Koroshishti

(Përcjellë nga Koroshisht)
This is the stable version, checked on 7 nëntor 2021. 1 pending change awaits review.

Koroshisht, (maqedonisht: Корошишта/Korošišta) është fshat në komunën e Strugës, Maqedoni. Fshati Koroshisht ndodhet ne verilindje te qytetit te Strugës dhe shtrihet ne fushën e rrethuar nga mbarimi i kodrave te malit Karaorman, në lartësi mbi detare prej 760 m.

Koroshisht
Корошишта
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej1.717
Emri i banorëveKoroshishtar

Gjeografia

Redakto

Fshati Koroshishtë ndodhet ne verilindje te qytetit te Struges, shtrihet në mbarim të kodrave te malit Karaorman, ne lartësi mbidetare prej 760 m. Ne lindje kufizohet me fshatin Mesheisht neper te cilën kalon magjistralja Oher-Shkup, në perëndim me fshatin Dollogozhdë, në jug ka fushën pjellore qe kufizohet me fshatrat Volinë dhe Livadhi. Ne veri është mali Karaoramn qe e mbron nga erërat e ftohta te veriut.

Burimi Gllavina nga rreza e krastës shpellore, për jetën e këtij fshati ka rëndësi të veçantë.

Sipas institutit për ujera te RM Gllavina eshte burimi qe e zbraz bazenin e ujit prej 27 km2" që gjindet nën fshatrat Koroshisht, Zhepin deri ne Seteli.

Kete bazen me se tepërmi e zbraz burimi i Zhepinit qe gjindet 15 m më poshtë se burimi Gllavines, kurse mbushet nga burimet shkëmbore nëntokësore te Sateskës.

Themelet e fshatit te vjetër janë vendos ne rrafshinat e "Raveni-it" dhe "Cërckës" pranë burimit "Çeshmja e madhe". Banoret e parë te fshatit ishin blegtorë dhe bujq.

Familjet e para kanë qenë

  • Kojoveci të ardhur nga trevat e Dibrës
  • Durmishi, Leshko të ardhur nga trevat e Lezhës
  • Alla të ardhur nga trevat e Dibrës
  • Familja Kaliqi - ardhur nga trevat e Stebleves
  • Familja Beqiri - Doko etj nga vise te ndryshme ..

Për emrin e fshatit ekzistojnë dy gojëdhena, e para nga pjellshmëria e tokes "Korr e Shi" dhe e dyta "Korrishte" vend me shkurre.

Demografia

Redakto

Fshati Koroshishti sipas vitit 2002,kur u mbajt rexhistrimi në Republikën e Maqedonisë ka 1717 banorë,ku 98.9 % janë shqiptarë.[1] Tabela e popullsisë (2002)

Kombësia Banorë %
Shqiptarë 1698 98.9 %
Të tjerë 21 1.1 %



Burimet

Redakto
  1. ^ Regjistrimi Kombëtar i Maqedonisë, 2002 (sipas etnitetit, gjinisë, përkatësisë fetare, dhe gjuhës) Stampa:Mk Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.