Artist inovator dhe poliedrik, së bashku me Giorgione-n qe mjeshtri i ngjyrës tonale[2], Ticjano Veçeljo qe një nga piktorët e paktë titullarë të një biznesi të mirëfilltë, sipërmarrës i zhdërvjellët i punishtes përveç prodhimtarisë së tij personale[3], drejtpërdrejt në kontakt me të fuqishmit e kohës, porositësit e tij të mëdhenjë[4]. Rinovimi i pikturës për të cilën qe autor u bazua, në mënyrë alternative te Mikelanxhelo Buonarroti me «primatin e vizatimit», mbi përdorimin individual të ngjyrave[5].

Tiziano Vecellio
Autoportreti i Ticianit (1562)
U lind në
Pieve di Cadore
Vdiq
Venecia
ShtetësiaItaliane/Veneciane

Ticiani përdori forcën ekspresive të ngjyrës lëndore dhe pastaj, duke hyrë në maturinë e plotë, e braktisi hapësirën e balancuar, karakterin solar dhe gjallërues të ngjyrave të Rilindjes, duke përvetësuar dinamizmin që i përkiste Manierizmit dhe duke luajtur lirshëm në variacionet kromatike ku ngjyra përvijohej "më butësisht, më e ndjeshme ndaj efekteve të dritës".[6]

Jeta Redakto

 
Shtëpia e Ticianit në Pieve di Cadore

Origjina Redakto

Ticiani lindi në Pieve di Cadore, qytezë dolomitike në kufijtë e zotërimeve venedikase, nga familja Vecellio, familje e njohur dhe në gjendje të mirë, përkushtuar prej gjeneratash jurisprudencës dhe administrimit vendor, por edhe artit, duke nxjerë vetëm midis fundit të shekullit të XV dhe gjysmës së parë të shekullit të XVII nëntë piktorë. Prania e pararendësit të supozuar Guecelus (ose Vacelus), noter, dëshmohet në Pieve që në 1240. Ticiano ishte një nga pesë bijtë e Gregorio-s (vdekur në 1538), këshilltar dhe kapiten i milicive dhe Lucia-s[7].

Çështja e datës së lindjes Redakto

Megjithë pasurinë relative me burime në dispozicion mbi Ticianin, nuk dihet data e tij e lindjes: nuk është një çështje abstraguese, por të njohësh të paktën vitin e lindjes do të thotë edhe të vendosësh për pasojë kur mundi të niste të pikturonte Ticiani, dhe kur afërsisht, ka nisur të shkëputej nga stili i mjeshtrave, dhe kështu me radhë[8]. Një traditë tashmë solide e vendoste datën e lindjes midis 1473-it dhe 1490-ës; akti i vdekjes, i redaktuar në 1576, regjistron një moshë prej 103 vjeçësh dhe kështu viti i lindjes do të ishte 1473-shi, por parapëlqimi i shumicës përqëndrohet përreth vitit 1477[9]: kjo hipotezë ishte bazuar veçanërisht në letrën[10] e shkruar nga Ticiano për Filipin e II1 gusht 1571, në të cilën artisti pohon se ishte nëntëdhjetë e pesë vjeç[11]. Por sot studiuesit priren të mendojnë se vetë Ticiani mund të ketë fallsifikuar qëllimisht moshën e tij[8], pasi, duke pretenduar një shumë që i detyrohej mbreti për disa piktura,[12] mund të ketë rritur vitet që porositësit të shquar ti vinte keq[9].

Ndërsa kritika moderne[9] ia kishte caktuar lindjen midis vitit 1488 dhe 1490[13], bazuar te Dialogo della pittura i Ludovico Dolce-s, ku pohohet se, në kohën e arfreskeve të humbura në Fondaco dei Tedeschi, të realizuar me Giorgionen1508, Ticiano nuk i kishte mbushur 20 vjeç[8]; kjo e dhënë duket se konfermohet, megjithëse në mënyrë kundërthënëse, nga Giorgio Vasari, i cili pohonte se Ticiano kishte lindur në 1480 dhe se nuk kishte më shumë se tetëmbëdhjetë vjeç kur nisi të pikturonte alla maniera-n e Giorgione-s[14], dhe se gjithësesi ishte rreth gjashtëdhjetë e gjashtë në 1566, duke rrëshkitur kështu dhjetë vjet më përpara[15]. Sigurisht, përveç kundërthëniet e Giorgio Vasarit, që megjithatë informacionet e tij i kishte mar nga Ludovico Dolce, ky i fundit mund tia ulte moshën për ta bërë të duket më i ri: duke e pasur mik dhe duke hartuar shpesh apologjinë e veprave të tij, dëshironte me gjasa ta bënte të dukej më i ri[8].

 
Jacopo Pesaro i paraqitur para shën Pjetrit nga papa Aleksandri VI (rreth viteve 15031506), Antëerpen, Koninklijk Museum voor Schone Kunsten.

Së fundi është ngritur një hipotezë e ndërmjetme sipas së cilës data e lindjes së Ticianit përfshihet midis viteve 1480 dhe 1485[16]. Mbështetja e këtij hamendësimi bazohet në studimin e veprave të para të Ticianos dhe në faktin se nuk u njohën punime të mundshme të Ticianos të datueshme para vitit 1506[17].

Një pikturë në këtë kuptim që hedh dritë është Jacopo Pesaro prezantuar shën Pjetrit nga papa Aleksandri VI, vepër përkushtimore e realizuar për të celebruar fitoren e flotës veneciane dhe papnore në betejën e Santa Maura-s mbi Turqit më 28 qershor 1502[18]. Tradicionalisht e datuar midis viteve 1508-1512, por një rilexim më i thelluar e ka vendosur datën midis viteve 1503-1506, duke e bërë punimin e parë të njohur të artistit. Në fakt porositësi, komandanti i forcave të krishtera, të cilave ju dedikohet kjo pikturë, duhet ta kërkonin pikturën menjëherë pas betejës dhe megjithatë para vitit 1503, viti i vdekjes së papës promovues i kësaj sipërmarrjeje, që pësoi menjëherë më pas një lloj damnatio memoriae[19]. Megjithatë Pesaro nuk u rikthye në Venecie para vitit 1506, viti i mundshëm i dorëzimit[20].

Vetë piktura nga ana stilistike sugjeron aktivitetin e një artisti të ri, akoma i lidhur me disa mjeshtra: figura e papa Aleksandri VI ka manierat pak të vjetëruara të pikturës së Gentile Bellinit, figura e parë referuese e Ticianos; shën Pjetri nga ana tjetër ka karakteristika të thellimit psikologjik të mësuesit të dytë të Ticianos, Giovanni Bellinit, në këtë kohë zoti mbrojtës i pikturës veneciane dhe kështu realizimi është disa muaj më e vonë[19]. Megjithatë ësthë portreti i tretë, ai i Jacopo Pesaro-s, që godet më së shumti, sepse është në mënyrë të pagabueshme Ticiani, deri tani i pavetëdijshëm për stilin e tij, duke shijuar për herë të parë plotësinë e artit të tij[20]. Pra pak më pak se njëzet vjeç, Ticiano duhet të ketë qenë në gjendje të siguronte në Venecie një porosi prestigjoze[18].

Formimi artistik (1490-1510) Redakto

Sipas traditës, Ticiani në moshën dhjetë vjeçare nisi të shfaqte talentin e vetë, në fillim në familjen e tij për të treguar një prirje artistike:

[...] pa ndonjë nocion elementar të vizatimit, duke qenë akoma fëmijë, në murin e shtëpisë atërore paraqiti imazhin e Zonjës Sonë (Madonës), duke përdorur si ngjyrues lëngun e shtrydhur nga barërat dhe lulet: dhe mahnitja qe e tillë, që zgjoi shfaqjet e para të talentit të tij piktorik, që i ati vendosi ta dërgonte me të madhin e bijve, Francesco, në Venecia pranë vëllait, Antonio, sa të përvetësonte gërmat dhe vizatimin

— Francesco Beltrame, Cenni illustrativi sul monumento a Tiziano Vecellio, aggiuntevi la vita dello stesso, fq. 14</ref>

Akoma fëmijë, kështu la Cadore-n me vëllain e madh, Francesco dhe u vendos në Venecie, ku xhaxhai Antonio mbulonte një detyrë publike. Mozaikisti Sebastiano Zuccato u mësoi djaloshave elementet e para teknike; ndërsa Francesco, nga ana e tij, i orientoi interesat e tij drejt sipërmarrjes dhe jetës ushtarake, Ticiani u vu në punishten e Gentile Bellinit, piktori zyrtar i Republikës.[21]. Me gjasa, me vdekjen e mësuesit, të ndodhur në vitin 1507, djaloshi kaloi për të bashkëpunuar me Giovanni Bellinin, zëvendësues i të vëllait edhe si piktor zyrtar[22].

Venecia në kohën e Ticianit Redakto

 
Gentile Bellini, Procesioni i Kryqit të Vërtetë (1496), Venecie, Gallerie dell'Accademia

Kur, në përfundim të Quattrocento-s, i riu Vecellio arriti në qytetin lagunar, ky gjendej në një nga periudhat më të prosperuara[18]. Qytet ndër më të populluarit e Evropës, dominonte tregëtinë në Mesdhe[23], duke aneksuar, në 1489 pas çështjes që përfshiu Caterina Cornaro-n, edhe Qipron[24]. Por rruga e erzave tashmë e hapur dhe kështu në mënyrë progresive Mesdheu humbiste nga rëndësia e tij, për më tepër turqit shfaqeshin gjithmonë e më kërcënueshëm, duke pushtuar Negroponten1470 dhe Shkodrën1479[25].

Por pikërisht shenjat e para paralajmërues