Brezna (Sharr)

fshat në Kosovë
(Përcjellë nga Brezne)

Brezna është një vendbanim në komunën e Sharrit (njëherit pjesë e rajonit të Opojës) në Prizren, Kosovë. Fshati është në jug të Kosovës dhe ka 640 shtëpi dhe afër 3000 banorë. Në fshat gjendet edhe një liqe që quhet Liqeni i Breznës.

Brezna
Fshat
Pamje nga fshati
Pamje nga fshati
Koordinatat: 42°07′24″N 20°37′57″E / 42.1233333°N 20.6325°E / 42.1233333; 20.6325
RajoniPrizren
KrahinaOpojë
Qeveria
 • TrupiKomuna e Sharrit
Lartësia mbidetare
1.020 m (3,350 ft)
Popullsia
 (2011)[1]
1.990
Emri i banorëveBrezjan

Gjeografia

Redakto
 
Pamje nga Liqeni i Breznes

Fshati Breznë shtrihet në anën e djathtë të rrugës Prizren-Dragash në një largësi rreth 25 km nga Prizreni, në vendin e quajtur Llopushnik, në anën e djathtë në drejtim të lindjes, rruga ndahet për në fshat, përndryshe fshati shtrihet rrëzë malit të Koritnikut i kthyer nga malet e Sharrit me lartësi mbidetare që fillon nga 950 metra në Llopushnik dhe arrinë deri në 1050 metra tek shkolla e fashtit.

Brezna është e rrethuar me male të larta. Në perendim ndodhet mali Koretniku kurse në lindje ndodhen Malet e Sharrit.

Fshati ndahet në katër lagje. Ato quhen: Mahalla e Epërme, Mahalla e Midisit, Mahalla e Poshtme dhe Mahalla e Fushës. Mahalla e Eperme është lagja më vjetër, kështu që shtëpit janë të ndërtuara në shpat të Malit të Koretnikut. Mahalla e mesme dhe e poshtme gjithashtu gjenden në pjesën e vjetër të fshatit ku formojnë si tërësi një fshat mjaft të dendur.

Në kohën e fundit shtëpit e reja kanë filluar të ndërtohen anash rrugës për në Fushe ku edhe tendenca e tërë banorëve të fshatit është që të ndërtojn objekte në këtë pjesë të fshatit ose të migrojnë.

Kushtet ekzistenciale dhe pasuritë natyrore

Redakto

Bukurit natyrore janë dominante në disa pjesë të fshatit Brezne. Liqeni i Breznës është njera nga bukurit e rralla. Bukurit e natyrës përballë bjeshkëve të sharrit janë peisazh i lakmueshëm për çdo vizitor.

Të gjitha pamjet e natyrës në fshatin brezne janë bukuri të rralla.

Demografia

Redakto

Fshati gjithësej ka 250 familje me mbi 3000 banorë. Karakteristikë e këtij fshati është migrimi shumë i madhë në një peridhë gati një shekullore.

Fillimisht Brezjanët kan migruar në disa qytete në Bosnjë e Hercegovinë (në vitet 80 kanë qenë mbi 80 familje me qëndrim të përkoshëm dhe të punësuar në Bosnje e Hercegovinë, kreysisht ata kanë hapur bizneset e tyre si ëmbëltore, kuzhina etj.). Pas kësaj periudhe, në vitet 1980-1990 një pjesë tjetër kanë migruar në Beograd dhe në shtetet e Evropës perëndimore, për të punuar për rritjen e standardit të jetesës në familjet e tyre. Traditë e Brezjanëve ka qenë sigurimi i të ardhurave dhe rritja e të hyrave financiare të familjes apo ndryshe që njihet "Gurbet".

Në shtetet e Evropës perëndimore nga fshati Brezne pjesa dërmuese e familjeve dhe individëve gjenden në: Austri, Zvicër, Gjermani, Francë, Suedi, Norvegji, Danimarkë, Angli, Itali, Amerikë, Australi, Slloveni etj.

Dyndjet më të mëdha nga ky fshat janë bërë në Prizren si vendbanim urban më i madhë në afërsi. Numërohen afro 100 familje që kanë migruar në këtë qytet.

Ekonomia

Redakto
 

Tokat bujqësore janë shumë pjellore, të pasura me kullosa. Blegtoria është degë me rëndësi për shvillimin e këtijë sektori dhe shumica e familjeve kultivojnë bagëti nga të cilat edhe i krijojnë burimet financiare për familjet e tyre.

Infrastruktura rrugore, kanalizmi dhe uji i pijes

Redakto

Infrastruktura e fshatit është mesatare, por e përshtatshme për nevojat e ditëve të sotme.

Projekti më madhorë në këtë fshat është bërë në vitin 2006 ku është asfaltuar rruga e fshatit nga Llopushniku deri të shkolla dhe deri në Lamën e Perkaqit nga Mëhalla e Epërt me gjatësi të përgjithëshme prej 2500 metra. Nga viti 2010 rrugët e fshatit janë strukturuar dhe ndërtuar në tërësi, që do të thotë se nuk ka asnjë rrugë që nuk është ndërtuar.

Ky projekt është kryer me ndihmën financiare të Unionit Evropian për Rindertim, që vlen të përmendet se ndihmën profesionale dhe morale e ka dhënë z. Esat Gashi, inxhenier i diplomuar, prandaj edhe banoret e fshatit Brezne i janë mirënjohës për këtë kontributë.

Kultura

Redakto

Arsimi dhe sporti

Redakto

Në fshat është shkolla fillore e ulet, ku nxanësit janë me prejardhje nga katundi, ndërsa ne Llapushnik te Breznës gjendet shkolla e mesme e ultë "Shaban Shabani" me nxënës nga fshatrat Brezne, Buqe dhe Pllave.

Numri i të arsimuarve në Fshatin Brezne është shumë i madhë. Që nga viti 1955 kanë dalë kuadro nga më të ndryshmet, siç janë: inxhinier, mjek, profesorë, historian, pedagogë etj. Shumica e këtyre kuadrove janë arsimuar edhe jashtë vendit.

Në mungesë të mjeteve financiare nuk ka arritur të formojë ndonjë grup apo trup amatore ose profesional artistik qofshin ato grupe dramatike, të valleve, recitatorëve etj. Në vitet e fundit, sidomos që nga viti 1970 ka filluar dukshëm të zhvillohet sporti. Disa sportdashës me shumë mund ka bërë përpjekje që të formojnë klubin e futbollit, që në trevat e Dragashit është pothuajse me i formësuar dhe më aktiv, duke i rradhitur sukseset një pas një.

Referime

Redakto
  1. ^ "Popullsia e komunës së Dragashit sipas vendbanimit dhe gjinis 2011". Agjencia e Statistikave të Kosovës. Marrë më 4 dhjetor 2024.

Lidhje të jashtme

Redakto