Letërsia e Rilindjes Evropiane
Letërsia rilindase u zhvillua përreth humanizmit, teoria e re që theksonte rolin zanafillor të qenies njerëzore mbi çdo konsideratë tjetër, veçanërisht fetare. Në këtë epokë bota mori një shtysë të madhe me shpikjen e makinës së shtypshkrimit nga Johannes Gutenberg-u, fakt që mundësoi aksesin e letërsisë te publiku i gjerë. Kjo krijoi një shqetësim më të madh për drejtshkrimin dhe gjuhësinë, duke nxierë sistemet e para gramatikore në gjuhët popullore dhe shfaqja e akademive të para në gjuhët kombëtare.[1]
Letërsia e re u frymëzua si dhe arti nga tradita greko-latine, megjithëse mori gjithashtu një ndikim të madh nga filozofia neoplatonike e zhvilluar njëkohësisht në Itali. Nga ana tjetër, pasqyroi idealet e reja njeriut rilindas, që u mishëruan te figura e «cortesano-s» së Baldassare Castiglione-s: duhej të zotëronte njësoj si armët ashtu dhe letrat, si dhe të kishte hijshmëri natyrore pa artifica.[2]
Risia ndikoi si temat ashtu edhe format. Midis të parave mund të dallohet antropocentrizmi, interesi për natyrën dhe rekuperimi i mitologjisë klasike. Filozofia rekuperoi idetë platonike dhe i vendos në shërbim të krishtërimit. Kërkimi i kënaqësisë ndjesore dhe shpirti kritik dhe racional kompletuan idetë e epokës. Përsa i përketë aspekteve formale, u rekuperua parimet klasike (rrënjët e të cilës gjenden në Poetikën e Aristotelit), të bazuara në parimet artistike të imitimit. U zhvilluan gjithashtu gjini të reja (si eseja) dhe modelet metrike (midis të cilëve dallohet soneti si formë strofash dhe endecasillabo (njëmbëdhjetë rrokëshi) si tip vargëzimi.
Precedentet e Dante Alighierit, Petrarkës dhe Boccaccio-s i dhanë udhë shkëlqimit të letërsisë rilindase në Itali në shekullin e XVI. Figura drejtuese e shijes poetike rilindase të kësaj epoke do të ishte Pietro Bembo, që shkroi këngë Petrarkiste dhe sonete, por mbi të gjitha, u lartësua si arbitër i letërsisë italiane të kohës së tij, që qe qendra e rrezatimit ndërkombëtar të kësaj lëvizjeje.
Perhapja
RedaktoItalia
RedaktoNë Itali, djepi i stilit të ri, vazhduan disa jehona nga autorët e mëdhenjë mesjetarë të konsideruar herë pas here si prekrusorë të lëvizjes së re: Dante Alighieri, Françesko Petrarka dhe Giovanni Boccaccio. Midis letrarëve të dalë në këtë kohë u dalluan: Angelo Poliziano, Matteo Maria Boiardo, Ludovico Ariosto, Jacopo Sannazaro, Pietro Bembo, Baldassare Castiglione, Torquato Tasso, Niccolo Machiavelli dhe Pietro Aretino. Ndikimi i saj u përhap në Francë, ku u shquan François Rabelais, Pierre de Ronsard, Michel de Montaigne dhe Joachim du Bellay. Në Gjermani, reforma protestante nxiti një maturi më të madhe si dhe tematikat fetare, të kultivuara nga Ulrich von Hutten, Sebastian Brant dhe Hans Sachs. Në Angli, duhet përmendur Thomas More, Edmund Spenser, Michael Drayton, Henry Constable, George Chapman, Henry Howard dhe Thomas Wyatt. Në Portugali u shfaq figura mbizotëruese e Luís de Camões.[2]
Pararendësit
RedaktoDyqinta
RedaktoKjo periudhë historike që përfshin harkun kohor nga viti 1224, data e supozuar e hartimit të Cantico delle creature i Shen Françeskut të Asizit, deri në 1321, viti i vdekjes së Dante Alighierit[3], karakerizohet nga ndryshime të shumta në fushën shoqërore dhe politike si dhe nga aktiviteti i gjallë intelektual dhe fetar.
Një lloj letërsie, ajo me karakter enciklopedik dhe alegorik, e lindur në Francë që në Shekullin e XII me poemën Udhëtimi i diturisë. Anticlaudianus. Diskutim mbi sferën inteligjente të filozofit Alain de Lille, në Dyqintën hyn në Itali me modelet e tij, si i famshmi Roman de la Rose që në dy pjesë të hartuara afërsisht midis viteve 1230 dhe 1280 nga Guillaume de Lorris dhe Jean de Meun tregojnë, me figura të shumta simbolike dhe personifikime të guximshme, çështjet e ndjenjave dashurore në aspektet e tyre të ndryshme dramatike. Ndikimi i Roman vërehet në të gjitha veprat alegoriko-didaktike të vjetra të shkruara në gjuhë vulgare, dmth. popullore. Nga Roman, është i famshëm përshtatja nga fiorentini Durante, që disa duan ta identifikojnë me vetë Dante Alighierin, realizuar në 232 sonete në gjuhën italiane afër fundit të Shekullit të XIII dhe fragmentari i quajtur Detto d'Amore që arrijnë të trasformojnë poemën franceze duke e çliruar nga skemat shkencore dhe teknologjike duke e bërë më të pasur me elemente dashurore dhe satirike.
Përsëri në shekullin e XIII, e lidhur me prirjen fetare dhe didaktike që kishte bërë të lindnin vepra të mëdha të quajtura summae, shikojnë dritën edhe disa krijime në të folurën vulgare të rajonit Venet dhe atë lombarde shumë domethënëse për të sqaruar kulturën e përbashkët të kohës dhe që "shprehin në tërësinë e tyre përpjekjen e një lartësimi të dialekteve veriore, veneto-lombardë, me shprehje letrare"[4]. Gjysmës së dytë të shekullit i përketë një përmbledhje me maksima morale dhe sentenca, Splanamento de li proverbi di Salomone, e hartuar nga Gherardo Patecchio nga Cremona në vargje aleksandrine dhe, nga i njëjti autorë, një canzone në njëmbëdhjetë rroksha me titull Noie ku listohen të gjitha ngjarjet e papëlqyeshme të jetës. Në gjysmën e dytë të shekullit Fra' Giacomino da Verona i urdhërit të fratërve minorë françeskanë, shkroi dy poema në vargje aleksandrine: De Babilonia civitate infernali dhe De Jerusalem celesti ku listohen përkatësisht vuajtjet e Ferrit dhe gëzimet e Parajsës. Midis shkrimtarëve të kësaj periudhe qe mjeshtri i gramatikës Bonvesin de la Riva, frat terciar i urdhërit të të përulurve, që hartoi shumë vepra si në gjuhën popullore edhe në latinisht. Midis shkrimeve më të njohura në latinisht përmendet De magnalibus urbis Mediolani, një histori sintetike e Milanos, ndërsa në gjuhën vulgare "Libro delle Tre Scritture" (Nigra, Rossa dhe Dorata), një poemth ku tregohen dymbëdhjetë vuajtjet e Ferrit, Pasioni i Jezusit dhe lavdet e Parajsës. Ai shkroi edhe Contrasti ku ballafaqon Shën Mërinë dhe Satanain, mendjen dhe trupin, manushaqen dhe trëndafilin, Trattato dei mesi ku janari, me plogështinë e tij, ballafaqohet me puntorinë e muajve të tjerë të vitit dhe një poemth mbi mënyrat e mira për të qëndruar në tavolinë gjatë ngrënies, i titulluar Cortesie da desco.
Njëkohësisht me këto krijime të Italisë veriore, lindi, mbi të gjitha në Umbria, një letërsi në vargje me karakter fetar e shkruar në të folura të ndryshme vendore më së shumti anonime.
Zakonisht lindja e lirikës së vërtetë fetare vendoset në vitin 1260 në kohën kur lindi në Peruxhia, nën drejtimin e Raniero Fasani-t, vllazëria e Disciplinati që përdorte si mjet pendese fshikullimin publik. Riti shoqërohej nga këngë që kishin si skemë la canzone a ballo profana. Nëpërmjet laude-ve, lirikave dramatike, pashkore ose pasionale sipas argumentit fetar të trajtuar, lëvizja u përhap në të gjithë Italinë e veriut duke e vendosur qendrën në Peruxhia dhe në Asizi. Por është Cantico di Frate Sole ose Cantico delle creature i Shën Franceskut të Asizit që konsiderohet krijimi më i vjetër në gjuhën italiane ndërsa vetëm me Jacopone da Todi la lauda merr një dimesion artistik.
Midis gjinive më të rëndësishme të letërsisë fetare janë lavdet (la lauda/le laude në italisht), krijimet që këndonin lavdet e shenjtëve, të Krishtit dhe të shën Mërisë dhe që shpesh përmblidheshin në dorëshkrime të quajtura "laudari" për vllazëritë fetare.
Shpesh bëhet fjalë për lavde të shkruara në formë dialogu me karakterin e dramave të shenjta që recitoheshin në raste fetare me njëfarë rëndësie me shoqërim muzikor.
Lavdet e kësaj periudhe janë gati të gjitha anonime dhe vijnë mbi të gjitha nga Toskana, nga Umbria, nga Marche, nga Abruzzo dhe nga Italia veriore dhe konservojnë, në varfërinë e strukturës së tyre sintaksore, një karakter shumë të thjeshtë por jashtëzakonisht të sinqertë.
Tregohen episodet e Ungjillit me më shumë efekt, si mrekullitë e Jezusit dhe të Mërias si dhe jeta e shenjtëve. Midis përshkrimeve më të arritura dhe plotë me ndjenja fetare dhe emocionale, është ajo e Virgjëreshës që shikon në soditje Fëmijën Jezus dhe vajtimi i Nënës në këmbët e kryqit.
Veprat me karakter fetar qenë në këtë mënyrë të shumta në këtë periudhë por ato që dallohen për karakterin e vërtetë poetik janë "Cantico di Frate Sole" i Françeskut të Asizit dhe "le Laude" të Jacopone da Todi.
"Figura e parë e madhe që hasim në pragun e letërsisë sonë të dyqintës është ajo e shën Françeskut të Asizit" siç shkruan qoftë Giuseppe Petronio[5] ashtu dhe Natalino Sapegno[6].
Nga shën Françesku na kanë mbërritur disa vepërza në latinisht dhe një kantik, i shkruar në të folurën vulgare umbre, i njohur si Cantico delle Creature ose "Il Cantico di Frate Sole", që mund të konsiderohet teksti më i vjetër i letërsisë italiane. Sipas Natalino Sapegno-s[7], "tipi i prozës ritmike të rimuar, që në ndarjen e parregullt të vargjeve, duket se u rijep jehonë formave të liturgjisë, nuk gjen korresponduese në letërsinë bashkëkohore italiane".
Pas vdekjes së shën Françeskut lindi një letërsi lulëzuese françeskane që vazhdoi edhe në Treqintën.
Ajo prodhoi biografi të shumta të shenjtit të shkruara në latinisht dhe shpejt të përkthyera në gjuhën vulgare. Përmenden mbi të gjitha Tommaso da Celano me Legenda prima, që u shkrua me porosi të papa Gregorit të IX në 1229, Legenda secunda dhe "Leggenda dei tre compagni" (Legenda trium sociorum) sipas modelit të "I Fioretti di San Francesco"; "Specchio della perfezione" (Speculum perfectionis), e redaktuar nga një shkrimtar anonim që ishte i pari që na përcolli "Il Cantico delle creature".
Biografia e dytë e shenjtit me karakter zyrtar është ajo që shkroi San Bonaventura da Bagnoregio, e titulluar "Leggenda maggiore" (Legenda maior), si detyrë për "Urdhërin e fretërve minorë" për të arritur te "Atti del beato Francesco e dei suoi compagni" (Actus beati Francisci et sociorum eius) të konsideruar burimi i parë i "I Fioretti di San Francesco" në gjuhën vulgare.
Një autor i panjohur, që nga disa kritikë identifikohet si Giovanni Parenti, shkroi një vepër në formë alegorike në 1227 me titull "Sacrum commercium sancti Francisci cum domina Paupertate" (Martesa mistike e shën Françeskut me Madonën Varfëri), vepër që ndikoi si biografitë e ardhshme të shenjtit, ashtu dhe autorë si Giotto di Bondone dhe Dante Alighieri. Nga Dantja, në fakt hasim te Parajsa – kënga XI panegjerikun e shën Françeskut, ku vihet në dukje martesa e shenjtit me Varfërinë.
Por do të ishte me Jacopone da Todi dhe me "Stabat mater" (Vajtimi i Madonës), një lavd i dialoguar me gjuhë të përzier me fjalë në të folurën vulgare umbre dhe atë latine dhe me metrikë që ripropozon modelet e poezisë së kultivuar, që poezia fetare arrin kulmin e saj poetik.
Lirika popullore dhe xhulareske
RedaktoNë Shekullin e XIII lulëzuan edhe krijimet me karakter popullor që me gjasa shërbenin si shoqëruese të kërcimeve gjatë festave. Bëhet fjalë për poezi që trajtojnë dashurinë, me këngë në formë të dialoguar midis një nëne dhe një bije që duhet të martohet, me ankesat e të rejave që duan burr, me përplasjet midis gruas dhe burrit, midis vjerrës dhe nuses. Disa nga këto poezi janë vepra të giullare-ve[shpjegimi 1] që, siç shkruan Sapegno[8], "shënojnë urën e kalimit, me një fjalë, midis letërsisë së popullit dhe asaj të shpirtrave më të kultivuar dhe të rafinuar". Në këtë mënyrë bëhet fjalë një letërsi kryesisht anonime "si në planin anagrafik (shumë krijimeve nuk u dihen autorët) dhe në planin kulturor: në fakt mungon një reliev i veçant dhe individual stilistik, format ekspresive janë stereotipizuar, konvencionale, përsëritëse se autori, për suksesin e prodhimtarisë së tij bazohej mbi të gjitha në shpikjen, në gjetjen brilante dhe improvizimi, në batutën e momentit"[9].
Më i vjetri midis dokumenteve të kësaj poezie xhulareske mund të konsiderohet një ninullë në të folurën toskane, e titulluar "Salv'a lo vescovo senato" që i përket fillimit të gjysmës së dytë të Shekullit të XII e krijuar në monorima tetërrokshe ku një xhular thur në mënyrë të ekzagjeruar lavdet e kryepeshkopit të Pizës për të patur një kalë dhe "Lamento della sposa padovana" që i përket Shekullit të XIII. Bëhet fjalë për një fragment të një autori anonim i shkruar në vulgaren venedikase, ku një grua ankohet për mungesën e burrit që po lufton me kryqëzatat dhe i thur elozhe besnikërisë së saj. Një tjetër krijim i famshëm me karakter xhularesk, përveç "Vanto-s", të shkruar në formën metrike të frottola-s nga Ruggieri Apuliese që jetoi në gjysmën e parë të Dyqintës, është ballfaqimi i "Rosa fresca aulentissima" e Cielo d'Alcamo, bashkëkohëse e poezisë siçiliane, një krijim i hartuar në dialektin jugor ku një i ri i dashuruar dhe i pacipë i bën propozime një të reje, në fillim ngurruese dhe pastaj pranuese, që vë në dukje një dozë të mirë kulture të autorit.
Shkolla siçiliane
RedaktoQë nga viti 1166 në oborrin norman të Guljelmit të II të Siçilisë bashkëjetonin nga çdo anë trovatorët italianë dhe provencalë[shpjegimi 2][10]. Një përpunim i parë i gjuhës letrare për të mundur ta vendosësh në vargje u realizua në kohën e Federikut II në Sicili ku perandori, i rikthyer nga Gjermania kishte patur mënyrën për tu njohur Minnesänger-ët gjermanë, kishte nisur, afërsisht në 1220-1250, në shkollën siçiliane, një shkollë të vërtetë poetike në 'aulico siciliano' që frymëzohej nga modelet provencale dhe që shpuri përpara aktivitetin e saj letrarë për rreth tridhjetë vjet duke u përfunduar në 1266 me vdekjen e të birit të Frederikut, Manfredit, mbreti i Italisë i vdekur në betejën e Beneventos. Poetët e kësaj shkolle "… shkruanin në një siçiliane të zgjedhur, dmth. në një siçiliane fisnike me përputhje të vazhdueshme me dy gjuhët, në atë kohë gjuhët letrare par ekselencë: latinishtja dhe provencalia"[11]. Tema dominuese te poetët siçilianë qe ajo e dashurisë e frymëzuar nga modelet provencale: format në të cilat u shpreh kjo poezi janë 'la canzone', 'la canzonetta' dhe soneti, krijim i suksesshëm i Giacomo da Lentini, kreu i lëvizjes.
Përveç vetë mbretit Federiku II dhe dy bijve të tij, Enzo (mbret nominal i Sardenjës) dhe Manfredi që iu dedikuan me pasion aktivitetit poetik, qenë të shumtë poetët siçilianë me rëndësi të madhe apo të vogël që u vunë nën udhëheqjen shpirtërore të Giacomo da Lentini-t, jo rastësisht i përmendur nga Dante Alighieri në këngën XXIV të Purgatorit si themelues i shkollës siçiliane. Shkroi disa nga kanconet dhe sonetet më të mira që shkëlqejnë si perla në larminë dhe diversitetin e talenteve të 'canzoniere-s' siçiliane dhe dha përkufizimin e parë të dashurisë në letërsinë italiane.
Midis më të rëndësishmëve përmenden edhe Guido delle Colonne nga i cili kanë mbijetuar pesë 'canzoni', Pier della Vigna nga Capua i përmendur nga Dantja në këngën XIII të Ferrit, Rinaldo d'Aquino, Giacomo Pugliese, Stefano Protonotaro nga Messina të cilit i detyrohemi krijimin e vetëm të konservuar në gjuhën origjinale siçiliane (Pir meu cori allegrari). Në disa prejt tyre, pranë repertorit me përmbajtje provencale, në disa poetë si mbreti Enzo, haset një interes psikologjik që le për të kuptuar aty këtu Madonën engjëllore të stilnovist-ëve. Megjithatë ishin mjaft larg nga erotizmi provencal dhe francez dhe më afër platonizmit italian dhe traditës klasike. Me zanafillë të ndryshme, në fakt ishte shkolla e ishullit, e përbërë kryesisht nga jurist dhe noterë, më afër nga bota franceze me traditën humaniste dhe në kompleks të shkëputur nga bota kalorsiake franceze, e admiruar nga larg por vështirsisht e ndjerë si e tyre, aq më tepër që perandori kishte vënë në jetë për herë të parë në histori, pas luftrave të ashpra, shpërbërjen e sistemit feudal. I nënvlerësuar nga kritika e shek. të XIX për karakterin e tij akademik me lojë të rafinuar intelektuale, por u vlerësua në shek. e XX falë vepërs së shumë studiuesve të rëndësishëm si Francesco Bruni, Cesare Segre dhe Gianfranco Contini, të cilët nënvizuan rezultatet e sukseshme gjuhësore, që i dhanë për herë të parë Italisë atë fjalor të pasur në të folurën vulgare që i mungonte akoma dhe që u asimilua dhe në vazhdimsi u pasurua nga eksperimentimet e bardëve të mëdhenj toskanë, nga imitimet e Guittone-s në përpunimin e gjuhës së freskët por të pasur të stilnovistëve. Do të ruheshin gjurmë të forta deri në ditët e sotme. Bruno Migliorini konfirmon afrinë thelbësore midis asaj gjuhe siçiliane, të lindur nën tendat e oborrit të Frederikut gjatë rrethimit të qyteteve 'guelfe' dhe nga poezia më e mirë të Tetëqintës, të cilën kritika romantiko-pozitiviste zhvlerësoi veprën e "noterëve" siçilianë në emër të një poezie që konsiderohej e madhe vetëm kur ishte "popullore dhe spontane".
Një poet i vlerësuar i shkollës siçiliane qe edhe Cielo d'Alcamo që shkroi në 1231 kontrastin e famshëm (gjini poetike popullore) Rosa fresca aulentissima. Cielo ofron një rilexim të ndryshëm, në këndvështrimin komik dhe realist në kundërshtim me figurat eterike dhe ndonjëherë të stereotipizuara të madamave provencale. Parodia e manierizmave dhe të temave të shkollës, është kënga e dashurisë së një xhulari dhe jo e një njeriu të rafinuar oborri, që shkëmben një sërë batutash të gjalla dhe të mprehta me trëndafilin e tij, që nga simbol abstrakt i dashurisë bëhet carama e tij, dmth. e bukura e tij, që i vardiset pa mëshirë duke përfituar nga mungesa e familjes që e mban me xhelozi nën tutelë. Nën pretekstin e ruajtjes së nderit të saj vajza shtiret mosdashëse, për të marr vlerësimet më të shkëlqyera dhe ta ftonte në fund të dashurin ta ndiqte në dhomën e saj. Efekti burlesk është arritur nga pranëvendosja e gjuhës letrare me shprehje dialektore popullore siçiliane dhe jugore, që në fakt përgënjeshtrojnë në mënyrë komike fisnikërinë e pretenduar të nga shtirja fillestare.
Jacopo da Lentinit, noter pranë oborrit të Frederikut II dhe me gjasa nismëtari i shkollës, i atribuohet krijimi i gjinisë së sonetit dhe teorisë së dashurisë, të kuptuar si ndjenjë që lind nga shikimi i një gruaje dhe që ushqehet nëpërmjet imagjinatës, që do të rimerej nga e gjithë poezia lirike e dashuris së Dyqintës, nga shkolla siçiliane nga stilnovistët.
Midis përfaqësuesve kryesorë të shkollës, që qenë të gjithë funksionarë të oborrit të Frederikut II, përmenden, veç Jacopo da Lentinit, Pier della Vigna, Jacopo Mostacci, Percivalle Doria, Rinaldo d'Aquino, Guido delle Colonne, Ciacco dell'Anguillara, Stefano Protonotaro, Giacomino Pugliese, veç vetë Frederikut dhe birit natyror Enzo.
Poetët e shkollës siçiliane shkruanin këngë sipas modeleve të poezisë provencale që, e lindur pranë oborreve, lartësonte dashurinë si një zakon sjelljeje fisnike më shumë se sa ndjenjë e menjëhershme dhe shpërthyese. Ata ndiqnin edhe vetë skemat metrike të asaj gjinie poezie duke e risjellë këtë gjini të 'canzone-s', të baladës, të 'sirventes'[shpjegimi 3] dhe të 'contrasto-s'. [shpjegimi 4]
Dy krijime kanë mbijetuar në gjuhën origjinale vulgare siçiliane, të shpëtuara nga Giovanni Maria Barbieri: Pir meu cori alligrari i Stefano Protonotaros nga Messina dhe S'iu truvassi Pietati i mbretit Enzo, i biri i Frederikut. Gjithë poezitë e tjera qenë përkthyer në vulgaren fiorentine nga kopistët toskanë, që i konservuan në disa dorëshkrime, midis të cilëve 'Canzoniere Vaticano Latino 3793' dhe 'Laurenziano Rediano 9'. Në historinë e poezisë, siç shkruan Mario Sansone "Jo e madhe është rëndësia e shkollës poetike siçiliane, por shumë e madhe është rëndësia e saj në historinë e kulturës tonë dhe në formimin e gjuhës tonë letrare"[12].
Poezia në Italinë veriore
RedaktoNë Italinë veriore lindi ndërkohë një letërsi interesante vulgare me karakter didaktik që frymëzohej si nga tradita provencale që përfshin enueg-un[shpjegimi 5] dhe plazer-in[shpjegimi 6], ashtu dhe në traditën bibliko-apokaliptike, dmth. letërsi eskatologjike të shek. të XII dhe XIII. Midis autorëve më të shquar përmendet kremonezi Gherardo Patecchio, që shkroi një poemth me udhëzime morale të titulluar Slanamento de li proverbi de Salamone dhe një listë në njëmbëdhjetë rrokësha mbi bezditë e jetës me titullin Noie, Uguccione da Lodi autor i një Libro të shkruar në gjuhën venete dhe në monorimë me vargje aleksandrine që trajton gjykimin hyjnor, Giacomino da Verona që shkroi në dialektin veronez një poemth të ndarë në dy pjesë, De Ierusalem celesti dhe De Babilonia civitate infernali që konsiderohen midis burimeve të Komedisë hyjnore të Dantes.
Por midis shkrimtarëve më të aftë dhe rëndësishëm të shekullit të XIII që shkruan në gjuhën lombarde përmendet Bonvesin de la Riva për poemthat e tij të lidhur me nevoja didaktike, kontratet e tij me karakter alegorik, por mbi të gjitha për Libro delle tre scritture të shkruar rreth vitit 1274, të ndarë në tre pjesë që ka për subjekt Ferrin (scrittura nigra), Pasionin e Krishtit (scrittura rubra) dhe Parajsën (scrittura aurea). Teksti konsiderohet i pari në letërsinë vulgare në dialektin lombard dhe autori midis pararendësve të Dantes.
Në gjysmën e dytë të Dyqintës u përhap në Italinë veriore një letërsi në gjuhën vulgare në formën e baladës, kryesisht anonime, të shkruar mbi të gjitha nga xhularët dhe e përbërë nga ankesat e vajzave të reja që duan të martohen, nga gra të keq martuara dhe nga këngë dasmash. Nga Mantova ka mbërritur një këngë anonime për kërcim, ndërsa nga Milano ose nga Pavia shembulli i parë i satirës në gjuhën vulgare kundër fshatarit të keq e titulluar Detto e Matazone da Caligano. Ndërsa nga Venetoja ka mbërritur Lamento della sposa padovana dhe nga Emilia si dhe nga Romagna sirventesi të ndryshme me subjekt politiko-qytetar. Nga Toskana kanë mbërritur tre krijime: një tenzone[shpjegimi 7] me argument politik, një parodi e Pasionit dhe një epitaf 'sermone'[shpjegimi 8] të atribuara xhularit Ruggieri Apuliese.
Me vdekjen e Frederikut të II dhe të të birit Manfredi u asistua në perëndimin e fuqisë zveve si dhe shterimin e poezisë siçiliane. Pas betejës së Beneventos (1266) aktiviteti kulturor u zhvendos nga Sicilia në Toskanë, ku lindi një lirikë dashurie, pikërisht lirika toskane, e ngjashme me atë të poetëve të oborrit siçilian por e përshtatur për gjuhën e re vulgare dhe e përzier me klimën dinamike dhe konfliktuale të qyteteve 'komunalë': në planin tematik të dashurisë oborrtare iu shtuan përmbajtje të reja politike dhe morale.
Rimeren kështu në Toskanë temat e shkollës siçiliane dhe kërkesat për stil dhe metrikë provencale me pasurimin e dhënë nga pasionet e reja të kohës komunale.
Poezia e poetëve toskanë pasurohet kështu si nga këndvështrimi tematik ashtu dhe gjuhësor edhe pse munguon "ai nivel aristokratik formal të cilit siçilianët përgjithësisht i përmbaheshin"[13].
Në grupin e poetëve toskanë bënin pjesë Bonagiunta Orbicciani nga Lucca, Monte Andrea, fiorentini Chiaro Davanzati, Compiuta Donzella dhe shumë të tjerë nga të cilët më i njohur është Guittone d'Arezzo (i njohur edhe si Fra Guittone dal Viva da Arezzo).
Prijësi i poetëve toskanë konsiderohet Guittone del Viva d'Arezzo, i lindur afër vitit 1235 në Arezzo dhe i vdekur në vitin 1294, te i cili mund të gjesh, siç vëren Alberto Asor Rosa[14] "... një koncept të funksionit të poezisë më i artikuluar nga ai i praktikuar nga siçilianët dhe, ndoshta, nga vetë provencalët".
Guittone ka lënë një përmbledhje të gjerë rimash (të përbëra nga 50 'canzoni' dhe 239 sonete) te të cilat pasqyrohen dy mënyrat e tij të ndryshme të jetesës, dhe në këtë mënyrë edhe vepra e tij ndahet në dy pjesë: e para, ku imiton poetët e shkollës siciliane, që ia kushton dashurisë dhe armëve, ndërsa e dyta me përmbajtje fetare dhe morale.
Guittone-s i atribuohet shembulli i parë i 'canzone-s' politike (Ahi lasso, or è stagion de doler tanto) e shkruar në vazhdim të humbjes që guelfët fiorentinë pësuan në vitin 1260 në betejën e Montapertit nga gibelinët, ku, me tonin energjik dhe të vrullshëm do të rigjendej në disa faqe të Dantes, ai ankohet për paqen e humbur duke përdorur dhe alternuar sarkazmën me 'diskutimet' dhe ironinë.
Por poeti i vërtetë kuhet kërkuar te rimat e tij me karakter fetar dhe vecanërisht te 'le laude' (lavdet), si në atë kushtuar Shën Domenikut e shkruar me skemën e betejës së shenjtë, të krijuar po nga ai.
Guittone d'Arezzo i atribuohet edhe një Trattato d'amore në 12 sonete dhe rreth tridhjetë Lettere. Midis poetëve më interesantë të shkollës së Guittone-s, mbetet lukezi Bonagiunta Orbicciani të cilit Dantja në këngën XXIV të Purgatorit i beson detyrën e përcaktimit të mënyrës së re të vargëzimit, me emrin 'stilnovo'.
Në të njëjtën kohë, lindën në Pistoia, në Piza dhe në Firence, shkolla të tjera në mënyrë pak a shumë të përpiktë me Guittone-n. Përmenden Chiaro Davanzati, që në Canzoniere e tij paraprin motivet stilnoviste, guelfi Monte Andrea, të cilit i atribuohet trobar clus-i më i vlerësuar fiorentin, dhe Dante da Maiano, që shkroi një Canzoniere në një stil të ndërmjetëm midis atij siçilian dhe atij guittonian. Nuk është provuar ekzistenca historike e poeteshës Compiuta Donzella të cilës i atribuohen, vetëm nëpërmjet një dorëshkrimi, tre sonete.
Il Dolce Stil Novo
RedaktoIl dolce stil nuovo (i ëmbli stil i ri, nga italishtja) është një lloj lirike dashurie e rafinuar që u zhvillua në Firence në shekullin e XIII. Përfaqësuesit e saj janë Guido Guinizelli, Guido Cavalcanti dhe Cino da Pistoia.
Karakteristikat e tij kryesore janë:
- Sinqeriteti në shprehjen e ndjenjave në linjën e lirikës humane, popullore dhe thellësisht fetare të Shën Françesku të Asizit.
- Prania e një natyraliteti pranveror në harmoni me njeriun duke rimarrë temën klasike të locus amenus.
- Muzikaliteti, ëmbëlsia, eleganca dhe eufonia në shprehjen formale.
- Dashuria e konceptuar si një eksperiencë trashendente, që e vendos të dashuruarin në kontakt me diturinë, lumturinë dhe hyjnoren.
- Femra përbënte një personifikim të idealit neoplatonik. Është një qenie engjëllore me natyrë qiellore e konceptuar si donna angelicata.
- Përdorimi i gjuhës popullore të Firences: e folura toskane ose italishtja.
Il dolce stil novo duhet vendosur, në kulturë, në ndjenjën që poetët patën për një poezi të re: ndjenjë e turbullt, e pa arsyetuar në mënyrë racionale. Duhet konsideruar si një aureolë letrare e ushqyer nga një kulturë shumë e ndjeshme dhe e zgjedhur me forma elegante dhe përpunuara, një një frymëzim të medituar që kërkonte zërin më intim të Dashurisë dhe që do të thotë ndjesinë që fshihej nën fjalë".[15]
Midis fundit të shekullit të XIII dhe viteve të para të atij pasues lindi Il Dolce Stil Novo, një lëvizje poetike që, duke theksuar tematikën dashurore të lirikës korteze, e çon në një pjekuri shumë më të rafinuar.
I lindur në Bolonjë dhe në vazhdim i lulëzuar në Firence, do të bëhej shpejt sinonim i kulturës së zgjedhur filozofike dhe kjo, siç e justifikon Mario Sansone[16], "...shpjegon në këtë mënyrë se si poetët e rinj të shkollës së re e shikonin me përçmim, më shumë se siçilianët, rimatorët e grupit toskan, që i kritikonin se në njëfarë mënyre kishin borgjezuar poezinë dhe se u mungonte çiltërsia dhe rafinimi stilistik".
Emri i 'shkollës' së re nxiret nga Dantja. Kështu pohon Natalino Sapegno[17] "Është e njohur se Dantja, duke hasur në një pjesë të Purgatorit, rimatori Bonagiunta Orbicciani, ndërsa na ofron emrin (të përshtatur tashmë prej kohësh nga tradita e vjetër) e shkollës ose grupit letrar në të cilin ai bën pjesë, duke e përkufizuar pastaj këtë "dolce stil novo" si një shkrim kur "Amore spira" (kur dashuria shuhet).
Poetët e "Dolce Stil Novo-s" e kthejnë dashurinë në momentin qendror të jetës së shpirtit dhe zotërojnë një gjuhë më të pasur dhe të artikuluar se ajo e poetëve të shkollave paraardhëse. Doktrina e tyre "i hiqte dashurisë çdo element tokësor dhe arrinte ta bënte jo një mjet, por mjetin për tu ngjitur kuptimin më të lartë të Zotit"[18].
Nismëtari i kësaj shkolle qe bolonjezi Guido Guinizelli dhe midis poetëve të tjerë, mbi të gjitha toskanë, përmenden të mëdhenjtë si Guido Cavalcanti, vetë Dante Alighieri, Cino da Pistoia dhe më të vegjël si Lapo Gianni, Gianni Alfani dhe Dino Frescobaldi.
I konsideruar si themeluesi i "dolce stil novo", për Guido Guinizzelli-n nuk të dhëna anagrafike të sigurta. Ai identifikohet nga disa me gibelinin Guido di Guinizzello i lindur në Bolonjë midis viteve 1230 dhe 1240, ndërsa nga të tjerë me njëfarë Guido Guinizello, një kryebashkiak i Castelfranco Emilia.
Ai ka lënë, me canzone-n Al cor gentil rempaira sempre amore, atë që duhet të konsiderohet si manifesti i "dolce stil novo-s" ku vihet në dukje identiteti midis zemrës fisnike dhe dashurisë dhe si xhentilesë që qëndron në cilësinë e shpirtit dhe jo në gjak. Ai rimerr pastaj me thekse sublime konceptin e krahasimit midis gruas dhe engjëllit, tashmë të vlerësuar nga Guittone d'Arezzo dhe nga poetët e tjerë të mëparshëm.
Lindur në Firence nga një nga familet guelfe të pjesës së bardhë ndër më të fuqishmet e qytetit, Guido Cavalcanti përshkruhet nga bashkëkohësit e tijv "si kalorësi përçmues dhe vetmitar, i gjithi i përqëndruar në meditimin filozofik dhe gati me siguri një ndjekës i averroizmit"[19]. Qe mik me Dante Alighieri-n, që i kushtoi 'Vita Nova-n', dhe mori pjesë aktivisht në jetën politike fiorentine duke mbështetur 'Cerchi-t' kundër 'Donati-jve'. I dërguar në ekzil në Sarzana më 24 qershor 1300, u rikthye po atë vit në atdhe ku gjeti vdekjen në fund të gushtit të atij viti.
'Canzone-ja' më e famshme e Cavalcanti-t qe teoria "Donna mi prega perch'io voglio dire", në të cilën poeti e trajton dashurinë duke i dhënë një interpretim me karakter averroist, siç pohon Mario Sansone[19], dashuri është për Cavalcanti-n një "proces i inteligjencës që nga "veduta forma" (forma e dukshme) e femrës nxjerr idenë e bukurisë, të zotëruar në potencial dhe i bashkë-depërton"[20] dhe nuk është, si për Guinizelli-n, bekuese por ekstremisht tokësore dhe jep më shumë dhimbje se sa gëzime.
Përkrahë tre silnovistëve madhorë (Guinizzelli, Cavalcanti dhe Dante) qenë katër poetë të tjerë që i përkisnin rrymës së 'Dolce stil novo-s'. Lapo Gianni, shkrimtar i shtatëmbëdhjetë krijimeve poetike të arritura deri më sot, kujtohet në sonetin e famshëm të Dantes "Guido, i' vorrei che tu e Lapo ed io": nga kjo supozohet se Dante ishte një mik i ngushtë me Lapon, sëbashku me Cavalcanti-n. Gianni Alfani, figurë me atribuim akoma të pasigurtë historik, kujtohet mbi të gjitha për "Ballatetta dolente-n" e tij. Njihej me Guido Cavalcanti-n, siç mund kuptohet nga një sonet e tij ("Guido, quel Gianni ch'a te fu l'altrieri") dhe ka kompozuar një numër rimash mjaft të reduktuar përkundrejt atij të stilnovistëve të tjerë. Dino Frescobaldi qe një poet shumë i dashur si nga bashkëkohësit[21] ashtu dhe nga kritikët letrarë modernë[22]. Mik intim i Dantes, poeti i madh i dëgoi shtatë këngët e para të kryeveprës së tij, dhe Dino ia riktheu duke e lutur që ta vazhdonte veprën. Stilnovisti i fundit qe Cino da Pistoia, i vlerësuar nga kritika si ndërmjetës mes stilit të Dantes dhe atij të Petrarkës[23] dhe mjeshtri i vetë Petrarkës në muzikalitetin e poezisë dhe në efikasitetin e përdorimit të gjuhës vulgare.
Poezia komiko-realiste
RedaktoPërkrahë lirikës korteze një vend të rëndësishëm i caktohet poezisë komiko-realiste: qartësisht e kundërt me spiritualitetin stilnovist, rryma komiko-realiste është zbavitëse dhe realiste, kultivon shijen e polemikës, rebelimit dhe komicitetit që zëvendësojnë atë të bukurisë ideale.
Historiografia letrare ka sajuar shprehje të ndryshme për të përkufizuar një prirje poetike të karakterizuar nga përballja me tema të realitetit dhe të përditshmërisë në këndvështrimin përgjithësisht parodik: flitet për poezinë borgjeze, poezi komiko-realiste, poezi realisto-zbavitëse. Etiketa që padyshim rezulton më përfshirëse është "poesia comico-realistica" ndërkohë që binomi jep të dhëna mbi stilin (komik, që manualet e retorikës e vendosin përkundrejt atij tragjik. Stili komik lejon përdorimin e gjuhës triviale dhe është e përshtatshme për të trajtuar argumente të lidhura me përditshmërinë dhe botën lëndore) dhe mbi përmbajtjen (realiste).
Ajo u përhap në Umbria dlhe në Toskanë dhe e pati qendrën e saj në Siena. Midis poetëve më të rëndësishëm përmenden Rustico di Filippo, që ka lënë 58 sonete në të cilët vërehen ndikimet sikulo-guittoniane por edhe tema origjinale të lidhura me gjininë komike, Meo de' Tolomei, autor i disa soneteve me karakter karikaturor dhe xhulari aretinas, Cenne della Chitarra, që shkroi 'canzoni' të frymëzuara nga jeta fshatare. Por dy poetët më domethënës të poezisë komiko-realiste qenë Cecco Angiolieri dhe Folgore da San Gimignano.
Kjo është një rrymë që lidhet me një traditë me prejardhje mediolatine, ajo e poezisë 'goliardia' që ishte përhapur në shekullin e XII në Francë, në Gjermani dhe në Itali, por dhe ajo e 'fabliau-t'.[shpjegimi 9]
Ajo frymëzohet nga tema realiste (dashuria si vibrim ndjesishë, femra si krijesë tokësore) dhe me motive antikorteze (lartësimi i parasë, i lojës, i tavernës dhe të kënaqësisë). Efekti parodik arrihet pikërisht nga lartësimi i vlerave të kundërta me ato të stilnovistëve dhe korteze (oborrtare). Femra nuk është figura engjëllore, spirituale; dashuria nuk është eksperienca platonike, çmaterializimi por dashuria është vlerësuar si një vlerë tokësore, për tu konsumuar.
Edhe gjuha është ajo e përditshme me kërkimin e fjalës efikase dhe të ngjyrosur sipas përdorimit të përplasjes në fytyrë dhe të vituperium-it, me një përdorim të shpeshtë të diskutimit të drejtpërdrejtë dhe përdorimit të një zhargoni që mund të përkufizohet si "harbute".
Letërsia në prozë
RedaktoPesha e prozës latine dhe franceze (të konsideruara si gjuhë më të përshtatshme për krijimet letrare) është akoma shumë e fortë në këtë periudhë prandaj proza vulgare, përkundrejtë poezisë, pati njëfarë vonese.
I pari që dha modelet për gjuhën vulgare qe gramaticieni bolonjez Guido Faba që kuptoi rëndësinë që gjuha vulgare po fitonte në jetën e përditshme dhe në atë politike.
Përgjatë Treqintës u formua një përmbledhje novelash të shkruara në gjuhën vulgare fiorentine, me autor anonim, e titulluar 'Novellino' me synime morale dhe pedagogjike.
Midis prozatorëve të tjerë të kësaj periudhe përmenden Salimbene de Adam, një frat françeskan nga Parma, që shkroi kronika të shumta letrare në një latinishte të rafinuar dhe në të njëjtën kohë popullore që përfshinte edhe forma të shumta të gjuhës lombarde dhe asaj emiliane; Jacopo da Varazze, frat domenikan i bërë në vitin 1292 peshkop i Gjenovës që shkroi në latinisht një përmbledhje që shpejt u përhap në version të vulgarizuar; Brunetto Latini, pa dyshim figura kryesore midis prozatorëve dueçenteskë që shkroi në 'langua d'oil' Thesarin ('Li livres dou Trésor'), një test enciklopedik që i përkthyer në vazhdim në gjuhën vulgare pati dy versione dhe që Dante e konsideronte një burim të çmuar për Komedinë e tij duke e përmendur si mësuesi ideal i këngës XV Ferrit dhe il Il Tesoretto duke rimarr modelin e Roman de la rose; Bono Giamboni hartoi një vepër me karakter alegoriko-didaskalik, Il libro de' vizi e delle virtudi duke krijuar për veprën e parë doktrinale autonome.
Të shumta janë shkrimet që krijohen në gjuhën vulgare dhe në frëngjisht me karakter doktrinal dhe moralizues si "Libro della composizione del mondo" i Restoro d'Arezzo, një lloj traktati modern mbi gjeografinë dhe astronominë, "Liber de regimine rectoris" i fra' Paolino Minorita i shkruar në gjuhën vulgare venedikase duke ndjekur modelin latin dhe francez që mban sugjerime me karakter moral për ata që qeverisin, "Trésor-i" i Brunetto Latinit i shkruar në frëngjisht dhe nga po nga ky autor poema alegoriko-didaktike e mbetur pa përfunduar me titull "Il Tesoretto".
Shumë proza të Dyqintës najnë më së shumti të përkthyera nga frëngjishtja dhe kanë karakter moral si "Dodici canti morali", "Disticha Catonis" dhe traktatet e Albertano da Brescia të përkthyer në gjuhën vulgare nga Andrea da Grosseto në vitin 1268 dhe nga pistojezi Soffredi del Grazia në 1278. Vulgarizimi i Andrea da Grosseto-s mund të përkufizohet si vepra e parë në prozë në gjuhën italiane, pasi synimi i Grosseto-s ishte të përdorte një gjuhë kombëtare, bashkuese, e kuptueshme në të gjithë gadishullin, një gjuhë që ai e përkufizon pikërisht italica[24].
Shembuj të tjerë gjenden në antologjinë "Fiore di virtù" që për traditë i atribuohet një "frate Tommaso" nga Bolonja dhe në "Introduzione alla virtù" i Bono Giamboni-t.
Me vlerë më të madhe letrare janë disa vepra me karakter retorik që shohin një ngritje të shprehjes letrare dhe njëfarë sforcoje artistike në rafinimin e formave dialektore si te "Rettorica" e Brunetto Latinit dhe te "Fiore di rettoricas" gabimisht atribuar Guidotto da Bologna, por vepër e Bono Giamboni-t[25] dhe mbi të gjitha tridhjetë e gjashtë "Lettere" të Fra Guittone d'Arezzo, me karakter moral të gjykuara "të rëndësishme sepse Guittone synonte që me të të themelonte një prozë letrare, duke u bazuar te retorika mesjetare duke ia përshtatur prozës vulgare Cursus të stilit roman dhe mënyrat e stilit isidorian"[26].
Bëjnë pjesë te novelistika dhe kanë një stil gjuhësor me njëfarë origjinaliteti 'Libro de' sette savi' dhe 'Novellino'. "Libro de' sette savi" (Libri i shtatë të diturve) është përkthimi në gjuhën vulgare nga frëngjishtja e një përmbledhjeje të përbërë nga pesëmbëdhjetë novela lindur në Indi dhe në vazhdim e përkthyer dhe ripërpunuar në latinisht dhe në gjuhë të tjera aziatike dhe evropiane, ndërsa Novellino ose "Le cento novelle antiche" është një silog me njëqint novela që përmbajnë tregime biblike, legjenda kalorsiake ose me karakter mitologjik të shkruara nga një autor i panjohur afër fundit të shekullit.
Historiografia
RedaktoEdhe në veprat me karakter historiografik shkrimtarët e kësaj periudhe përdorin gjuhën franceze përkrahë vulgares dhe vazhdojnë një model tradicional që ishte ai i tregimit të një qyteti që nga zanafilla, zakonisht legjendare dhe ndonjëherë fantastike por që zotërojnë çështje me njëfarë interesi historiografik. Një shembull është "Cronique des Veniciens" i Martino Canal botuar në frëngjisht që shkon nga zanafilla e qytetit deri në vitin 1275, "Cronichetta pisana" e shkruar në gjuhën vulgare dhe kronika fiorentine e Ricordano Malispini-t që tregon zanafillën legjendare të Firences dhe arrin deri në vitin 1281. Midis veprave historike zakonisht mbahet në konsideratë Il Milione i Marco Polo-s që rrëfen tregime të udhëtimeve të bëra në Lindjen e largët nga viti 1271 deri në 1295 dhe nga vetë ai të diktuara në frëngjisht Rustichello da Pisa-s në 1298 ndërsa të dy ishin të burgosur në burgun e Gjenovës.
Treqinta
RedaktoNë Shekullin e XIV prirjet shoqërore dhe politike që ishin ndierë në shekullin paraardhës u shtynë deri në rënien e perandorisë dhe të Kishës katolike ndërsa asistohet në afirmin e një spiritualiteti të ri që, siç shkruan Mario Sansone[27], "... konsiston në sensin gjithmonë e më energjik të interesave dhe të vlerave mondane dhe tokësore, jo në kundërvënie me ato fetare dhe tejmondane, por të çliruara nga këto dhe duke jetuar në autonominë e tyre. Po mbaronte Mesjeta në të gjitha aspektet e saj: papato dhe perandoria, shprehje të shquara të një konceptimi të veçantë dhe interpretimi historik, po perëndonin. Perandorët humbisnin gjithmonë e më shumë sensin e autoritetit të tyre të përbotshëm, dhe papët, në Avignone, kishin hequr dorë nga idea e Romës të konsideruar vetëm si qendër të krishtërimit dhe po lindëte, përkundrazi, gjithmonë e më e gjallë idea e një misioni laik të Romës, për tu bashkuar madhështisë së saj antike". Lindi kështu një kulturë e re që do të bazohej në një studim të kujdesshëm dhe të përpiktë të lashtësisë klasike, gjithmonë e më e lirë nga paragjykime me karakter intelektual dhe me synim për të zgjeruar çdo formë mendimi.
Dy shkrimtarët që në këtë periudhë "do të dëshmonin më mirë në veprat e tyre fazën komplekse të shëndrimit kulturor, shoqëror dhe politik të Treqintës"[28] dhe që përfaqësojnë, në letërsinë italiane, një moment kalimi midis kohës mesjetare dhe Humanizmit, janë Françesko Petrarka dhe Giovanni Boccaccio.
Midis 'Duecento-s' dhe 'Trecento': Dante Alighieri
RedaktoNuk ka dyshim se (Dante Alighieri), përfaqëson sintezën supreme të prirjeve themelore shpirtërore dhe artistike të kësaj kohe
E gjithë letërsia e shekullit të XIII sintetizohet në linjat e saj themelore nga Dante Alighieri dhe, siç shkruan Giulio Ferroni[29], krijon në të njëjtën kohë modele të përcaktuara për të gjithë letërsinë italiane. Formimi i tij kulturor dhe përvoja e tij e parë si poet i "dolce stil novo-s" shpalosen në fundin e shekullit të XIII, por pjesa më e madhe e veprave të tij (duke përfshirë edhe Komedinë) u shkruajtën në njëzet vjeçarin e parë të Shekullit të XIV.
Dante lindi në Firenze në maj të vitit 1265 nga një familje guelfe me kushte modeste shoqërore edhe pse i përkiste fisnikërisë së ulët dhe vdiq në Ravena në vitin 1321. Artin e retorikës e mësoi nga Brunetto Latini ndërsa artin e rimave në mënyrë autodidakte dhe poezia do të mbetej gjithmonë qendra e jetës së tij.
... dhe me këtë gjë që unë e kisha parë vetë artin e thënises së fjalës në rimë, nisa të bëja një sonet
— Vita Nuova
Poezitë e para të Dantes janë të ndikuara nga stili i Guittone d'Arezzo-s por, pas njohjes së Guido Cavalcanti-t, ai zbuloi një mënyrë të re për të bërë poezi.
Vita nuova është një vepër thellësisht e bazuar te dolce stil nuovo. Nëpërmjet soneteve dhe këngëve lirike të ndërthurura me prozë shpjeguese, përshkruan dashurinë e tij platonike për Beatriçen. Sipas të dhënave që vetë Dantja ka lënë te Convivio, ai e krijoi 'la Vita Nuova' në 1293, tre vite pas vdekjes së Beatrice Portinarit. Kjo ishte një vepër në vargje përzier me prozë që përmbante njëzet e pesë sonete, katër 'Canzone', një baladë dhe një 'stanza' veç disa prozave të prirura për të shpjeguar arsyet e ndarjejeve të poezive apo të rrëfimit të fakteve që qenë shkaku i krijimit të tyre. Aty Dantja tregon dashurinë e tij për Beatriçen që nga takimi i parë deri në vitet që pasojnë vdekjen e saj. Një shembull i konceptimit dashuror të Dantes, si pararendës i Rilindjes në karakterizimin e femrës si një 'donna angelicata', është soneti «Tanto gentile e tanto onesta pare» ('shumë e sjellshme dhe e ndershme duket') që i përketë veprës Vita nuova ('Jeta e re').
"Le Rime" përmbajnë të gjitha ato krijime poetike që kanë mbetur pa një pa një renditje të përpiktë dhe në vazhdim të renditura nga kritikët modernë. Bëjnë pjesë poezi rinore ku ndihet ndikimi i shkollës guitoniane ose të ndikimit të Cavalcanti-t por edhe që tani me karakter peronal dhe stilnovist dhe shumë 'canzoni' me karakter alegorik dhe didaktik.
"Il Convivio" u krijua midis viteve 1304 dhe 1307 dhe në synimet e Dantes duhet të konsistonte në një traktat enciklopedik i përbërë nga pesëmbëdhjetë libra nga të cilët një parathënie dhe të tjerët si koment të katërmbëdhjetë 'canzone-ve' me karakter alegorik. Në të vërtetë poeti krijoi vetëm katër: parathënia dhe kometi i 'canzone-ve' "Voi che intendendo il terzo ciel movete", "Amor che nella mente mi ragiona", "Le dolci rime d'amor ch'io solia".
Vepra e quajtur "De vulgari eloquentia", e krijuar nga Dantja po në vitet e "il Convivio". Ajo duhet të jetë hartuar të paktën në katër libra por poeti shkroi vetëm të parin dhe katërmbëdhjetë kapitujt e të dytit. Aty trajtohet zanafilla e gjuhësisë, diskutohet për gjuhët evropiane dhe në mënyrë të veçantë për ato romanse si dhe bëhet një klasifikim në katërmbëdhjetë grupe të dialekteve të gjithë gadishullit italian.
De Monarchia, gati me siguri e hartuar midis viteve 1312 dhe 1313 është një vepër e përbërë nga tre traktate të shkruar në gjuhën latine, ku autori do të demostroi nevojën e e një monarkie universale për të ruajtur mirëqenien e botës (libri I), ku pohon se me të drejtë institucioni i perandorisë ka përvetësuar popullin roman (libri II) dhe si në mënyrë të drjetpërdrejtë nga Zoti lindi monarkia e përkohshme (libri III). Vepra, megjithëse përfaqëson maturinë e plotë të mendimit politik të Dantes nuk është, siç pohon Mario Sansone[30] "... një traktat i teknikës politike - dhe Dante i përbuzte problemet e shkencës së pastër – por një interpretim fetar i të ardhmes së njerëzve në bashkëjetesën njerëzore dhe të ligjeve si dhe parimeve që Zoti ka paracaktuar për qeverisjen dhe rendin e saj".
Nën emrin "Epistole" janë përmbledhur trembëdhjetë letra të shkruara në latinisht nga Dantja për personazhe të shquar të kohës së tij, në të cilat trajton tema të rëndësishme të jetës publike.
"Le Egloghe" janë dy krijime në latinisht të shkruara në Ravenë midis viteve 1319 dhe 1320 në përgjigje të Giovanni del Virgilio, një profesori në Universitetin e Bolonjës, që i kishte adresuar një 'carme' (këngë ose poezi nga latinishtja), ku e fton të mos humbas kohë me gjuhën vulgare por të shkruaj diçka në gjuhën e kultivuar për të marr kurorën me dafina për poezinë. Dante pranon se dëshiron vlerësimin poetik por pohon se dëshiron që ta arrijë me poezinë vulgare që po shkruan.
Quaestio de aqua et terra është një traktat me karakter shkencor i lexuar në Verona përpara klerit në janarin e vitit 1320 në të cilin, Dante, për kundërshtuar një pasazh të Aristotelit, mbështet tezën se në glob tokat e dala nga uji janë më të larta se uji.
Megjithatë kryevepra e tij është Komedia Hyjnore, një alegori madhështore në terciana të kryqëzuara (formë metrike e krijuar nga Dantja), në të cilën vetë autori, i shoqëruar nga poeti latin Virgjil, përshkon Ferrin dhe Purgatorin derisa Dantja, i shoqëruar nga Beatriçia, sodit Parajsën.
"Komedia Hyjnore" ("La Divinna Commedia") është një poemë me karakter didaktiko-alegorik nën formën e vizionit të shkruar në gjuhën vulgare (në tw folurwn vulgare tw Toskanës) në tercina të kryqëzuara vargjesh njëmbëdhjetërrokësh. Ajo është e përbërë nga 100 këngë dhe e ndarë në tre kantikë me tridhjetë e tre këngë plus këngën hyrëse të kantikut të parë. Data e saktë që mund të tregoj kur nisi Dantja ta shkruante poemën nuk është e saktësuar nga asnjë dokument, por të shumë janë studiuesit të prirur të besojnë se ajo u nis duke filluar nga viti 1307 gjatë ekzilit të poetit dhe që kantiku i Ferrit dhe ai i Purgatorit janë shkruar më para se prilli i vitit 1314 ndërsa Parajsa është për tiu caktuar viteve të fundit të jetës së Dantes. Natalino Sapegno pohën[31] se "... ajo u nis konkretisht në vitet e ekzilit – si duket e mudshme, rreth vitit 1307 -... dhe është mjaft e mundur që (sipas një indicieje të dhënë nga 'Vita di Dante' e Boccaccio-s) poeti largohej nga Firencia në 1306, ndërsa qëndronte pranë Malaspina-s, nisi një vepër në lavde ('lode') për Beatriçen nga ai e filluar para ekzilit... është sigurisht para prillit 1314 mund të diskutohej për një libër "quod dicitur Comedia et de infernalibus inter cetera multa tractat", si vepër tashmë e publikuar dhe përhapur. Është për tu supozuar për më tepër se Ferri dhe Purgatori qenë publikuar të dy pak pas vdekjes së Arrigos së VII, dhe që vetëm Parajsa u hartua në vitet e fundit të jetës së Dantes; kundër opinionit të atyre kritikëve që besojnë se e gjithë vepra është për tju atribuar viteve pas 1313-ës".
Komedia Hyjnore u shqua për energjinë shprehëse, përjetimin emocional dhe origjinalitetin e imazheve të sajë. Tema qendrore është fati trashendent dhe reflektimi rreth shpirtit njerëzor, e gjitha e krijuar në një konceptim të botës që që bashkon komponenten e krishtërimit me elemente të tjera të mara nga kultura klasike e lashtësisë greko-latine.
Françesko Petrarka
RedaktoMe Francesko Petrarkën hapet, në kulturën e Italisë dhe Evropës, një epokë e re. Ai, siç shkruan Sapegno, në fakt mund të konsiderohet ati shpirtëror i Humanizmit duke qenë te ai tashmë ishte shumë e fortë dëshira për të njohur antikët, të mblidhte në numër të madh veprat, për të nxjerë nga harresa ato që preheshin në pluhurin e bibliotekave të manastireve[32].
Françesko Petrarka (1304-1374), lindi në Arezzo, por me origjinë fiorentine, do të ishte kulmi i humanizmit para-rilindas. Veprat e tij të shumta në latinisht dhe italisht përfshijnë tema dhe çështje të ndryshme, që nga epika e zgjedhur historike në latinisht si te Africa, në të cilën përshkruan luftëra punike, deri te lirika e tij, që modeloi të gjithë poetët e e mëvonshëm të Rilindjes, të përfaqësuar nga Canzoniere (1350) e shkruar në italisht dhe të frymëzuar nga e dashura e tij, Laura, duke kaluar në një poemë alegorike të shkruar gjithashtu në gjuhën vulgare: I Trionfi (Triumfet).
Biri i një noteri nga Firencia që duhet të strehohej në Avinjoni me familjen dhe kishte punuar pranë oborrit papnor, Françesko Petrarka u rrit kështu larg nga shoqëria komunale italiane dhe kjo largësi aq sa e dytyruar aq edhe fatsjellëse, siç pohon Asor Rosa, e ambientoi "ti shikonte gjërat nga një këndvështrim që i tejkalonte lokalizmat dhe regjonalizmat italiane për tu bërë pika e vëzhgimit të kulturës, për sa e tillë"[33].
Françesko Petrarka, së bashku me vëllain më të vogël, Gherardo, futet nga i ati në studimin e jurisprudencës në fillim në Montpellier dhe më pas në Bolonjë që konsiderohej qendra kryesore e studimeve evropiane. Ai iu përkushtua me seriozitet studimeve dhe zgjeroi në atë periudhë kulturën e tij latine në 1326, me vdekjen e të atit, u rikthye me të vëllain nga Avinjoni i vendosur ti braktiste studimet e të drejtës civile. Më 6 prill 1327 u takua me një vajzë të quajtur Laura, identiteti i të cilës ka mbetur i panjohur dhe u dashurua. Nga kjo dashuri do të lindnin shumë nga poezitë e tij lirike në gjuhën vulgare dhe disa në latinisht.
Afër vitit 1330, pasi i kishte kaluar ato vite në mënyrë moskokëçarëse dhe mondane, Françesko u vetëdijësua se ishte e nevojshme të gjente një punë dhe vendosi të ndërmerrte karrierën kishtare që në ato kohë të jepte mundësinë futeshe në mjedise dinjitarësh të oborrit papnor. Në vjeshtën e vitit 1330 u bë kështu kapelan i familjes së kardinalit Giovanni Colonna dhe në 1335 iu dha nga papa Benedikti i XII rregulli i Lombez. Në dhjetorin e vitit 1336 u vendos në Romë i ftuar nga peshkopi Giacomo Colonna dhe me rikthimin e tij nga Avinjoni, e kapur nga një krizë morale dhe fetare, bleu një shtëpi të vogël në Valchiusa në bregun e Sorgas ku, larg nga buja e quteteve të mëdha, iu dedikua hartimit të veprave të tij më të mira.
Kësaj periudhe i përkasin, përveç shumë lirikave që në vazhdim do të përfshiheshin në Canzoniere-n e tij, De viris illustribus, një përmbledhje biografish të romakëve të shquar që nga Romuli deri te Çezari si dhe nisi poemën epike në ekzametër kushtuar Shipion Afrikanit të titulluar Africa.
Me të arritur tashmë famën dhe kërkues i arritjes së një vlerësimi letrar për veprat e tij, projektoi të kurorëzohej poet dhe, i ftuar nga Senati roman që nga Universiteti i Parisit, e pranoi ftesën nga Roma, ku më 8 prill 1341, pasi qëndroi tre ditë në Napoli për tu ekzaminuar nga mbreti [[Robert Anzhuini, u kurorëzua me dafina në Campidoglio nga senatori Orso dell'Anguillara.
Gjatë rikthimit nga Roma ndaloi në Parma i ftuar i Azzo da Correggio-s, ku përshkoi, duke e alternuar me qëndrimin në kodrat e Selvapiana-s, vjeshtën dhe verën e 1341 duke përfunduar kështu versionin e parë të "Africa-s".
Në 1342 u rikthye në Avinjon dhe në 1343 filloi të shkruante Secretum-in, një vepërz në formën e dialogut midis vetë Petrarkës dhe Shën Agustinit ku "na ka lënë rrëfimin më të plotë dhe më të sinqertë të kundërshtive të tij të brendshme"[34] dhe hartoi lutjet e shkruara në vargje latinisht duke ndjekur modelin e psalmeve të Biblës, të quajtur "Psalmi poenitentiales" ku thërret ndihmën e Zotit për të tejkaluar gjendjen e përshtjelluar ku gjendej.
Në shtatorin e vitit 1343 u rikthye në Itali dhe u vendos fillimisht në Napoli pranë mbretëreshës Giovanna Anzhuine me detyrën ambasadorit të papa Klementit të VI ku vazhdoi të shkruante librat e Rerum memorandarum që, të mbetura të papërfunduara, duhet të ishin, në synimin e autorit, një listë e strukturuar episodesh dhe anekdotash historike të futura në kategori specifike që kishin të bënin me virtyte të veçanta morale. Në vazhdim u vendos në Modena, në Bolonja dhe në Verona si dhe në 1345 u rikthye në Provencë ku qëndroi për dy vite gati gjithmonë në Valchiusa ku shkroi për Philippe de Cabassoles traktatin De vita solitaria dhe De otio religiosorum për vëllain Gherardo që kishte hyrë në urdhërin monastik të çertozinëve. Shkroi në këtë periudhë egloga latinisht që në vazhdim do të përmblidheshin në Bucolicum carmen dhe në një nga këto shpjegon se përse vendosi të dorëhiqej nga shërbimi pranë kardinalit Colonna dhe të rikthehej në Itali.
I entuziazmuar nga reforma e tentuar politike e Cola di Rienzo-s u nis në vitin 1347 i drejtuar për në Romë por në Gjenova e arriti lajmi që ngjarjet kishin degjeneruar dhe kështu ai nisi të shëtiste nëpër qytete të ndryshme dhe në Parma i arriti lajmi i vdekjes së Lauras. Në fakt në 1348 kishte shpërthyer murtaja dhe për shkak të saj do të vdiste mbrojtësi i tij, kardinali Colonna, dhe shumë miq të tij.
Ndërkohë kishte shkruar paraprakisht I Trionfi (Triumfet), atë të Dashurisë dhe atë të Dlirësisë dhe në këtë periudhë do të shkruante atë të Vdekjes veç risitemimit të poezive italiane në 'Canzoniere' duke i shtuar edhe të reja, për të mbledhur letrat e tij në librin Familiari që paraprihej nga kushtimi ndaj mikut Ludwig von Kempen dhe të fillimit të mbledhjes së Epistole metriche kushtuar Barbato da Sulmona.
Në vjeshtën e vitit 1350 u vendos në Romë për jubileun pasi kishte qendruar në Firence ku njohu Boccaccio-n, takoi Francesco Nelli-n, Zanobi da Strada-n dhe Lapo da Castiglionchio. Në qershorin e vitit 1351 u rikthye për një kohë të shkurtër në Avinjon dhe në 1353 u rikthye në atdhe, që në vazhdim e la vetëm në raste të rralla. Nga viti 1353 deri në 1361 qëndroi në Milano pranë Viskontëve dhe për ta realizoi misione të ndryshme diplomatike. Në Milano Petrarka shkroi De remediis utriusque fortunae dhe shumë lirika të reja dhe letra duke nisur rishikimin e 'Canzoniere-s' dhe të përmbledhjes epistolare, përpunimi i të cilës zgjati shumë kohë. Siç shkruan Sapegno[35] "për tu futur në personalitetin petrarkeskë nevojiten mbi të gjitha shumë përmbledhjet epistolare të shkrimtarit, nga të cilat mund nxiren shumë të dhëna për jetën e tij si dhe për përzemërsitë e tij ashtu si dhe mendimin e tij".
Midis viteve 1361 dhe 1370 Petrarka banoi pjesërisht në Padova dhe pjesërisht në Venedik por vitet e tij të fundit u hidhëruan për vdekjen e të birit Giovanni dhe të nipit Francesco, i biri i të bijës Eletta.
Gjatë atyre viteve vazhdoi korrespondencën me Boccaccio-n dhe u mor seriozisht me rishikimin e veprave të tij duke i forcuar raportet e miqësisë me zotërinë e atëhershme të Padovas, Francesco Novello Carraresi dhe në 1368, me insistimin e tij, u trasferua në atë qytet.
Në 1370, pasi ndërtoi një shtëpi në Arquà në kodrat Euganei, shkoi për të banouar me të bijën Francesca, Eletta dhe të shoqin, duke i pritur me gëzim vizitat e Francesco I da Carrara dhe të miqve të tjerë. Përgjatë viteve të fundit të jetës së tij iu dedikua traskriptimit të Canzoniere-s, përmbledhja me rima që u shkruan në periudha të ndryshme të jetës së tij, përfundoi poemën alegorike të shkruar në tercina të quajtur I Trionfi që do të publikohej pas vdekjes së autorit si dhe përfundoi "Seniles". Në Arquà e gjeti vdekja më 9 korrik 1374 dhe sipas dëshirës së tij iu kryen nderimet e fundit solemne në praninë e zotit të Padovas.
Il Canzoniere (i titulluar fillimisht në latinisht Rerum vulgarium fragmenta) por i shkruar në italisht) përbëhet nga 300 sonete dhe gati 50 poema të larmishme (Canzone, madrigale) të dedikuara dashurisë së tij të pa rikthyer për Laura-n. Ndjenjat humanizohen me respektin për dolce stil nuovo dhe poemat e Vita nuova. Laura është një femër reale (megjithëse e idealizuar dhe e paarritshme), që shkakton te poeti një larmi të madhe emocionesh kundërshtyese. Dashuria përshkruhet psikologjikisht me shumë hollësi. Motivet e tij do të mereshin nga e gjithë poezia perëndimore në të ardhmen.
Giovanni Boccaccio
RedaktoGiovanni Boccaccio (1313–1375) i dha udhë novella-s, nëpërmjet një rrëfimi të shkurtër me temë dashurore. Është përgjithësisht i njohur për Dekameronin, përmbledhje prej njëqint tregimesh që vërtiten rreth tre temave: dashurisë, zgjuarsisë njerëzore dhe rastësia.
"Boccaccio, si Petrarka, ishte i vetëdijshëm për vlerën e kulturës klasike latine dhe greke, e ndjerë si shtysë për një qytetrim të ri dhe edhe ai përdor dhe përsos gjuhën vulgare që, në prozën e tij, merr një larmi tepër të madhe tonesh dhe pasuri fjalori si dhe struktura sintaksore"[36].
Temat janë gati gjithmonë profane, me ton të mentalitetit borgjez që kishte nisur të merrte formë në Firence. Janë të shpeshta subjektet me femra që mashtrojnë burrat e tyre. Ndërfuten shpesh këngë popullore italiane në vargje.
Biri i jashtligjshëm i Boccaccio di Chellino, një tregëtar i shoqërisë së familjes Bardi të Firences, Giovanni lindi, siç kujtojnë kritikët bashkëkohës, në Certaldo dhe vetëm dymbëdhjetë vjeç dërgohet nga i ati në Napoli që të mësonte artin e tregëtisë. Por Giovanni-t, që nuk kishte prirje praktike, nuk i pëlqente ai tip profesioni dhe në moshën tetëmbëdhjetë vjeçare i ati i lejoi më në fund të ndiqte studime të tjera. Filloi kështu, gjithmonë me dëshirën atërore, të studionte të drejtën kishtare, por këto studime i ndoqi me pak entuziazëm ndërsa, vetë, krijonte një kulturë të gjerë duke lexuar mbi të gjitha klasikët latinë dhe letërsinë bashkëkohëse franceze.
Atëherë ishte koha e monarkisë së Robert Anzhuinit, ku "ndikimet kulturore që ndërthureshin ishin të pasura dhe të shumëfishta, si dhe rendi artistik dhe figurativ, veçse letrar"[37] dhe i riu Boccaccio, i pranuar në oborrin e mbretit, bëri miqësi me peronalitete të larta, si astronomi gjenovez Andalò del Negro dhe bibliotekarin mbretëror Paolo da Perugia si dhe në atë botë të pasur me kulturë dhe shkëlqim u gjet përsosmërisht vetëvetja.
Në periudhën napoletane bëjnë pjesë veprat e tij të para midis të cilave romani në prozë Il Filocolo, poema në oktava e quajtur Il Filostrato, që merr spunto nga një episod i "Roman de Troie" i Benoît de Sainte-Maure dhe një tjetër poemë përsëri në oktava, Teseida, që bazohej në modelin e Eneidës së Virgjilit dhe nga Tebaida e Stacios.
Në 1340 Boccaccio, i thirrur nga i ati që kishte pësuar dëme të mëdha ekonomike si pasojë e falimentimit të Banca dei Bardi, duhej të rikthehej në Firence dhe në vitet pasuese dihet pak për ato që i ndodhën. Ka të dhëna për një qëndrim të tijin në Ravenë pranë oborrit të Ostasio I da Polenta dhe në Forlì në 1347 ose në fillim të 1348 pranë Francesco degli Ordelaffi. Në 1349, për shkak të vdekjes së të atit, ai u rikthye në Firence nëse, siç sugjeron Sansone[38], "... nuk ishte kthyer në vitin e mëparshëm për të parë me sytë e tij, siç pohon në hyrjen e Dekameronit, tmerret e murtajës". Në periudhën e kthimit në Firence bëjnë pjesë dy vepra, të hartuara midis viteve 1341 dhe 1342, që si të mëparshmet ndjejnë ndikimin e Dantes dhe që lartësojnë dashurinë për Fiammetta-n, si poema e hartuar në moshën pesëdhjetë këngë në tercina të titulluar "Amorosa visione" dhe "Comedia delle ninfe fiorentine" e quajtur edhe Ninfale d'Ameto, një tregim i përzier me prozë dhe këngë në tercina.
Pa dyshim më e mira është vepra "Elegia di Madonna Fiammetta", e shkruar midis vitit 1343 dhe 1344, një tregim në prozë që tregon dashurinë e tij të palumtur për gruan, te e cila është parë, nga disa kritikë, një zhvillim i fort psikologjik edhe pse, siç pranon Asor Rosa[39], "... gjykimi i De Sanctis, që e përkufizon "një faqe të historisë intime njerëzore, e arritur në një formë serioze dhe të drejtpërdrejtë", gabime të një paraprirje të pavullnetshme, duke ngjyrosur konturnet gati sikur bëhej fjalë për një roman psikologjik të gjysmës së dytë të Tetëqintës, e rëndësishme është praktikisht përpjekja e objektivizimit që Boccaccio realizon përkundrejt një fushe mjaft komplekse dhe në mënyrë autobiografike trysnuese e frymëzimit të tij".
Midis viteve 1343 dhe 1354 Boccaccio shkroi veprën e fundit të tij para Dekameronit, pa dyshim midis më të mirave të veprave të tij minore. Bëhet fjalë për një vepër të shkruar në formën e poemës në 473 oktava me titull Ninfale fiesolano që merr spunto nga një përrallë mbi zanafillën e Fiesole-s dhe të Firences. Veprave minore, dhe ndoshta që i përkasin periudhës napoletane, duhet ti shtohet poema e shkurtër e hartuar në tercina me titull Caccia di Diana dhe vepra në prozë Il Corbaccio hartuar në vite vështirësisht të datueshëm (edhe pse së fundmi Giorgio Padoan[40] e vendos me njëfarë sigurie në vitin 1365), që, megjithëse duke mos pasur vlerë të veçantë artistike, shënon momentin që paraprin në jetën e shkrimtarit krizën e tij fetare.
Të krijuara në një hark të gjatë kohor janë Le Rime të tij, që, duke ndjekur skemën e kohës, alternon lirikat e dashurisë me ato të përkushtimit dhe pendesës në të cilat ai, megjithëse rimerr temat e "Dolce stil novo-s", për aksente dhe stil që kanë një realizëm të ri.
Poeti ndërkohë kishte fituar famë të madhe dhe i besoheshin, edhe për aftësitë e tij oratorike, detyra prestigjoze si ambasador pranë oborreve të ndryshme. Në 1350 u dërgua pranë zotërve të Romanjës, në 1351 në Tirol pranë markezit të Brandeburgut, Ludviku i Wittelsbachut dhe përsëri, në 1354 pranë papa Inoçentit të VI në Avinjon dhe në midis 1365 - 1367 në Romë pranë papa Urbanit të V.
Në këtë periudhë, dy janë zhvillimet më të rëndësishme në jetën e Boccaccio-s: miqësia me Petrarkën dhe kriza fetare e 1362.
Njohja e Petrarkës që ai admironte që nga vitet rinore, ndodhi për herë të parë në Firence në 1350 dhe Boccaccio-ja pati rastin ta rishikonte vitin pasues në Padova, në 1359 në Milano dhe në 1363 në Venedik. Me Petrarkën ai mbajti një korrespondencë konstante të përzemërt dhe, kur në 1374 poeti vdiq, e vajtoi humbjen me fjalë të sinqerta dhimbjeje.
Ndërkohë që erdhën vështirësi të rënda ekonomike dhe vuajtje fizike që e lanë në një gjendje të rëndë melankolie duke e hedhur në një krizë të thellë besimi. Në këtë periudhë ai iu dha me intesitet të madh studimeve me karakter mbi të gjitha moral, fetar dhe asketik. Në fund të vitit 1362, viti i krizës, poeti u vendos në Napoli për të kërkuar një sistemim, por mbeti i zhgënjyer nga pritja e ftohtë e Niccolò Acciaiuoli-t, qoftë edhe nga vërejtja e shumë ndryshimeve që qyteti kishte pësuar pas luftrave civile.
Vitet e fundit të jetës së Boccaccio-s i jetoi midis Certaldo-s dhe Firences ku iu kushtua studimit të klasikëve antikë dhe Dantes si dhe nisi studimin e grekëve me ndihmën e Leonzio Pilato-s, një eruditi greqist që e kishte studion në Firence.
Në shpirtin e Boccaccio-s gjenden për më tepër të gjithë aspektet e Humanizmit italian, që nga ai filologjik deri te ai retorik dhe stilistik si dhe spiritual aq sa ai vëren, siç shkruan Sansone[41], "... ushtrimin e poezisë, dhe më në përgjithësi, të sensit të jetës në mënyrë të re dhe të freskët".
Midis veprave të tij me karakter erudit përmenden "Bucolicum carmen" e shkruar midis viteve 1351 dhe 1366 e hartuar nga gjashtëmbëdhjetë egloga në të cilat ai risjell shumë ngjarje bashkëkohëse dhe të jetës së tij; "De casibus virorum illustrium" me karakter moral, i shkruar midis viteve 1356 dhe 1374 ku trajton të gjithë ata personazhe, duke nisur nga Adami, që kanë rënë nga një gjendje e lumtur në mjerim; "De claris mulieribus", i hartuar në të njëjtët vite të veprës së mëparshme, që konsiston në një traktat biografik për gra të famshme, që nga Eva deri te mbretëresha Giovanna I e Napolit dhe një vepër me karakter geografik, De montibus, silvis, fontibus, lacubus, fluminibus, stagnis seu paludibus et de nominibus maris i shkruar në vitet që shkojnë nga viti 1362 në vitin 1366 në të cilin, duke marr në analizë shumë emra gjeografikë të hasur në veprat e klasikëve, jep informacione të gjera.
Më i madhi nga traktatet e tij erudite është megjithatë Genealogia deorum gentilium, vepër e përbërë nga pesëmbëdhjetë libra që formojnë një enciklopedi të vërtetë mitologjike dhe që tregon për ato kohë një erudicion me të vërtetë të jashtëzakonshëm dhe që, veç përfshirjes së poetikës së tij, gjendet edhe mbrojtja e veprës dhe në përgjithësi vetëmbrojtja e autorit si mbledhës dhe tregues përrallash[42].
Ndikimi i Dantes, që vërehej në veprat e tij të para, tashmë rindihet fortësisht në veprën e realizuar midis viteve 1357 dhe 1362 të titulluar Trattatello in laude di Dante ku Boccaccio lartëson cilësitë morale dhe intelektuale të poetit të madh te "Commento alla Commedia".
Në 1373 i jepet detyra të lexoi dhe komentoi përpara publikut "La Commedia". Por leksione që ai mban në kishën e Santo Stefano di Badia, duhet të ndërpriteshin para komentimit të Ferrit - kënga e shtatëmbëdhjetë për shkak të sëmundjes së përkeqësuar për tu tërhequr në Certaldo ku do të vdiste më 21 dhjetor 1375.
Sipas arsyetimit të kritikës vepra e maturisë së plotë të Boccaccio-s është Dekameroni i hartuar midis viteve 1348 dhe 1353, një seri me njëqint novela që, të futura në një kornizë origjinale narrative, mbeten të bashkuara nga e njëjta gjendje shpirtërore që "është dashuria për jetën në plotësinë e qenies së tij, të parë me zemër të zbrazur nga çdo shqetësim moral dhe fetar si dhe nga një ekzaltim i përzemërt për lulëzimin e saj: jeta që është lojë dhe çështje fati, çështje aty e lumtur dhe e gëzuar, aty dramatike dhe deri tragjike"[43].
Rëndësia e Dekameronit mbështetet kryesisht në prozën e kujdesshme dhe elegante, që vendosi një model për tu ndjekur nga shkrimtarët e ardhshëm të Rilindjes, por edhe në krijimin e modelit të përgjithshëm të novelës oborrtare të të ardhmes, jo vetëm në Itali nëpërmjet të ashtuquajturve novellieri (Mateo Bandello dhe Giraldi Cinthio), por në të gjithë Evropën, si në rastin e El Patrañuelo të Juan de Timoneda apo Novelas ejemplares të Miguel de Cervantes.
Shkrimtarët minorë
RedaktoSiç shkruan Natalino Sapegno[44] "Treqinta karakterizohet, në krahasim me shekullin paraardhës (ku merr rëndësi mbizotëruese përvoja e lirikës së dashurisë, nga siçilianët deri te stilnovistët, pasqyrohet në formën e vetëdijshme të doktrinës së De vulgari eloquentia), nga shumësia e jashtëzakonshme dhe larmia e zërave ku shprehet ndjenja e një kulture letrare mjaft komplekse dhe gjithashtu më e shpërndarë dhe e bindur në shumë nxitje mos-përputhëse".
Lirika
RedaktoVlera poetike e lirikës së prodhuar në këtë shekull, pa marr në konsideratë Petrarkën, është mjaft e dobët dhe, megjithëse vërehet sforcua për të konservuar stilin e "Dolce stil novo-s", vërehet se ajo është "e zbrazur nga substanca më intime"[45]. Për tu veçuar midis rimatorëve të shumtë aulik të kësaj periudhe janë, në fillim të shekullit pizani Fazio degli Uberti për 'canzone-t' politike dhe mbi të gjitha për rimat e dashurisë në të cilat përzien ndikimin e poezisë stilnoviste, provencale, petrarkeske dhe të rimave të ngurta të Dantes; padovani Matteo Correggiaio dhe, në fund të shekullit, fiorentini Cino Rinuccini, poezia e të cilit shfaq ndikimin e Dantes, veç modelit petrarkesk.
Midis rimatorëve të ndryshëm të kësaj periudhe shumë janë rimator oborresh, mbi të gjitha në Italinë veriore, që zotërojnë frymëzim të dobët dhe pak kulturë, që shëtisin nga një zotëri te tjetri duke vënë në shërbimin e tyre poezinë jo aq të përputhur me ndjenja të thella por nga synime 'adulacioni'.
Midi këtyre rimatorëve shquhet Antonio Beccari nga Ferrara, nga i cili kanë mbetur disa rima me karakter dashuror dhe politik, tre 'frottola' me stil xhularesk dhe disa lirika me stil konfensional dhe Francesco di Vannozzo nga Padova që jetoi në gjysmën e dytë të shekullit pranë disa oborreve, si ai i Carrares-ëve, të Scaliger-ëve dhe të Viscont-ëve dhe që ka lënë midis rimave të tij politike tetë sonete nën titullin Cantilena pro comite Virtutum, disa rima autobiografike me karakter rrëfimtar, katër 'frottola' dhe disa sonete dashurie që, megjithëse rimarrin stilin petrarkesk në mënyrë të trashë, nuk janë pa freski ndjenjash.
Letërsia në prozë dhe në vargje
RedaktoEdhe në gjysmën e dytë të shekullit të XIV Firencia mbeti një qendër e gjallë kuluturore ku lulëzoi një letërsi në prozë dhe në vargje më së shumti me karakter konfensional, të përbëra nga reflektime, anekdota dhe paralajmërime që ka midis autorëve të denjë për tu përmendur Antonio Pucci-n që ka lënë, në një metrikë popullore dhe me leksik të vrullshëm, një vepër të gjerë dhe të larmishme që përfshinë sonete, 'sirventes' katërnarë, kapituj dhe 'cantari' që zotërojnë "një karakter të sinqertë dhe të freskët poezie si dhe njëfarë prirjeje për të riprodhuar ndjenjat e thjeshta të popullit në mes të të cilit dhe për të cilin ai shkruante"[46]. Te Pucci dallohet ndikimi i Dantes, kulti i të cilit tashmë ishte shumë i gjallë në Toskanë dhe jo vetëm, siç tregojnë komentarët e shumtë të Komedisë që në kët periudhë lulëzojnë.
Lulëzon edhe në këtë periudhë dhe prap në Firence një gjini e re poezie për muzikë që shprehet në formën e baladës, të madrigalit dhe të 'caccia-s' pranë të cilës renditet vepra e Giovanni Fiorentino-s që u identifikua nga Pasquale Stoppelli me një xhular me emrin "Malizia Barattone"[47] me përmbledhjen e tij të baladave që në brendësi të veprës së tij të titulluar "Il Pecorone", gjendej një përmbledhje me novela me frymëzim bokaçesk, përfaqësojnë pjesën më të arrirë. Por midis shkrimtarëve që i afrohen në këto vite këtyre dy gjinive letrare, më domethënësi është fiorentini Franco Sacchetti midis veprave të të cilit bëjnë pjesë "Il libro delle rime" dhe Il Trecentonovelle, "autor në të cilin shpalosen aftësi të sigurta shkrimtari: aftësi në skicim, nëse jo "personazhe" të mirëfilltë, të paktën gjurmë të gjalla; siguri në përshkrimin e skenave të turmës, të konfuzionit dhe të trazirave; lirshmëri e një sintakse popullore; pëlqimi për një gjuhë sa më të gjallë dhe diturake, e kultivuar me sukses nga të gjithë shtresat gjuhësore"[48].
Letërsia devocionale
RedaktoPërgjatë të gjithë Treqintës lulëzoi edhe një letërsi e shumtë me karakter fetar që shprehej në formën e predikimeve, traktateve, letrave devocionale, lavdeve, vepra me karakter hagjiografik etj.
Midis shkrimtarëve fetar të Treqintës përmenden në kuadër të traditës domenikane frati Jacopo Passavanti që përmblodhi në një traktat me titull "Specchio di vera penitenza" të gjitha predikimet që kishte mbajtur në 1354 gjatë periudhës së kreshmës dhe Domenico Cavalca, autor i "Vite dei Santi Padri" dhe teksteve të shumta latinisht, veç soneteve, lavdeve dhe 'serventese-ve'. Në kuadrin françeskan hasen "I Fioretti di San Francesco" hartuar nga një autor toskan anonim që konsiston në një përmbledhje me legjenda që kanë të bëjnë me jetën e shenjtorit të përkthyera dhe reduktuara në kuadrin e përrallave me karakter popullor nga një tekst latinisht të publikuar në Marche që i përket fundit të shekullit të XIII me titull "Actus beati francisci et sociorum eius".
Përsëri në Treqintën një vend domethënës zë Caterina Benincasa (e njohur si Katerina nga Siena)për të cilën kanë mbërritur 381 "Lettere" dhe "Dialogo della Divina Provvidenza" që u shkruan nga dishepujt e saj nën diktimin me një shkrim që "lidh mënyrat e stilit biblik dhe të letërsisë së shenjtë me impresionizmin dhe aty për atyshmërinë e një gjuhe popullore"[49]. Në kuadër të krijimeve lavdërore treçentiste, shquhet Bianco da Siena, bashkëkohës dhe bashkëqytetar i Katerinës nga Siena si dhe autor i lavdeve të shumta.
Historiografia
RedaktoHistoriografia në gjuhën vulgare pasqyron karakteristika kryesore të qytetërimit të Treqintës me historitë e tij apo kronikat që "dalin jashtë nga kufijtë e ngjushtë dhe të thatë të kronikave mesjetare, ku ishin aqë të magëta kuptimi dhe zgjedhja e fakteve, kujdesi i lidhjeve logjike, rëndësia e karaktereve individuale... pasqyrë e shkëlqyer e një qytetërimi, në të cilin lufta politike është më larmishme, e lëvizshme dhe e apasionuar, lidhjet tregëtare më intensive, kultura gjithmonë e më e gjerë dhe e hapur"[50]. Kronistët më të njohur në gjuhën vulgare të kësaj periudhe janë dy shkrimtarët fiorentinë, Dino Compagni dhe Giovanni Villani përkatësisht autorë, i pari i "Cronica delle cose occorrenti ne' tempi suoi", ku tregon ngjarjet duke nisur nga viti 1280 deri në 1312 dhe i dyti një "Nova Cronica" të ndarë në dymbëdhjetë libra nga të cilët gjashtë shkojnë që nga kulla e Babilonisë deri te zbritja në Itali e Karlit Anzhuin dhe gjashtë të tjerët nga viti 1265 deri në 1348.
Katërqinta
RedaktoMe vdekjen e Petrarkës dhe të Boccaccio-s dhe pas një lulëzimi të madh treçentesk në Katërqintën u asistua në një fenomen të çuditshëm që, sipas mendimit të shumë kritikëve, "duket se e ndërpret ecurinë e nisur në dekadat e para të dyqintës"[51] dhe shfaqet "një nga më të ndyrat e historisë sonë letrare"[52] për të mos folur, siç thotë Migliorini, madje për një "krizë kuatroçenteske"[53]. Letrarët e kësaj periudhe mohuan, duke e përbuzur, të gjithë punën e bërë gjatë dy shekujve të mëparshëm për ta bërë gjuhën vulgare të denjë të quhej gjuhë letrare dhe hartuan jo më në gjuhën vulgare, por në latinisht, duke arritur ta konsideronin veprën e Dantes, Boccaccio-s dhe Petrarkës, siç shkruan Leonardo Bruni[54] në dialogun e parë me mikun Pietro Istriano për veprën e tij të shkruar në latinisht të quajtur Ad Petrum Paulum Histrium, vetëm "poezi për këpucarët dhe furrtarët".
Humanizmi
RedaktoPor kjo periudhë, e ashtuquajtur e Humanizmit, që nën shumë aspekte mund të duket si stanjacion, në të vërtetë është vetëm një "moment pauze dhe reflektimi; një moshë e studimeve kritike dhe filologjike të apasionuara; një lloj rikthimi i mundimshëm dhe i pavetëdijshëm në zanafillën e qytetërimit tonë, nëpërmjet të cilit gjithë kuptimi i jetës dhe të idealeve njerëzore rinovohet dhe në të njëjtën kohë vihet në jetë një trasformim i kulturës dhe të shijes letrare, që shfaqet plotësisht në fund të shekullit në shpirtrat dhe në format e poezisë së re"[55].
Lëvizja e Humanizmit u përhap me shpejtësi të madhe në të gjithë Italinë dhe, megjithëse duke marr karaktere të ndryshme sipas qendrave të përhapjes, ruajti karakteristika të përbashkëta, për shkak të formimit dhe karakteristikave barazitare, por mbi të gjitha nga përdorimi i përbashkët i gjuhës latine.
Latinishtja e humanistëve, si ajo e Petrarkës, është latinishtja klasike, ajo që kishin rizbuluar nëpërmjet teksteve antike të Ciceronit, të Quinto Ennio-s, të Virgjilit, të Oracit, të Katulit dhe të Ovidit dhe që, me një studim të kujdesshëm filologjik, e risjellin në jetë. Qendra më e rëndësishme humaniste lindi në Firence dhe nismëtari i humanizmit fiorentin qe Coluccio Salutati, nxënës i Petrarkës dhe zbulues i Epistulae ad familiares i Ciceronit, që me traktatet e tij dhe epistolarin e pasur qe një përhapës i rëndësishëm i studimeve të reja letrare.
Lëvizja pati vazhdim në Firence me studiues të tjerë autoritarë si Niccolò Niccoli, që transkriptoi vepra të shumta në gjuhën e lashtë greke dh atë latine si dhe hartoi një guidë për të rigjetur dorëshkrime në Gjermani, Leonardo Bruni nga Arezzo, që veç përkthimit nga greqishtja të veprave të shumta, qe autori i një Historia fiorentina e shkruar në këndvështrimin klasikexhant në imitim të Tit Livit dhe Ciceronit dhe në fund Poggio Bracciolini që, gjatë udhëtimeve të tij të shumta në Francë dhe në Gjermani, zbuloi vepra antike duke sjell kështu në publik Institutionies oratoriae të Markus Fabius Quintilianit, Silvae-t e Publius Papinius Stacit, Punica e Silius Italikus dhe De rerum natura e Lukrecit. Në 1429 u gjet në Lodi, nga peshkopi Gerardo Landriani, Brutus-i i Ciceronit dhe në 1429 kardinali Giordano Orsini përvetëson një dorëshkrim që e konservonte në dymbëdhjetë komedi të Plautit që deri në atë moment nuk e njihte askush.
Në fushën e historiografisë humaniste, që pati si model veprën e Tit Livit, kujtohet romani Lorenzo Valla që diti të përballoi "probleme filosofike, historike, kulturale, kudo duke vendosur një kritikë të lirshme që paraprinte më së miri drejtimin e mendimit të Rilindjes"[56]
Përkrahë Lorenzo Valla-s meriton të përmendet figura e humanistit forlez Flavio Biondo që vendosi metodën shkencore në studimet historike duke nisur me veprën e tij Roma instaurata shkencën e arkeologjisë, ajo e aretinit Leonardo Bruni dhe ankonasit Ciriaco d'Ancona.
Humanistët, shumë nga të cilët ishin në shërbim të zotërve italianë si sekretarë kancelarë, qenë edhe shkrimtarë të flaktë letrash më së shumti me përmbajtje politike, por edhe private. Në këtë sektor të dytë i rëndësishëm është epistolari i lënë nga Poggio Bracciolini që, në bazë të modelit ciceronian, shkroi letra të pasura me humanitet dhe ndjenja. Merita e humanistëve qe ajo që ripastruan doktrinën aristotelike nga të gjitha ato alterime të bëra nga arabët dhe nga skolastika mesjetare si dhe mbi të gjitha se zbuluan në tërësinë e saj veprën e Platonit ndaj të cilit u drejtua parapëlqimi i tyre. Kushtuar Platonit qe lëvizja e lindur në Firence me në krye Marsilio Ficino-n që, nën mbrojtjen e Mediçve, mblidhte në Villa medicea di Careggi, atë që në vazhdim do të quhej Accademia neoplatonica, personazhe të shumtë të ditur. Për më tepër përmenden Giannozzo Manetti, Giovanni Pico della Mirandola dhe Cristoforo Landino që ditën të konceptojnë një dinjitet të ri të njeriut duke paraparë atë që do të ishte filozofia moderne që do ti kishte fillimet e saj në Rilindjen italiane.
Letërsia deri në mesin e Katërqintës
RedaktoNë gjysmën e parë të shekullit pranë letërsisë humaniste në latinisht lindi edhe një letërsi në gjuhën vulgare qoftë me karakter devocional dhe vlerë mediokre, ashtu dhe me karakter artistik dhe me natyrë të ngritur.
Në letërsinë me karakter fetar u hartuan lavde, predikime dhe paraqitje të shenjta që shpesh, pranë argumentit të shenjtë, "strehonin edhe personazhe dhe skena të një realizmi të brutal dhe popullor, që afronin akoma më mirë spektaklin me shijet popullore që asistonte në sheshe dhe që duhet të nxirte mësim dhe kënaqsi."[57]
Midis autorëve të letërsisë devocionale meritojnë të përmenden fiorentini Feo Belcari, Bernardino da Siena si dhe Girolamo Savonarola që, megjithëse jetoi në gjysmën e dytë të shekullit, mund të vendoset midis tyre për traktatet e tij me karakter moral, lavdet e tij dhe mbi të gjitha për predikimet e tij të zjarrta.
Midis prozatorëve minorë përmenden edhe memuaristët, si skulptori Lorenzo Ghiberti, tregëtari Giovanni Morelli dhe piktori Cennino Cennini që shkroi Il Libro dell'arte, një nga traktatet e para teknike mbi pikturën.
Nuk munguan novelistët që vazhdonin traditën treçenteske si Giovanni Gherardi, autor i një romani me titull Il Paradiso degli Alberti, Giovanni Sabadino degli Arienti që shkroi një përmbledhje novelash të titulluara Porretane dhe më i vlerësuari Giovanni Sercambi, autor i një Novelliere në imitim të Dekameronit.
Midis shkrimtarëve në vargje të gjysmës së parë të Katërqintës duhen përmendur disa shkrimtar të konsideruar të oborrit dhe të popullit. Në vazhdim të traditës treçenteske vazhduan të recitoheshin 'cantare-t', të krijoheshin të reja dhe prodhimi i vargjeve me subjekt politik dhe të tipit komiko-realist.
Midis shkrimtarëve më të njohur me karakter burlesk (shakatorë) përmendet Domenico di Giovanni, mbi të gjitha Burchiello, që krijoi sonete të shumta 'caudati', ku rimerte stilin e poezisë zbavitëse dhe të 'frottola-ve' të Treqintës.
Midis poetëve zbavitës që jetuan pranë oborreve kuatroçenteske përmenden Antonio Cammelli, i quajtur il Pistoia që pati shumë famë pranë oborreve veriore dhe që jetoi pranë oborreve të 'Da Correggio-ve', të 'Estens-ëve' dhe të Ludovico il Moro. Ai kompozoi sonete me karakter satirik ku paraqitej shoqëria e kohës së tij.
Gjithmonë pran oborreve të ndryshme lindi edhe një poezi më aristokratike që rimerrte traditën petrarkeske dhe të lirikës oborrtare të gjysmës së dytë të Treqintës. Midis poetëve të kësaj periudhe qenë të shquar Giusto de' Conti di Valmontone, autor i 'canzoniere-s' të titulluar La bella mano, Benedetto Gareth, i mbiquajtur Chariteo, autor i një 'canzoniere' të titulluar Endymione dhe Serafino de' Cimminelli i njohur me pseudonimin Serafino Aquilano që qe edhe muzikant.
Letërsia pas mesit të Katërqintës
RedaktoNë mes të shekullit letërsia në gjuhën vulgare u fuqizua dhe mbizotëroi koncepti që gjuha italiane qe e barabartë me atë latine për aftësinë për të shprehur çdo koncept ose imagjinatë siç do të thoshte Leon Battista Alberti në hyrjen e librit të II të Quattro libri della famiglia:
rrëfej se ajo gjuhë e vjetër latine është e pasur dhe shumë e zbukuruar; por nuk shoh aq shumë sa që gjuha e sotme toskane ti mbaj mëri që në të çdo gjë sado shkëlqyer e shkruar na vjen keq... Dhe qoftë sa thonë ajo antikja e mësuar nga të gjithë njerëzit, plotë me autoritet, vetëm sepse në të shumë të shquar shkruan, me siguri e ngjashme do të jetë edhe jona, nëse të diturit do të duan, me studimin e saj të gjerë dhe vigjilent, të kthehet në të lëmuar dhe të pastër".[58]
Qe pikërisht Alberti, shembull tipik i njeriut të Humanizmit dhe të Rilindjes, që promovoi në Firence një garë publike në poezi, 'il Certame coronario', për të treguar kush qenë potencialet e gjuhës së folur.
Për të dëshmuar se si gjuha vulgare dhe letërsia morën një dinjitet të ri janë komentet për Komedinë hyjnore të Cristoforo Landinos, komenti për rimat e Petrarkës nga ana e Francesco Filelfo-s dhe epistola e Angelo Poliziano-s që shoqëronte rimat e vjetra të Përmbledhjes aragoneze ku lëvdohet gjuha toskane.
Gjatë gjithë gjysmës së dytë të Katërqintës, pra gjuha vulgare dhe gjuha latine u alternuan dhe shpesh u pranëvendosën në të njëjtët shkrimtar, siç mund të vërehet duke analizuar veprat e Poliziano-s, të Jacopo Sannazzaro-s, të Albertit dhe shumë të tjerëve.
Letërsia e re që lindi pati një karakter të ngritur dhe aristokratik sepse ata që u rikthyen në gjuhën vulgare e bënë në një bazë letrare, të bindur, siç shkruan Landino, që "për të qenë një "toskan i mirë" duhet të ishe "latin i mirë", dmth. njohës e latinishtes"[59].
Alberti, një nga figurat më poliedrike të Rilindjes qe jo vetëm humanist dhe shkrimtar në gjuhën vulgare por u interesua edhe për arkitekturën, muzikën, matematikën, kriptografinë, gjuhësinë, filozofinë dhe teorinë e artet figurative.
Si shkrimtar ai realizoi një komedi në latinisht me titull Philodoxeos fabula (dëshiruesi i lavdisë), Intercoenales (Dialogjet konvivialë), tre libra në gjuhën vulgare të quajtur De pictura (Mbi pikturën), dhjetë libra mbi arkitekturën të quajtur De re aedificatoria, Dialoghi della tranquillità dell'anima, Momus ose De Principe dhe Quattro libri della famiglia.
Superior ndaj Albertit nëpërmjet një personaliteti poliedrik qe Leonardo da Vinçi por që nuk ka një vend të rëndësishëm në aktivitetin letrarë por në atë të arteve dhe të shkencës.
Nga Leonardo zotërojmë një seri me pasazhe që ai zgjodhi dhe katalogoi me titullin "Trattato sulla pittura" dhe disa skica dhe fragmente ideshë që ai kishte zakonin ti fiksonte në letër ndonjëherë duke iu dhënë një dukje si përralla të vogla apo apologjishë që kanë njëfarë karakteri letrarë.
Lorenco de' Mediçi, i quajtur i Mrekullueshmi, qe promotori në Firence i letërsisë së re në gjuhën vulgare si dhe miku dhe mbrojtësi i humanistëve si Ficino dhe Cristoforo Landino. Ai, i lidhur me traditën e Treqintës, donte që letërsia e atij shekullit të përhapej dhe ai vetë u përpoq ta imitonte në shumë vepra, veçanërisht në ato rinore.
Përreth Lorenco de' Mediçit, ku ishte formuar një rreth poetësh, letrarësh dhe artistësh, jetoi Angelo Poliziano që, i trasferuar vetëm 16 vjeç në Firence dhe duke njohur që atëherë greqishten e lashtë dhe latinishten, nisi të përkthente në ekzametra latinë Iliadën. U çmua për aftësitë e tij nga i Mrekullueshmi që e ftoi në oborrin e tij në fillim si mësues i të birit, Piero dhe në vazhdim i besoi katedrën pranë Studios fiorentine të latinishtes dhe greqishtes, detyrë që poeti e mbajti deri në vdekjen e tij të ndodhur në 1494. Ai krijoi në gjuhën vulgare disa vepra të rëndësishme nga këndvështrimi letrarë dhe poetik, si Stanze per la giostra dhe Favola di Orfeo.
Në rrethin e poetëve mediçeas bënte pjesë për një farë periudhe edhe Luigi Pulci që shkroi një poemë në oktava të titulluar 'il Morgante' që rimerr motivet dhe teknikën karolinge të 'cantare-ve'.
Lindur në kështjellën e familjes në Scandiano në 1441 nga Lucia di Nanni Strozzi dhe Giovanni Boiardo, qe gjithmonë i lidhur me familjen d'Este për vasalitet të feudit të Scandiano-s, që do të ishte ai vetë ta mbante së bashku me kushëririn Giovanni midis viteve 1460 dhe 1474. Matteo Maria Boiardo qe intelektual dhe poet i spikatur i gjysmës së dytë të Katërqintës. Ati i atribuohet një 'canzoniere amoroso', Amorum libri tres, dhjetë egloga përgjithësisht të quajtura Pastorale, por mbi të gjithaOrlando Innamorato, një poemë epike narrative e papërfunduar në oktava që do të ishte lënda e Furioso-s së Ludovico Ariosto-s, veç, natyrisht, krijimeve poetike rinore (shpesh në latinisht) dhe përkthimeve nga greqishtja.
Pesëqinta
RedaktoFigura orientuese e shijes poetike rilindase qe Pietro Bembo, që shkroi këngë petrarkiste dhe sonete, por mbi të gjitha, u kthye në arbitrin e letërsisë italiane të kohës së tij. Dekadat e para të Pesëqintës panë një prodhimtari letrare me nivel të jashtëzakonshme, në gjini të ndryshme letrare. Shkohet që nga poema e Ariosto-s, 'Orlando furioso', deri te Il Principe, traktat i teorisë politike të Niccolò Machiavelli-t; nga Il Cortegiano i Baldassarre Castiglione-s deri te lirikat petrarkeske të Pietro Bembos.
Në këtë periudhë, që shtrihet afërsisht deri në fund të vitit 1530 dhe që mund të identifikohet plotësisht me Rilindjen, përvoja e pasur e humanizmit fillon ti lërë vendin një rregullimi progresiv të formave dhe gjuhëve. Nuk është e rastësishme që Ariosto zgjodhi për poemën e tij gjuhën vulgare toskane përkundrejt asaj emiliane të përdorur nga Matteo Maria Boiardo. Nga ana tjetër, diskutimi mbi gjuhën letrare, që zë intelekte të mprehta me reflektime me interes të madh, sjell në një zgjidhje pak a shumë përfundimtare falë Prose della volgar lingua të Bembos (1525), ku mbështet përsosmërinë e toskanes letrare të identifikueshme në poezinë e Petrarkës dhe në prozën e Giovanni Boccaccio-s.
Vlerat e trajtuara nga letërsia klasike, me të cilën rizbulohet pamje të gjera dhe filozofia neoplatonike konvergojnë në idenë e njeriut si individ plotë me potenciale, padron i ekzistencës së vetë, i thirrur për të dhënë prova të gjenialitetit të vetë në rrethana konkrete të historisë dhe të realizoi në momente të ndryshme të jetës një harmoni ideale dhe të rafinuar. Mjedisi i oborrit dhe fenomeni i përhapur i mecenatizmit u ofrojnë shkrimtarëve të kohës kornizën dhe kushtet e përshtatshme për të ndjekur ato modele ideale; por kjo nuk pengon që të ndonjë që e zhvesh plotësisht, edhe pse me ironi të matur, përmbysjen e atij mjedisi të idealizuar, dmth. mungesa e autonomisë (Ariosto); apo kush pikërisht nga reflektimi këmbëngulës mbi veprat e antikëve dhe mbi "përvojën e vazhdueshme të gjërave moderne" nxirrte norma me lirshmëri të padëgjuar për veprimin politik (Machiavelli).
Një kontribut shumë domethënës drejt përcaktimit të "rregullave" për shkrimin letrar erdhi nga përkthimi, në 1536, i Poetikës së Aristotelit, deri në atë moment e njohur vetëm indirekt dhe pjesërisht nëpërmjet Ars poetica-s së Oracit. Përkthimi zgjoi menjëherë ethet e studimit dhe komenteve, që gjithësesi shkuan në një drejtim jo plotësisht koherent me synimet e filozofit grek. Në fakt ai – siç është e qartë për lexuesit aktualë të Poetikës (e mbijetuar në formë shumë të gjymtuar) – nuk nënkuptonte të ofronte norma për krijimtarinë letrare, për përshkruante dhe organizonte për sa letërsia greke kishte prodhuar deri në atë kohë. Argumentimet e Aristotelit mbi gjinitë e ndryshme letrare, mbi elementet që përbënin tekstin poetik, mbi synimet e letërsisë dhe kështu me radhë u interpretuan nga studiuesit e Pesëqintës si norma për tu ndjekur në mënyrë besnike për të arritur përsosmërinë e poezisë. Sipas këtij kuptimi të ngurtë, poezia - në tre gjini: epike, lirike dhe dramatike – duhej të propozohej në qëllim edukativ për tu arritur nëpërmjet kënaqësisë (në versionin e Oracit thuhej miscere utile dulci (përzierja e të dobishmes me kënaqësinë). Prirja preceptiste e letërsisë konvergoi shpejt me një riafermim të parimit të autoritetit (ipse dixit) në fusha të ndryshme të kulturës dhe me nevojat e një rikthimi në moralitetin dhe religjiozitetin e promovuar nga Këshilli i Trentos (1545-1563).
Ky orientim normativ, që u zhvillua në shkrimet e Sperone Speronit, Gian Giorgio Trissino-s dhe shumë të tjerëve, u fut në kundërshtim me prodhimtarinë e shumtë dhe të larmishme të dekadave të para të Pesëqintës. Për shembull, një vepër që kishte marr menjëherë sukses dhe përhapje të gjerë si 'Orlando furioso', kishte mospërputhje me normat e përpunuara: nuk mund të quhej poemë epike, për praninë mjaft të dobët të motiveve tipike të asaj gjinie dhe mbizotërimi i fantazisë, i ironisë, të kënaqsisë si synim kryesor (edhe pse jo i vetmi). Gjithësesi nuk ishte sigurisht e mundur të injoroje vlerën dhe pikërisht për këtë u mat me të, për të kërkuar një rrugë origjinale të përshtatshme me klimën e ndryshuar kulturore, Torquato Tasso.
Gjysma e dytë e Pesëqintës
RedaktoNjë ndryshim i thellë i funksioneve të italishtes vulgare ndodhi në fund të Pesëqintës. Për shkak të ngadalsimit të shkëmbimeve ekonomike midis qyteteve të ndryshme të Italisë, rinisën të zhvilloheshin dialektet vendore, ndërsa italishtja u lidh me funksionin e gjuhës së oborreve. Shpirti i kundërreformës së Këshillit të Trentos bëri që të mungonin stimujt kulturorë inovatorë që kishin frymëzuar grupimet letrare. Themelimi i Accademia della Crusca në kët periudhë kristalizoi këtë situatë në shekujt pasues, duke e kthyer italishten në një gjuhë artificiale.
Në këtë kuadër lindën veprat letrare të Torquato Tasso-s, poema e tij Gerusalemme liberata mund të konsiderohet në këndvështrimin letrarë fryt i manierizmit, ku mjetet shprehëse ishin një seri pozash artificioze. Italishtja e fundit të Pesëqintës është një gjuhë thellësisht e ndryshme, në shpirt, nga ajo e shekujve të kaluar. Na e vënë në duje disa shënime të autografuara të Galileo Galilei-t duke krahasuar Orlando Furioso-n e Ludovico Ariosto-s dhe la Gerusalemme liberata: për Galilei-n Tasso thotë fjalë, ndërsa Ariosto gjëra. Gjuha italiane që fillimisht ishte deskriptive dhe plotë me përmbajtje bëhet shprehje e zbrazët e përshtatshme vetëm për të bërë melodi dhe këngë.
Torquato Tasso, shkroi në gjysmën e dytë të shekullit të XVI dhe është autor i Gerusalemme liberata, që rrëfen marrjen e Jerusalemit nga Godefroid de Bouillon gjatë Kryqëzatës së parë.
Në prozë diktuan normën e shpirtit të ri Oborrtari (Il Cortesano) i Baltasare Castiglione, që krijoi modelin e njeriut rilindas dhe Princi (Il Principe) i Niccolò Machiavellit, që është një traktat i teorisë politike.
Niccolò Machiavelli
RedaktoFigura e rëndësishme e pjesës së parë të Pesëqintës, është Niccolò Machiavelli. Ai qe oborrtar i Lorencit të Mrekullueshëm, me familjen mediçease në pushtet në Firence. Figura e Machiavelli-t është mbi të gjitha e lidhur me veprat e tij filologjike (për shembull mbi librat e Tit Livit), duke e lartësuar si studiues humanist, por edhe për mendimin e tij politik, duke marr spunto nga studimi i veprave të mëdha historiografike të antikitetit, si Tukiditi, Ksenofoni, Polibi dhe Taciti. Zhdërvjelltësia kulturore rreth politikës është e pranishme qoftë në veprat e tij diturake, ashtu edhe në ato poetike dhe teatrale, si "La mandragola".
Vepra kryesore e Machiavelli-t është "Il principe" (Princi), traktat politik ku, duke përmendur veprat kryesore antike mbi demagogjinë dhe qeverisjen, tregon metodën më të mirë qeverisëse për gjeneratat e ardhshme. Në vepër bëhen edhe referime politike për ngjarje të afërta me kohën e autorit, si luftrat e Ludovico il Moro-s me Cesare Borgia-n. Vepra është e lidhur me “Luftën e Peloponezit” të Tukiditit dhe “Republikën” e Ciceronit, me të cilën Machiavelli ilustron mjetet e ndryshme qeverisëse, si tirania, monarkia, oklokracia (një formë e degjeneruar e demokracisë ku sundon turma) dhe në fund Republika. Më pas, pas shembujve të ndryshëm, kalon në përshkrimin e figurës ideale të "principe-s", dmth. ai që është i aftë të mbaj në ekuilibër gjithë format e pushtetit si dhe gjithë nënshtetasit e tij në qeverisje. Temat madhore të trajtuara në vepër janë "la fortuna" (fati) dhe "la virtù" (virtyti), karakteristikat e pandashme midis tyre, sepse secila ka nevojë për tjetrën në qeverisje: e para ofron rastin e pushtetit, ndërsa e dyta metodën për ti kuptuar dhe manovruar në mënyrën më të mirë të mundshme. Në fund është elementi i tretë: karizma e vetë princit, që duhet të veproi si instrument rregullues i saj, duke mos qenë tepër mizor, as shumë i butë me popullin. Me këtë vepër, lindi termi “machiavellico”, që përcakton një person plotësisht të lidhur me zotërimin e interesave të veta nëpërmjet përdorimit të mprehtë të arsyes dhe të mendjes.
Ludovico Ariosto
RedaktoLudovico Ariosto është eksponenti kryesor i letërsisë oborrtare të Rilindjes, së bashku me Torquato Tasso-n. Oborrtar i derës ferrareze, ai gëzoi famë të rëndësishme, deri në tërheqjen në fundin e jetës në një vilë modeste. Ai përfaqëson atë që ka garantuar ripërtëritjen letrare të gjinisë së vjetër të romanit kalorsiak, duke shkruar një poemë në këndshikim heroik ku tregohet shoqëria e Karli i Madh në kulmin e teprimeve të tij, duke kërkuar të kritikonte zakomet e pahijshme të kohës së tij, ku megjithëse ka kalorës dhe kode nderi, çdo aksion dhe mendim është shpur deri në ekstrem, deri në shkatërrimin tërësor.
Vepra madhore e Ariostos është Orlando furioso, poemë që realizohet sipas romaneve kalorsiake të ciklit breton dhe të ciklit karoling. Poema portretizon atë që ishte ndërprerë nga Matteo Maria Boiardo te Orlando innamorato. Subjekti është ambjentuar në kohën e luftrave të Karlit të Madh kundër Saraçenëve dhe rezulton të jetë një lloj burle (talljeje) dhe një proces shkatërrues i figurës karizmatike dhe të paepshme të kalorsit, i përkushtuar ndaj pastërtisë, respektit, nderit dhe besimit. Princesha tepër e bukur 'Angelica' bën të dashurohej çdokush në oborrin e saj, ndërsa Karli i Madh pregatit rrethimin. Edhe paladini i fuqishëm Orlando mbetet e paralizuar dhe i turbulluar nga magjepsia, por kur zbulon se princesha e tradhëton me Medoron, do të shkallonte, duke humbur arsyen, që përfundon në hënë.
Orlando furioso, është një poemë e gjatë narrative e gjinisë fantastike dhe epikës tradicionale, vazhduese e Orlando inamorato e Matteo Maria Boiardo-s, dhe që e merrte frymëzimin nga subjektet franceze dhe bretone të Mesjetës. Subjekti i kësaj vepre është marrosja e Orlandos (personazhi që me emrin francez Roland qe një nga të anëtarët e oborrit karoling dhe protagonist i La Chanson de Roland që, i dashuruar me Angelica-n e bukur, përjeton peripeci të shumta duke e ndjekur dhe që çmendet. Angelica e bukur dashurohet me Medoron, luftëtar mysliman që e kishte shëruar, dhe i përfshirë nga një atak xhelozie, Orlando rrënon male shkatërron gjithëçka që i del përpara. Për ti rikthyer mendjen miku i tij Astolfo, i hipur në një hipogrif, udhëton në hënë ku takon, brenda një shishe, eliksirin e rikthimit të arsyes së Orlandos që, me të pirë atë, rifiton gjykimin e shëndosh. Gjatë gjithë rrëfimit, të përshkuar nga një ton shumë fantastik, ndërthuren tregime të shkurtra. Orlando furioso qe objekt i përkthimeve të shumta, vazhdimesh dhe imitimesh si dhe përbëri modelin më të rëndësishëm për epikën e zgjedhur rilindase.
Poema ndërthur ngjarje të panumërta, të marra nga mite të ndryshme dhe histori të popujve antikë dhe autori i saj e fut personazhin e Angelica-s si figurë të fatit, e aftë të turbulloi edhe shpirtrat më të fortë: deklarim poetik për të treguar shoqërinë aktuale, mjaft e mbushur me pasiguri, ashtu si shpirti njerëzor është i mbushur me pyetje.
Poema çon në zbehjen përfundimtare të përplasjes midis paganëve dhe të krishterëve: lufta, një nga pak fijet e kuqe që është e mundur të gjurmosh me lehtësi në brendësi të poemës, nuk përfshin një kundërshtim etik apo ideologjik midis dy palëve si te Chanson de Roland. Mbi përmasën epike, gjithësesi e pranishme, nëse jo tjetër por si polaritet dialektik (dhe mjafton të konsiderosh oktavën e parë të poemës), vendosen rrugët e pafundme të romanit, nga të cilat teknika e ndërthurjes është imazhi stilistik: me linjës kryesore të armëve përzihen dashuritë, sipas një operacioni boiardesk. Heroit epik të destinuar për fitore pikërisht si mbrojtës i një superioriteti ideologjik përkundrejt armikut zëvëndësohet me kalorësin e dashuruar të Boiardos, por vetëm në një nivel të parë sipërfaqësor. Ariosto nuk mund të kënaqet me arritjen në këtë pikë dhe në fakt e shtyn këndveshtrimin e tij letrar në ndërlikimin e mekanizmit të dashurisë deri në paradoks: nga një anë duke e çuar Orlandon në çmendje, në gjendjen kafshërore, duke u zhveshur nga prerogativat e tij kalorsiake; ndërsa nga ana tjetër duke përsëritur dhe absolutizuar idenë e romanit mesjetar, kalorësi në kërkim të identitetit të vetë, për tu rigjetur pas një "prove".
Spanja
RedaktoKatërqinta dhe Humanizmi
RedaktoPoezia: Manrique dhe nisja e romance-s
RedaktoShekulli iXV inauguroi një periudhë të rafinuar në veprat letrare, në mënyrë të veçantë të poezisë, falë edhe kontributit të mjedisit të «oborreve të dashurisë provencalë» dhe ndikimit gjithmonë e më të madh të lëvizjes kulturore italiane, që do të arrinte kulmin e saj në shekullin pasues.[60] Veprat e Dantes, Boccaccio-s dhe Petrarkës patën vlerësim të madh edhe në territorin spanjoll dhe disa arritën të ndiqnin indikacionet, si markezi i Santillana-s (1398-1458), që përhapi në mënyrë efikase teoritë humaniste dhe ndaj të cilit përmendet dituraku i parë kritiko-linguistik në të folurën kastiliane me titull Letër hyrëse kryekomandantit Don Pedro i Portugalisë;[60] ndërsa të tjerë, u kufizuan me imitimin e formave poetike të letërsisë italiane, duke u përpjekur të kopjonin njëmbëdhjetërrokëshin dantesk, duke arritur rezultate jo të shkëlqyera por gjithësesi duke i hapur rrugën përdorimit të vargut që do të merrte një pozicion mbizotërues në metrikën e lirikës spanjolle.[60] Pjesa më e madhe e poetëve vinte nga mjediset më të larta: autorët i përkushtoheshin në mënyrë të veçantë 'canzoniere-ve', ku një shembull nga më të rëndësishmit është Cancionero de Baena, i hartuar pikërisht nga Juan Alfonso de Baena në 1445.[60] Kush shkruante 'cancionero' ishte zakonisht i paguar për këtë aktivitet, sepse cancionero-t' ishin shpesh të porositur nga zotërinjtë që dëshironin tu bëheshin homazhe fushatave të tyre me vepra në vargje që të nënvizonin bukurinë si dhe cilësitë.
Midis veprave që përmendnin më shumë autorët italianë qenë ato të Miçer Francisco Imperial, që me sonetet dhe poemat e tij alegorike u frymëzua nga Dante Alighieri; ndërsa Ferrant Sánchez-i me Decir de las vanidades del mundo është ai që përzien bashkë me njëmbëdhjetë rrokëshat me shije italiane, dymbëdhjetë rrokëshat më të përshtatshëm për ritmet dhe tingujt e spanjishtes.[61] Ndërsa Juan de Mena (1411-1456) qe autori i El laberinto de fortuna, ose Las trescientas (Treqintat, emër që tregon numrin e strofave me të cilat është formuar vepra), tjetër vepër që i referohej Dantes për përmbajtjen (vizione onirike me komponente të fortë simbolike) dhe një metrikë që, duke i besuar oktavave, kërkon ti afrohet akoma krijimeve në italisht. Shembulli kryesor i 'cancionero-s' janë Coplas a la muerta de su padre të Jorge Manrique (1440-1478), nipi i Gómez Manrique (1412-1490); metrika e veprës paraqet skemën 8a-8b-4c-8a-8b-4c.[62] Tema ka të bëjë me vdekjen, të trajtuar me qetësi dhe aty për aty: vdekja paraqitet si pika ideale e barazisë që i vendos të gjithë në të njëjtin plan, duke anulluar diferencat shoqërore. Referimet ndaj botës klasike, të shpeshta në veprat mesjetare, mungojnë te Coplas:[63] dhe pikërisht vepra e Manrique-s vendoset si mbyllje ideale e Mesjetës spanjolle.[64]
Romance është një krijim tipik i poezisë së lartë, të kultivuar, fortësisht e lidhur me traditën orale të këngëvve, dhe në mënyrë të vecantë me chanson de geste.[64] Te romance muzikaliteti është thelbësor dhe në fakt gati të gjitha romance-t (përveç një përmbledhjeje të publikuar në Shekullin e XVII) duhet të këndoheshin.[64] Romance-s i detyrohet edhe futja e një kombinacioni të ri metrik, që mban të njëjtin emër; José María Valverde e shpjegon kështu metrikën e realizimit të romance-ve:
Vargu bëhet tetërrokësh (apo mo mirë, me tetë plus tetë rrokje), siç e kishin zakon ata të 'canciones', të organizuara në njësi prej katër tetërrokëshash, duke u përsëritur ose variuar herë pas here në këndimin e dy të fundit, ose katër, me një rimë të vecantë me karakter të vazhduar.
— José María Valverde
Këtu, romance dallon nga kompozimet zakonisht të përdorura në letërsinë italiane, si tetërrokëshi, pasi spanjishtja kërkon një shpërndarje të ndryshme të thekseve (me distancë më të madhe se ata të italishtes, të përdorur, te tetërrokëshi, çdo katër rrokje).[65] Struktura paraqet veçanti të tjera: për shembull, në vend që të filloi dhe mbaroi gradualisht, romances ka një fillim dhe fund të menjëhershëm, për të rritur përmbajtjen e misterit të veprës.[65] Karakteristikat e lart përshkruara, gjithësesi, janë për tu konsideruar indikative, pasi disa përmbledhje romance-sh të periudhave të ndryshme, si ato të hartuara nga Ramón Menéndez Pidal ose Dámaso Alonso, paraqesin romance rrënjësisht të ndryshme midis tyre.[66] Romance-ja pati përhapje dhe popullaritet të madh në Katërqintën, sa që ishte të shumtë ata që e dinin përmendësh, pavarësisht kushteve ekonomike dhe niveli i tyre i arsimimit.[66] Romance-ja kontribuoi edhe në llojin e spanjishtes arkaike të folur në popullsitë hebreje sefardite, të Selanikut dhe të tjerë me origjinë spanjolle, pasi fakti që kishin mësuar përmendësh këto kompozime ndikoi në njohjen e gjuhës.[66] Në mes të Shekullit të XVI u shfaqën shumë romanceros, dmth. përmbledhje romances-ash, që bëheshin të shkruara, të shtypura në letër dhe jo më të përcjella gojarisht (për më tepër, natyra pastërtisht gojore e romances-ave i çoi shumë prej tyre në pësimin e shumë variacioneve në përmbajtje). Në kundërshtim me atë që ndodhte ndonjëherë në letërsinë mesjetare, te romances magjia është argument shumë pak i trajtuar dhe madje gati plotësisht i injoruar. Romances kanë përbërë një pjesë themelore të letërsisë spanjolle, aq sa e ruajtën popullaritetin edhe gjatë El Siglo de Oro-s, duke u bërë një traditë e vërtetë.[67]
Midis italianistëve të kësaj epoke qenë Iñigo López de Mendoza, markezi i Santillana-s (1398-1458) dhe Enrique de Villena (1384-1434[68]) që përktheu Komedinë Hyjnore.
Proza: Celestina dhe kronistët
RedaktoProza e Katërqintës spanjolle pa dy lëvizje kryesore, kronikat dhe shembujt e parë të 'novela-s' dhe të dytën te ajo teatrale. Prirjet e reja humaniste u shtrinë edhe te kronikat, duke i shëndruar gjuhën: megjithëse mbetën gjithmonë vepra me frymëzim popullor, ato nisën të përshkruanin realitetin në një prozë më të rafinuar dhe artistike.[69] Midis kronistëve të ndryshëm të periudhës, janë për tu përmendur Fernán Pérez de Guzmán (autor i Mar de historias), Hernando del Pulgar, Gonzalo Chacón, Diego Enríquez del Castillo dhe Mosén Diego de Valera (këta dy kronistë mbretëror)[69] si dhe Gutierre Díaz de Games, autor i El Victorial.[70] Autorë të kritikave më pak aderente me realitetin dhe me më shumë elemente fantastike janë Pedro de Corral (Crónica sarracina) dhe Ruy González de Clavijo, të cilët realizuan dy libra udhëtimesh (Andanças e viajes de Pero Tafur por diversas partes del mundo avidos dhe Vida y hazañas del Gran Tamorlán).[70]
Përveç kronikave, vazhduan përrallat morale: një shembull është Libro de los gatos, me autor anonim; ndërsa Enrique Pacheco-s realizoi disa vepra me përmbajtje të pazakontë.[70] Gjithësesi, ngjarja e rëndësishme në prozën spanjolle të Shekullit të XV është lindja e romanit (La novela).[70] Duke nisur nga vepra të mëparshme si La Gran Conquista de Ultramar dhe El caballero Zifar, u formuan karakteristikat e para të romanit kalorsiak spanjoll;[70] ndërsa romani sentimental, u përfaqësua nga El siervo libre de amor, vepër e Juan Rodríguez de la Cámara që frymëzohej nga romanet italiane dhe në mënyrë të veçantë nga Cárcel de amor i Diego de San Pedro, libër i publikuar në 1492 që pati sukses të madh në dy shekujt pasues.[71] Cárcel de amor u krahasua, në përmbajtje dhe formë, me Dhimbjet e të riut Werther të Johann Wolfgang von Goethe.[71] Në 1499 u publikua një libër i shkruar nga Fernando de Rojas dhe i titulluar Tragicomedia de Calisto y Melibea, i njohur edhe si La Celestina.[71] Autori pohon se e kishte gjetur të përfunduar aktin e parë dhe se e zgjeroi veprën deri sa ta bënte të arrinte gjashtëmbëdhjetë akte gjatësi (21 në botimin e vitit 1502): Celestina tregon një histori dashurie midis dy të rinjve, Callisto-s dhe Melibea-s, që pas një zhvillimi intensiv përmbyllet me vdekjen e të dyve.[72] Vepra është një lloj «romani i dialoguar», megjithëse nuk përmban elemente teatrale;[71] Personazhi më i veçantë është Celestina, e moshuara që në vepër ka detyrën ti bënte të takoheshin dy të dashuruarit, e pajisur me një gjuhë «të gjallë dhe të drejtpërdrejtë».[72] I gjithë romani është i karakterizuar nga «ashpërsia» dhe «pesimizmi»:[72] rikthehet referimi nga frymëzimit klasik, vecanërisht i bazuar te poetët latinë.
Një tentativë për të shkruar vepra teatrale i detyrohet Gómez Manrique-s: dy shkrime të tij, Representación del Nacimiento de Nuestro Señor dhe Lamentaciones fechas para Semana Santa, megjithëse jo me rëndësi të madhe, janë ndër shembujt e parë të teatrit në letërsinë spanjolle.[73] Gjinia teatrale, në fakt, ishte injoruar gjatë gjithë Mesjetës dhe Manrique ofroi një impuls të izoluar dhe paraprirës që do të vazhdohej pastaj nga Juan del Encina, autor i églogas[74] (përshtatje të Eglogave të Virgjilit[73]), dhe gjatë Siglo de Oro.[75]
El Siglo de Oro (1492-1681)
RedaktoI ashtuquajturi Siglo de Oro (shekulli i artë) është ajo periudhë në të cilën kultura spanjolle përjetoi një lulëzim të madh, me aktivitete të zjarrta letrare dhe pushteti të madh politik.[74][76] Nuk ka njëtrajtësi burimesh për sa i përket datës së fillimit të kësaj periudhe: për disa është 1492, viti i zbulimit të Amerikës; ndërsa të tjerë tregojnë vitin 1516, data e hipjes së Karlit të V një fron.[74] Ndërsa për të treguar fundin e 'Shekullit të Artë', përgjithësisht është përdorur viti 1681, me vdekjen e Calderón de la Barca-s.[74] Zakonisht, Shekulli i Artë ndahet në tre periudha të mëdha: 1516-1555 (mbretërimi i Karlit V); 1555-1635 (nga mbretëria e Filipit II deri në vdekjen e Lope de Vega-s); 1635-1681 (deri pikërisht në vdekjen e Pedro Calderón de la Barca-s).[74][76] Në gjysmën e parë të Shekullit të XVI qenë themelore veprat e Bartolomé Torres Naharro dhe të portugezit Gil Vicente. Veçanërisht i dyti, autor i shkrimeve si në spanjisht ashtu dhe në portugalisht, kontribuoi në formimin e themeleve që, në të ashtuquajturën «periudhë tranzicioni» midis Katërqintës dhe Shekullit të Artë, do të ripërdoreshin nga shkrimtarët në dekadat pasuese për hartimin e veprave të tyre.[77]
Ekspansioni i territoreve spanjolle bëri që vendi iberik të ishte më lehtësisht subjekt i ndikimeve kulturore të prejardhura nga kombet e trera: një shembull i tillë është prurja e dhënë nga Rilindja italiane në veprat e kësaj periudhe;[76] përveç kulturës italiane, midis territoreve të pushtuara qe thelbësor ndikimi i Amerikës (si kontinent).[76]
Periudha e parë (1516-1555)
RedaktoPeriudha e parë e Siglo de oro-s u karakterizua nga një mentalitet i hapur ndaj ndikimeve kulturore të ardhura nga Italia dhe Amerika.[78] Humanizmi, gjithmonë e më i pranishëm në Spanjë, bëri që të mernin famë idetë e Erazmit të Rotterdamit, mendimi i të cilit, megjithëse jo i vendosur në kundërshti të plotë me besimin katolik, mori megjithatë forma kritike përkundrejt hierarkive kishtare, duke sjellë një koncept «besimi» më të lidhur me brendësinë e individit sesa pjesëmarrjen në porositë e kishës.[78] Këto ide morën emrin erasmizëm, dhe u përhapën nga disa autorë si Juan dhe Alfonso Valdés.[74] Besimi në aftësitë dhe në mundësitë e njeriut çoi në futjen e shkencës në art: kjo u zbatua në mënyrë të veçantë në letërsi.[74]
Poeti më i madh i kësaj periudhe është Garcilaso de la Vega (1505-1536) që bëri të njohur metrikën e poezisë rilindase italiane.[73] De la Vega, duke u frymëzuar nga veprat e Petrarkës, shtoi elemente të reja muzikaliteti, tashmë të shfaqur me shkrimet e Juan Boscán (autor i pasur me ndikime italiane, veçanërisht të marra nga Pietro Bembo dhe Bernardo Tasso).[74] Në kuadër të poezisë lirike qe në këtë mënyrë Garcilaso de la Vega figura mbizotëruese e fazës së parë të Shekullit të Artë: karakteristikat e tij thellësisht rilindase – poezia si «zëri i dashurisë», dashuri e idealizuar dhe gjithmonë e paarritshme, intimiteti i vargjeve, eleganca e stilit – impresionuan shumë autorë bashkëkohës dhe ata menjëherë pas tij, që shpejt u frymëzuan nga ai.[79] Viti 1542, me publikimin e lirikave të de la Vega-s dhe Boscán-it, i dha rrugë stilit të ri poetik spanjoll.[80]
Për sa i përketë prozës, faza e parë e Siglo de oro pa prirje të ndryshme: një nga ato është «proza didaktike», eksponentët kryesor të të cilës qenë vëllezërit Valdés, Juan Valdés dhe Alfonso Valdés, mbështetës të erasmizmit.[81] Në përmbajtjen e veprave të tyre, të dy kritikonin korrupsionin e pranishëm në Kishë;[81][82] ndërsa në këndvështrimin e stilit Juan Valdés deklaron nevojën për një prozë që vendoset ndërmjet thirrjeve latine dhe afërsisë së stilit të popullit, duke e paraqitur te Diálogo de la lengua i tij.[83] Vëllezërve Valdés mund tu bashkohet Cristóbal de Villalón, edhe ai autor veprash të pasura me opinione kritike.[83] Predikuesi Antonio de Guevara (1480-1545) qe kronisti i Karlit V: Epístulas familiares të tij patën shumë sukses në Spanjë, ndërsa jashtë qe shumë i përhapur shkrimi i tij i quajtur Relox de príncipes y Libro de Marco Aurelio;[83] Guevara kontribuoi në lindjen e 'eufuizmit' në territorin anglez.[81]
Amadís de Gaula qe romani më i rëndësishëm kalorsiak e periudhës: ai inauguroi pikën maksimale të ekspansionit të kësaj gjinie letrare (te e cila bëri pjesë një tjetër roman, Palmerín de Oliva, i publikuar në 1511 dhe ai shumë i lexuar).[81] Por ngjarja kryesore në fushën e prozës letrare qe futja e romanit pikaresk.[81][84] Si hapsja e rrugës së kësaj gjinie qe vepra Lazarillo de Tormes: realizmi i librit, që i kundërvihej idealizmit dhe abstragimit të romaneve kalorsiakë,[81] përfaqëson një formë evazive, zbavitjeje, por e ndryshme përkundrejt asaj të ofruar nga veprat kalorsiake; protagonisti, pícaro (mashtruesi) tregon me cinizëm dhe zhgënjim, me tone ndonjëherë shakatore, duke e marr jetën si ti vinte.[85] Pícaro-ja është i shtrënguar të jetoi në një botë ku është e nevojshme të ndeshesh me armë të pandershme; megjithëse, nuk është një personazh negativ, duke parë se e bën se ska alternativa.[85] Stilistikisht romani pikaresk solli me vete risi të rëndësishme: në radhë të parë, mungesa e një çështjeje qendrore, e zëvendësuar nga një prozë narrative e lirshme, gjithmonë në vetë të parë;[85] në radhë të dytë, ndryshoi këndveshtrimin: duke munguar një problem që të fokusoi vëmendjen e lexuesit, ai zhvendoset te personaliteti i protagonistit, të shfaqur nga veprimet dhe nga mendimet e rrëfimtarit.[86]
Prodhimtaria teatrale u rrit, duke parë sasinë e madhe të autorëve që iu përkushtuan realizimit të teksteve të kësaj gjinie: përveç të lartpërmendurve Gil Vicente dhe Torres Naharro, kontribuan edhe Fernán López de Yanguas dhe Lucas Fernández.[81]
Periudha e dytë (1555-1635)
RedaktoNdërsa periudha e dytë, ajo e mbretërimit të Filipit të II, pa një ngurtësi më të madhe, një rigorozitet të futur dhe inkurajuar nga luftrat fetare të pranishme në Evropë në ata vite.[78]
Poezia
RedaktoKjo fazë e dytë pa të lindëte dy shkolla të reja poetike: ajo seviljane (e Seviljes) dhe ajo salmankase (dmth. e Salamankës).[81] E para, e drejtuar nga Fernando de Herrera (1534-1597), karakterizohej nga një stil i gjallë, i pasur dhe elokuent;[87] nga e dyta eksponenti më i madh qe frati Luis de León, teolog i pallatit, filolog dhe poet shumë i vëmendshëm ndaj pastërtisë gjuhësore, sa të krijonte një alfabet të ideuar posaçërisht për poetët, për ti ndihmuar në shqiptimin e vargjeve.[87] Midis elementeve kryesorë të shkollës seviljane ishte Baltasar de Alcázar (1530-1606); për shkollën salamankase mund të përmenden Francisco de Medrano (1570-1607) dhe Francisco de Aldana (1537-1578).[88] Luis de León, me stilin e tij «të kthiellët dhe klasikexhant»,[81] qe midis poetëve më të vlefshëm të epokës së tij:[89][90] i mbyllur në burg për akuzat e herezisë të bëra nga kundërshtarët,[91] aty shkroi veprat e tij më domethënëse.[92] Në poezitë e León-it gjenden aspekte me frymëzim klasik (harmonia universale e marr nga Pitagora dhe Platoni) si dhe humanist (përpjektja për të njohur sekretet e Gjithësisë) dhe një stil i ngritur, me vëmendje të madhe te kadenca e vargjeve.[93]
Në poezinë epike u kërkua të riprodhohej në «oktava reale italiane» një poemë kombëtare: gjithësesi, ky synim nuk u arrit.[90] Epika u çua përpara midis epopeve fetare të shkruara nga Cristóbal de Virués, Diego de Hojeda dhe Lope de Vega si dhe epopetë historike si ato të Pedro de la Vezilla Castellanos, Juan Rufo Gutiérrez dhe Juan de la Cueva, ose La Araucana e Alonso de Ercilla-s, vepër mbi pushtimin e Kilit e frymëzuar nga Eneida.[81][90] Autorë të tjerë epikë janë Luis Barahona de Soto (1548-1595)[81] dhe Bernardo de Balbuena (1582-1625).[94]
Lirika baroke pati dy përfaqësues të rëndësishëm: Francisco de Quevedo dhe Luis de Góngora.[95] Luis de Góngora (1551-1627) mund të konsiderohet një pararendës i shkollës seviljane,[81] në virtyt të stilit latinexhant, forca e imazheve dhe përdorimi i shpeshtë i hiperbolave.[96] Poezitë e Góngora-s i dhanë jetë një rryme të re, të quajtur «kulturorizëm»[96] ose «gongorizëm»,[81] fortësisht të kundërshtuara nga bashkëkohësit Lope de Vega dhe Francisco de Quevedo, që do të kërkonin ta tallnin me satira dhe kritika.[81][96] Veprat më të rëndësishme të Góngora-s qenë Fábula de Polifemo y Galatea (1612) dhe Soledades (1613);[97] këto të fundit i dhanë origjinë një «revolucioni estetik» të mirëfilltë, për shkak të përdorimit të fjalëve të pazakonta, thellësisht të frymëzuara nga latinishtja, me rendin e fjalëve shpesh të përmbysur, referimet e shpeshta te mitologjia që kontribuoi në krijimin e një «gjysëm errësire irreale» të paparë ndonjëherë, nga e cila ndonjëherë dalin papritur imazhe të çuditshme.[97] Francisco de Quevedo, i lindur në Madrid në 1580 nga një familje me origjinë fisnike, qe një poet dhe prozator «me mendim të thellë»,[98] një nga figurat më të rëndësishme për el Siglo de Oro.[99] Shkroi shumë vepra të pasura me satira dhe kritika ndaj kategorive të veçanta të personave (si për shembull mjekët, avokatët, gratë etj.): Quevedo qe autor i zhdërvjelltë, pasi në jetën e tij shkroi libra teologjie dhe filozofie si Providencia de Dios, politikë si Marco Bruto, i frymëzuar nga stoicizmi, kritike letrare dhe veçanërisht satire humoristike.[99] Historia de la vida del Buscón është një parodi e romanit pikaresk ku figura e pícaro-s është çuar në ekstrem, ashtu si përmbajtja;[99] në të gjitha veprat e Quevedo-s haset një humorizëm i spikatur, i përdorur për të përshkruar gjithëçka, që nga vizionet infernale[100] deri te bujtinarët dhe rojet gjyqësore.[101] Ai qe autori kryesor konceptist dhe në shkrimet e tij poetike mund të identifikohet një mendim i ngjashëm me atë të ekzistencializmit të mëvonshëm.[101]
Midis poetëve që nuk morën pjesë në konvencionet e poezisë baroke, duke parapëlqyer një stil më pak të ndërlikuar dhe formal, më të kthjellët, qenë Lupercio de Argensola (1559-1613) dhe Bartolomé Leonardo de Argensola (1561-1634), dy vëllezër,[102] Alonso Fernández de Andrada dhe Francisco de Rioja (1583-1659).[103] Ndërsa midis të tjerëve, që nuk i përkitën të ashtuquajturës «linja anti-baroke» por u shkëputën megjithatë nga baroku, mund të përmenden Luis Barahona de Soto, Andrés Rey de Artieda, Pedro de Espinoza dhe Juan de Jáuregui;[103] me prirje akoma më të ndryshme qe vepra e dy kontëve: Juan de Tassis y Peralta, kont i Villamediana-s, që shkroi vepra ku tregohet me këmbëngulje pesimizmi,[104] dhe Diego de Silva y Mendoza, kont i Salinas-it, i pajisur me një stil më të gjallë por më pak formal, i pasur me introspeksione psikologjike.[105]
Proza
RedaktoZhvillim dhe lartësim të madh pati letërsia fetare,[106] ose «mistike».[81] Ajo arriti pikën e famës kulminante në gjysmën e dytë të Pesëqintës, falë veprave të San Giovanni della Croce (1542-1591),[106] frati Luis de Granada (1504-1588) apo Shën Teresa d'Ávila (1515-1582).[107] Ky rikthim te letërsia fetare ndodhi në vazhdim të lëvizjes rilindase që, ndërsa nga ana letrare solli futjen e shkencës në art, nga ajo fetare solli një kujdes më të madh për individin, që përpiqej të bashkohej me figurën hyjnore nëpërmjet brendësisë së vetë dhe jo më duke ndjekur (dhe madje ndonjëherë kapërcyer) direktivat e kishës.[108] Luis de Granada u vu në dukje për forcën e oratorisë së vetë dhe për vëmendjen ndaj natyrës (prirje kjo që e çoi të dyshohej si iluminist nga Inkuizicioni, që arriti ti ndaloi veprat e tij për pak kohë);[109] Ndërsa Pedro Malón de Chaide qe një agustinian që, ndryshe nga Alonso de Orozco, imitoi letërsinë profane në përpjekje për ta përballte me stilin e vetë.[110] Vepra e Shën Teresa de Ávila, e lindur si Teresa de Cepeda y Ahumada, fillimisht qe e përkushtuar ndaj meditimit, për tu maturuar pastaj, në vazhdim të një vizioni, në një letërsi më aktive dhe të gjallë, të pasur me imazhe të gjalla dhe nga proza spontane dhe tradicionaliste, ku ndonjëherë shfaqen disa popullarizma.[107] Shkrimi më i rëndësishëm i Teresa-s është Vida, ku ofron interpretimin e vetë të disa «çështjeve shpirtërore».[111] San Giovanni della Croce, dishepull i Shën Teresa-s,[112] lindi me emrin Juan de Yepes në Fontiveros;[113] me Cántico espiritual ai përshkroi ekstazat e tij në një gjuhë fortësisht simbolike, e pasur me citime dhe lirizëm.[114]
Ndërsa për sa i përket romanit u regjistrua një gjini e re, romani pastoral, ku personazhet janë pjesëtarë të botës fshatare, zakonisht barinjë. Kjo gjini ka origjinë në shkrimet italiane me ambjentim bukolik si për shembull Ninfale fiesolano i Giovanni Boccaccio-s, ose Carmen Bucolicum i Petrarkës.[115] Ata janë libra me përmbajtje të lehtë, me histori dashurie me portagonistë barinjë dhe fshatarë, të karakterizuar nga një farë shkëputjeje nga realiteti nëpërmjet përshkrimit të peizazheve idilike të jashtme nga shoqëria dhe nga kontaminimet e saj.[115] Shembulli i parë i këtij tipi tekstesh është Diana, vepra në spanjisht e shkrimtarit portugez Jorge de Montemayor (1520-1561);[112] në ndjekje të linjës qe Lope de Vega me Arcadia-n dhe Miguel de Cervantes me Galatea-n, dhe kështu romanet pastorale patën sukses të madh.[112] Një tjetër gjini romani që pa dritën është romani moresk, në të cilin arabi spanjoll merr rolin e personazhit kryesor, duke u idealizuar.[112] Pas veprës së parë të kësaj gjinie, Historia del Abencerraje y la hermosa Jarifa, gjinia u bë e njohur me Guerras de Granada, e shkruar nga Ginés Pérez de Hita (1554-1619).[112]
Miguel de Cervantes (1547-1616) konsiderohet si romancieri më i madh spanjoll i të gjitha kohëve dhe ndikimi i tij mbi letërsinë spanjolle qe i tillë sa spanjishtja është përkufizuar si «gjuha e Cervantes-it» dhe atij i është dedikuar Istituti i gjuhës dhe kulturës spanjolle.[116] Pas La Galatea e vitit 1585, romani Don Kishoti i Mançës (El ingenioso hidalgo don Quijote de la Mancha), kryevepra e Cervantes-it u publikua në dy kohë, pjesa e parë në 1605 dhe e dyta në 1615, pas shfaqjes së një vazhdimi 'pirat' me autor Alonso Fernández de Avellaneda.[112] Te Qujote Cervantes zbulon "përmasën e katërt" të shkrimit narrativ, duke inauguruar epokën e gjatë dhe të larmishme të romanit modern[117]. Formimi kulturor i Cervantes-it u zhvillua në fazën e kalimit midis shekullit të XVI në klimën e Rilindjes së plotë dhe kalimit nga Rilindja te baroku gjeti te ai një interpretues thellësisht të rrënjosur në problemet e njeriut të asaj kohe.[118] Në veprën e Cervantes-it vërehet nevoja për të zbuluar ëndrrën, fantazinë, të panjohurën, çmendurinë, instinktin për të sjellë në jetë vetëdijen njerëzore[119].
Teatri spanjoll i Rilindjes
RedaktoTeatri spanjoll e nis Rilindjen me një vepër mjeshtërore, La Celestina, e Fernando de Rojas (1499 dhe 1502), një prurje e fortë në favor të realizmit që u vazhdua nga vepra të tjera të gjinisë çelestineske si La lozana andaluza (1528) e Francisco Delicado dhe Segunda Celestina (1534) e Feliciano de Silva mes të tjerave, paraprirëse e fiksioneve të idealizuara të librave kalorsiakë (Amadís de Gaula, 1508, Palmerín de Inglaterra, 1547-1548 dhe Tirante el Blanco, 1511 përkthimin e tij në gjuhën kastiliane); të romanit pastoral (Los siete libros de la Diana (1559) e Jorge de Montemayor); të romanit moresk (Historia del Abencerraje y la hermosa Jarifa, 1565) dhe të romanit sentimental (Cárcel de amor, 1492, i Diego de San Pedro dhe Proceso de cartas de amores, 1548, i Juan de Segura). Vazhdoi teatri i gjysmës së parë të shekullit të XVI me figurat e shquara si dhe muzikantin Juan del Encina dhe Églogas e tij, të Gil Vicente dhe Tragicomedia de Don Duardos e tij, të Bartolomé Torres Naharro me komeditë romane të përfshira në Propalladia-n e tij (1517 dhe 1520) dhe, megjithëse në gjysmën e dytë të shekullit të XVI, Lope de Rueda me Pasos e tij komike (1567) që i parprinte entremés-it, Jerónimo Bermúdez me Nises e tij, tragjedi klasiciste mbi mitin e famshëm të Inés de Castro; Miguel de Cervantes, me po aq klasicisten El cerco de Numancia (1585) dhe komeditë e tij mbi robërit si dhe formula skenike revolucionare të feniksit të gjeniut Lope de Vega (1562-1635), autori më prodhimtar i teatrit botëror dhe dishepujt e tij të parë Guillén de Castro (1569–1631) dhe Juan de la Cueva (1543-1612).
Franca
RedaktoFranca e gjeti poetin e saj të madh të Rilindjes te Pierre Ronsard, që kryesonte grupin letrar të La Pléiade së bashku me Joachim du Bellay të përbërë nga shtatë rapsodë.
- Du Bellay është autori i një La Deffence, et Illustration de la Langue Francoyse, manifesti i La Pléyiade, që mbështetej në një vazhdimësi të poezisë së modeleve klasike greko-romake dhe italiane. Në veprat e tij lirike mund të përmendim Lashtësia e Romës, vargje poetike të shkaktuara nga soditja e rrënojave të qytetërimit romak dhe Regrets, koleksion sonetesh me ton intim drejtuar poetëve të La Pléiade.
- Ronsard kultivoi lirikën klasike në Odat e tij, që ndiqnin ato greke të Pindarit dhe ato romake të Horacit. Les Amours de Cassandre, sonete dedikuar të pasurës Casandre dhe fshatares së re María që ndjekin shembullin e Canzoniere-s së Petrarkës. Hymnes trajton tema filozofike, fetare dhe politike. Shkroi gjithashtu një poemë ambicioze të epikës kombëtare: la Franciade, që përpiqet të imitoi Eneidën e Virgjilit. Me Sonnets pour Hélène (1578) rikthehet te poezia e dashurisë në një vepër të pjekurisë.
Në prozën romaneske u shqua satira e La vie de Gargantua et de Pantagruel e François Rabelais, ku paraqitet një botë e përmbysur plot humor dhe fantazi, që ka si qëllim kryesor kritikën e zakoneve franceze.
Proza didaktike pati si figurë të madhe Michel de Montaigne, krijuesi i esesë me veprën e tij Essais (1580), që inaugurojnë një gjini që kombinonte reflektimin personal me opinionin subjektiv dhe që i drejtohet një lexuesi të zgjedhur dhe kureshtar, të interesuar për botën bashkëkohore.
Anglia
RedaktoRilindja hyn me vonesë në ishujt britanikë. Është në gjysmën e dytë të shekullit të XVI, me periudhën elizabetine (e qujtur kështu nga mbretërimi i Elizabetës së I të Anglisë), kur ndikimi klasik dhe italian arrin kulmin e tij. Është teatri fusha që u shqua më shumë.
Veprat dramatike të zbavitjes (të kundërta me synimet moralizuese) u rikthyen në skenar. William Shakespeare është dramaturgu më i shquar, por pati edhe shumë të tjerë, si Christopher Marlowe dhe Ben Jonson.
Nga shekulli i XVI deri në XVIII zbatuesit e 'commedia dell'arte' improvizonin në rrugët e Italisë dhe Francës, por vetëm disa prej tyre u shkruan. Shakespeare nisi nga teatri popullor dhe nga kultura greko-latine për të krijuar komedi të reja.
Lirika rilindase u vu në dukje nga Thomas Wyatt, që adoptoi sonetin italian me metrikën angleze. E ndoqën Henry Howard, Philip Sidney dhe Edmund Spenser përveç Shakespeare-it, që shkroi gjithashtu sonete të famshme angleze.
Epika u përfaqësua nga The Fairy Queen e Edmund Spenserit (1597) që ndoqi modelin e Ludovico Ariosto-s me poemën narrative romanceske dhe të mbushur me peripeci.
Proza humaniste pati përfaqësuesin e saj kryesor te Tomas More, krijuesi i Utopisë, ku përfytyrohet një shoqëri ideale.
Gjermania
RedaktoGjermania i solli Rilindjes teknologjinë që do ta përhapte me shpejtësi: makina e shkrimit, i shpikur nga Johannes Gutenberg. Kjo shpikje, së bashku me letrën, uli koston dhe shumëfishoi numrin e librave duke shkaktuar në të gjithë Evropën një lloj përhapje të madhe të leximit dhe kulturës, duke ndikuar në lindjen e një sensi kritike që do ti jepte jetë Reformimit protestant. Midis viteve 1450 dhe 1600 u përhap në vendet dhe principatat e zonës gjermanike Humanizmi dhe u shfaq, si pasojë, Reformimi protestant. Përfaqësues të shquar qenë Erazmi i Rotterdamit, aktiv në Bazel dhe Johannes Reuchlin, që të dy i shkruan veprat e tyre kryesore në latinisht dhe patën pak ndikimin jasht rretheve erudite. Erazmi kritikoi besimin më sipërfaqësor dhe pushtetin e madh si dhe korrupsionin moral të kishës katolike romane në veprën e tij Colloquia, dialogje të hartuara në mënyrën helenike të Luciano de Samosata. Një këndvështrim më popullor pati Humanizmi i Ulrich von Hutten (1488–1523), me poemat e tij rebeluese, ose i Sebastian Brant (1458–1521), që shkroi me sukses të madh satirën e tij Narrenschiff (Anija e të marrëve)) në gjermanisht. E ilustruar nga Albrecht Dürer, kjo vepër qe, para Vuajtjeve të të riut Werther të Johann Wolfgang Goethe, vepra më popullore e shtypur në gjermanisht.
Lëvizja më e suksesshme qe Reformimi protestant i nisur nga Martin Luteri (1483–1546). Luteri i shkroi idetë e tij në gjermanisht dhe përktheu biblën në gjuhën që populli mund ta kuptonte; Bibla e Luterit, e përkthyer midis viteve 1522 dhe 1534, qe një zhvillim themelor në krijimin e një gjuhe letrare të unifikuar të gjermanishtes duke përshpejtuar zhvillimin e gjermanishtes moderne. Nga ana tjetër, meritojnë të përmenden edhe mjeshtrat e poezisë, Schwank dhe Fastnachtsspiel, përfaqësues të gjinisë burleske, mbi të gjitha në formën e përfaqësuesve të saj më të shquar Hans Sachs (1494–1576) dhe Jörg Wickram (rreth vitit 1505 – para vitit 1562). Autor tjetër i rëndësishëm i shekullit të XVI qe satiristi i pamëshirshëm Johann Fischart (1546–1590), me origjinë nga Strasburgu, vepra më e njohur e të cilit është Affentheurlich Naupengeheurliche Geschichtklitterung.
Një gjini e përhapur në këtë epokë qe Volksbuch, një lloj broshure që botohej në formë anonime dhe trajtonte tema popullore. Shembuj të saj janë Historia e D. Johann Georg Fausten, versioni rilindas i mitit të Faustit dhe tregimet rreth mashtruesit Till Eulenspiegel.
Holanda
RedaktoShekulli i XVI në Holandë u dominuan nga figura e Erazmit të Rotterdamit dhe Humanizmit latin. Edhe humanizmi zgjodhi me paraqëlqim të shprehej në gjuhën latine, megjithëse në Rilindje nisi të merte formë një gjuhë letrare e përbashkët në Vende të ndryshme të Ulta duke nisur nga përkthimet e para nga protestantët të Biblës; bëhet fjalë për një hollandishte më homogjene dhe më pak dialektore se deri atëherë.
Ky proces i gjerë nisi me reagimin e protestantëve kundër katolicizmit këmbëngulës që kërkonte të impononte Filipi i II. Protestantët promovuan përkthime të ndryshme në gjuhën holandeze të Psalmeve, ku veçohet Jan Utenhove, që për më tepër qe i pari që përktheu në gjuhën holandeze Dhiatën e Re. Philips van Marnix shkroi satira kundër kishës katolike. Humanizmi nxori më pas figura si Dirck Volckertszoon Coornhert (1522–1590), autor i një Zedekunst ose "Ética" (1586) dhe më të njohurin Erazmi i Rotterdamit dhe kulminoi me shekullin e XVII, që qe shekulli i artë i letërsisë holandeze, kur u përkthye e gjithë Bibla në holandisht për të farkëtuar një holandishte të përbashkët letrare; kjo është quajtur Bibla e shteteve. Për më tepër u shquan humanistë të tjerë, mbi të gjitha për prurjet dramatike: Willem van de Voldersgraft, i quajtur gjithashtu Willem Gnapheus (1493-1568) që ndikoi në mënyrë të fuqishme teatrin e mëvonshëm me dramën e tij mbi temën e birit plangprishës, Acolastus (1529), ku shpalos si një i ri i shëndetshëm dhe plotë jetë mer lajmin se do të sëmurej dhe do të vdiste dhe që gjendej vetëm, pa dikë që ta shoqëronte në ditët e tij të fundit dhe komedia e tij Morosophus (1531). Joris van Lanckvelt, më i njohur si Georgius Macropedius, (1487-1558), shkroi komedinë Andrisca mbi dy gra tradhëtare dhe drama Hecastus (1539), shumë e vlerësuar dhe përkthyer, mbi të gjitha në gjermanisht, duke përfshirë edhe poetin e madh protestant Hans Sachs. Për më tepër shkroi libra të ndryshëm me tekste që qenë shumë të përdorur, midis të cilëve një udhëzues për të shkruar letra (Epistolica). Si profesor pati një sërë dishepujsh, midis të cilëve edhe gjeografin Gerardus Mercator.
Elozh mbi marrëzinë i Erazmit të Rotterdamit, një satirë mbi abuzimet shoqërore dhe kishtare, ndoshta vepra e humanizmit holandez më e përkthyer në gjuhët e tjera.
Portugalia
RedaktoNjëlloj si në Spanjë, Shekulli i Artë i letërsisë portugeze fillon në fillim të shekullit të XVI. Futen modelet peotike italiane nga Francisco Saa de Miranda në gjysmën e parë të shekullit. Saa de Miranda qe admirues dhe mik i Garcilaso de la Vega dhe në një nga eglogat e tij vajton vdekjen e poetit toledian. Shkroi, si ai, sonete, këngë petrarkeske, egloga dhe nëngjini të tjera lirike me frymëzim italian.
Por poeti kombëtar portugez par ekselencë është Luis Vaz de Camoens, që shkroi poesi lirike dhe epike, si në portugalisht ashtu dhe në spanjisht dhe u shqua për përsosmërinë e soneteve të tij. Vepra e tij madhore është epopeja Os Lusíadas ('Luzitanët'), që u kthye në epopenë kombëtare dhe u lidh me aventurat e marinarëve bashkëqytetarë, veçanërisht ajo e ekspeditës së Vasco de Gamas në Indi, larminë e peripecive, rrisqeve, mbytjen e anijeve dhe betejat. Në kët narracion të gjatë epik përfshihen legjendat folklorike të Portugalisë, si historia e Inés de Castro dhe kalimi e kepit të stuhive.
Shiko edhe
RedaktoReferime
RedaktoShpjegime
Redakto- ^ giullare rrjedh nga termi në latinisht 'iocularis' shfaqen nëpër tekste duke nisur që nga shek. i IX, si sinonim i 'mimus' dhe 'histrio', që më vonë do të merrnin kuptimin xhonglier, bufon, akrobat, ekspert i argëtimit të publikut me këngë, tinguj, kërcime, recitime etj. Midis shek. të X dhe të XIII xhularët u përhapën në Francë, Itali, Gadishullin iberik, në zonat anglo-normane dhe gjermanike si dhe në ato latine të lindjes. E kryenin veprimtarinë e tyre nëpër kryqëzime rrugësh me trafik të madh, në rrethinat e shenjtëroreve të njohura, në sheshe dhe në kështjella, duke kaluar një ekzistencë shëtitëse dhe të parregullt ku ndonjëherë mernin pjesë edhe gra (që u shtonin këtyre aktiviteteve prostitucionin), klerikë udhëtues të dhënë pas jetës shekullare ('goliardi'), fretër heterodoks dhe rebel; duke u bërë kështu simbol i shthurjes dhe korruptimit për kishën. Duke nisur nga shek. XII filluan të bëheshin autorë letrarë, duke shtuar, përkrah repertorit bufonesk, atë letrar, duke përhapur në këtë mënyrë 'Chansons de geste' si dhe duke u përpunuar përmbajtjen. Të vendosur pranë një mbrojtësi ose një oborri, cilësimi i tyre ndryshoi në ‘menestrello’; jo pak 'trovatorë' në gjuhën provencale si Marcabru, Peire Vidal, Raimbaut de Vaqueiras patën origjinë xhulareske. zëri giullare në Enciclopedi Treccani
- ^ 'troubadour-ët' (nga gjuha oksitane 'trobador', rrjedhur nga 'trobar' «me gjetë, me krijue vargje») quheshin poetët-muzikantë provencalë, që i përkisnin gjuhës së 'occ-it' (dmth. oksitanes) të Francës jugore. Ndërsa 'troviere' është poeti me gjuhën e 'oil-it' të Francës veriore. Dy termat rrjedhin nga folja 'trobar'; opinioni mbizotërues e lidh me mjedisin manastiror: 'trobar' do të ishte pasuesja e latinishtes së vonë 'tropare', 'tropum' (me kërkue tropet, dmth. vargjet, prozat ritmike). Në italisht quheshin 'trovatore', ndërsa në spanjisht 'trovador'. Trobador-ët përfaqësojnë poetin e ri të qytetërimit romans, i dalë nga shoqëria feudale dhe që përmbajtja e artit të tij konfirmon karakteret origjinale dhe aristokratike të një poezie që prirej drejt vetmisë ideale. Në shek. XII dhe XIII poezia provencale lulëzoi nga veprat e mbi 300 trobador-ëve; nga këta, disa u përkisnin klasave më të larta shoqërore, të tjerë, me origjinë më modeste, qenë aktivë pranë oborreve të fisnikëve, në Katalonjë, Aragonë, Kastilje, Itali, duke përhapur mënyrat e reja të lirikës dashurore. Shembulli i troubadour-ëve veproi mbi letërsitë vulgare, jo vetëm të popujve neolatinë, por të gjithë Evropës perëndimore dhe qendrore (edhe Minnesänger-ët e Gjermanisë janë ndikim i tyre). Me shek. e XIV tradita troubadour-eske u reduktuan në ‘lojërat floreale’ të Tuluzës. E injoruar për katër shekuj, vetëm me nisjen e romanticizmit rilindi interesi për pezinë antike provencale (oksitane), në fillim në format letrare, të gjinisë 'troubadour', më pas në studimin e filologjisë romanse. Nga lirika troubadour-eske kanë mbijetuar rreth 2600 krijime poetike, por vetëm 260 melodi. Nga 'trovier-ët' e languedoc, që në fund të shek. XII iu përshtatën modelit të poezisë provencale, kanë mbijetuar rreth 4000 krijime dhe 1400 melodi. trovatore në Enciclopedia Treccani
- ^ 'sirventese' (ose serventese) krijim poetik me zanafillë provencale, fillimisht kushtuar nga 'sirven-i' (në provencalen antike, «shërbëtor») zotërisë së tij për ti lartësuar gjestet. Në traditën italiane, ‘sirventese-ja' njohu forma të ndryshme. 'Sirventese' provencale u zhvillua shpejt si këngë politike, luftarake, apologjetike, didaktike dhe, nga shek. XIX, fetare; mbetej e përjashtuar vetëm përmbajtja dashurore, e rezervuar për 'canzone-n'. Në Itali, ku pati sukses midis shek. të XIII dhe të XV, 'sirventese' shpesh pati një karakter narrativ. sirventese te Enciclopedia Treccani
- ^ Quhej 'conflictus', 'altercatio' ose 'disputatio' në latinisht, 'débat', 'disputation', 'bataille' në frëngjisht, 'Streitgedicht' në gjermanisht, 'questione', 'contenzione', 'altercazione' dhe 'contrasto' në italisht, një krijim me qëllime dramatike, në ndonjë rast i recituar, nëse jo i shfaqur, nga xhularët në sheshe dhe panaire. Janë gati gjithmonë në vargje dhe ofrojnë larmi metrikash si narrative ashtu dhe lirike, por hasen edhe në prozë. Jo gjithëçka është dialog; autori prezanon në fillim, në fund si dhe në mes ndonjë pjesë të shkurtër narrative. Personazhet që debatojnë janë shpesh figura alegorike ose personifikime të koncepteve abstrakte. Lulëzimi i madh i 'contrasto-ve' arrihet në letërsinë latine mesjetare. Subjektet janë të shumta: Krishti dhe Satanai, shpirti dhe trupi, engjëlli dhe djalli, i gjalli dhe i vdekuri, bota dhe feja, karnavalet dhe kreshma, dimri dhe pranëvera (ose vera), trëndafili dhe zambaku (ose manushaqja), janari dhe muajt e tjerë, qengji dhe bima e linit, uji dhe vera, etj. Këto argumente gjenden të përkthyer ose të përpunuar pak a shumë në letërsitë romanse të shekujve të parë. Të shpeshta janë edhe kontrastet dashurore. CONTRASTO Enciclopedia Italiana (1931) Treccani nga Mario Pelaez
- ^ 'enueg', nga provencalia 'enuei' «mërzi». – Gjini letrare e letërsisë provencale e imituar edhe në Itali me emrin 'noia'. enueg te Vocabolario Treccani
- ^ 'plazer' nga gjuha provenale (latinisht placēre, ndërsa në italisht 'piacere', që do të thotë kënaqsi)]. – Gjini krijimesh të lirikës provencale, e imituar edhe në Itali nga disa poet të shekujve të XIII dhe XIV, që konsistonin në një listë situatash të këndshme ose dëshirash, ku ndonjëherë nga i njëjti autor ose nga një poet tjetër, formohet një krijim analog, i quajtur enueg 'enueg', ku kënaqsive u kundërvihen bezditë përkatëse. plazer te Vocabolario Treccani
- ^ 'tenzone' debat poetik në përdorim në letërsinë mesjetare, me zanafillë provencale. Në lirikën provencale, në fakt, 'tensó' përkufizohej një shkëmbim strofash ose poezish që dy poetë i adresonjë në formë polemike, ndonjëherë në ton elegant dhe diskutim të zgjedhur, herë të tjera me sulme personale, mbi argumente të ndryshme (dashurorë, moralë dhe politikë). E rëndësishme është 'tenzone-ja' (3 kopje sonetesh) midis Dantes dhe mikut të tij Forese Donati. tenzone te Enciclopedia Treccani
- ^ Krijim poetik me karakter moralistik dhe didaskalik me ton oratorik dhe të thjeshtë (në shembullin e Oracit që sermones quajti Satirat dhe Epistolat e tij, biseda prozaike, në krahasime me poezinë më impenjative), edhe poezi e shkurtër që, gjatë festës së Krishtlindjeve, ishte zakon të recitoheshin nga fëmijën. pika 3. Letteratura te Vocabolario Treccani
- ^ krijim narrativ në vargje (distikë tetërrokësh me rimë përputhëse) me zanafillë nga poezia mesjetare franceze e 'langua d'oïl', e praktikuar veçanërisht në shek. e XIII. Me shtrirje të kufizuar (midis 100 dhe 600 vargjeve), 'fabliau-t' kanë karakterin e letërsisë evazive, shpesh me natyrë burleske (tregime mashtrimesh dashurore, shaka etj.) apo satire (kundër femrave, fshatarëve, klerit etj.). fabliau te kategoria Poesia in Letteratura në Enciclopedia Treccani
|
Referime
Redakto- ^ Mariantònia Lladó dhe García Montserrat: Histori e shkurtër e letërsisë së përbotshme, 1999, La Magrana, Barcelona, katalonjisht, isbn=84-8264-198-0, fq. 119-128
- ^ a b AA.VV.: Diccionario de Literatura, 2003, Spes, Barcelona, isbn 84-8332-389-3, fq. 257.
- ^ Për klasifikimin e kësaj periudhe histrorike duhet marr parasysh ndarja e bërë nga Alberto Asor Rosa te Sintesi di storia della letteratura italiana, La Nuova Italia, Firence, 1986
- ^ Alberto Asor Rosa, Sintesi di storia della letteratura italiana, La Nuova Italia, Firenze, 1986, fq. 29
- ^ Giuseppe Petronio: Compendio di storia della letteratura italiana, botimi i 3-të, Palermo, Palumbo, 1968, fq. 26
- ^ Natalino Sapegno, Compendio di storia della letteratura italiana, Firenze, La Nuova Italia, 1947 (botimi origjinal 1936), fq. 52
- ^ Natalino Sapegno, Compendio di storia della letteratura italiana, Firenze, La Nuova Italia, 1947 (botimi origjinal 1936), fq. 53
- ^ Natalino Sapegno, Compendio di storia della letteratura italiana, Firenze, La Nuova Italia, 1947 (botimi origjinal 1936), fq. 63
- ^ C. Salinari, C. Ricci, Storia della letteratura italiana con antologia degli scrittori e dei critici, Volume 1, Dalle origini al Quattrocento, Laterza, Bari, 1991, fq. 197
- ^ Francesco De Sanctis, Storia della letteratura italiana, faqe 6
- ^ Carlo Ricci e Carlo Salinari: Storia della letteratura italiana con antologia degli scrittori e dei critici, Roma, Laterza, 1991, fq. 125
- ^ Mario Sansone, Storia della letteratura italiana, Milano, Principato, 1960, fq. 35
- ^ Alberto Asor Rosa, Sintesi di storia della letteratura italiana, La Nuova Italia, Firence, 1986, fq. 23
- ^ Alberto Asor Rosa, Sintesi di storia della letteratura italiana, La Nuova Italia, Firence, 1986, fq. 24
- ^ Francesco Flora, Storia della letteratura italiana, volumi I, Arnoldo Mondadori Editore, Milano, 1958, fq. 62-63
- ^ Mario Sansone, Storia della letteratura italiana, Principato, Milano, 1960, fq. 38
- ^ Natalino Sapegno, Compendio di Storia della letteratura italiana, volumi I, Dalle origini alla fine del quattrocento, La Nuova Italia, Firenze, 1956, fq. 79
- ^ Mario Sansone, Storia della letteratura italiana, Principato, Milano, 1960, fq. 39
- ^ a b Mario Sansone, Storia della letteratura italiana, Principato, Milano, 1960, fq. 40
- ^ Natalino Sapegno, Compendio di Storia della letteratura italiana. Dalle origini alla fine del Quattrocento, La Nuova Italia, Firenze, 1956, fq. 85
- ^ Francesco Trucchi, Poesie italiane inedite di dugento autori dall'origine della lingua infino al secolo decimosettimo, Prato, 1846.
- ^ Guasti, Storia del sonetto italiano corredata di cenni biografici e di note storiche.., Prato, 1839
- ^ Poeti del Duecento, a cura di G. Contini, 2 voll., Milano-Napoli, Ricciardi, 1960, vol. II, fq. 630
- ^ Dei Trattati morali di Albertano da Brescia, volgarizzamento inedito del 1268 fatto da Andrea da Grosseto, nën kujdesin e Francesco Selmit, Commissione per i testi di lingua, Bologna, Romagnoli, 1873, Avvertenza, fq. XII-XIII.
- ^ Cesare Segre te Corriere della Sera e datës 30 tetor 1994
- ^ Mario Sansone, Storia della letteratura italiana, La Nuova Italia, Firenze, 1960, fq. 41
- ^ Mario Sansone, Storia della letteratura italiana, Principato, Milano, 1960, fq. 75
- ^ Rosanna Bisacca, Maria Paolella, L'Altra Biblioteca, volume triennale, Lattes Editori, Torino, 2000, fq. 226
- ^ Giulio Ferroni, Storia della letteratura italiana, Volumi II, te kapitulli Dante e il nuovo modello letterario, Mondadori, Milano, 2006
- ^ Mario Sansone, Storia della letteratura italiana, Principato, Milano, 1960, fq. 62
- ^ Natalino Sapegno, Compendio di storia della letteratura italiana. Dalle Origini al Quattrocento, La Nuova Italia, Firenze, 1956, fq. 136
- ^ Natalino Sapegno, Compendio di storia della letteratura italiana. Dalle Origini alla fine del Quattrocento, La Nuova Italia, Firenze, 1956, fq. 167
- ^ Asor Rosa, Sintesi di storia della letteratura italiana, La Nuova Italia, Firenze, 1986, fq. 44
- ^ Natalino Sapegno, Compendio di storia della letteratura italiana. Dalle Origini al Quattrocento, La Nuova Italia, Firenze, 1956, fq. 201
- ^ Natalino Sapegno, Compendio della storia della letteratura italiana. Dalle Origini al Quattrocento, La Nuova Italia, Firenze, 1956, fq. 183
- ^ Rosanna Bicacca Maria Paolella, L'altra biblioteca, volume triennale, Lattes, Torino, 2000, fq. 231
- ^ Alberto Asor Rosa, Sintesi di Storia della letteratura italiana, La Nuova Italia, Firenze, 1986
- ^ Mario Sansone, Compendio di Storia della letteratura italiana. Dalle Origini al Quattrocento, La Nuova Italia, 1956
- ^ Alberto Asor Rosa, Sintesi di Storia della letteratura italiana, La Nuova Italia, Firenze, 1986, fq. 52
- ^ Giorgio Padoan, Sulla datazione del Corbaccio, te Il Boccaccio e Le muse, Firenze, 1978, fq. 199-228
- ^ Mario Sansone, Storia della letteratura italiana, Principato, Milano, 1956, fq. 107
- ^ Da Mario Sansone, Storia della letteratura italiana, Principato, Milano, 1956, fq. 108
- ^ Mario Sansone, Storia della letteratura italiana, Principato, 1960, fq. 110
- ^ Natalino Sapegno, Introduzione ai Poeti minori del Trecento, në Pagine di storia letteraria, Palermo, Manfredi, 1960, fq. 197-200
- ^ Natalino Sapegno, Compendio di storia della letteratura italiana. Dalle origini alla fine del Quattrocento, La Nuova Italia, Firenze, 1956, fq. 253
- ^ Natalino Sapegno, Compendio di storia della letteratura italiana. Dalle origini alla fine del Quattrocento, La Nuova Italia, Firenze, 1956, fq. 260
- ^ Pasquale Stoppelli, Malizia Barattone (Giovanni di Firenze) autore dell'opera "Il Pecorone", te "Filologia e critica" II (1977)), fq. 1-34
- ^ Giuseppe Petronio, Compendio di storia della letteratura italiana, Palumbo (editore), 1968, fq. 99
- ^ Roberto Mercuri, La letteratura del Trecento in Toscana in Letteratura italiana, Einaudi, Firenze, 2007, fq. 570
- ^ Natalino Sapegno, Compendio di Storia della letteratura italiana, La Nuova Italia, Firenze, 1956, fq. 282
- ^ Giuseppe Petronio, Compendio di storia della letteratura italiana, Firenze, 1968, fq. 103
- ^ Natalino Sapegno, Compendio di Storia della letteratura italiana, La Nuova Italia, Firenze, 1956, fq. 288
- ^ Bruno Migliorini, Storia della lingua italiana, Sansoni, Firenze, 1971, fq. 240
- ^ Leonardo Bruni, Dialogi ad Petrum Paulum Histrum, Istituto Nazionale sul Rinascimento, 1994
- ^ Natalino Sapegno, Compendio di storia della letteratura italiana. Dalle origini alla fine del Quattrocento, La Nuova Italia, Firenze, 1956, fq. 288
- ^ Mario Sansone, Storia della letteratura italiana, Principato, Milano-Messina, 1960, fq. 137
- ^ Giuseppe Petronio, Compendio di storia della letteratura italiana, Palumbo (editore), 1968
- ^ Leon Battista Alberti, në Proemio, Opere volgari, nën drejtimin e C. Grayson, volumi I, Laterza, Bari, 1960
- ^ Cituar në Giuseppe Petronio, Compendio di Storia della letteratura italiana, Palumbo, Firenze, 1968
- ^ a b c d José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 48.
- ^ José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 49
- ^ José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 51-52
- ^ José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 53
- ^ a b c José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 57
- ^ a b José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 58
- ^ a b c José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 59
- ^ José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 60-62
- ^ Data e vdekjes është caktuar në 1434 nga Fernando Báez, Storia universale della distruzione dei libri, Viella, Roma, 2009, fq.151
- ^ a b José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 70
- ^ a b c d e José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 71
- ^ a b c d José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 72
- ^ a b c José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 73
- ^ a b c José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 77
- ^ a b c d e f g h Camillo Berra; Paolo Pignata; Flaviarosa Rossini, zëri 'Letteratura spagnola' te AA.VV., L'Enciclopedia, vol. 18, Roma, La Repubblica/UTET/De Agostini, 2003, fq. 800
- ^ José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 79
- ^ a b c d José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 82
- ^ José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 78-79
- ^ a b c José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 83
- ^ José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 85-86
- ^ José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 92
- ^ a b c d e f g h i j k l m n o Camillo Berra; Paolo Pignata; Flaviarosa Rossini, zëri 'Letteratura spagnola' te AA.VV., L'Enciclopedia, vol. 18, Roma, La Repubblica/UTET/De Agostini, 2003, fq. 801
- ^ José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 94
- ^ a b c José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 95
- ^ José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 111
- ^ a b c José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 114
- ^ José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 115
- ^ a b José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 123
- ^ José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 124
- ^ José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 125
- ^ a b c José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 137
- ^ José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 126
- ^ José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 127
- ^ José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 129
- ^ José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 138
- ^ José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 157
- ^ a b c José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 158
- ^ a b José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 159
- ^ José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 163
- ^ a b c José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 164
- ^ José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 165
- ^ a b José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 166
- ^ José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 226
- ^ a b José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 227
- ^ José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 229
- ^ José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 231
- ^ a b José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 141
- ^ a b José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 145
- ^ José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 142
- ^ José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 143
- ^ José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 144
- ^ José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 146
- ^ a b c d e f Camillo Berra; Paolo Pignata; Flaviarosa Rossini, zëri 'Letteratura spagnola' te AA.VV., L'Enciclopedia, vol. 18, Roma, La Repubblica/UTET/De Agostini, 2003, fq. 802
- ^ José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 149
- ^ José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 152
- ^ a b José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, përkthyer nga Francesco Tentori Montalto, botimi i III i rishikuar dhe zgjeruar, Torino, ERI, 1969, fq. 113
- ^ Instituto Cervantes (red.). "Presentazione istituzionale". Marrë më 30 shtator 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Dario Puccini: introduzione a 'Cervantes, Don Chisciotte della Mancia', Garzanti, Milano, 1981, faqja XV
- ^ Carmine Benincasa: L'Altra scena: saggi sul pensiero antico, medievale, controrinascimentale, Dedalo, Bari, 1979, fq. 545-554
- ^ Giulia Farina: Enciclopedia della letteratura, Garzanti, Milano, 1997, faqe 199
Bibliografia
Redakto- AA.VV.: Diccionario de Literatura, 2003, Spes, Barcelona, isbn=84-8332-389-3.
- Carlos Alvar, José-Carlos Mainer, Rosa Navarro, Storia della letteratura spagnola, Einaudi, 2000, pp. 2 voll..
- Alberto Asor Rosa, Sintesi di storia della letteratura italiana, Firence, La Nuova Italia, 1986.
- Andrea Battistini (nën kujdesin e), Storia della letteratura italiana, 6 volume, 2005, il Mulino, Bolonja.
- I. Il Duecento e il Trecento, di Luigi Surdich
- II. Il Quattrocento e il Cinquecento, di Riccardo Bruscagli
- III. Il Seicento, di Erminia Ardissino
- IV. Il Settecento, di Alberto Beniscelli
- V. L'Ottocento, di Riccardo Bonavita
- VI. Il Novecento, di Alberto Casadei
- Carmine Benincasa: L'Altra scena: saggi sul pensiero antico, medievale, controrinascimentale, Dedalo, Bari, 1979.
- Camillo Berra; Paolo Pignata; Flaviarosa Rossini, zëri 'Letteratura spagnola' te AA.VV., L'Enciclopedia, vol. 18, Roma, La Repubblica/UTET/De Agostini, 2003.
- Ettore Bonora, Storia della Letteratura Italiana, Torino, Petrini, 1976.
- (EN) Richard Eugène Chandler; Kessel Schwartz, A New History of Spanish Literature, Louisiana State University Press, 1991.
- Benedetto Croce, La letteratura italiana per saggi storicamente disposti, Bari, Laterza, 1960 (botimi i parë në 1956).
- Francesco De Sanctis, Storia della letteratura italiana, Napoli, Morano, 1870.
- Ugo Dotti, Storia della Letteratura italiana, Laterza, 1991.
- Giulia Farina: Enciclopedia della letteratura, Garzanti, Milano, 1997.
- Giulio Ferroni, Storia della letteratura italiana, in Dante e il nuovo modello letterario, volumi 2, Milano, Mondadori, 2006.
- David Fernández, Literatura Universal, Barcelona, Almadraba, 2008. ISBN 978-84-8308-703-9.
- Francesco Flora, Storia della letteratura italiana, Milano, 1940.
- Iván Fernández González, Letteratura spagnola, Alpha test, 2003.
- Salvatore Guglielmino, Guida al Novecento, botimi i 3-të, Milano, Principato Editore, 1971.
- R. O. Jones, Historia de la literatura española: Siglo de Oro: prosa y poesía (siglos XVI y XVII), Barcelona, Ariel (Letras e Ideas), 1996. ISBN 978-84-344-8366-8.
- Stefano Jossa, L'Italia letteraria, Bolonja, il Mulino, 2006.
- Mariantònia Lladó dhe García Montserrat: Histori e shkurtër e letërsisë së përbotshme, 1999, La Magrana, Barcelona, katalonjisht, isbn 84-8264-198-0.
- (ES) Juan Martín; Antonio Rey Hazas, Antología de la literatura española hasta el siglo XIX, Madrid, SGEL, 1992.
- Attilio Momigliano, Storia della letteratura italiana, Messina-Milano, 1936.
- Luigi Morandi, Origine della lingua italiana, Città del Castello, Stab. Tip. Scipione Lapi Editore, 1897.
- Antonio Domínguez Ortíz, Historia Universal: Edad Moderna, Barcelona, Vicens Vives, 1983, volumi III, kapitulli VII «El Renacimiento», faqet 102 e tutje. ISBN 84-316-2167-2.
- Giuseppe Petronio, Compendio di storia della letteratura italiana, botimi i 3-të, Palermo, Palumbo, 1968.
- Di Pinto; Guazzelli; Mancini; Martinengo; Rossi; Samona, Storia della letteratura spagnola, Milano, BUR, 1998.
- Antonio Piromalli, Storia della letteratura italiana, botimi i 2-të, Cassino, Garigliano, 1994.
- Dario Puccini, introduzione a, Cervantes, Don Chisciotte della Mancia, Milano, Garzanti, 1981.
- Carlo Ricci e Carlo Salinari, Storia della letteratura italiana con antologia degli scrittori e dei critici, Roma, Laterza, 1991.
- Luigi Russo, Compendio storico della letteratura italiana, Messina-Firenze, D'Anna, 1961.
- Mario Sansone, Storia della letteratura italiana, Milano, Principato, 1960.
- Emilio Cecchi e Natalino Sapegno, Storia della letteratura italiana, Milano, Garzanti, 1969 (viti i botimit të parë 1965).
- Natalino Sapegno, Compendio di storia della letteratura italiana, Firenze, La Nuova Italia, 1947 (botimi i parë në 1936).
- José María Valverde, Storia della letteratura spagnola, traduzione di Francesco Tentori Montalto, III edizione riveduta e ampliata, Torino, ERI, 1969.
- Literatura renacentista, te www.artehistoria.jcyl.es
Lidhje të jashtme
Redakto- Storia della Letteratura - Antonio Piromalli: teksti i plotë i Storia della letteratura italiana i shkruar nga Antonio Piromalli, e disponueshme lirisht në rrjet.
- Francesco De Sanctis: teksti i plotë i Storia della letteratura italiana (1870).
- "Approfondimenti da www.sussidiario.it". Arkivuar nga origjinali më 22 maj 2008. Marrë më 14 prill 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - "La biblioteca digitale della letteratura italiana". Arkivuar nga origjinali më 2 prill 2016. Marrë më 14 prill 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)