Kuvendi i Shqipërisë

legjislativi njëdhomësh dhe organi përfaqësues i Shqipërisë
(Përcjellë nga Kuvendin e Shqipërisë)

41°19′34″N 19°49′23″E / 41.326134°N 19.823027°E / 41.326134; 19.823027

Kuvendi i Shqipërisë
Legjislatura XXXIII
Coat of arms or logo
Lloji
Lloji
Mandati
4 vjet
Udhëheqës
Kryetari i kuvendit
Kryetari kryesor i grupeve politike në kuvend
Kryetari dytësor i grupeve politike në kuvend
Ndërtimi
Vende140
Grupet politike
Qeveria (74)
  •      PS (74)

Mbështetur nga (3)

  •      PSD (3)

Kundërshtarët (63)

Zgjedhjet
Sistemi i votimit
  • Përfaqësimi proporcional në listën e partive
  • Metoda D'Hondt
Zgjedhjet e fundit
25 Prill 2021
Zgjedhjet e ardhshme
2025
Vendi i takimit
Kuvendi shqiptar, Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Tirana
Web faqja
Faqja Zyrtare
Deputët e parë

Kuvendi i Shqipërisë është trupi më i lartë ligjor i Shqipërisë.

Kuvendi i Shqipërisë ose siç quhet ndryshe, parlamenti, është një dhomësh dhe përbëhet nga 140 anëtarë të zgjedhur një herë në katër vjet me sistem proporcional me zona zgjedhore shumemërore.

Kuvendi i Shqipërisë i zhvillon punimet vjetore në dy sesione. Sesioni i parë fillon të hënën e tretë të janarit, ndërsa sesioni i dytë fillon të hënën e parë të shtatorit.

Historia

Redakto

Historia e sistemit ligjvënës në Shqipëri është e lidhur ngushtë me historinë e shtetit. Gjatë kësaj periudhe ai ka pësuar ndryshime gjatë regjimeve të ndryshme.

Kuvendi i Vlorës

Redakto

Institucionet parlamentare në Shqipëri i kanë fillimet e tyre në fund të vitit 1912 me pavarësinë e Shqipërisë nga Perandoria Osmane. Kuvendi i Vlorës, shërbeu si organ legjislativ shqiptar për dy vjet, deri në statutin e 1914.

Principata e Shqipërisë

Redakto

Pasi mori gradualisht administrimin e vendit në vitin 1914, Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit përgatiti një draft të kushtetutës (Statuti Organik) me 216 nene. Kjo do të siguronte ngritjen e Asamblesë Kombëtare me fuqi ligjëvënëse në Shqipëri, e cila ishte projektuar si monarki kushtetuese e trashëguar.

Sipas kushtetutës, vendi do të kishte, me pak përjashtime, të njëjtën ndarje administrative që kishte gjatë Perandorisë Osmane. Ai do të ndahej në shtatë qarqe administrative, secili prej tyre do të zgjidhte tre përfaqësues për kuvendin kombëtar me votim të drejtpërdrejtë. Princi do të emëronte dhjetë përfaqësues dhe udhëheqësit e tri feve të gjithë (muslimane, ortodokse dhe katolike) do të kishin përfaqësues në Kuvendin Kombëtar, i cili do të kishte mandat katër vjeçar. Këshilli i Ministrave, me fuqi ekzekutive, do të emërohej nga princi.

Senati 27 mars 1920 - 20 dhjetor 1920

Redakto

Kongresi Lushnjes krijoi Senatin (Parlamenti i parë shqiptar), që më vonë do të quhej Këshilli Kombëtar, si organ legjislativ, i cili përbëhej nga 37 anëtarë të zgjedhur nga delegatët në Kongres. Kongresi shprehu në formën organizuar vullnetin politik të shqiptarëve, për të marrë fatin e vendit në duart e veta. Gjatë kësaj periudhe, për herë të parë u afirmuan parimet e parlamentarizmit: emërimi dhe shkarkimi i qeverisë nga Senati dhe ushtrimin e kontrollit parlamentar. Megjithëse Parlamenti i parë shqiptar i kreu aktivitetet e tij legjislative gjatë një periudhe të shkurtër kohe, ai kaloi disa ligje të rëndësishme. Akti më i rëndësishëm ishte Statuti i Lushnjës, i cila themeloi ligjin kushtetues. Aktiviteti legjislativ i Këshillit Kombëtar përfundoi në dhjetor 1920, kur Këshilli u shpërnda për të përgatitur vendin për zgjedhjet e para në mars 1921.

Këshilli Kombëtar 1921 - 1923

Redakto

Në zgjedhjet që u mbajtën mars 1921, u zgjodhën 78 deputetë. Në këtë kohë Parlamenti filloi të mblidhej rregullisht me detyra të përcaktuara qartë dhe një afat kohor. Në vitin 1922 Statuti i Lushnjës u zgjerua në një kushtetutë me fuqinë më të lartë që i është dhënë shtetit dhe një parlament legjitim. Ish Këshilli Kombëtar u quajt parlament. Organi ligjvënës përbëhej prej një dhome të deputetëve, të zgjedhur në mënyrë indirekte nga populli. Dy grupet politike krzesore ishin: Partia Popullore (e udhëhequr nga Fan Noli) dhe Partia Përparimtare (e udhëhequr nga Hoxha Kadriu). Në fushën legjislative, veprimtaria e Këshillit Kombëtar u përqendrua në çështje të tilla si hartimin e ligjit mbi organizimin gjyqësor, përmirësimin e rregullores ekzistuese me elementë të rinj për transparencën e veprimtarisë parlamentare dhe përpilimin e betimit të deputetëve në Këshill. Në shtator 1923 Këshilli Kombëtar mbylli punimet në përfundim të legjislaturës për të përgatitur vendin për zgjedhje të reja për Kuvendin Kushtetues, të mbajtur në dhjetor të atij viti.

Kuvendi Kushtetues

Redakto

Periudha e parë (21 janar - 2 qershor 1924)

Redakto

Kuvendi Kushtetues, i përbërë nga 100 deputetë, u mblodh nga 21 janar deri më 2 qershor 1924. Detyra e tij kryesore ishte hartimi i një kushtetute të shkruar. Ky objektiv nuk u arrit gjatë kësaj periudhe së parë për shkak të atentatit mbi kryeministrin Ahmet Zogut nga Beqir Valteri më 24 shkurt dhe shpërthimit më vonë të kryengritjes së qershorit. Më 2 qershor 1924 Kuvendi e mbylli sesionin e parë të procedurës. Pas shpërbërjes së qeverisë, Zogu u largua nga Shqipëria, duke mbetur në ilegalitet deri në dhjetor 1924. Gjatë kësaj periudhe, jetëshkurtër (qershor-dhjetor 1924) qeveria e Fan Nolit mori pushtetin.

Periudha e dytë (12 janar - 2 mars 1925)

Redakto

Me kthimin në pushtet të Ahmet Zogut (që shënoi rifillimin e sundimit të ligjit), Kuvendi Kushtetues rifilloi punën më 12 janar 1925. Ai realizoi në fund detyrën për të cilën u krijua: miratimin e ligjit themelor të shtetit, i cili do të përcaktonte të ardhmen e tij.

Parlamenti i Republikës së Shqipërisë (1925 - 1928)

Redakto

Forma e qeverisjes në Shqipëri u përcaktua nga Kushtetuta si një republikë parlamentare, të kryesuar nga një president sovraniteti i të cilës rridhte nga populli. Me vendim të Kuvendit Kushtetues, Ahmet Zogu u zgjodh president. Për herë të vetme në historinë e Shqipërisë, parlamenti i saj përbëhej nga dy dhoma: Senati dhe Dhoma e Deputetëve. Dhoma e Deputetëve (dhoma e ulët) përbëhej nga 57 deputetë të zgjedhur nga populli, dhe Senati (Dhoma e lartë) përbëhej nga 18 senatorë (dy të tretat e të cilëve zgjidheshin nga populli dhe një e treta nga Presidenti i Republikës). Ky sistem dydhomësh i dha përparësi në raste të caktuara të Senatit, duke e vënë Dhomën së Deputetëve në një pozitë inferioriteti. Mledhja e dhomave të parlamentit në seancë të përbashkët, njihej si Kuvend Legjislativ dhe në seanca të ndara njiheshin me emrat e tyre respektivë. Gjatë kësaj kohe Parlamenti miratoi një sërë ligjesh të rëndësishëm, duke përfshirë ligjin e bankës kombëtare dhe atë të pensioneve civile. Shpërndarja e Parlamentit erdhi pas një debati për të ndryshuar formën e qeverisë, duke përgatitur vendin për zgjedhjet e reja për në Asamblenë Kushtetuese.

Sistemi parlamentar gjatë Mbretërise së Shqipërisë (1928 - 1939)

Redakto

Asambleja Kushtetuese e dalë nga zgjedhjet e 17 gusht 1928 kishte 58 anëtarë. Asamblea që i filloi punimet më 25 gusht 1928 miratoi kushtetutën që sanksiononte formën mbretërore të qeverisjes dhe një sistem parlamentar njëdhomësh. Shqipëria u shpall "Mbretëri demokratike, parlamentare, dhe e trashëgueshme" e kryesuar nga "Madhëria e Tij Zog I". Para kthimit të saj në parlament më 1 dhjetor 1928, Asambleja Kushtetuese miratoi një kod civil, penal dhe tregëtar dhe një Kodit të Procedurës Civile, i cili shënoi një shkëputje përfundimtare nga legjislacioni i periudhës osmane. Për këtë arsye, ky parlamenti u quajt nga Zogu I "parlament konstruktiv dhe reformist".

Pas pushtimit italian të Shqipërisë në prill 1939, Mbreti Zog I u largua nga vendi.

Parlamenti gjatë pushtimit të Shqipërisë (1939 - 1944)

Redakto

Asamblea Kushtetuese (12 prill 1939 - 3 prill 1940), Këshilli i Epërm Fashist Koorporativ (16 prill 1940 - 31 korrik 1943)

Redakto

Sipas statutit të Mbretërisë Shqiptare të dhënë nga mbreti Viktor Emanueli III, shteti shqiptar ishte një monarki kushtetuese. Pushteti legjislativ ushtrohej nga ana e mbretit, në bashkëpunim me Partinë Fashiste nëpërmjet Asamblesë Kushtetuese me 159 anëtarë të emëruar.

Asamblea Kombëtare (16 tetor - 10 nëntor 1943), Kuvendi Kombëtar (Parlamenti) (11 nëntor 1943 - 14 shtator 1944)

Redakto

Më 16 tetor 1943 (gjatë pushtimit nazist) Asambleja Kombëtare mblidhet me 247 anëtarë, të cilët restauruaran krijimin e Këshillit të Lartë, si kreu i shtetit. Ajo u kthye në parlament, duke ushtruar pushtetin legjislativ me këtë trup.

Periudha e diktaturës komuniste (1944 - 1991)

Redakto

Zgjedhjet për Asamblenë Kushtetuese pas luftës u mbajtën më 2 dhjetor 1945. Kushtetuta u miratua më 14 mars 1946, kur Asambleja Kushtetuese u kthye në Kuvendi Popullor. Gjatë viteve të para u dënuan me burgime dhe vdekje shumë deputetë që kundërshtonin pikëpamjet komuniste, gjë që kulmoi me gjyqin e deputetëve në 1947, ku eliminimet politike të 23 deputetëve konsistuan në 15 dënime me vdekje dhe 8 burgime që shkonin nga burgime të përjetshme deri në 15 vjet heqje lirie.

Në mungesë të pluralizmit politik në vend, Kuvendi Popullor mblidhej vetëm dy herë në vit. Në vitin 1976 Kuvendi Popullor miratoi Kushtetutën e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, e cila ruajti tiparet e një programi ideologjik politik në përputhje me ideologjinë komuniste. Roli i parlamentit nuk ekzistonte, sepse nuk zhvilloheshin zgjedhje të lira.

Rilindja e parlamentarizmit 1991

Redakto

Pas më shumë se pesë dekadash, shenjat e para të ringjalljes së parlamentarizmit u shfaqën në Shqipëri. Pas 67 vitesh, Parlamenti i parë pluralist doli nga zgjedhjet e 31 mars 1991 me 250 anëtarë. Edhe pse pluraliste këto zgjedhje nuk u quajtën të lira, sepse ekzistonte ende frika nga regjimi komunist tek njerëzit. Paketa e Dispozitave kushtetuese të miratuara atë vit solli ndryshime në kuadrin e organizimit demokratik të shtetit. Më 22 prill 1992 u zhvilluan zgjedhje të lira. Më 21 tetor 1998 Parlamenti miratoi një kushtetutë të re. Kushtetuta e re e krijoi mundësinë për të kuptuar më mirë sistemin politik në Shqipëri dhe rolin e pjesëmarrësve të saj. Kuvendi Popullor i Shqipërisë ishte njëdhomësh me 140 anëtarë. Pas zbatimit të Parlamentit Kushtetutës, si pushtet i lartë legjislativ, ishte përgjegjës për hartimin dhe miratimin e ligjeve. Roli i Kuvendit është rritur ndjeshëm në krijimin e një kornize kushtetuese dhe ligjore si premisë për sundimin e ligjit, dhe ajo është bërë institucioni më i rëndësishëm i zhvillimit politik në vend. Aktiviteti legjislativ është bërë një nga instrumentet më aktive në konsolidimin e institucioneve shtetërore dhe integrimin euro-atlantik.

Aktualisht Presidenti zgjidhet nga parlamenti. Anëtarët aktuale u zgjodhën në vitin 2009.

Byroja e Kuvendit

Redakto

Byroja e Kuvendit është organ kolegjial që ndjek dhe vendos për anën administrative dhe funksionimin e brendshëm të Kuvendit. Byroja e Kuvendit drejtohet nga Kryetari i Kuvendit dhe përbëhet nga zëvendëskryetarët e Kuvendit, 2 sekretarët për buxhetin e Kuvendit dhe 4 sekretarët e tjerë.Përbërja e Byrosë vendoset me votim të hapur nga Kuvendi në seancë plenare dhe përfaqëson, për aq sa është e mundur, përbërjen politike të Kuvendit. Byroja e Kuvendit vendos për buxhetin e Kuvendit, sipas propozimit të bërë nga sekretarët për buxhetin; organizimin e shërbimeve të Kuvendit me propozimin e Sekretarit të Përgjithshëm, statusin ligjor dhe ekonomik për të punësuarit në Kuvend, si dhe për ankimet në rastet e konstituimit të grupeve parlamentare apo ankesave për përbërjen e komisioneve të përherëshme të Kuvendit. Byroja e Kuvendit, me propozimin e Kryetarit të Kuvendit, emëron Sekretarin e Përgjithshëm mbi bazën e tre kandidaturave të dala nga konkurrimi, sipas legjislacionit për shërbimin civil. Byroja e Kuvendit miraton raportin vjetor të veprimtarisë së Kuvendit dhe vendos publikimin e tij.

Funksionet e Kryetarit të Kuvendit

Redakto
  • Kryetari i Kuvendit zgjidhet menjëherë pas betimit të deputetëve. Kandidati për Kryetar të Kuvendit propozohet me shkrim nga të paktën 15 deputetë.
  • Kryetari i Kuvendit zgjidhet me votim të fshehtë me shumicën e votave në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë deputetëve.
  • Kryetari i Kuvendit përfaqëson Kuvendin në marrëdhënie me të tretët.
  • Kryetari i Kuvendit siguron respektimin e të drejtave të Kuvendit dhe të anëtarëve të tij. Ai kujdeset për zhvillimin e veprimtarisë parlamentare dhe organeve të Kuvendit në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.
  • Në përputhje me Rregulloren e Kuvendit, Kryetari u jep fjalën deputetëve dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave, drejton dhe moderon debatet, siguron rendin në seancë plenare, cakton radhën e votimeve dhe njofton rezultatin e tyre.
  • Kryetari i Kuvendit drejton dhe thërret mbledhjet e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, si dhe Byronë e Kuvendit dhe Konferencën e Kryetarëve të Grupeve Parlamentare.

Lista e Deputeteve sipas Qarqeve dhe Partive

Redakto
Emri Partia Shenime
Qarku i Beratit
Adnor Shameti PS
Blendi Klosi PS Ministri i Turizmit dhe Mjedisit në Qeverin Rama II.
Eduard Halimi PD Nënkryetari i Komisionit për Legalështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Ermonela Velikaj PS Kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare
Fadil Nasufi PS
Gledjon Rehovica LSI
Nasip Naço LSI
Qarku i Dibres
Almira Xhembulla PS
Dhurata Çupi PD
Ilir Beqaj PS
Përparim Spahiu LSI
Reme Lala PDIU
Xhemal Gjunkshi PD
Qarku i Durrësit
Edi Paloka PD
Eglantina Gjermeni PS
Fatbardha Kadiu PD
Fidel Ylli PS
Florjon Mima PD Nënkryetari i Komisionit për Aktivitetet e Prodhimit, Tregtisë dhe Mjedisit
Ilir Ndraxhi PS
Jurgis Çyrbja PS
Klodiana Spahiu PS
Lefter Koka LSI
Milva Ekonomi PS Nënkryetari i Komisionit për Arsim dhe Informim Publik
Nora Malaj LSI
Oerd Bylykbashi PD
Rolant Xhelilaj PS
Rrahman Rraja PS
Qarku i Elbasanit
Anastas Angjeli PS
Aqif Rakipi PDIU
Vakant PDIU Pas dorëheqjes së deputetit Bujar Muça
Arben Kamami PS
Edmond Haxhinasto LSI
Edmond Spaho PD Drejtues i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike
Endri Hasa PD
Elvis Kushi PS
Luan Duzha PS
Luçiano Boçi PD
Monika Kryemadhi LSI
Musa Ulqini PS
Nuri Belba PS
Taulant Balla PS Drejtues i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste
Qarku i Fierit
Adelina Rista PS
Anduel Xhindi PS
Antoneta Dhima PS
Bashkim Fino PS
Bujar Çela PS
Enkelejd Alibeaj PD
Erion Braçe PS Kryetar i Komisionit për Ekonomi dhe Financa
Genc Pollo PD
Gramoz Ruçi PS Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë
Ismet Beqiraj PS
Luan Baci PD
Myslim Murrizi PD
Petrit Vasili LSI Kryetar i Komisionit për Punë, Affairsështje Sociale dhe Shëndetësi
Drejtues i Grupit Parlamentar të LSI
Robert Bitri LSI
Tatjana Piro PS
Xhevit Bushaj PS
Qarku i Gjirokastrës
Bledar Çuçi PS Nënkryetari i Komisionit për Integrime Evropiane
Flamur Golemi PS
Mirela Kumbaro PS
Tritan Shehu PD
Vangjel Tavo LSI
Qarku i Korçës
Edlira Bode PS
Edmond Panariti LSI
Eduard Shalsi PS Kryetar i Komisionit për Aktivitete Prodhimi, Tregti dhe Mjedisi
Elisa Spiropali PS Nënkryetarja e Komisionit për Punë, Socialështje Sociale dhe Shëndetësi
Ervin Salianji PD
Hekuran Hoxhalli PD
Ilir Xhakolli PS
Ilirian Pandavinji PS
Klevis Balliu PD
Niko Peleshi PS
Valentina Duka PD
Qarku i Kukësit
Flamur Noka PD Nënkryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare
Isuf Çelaj PD
Mimi Kodheli PS Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme
Qarku i Lezhës
Aldo Bumçi PD
Andon Frrokaj PD
Gjetan Gjetani PS
Lindita Nikolla PS
Lindita Metaliaj PD
Pjerin Ndreu PS
Viktor Tushaj LSI
Qarku i Shkodrës
Agron Çela LSI
Bardh Spahia PD
Ditmir Bushati PS
Izmira Ulqinaku PD
Lorenc Luka PD
Luan Harusha PS
Nard Ndoka PD
Paulin Sterkaj PS
Romeo Gurakuqi PD
Senida Mesi PS
Tom Doshi PSD
Qarku i Tiranës
Albana Vokshi PD Kryetari i Komisionit për Arsim dhe Informim Publik
Arben Ahmetaj PS
Arben Pëllumbi PS
Besnik Baraj PS
Blerina Gjylameti PS
Dashamir Shehi PD
Elona Hoxha PS
Endrit Brahimllari LSI
Ervin Bushati PS
Fatmir Mediu PD
Fatmir Xhafaj
Flojda Kërpaçi LSI
Gent Strazimiri PD
Grida Shqima PD
Halim Kosova PD
Jorida Tabaku PD Nënkryetari i Komisionit për Ekonomi dhe Financa
Klajda Gjosha LSI Nënkryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme
Klotilda Bushka PS
Luan Rama LSI
Lulzim Basha PD
Ogerta Manastirliu PS
Olta Xhaçka PS
Orjola Pampuri PD
Pandeli Majko PS
Rakip Suli PS
Rudina Hajdari PD
Sadi Vorpsi PS
Sadri Abazi PS
Sajmir Tahiri PS
Sali Berisha PD
Ulsi Manja PS
Vasilika Hysi PS
Xhemal Qefalia PS
Qarku i Vlorës
Agron Shehaj PD
Alket Hyseni PS
Andrea Marto PS
Damian Gjiknuri PS
Edi Rama PS
Edmond Leka PS
Fatmir Velaj PS
Nadire Meçorapaj PD
Sezai Rokaj LSI
Vangjel Dule PD
Vilma Bello PS
Vullnet Sinaj PS

Shiko edhe këtu

Redakto

Lista e Kryetarëve të Parlamentit të Shqipërisë