Pohumi
Pohum, (maqedonisht: Поум/Poum) është fshat në komunën e Strugës, Maqedoni.
Pohum
Поум | |
---|---|
Fshat | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 168 |
Emri i banorëve | Pohumas |
Pohumi është një nga fshatrat që konsiderohet si një ndër lokalitetet më të vjetra të banuar në Strugë.
Fshati është malorë ndërsa banorët e këtij vendbanimi janë shqiptarë. Territori është malorë dhe pyjorë por ka edhe kullosa. Lartësia mbidetare e fshatit Poum është 940 metra.
Demografia
RedaktoSipas regjistrimit të popullsisë së viti 2002, fshati kishte 168 banorë nga të cilët 164 ishin Shqiptarë dhe 4 tjetër.[1]
Eshtë vendbanimi që përvec se ka prodhuar shumë histori është fshati nga ku shumë qytetar të saj në vite janë shpërngulur jo vetëm në drejtim të fshtarave të tjera por edhe drejt qytetit të Strugës atij të Ohrit dhe qyteteve të tjera në hapësirën shqiptare.
Në Pohum shkolla ’’Bajram Hasani’’ kishte shumë më shumë nxënës se aktualisht ku nga klasa e parë deri në të pestën mësimin e ndjekin vetëm 8 nxënës të thotë mësuesi i vetëm i shkollës Zeadet Arsllani.Ai tregon se shkolla për herë të parë është hapur në vitin 1946 ndërsa në fillim ka patur deri në 60 nxënës.Ai tregon se pas klasës së pestë nxënësit mësimin e vazhdojnë në shkollën e Dollogozhdit .Arsllani tregon se pavarsisht se kemi të bëjmë me një klasë të kombinuar nxënësit e Pohumit janë të rregulltë dhe vijnë të pregaditur në mësim.Pohumi gjendet në pjesën lindore të fushës së Strugës dhe është 14 kilometra larg nga qendra urbane. Shtrihet në pjesën malore në jug të malit Karaorman. Deri në vitin 2004 gravitonte në Komunën e Dollogozhdës, dhe pas ndarjes së re territoriale me shkrirjen e Komunës së Dollogozhdës edhe ky vendbanim iu bashkangjit Komunës së Strugës.
Nëse shkon në Pohum konstatimi i parë që të vjen ndërment është se nga ky lokalitetet të ofrohet panorama më e mirë e fushgropës së Strugës dhe liqenit ndërsa konstatimi i dytë që vetvetiu të vetofrohet është se ky fshat faremirë mund të shndërrohet në nj ë atraksion të mirëfilltë turizmit malor dhe atij rural në të ardhmen.Ndërkohë konstatimi i tretë është se është ndoshta fshati i vetëm në Strugë ku sheh shumë shtëpi të braktisura dhe të lënë në mëshirën e kohës .Në qendër të fshatit jo shumë larg xhamisë takojmë tre banor të fshatit të cilët pasi na ofrojnë mikpritjen karakteristike dhe njihen me qëllimin e vizitës na tregojnë për jetën në Pohum.Ata thonë se aktualisht në Pohum jetojnë 15 familje që të gjitha të kombësisë shqiptare që ekzistencën e sigurojnë nga blegtoria si dhe nga prerja dhe shitja e lëndës drusore për ngrohje.Pothuajse te të gjithë familjet mbizotron ideja që shpërngulja është e vetmja alternativë që u ka mbetur . Fshati fatkeqësisht po boshatiset edhe pse ka resurse të mëdha zhvillimore.Ata tregojn se banorët e mbetur këtu bëjnë një jetë modeste dhe në në pjesën më të madhe merren me blegtori dhe punë të tjera të zakonshme për fshatin.Ndërsa një nga shqetësimet e mëdha të Pohumit është furnizimi me ujë si problematikë që nuk gjeti zgjidhje pavarsiht që para disa viteve në këtë drejtim u investua nga Komuna e Strugës.Pohumi tre ditë ka ujë të pijshëm ndërsa pjesën tjetër të javës ka probleme me furnizimin sepse u gabua gjatë implementimit të projektit para disa viteve .Banorët informojnë se p
Lidhje të jashtme
Redakto
Selia: Struga dhe vendbanimet: Belica e Poshtme | Belica e Sipërme | Bixhova | Bogovica | Boroveci | Bezeva | Bërçeva | Burineci | Dobovjani | Dollogozhda | Drasllavica | Drenoku | Ermëzi | Frëngova | Glloboçica | Jabllanica | Kalishti | Koroshishti | Ladorishti | Livadhia | Llabunishti | Llakavica | Llozhani | Llukova | Misleshova | Misllodezhda | Modriçi | Morovishti | Morunishti | Nerezi | Novosella | Oktisi | Podgorca | Pohumi | Preskopshtina | Prisovjani | Rodohozhda | Shumi | Tateshi i Epërm | Tateshi i Poshtëm | Teferiqi | Toska | Veleshta | Vishnja | Vranishti | Zagraçani | Zbazhdi | Zhepini
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Maqedonisë së Veriut është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |