Babushi i Muhaxherve
Babush i Muhaxherve është një vendbanim në komunën e Lipjanit, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrat Babush dhe Babush i Muhaxhirëve. Shtrihet në juglindje të Lipjanit, është vendbanim i tipit të grumbulluar.
Babush i Muhaxherve
Babush i Muhaxhirëve | |
---|---|
Fshat |
Demografia
RedaktoSipas regjistrimeve të bëra ndër vite numri i tyre lëvizi nga 500 banorë deri në 1300 në vitin 2000.
Popullsia
RedaktoShumë familje nga ky fshat, sidomos në kohën mes dy luftërave botërore, u shpërngulën, siç ishin familja Budeci në Turqi, Lushakët në Bursë, Spancët në Shkup, Bolloinët poashtu në Turqi.
Vit | Popullsia |
---|---|
1948 | 767 |
1953 | 635 |
1961 | 715 |
1971 | 815 |
1981 | 968 |
1991 | 1 100 |
2011 | 1 206 |
Historia
RedaktoKy vendbanim u themelua në vitin 1862 si koloni çerkeze, të cilët kishin ikur nga Çerkeztani në Azi. Nga çerkezët është pagëzuar me emrin Bereketlije që ishte regjistruar në disa dokumente osmane. Më vonë nga popullata e afërt është quajtur me emrin Babushi i Çerkezëve. Në këtë vendbanim, sikurse edhe në shumë vendbanime tjera që nga viti 1877/78 këtu jetonin 25 shtëpi. Me fillimin e ardhjes së muhaxhirëve këta filluan të shpërngulen. Sot aty është ruajtur mikrotoponimi Varret e Çerkezëve.[1]
Shih dhe këtë
Redakto- ^ Osmani, Jusuf (2003). Vendbanimet e Kosovës. Prishtinë: Shtypshkronja Shkrola. fq. 75. ISBN 9951-8547-4-5.
{{cite book}}
: Nuk lejohet formatim teksti në:|publisher=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
RedaktoReferime
Redakto
Akllapi | Babushi i Muhaxherve | Baica | Banulla | Blinaja | Bregu i Zi | Brusa | Bujani | Bungeti | Çellapeku | Divlaka | Dobraja e Madhe | Dobraja e Vogël | Fushlot | Gadimja e Epërme | Gadimja e Poshtme | Gllanica | Gllavica | Gllogoci | Gracka e Vjetër | Gracka e Vogël | Gumnasella | Hallaçi i Madh | Hallaçi i Vogël | Hanroc | Janjeva | Kleçka | Kojska | Konjuhi | Kraishti | Krojmira | Leletiqi | Lipovica | Llugaxhia | Lluga | Magura | [[Mareci (Lipjan) | Medveci | Mirena | Okosnica | Plitkoviqi | Poturoci | Qylaga | Resinoci | Ribari i Madh | Ribari i Vogël | Rufca e Re | Rufca e Vjetër | Sllovia | Smallusha | Shala | Shisharka | Teqeja | Tërbuca | Topliçani | Torina | Varigoci | Vogaçica | Vrella | Vrella e Goleshit | Zllakuqani
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Kosovës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |