Babushi i Muhaxherve

fshat në Kosovë
(Përcjellë nga Babushi i Muhaxhirëve)

Babush i Muhaxherve është një vendbanim në komunën e Lipjanit, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrat Babush dhe Babush i Muhaxhirëve. Shtrihet në juglindje të Lipjanit, është vendbanim i tipit të grumbulluar.

Babush i Muhaxherve
Babush i Muhaxhirëve
Fshat

Demografia

Redakto

Sipas regjistrimeve të bëra ndër vite numri i tyre lëvizi nga 500 banorë deri në 1300 në vitin 2000.

Popullsia

Redakto

Shumë familje nga ky fshat, sidomos në kohën mes dy luftërave botërore, u shpërngulën, siç ishin familja Budeci në Turqi, Lushakët në Bursë, Spancët në Shkup, Bolloinët poashtu në Turqi.

Tendencat e popullsisë
Vit Popullsia
1948 767
1953 635
1961 715
1971 815
1981 968
1991 1 100
2011 1 206

Historia

Redakto

Ky vendbanim u themelua në vitin 1862 si koloni çerkeze, të cilët kishin ikur nga Çerkeztani në Azi. Nga çerkezët është pagëzuar me emrin Bereketlije që ishte regjistruar në disa dokumente osmane. Më vonë nga popullata e afërt është quajtur me emrin Babushi i Çerkezëve. Në këtë vendbanim, sikurse edhe në shumë vendbanime tjera që nga viti 1877/78 këtu jetonin 25 shtëpi. Me fillimin e ardhjes së muhaxhirëve këta filluan të shpërngulen. Sot aty është ruajtur mikrotoponimi Varret e Çerkezëve.[1]

Shih dhe këtë

Redakto
  1. ^ Osmani, Jusuf (2003). Vendbanimet e Kosovës. Prishtinë: Shtypshkronja Shkrola. fq. 75. ISBN 9951-8547-4-5. {{cite book}}: Nuk lejohet formatim teksti në: |publisher= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

Redakto

Referime

Redakto