Gushica

fshat në Kosovë
This is the stable version, checked on 4 nëntor 2021. 1 pending change awaits review.

Gushicë është një vendbanim në komunën e Vitisë, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Gashaj. Vendbanimi gjendet mes fshatrat Smirë, Vërban, Gërmovë, Sadovinë e Jerlive. Ne pjesen perendimore kufizohet me fshatin Vërban, ne pjesen veri-perendimore kufizohet me Sadovinen e Jerlive, ne pjesen veriore me fshatin Germove dhe ne pjesen lindore me fshatin Smirë. Ne jug-lindje ka malet Rodope dhe Komunen e Kaqanikut.

Gushicë
Gashaj
Fshat

Gjeografia

Redakto

Pozita gjeografike e Gushices është shume e mire. Pjesa ma e madhe është rrafshine, toke pjellore por jo e kualitetit te larte -toke e klasit 4-7. e cila mbillet me grurë, misër, livadhe, pastaj-peme (kumbulla,molla etj)perime si patate, qep, etj.

Asfaltimi i rrugës është bere një pjesë para luftës viti 1997-98 ndërsa pjesa nga Gërmova pas luftës, psi qe atëherë e bllokuan punën serbet e Goshice e sidomos malazezet.

Gushica ka edhe një pjese te madhe te pyellit qe der ne vitet e 1980 ishte park ndersa ne vitet e 1990 shume i dëmtuar sepse administronin serbet dhe për ta nuk ka qen interesnt te mbrohet por te plaqkitet ne forma te ndryshme, për tu shkatërruar pothuaj se i teri nga fundi i vitit 1999 kur përfundoi lufta dhe kush ka mujt çka ka dasht ka bere sepse mbeti pa kontrolle dhe mbikqyerje te askujt.

Me posht po japim disa shenime per lagjet e fshatit,qe jan pjese perberse e saj: Lagja e Vatve, Gogjufet, Muhagjerve, Mjakve, Fetahovite, Maqkojve, familja Buqi, familja Zeqiri, familja Karadaket e Verbanit, Ballancet, Gjylekart,etj.

Lagja e Vatave - Jan te ardhur nga fshati Vate (ma gjere Dubrava)e Komunes se Kaqanikut qe ne vitin 1905.Ateher u vendosen pikrisht ne vendin ku gjenden sot,por me shtrirje me te gjere qe ka ndodhe ma vone. Me 1937 nje pjese e familjes se kesaj lagje Vata, u shperngulen ne fshatin Rahovice, k.Ferizaj( familja e bacit Riza dhe te tjere) dhe nje pjestar i saj u shperngul ne Bijelin te Bosnje dhe Hercegovines(baci Ibush).Sot ne vitin 2011 familja Vata me mbiemer Maliqi,numron vetem ne Goshice 20 shtepi me 130 anetar.Kjo familje Vata ka nje numer te madh te shkolluar(mesues,arsimtar,profesor,jurist,inxhinier),te punesuar tjere,por pak ne boten e jashtme. Lagja e Vatve gjendet ne mes fshat dhe kufizohet me lagjen e mjakve, muhagjerve,maqkojve dhe disa familje tjera.

Lagja e Muhaxhereve te goshices eshet nder lagjet me te vjetera te Goshices kjo lagje erdhi ne Goshice nga Toplica ose perndryshe nga nje fshate i prokupljese i cili quhet DUSHULLOVE-nga ky fshate e kane prejardhjen muhagjeret e Goshices. Edhe kjo familje ka numer te konsiderueshem te familjeve,porse tani ne kete lagje jan shtuar edhe familja e hgoxhes nga fshati Lubishte e cila eshte pjese perberse e lagjes,por te ndar, Lubishtanet ne pjesen perendimore te lagjes. Dy familje Pllana te kesaj lagje jan shperngulur dhe jetojn ne Ferizaj(familja e SHukriut - vetem Hakiu me familje dhe familja e Nezirit)ndersa pjesa tjeter e familjes jeton ne kete lagje (Sokoli dhe Aliu me familje).Lagja ka mbi 20 shtepi. Ne lagjen e muhaxhereve te Goshices eshte punuar mase lufte bukur mire ku me ndimen e bashkatdheterve tane qe punojne ne boten e jashtem eshte bere e mundur te asfalltohet rruga e lagjes se muhagjereve dhe trafoja elektrike.

Lagja e Mjakve - Ne fshat jan dy lagje te mjakve:Mjaket e vjeter dhe Mjaket e rinje.Mjaket e vjeter kan ardh ne fshat heret ne vitet e 70 ndersa mjaket e rinje ne vitet e 80.Mjaket e vjeter, jan te vendosur ne pjesen jugore te fshatit ndersa mjaket e rinje ne mes fshati,afer lagjes se muhagjerve.Kjo lagje ne numer eshte rrit bukur shume dhe numron numer te konsiderueshem familjesh,mbi 10 shtepi.

Lagja Fetahovit - Eshte lagje e vjeter ne fshat dhe shtrihet ne pjesen jug-lindore te fshatit.Kjo lagje ka marr emrin nga Fetah Aga (njeri i pasur)i tyre,qe ka jetuar kohe me pare.Kete lagje e perbejn familja Fetahu, Zeqiri,Neziri ndersa te vendosur aty jan edhe familja Shabani, Ajeti, Miftari dhe Buqi.Edhe kjo lagje numron mbi 20 shtepi me numer te konsiderueshem te banorve.

Lagja Sadikovite(Maqkojet) dhe Halilovite shtrihet mu ne qender te fshatit Goshice, e rrethuar nga lagja e Vatve,Mjakve,Fetahovite,dhe familje tjera.Kete lagje e perbejn Sadikovit, Halilovit, familja Ajeti dhe numrojn mbi 15 shtepi.

Kultura

Redakto

Gushica asnjëherë nuk ka pasur xhami, ajo është ndërtuar ne vitin 2009 nga ndihma e fshatrave dhe me donacione te tjera nga bemirsit, qytetaret e vendeve te tjera esidomos vlen te përmendet ndihma e qytetarëve te Shkupit. Ndërsa nga vendasit vlen te përmendet familja e lubishtanve Fadili dhe Sherif Bilalli. Xhamia ka filluar te funksionoj menjëherë gjatë vitit 2009 dhe aty i kryejn ceremonitë fetare një pjese e rregullt e banorëve te fshatit por edhe nga fshatrat tjera. Azan thirrin çdo herë qe falen dhe atë haxhi Salihu dhe Demir Ahmeti-profesor, por edhe Ismeti dhe djali iRemziut nipi i Hajrizit te Sherifit.

Kah fundi i vitit 2009. banoret e fshatit tubuan mjete dhe me ndihme ndërtuan shtepin e Merxhan Lutfiut, një katshe por me te gjitha pajisjet. Ne kushte jo te mira ekonomike dhe per banim dhe ka edhe familje tjera, si Rexhep Reka, Remzi Emini...

Ndihma sociale nga fshati marrin, Rexhep Reka, Baki Lutfiu, Merxhan Lutfiu, apo edhe ndonjë tjetër. Kete vit 2009. plaku me i moshuar ne fshat është siç duket Ramiz Metallari, pastaj Riza Maliqi, Emin Emini, Aziz Ajeti, etj.

Gjatë vitit 2009 kanë nevojë për punsim, pa te ardhura te rregullta, disa familje ne fshat. Me 24 prill 2010 ne fshat vdiq Riza Halil Maliqi. Pas emitimit ne TV familja e Rexhep Rekes, fitoi nga kjo sepse shume bashkatdhetar ne diaspor por edhe fshataret e Goshices i dërguan ndihma dhe mjete për ndërtimin e një shtepie, tani veq ne prill 2010 ka siguruar materialin dhe pritet te filloi ndërtimi i shtepise, pra një problem me pak ne fshat.Ne Korrik /2010 ndertoi shtepin dhe pritet meremetimi.

Arritja pa ndihme por me vlera

Një rrugëtim artistik që zyrtarisht nisi në tetor të vitit 1998, pasi asnjëherë nuk e dimë se kur është “brumosur” një artist me talentin e tij. Lulzim Zeqiri, piktori tashmë i mirënjohur, nuk mund ta harrojë refuzimin e punimit të parë konkurrues “Golgota e Kosovës” për faktin se ishte një i panjohur për jurinë e asokohe. Por vlerat mbeten vlera edhe pa çmime qofshin. Studenti i parë që, nxori Akademia e Arteve të Prishtinës, të diplomuar në tri degë njëherësh.

Historia

Redakto

Pas luftave ballkanike, ne fshatin Gushice kanë ardhë malazezet dhe ata u vendosen ne pjesën e epërme të fshatit lagja e cernagorve. Atyre u është dhëne pasuri e madhe tokësore dhe e zgjedhur sipas dëshire. Ata vet e kërkuan këtë pjesë afër pyellit dhe me fush pjellore te bollshme. Ndërsa serbet ishin te vendosur ne pjesën qendrore te fshatit, ku i emeruan edhe rrugët si ulica, otrina, etj.

Fshati Gushice, që nga 1912 e këndej ka pasur popullsi heterogjene, të përzier. Kanë qen shqiptaret, serbet, bullgar, romet, malazezet dhe turq pa vetëdije kombëtare-te manipuluar, apo prej bindjeve fetare.

Gjatë viteve 1937 filluar disi dyndjet e popullatës e sidomos te shqiptarëve. Ata u orientuan ne vise te ndryshme te botes, si ne Turqi, Shqipëri, Maqedoni dhe neper vende tjera te Kosovës si pasoje e presioneve te atëhershme serbo-malazezo-bullgare.

Me adaptimin e mire te shqiptarëve ne viset e veta dhe ne pronat e veta, e sidomos me fillimin e shkollimit/hapjen e shkollave/ hetohet një lëkundje e serbëve. Filluan tak-tuk te largohen nga Gushica ne drejtim te Serbisë, por për kushte me te mira e jo nga presioni. Ka qen kjo koha e viteve 1964-1965 e këndej dhe gjithnjë serbet kanë ardhë duke u pakuar ne numër. Gjatë shpërnguljes serbet i shitnin pasurit e tyre shqiptarëve dhe atë bejgi me çmime te larta si për oborre sidomos dhe për ara. Ne këtë kohe filluan duke u shitur serbet vinin shqiptare nga vise tjera malore si Balanca, Livoqi, Gjylekara, Mjaku, Smira, Verbani, Lubishta, Begunca, e vende tjera.

Shpërngulja ne fillim ka qen e serbëve dhe bullgarëve, ndërsa e malazezve jo, ata qëndruan deri ne fund te luftës se fundit ne Kosove, kur te gjithë ne mënyre te organizuar shkuna për serbi fillimisht e pastaj nuk dim drejtimet e tyre.

Me përfundimin e luftës edhe romet ikën dhe u shpërngulen ne Shkup nga frika se po ju ndodh diçka e keqe edhe pse nuk ishin te involvuar ne veprimet kriminale me serbet, por megjithatë ata patën presion nga fshataret, per qëllime tjera qe ende nuk janë te qarta.

Sot ne vitin 2009. Gushica ka vetëm shqiptar , ka boshnjake te martuara por te pa deklaruara.

Informacion shtesë rreth Gushicës

Redakto

INFORMATA PËR GOSHICËN, sipas Atanasije Urosheviq “Gornja Morava....”, 1935 Beograd, dhe 1993,“Jedinstvo”, Prishtinë, fq 162-163. ===

GOSHICA, Komuna e Vitisë.- Fshati është na rrafsh, pranë lumit të Goshicës. Uji i pijshëm sigurohet nga bunaret (puset) në oborre dhe në lëndinë. Shenja topografike për ara janë: Madeni (miniera) dhe Nërkatund; për pyll (mal): Ura (ma parë udha) e Shkupit, Pojatishtë, Mallareka (lumi i Vogël) dhe Dobrovoda (Uji i mirë).

Fshati është i tipit të dendur (fushor). Pas ardhjes dhe vendosjes së muhaxhirëve (1878-1880) dhe ardhjes së serbëve, që janë vendosur në mera dhe në pjesë të çelura (heqja e drunjve e cungave), fshati mori pamjen e një vendbanimi të tipit të shpërndarë. Pjesa e dendur, kompakte, e fshatit ndahet në dy mëhallë: Mëhalla e Epërme, në anën perëndimore dhe Mëhalla e Bajramoviqe, në lindje. Shtëpitë e muhaxhirëve janë larg prej tyre, rreth 3oo metra, kurse ato të ardhacakëve serbë jashtë fshatit në fushë.

Nuk është e njohur se a kishte aty fshat para vendosjes së shqiptarëve (arbanasve), apo jo. Sipas banorëve të fshatit ai është i lashtë rreth 180 vjet. Prej atëherë, ai është rritur e zgjeruar përmes rritjes së numri të banorëve dhe përmes ardhjes dhe vendosjes aty. Ata thonë se fshati e ka marrë emrin Gushicë/a, sipas kodrinës mbi fshat, që ka formë gushe. Disa banorë serbë të Moravës së Epërme thonë se ai fshat më herët quhej Gostushica.

Në fshat jetojnë shqiptarë (arbanasi) myslimanë dhe serbë ortodoksë dhe një shtëpi e shqiptarizuar (asimiluar) e serbëve myslimanë.

Gjinitë shqiptare: Bajramovit (Fetahovit) (8 shtëpi), Maksutovit (Halilovit e Sadikovit) (4 shtëpi), Goxhup (16 shtëpi; duhet të ishte Goxhuf). dhe Ramovit (3 shtëpi), të gjithë të fisit Gash* . Të gjithë e kanë prejardhjen nga një familje (shtëpi) e ardhur. I pari, që është quajtur Musiq-i, kishte ardhur nga Pala Barde (Palabardhi i Malësisë dhe vendosur këtu para 180 vjetëve. Pronën ë kishte blerë prej shqiptarëve (arbanasve) të fshatit fqinj Gërmovë, gjysmën e hapësirës së fshatit, sepse gjysma tjetër ishte pronë e Manastirit të Deçanit. – Ashanët (shqip: Hashanët) (1 shtëpi) e fisit Berishë, të ardhur prej Zhupës së Siriniqit, para 80 vjetëve. Deshillovc, (3 shtëepi), prej fisit Sop-janë. Kanë ardhur në vitin 1878 si Muhaxhir nga Deshilovci (Prokuple). Në Serbi kishin shkuar nga fshati Topojan (i Lumës) para 120 vjetëve. – Pllanalitë (1 shtëpi), me fis Thaq, Muhaxhir nga Pllana ((Prokuple); Serbi i shqiptarizuar mysliman ( ishte Bel-i, 1 shtëpi), edhe ai me prejardhje nga Luma. Para 120 vjetësh kishte ardhur në fshatin Gjurgjedell (Kaçanik), kurse në Goshicë është vendosur para 80 vjetësh. Nga besimi ortodosk në atë islam kishte kaluar sa ishte në Lumë. Ka lidhje gjaku me gjinitë e banorëve të fshatit Mjak. Thotë se është i fisit Krasniq. Fshati Goshicë pastaj u rrit me shtim të banorëve dhe në saje të të ardhurve që u vendosën aty. Serbët aty u vendosën prej vitit 1904. E para kishte ardhur gjinia Angjellkoviq, me prejardhje nga treva e Novi Pazarit (shqip: Pazari i Ri), e cila aty erdhi në vitin 1904, dhe disa familje të tjera u vendosën në mera. ...Pas tyre erdhën familje të tjera serbe dhe malazeze. ... Në Turqi janë shpërngulur 6 shtëpi shqiptarësh muhaxhirë, dhe një shtëpi, po ashtu muhaxhire në fshatin Sllakovc (Kosovë, Gjilan).

Përmendja e emërvendit -Gostushicë të fshatit është bërë me qëllim që ai të nxirret me burim sllav, me rrënjën -Gost (mik-u) (Vërejtje e përkthyesit)

Edhe në këtë rast, më parë do të jetë, se ajo familje ishte shqiptare me besim ortodoks, se serbe. Në vijim të tektit thhuet se ishte i fisit – Krasniq, e dihet se serbët nuk kanë fise. Kjo dukuri ishte më e përhapur, sepse, para pushtimit otoman, shumica dërrmuese e shqiptarëve ishin ortodoksë.

Sipas Z. Sadikut-. (e lindur në vitin 1944), është vajza e vogël e Sadik Bafti Sadikut (1906-2001) – e cila jeton në Prishtinë prej vitit 1967, midis dy famljeve të Sadikoviqe dhe atyre të Ramoviqe, jetonte familja e Syleman Dautit. Vllazrit, Sherif e Sadik Sadiku e kan respektue, s’i kojshi të parë.

Sipas një rrëfimi të Ramadan Daut Sylejmanit, të cilin e regjistroi Zenun Rexhepi, nga Kabashi i Moravës, në fund të korrikut 2000, kur ishte në Kosovë, Sylejman Dautaj ishte njëri ndër kaçakët e njohur të Moravës së Epërme.. Prej vitit 1900 deri në vitin 1908 ishte shërbim ushtarak në kohën e sundimit osman, prandaj kishte përvojë ushtarake dhe ishte çaush. Mori pjesë si udhëheqës i një kompanie në frontin e Kumanovës, kundër forcave serbe në vjeshtën e vitit 1912, gjatë Luftës së Parë Ballkanike. Me të ishte Avdi Vata, nga Goshica, me të cilin shoqërohej. Siç kishte rrëfyer, ai më shokë e kishin mundur kundërshtarin, por në një moment bie boria dhe i njoftojnë se duhej të tërhiqeshin, sepse kishte rënë Mitrovica. Sylejmani ia nisë me qajtë, sepse e kishte kuptuar rrezikun që i kanosej Kosovës. Kjo rrethanë e shpëtoi nga masakra në Goshicë, që e kryen ushtarët serbë pasi e pushtuan Kosovën. Pas vitit 1925 si kaçak doli në male me Murtez Beguncën dhe shumë shokë të tjerë dhe bënë rezistencë deri në vitin 1935. Atëherë, me familje (edhe shtatë të tjera), me pasaporta, emigroi në Shqipëri, ku jetoi dhe vdiq afër Fierit. (Për më shumë informata, në tekstin rrëfimit në fjalë të Z. R.)

Po ashtu, në periferi të fshatit, në Velaqë, deri në vitet e 1950-ta, kanë jetuar familja Maloku (Zahiri, Haziri dhe Aliu). Ata janë shpërngulur në Shkup, e mandej në Turqi. (Sipas, Z. Sadikut. Nuk e di se me cilen familje ishin të afërt ata , dhe familja Sylejmani, dhe cilit fis i takonin?.

Në faqen 160-161 të veprës në fjalë, të A. Urosheviqit, thuhet: “Shqiptarët (arbanasit) e familjes Oxhovit (shqip –Hoxhovit – Z. R.) (7 shtëpi), të fisit Thaç, të ardhur si myslimanë prej Vokshit të Gjakovës (lumit të Gjakovës), si tre vëllezër para 200 vjetësh. Së pari ishin vendosur në Goshicë, e pastaj ua kishin shitur pronën shqiptarëve të tjerë …”. Me gjasë, prej tyre e ka blerë i pari i familjes Bajramovit, e para prej shqiptarëve të Goshicës.(Vërejtje e përkthyesit të këtij teksti)

Në veprën e dr. Sabit Ukës, i cili më së miri e njihte çështjen dhe vendosjen e muhaxhirëve nga Toplica dhe Jabllanica, në Kosovë, me titull: “Vendosja dhe pozita e shqiptarëve në Kosovë (1878-1912)”, pjesa e dytë, vëll. 3, Instituti Albanologjik i Prishtinës, 1994, fq. 220, shkruan: “Sa i përket familjeve muhaxhire, këtu (në Goshicë – vër. e përkthyesit), janë përqendruar dy vëllazëritë: Pllanalitë dhe Dushullovcët (A. Urosheviq, në origjinalin serbisht –Deshillovc, fq. 162). Këtu kishte edhe familje të Prestreshëve. Të gjitha ato rrjedhin nga trevave Toplicës. Nga tri vëllazëritë muhaxhirësh, më 1913 kanë migruar nga disa familje (në Turqi – v. p.), kurse ato të Prestreshëve migruan të gjitha në Turqi dhe në Siri. Tash këtu janë 8 familje pllanalish të fisit Thaç dhe 3 familje të Dushullovcëve, të fisit Sop .(Sipas fusnotës 344: ADG SSIP (Arhiv državne gradje Savesnog Sekretarijata za inostrane poslove (shqip: Arkivi i materialit shtetërore të Sekretariatit Federativ të Punëve të Jashtme të Jugosllavisë) Hartije… (shqip: Letra), fq. 1-4. Aty jetonin vetëm 20 familje shqiptare vendase).

Shih dhe këtë

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto