Zhegër është një vendbanim në komunën e Gjilanit, Kosovë.

Zhegër
Fshat
Map
Vehicle registration06

Gjeografia

Redakto

Zhegra ndodhet në juglindje të Kosovës, në trekëndëshin ndërmjet, Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë. E vendosur në Grykën e Karadakut, është e rrethuar nga kodra dhe male. Forma e saj e zgjatur (3.7 km), ndërsa në anën perëndimore ka një fushë pjellore. Fshati ndodhet 10 km në jug të Gjilanit, i lidhur me rrugën rajonale Gjilan-Kumanovë, e cila shtrihet në të dy anët e lumit Karadaku, dhe midis dy kodrave Gjergj-vigi dhe Kolë-vigi. Ka kushte të mira për bujqësi dhe blegtori. Pozicioni i saj i përshtatshëm gjeografik siguron qasje të mirë në qendrat e tjera të Kosovës dhe rajonit. Zonat kadastrale brenda bashkësisë lokale në Zhegër janë: Zhegra, Haxhaj, Demiraj, Selisht, Kurexhaj dhe Terziaj.

Etimologjiɑ

Redakto

Etimologjia e emrit është latinisht-shqip gjermanisht dhe vjen nga fjala "Seg/ra, Seger" që do të thotë siguri, sekret, ushtri/a, garda e rënë në kështjellën(at) e fitores së S'egrës. "Seges, Ager/ri" do të thotë të korrësh fusha që nuk janë (të zëna) - arat (të egra) për t'u mbjellë.

Zhegra përmendet për herë të parë midis viteve 1314 dhe 1316 në kartën e mbretit Milutin, dhe më vonë në një akt tjetër dhurimi, në vitin 1393, nga despoti serb Stefan Lazareviç, përmenden disa persona si dëshmitarë të Gjyqit me rastin e caktiimit të mexhave të fshatit Livoç. Në fshatin Zhegër, përmenden Ivani, Suliari dhe Rapash-i (Rrapi, -I.R.). Midis këtyre emrave, dy shfaqen si emra tipikë të shqiptarëve mesjetarë. Po ashtu dhe në librin e borxhlinjve të tregtarit Mikel Llukarit, që kishte qëndruar dhe kishte zhvilluar veprimtari tregtare gjatë viteve 30-të, të shekullit XV në Novobërdas. Fshati përmendet me emrin Segra. Ndërsa regjistri osman i Vilajetit Vëllk e përmend fshatin në vitin 1455 me emrin Zhipa me 25 shtëpi dhe një grua të ve, dhe regjistri i vitit 1477 përmend fshatin me të njëjtin emër me 12 shtëpi dhe katër burra, në vitin 1487 kishte vetëm 10 shtëpi dhe tre burra. Sipas të dhënave demografike, bëhet fjalë për një fshat që ndodhet në grykën e Karadakut, afër fshatit Zhegër, ku banonin krah për krah. Midis këtyre emrave, dy shfaqen si emra tipikë, njëri shqiptar dhe tjetri gjerman, Debizh i Berishes, Igras i Schneiderit, gjë që dëshmon praninë e shqiptarëve dhe gjermanëve në fshatin Zhipa dhe në grykat e Karadakut para pushtimit osman.

Regjistri osman i Kazasë së Novobërdës, të vitit 1498, liston dy vendbanime: Zhegra e Poshme (Dollna Zhegra), me 70 kryefamiljarë, dhe Zhegra e Epërme (Gorna Zhegra), me 73 kryefamiljarë. Ndër banorët e saj janë familjet me kryefamiljarë: Andrea Gjergji-t, Nikolla Gjergji-t, Kostandin Dikena, Gjon Bogdani dhe e veja Dafina. Zhegra shfaqet gjithashtu në regjistrin e Sanxhakut të Vushtrrisë që daton në vitit 1566/74, ku janë të listuara dy vendbanime: Zhegra e Epërme, me 23 shtëpi, 8 burra beqarë dhe 1 grua e ve, dhe Zhegra e Poshtme, me 46 shtëpi, 19 burra beqarë dhe 1 grua e ve. Ndër banorët e saj janë burrat beqarë: Lluka Marko, Simon Nikolla, Nikolla Stepan, Petri Vuka. Në një hartë austriake të vitit 1689, vendbanimi përmendet me emrin Segra. Banorët e Zhegrës përmenden në regjistrin e Manastirit të Deviçit nga viti 1772.  Si dhe në salinamet e Vilajetit të Kosovës (1893, 1896 dhe 1900). Bekçinjëve (rojtarëve) Alia i biri i Nezirit në vitin 1901. Zhegra kishte 526 banorë myslimanë, 324 jomyslimanë 202.  

Identiteti etnik i rajonit në këtë kohë, bazuar në emrat e banorëve të tij, nuk mund të përcaktohet qartë. Megjithatë, sipas analizës së ADN-së, ata ishin kryesisht shqiptarë të krishterë, saksonë dhe raguzanë. Hulumtimet ndërkombëtare dhe lokale, duke përfshirë analizat e ADN-së Y të dhjetë familjeve nga Zhegra, përfshirë një serbe, kanë ofruar informacion mbi gjenezën e Zhegrës. Siç tregojnë analizat e ADN-së Y, shqiptarët e Kosovës janë me origjinë iliro-darde. Duke sinkronizuar në mënyrë gjithëpërfshirëse periudhat gjeografike, lëvizjet e popullsisë, arkeologjinë dhe elementët gjuhësorë e kulturorë, rezulton se në Zhegër ka familje me origjinë gjermane që ishin të shpërndara në të gjithë Ballkanin në Mesjetë, ose që erdhën në Kosovë si saksonë për të shfrytëzuar minierat. Në gjermanisht "Zeche". Për më tepër, ashtu siç janë, Samakovat dhe Plakanicat.

Zhegra ka qenë e banuar që nga kohërat e lashta, siç dëshmohet nga kalaja (toponimia dhe rrënojat), e cila duket se ka qenë e llojit të kështjellave vëzhguese, si Kalaja e Resulës në Pidiq, e cila i përket kështjellave të ndërtuara nga Justiniani I. Rënia e Perandorisë Romake shënoi fillimin e pushtimeve të shumta barbare sllave në Gadishullin Ballkanik, të cilat prekën si Dardaninë ashtu edhe rajone të tjera të Ballkanit. Të dhëna historike dhe statistikore për Viset e Anamoravës deri në vitin 1389, respektivisht deri në Betejën e Parë të Kosovës, kanë qenë nën sundimin e gjatë romak, bizantin.

Demografia

Redakto

Numri i banorëve nëpër vite në Zhegër:

Viti: 1948 1953 1961 1971 1981 1991 2011
Numri i banorëve 2,181 2,468 2,741 3,138 3,929 4,683 3,327

Në numrin e popullsisë nga viti 1948 deri 1991, janë të përfshira edhe fshatrat: Demiraj, Haxhaj, Kurexh, Selisht dhe Terziaj. Numri i popullsisë në vitin 2011 përfshinë vetëm vendbanimin e Zhegrës. Gjithashtu, në regjistrimin e popullsisë të vitit 2011 nuk është përfshirë diaspora.

Ekonomia

Redakto
 
Fabrika e Radiatorëve Zhegër

Sikurse në pjesët tjera të Kosovës, Zhegra për momentin ballafaqohet me papunësi te lartë. Të punësuarit kryesisht janë ne sektorin privat si marketet, restorantet, ndërmarrjet ndërtimore, ndërmarrje shërbyese etj. Një numër i popullsisë janë te punësuar edhe në sektorin publik si arsim, shëndetësi, administratë etj. Sektori shtëpiak individual punëson një numër të konsiderueshëm të banorëve në kryesisht që merren me bujqësi e blegtori. Mbi 1000 persona jetojnë dhe punojnë në botën e jashtme dhe në mënyrë direkte apo indirekte zbusin problemet ekonomike të qytetarëve. Vlen të theksohet se të Hënave, një here ne javë, në Zhegër funksionon edhe tregu i gjelbër dhe tregu i kafshëve.

Kultura

Redakto

Arsimi dhe sporti

Redakto

Zhegra ka objektin e shkollës fillore ku mësojnë afër 1.000 nxënës të shkollimit fillor dhe rreth 200 nxënës të shkollimit të mesëm. Shkolla e parë laike daton që nga viti 1924 ku mësimi zhvillohej në gjuhen serbo-kroate, ndersa mësimi në shqip daton që nga viti 1945.

Shtëpia e Kulturës ndodhet në qendër te fshatit. Aty zhvillohen të gjitha aktivitetet kulturore e sportive. Biblioteka është e vendosur në objektin e shkollës fillore. Në Zhegër, gjatë ditëve të para të Majit mbahet Manifestimi tradicional kulturor "Ditët e Agimit".

Zhegra ka edhe klubin sportiv te Hendbollit KH Zhegra, që garon në Superligën e meshkujve të Kosovës dhe klubin sportiv të Futbollit KF Katana që garon në Ligën Agim Ramadani në Gjilan.

Historia

Redakto

Zhegra është një vendbanim i cili përmendet qysh nga koha e romakeve. Mali përball kishës serbe përmendet si vendi i kalasë e cila ishte ndërtuar ne kohen e romakeve. Gjithnjë sipas gojëdhënave ne Zhegër apo afër ka qene një miniere. Ne shekullin e XIX kodrat dhe vendbanimi ka qene i mbuluar me drunje dhe vegjetacion te dendur. Shkolla e pare eshte hapur ne vitin, 1924, ne gjuhen serbe, kurse, ne vitin, 1945 hapet shkolla edhe për mësimet ne gjuhen shqipe. Ne Zhegër kane jetuar shqiptaret dhe serbet, këta te fundit janë zhvendosur nga Zhegra, ne vitin '99, për arsye sepse shumica e tyre janë involvuar ne luftën e fundit, ne mënyra te ndryshme duke e kriminalizuar vetveten.

Zhegra nëpër vite si qendër administrative

Redakto
 
Komuna e Zhegrës

Gjilani me rrethinë (duke e përfshirë edhe Zhegrën) përgjatë sundimit Osman i ka takuar Sanxhakut të Nishit , si njësi më e madhe territoriale. Më vonë, duke mos u treguar funksionale, pushteti turk ka formuar njësi më të vogla të njohura si kazatë. Kazaja e Gjilanit ka përfshirë territoret e tanishme që janë Kamenica, Gjilani dhe Vitia.

Në vitin 1912, me dëbimin e forcave turke nga territori i sotëm i Kosovës, serbët vendosin pushtetin e tyre, mirëpo vetëm për një kohë të shkurtër sepse bullgaret menjëherë e pushtojnë pjesën me te madhe te Kosovës dhe vendosin pushtetin e vet deri ne vitin 1915. Sipas te dhënave, gjate kësaj kohe, Zhegra përherë ka qene qendër prej nga janë administruar vendbanimet e Karadakut me rrethinë.

Ne vitin 1919 formohet shteti Serb-Kroat-Slloven, formohet Jugosllavia e Versajit. Si njësi me te mëdha territoriale formohen banovinat, që përbëheshin nga komunat si njësi më te vogla territoriale. Banovina e Vardarit ka përfshirë edhe komunën e Shurdhanit por qe kishte qendrën në Zhegër. Kjo ka zgjatë deri me 4 prill 1941 kur vendbanimet e Komunës se Zhegrës dhe disa pjese tjera te Kosovës fillojnë të administrohen nga forcat Bullgare. Edhe gjatë kësaj periudhe Zhegra ka qenë një qendër administrative.

Prej vitit 1944 Zhegra përsëri vazhdon te jete një qendër administrative (komunë) qe ushtron pushtetin ne territorin e komunës se mëparshme në të cilën kane bërë pjesë fshatrat e Karadakut nga Stançiqi deri në brigjet e lumit Morava e Binçes.

Me 1947 komunës së Zhegrës i shkëputen disa fshatra dhe i bashkëngjiten komunës së Preshevës (Staneci, Seferi, Caravajka, Peçena, Depca, Maxherja dhe Renatoci).

Përfundimisht, në vitin 1959 komuna e Zhegrës shuhet dhe i bashkohet komunës se Gjilanit ku edhe vazhdon të jetë pjesë e kësaj të fundit deri ne ditët e sotme.

Në vitin 2005 u formua Iniciativa Qytetare për rithemelimin e Komunës së Zhegrës. Fushata e saj e avokimit me qëllim të rithemelimit të Komunës së Zhegrës po vazhdon ende.

Personalitete

Redakto

Shih dhe këtë

Redakto

Burimet

Redakto

Këtë konstatim të tij, e përforcon edhe Jusuf Osmani në librin e tij “Vendbanimet e Kosovës – Gjilani, Prishtinë, 2004, f. 179.Po sipas dr. Jusuf Osmanit

Nazim Bekteshi ( 2024) Familja Jesini Gargjolli (Monografi 1469-2024) ISBN 978-9951-984-00-3

Lidhje të jashtme

Redakto