Bellanicë është një vendbanim në komunën e Malishevës, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Lisan.

Bellanicë
Lisan
Fshat

Gjeografia Redakto

Ky vendbanim shtrihet në pjesën lindore të territorit të komunës se Malishevës. Larg nga qendra komunale është 7 km, dhe gjendet në anën e majte të rrugës rajonale Malishevë - Duhël. Fshati ka konfiguracion e tokës kodrinoro-malor, dhe fushor. Është vendbanimi tipit të dendur.

  • Sipërfaqja : 9 km²
  • Fshati ka 490 ha tokë të punushme (ara), 72 ha livadhe dhe kullota, 293 ha pyje dhe 44 ha djerrina.
  • Lagjet : Hoxhaj, Sertolli, Kafexholli dhe Zogaj, te gjithë të vëllazërisë Zogu, të fisit Thaç.
  • Mikrotoponimet me karakteristike : Tishani, Arat e Elshanëve, Arat e Jahës, Arranicat, Pajatishtat, Mullini i Hoxhes, Lisi Vogël, Dardha e Aruqit, Arat e Rrafshit, Livadhet e Senikut etj.

Në vendet: Livadhet e Senikut, në Arat e Rrafshit, në Arat të Elshanit, eksitojnë gjurmët e vendbanimit, si tjegulla, tulla, horostan, gurë të pusave etj. Në dalje të fshatit eksitojnë varrezat e vjetra. Ne pjesën jugore, kah mullini i Syles, në vendin – Arat e Rrafshit, eksitojnë themelet e një kishë të vjetër.

Demografia Redakto

Shënimet statistikore: Rreth vitit 1879 kishte 20 shtëpi (19 shqiptare, 1 rome); me 1913 – 553 banorë; në vitin 1918 – 65 shtëpi shqiptare me 391 banorë; me 1921 – 72 shtëpi me 704 banorë; me 1948 – 99 shtëpi me 757 banorë; me 1953 – 114 shtëpi me 823 banorë; me 1971 – 121 shtëpi me 1236 banorë (123 shqiptare, 1 serb, 4 te tjerë); me 1981 – 153 shtëpi me 1741 banorë shqiptare. Sipas regjistrit të Këshillit komunal, fshati në vitin 1999, kishte 236 shtëpi me 2146 banorë.

Ekonomia Redakto

Banoret e fshatit, burimet kryesore te te ardhurave i sigurojnë nga bujqësia, blegtoria (?), diaspora dhe disa veprimtari tjera si biznesi tregtar dhe prodhues.

Kultura Redakto

Fshati ka shkollën fillore nëntëklaseshe, punktin shëndetësore, zyrën e vendit, xhaminë, dyqanet tregtare etj.

Nga agresori serb janë djegur e shkatërruar 233 shtëpi dhe objekte të tjera banimi ose 79 % (kat. I 84, kat II 45, kat, III 65 kat. IV 39). Janë granatuar edhe xhamia e ndërtuar me 1754, ndërsa minarja është minuar. Janë shkatërruar ambulancë, biblioteka dhe zyra e vendit etj. Nga ky fshat janë vrarë 8 banorë. Dy persona janë zhdukur. Në një varrezë në këtë fshat janë gjetur dy ushtarë të UÇK-së nga fshati Ngucat. Me 1 prill 1999 popullata e këtij fshati s’bashku me atë të fshatrave të tjera që ishin strehuar në këtë fshat u dëbuan në Shqipëri.

Historia Redakto

Në Muhasebec –i Vilajet – I Rume – ili Defteri te Sanxhakut te Prizrenit i vitit 1530 (937 h), është i regjistruar si vendbanim me emrin Belaniçi, ndërsa në defterin e hollësishëm nr. 368 janë të regjistruar vendbanimet Gorna Bellaniça me 5 shtëpi e 1 veje dhe Dolna Belaniça me 2 shtëpi dhe 2 beqare. Pastaj, përmendet në defterin kadastral të Sanxhakut të Prizrenit të vitit 1591. Ai ishte i regjistruar në dy fshatra: Gorna Belanica me 10 shtëpi e katër beqare dhe Dolina Belanica me 6 shtëpi e 3 beqare.

Si vendbanim me emrin Belanitz (Belanic) është regjistruar në një hartë austriake të vitit 1689.

Si vendbanim me shënimet përkatëse është regjistruar ne sallnamet e Vilajetit të Kosovës të viteve 1893 (1311 h), 1896 (1314 h) dhe 1900 (1318 h).

Sipas një dokumenti arkivor, ne vitin 1913, ky fshat kishte 150 shtëpi, nga të cilat 145 janë djegur dhe janë vrarë 42 banorë.

Gjatë kohës ndërmjet dy luftërave botërore pushteti borgjez jugosllav në Bellanicë kolonizoi 14 familje kolonë serbe e malazeze. Kolonët u vendosen në vitin 1937 dhe u larguan në vitin 1941 dhe nuk u kthyen me.

Nga ky fshat ka pasur shpërngulje sporadike, aty rreth vitit 1936, janë shpërngulur ne Turqi, 5 familje me rreth 50 anëtare. Disa familje kanë migruar dhe në rrethinën e Velesit në Koruçullar me qellim të vazhdimit të rrugës për në Turqi, rreth viteve 1956. Migrim të theksuar ka pasur edhe në vitet e 70–ta, pjesa dërrmuese nëpër qytete.

Ky vendbanim është shkatërruar nga ushtria osmane, në vitin 1909. Në vitin 1914 është djegur dhe shkatërruar tërësisht nga ushtria serbe e që ka pasur edhe viktima në njerëz, të moshave të ndryshme. Këtë dëshmojnë varrezat e asaj kohë.

Shkatërrimi dhe djegia e këtij fshati në mënyre vandaliste ka ndodhur edhe gjatë luftës së fundit, pikërisht me 1 prill 1999.

Shih dhe këtë Redakto

Lidhje të jashtme Redakto