Joviqi është një vendbanim në Komunën e Malishevës, Kosovë. Pas vitit 1999, fshati është i njohur edhe me emrin Burim. Është vendbanim i vendosur në rrafsh me shpatina dhe lugina të vogla, i ndarë në lagje të tipit të dendur. Gjendet rreth 7 kilometra larg qendrës së qytetit të Malishevës.[1]

Joviqi
Burim
Fshat
Pamje në Joviq (Vrella e Miliqit)
Pamje në Joviq (Vrella e Miliqit)
ShtetiKosova Kosova
KomunaMalishevë
RajoniRajoni i Prizrenit
Sipërfaqja
 • Gjithsej2,1 km2 (8 sq mi)
Lartësia mbidetare
560 m (1,840 ft)
Popullsia
 • Gjithsej617 banorë
Targat04

Në shekullin e 19-të, në këtë lokalitet janë vendosur me banim të përhershëm disa familje të fshatit Astrazup dhe e kanë themeluar si vendbanim.

Historia

Redakto
 
Përmendore te Vrella e Mhillit (Miliqit)

Në bazë të mikrotoponimeve, shihet se ky vend ishte i banuar mjaft herët me popullatë shqiptare të besimit të krishterë. Kjo dëshmohet me toponimet e ruajtura Vrella e Mhillit dhe Kërrshi i Memetkolës. Jo larg vrellës, janë gjetur gjurmët e një kishe të vjetër, themele gurësh dhe harosan. Në trevën e fshatit ka gjurmë të kalldrëmit dhe të rrugëve të karvanëve që kanë ardhur nga Drenica dhe kanë kaluar afër këtij fshati për të dalë te gurëthyesi, në rrugën për Zatriq e Dukagjin.

Për një kohë mund të mos ketë ekzistuar si vendbanim, meqë nuk është gjetur në dokumente të shkruara.

Në vitin 1999, i tërë fshati është djegur dhe janë vrarë 3 persona nga ky fshat. Gjatë kësaj kohe, popullata është deportuar në Shqipëri, ndërsa 13 familje kanë mbetur te vendi i quajtur Gropa e Arushës. Më 31 mars 1999, në vendin Vrella e Mhillit janë pushkatuar dhe masakruar 34 persona, kryesisht nga Dragobili dhe Astrazupi.

Lagjet dhe mikrotoponimet

Redakto

Lagjet kryesore të Joviqit janë: Bojaj, Zymeraj, Pepiqi, dhe Robaj, kurse mikrotoponimet më karakteristike janë: Goleshi i Vogël, Goleshi i Madh, Lugu i Bunarit, Vrella e Mhillit, Bunari i Bojiqëve, Gurishta, Dardhishta, Pallanka, Gropa e Arushës, Kërshi i Memetkolës, Kroni i Hanifes, dhe Buriat.

Demografia

Redakto
Popullsia sipas viteve
Viti i regjistrimit Numri i popullsisë Numri i shtëpive
1912 - 6
1921 67 17
1948 152 21
1953 167 28
1961 228 30
1971 284 29
1981 345 28
1999 657 67

Referime

Redakto
  1. ^ Osmani, Jusuf (2006). Vendbanimet e Kosovës - Malisheva. Vëll. 19. Prishtinë: Shkrola. fq. 97. ISBN 9951-8658-3-6.

Lidhje të jashtme

Redakto