Llausha (Skënderaj)
Llaushë është një vendbanim në komunën e Skënderajt, Kosovë.
Llaushë | |
---|---|
Fshat |
Llausha është fshati më i madhë në Drenicë. Ka një sipërfaqe prej 2196 hektarë, 23 ari e 19 metra katrorë. Duke qenë i rrethuar më Skenderajn, Qubrelin, Lekajn (Rakinicën), Rrezallën, Morinën, Kryshefcin, Klinën e Ulët dhe Klinën e Mesme.
Fshati i shtrirë në mes të Drenicës ishte bartës ndër shekuj dhe prijetar i shumë proceseve historike dhe kombëtare. Llausha ishte qendër e qytetërimit të hershëm,dëshmi këto që edhe sot e kësaj dite munden të shihen dhe eksplorohen.
Gradina e Vojvodëve ruan ende themelet e një kështjelle të hershme dardane në afërsi të Manastirit të Deviqit. Manastiri i Deviqit, mbi të cilin ka vënë dorë kisha serbe, është monumenti i kulturës shqiptare i periudhës paraislame, ku popullësia edhe pas kalimit në islam e nderoj, e respektoj dhe e ruajti si një tempull të vetin, ku pas vitit 1912 është përvetësuar nga serbët.
Banorët e fshatit Llaushë të gjithë janë të një fisi,janë nga fisi "Gash". Siq thuhet më heret nga pleqt, Llausha është e populluar nga tri familje e ato janë:
Familja Geci
Familja Balaj
Familja Rreci
Familja Geci mbajnë mbiemrat: Geci, Bajraktari, Hoxhaj, Aliçkaj dhe Sylani.
Familja Balaj mbajnë mbiemrat:
Balaj, Babaj, Zejnullahu, Spahiu (Agajt), Kaçkini, Lani, Zyhrani, Haziri, Qerimaj.
Familja Rreci mbajnë mbiermrat:
Rreci, Vojvoda, Bekteshi, Bimbashi dhe Shatri.
Nga fshati Llaushë, shumë luftëtarë dhe banorë mbajtën më nder titujt ushtarak dhe fetarë si:Aga, Bajraktarë, Bektesh, Bimbash, Vojvodë dhe Hoxhaj.
Shih dhe këtë
RedaktoLidhje të jashtme
Redakto
Abria e Poshtme | Açareva | Baja | Baksi | Buroja | Çirezi | Çitaku | Çubreli | Dasheci | Izbica | Klina e Epërme | Klina e Mesme | Klina e Poshtme | Klladërnica | Kopiliqi i Epërm | Kopiliqi i Poshtëm | Kostërca | Kotorri | Kozhica | Krasaliqi | Krasmiroci | Krysheci | Kuçica | Leçina | Likoci | Lubaveci | Llausha | Makërmali | Marina | Mikushnica | Murga | Pemishti | Plluzhina | Polaca | Prekazi i Epërm | Prekazi i Poshtëm | Prelloci | Radisheva | Rakinica | Rezalla | Runiku | Syrigana | Tica | Tërnac | Turiqeci | Tushila | Vajniku | Vitaku
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Kosovës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |