Gadimja e Poshtme
Gadime e Poshtme është një vendbanim në komunën e Lipjanit, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Murtur. Shtrihet rreth 12km në juglindje të Lipjanit. Është vendbanim i tipit të grumbulluar.[1]
Gadime e Poshtme
Murtur | |
---|---|
Fshat | |
Gjeografia
RedaktoNë bazë të gjetjeve arkeologjike, dëshmohet se lokaliteti i këtij fshati është i banuar mjaft herët. Në lindje, mbi fshat, te vendi Gropa janë gjetur gurë të mëdhenjë të gdhendur në formë katrore, ndërsa nën fshat janë gjetur themele shtëpish. Në fshat është ndërtuar xhamia që daton nga viti 1512, një ndër më të vjetrat në Kosovë. Në hartën gjeografike austriake të përpiluar në bazë të shënimeve të vitit 1689 është regjistruar me emrin Gadime.
Historia
RedaktoNë periudhën ndërmjet dy luftërave botërore, u kolonizuan 9 familje serbe e malazeze. Në këtë periudhë 4 familje shqiptare u shpërngulën në Turqi dhe 2 familje në Shqipëri. Në këtë vendbanim në vitin 1960 u zbulua Shpella e Mermerit, që këtë e ka shndërruar në vendbanim turistik.
Shih dhe këtë
Redakto- ^ Osmani, Jusuf (2003). Vendbanimet e Kosovës. Prishtinë: Shkrola. fq. 112. ISBN 9951-8547-4-5.
Lidhje të jashtme
Redakto
Akllapi | Babushi i Muhaxherve | Baica | Banulla | Blinaja | Bregu i Zi | Brusa | Bujani | Bungeti | Çellapeku | Divlaka | Dobraja e Madhe | Dobraja e Vogël | Fushlot | Gadimja e Epërme | Gadimja e Poshtme | Gllanica | Gllavica | Gllogoci | Gracka e Vjetër | Gracka e Vogël | Gumnasella | Hallaçi i Madh | Hallaçi i Vogël | Hanroc | Janjeva | Kleçka | Kojska | Konjuhi | Kraishti | Krojmira | Leletiqi | Lipovica | Llugaxhia | Lluga | Magura | [[Mareci (Lipjan) | Medveci | Mirena | Okosnica | Plitkoviqi | Poturoci | Qylaga | Resinoci | Ribari i Madh | Ribari i Vogël | Rufca e Re | Rufca e Vjetër | Sllovia | Smallusha | Shala | Shisharka | Teqeja | Tërbuca | Topliçani | Torina | Varigoci | Vogaçica | Vrella | Vrella e Goleshit | Zllakuqani
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Kosovës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |