Llabunishti

fshat në Maqedoni
(Përcjellë nga Labunishti)

Llabunisht edhe Labenisht, (maqedonisht: Лабуништа/Labuništa) është fshat në komunën e Strugës, Maqedoni.

Llabunisht
Лабуништа
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej5.963
{{{postal_code_type}}}
6336

Gjeografia

Redakto

Llabunishti ndodhet në veri-perëndim të qytetit të Strugës prej të cilit është larguar 15 km, ndërsa fshatrat më të afërta i ka Podgorcë 500 m, Borovecin 1 km, Veçanin 5 km dhe Veleshtën 6 km. Fshati ka një sipërfaqe prej afërsisht 1930 hektarësh.

Demografia

Redakto

Sipas numërimit të popullsisë në vitin 2002 në Llabunisht ka pasur 5936 banore prej tyre:[1]

  • Shqiptarë 4,288 (72.3%)
  • Turq 879 (14.8%)
  • Maqedonas 371 (6.2%)
  • të tjerë 398 (6.7%)

Ekonomia

Redakto

Në Llabunisht më shumë se 50 % të popullsisë janë në gurbet ndërsa të tjerët më së shumti punojnë në qytetin e Strugës.

Kultura

Redakto

Në Llabunishtë çdo verë tradicionalisht organizohet turniri në futboll për nder të gurbetqarëve. Më datën 31 dhjetor të vitit 2008 shkollës fillore iu ndërrua emri prej në : Sh. F Marshall Tito në Sh.F Murat Labënishti. Në atë ditë u organizua një manifestim solemn ku morën pjesë më shumë se 5000 njerëz nga Llabunishti dhe fshatrat të tjerë përreth.

Xhamia Labunishta parë u ndërtua në vitin 1794 dhe është restauruar në vitin 1990 dhe xhamia me emrin Ali Pasha Xhamia Xhamia e dytë është ndërtuar në vitin 1967. quhen ulët dhe xhamia e tretë xhami u ndërtua në shkurtime lagje thirrur dhe është ndërtuar në vitin 2009

Historia

Redakto

Llabunishti ka një histori shumë të gjatë. Fshati ekziston prej nga koha e Ilirëve. Llabunishti e mori emrin nga Labëria-Labënishti për shkak se njerëzit e kishin prejardhjen nga Vlora e sotme e cila ndodheshte në Labërinë e atëhershme. Në fillim ka qënë një fshat i vogël me popullsi shqiptare, ndërsa në kohën e Luftës së Parë Botërore dhe Luftës së Dytë Botërore kur Maqedonët dhe Serbët e morën fshatin u ndalua mësimi në gjuhën shqipe. Por gjeneratat e fundit kanë filluar masovikishtsht të regjistrohen për mësim në gjuhën shqipe, në fshat dhe në qytetin e Strugës.


Burimet

Redakto
  1. ^ Regjistrimi Kombëtar i Maqedonisë, 2002 (sipas etnitetit, gjinisë, përkatësisë fetare, dhe gjuhës) Stampa:Mk Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}.

Lidhje të jashtme

Redakto