Myçybaba
Myçybabë është një vendbanim në komunën e Gjilanit, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrat Babaj dhe Muçaj.[1]
Myçybabë
Muçaj | |
---|---|
Fshat | |
Gjeografia
RedaktoShtrihet thellë në Malet e Karadakut. Vendbanim i tipit të shpërdarë, dhe përbëhet prej disa lagjeve të cilat pothuajse jan të boshatisura. Fshatarët e Muçibabës u detyruan të largohen nga fshati pas konfliktit me ushtrinë dhe policinë serbe.
Mikrotoponimet
RedaktoMikrotoponimet më karakteristike janë: Llapushnica, Shkoya, Kodra Dhelpnave, Kodra Lerojve, rrasa, Kodra e Madhe, Livadhi i Ladovës, Rrafshi i hamollëve, Vorri i Qikës, Te Kuiskaprei ( Ku është pre kujsia), te Livadhi i Madh, Kodra e Bokajve, Te Kroni i Ftoft, Kroni Bardhë, Kodra Xhamisë, Rrafshi Xhamisë, Katunishtë, Kroni Katunishtës, Lugi i Dacit, Te Osmani, Te Bira e Arushës, Puzllam, Bira Ozbacit, Udha Bugarit etj.[1]
Kultura
RedaktoPishtarët e arsimit
RedaktoPërsonalitete
RedaktoHistoria
RedaktoImer Myqybabaj, dëshmorë i Luftës së Myçiyabës 1945- Në rajonin e Gjilanit në Luftën e Dytë Botërore janë në një numër prej 8 mijë vetash, të cilit ishin ngritur në kryengritje kundër okupuesve të cilët kryenin vrasje, masakrime dhe keqtrajtim të shqiptarëve, derisa për javë të tëra lumenjtë në qytetin e Gjilani kishin ngjyrën e kuqe. Sot na bashkon 70 – vjetori i kryengritjes së madhe e cila jo vetëm në këtë pjesë të Kosovës, në këtë pjesë të Shqipërisë, në thirrjen për atdhe e për zot, u bashkuan burra e gra, për të luftuar pabarazinë dhe okupimin që u vendos. Jam i nderuar që sot në emër të gjithë qytetarëve të Gjilanit dhe në prezencë të përfaqësuesve më të lartë të presidencës së Shqipërisë dhe përfaqësuesve të tjerë, i ngulfatur nga emocionet, ndjenjat dhe respekti për ata që kanë sakrifikuar, që ti respektojmë dëshmorët, familjet e tyre, veteranët dhe të gjithë ata që kanë dhënë mundi, sakrificë dhe gjaku i tyre i njomë e i derdhur është bërë “nuri” – dritë për lirinë e shqiptarëve dhe lirinë e Kosovës. Ai gjak i cili nuk është legjendë, në Gjilan ka mbuluar lumenjtë e qytetit siç ka qenë Mirusha dhe lumenjtë tjerë, sepse për javë të tëra uji ka marrë ngjyrë të kuqe, ai gjak i cili ishte i fëmijëve, grave, burrave, të rinjve e të rejave që janë pushkatuar, masakruar, torturuar e ndëshkuar në mënyrën më të egër, sepse donin që Kosova të mbetet Shqipëri, pse donin që Kosova të ketë plisa të bardhë, pse donte që Kosova të jetë aty ku e ka vendin... me okupim për shqiptarët, andaj për këtë ata u kryengritën që të kenë lirinë. U kryengritën për tu treguar gjeneratave të ardhshme që nuk ka liri, u kryengritën për të dëshmuar qartë që lufta nuk ka përfunduar dhe për të lënë mesazhin me gjakun e tyre në dimrin e ferrit të vitit ’44 – ’45 në Gjilan[2].
Të rënët me 1944/45
RedaktoShih dhe këtë
RedaktoReferime
Redakto- ^ a b Osmani, Jusuf (2004). Dr. Jusuf Osmani, Vendbanimet e Kosovës 6, Gjilani (bot. Libri Shkollor, Prishtinë 2004). Prishtinë: Libri Shkollor. fq. 137. ISBN 9951-8547-5-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "70 VJETORI I PERKUJTIMIT ." Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 9 maj 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
Redakto
Bilinica | Bresalca | Bukoviku | Burinca | Capari | Cërnica | Çeliku | Demiraj | Dunavi | Gadishi | Godeni | Gumnishti | Haxhaj | Kishnapola | Kmetoci | Kokaj | Kravarica | Lipovica | Livoçi i Epërm | Livoçi i Poshtëm | Lladova | Llashtica | Lloca | Malisheva | Mireshi | Muçibaba | Nasala | Përlepnica | Pidiqi | Pogragja | Poneshi | Selishti | Sllakoci i Epërm | Sllakoci i Poshtëm | Sllubica | Stançiqi | Stublina | Shillova | Shurdhani | Terizijaj | Uglara | Velekinca | Vërbica e Kmetocit | Vërbica e Zhegocit | Vrapçiqi | Zhegra | Zhegoci
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Kosovës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |