Banja e Malishevës

fshat në Kosovë
(Përcjellë nga Banja (Malishevë))

Banjë është një vendbanim në komunën e Malishevës, Kosovë. Fshati është i njohur si vendburim i ujit termomineral me veti balnoterapeutike. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Bajë.[1]

Banjë
Bajë
Fshat
Pamje nga Banja e Malishevës
Pamje nga Banja e Malishevës

HistoriaRedakto

Në Banjë të Malishevës ndodhet një burim termomineral i ujërave nëntokësore, i tipit karstik-çarshmëri, në anën e majtë të lumit Mirusha, afër 4 km në juglindje të Malishevës. Buron në kontakt të gëlqerorëve të kretakut me sedimentet e pliocenit, në lartësi mbidetare 570 m. Prurja e ujit është 40 1it/sek, ndërsa temperatura 26.0°C. Për nga përbërja kimike, uji i takon tipit hidrokarbonat të Ca-Mg, me mineralizim 0.64 g/lit, me prani të dioksidit të karbonit, të azotit dhe me përbërje të rritur të radiumit. Uji i Banjës së Malishevës është shërues për sëmundjet e lëkurës. Për nevoja balneologjike, rekreative e sportive, afër burimit është ndërtuar një basen i tipit olimpik, me dimensione të përafërta 25x50 m, i cili frekuentohet nga shumë vizitorë, kryesisht të vendbanimeve përreth.[1]

DemografiaRedakto

Demografia
Viti Banorë
1948 942
1953 1036
1961 1252
1971 1707
1981 2349
1991 3099
Burimi:Federal Office of Statistics and Evidence of Federal People's Republic of Yugoslavia and Socialist Federal Republic of Yugoslavia, census for 1948, 1953, 1961, 1971, 1981. and 1991.

Shih edhe këtëRedakto

ReferimeRedakto

  1. ^ a b Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 1. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 116–117. ISBN 9789951615846. OCLC 1083870022.

Lidhje të jashtmeRedakto