Buçë është një vendbanim në komunën e Sharrit, Kosovë. Buqe është një fshat në Kosovë, që bën pjesë në komunën e Prizrenit.

Buçë
Fshat

Historia

Redakto

Fshati Buqe besohet të jetë fshati më i ri në Krahinën e Opojës (fillimisht një ose dy familje të vendosura në trojet e Stampa:Fshatit Pllavë kah mesi dhe fundi i shekullit 16, 1550-1570), bën pjesë në anën perëndimore të kësaj krahine dhe kufizohet me fshatin Pllavë, Krahinën e Gorës Stampa:Republiken e Shqiprisë dhe fshatin Brezne. Është fshat malor, e ka të zhvilluar blegtorinë dhe pjesërisht bujqësinë, është fshat që ofron zhvillimin e turizmit malor. Nga maja më e lartë e fshatit Buçe mund të shihen të gjitha fshatrat e Krahinës së Opojës si dhe e gjithë Komuna e Prizrenit dhe Komuna e Kukësit. Në këtë fshat vërehen përmendore dëshmorësh. Aty ranë tre deshmorë (banorë vendës) në luftën mes mes forcave të UÇK-së (Ushtria Çlirimtare e Kosovës) dhe forcave serbe në vitet 1998-1999. Në Krahinën e Opojës njihet "Beteja e Buçës", me ç'rast pati shkëmbim zjarri mes këtyre forcave dhe si pasojë pati një Komandant i forcave serbe të vrarë. Nga familjet e këtij fshati dallohen Familja Xhemaj (Xhemallarët), pastaj Familja Haliti (Halitallaret) etj. Karakteristikë e ketij fshati jane dy familje të ardhura nga fshati Pllavë, gjegjësisht nga fshati Brezne, që plotësisht janë integruar në këtë fshat. Gjithashtu ka pasur deri vonë një familje romësh, që është shpërngulur në Prizren, e cila familje ka qenë (dhe ende është) orkestra me "Cyrle dhe lodër" e dasmave tradicionale, që në Buçe kanë qenë shumë të rrespektuara, sidomos 12 vallet tradicionale të cilat janë kërcyer me shumë mjeshtëri nga banorët e tij. Ky fshat ka dhënë shumë emra valltarësh dhe artistë të njohur të kulturës shqiptare. Një ndër ta është edhe Xhemali Berisha koreograf i Ansamblit Kombëtar "Shota" në ditët e tija më të lavdishme (Plasmani në vendin e dytë në Dijon të Francës me shfaqjen e folklorit "Dasma e Opojës") etj. Në këtë fshat, deri në kohën e sotme (2011) nuk kanë ndodhur martesa brendaperbrenda banorëve të fshatit, edhe pse banorët për nga gjaku nuk janë të të njëjtit fis (siç tradicionalisht ka qenë zakon te shqiptarët). Pra i tërë fshati mund të konsiderohet si një familje e madhe.}}

Lidhje të jashtme

Redakto

Referime

Redakto