Maralia
Maralia është një vendbanim në Komunën e Malishevës, Kosovë. Shtrihet rreth 5 kilometra në jug të Malishevës dhe është vendbanim i tipit të dendur, i shtrirë në një kodrinë. Nga banorë të këtij fshati janë formuar edhe fshatra të tjera, ose pjesë të fshatrave, si Mirusha, Romuni i Pejës, dhe Gajraku.[1]
Maralia | |
---|---|
Fshat | |
Shteti | Kosova |
Komuna | Malishevë |
Rajoni | Rajoni i Prizrenit |
Sipërfaqja | |
• Gjithsej | 7,1 km2 (27 sq mi) |
Lartësia mbidetare | 583 m (1,913 ft) |
Popullsia | |
• Gjithsej | 1.137 banorë |
Targat | 04 |
Në këtë fshat gjendet shkolla fillore dhe e mesme e ulët "Ruzhdi Gjyliqi", që është paralele e shkollës fillore në Dragobil, gjithashtu aty gjenden edhe disa dyqane e punëtori. Fshati njihet edhe për pasionin në futboll, duke arritur suksese në nivel vendor me klubet e tij.[2]
Historia
RedaktoFshati mund të jetë krijuar para sundimit osman, kur popullata ishte e besimit të krishterë, meqë themelet e një kishe janë gjetur në lokalitetin e këtij fshati, ndërsa Arat e Kishës shtrihen pranë fshatit. Në një vend janë gjetur edhe gurë me mbishkrime të ndryshme me shkrim latin. Një gur i tillë është i vendosur në murin e shtëpisë së një banori të fshatit.[3] Në verilindje të fshatit, në arat e quajtura Smonica, ka mbetje të qeramikës.
Në këtë fshat, në vitin 1582 është ndërtuar xhamia, njëra ndër më të vjetrat në Kosovë. Si vendbanim me emrin Maralia është regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të viteve 1893, 1896 dhe 1900. Gjatë kohës së Mbretërisë Jugosllave, rreth vitit 1950, shumë familje janë shpërngulur në Turqi, sidomos në Izmir; disa prej tyre gjatë rrugës kanë mbetur në Shkup.
Gjatë kohës së luftës së Kosovës, në vitet 1998-99, të gjitha shtëpitë kanë qenë të dëmtuara nga ushtria serbe, si dhe është granatuar edhe xhamia e fshatit. Nga ky fshat janë vrarë tre të rinj, një ushtar i UÇK-së dhe një mysafir nga Mleqani. Një plak gjithashtu konsiderohet i zhdukur. Popullata gjatë ofensivës serbe ka qenë dëbuar me dhunë për në Shqipëri, përveç disa civilëve dhe disa luftëtarëve.
Lagjet dhe mikrotoponimet
RedaktoLagjet kryesore të Maralisë janë:Zogaj (Hoxha dhe Olluri), Spahiu, Gjyliqi, Vrenezi, dhe Shala, kurse mikrotoponimet më karakteristike janë: Kroni i Zanës, Guri i Zanës, Kroni i Smajlit, Smonica, Prej Gajraku, Kroni i Spahisë, Fushat e Bajres, Livadhet në Lug të Vrenezit, Arat në Bogza, Arat e Kishës, dhe Udha e Ulzave.
Demografia
RedaktoViti i regjistrimit | Numri i popullsisë | Numri i shtëpive |
---|---|---|
1879 | - | 45 |
1913 | 332 | - |
1918 | 266 | 41 |
1921 | 347 | 35 |
1948 | 461 | 64 |
1953 | 480 | 66 |
1961 | 540 | 66 |
1971 | 739 | 80 |
1981 | 986 | 75 |
1999 | 1622 | 120 |
Referime
Redakto- ^ Osmani, Jusuf (2006). Vendbanimet e Kosovës - Malisheva. Vëll. 19. Prishtinë: Shkrola. fq. 140. ISBN 9951-8658-3-6.
- ^ "Fshati i vogël Marali, djep i futbollit". Zëri.info. 2017-12-18. Marrë më 2025-01-14.
- ^ Bellagoshi, Qendresa (2023-03-14). "Gjenden gurë nga antikiteti në Malishevë me mbikshkrimin "M.Aurel", banorët i lidhin me perandorin". Klan Kosova. Marrë më 2025-01-14.
Lidhje të jashtme
Redakto
Astrazupi | Balinca | Banja | Bellanica | Berisha | Bubaveci | Bubli | Carrallugë | Carravrana | Damaneku | Dragobili | Gajraku | Garaçeva | Golluboci | Guriqi | Jançishti | Joviqi | Kërvasari | Kijeva | Lubizhda | Lladroci | Lladroviqi | Llapçeva | Llashkadrenoci | Llazica | Magjera | Millanoviqi | Maralia | Mirusha | Mleçani | Ngucati | Pagarusha | Panorca | Pllaçica | Qypeva | Ruda | Seniku | Shkarashniku | Temeçina | Tërpeza | Tërpeza e Poshtme | Turjaka | Vërmica