Komuna e Prizrenit
Komuna e Prizrenit është njësi administrative në pjesën jugore të Kosovës, me një sipërfaqe prej 640 km2 (5.94% të territorit të Kosovës) gjendet në jug-perëndim të Kosovës dhe me 76 vendbanime dhe me 178.112 banorë nga të cilët në Prizren janë rreth 120.000 banorë.
Prizren | |
---|---|
Popullsia | |
• Gjithsej | 178,112 |
Emri i banorëve | Prizrenas |
{{{postal_code_type}}} | 20000 |
Faqja zyrtare | Komuna Prizren |
Territori i Komunës së Prizrenit me së shpeshti quhet: Ana e Prizrenit ose Bazeni i Prizrenit e më rrallë Rrafshi i Dukagjinit. Kufizohet me Komunat e Gjakovës, Rahovecit, Therandes, Shtërpces dhe Sharrit si dhe me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut (Iliridën).
Pak histori
RedaktoTë dhënat arkeologjike lënë të kuptojnë, se ky territor ishte i banuar që nga antikiteti, kur njihej me emrin Theranda e në këtë trevë banonte një popullsi Dardane. Gjatë shek XI ishte qendër e rëndësishme qytetare, më 1019 Prizreni ishte seli e ipeshkevisë të perandorisë Bizantine. Gjatë shek XII-XIV u vendosën në këto treva pjesëtarët e popullsisë sllave. Në kohën e sundimit të mbretërve Dushan dhe Urosh, Prizreni që herë pas here selia e mbretërive të tyre.
Kushtet historike në periudhat e më hershme, pozita relativisht jo e mirë në raport me qendrat kryesore të komunikacionit dhe të konsumit, gjithashtu hapja jo e mjaftueshme me rajonet fqinje, Shqipërinë, Malin e zi, Iliriden, kanë bërë që Prizreni nuk i ka shfrytëzuar në mënyrë të mjaftueshme përparësit që i ka nga përbërja pedologjike e tokës, kushtet klimatike të klimes mesdhetare dhe kushtet hidrologjike për zhvillimin e bujqësisë dhe kushtet natyrore për zhvillimin e aktiviteteve turistike dhe rekreative. E gjithë kjo ka ndikim në strukturën ekonomike të Prizrenit. Profili fizik jep shenja që hapja e lidhjeve të komunikacionit me këto regjione fqinje është një nga qëllimet kryesore në strategjin e zhvillimit.
Gjeografia e demografia
RedaktoGjendet në lartësi mbidetare rreth 400 metra dhe disa maje të Sharrit kalojnë lartësinë 2000m të lartësis mbidetare. Klima e qytetit është jashtëzakonisht e Ilojllojshme. Në viset e ulta për shkak të ndikimit të klimës mesdhetare dhe verave shumë të nxehta të korrurat janë nder të parat në Europën juglindore me përparsit e pakrasuheshme për kulturat bujqsore: Hardhija e Rrushit, pemët dhe perimet. Në viset malore, dominon klima e alpeve, për q'arsye deri në qershor nëpër gropa mbeten sasit e debores me q'rast në mes të verës mund të zbardhohen majet e maleve. Pozita regjionalo-gjeografike e Prizrenit më së miri mund të shqyrtohet me analizën e pozitës së tij në relacion me Kosovën, rrafshin e Dukagjinit dhe rrafshin e Lumbardhit. Kosova përbëhet prej fushave të Kosovës dhe Dukagjinit. Ato janë të rrethuara pothuaj nga të gjitha me bjeshkë të larta dhe paraqesin një tërësi të ndarë qartas. Fushat e Kosovës dhe Dukagjinit janë në pjesën e mesme të gadishullit Ballkanik. Kosova dhe me të edhe rrethi i Prizrenit ka karakter tranzit ndërmjet regjioneve Panonike dhe Pontike në njërën anë dhe regjionit të Egjeut-Adriatikut në anën tjetër.
Këto lidhje tranzite mundësuan fushat, rrafshet e lumenjve dhe kalimet mai. Gre ndërmjet tyre në të cilat si lidhje natyrore të lëvizjes së lehtë ishin dhe janë rrugët e komunikacionit. Komuna e Prizrenit në veri kufizohet me komunat e Therandes dhe Rahovecit, në jug me komunën e Sharrit, në lindje me komunën e Shtërpcës dhe në perëndim me kufirin e Republikës së Shqipërisë.
Ekonomia
RedaktoEkonomia e komunës së Prizrenit është kryesisht bazuar në bujqësi, tregti, ndërtim dhe përpunimit të ushqimit - të gjitha ndërmarrje private. Ka disa 5,200 biznese të regjistruara private që operojnë në komunë.
Ky Iloj i konfiguradonit krijon parakushte për pasuri dhe ne resurset tjera, si:
- Në bazë të sasisë së ujit është një ndër vendet më të pasura.
- Kjo pozitë krijon të gjitha parakushtet për zhvillimin e kulturave bujqesore, blegtorisë, industrisë ushqimore dhe të turizmit në bazë të modelit të Austrisë, Sllovenisë, Zvicrës.
- Përmes anës së Prizrenit kalon rruga më e shkurter qe bashkon pjesën qendrore të gadishullit Ballkanik me detin Adriatik. Kjo rrugë, e dia për arsye politike nga e kaluara sot nuk ka rëndësi aq të madhe, është një rast i mire që me valorizimin e saj te shfrytzohen të gjitha përparsit e saj, duke mare parasysh që në të kaluarën ka pas ndikim primar në zhvillimin e Prizrenit.
- Bujqësia
- Agrobiznesi
- Prodhimi i Verës
- Shoqatat Afarsite
Demografia
Redakto- Artikulli kryesor: Ardhacakët në Komunën e Prizrenit
Përbërja etnike | |||||||||||||
Viti/Etnia | Shqiptarë | % | Boshnjakë | % | Serbë | % | Turq | % | Romë | % | Të tjerë | % | Total |
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
1970 | 141.591 | 9.890 | 9.950 | 7.227 | 4,1 | 3.963 | 1.259 | ||||||
1998 | n/a | n/a | 38.500 | n/a | 8.839 | n/a | 12.250 | n/a | 4.500 | n/a | n/a | n/a | n/a |
Jan. 2000 | 192.531 | 80,9 | 9.500 | 8,9 | 258 | 0,1 | 12.250 | 5,2 | 4.500 | 1,9 | n/a | n/a | 236.000 |
Mars 2001 | 181.748 | 81,9 | 22.000 | 9,9 | 252 | 0,1 | 12.250 | 5,5 | 5.424 | 2,4 | n/a | n/a | 221.674 |
maj 2002 | 182.000 | 79,6 | 29.369 | 12,8 | 197 | 0,09 | 11.965 | 5,2 | 4.400 | 1,9 | 550 | 0,25 | 228.481 |
dhjetor 2002 | 180.176 | 81,6 | 21.266 | 9,6 | 194 | 0,09 | 14.050 | 6,4 | 5.148 | 2,3 | n/a | n/a | 221.374 |
Burimi: For 1991: Census data, Federal Office of Statistics in Serbia (figures to be considered as unreliable). 1998 and 2000 minority figures from UNHCR in Prizren, January 2000. 2000 Kosovo Albanian figure is an unofficial OSCE estimate January-March 2000. 2001 figures come from German KFOR, UNHCR and IOM last update March 2, 2001. May 2002 statistics are joint UN, UNHCR, KFOR, and OSCE approximations. December 2002 figures are based on survey by the Local Community Office. All figures are estimates. Ref: OSCE (PDF Arkivuar 17 tetor 2015 tek Wayback Machine/HTML Arkivuar 12 nëntor 2014 tek Wayback Machine) |
Vendbanimet
RedaktoRënditja | Emri | Nr.i banorëve | Meshkuj | Femra | Shqiptar | Serb | Turq | Boshnjak | Rom | Ashkali | Goran | Të tjerë. | |
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
1 | Prizreni | 180,119 | 101,166 | 72,958 | 47 | 8,833 | 4,914 | 2,666 | 800 | 576 | 204 | ||
2 | Arbanë | 25,175 | 14,500 | 10,675 | 4,816 | 0 | 0 | 220 | 172 | 186 | 0 | 2 | |
3 | Lubizhdë | 5,982 | 3,058 | 2,924 | 4,224 | 5 | 237 | 1,286 | 48 | 0 | 75 | 107 | |
4 | Zhur | 10.000 | 2,974 | 2,935 | 5,903 | 0 | 0 | 6 | 0 | 0 | 0 | 0 | |
5 | Korishë | 5,279 | 2,705 | 2,574 | 5,279 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | |
6 | Gjonaj | 4,818 | 2,431 | 2,387 | 4,812 | 1 | 0 | 4 | 0 | 1 | 0 | 0 | |
7 | Hoçë e Qyteti | 3,410 | 1,681 | 1,729 | 3,409 | 0 | 0 | 1 | 0 | 0 | 0 | 0 | |
8 | Romajë | 2,747 | 1,377 | 1,370 | 2,747 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | |
9 | Lubizhdë e Hasit | 2,719 | 1,410 | 1,309 | 1761 | 2,719 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | |
10 | Piranë | 2,417 | 1,255 | 1,162 | 2,216 | 0 | 0 | 0 | 0 | 201 | 0 | 0 | |
11 | Kushnin | 2,110 | 1,048 | 1,062 | 2,110 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | |
12 | Lubinjë e Epërme | 1,925 | 981 | 944 | 0 | 0 | 0 | 1873 | 0 | 0 | 1 | 51 | |
13 | Zym | 1,782 | 920 | 862 | 1782 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | |
14 | Vlashnjë | 1,700 | 848 | 852 | 1,699 | 0 | 0 | 1 | 0 | 0 | 0 | 0 | |
15 | Atmaxhë | 1,685 | 867 | 818 | 1684 | 1 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | |
16 | Krajk | 1,676 | 872 | 804 | 1,676 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | |
17 | Lubiqevë | 1,602 | 779 | 823 | 1602 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | |
18 | Poslishtë | 1,520 | 740 | 780 | 1520 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | |
19 | Billushë | 1,495 | 781 | 714 | 1493 | 0 | 0 | 2 | 0 | 0 | 0 | 0 | |
20 | Nashec | 1,379 | 717 | 662 | 1,379 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | |
21 | Gërnçar | 1,318 | 665 | 653 | 27 | 0 | 6 | 1,285 | 0 | 0 | 0 | 0 | |
22 | Lubinjë e Poshtme | 1,227 | 609 | 618 | 32 | 0 | 0 | 1178 | 0 | 0 | 0 | 17 | |
23 | Lutogllavë | 1,218 | 630 | 588 | 1218 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | |
24 | Petrovë | 1,194 | 605 | 589 | 1,914 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | |
25 | Shpenadi | 1,168 | 614 | 554 | 432 | 1089 | 0 | 0 | 0 | 58 | 0 | 0 | |
26 | Landovicë | 1,149 | 581 | 568 | 1,038 | 0 | 0 | 1 | 0 | 110 | 0 | 0 | |
27 | Randobravë | 1,142 | 569 | 573 | 1142 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | |
28 | Mushnikovë | 1,133 | 580 | 553 | 939 | 47 | 0 | 143 | 0 | 0 | 0 | 4 | |
29 | Skorobishtë | 1,128 | 577 | 581 | 825 | 0 | 0 | 303 | 0 | 0 | 0 | 0 | |
30 | Manastiricë | 1,107 | 550 | 557 | 317 | 0 | 0 | 0 | 1106 | 0 | 0 | 1 | |
31 | Pllanjan | 1,104 | 582 | 522 | 298 | 13 | 4 | 7 | 1080 | 0 | 0 | 0 | |
32 | Karashëngjergj | 1,099 | 563 | 536 | 1097 | 2 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | |
33 | Mazrekë | 1,077 | 549 | 528 | 1,077 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | |
34 | Medvec | 1,062 | 529 | 533 | 1046 | 0 | 0 | 0 | 0 | 16 | 0 | 0 | |
35 | Reçan | 951 | 478 | 473 | 3 | 0 | 2 | 944 | 0 | 0 | 0 | 2 | |
36 | Krushë e Vogël | 937 | 421 | 516 | 923 | 0 | 0 | 0 | 0 | 15 | 0 | 0 | |
37 | Grazhdanik | 884 | 442 | 442 | 879 | 0 | 0 | 0 | 2 | 3 | 0 | 0 | |
38 | Kabash i Hasit | 882 | 459 | 423 | 881 | 0 | 0 | 1 | 0 | 0 | 0 | 0 | |
39 | Caparc | 848 | 436 | 412 | 820 | 0 | 0 | 0 | 0 | 28 | 0 | 0 | |
40 | Zojz | 828 | 412 | 416 | 813 | 0 | 0 | 0 | 0 | 15 | 0 | 0 | |
41 | Shkozë | 788 | 405 | 383 | 785 | 0 | 0 | 2 | 0 | 0 | 1 | 0 | |
42 | Malësi e Re | 742 | 394 | 348 | 742 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | |
43 | Pouskë | 684 | 367 | 317 | 0 | 0 | 0 | 684 | 0 | 0 | 0 | 0 | |
44 | Pllanejë | 681 | 341 | 340 | 681 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | |
45 | Sërbicë e Poshtme | 674 | 351 | 323 | 602 | 0 | 0 | 2 | 39 | 31 | 0 | 0 | |
46 | Vërmicë | 661 | 327 | 334 | 661 | 430 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | |
47 | Dedaj | 619 | 318 | 301 | 616 | 0 | 3 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | |
48 | Nebregoshtë | 579 | 288 | 291 | 2 | 0 | 0 | 577 | 0 | 0 | 0 | 0 | |
49 | Lukinaj | 558 | 297 | 261 | 558 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | |
50 | Muradem | 515 | 270 | 245 | 515 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | |
51 | Kojushë | 509 | 264 | 245 | 506 | 0 | 0 | 0 | 0 | 3 | 0 | 0 | |
52 | Dobrushtë | 495 | 262 | 233 | 495 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | |
53 | Velezhë | 460 | 243 | 217 | 460 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | |
54 | Jeshkovë | 434 | 223 | 211 | 434 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | |
55 | Tupec | 398 | 202 | 196 | 398 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | |
56 | Smaç | 375 | 190 | 185 | 374 | 1 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | |
57 | Jabllanicë | 351 | 177 | 174 | 0 | 0 | 1 | 346 | 0 | 0 | 0 | 0 | |
58 | Llokvicë | 339 | 173 | 166 | 1 | 5 | 0 | 333 | 0 | 0 | 0 | 0 | |
59 | Novosellë | 309 | 167 | 142 | 17 | 0 | 0 | 243 | 0 | 0 | 0 | 49 | |
60 | Gornjasellë | 292 | 152 | 140 | 12 | 9 | 0 | 268 | 0 | 0 | 0 | 3 | |
61 | Gorozhup | 290 | 144 | 146 | 289 | 0 | 0 | 1 | 0 | 0 | 0 | 0 | |
62 | Sërbicë e Epërme | 179 | 88 | 91 | 179 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | |
63 | Drajçiq | 151 | 70 | 81 | 30 | 26 | 0 | 95 | 0 | 0 | 0 | 0 | |
64 | Trepetnicë | 138 | 68 | 70 | 133 | 0 | 0 | 0 | 0 | 5 | 0 | 0 | |
65 | Leskovec | 134 | 67 | 67 | 134 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | |
66 | Struzhë | 42 | 60 | 102 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | |
67 | Novak | 88 | 47 | 41 | 57 | 31 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | |
68 | Sredskë | 69 | 40 | 29 | 9 | 58 | 2 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | |
69 | Milaj | 37 | 19 | 18 | 37 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | |
70 | Lez | 2 | 1 | 1 | 2 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | |
71 | Dojnicë | - | - | - | - | - | - | - | - | - | - | - | |
72 | Kabash | - | - | - | - | - | - | - | - | - | - | - | |
73 | Kushtendil | - | - | - | - | - | - | - | - | - | - | - | |
74 | Kobajë | - | - | - | - | - | - | - | - | - | - | - | |
75 | Vërbiçan | - | - | - | - | - | - | - | - | - | - | - | |
76 | Zhivinjan | - | - | - | - | - | - | - | - | - | - | - | - |
Rënditja | Emri | Nr.i banorëve | Meshkuj | Femra | Shqiptar | Serb | Turq | Boshnjak | Rom | Ashkali | Goran | Të tjerë. |
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Gjithsej | Zona Urbane | 94,517 | 46,884 | 47,633 | 75,966 | 47 | 8,833 | 5,134 | 2,838 | 983 | 578 | 135 |
Gjithsej | Zona Rurale | 83,264 | 42,292 | 40,972 | 70,133 | 190 | 258 | 11,762 | 61 | 532 | 77 | 251 |
Gjithsej | name e Prizrenit | 177,781 | 89,176 | 88,605 | 146,099 | 237 | 9,091 | 16,896 | 2,899 | 1,518 | 655 | 386 |
Arsimi
RedaktoNë Komunën e Prizrenit ka 48 shkolla fillore me 29.879 nxënës dhe 1.565 mësues, gjashtë shkolla të mesme me 9.397 nxënës dhe 504 mësues, ndërsa kopshtet janë private. Në qytetin e Prizrenit është një universitet publik që ofron ligjërata në gjuhën shqipe, boshnjake, dhe turke.
Kultura
RedaktoShiko dhe Objektet fetare në Prizren
Prizreni ndër shekuj njihet si qytet i kulturës dhe i traditës. Qysh në shek. XV-XVI, Prizreni filloi të kultivojë vlera origjinale. Në këtë kohë u hap biblioteka e parë në Kosovë (nga Suzi Qelebia). Si një qytet me larmi kulturash, ishte qender jo vetem e kulturës shqiptare, por edhe të popujve tjerë që jetonin në këtë rajon.
Punimet artizanale të zejtarëve prizrenas janë të njohura edhe sot për vlerat e tyre të larta. Arkitektura orientale e bën sot Prizrenin qytetin më të bukur dhe më të vizituar në Kosovë. Pjesa e vjetër e qytetit ende është në stilin e shekujve të kaluar, ndërsa Kalaja antike i rri mbi kokë, duke ja rritur bukurinë gjithë këtij peisazhi.
Qysh pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e sidomos gjatë shek. XX Prizreni u bë qendër kulturore e gjithë rajonit të Kosovës.
Shkollat e para te pergjitheshme, por edhe ato te profilizuara u hapen në Prizren. Shoqerite kulturore, sic është SHKA "Agimi" e mbajten te gjalle vazhdimisht jeten kulturore të qytetit. Këtë primat kulturor e forconte edhe roli i kryeqytetit te Kosoves, që Prizreni e kishte deri ne vitin 1947.
Edhe gjatë kohes se okupimit (1981-1999) kultura prizrenase mbijetoi, megjithese me veshtiresi te shumta. Festivali i kenges se vjeter qytetare "Zambaku i Prizrenit" për çdo vit mbledh kengetar nga te gjitha trojet Shqiptare. "DOKUFest" është nje festival nderkombetar i filmit dokumentar, i cili viteve te fundit ka fituar reputacion te madh edhe jashte Kosoves.
Pas luftës shume aktivitete u ringjallen, por megjithate në krahasim më të kaluaren, qyteti i Prizrenit është perfshire ne "semundjen mbarekosovare" ku kultures po i kushtohet shume pak kujdes.
Para masave të dhunëshme serbe të viteve 1981-1999 dhe Lufta e Kosovës, komuna e Prizrenit ka pasur 7 biblioteka publike me gjithsejtë 82.293 libra. Biblioteka kryesore në Prizren ka pasur 54.462 libra, ndërsa degët në Velezhë, Zhurë,Therandë, Lubizhdë dhe Mamushë kanë pasur 27.831 libra. Megjithë faktin se edhe Prizreni ka qenë në gjendje lufte, fatmirësisht, bibliotekat kanë mbijetuarr nga shkatërrimi. Por gjërat e bibliotekave në Zhurë, Zymë dhe Mamushë kanë qenë shpënë në bibliotekën kryesore dhe ato ende nuk janë vënë në punë.
Politika
RedaktoPrizreni ka të zhvilluar strukturen politike sikurse pjesa tjeter e Kosoves. Partite me te medha Shqiptare te Kosoves janë të perfaqesuara ne Kuvendin Komunal, ku perqindjen më të madhe e ka PDK, para LDK-se dhe AAK-se. Por politika prizrenase ka nje karakteristike tjeter: në kёtё qytet janë të bazuara dy partite me të medha te minoriteteve ne Kosove, atij Turk dhe Bosanë, të cilat ne KK te Prizrenit janë te perfaqesuara ne perqindje me te larte sesa ne nivelin qendror.
Të tjera
Redakto- Telekomunikacioni
- Transporti
Prizreni është ure lidhese ne mes te Kosoves dhe Shqipërise, si për fushen e Kosoves ashtu edhe për Rrafshin e Dukagjinit.
- Ushtria
Gjate luftes se fundit ne Kosove, edhe rajoni i Prizrenit ka qene i perfshire nga luftimet. Shume njesi te UÇK-se kane operuar ne kete zone e cila është quajtur "Zona Operative e Pashtrikut".
- Pushime
Prizreni është rajoni me turistik ne Kosove, si brendia e qytetit, ashtu edhe rrethinat e tij. Stili i vjeter i ndertimit dhe ruajtja e ketyre vlerave i japin pushuesit shume atraksione qё pak vende tjera ne Kosove mund ti ofrojne. Vende te vitueshme jane kompleksi muzeal i Lidhjes se Prizerenit, xhamia nё qender tё qytetit si edhe kisha katolike ku ndodhet piktuare e Huniadit dhe e Senderbeut. Gjithashtu, afersia mё malin e Sharrit (Prevallë dhe Brezovicë) por edhe komplekset te restoranteve dhe hoteleve tё Vermices, e bejne Prizrenin qytetetin me te populluar ne Kosove, sidomos gjate festave.
Shih edhe
RedaktoBurim i të dhënave
RedaktoLidhje të jashtme
Redakto- KK Prizren
- Sofra Prizrenase - Faqe Prizrenase
- IFLA - International Federation of Library Associations and Institutions Arkivuar 15 tetor 2008 tek Wayback Machine - raport para dhe pas luftës - anglisht
Stema e shtetit |
|
Punoi:Altin Hoxha Instagram:@thereal_skifteri
Link Instagram: