekte të tjera gjithashtu, na jep shenja se Bresana po ndryshon duke u shëndrruar në një qytezë.

Në territorin e Bresanës dominon sipërfaqja e fushave me 57%, 16% është sipërfaqe e kullotave dhe tokë të punueshme (15.6%), në bazë të këtyre përqindjeve një numër i madh i familjeve përdorin aktivitetet primare (bujqësinë dhe blegtorinë). Por në ditet tona një zhvillim të hovshëm ka marr edhe tregtia, zejtaria etj.

Kultura

Redakto

Kultura e përgjithshme e Bresanës është pasqyruar konkretisht në: veshje, zakone, familje, rite, këngë viti, etj dhe këtë më së miri po e demostron SHKA “Bresana” qe merr pjesë nëpër festivale të ndryshme foklorike dhe shumicën e herëve shpërblehët me çmim.

Bazë e zhvillimit të Bresanës, padyshim së është funksionimi i aktiviteteve arsimore. Kjo rrënjët i ka qysh në kohët e hershme. Në ditët e sotme ka rezultate mund ti shohim çdokund. Në këtë segment Bresana u bë një qendër arsimore e rajonit të Opojës.

Përveç aktiviteteve tjera, në Bresanë mund të hasesh edhe në shërbimin shëndetësor, pastaj shtëpia e kulturës, si dhe shumë lokale afariste të cilat Bresanës ja japin pamjen e një qyteti.

Lidhje të jashtme

Redakto