Zvicra

shtet në Evropë
(Përcjellë nga Schweiz)
Konfederata Zvicerane
Schweizerische Eidgenossenschaft
Confédération suisse
Confederazione Svizzera
Confederaziun svizra
Flamuri i Zvicrës Stema e Zvicrës
Flamuri Stema
Himni kombëtar: Schweizerpsalm
noicon
 
Situata e Zvicrës
Situata e Zvicrës
 
Kryeqyteti Berna
Qyteti më i madh Zyrihu
Gjuha zyrtare gjermanishtja, frëngjishtja, italishtja, gjuha romançe
Forma e qeverisë Sistem Direktorial
Pavarësia
1 gusht 1291
Sipërfaqja Vëndi i 136-të
41 285 km²
Popullsia
 • totale
 • dendësia
Vëndi i 95-të
8 112 200 (2013)
196 banorë/km²
PBB (2011)
 • totale
 • për banor

636 miliardë dollarë
81 161 dollarë
IZHNJ (2012) 0.913
Monedha Franga zvicerane
Zona kohore
 • në verë
UTC+1
UTC+2
Kodi i internetit .ch
Prefiksi telefonik +0041
Kodi ISO 3166-1 CH, CHE

Zvicra (gjermanisht Schweiz; frëngjisht Suisse; italisht Svizzera; romançe Svizra), zyrtarisht Konfederata Zvicerane (gjer. Schweizerische Eidgenossenschaft: frëngj. Confédération suisse; ital. Confederazione Svizzera; rom. Confederaziun svizra) është një shtet pa dalje në det në Evropën Qendrore. Ajo kufizohet në veri me Gjermaninë, në lindje me Austrinë dhe Lihtenshtajnin, në jug me Italinë dhe në perëndim me Francën. Zvicra është e ndarë gjeografikisht midis Alpeve, Pllajës Zvicerane dhe Xhurës, që përfshin një sipërfaqe prej 41 285 km2. Ndërsa Alpet zënë pjesën më të madhe të territorit, popullsia zvicerane prej rreth 8 milionë banorësh është e përqendruar kryesisht në Pllajë, ku ndodhen qytetet më të mëdha. Midis tyre janë dy qendrat globale dhe ekonomike, Zyrihu dhe Gjeneva.

Konfederata Zvicerane është krijuar më 1 gusht 1291, që festohet çdo vit si Dita Kombëtare e Zvicrës. Vendi ka një histori të gjatë të neutralitetit ndaj luftrave. Zvicra nuk ka qenë në gjendje lufte ndërkombëtarisht që nga viti 1815 dhe nuk iu bashkua Kombeve të Bashkuara deri në vitin 2002. Megjithatë ajo ndjek një politikë të jashtme aktive dhe është e përfshirë shpesh në proceset për vendosjet e paqes nëpër botë. Zvicra është vendlindja e Kryqit të Kuq, dhe në të kanë selitë organizata të shumta ndërkombëtare, përfshirë edhe zyrën e dytë më të madhe të OKB-së. Në nivelin evropian, Zvicra është një anëtar themelues i Shoqatës Europiane të Tregtisë së Lirë dhe është pjesë e zonës Shengen, edhe pse nuk është anëtare e Bashkimit Europian dhe Zonës Ekonomike Europiane.

Zvicra ndodhet në kryqëzimin e Europës gjermanike dhe romane dhe përbëhet nga katër rajone kryesore gjuhësore dhe kulturore: gjermane, franceze, italiane dhe romanshe. Prandaj zviceranët, edhe pse mbizotërojnë gjermanisht-folësit, nuk formojnë një komb në kuptimin e një etnie të përbashkët apo gjuhës. Ndjenja e fortë e Zvicrës e identitetit dhe komunitetit është krijuar mbi një sfond të përbashkët historik, vlera të përbashkëta të tilla si, federalizmi dhe demokracia e drejtpërdrejtë dhe simbolizmi alpin.

Zvicra renditet lart në disa parametra të performancës kombëtare, duke përfshirë transparencën e qeverisë, liritë civile, konkurrencën ekonomike dhe zhvillimin njerëzor. Ajo ka pasurinë nominale për të rritur më të lartë në botë (pronësinë financiare dhe jo-financiare) sipas Crédit Suisse dhe është e teta për PBB për frymë në listën e FMN-së. Qytetarët zviceranë kanë jetëgjatësinë e dytë më të lartë në botë. Zyrihu dhe Gjeneva renditen ndër qytetet me cilësi më të lartë të jetës në botë.

Etimologjia

Redakto

Emri Switzer (shqip: Zvicër) vjen nga dialekti gjerman alemanik Schwiizer, në origjinë një banor i Schwyz-it dhe territorin të lidhur me të, një nga kantonet Waldstätten që formuan bërthamën e Konfederatës së Vjetër Zvicerane. Emri rrjedh si një eksonym, i aplikuar për trupat e Konfederatës. Zviceranët filluan ta përshtatin emrin për veten e tyre pas Luftës Svabiane të vitit 1499, e përdorur së bashku me termin për "Konfedratën", Eidgenossen (fjalë për fjalë: shokë të betuar), e përdorur që nga shekulli i 14-të.

Emri latin Confoederatio Helvetica u neologjizua dhe u fut gradualisht pas formimit të shtetit federal në 1848, duke u paraqitur në monedha që prej 1879, i gdhendur në Pallatin Federal në 1902 dhe pas 1948 u përdorur në vulën zyrtare. Ky rrjedh nga emri i Helvetive, një fis gal që jetonte në pllajën zvicerane para epokës romake. Helvetia shfaqet si një personifikim kombëtar i Konfederatës Zvicerane në shekullin e 17, me një dramë të vitit 1672 nga Johann Caspar Weissenbach.

Historia

Redakto

Lashtësia

Redakto

Zviceranët nuk janë një popull etnik apo një popull me një fe, gjuhë apo diçka të ngjashme që është karakteristike për kombet, por zviceranët janë një popull që si element të përbashkët kanë rregullimin politik në favor të tri shumicave. Zvicra është një konfederatë kantonesh disa prej të cilëve kanë histori 700-vjeçare.

Në vitin 58 p. e. s. fisi keltik i helvetikëve u sundua nga Jul Çezari në pjesën qendrore dhe perëndimore të Zvicrës dhe iu bashkangjit Perandorisë Romake, në vitin 15 p. e. s. u përhap perandoria edhe në pjesët lindore dhe alpine të fisit të retëve. Pas ikjes së romakëve në fillim të shekullit V, Zvicra mund të ndahej në katër rajone:

Mesjeta

Redakto

Në vitin 497 u sundua Alemania, në vitin 534 Burgundi, në vitin 539 Retia dhe në vitet 773/774 Lombardia nga Mbretëria Franke.

Dukati i Schwabenit u bë në shekujt XII/XIII në Perandorinë e Shenjtë Romake nga dinastia e Stauferve (1138 deri 1250) e rrëndësishme. Kështu në mesjetë, Zvicra i përkiste një kohë të gjatë kësaj perandorie. Por pushteti i perandorit nuk ndiheje fortë në këtë pjesë të perandorisë dhe kështu mund të formohejn vende të mëdha dhe të vegjël që mund të quheshin autonome.

Dhe kështu këto vënde, më saktë përfaqësuesit e tre kantoneve të Uri, Schwyz, Unterwalden, në vitin 1291 nënshkruan konfederatën, kështu që këto tre njësi administrative janë themelet e Zvicrës.

Në betejën në Morgarten në 15 nëntor të vitit 1315, Zvicra mundi armatën e Habsburgut dhe siguroi pavarësinë si Konfederata Zvicerane. Habsburgët i humbën deri në shekullin XV posedimet e tyre në Zvicër.

Në vitin 1353, tre kantonëve të para iu bashkangjitën kantoni i Glarusit dhe Zugit dhe qytetet shtete Lucerni, Zyrihu dhe Berna duke formuar "Tetë Vendet e Vjetra". Dhe më vonë në vitin 1481, Frajburgu dhe Solloturni u bënë pjesë të konfederatës. Me anëtarësimin e Shafhauzenit, Baselit dhe Appenzellit u riemërua Konfederata në "Trembëdhjetë Vendet e Vjetra".

Flamuri aktual i Zvicrës në mesjetë qe në përdorim afërsisht që nga viti 1500. Dhe poashtu në atë kohë banorët të asaj konfederate u quajtën për herë të parë Zvicerian – një emër që fillimisht u përdor vetëm për banuesit të Schwyzit në Zvicrën qendrore.

Reformimi dhe zgjerimi i shtetit

Redakto
 
Zhvillimi teritorial i Zvicrës

Reformimi protestant në shekullin XVI e ndau Zvicrën në aspektion fetar. Një pjesë e kantonëve me udhëheqjen e Zyrihut dhe me priftin e tij Huldrych Zwingli e kryej përtëritjen kishe, ndërsa kantonet në qendër të Zvicrës mbetën katolike.

Poashtu në atë shekull Kantoni Bern e sundoi vendin në brigjet e liqenit të Gjenevës. Por ky qe zgjerimi i fundit i madh i Zvicrës. Deri në vitin 1798, kufijtë e vendit nuk ndryshuan shumë.

Pas Luftës Tridhjetëvjeçare dhe Paqes Vestfale në vitin 1648, Zvicra mund të shkëputej përfundimisht dhe faktikisht nga Perandoria e Shenjtë Romake e Kombit Gjerman dhe u bë konfederatë e pavarur brenda botës shtetërore të Evropës.

Në vitin 1712 e fitojnë luftën protestantët kundër katolikëve dhe epërsia e kantonëve katolike mori fund përnjëherë.

Në shekullin XIX Zvicra është një nga vendet evropiane që përjeton zhvillimin industrial në ekonominë e saj dhe bëhet një nga shtetet më të industrializuara në kontinent. Absolutizmi epërson në shoqërinë zviceriane në atë kohë. Nga Gjeneva, Neuchâtel-i, Baseli dhe Zyrihu vijnë idetë të Iluminizmit.

Republika Helvetike dhe Kushtetuta Federale Zvicerane

Redakto

Nga viti 1798 deri 1814 Zvicra është e zënë nga francezët në krye me Napoleon Bonaparte, që e prishi konfederatën e vjetër dhe e shpalli Republikën Helvetike. Por e cila nuk mbijetoi gjatë dhe pas humbjes së Napoleonit në luftën e tij kundër despotizmit evropian u shkatërrua përfundimisht. Pas 1814 Zvicra pushtohet njësoj si para 1798: despotizmi dhe absolutizmi i disa fisëve e përcaktoi politikën e brendshme.

Nga viti 1815 deri 1830 Zvicra zhvillohet ekonomikisht shumë shpejt, por kufijtë, doganat dhe monedhat e kantonëve i pengojnë shtetit shumë në zhvillimin e tij. Poashtu në vitin 1815 në Kongresin e Vjenës, Zvicrës i njohet "neutraliteti i përjetshëm".

Në vitin 1847, luftohen kantonet katolike dhe liberale njëra-tjetrën për mosmarrveshjen e tyre në aspektin e pushtetit dhe sistemit politik. Liberalët kërkojnë një shtet me kushtetutë demokratike, por katolikët nuk e ndryshojnë mendimin e tyre dhe kërkojnë mbajtjen e sistemit e vjetër despotist. Fitoren e marrin liberalët dhe në vitin 1848 Kushtetuta Federale Zvicerane ngrihet në këmbë. Lufta si pasojë ka 130 persona të vdekur dhe 400 të plagosur. Është një nga luftat më të mëdha të Zvicrës. Zvicra për herë të parë është shtet federal me një demokraci përfaqësuese. Shteti i ri përbëhet nga 25 kantone dhe tre gjysmë-kantone dhe. Në vitin 1874, kushtetuta bën një revizion totale: e drejta e referendumit dhe elemente nga demokracia direkte hynë në fuqi. Në vitin 1891, i shtohet kushtetutës poashtu e drejta e iniciativës.

Në luftërat botërore Zvicra nuk merr pjesë, por organizata e Kryqit të Kuq (ide zviceriane) i ndihmon të plagosurit të luftës dhe e bën Zvicrën anëtare të luftës vetëm në aspektin human.

Gjeografia

Redakto
 
Pamje nga sateliti i territorit zvicerian

Zvicra është e vendosur në sistemin e maleve të larta të alpeve. Shpesh në literaturën gjeografike përmendet si shtet alpin. Zvicra për një kohë të gjatë ka qenë e izoluar, larg rrugëve kryesore dhe bënte kufirin natyror ndërmjet shteteve të Evropës Qendrore dhe atyre të detit Mesdhe. Pozita ndërmjetësuese ka imponuar nevojën e një lidhjeje më të mirë me shtete fqinje. Parakushtet e mira të luginave të tërthorta dhe të qafave malore kanë qenë elemente të rëndësishme të vendosjes së një rrjeti të rrugëve përmes së cilave Zvicra hapet ndaj shteteve të zhvilluara të Evropës. Roli tranzit i saj shprehet në gjysmën e dytë të shekullit XIX, në kohën kur kushtet teknike të komunikacionit ndërrohen në saje të revolucionit industrial. Rrugët bashkëkohore e bëjnë Zvicrën prej një shteti të izoluar dhe të varfër të jetë nyje e shumë rrugëve që lidhin Evropën Mesdhetare me atë Atlantike dhe Evropën e Mesme.

Pozita qendrore e Zvicrës, e vendosur në rrugët e rëndësishme ndërkombëtare, periudha e gjatë e neutralitetit të saj, peizazhet e natyrës së Alpeve, luginat e thella të lumenjve, zona e përshtatshme e pllajës e kanë bërë që ajo të jetë atraktive dhe shumë tërheqëse në suaza botërore. Nuk është e rastësishme vendosja e shumë organizatave ndërkombëtare pikërisht në Zvicër. Organizata Ndërkombëtare E Kryqit të KuqLozanë, Unioni Botërorë i PostaveBernë, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe e PunësGjenevë, bankat ndërkombëtare në Basel etj. janë vetëm disa nga funksionet që ajo kryen në suaza botërore.

Gjeografia e Zvicrës përfshin një larmi të madhe peizazhes dhe klimash në një zonë të kufizuar prej 41,285 kilometra katrorë, e cila shtrihet në të gjithë anën veriore dhe jugore të alpeve. Popullsia është rreth 8.1 milionë, gjë e cila rezulton në një dendësi popullsie mesatare rreth 195 njerëz për kilometër katror. Pjesa malore jugore e vendit është shumë më pak e populluar se gjysma veriore. Zvicra përmban tri zona kryesore topografike: alpet në jug, mesfushën qëndrore dhe malet Jura në veri. Alpet janë male të cilat shtrihen përgjatë pjesës jug-qëndrore të vendit, që përbën rreth 60% të sipërfaqes totale të vendit. Ndër luginat e larta të alpeve zvicerane gjenden shumë akullnaja, që arrijnë një sipërfaqe prej 1063 kilometra katrorë. Nga këto burojnë burimet e disa lumenjve të mëdhenj, të tilla si Rhein, Aare, Reuss, Inn, Ticino dhe Rhone, të cilat rrjedhin në katër drejtimet kryesore në të gjithë Evropën. Rrjeti hidrografik përfshin disa nga liqenet më të mëdha të ujërave të ëmbla në Evropën Perëndimore, ndër të cilat janë të përfshira liqeni i Gjenevës, liqeni i Bodenit dhe Liqeni Magjore. Zvicra ka më shumë se 1500 liqene, dhe përmban 6% të Evropës në ujë të freskët. Liqenet dhe akullnajat mbulojnë rreth 6% e territorit kombëtar.

Demografia

Redakto

Numri i popullsisë së tashme është 8.1 milionë banorë nga të cilët 24% janë të huaj. Një pjesë e madhe të "të huajve" e përbëjnë edhe shqiptarët. Jeta mesetare e njeriut është 84.7 vjet për femra dhe 80.3 vjet për meshkuj (viti 2011). Gjuhët zyrtare janë gjermanishtja, frëngjishtja, italishtja dhe gjuha romançe. Katolikët e përbëjnë 38.2% të popullsisë, protestantët 26.9% dhe 21.4% janë jo-fetarë (viti 2012).

Politika

Redakto
 
BundeshausiBernë është selia e qeverisë dhe parlamentit zvicerian

Sipas legjendës bashkësia e tillë zvicerane është krijuar më 1 gusht 1291. Për këtë shkak 1 gushti është ditë kombëtare (dita e pavarësisë) e Zvicrës.

Në politikën e jashtme Zvicra ndjekë rrugën e politikës neutrale dhe për këtë merret edhe si shtet "neutral". Në Kongresin e Vjenës1815, i garantohet neutraliteti i përhershëm. Është anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Këshillit Evropian, EFTA-së, WTO-së, por jo edhe anëtare e Bashkësisë së Evropës (BE).

Inicialet e shtetit janë: "CH", që nënkuptojnë shkronjat e para të emrit latinisht Confœderatio Helvetica.

Njësitë territoriale

Redakto

Konfederata zvicerane përbëhet nga 20 kantone dhe 6 gjysmë-kantone:

Kantoni Kryeqyteti Kantoni Kryeqyteti
  Aargau Aarau   *Nidwalden Stans
  *Appenzell Ausserrhoden Herisau   *Kantoni Obwalden Sarnen
  *Appenzell Innerrhoden Appenzell   Schaffhausen Schaffhausen
  *Basel-Landschaft Liestal   Schwyz Schwyz
  *Basel-Stadt Basel   Solothurn Solothurn
  Bernë Bern   St. Gallen St. Gallen
  Fribourg Fribourg   Thurgau Frauenfeld
  Gjenevë Gjeneva   Tiçino Bellinzona
  Glarus Glarus   Uri Altdorf
  Graubünden Chur   Valais Sion
  Jurë Delémont   Vaud Lozanë
  Luzernë Lucerne   Zug Zug
  Njushatëll Neuchâtel   Zyrih Zyrih

*Këto kantone njihen si gjysmë-kantone dhe përfaqësohen vetëm me një këshilltar (jo dy këshilltarë) në Këshillin e Shteteve Zvicerane.

Kantonet kanë një status të përhershëm kushtetues dhe në krahasim me situatën në vendet e tjera, një shkallë të lartë pavarësie. Sipas Kushtetutës Federative, të gjitha 26 kantonet janë të barabartë në status. Secili kanton ka Kushtetutën e tij dhe parlamentin, qeverinë dhe gjykatat e tij. Megjithatë, ekzistojnë dallime të konsiderueshme midis kantoneve të veçanta, veçanërisht në aspektin e popullsisë dhe zonës gjeografike. Popullsitë e tyre ndryshojnë midis 15.000 (Appenzell Innerrhoden) dhe 1.253.500 (Zyrih), dhe sipërfaqet e tyre midis 37 km² (Basel-Stadt) dhe 7.105 km² (Graubünden). Kantonet përfshijnë një total prej 2485 komunat. Brenda Zvicrës ka dy enklava: Büsingen që i takon Gjermanisë, Campione d'Italia që i takon Italisë.

Ekonomia

Redakto

Zvicra ballafaqohet me shumë probleme, në radhë të parë me mungesën e lëndëve të para për industri, me kushte jo të favorshme natyrore në të cilin relievi malor përfshin 2/3 e sipërfaqes së shtetit me klimë të ashpër dhe me dendësi të vogël të popullsisë, sidomos në kompleksin malor të Alpeve. Edhe pse Zvicra ka kushte të kufizuara të zhvillimit ekonomik, ajo për të ardhurat nacionale të përgjithshme për kokë të banorit, me 44.350 dollarë, është pas Luksemburgut në vendin e dytë në botë. Është befasuese fakti se si ka arritur një zhvillim të tillë në një ambient jo aq të volitshëm. Pa dyshim, faktorët shoqërorë janë ata më esencialë të cilët kanë ndikuar në transformimin e rrethit gjeografik. Nëpërmjet kuadrit kualifikues të punëtorëve Zvicra ka mundur të zhvilloi industrinë precize që nuk ka pretendime të mëdha në lëndët e para. Me ndërtimin e rrugëve, tuneleve, urave, hoteleve, vendet për pushime rekreacion, çdo pjesë e saj, pa marrë parasysh lartësinë, mund të vizitohet.

Turizmi dhe roli transit i saj janë dy shtylla të rëndësishme të ekonomisë. Intensifikimi i ka gjetur mbështetje në potencialin energjetik të shfrytëzuar prej lumenjve. Mirëpo, për një zhvillim të vazhdueshëm të ekonomisë pa dyshim ka ndikuar statusin e saj neutral prej vitit 1815. E kursyer prej shkatërrimeve të dy luftërave botërore, papasur për pasojë fuqinë tërheqëse të kapitalit të jashtëm, i cili ka kërkuar siguri në investimet e veta.

Bazën ekonomike e bën industria e cila karakterizohet për konceptimin e kapitalit sipas degëve. Kështu, në industrinë e aluminit është monopoli Alusisse, në industrinë e makinave – Orlikon, në industrinë ë orëve – Longine dhe Omega, etj. Vlera e prodhimtarisë industriale është dyfishuar në periudhën e fundit, sidomos zhvillim më intensiv kanë shënuar industria kimike, e makinerisë, e orëve dhe elektronika.

Lidhje të jashtme

Redakto
  Commons: Zvicra – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale