Llazica është një vendbanim në komunën e Malishevës, Kosovë. Pas vitit 1999, fshati është i njohur edhe me emrin Bujan. Gjendet rreth 18 kilometra në veri të Malishevës dhe është vendbanim kodrinoro-malor, i ndarë në lagje: disa të tipit të dendur e disa të shpërndara.[1]

Llazica
Bujan
Fshat
ShtetiKosova Kosova
KomunaMalishevë
RajoniRajoni i Prizrenit
Sipërfaqja
 • Gjithsej8,8 km2 (34 sq mi)
Lartësia mbidetare
628 m (2,060 ft)
Popullsia
 • Gjithsej1.207 banorë
Targat04

Fshati ka shkollën fillore nëntëvjeçare, punktin shëndetësor, disa dyqane mallrash ushqimore dhe të tjera, si dhe disa biznese private prodhuese.

Historia

Redakto

Në lokalitetin që quhet Bujan, që gjendet midis lagjes së Buzhalëve, Foniqëve, dhe Javorëve thuhet se ka ekzistuar një vendbanim dhe se deri vonë aty kanë qenë gurët e varreve. Edhe në lagjen e Dobrunëve ka ekzistuar kisha, ku janë gjetur gurët e saj dhe është ruajtur toponimi Te Kisha; Në vendin Kryefushë janë gjetur tulla të forta, të shpuara me vrima, kulla e farkatarit, etj.; Në lokalitetin Trollishtë flitet se kanë ekzistuar troje të moçme.

Në dokumentet e shkruara, gjendet si vendbanim në një hartë austriake të vitit 1689. Më vonë përmendet në regjistrin e Manastirit të Deviçit në vitin 1761 dhe 1778. Popullata më vonë e ka pranuar fenë islame.

Sipas një dokumenti arkivor, ky fshat, në vitin 1913 kishte 50 shtëpi, të cilat okuoatori serb i dogji të gjitha dhe vrau 14 banorë të fshatit. Sot, në popull është ruajtur mikrotoponimi Vorret e Batarës. Në lokaliteti Bunari i Balës, në drejtim të fshatit Mleqan janë vendosur më shumë se 20 shtëpi të kolonëve serbë e malazezë. Ata, në vitin 1941 janë larguar dhe nuk janë kthyer më. Nga ky vendbanim janë shpërngulur disa banorë në Klinë, Pejë, Prishtinë e Drenas.

luftën e vitit 1998-99 janë dëmtuar 286 shtëpi nga pushtuesi serb. Përveç tyre, janë shkatërruar edhe shkolla me dokumentacion, biblioteka, ambulanta dhe një përmendore. janë vrarë 7 burra, 3 gra, 1 fëmijë, 1 luftëtar i UÇK-së si dhe një person është i zhdukur. Popullata ishte larguar nga fshati përkohësisht dhe më 29 mars 1999 dëbohet përfundimisht.

Lagjet dhe mikrotoponimet

Redakto

Lagjet kryesore janë: Buzhala, Foniqi, Javori, Zogaj (Gjinolli), Dobruna (Plakaj dhe Maketaj), Bytyçi, Thaçi, dhe Tirana, kurse mikrotoponimet më karakteristike janë: Bunari i Balës, Rrasat, Kodra e Vogël, Kodra e Frashnit, Lugu i Kopilit, Lugu i Gatë, Rrafshina, Kryefusha, Silevica, Qifllaku, Roga, Kovaçica, Udha e Bujanëve, Vorret e Bujanëve, Lugu i Bujanit, Arat e Bujanit, Shpati i Vorreve, Lugu i Plakiqit, Shpati i Plakiqit, Zabeli i Makiqit, Lugu i Maketës, Shpati i Maketës, Hani i Tiranës, Udha Karvane, Vorret e Batarës, Trollishta, Te Kisha, etj.

Demografia

Redakto
Viti i regjistrimit Numri i popullsisë Numri i shtëpive
1905 - 20
1913 285 -
1918 303 35
1921 274 41
1948 521 63
1953 548 85
1961 650 91
1971 916 95
1981 1207 220
1999 - 417

Shiko edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Osmani, Jusuf (2006). Vendbanimet e Kosovës - Malisheva. Vëll. 19. Prishtinë: Shkrola. fq. 94. ISBN 9951-8658-3-6.

Lidhje të jashtme

Redakto