Gërmova
Gërmovë është një vendbanim në komunën e Vitisë, Kosovë.
Gërmovë | |
---|---|
Fshat |
Gjeografia
RedaktoGërmova gjendët ne juglindje të Kosovës dhe ësht një fshatë ne komunën e Vitisë. Ky fshatë ndodhët afër Sodovinës, Goshicës, Smirës, Sllatinës të poshtëm dhe Drobeshit.
Infrastrukturatë
RedaktoShumica e infrastrukturave të Gërmovës jan shtëpit. Megjithatë, Gërmova permban dy shkolla (e vjetëra dhe e reja), dy gjamija (e vjëtera dhe e reja), katër minimarkete, tri salla dasmash, një pump e benzinit, një restaurant, një fushë e futbollit, etc.
Përsa i përket rrugëve, rruga kryesore ishte asfalltuar që nga koha jugosllave. Në vitin 2015, shumica e rrugëve sekondare të fshatit jan asfaltuar[1].
Demografi
RedaktoZhvillimi historikë i popullatës ne fshatë
RedaktoZhvillimi i demografisë | |
---|---|
Viti | Nr i popullsisë |
1948 | 522 |
1953 | 587 |
1961 | 551 |
1971 | 636 |
1981 | 745 |
1991 | 941 |
2011 | 886[2] |
(sipas numërimit te vitit 2011)
një minoritet i madh i fshatit të Gërmovës ka migruar gjatë shekullit XX dhe XXI. Ata kan shkuar në Europë (Zvicërr, Gjërmani,...), por ka edhe qe kan migruar jasht Europës[3].
Historia
RedaktoAntikitet
RedaktoHistoria e Gërmovës ishte gjithmonë e lidhur me pjesët dhe regjionët e tjera te Kosovës dhe të Shqipërisë. Për atë, shikoni këto faqe për më shumë informata:
- Historia e Shqipërisë
- Historia e Dardanisë
- Kosova (paragrafi mbi historinë)
Mesjetë
RedaktoNë fillim të mesjetës, Gërmova ishte pjes e sundimit bizantin. Më pas, Gërmova ishte, ne fund te mesjetës, pjesë et sundimit osman.
Në Gërmovë, më saktë ne xhamijën e Gërmovës, është gjetur një gurë që tregon se kjo gjami është krijuar në vitin 1447.[4] Kjo datë argumenton faktin që xhamija e Gërmovës është njëra nga xhamijat më të vjetëra ne Kosovë dhe në të gjithë Shqiptarinë. Ky fakt tregon gjithashtu se Gërmova ishte e banuar prej shum kohë nga Shqipëtar te fejës krishtere (gjatë mesjetës) dhe disa kan ndryshuar fejën e tyrë në islam para 600 vjetëve.
Pas luftës së parë botërorë
RedaktoBesohët se gjatë reformave politike të quajtura "reforma agrare" që janë ndërmarrë nga qeveritë e ndryshme Jugosllave (nga viti 1918 deri në vitin 1941), 50 familje serbe janë instaluar në Gërmovë.[5] Në fund te shekullit XX dhe pas luftës, këto familje janë kthyër në Serbi mbas tensionët Shqiptaro-Serb që kan ndodhur ne Kosovë në këtë periudhë.
Gjatë luftës së dytë botërorë
RedaktoGjat luftës së dytë botërorë, Gërmova ishte, sikur Vitia, pjesë e okupimit Bullgar.
Mbas luftës së dytë botërorë
RedaktoMbas luftës së dytë botërorë, Gërmova ishte sërisht e okupuar nga pushteti serbo-jugosllav. Në 17 shkurt të vitit 2008, Kosova shpallë pavarësinë, dhe Gërmova është, sod e kesaj dite, pjesë e shtetit të Kosovës.
Shih dhe këtë
RedaktoPersonalitetët
RedaktoNë Gërmovë, disa persona janë bëre personazhë të njohur publik.
lista (jo e plotë) e personave të njohur që jetojn ose kan prejardhje nga Gërmova:
Burimet
Redakto- ^ http://rtviliria.net/foto-lajm-metrat-e-para-te-asfaltit-ne-fshatin-germove/[lidhje e vdekur]
- ^ « évolution de la population 1948-2011 » [arkiv], në http://pop-stat.mashke.org [archive] (faqe e konsultuar me 26 janar 2014)
- ^ http://botasot.info/lajme/454892/shqiptari-i-sirise-kosova-nuk-u-doli-ne-ndihme-por-i-perbuzi/
- ^ Revista
DITURIA ISLAME : Pasqyrë përmbledhëse për xhamitë e KBI të Vitisë.
Nr.204/205, Fq.47 - KBI e Kosovës - Prishtinë, shtypiKoha
- Prishtinë - ^ Sipas AJ B, MAR, 96-21-69; 96-51; Dr. Milovan Obradovic, Agrarna reforma i kolonizacija Kosova (1918-1941), Prishtinë, 1981, fq. 306-339. dokument i botuar në librin e Dr. Isuf Osmani, Kolonizimi Serb i Kosovës i gjetur në int. në maj 2006 : ukonline kolonizimi_serb_i_kosoves.html
Lidhje të jashtme
Redakto
Ballanca | Begunca | Binça | Budrika e Epërme | Buzoviku | Çifllaku | Debelldehu | Devaja | Drobeshi | Gërmova | Godeni | Gushica | Skifteraj | Kabashi | Letnica | Lubishti | Mjaku | Novosella | Podgorca | Pozharani | Radivojca | Ramjani | Ramnishti | Remniku | Sadovina e Çerkezëve | Sadovina e Jerlive | Sllatina e Epërme | Sllatina e Poshtme | Smira | Stublla e Epërme | Stublla e Poshtme | Shasharja | Tërpeza | Tërsteniku | Vërbani | Vërnakolla | Vërnezi | Zhitia
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Kosovës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |