Gaçka (Ferizaj)
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Gaçkë është një vendbanim në komunën e Ferizajt, Kosovë.
Gaçkë | |
---|---|
Fshat |
Gjeografia
RedaktoGaçkë edhe Guackë është ndër fshatrat më të vjetëra në rajonit.
Fshati Gaçkë shtrihet rreth 8 km. në jugperëndim të Ferizajt, i ndarë në tri lagje: Gaçkë e Epërme, Gaçkë e Poshtme dhe lagja “Bajram Curri”.
Sipërfaqja e fshatit është 1138 ha 39 ari e 52m.
Mikrotoponimet më karakteristike të fshatit janë: Livadhi i Fangut, Livadhi i Petrit, Fusha e Mikelit, Lugu i Arrës, Lisat e Vorreve, Kroni i Kishës, Lugu i Kishës, Te Kisha, Kodra e Gurit, Krypaça, Verrishta, Ograxha e jonë, Drumi, Egërcina, Hani i ri, Frutka, Kusherishta, Arat e Trenajve, Ara e Canit, Rrafshi, Gurina, Fangu, Llokma, Sakaderë, Lugu i Muratit, Guri gat, Kroni i Tharbtë etj.
Demografia
RedaktoFamiljet në Gaçkën e epërme: Hasani, Shabani, Osmani, Musliu, Bekteshi, Neziri, Ramadani, Kasumi dhe ndonjë familje e ardhur nga fshatrat përreth.
Familjet në Gaçkën e poshtme: Halili, Sejdiu, Qerimi, Hajredini, Shabani, Bajrami dhe ndonjë familje e ardhur nga fshatrat përreth.
Familjet në lagjen “Bajram Curri”: Zenuni, Shehu, Curroja, Fazliu, Lami, Halili, Shabani, Kosumi, Neziri dhe ndonjë familje e ardhur nga fshatrat përreth.
Në lokalitetin e këtij vendbanimi, eksistojnë varreza të moçme, që dëshmojnë për vjetërsinë e vendbanimit si psh. te vendi i quajtur Fangu. Në Gaçkën e epërme, te Kroni i tharptë, gjinden disa gurë të mëdhenj, në të cilët ka shkrime, të cilat deri më tash nuk janë deshifrauar. Në pjesën përendimore te Guackës së epërme, në një luginë të quajtur “Te Kisha” ka ekzistuar një Kishë e vjetër, që në popull flitet se është shumë e vjetër. Në atë pjesë eksistonin edhe vreshtat e fshatit dhe ka burime te ujit. “Te Gurina” ka gjurmë te themeleve të shtëpive, ndërsa “Te Hani i ri” nëse hiqet një shtresë dheu dalin tjegulla dhe tulla. Nga kjo që u tha më lart mund te konstatohet se ky lokalitet ka qen i banuar qysh nga kohërat Iliro-Dardane.
Historia
RedaktoSi Gaçkë përmendet në dokumentet e hershme të shkruara. Në defterin e Vilajetit Vëllk të vitit 1455, përmendet emri i fshatit. Po ashtu edhe në defterin kadastral të Sanxhakut të Vushtrrisë të vitit 1566/1574 përmendet Guacka e epërme dhe Guacka e poshtme. Ky vendbanim, me emrin Gaçka, ishte i regjistruar në sallnamet turke të Vilajetit të Kosovës, të vitit 1893, 1896, dhe të vitit 1900. Gjatë sundimit Otoman ky vendbanim ka qenë i banuar me popullatë shqiptare dhe serbe. Në këtë periudhë, shqiptarët kudo që ishin, po i jepnin grushtin e fundit Perandorisë Otomane. Kishin arritur të krijonin një ushtri çlirimtare dhe shumë masovike, por nga kjo përpjekje pavarësinë e fitoi vetëm gjysma e tokave shqiptare. Vlen të theksohet se në vitin 1910 banorët e Guackës kanë filluar ndërtimin e godinës shkollore, dhe e kanë përfunduar më 1912. Në këtë vit filloi edhe punën shkolla e parë në këtë anë. Në fillim mësimet i kanë ndjekur 25 nxënës, prej tyre 9 femra. Shkollën e kanë vijuar fëmijët nga Guacka dhe Rakajt. Disa nga nxënësit shqiptarë që e ndjekën mësimet në këtë shkollë: Vesel Halili, Bislim Halili, Arif Heda, Muharrem Osmani, Rifat Hasani, Ilaz Osmani, Rizah Hasani, Fazli Osmani, Hanife Osmani etj.
Pas okupimit nga pushteti serb, në Gaçkë, në vitin 1913/1914 filluan të vendosen disa familje serbe...
Lidhje të jashtme
Redakto
Bablaku | Babushi | Balaj | Bibaj | Burrniku | Cërnilla | Doganaj | Dramjaku | Dubrava | Fshati i Vjetër | Gaçka | Grema | Gurëza | Jezerca | Kodrion | Komogllava | Kosharja | Lloshkobara | Manastirca | Mirashi | Mirosala | Muhoci | Nekodimi | Nerodima e Epërme | Nerodima e Poshtme | Papazi | Pleshina | Pojata | Prelezi i Jerlive | Prelezi i Muhaxherve | Rahovica | Rakaj | Sazlia | Slivova | Softaj | Sojeva | Surçina | Talinoci i Jerlive | Talinoci i Muhaxherve | Tankosiqi | Tërni | Varoshi | Zaskoku | Zllatari
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Kosovës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |