Sfirca (serbisht: Свирце/Svirce) është fshat në komunën e Medvegjës, Serbi.

Sfircë
Fshat

Gjeografia

Redakto

Sfirca është një fshat kodrinoro-malor qe ndodhet ne Komunën e Medvegjes ne kufi me Kosovën, ne veri kufizohet me Banjen e Sijarines dhe Sijarinen, ne lindje kufizohet me fshatrat Rama Banje dhe Starabanje, ne perëndim kufizohet me Borocin dhe ne jug kufizohet me fshatin Sfircë ne Komunën e Dardanes. Ky fshat dhe Svirrca kane qene një, por u ndanë padrejtësisht ne Kongresin e Berlinit me 1878. Lartësia me e madhe mbidetare e këtij fshati është afër kufirit me Kosove-rreth 1075 m.Sfirca e Medvegjes ka nje siperfaqe rreth 22 km2.

Demografia

Redakto

Sipas regjistrimit serb të popullsisë së vitit 2002 Sfirca ka pasur 523 banor. Në vitin 1981 Sfirca kishte 1287 banor e që atëherë filloi të ulet numri i popullsisë përshkak të emigrimit të popullsisë në drejtim të Kosovës, si shkas situate e pasigurisë dhe shtypjes nga ana e pushtetit serb. Në këtë vendbanim në vitin 2002 ka pasur 344 banor të moshës madhore, ndërsa mosha mesatare e popullsisë ishte 32,8 vite. Në vendbanim kishte 109 ekonomi shtëpiake dhe mesatarja e anëtarëve të familjes ishte 4,6 anëtar. Ky vendbanim është krejtësisht i banuar nga popullsia shqiptare. Me dëbimin e shqiptareve nga Medvegja, tani ka mbetur një numër i vogël i shqiptareve edhe ne fshatin Sfircë. Ne rexhistrimin e vitit 2011 Sfirca doli se ka vetem 77 banor.

Statistikat

Redakto
Viti Banorë Grafiku
1948 1109
 
1953 1217
1961 1284
1971 1299
1981 1287
1991 368
2002 501
2011 77

Shih edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto