Martesa brenda të njëjtës gjini
Martesa brenda të njëjtës gjini, e njohur edhe si martesa homoseksuale,ndodh mes dy personave të së njëjtës gjini. Që prej vitit 2002, martesa e çifteve të së njëjtës gjini kryhet dhe njihet ligjërisht në 35 vende, [1] me një popullsi totale prej më shumë se 1 miliardë njerëzish (17% e popullsisë së botës). Vendi i fundit që i ka legalizuar martesat e të njëjtit seks është Nepali. Estonia është shteti i 36-të që pritet të legalizojë këto martesa më 1 janar 2024.
Të drejtat e birësimit nuk mbulohen domosdoshmërisht, megjithëse shumica e shteteve me martesa të së njëjtës gjini i lejojnë këto çifte të adoptojnë fëmijë si çiftet heteroseksuale. Në të kundërt, 35 vende (që nga viti 2023) kanë përkufizime të martesës në kushtetutat e tyre që parandalojnë martesën e çifteve brenda të njëjtit seks. Disa vende e kanë vendosur me kushtetutë ligjin islamik, i cili ndalon martesën e çifteve të të njëjtit seks. Ka të dhëna se martesat mes burrave datojnë që në shekullin e parë. [2]
Përdorimi i termit martesë
RedaktoShtrirja kohore
RedaktoTabela përmbledhëse e mëposhtme rendit në rend kronologjik shtetet (shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe Tajvani) që kanë legalizuar martesat brenda të njëjtës gjini. Që nga viti 2023, 35 shtete i kanë legalizuar këto martesa. Datat janë kur martesat midis çifteve të të njëjtit seks filluan të certifikoheshin zyrtarisht, ose kur ligjet lokale miratoheshin nëse martesat ishin tashmë të ligjshme nën autoritetin më të lartë.
Martesa e të njëjtit seks në mbarë botën
RedaktoMartesa e të njëjtit seks kryhet ligjërisht dhe njihet në 35 vendet e mëposhtme:
- Andorra
- Argjentina
- Australia
- Austria
- Belgjika
- Brazili
- Britania e Madhe
- Danimarka
- Ekuadori
- Estonia
- Finlanda
- Franca
- Gjermania
- Greqia
- Holanda
- Irlanda
- Islanda
- Kanadaja
- Kili
- Kolumbia
- Kosta Rika
- Kuba
- Lihtenshtajni
- Luksemburgu
- Malta
- Meksika
- Norvegjia
- Portugalia
- Republika Jugafrikane
- SHBA
- Sllovenia
- Spanja
- Suedia
- Tailanda
- Taivani
- Uruguaj
- Zelanda e Re
- Zvicra
Referime
Redakto- ^ "Same-Sex Marriage Around the World". Pew Research Center. Marrë më 26 tetor 2023.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Williams, CA., Roman Homosexuality: Second Edition, Oxford University Press, 2009, p. 280, p. 284.