Mali i Zi

shtet në Evropën Juglindore
(Përcjellë nga Mali të Zi)

Mali i Zi (në gjuhën malazeze: Crna Gora, Црна Гора) është një shtet i pavarurEvropën juglindore. Laget nga Deti Adriatik në jugperëndim dhe kufizohet nga Kroacia në perëndim, Bosnja dhe Hercegovina në veriperëndim, Serbia në verlindje, Kosova në lindje, dhe Shqipëria në jug. Kryeqyteti dhe qyteti më i madh është Podgorica, ndërsa Cetina njihet si qyteti i fronit.[1]

Mali i Zi
Crna Gora
Црна Гора
Flamuri i Malit të Zi Stema e Malit të Zi
Vendndodhja e Malit të Zi
Vendndodhja e Malit të Zi
Vendndodhja e Malit të Zi   (e gjelbër e errët)

–  në Europë   ( gri e errët)

Himni Kombëtar Oj, svijetla majska zoro? (Oh, agim i ndritshëm maji)
Kryeqyteti Podgorica
Gjuha zyrtare Malizisht
Shqip, Serbisht, Kroatisht, Boshnjakisht
Pavarësia 21 maj 2006
Pas referendumit
Anëtarësimi në OKB 28 qershor 2006
Forma e qeverisjes Republikë Parlamentare
President Milo Gjukanoviqi
Kryeministër Dritan Abazi
Sipërfaqja
– totale
– % ujë
Vëndi i 161-të
13.812 km²
1,5
Popullsia (2011)
– totale
– dendësia
Vëndi i 166-të
640.029 banorë
45 banorë/km²
PBB (2015)
 PBB për banor
3,985 miliard dollarë
6.373 dollarë
Monedha Euro (€), (EUR)
Zona kohore
– zakonisht
– në verë

UTC+1
UTC+2
Prefiksi telefonik +382
Kodi i internetit .me
Kodi ISO 3166-1 ME

Në shekullin IX, tre principata sllave ishin të vendosura në territorin e sotëm të Malit të Zi: Dukla, duke përfshirë gjysmën jugore, Travunia, në perëndim, dhe Rashka, në veri.[2][3][4] Në vitin 1043, arkoni Stefan Vojislav udhëhoqi një kryengritje, e cila rezultoi në pavarësimin e Duklës nga Perandoria Bizantine dhe themelimin e dinastisë së Vojislavleviqëve. Pasi u sundua nga disa fuqi rajonale dhe nga Perandorisë Osmane në shekujt që pasuan, u bë pjesë e Mbretërisë së Jugosllavisë në vitin 1918, e cila u pasua nga Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë pas Luftës së Dytë Botërore.

Pas shpërbërjes së Jugosllavisë në vitin 1992, republika e Serbisë dhe ajo e Malit të Zi së bashku themeluan një federatë, të quajtur Republika Federative e Jugosllavisë, e cila në vitin 2003 u riemërua si Serbia dhe Mali i Zi. Në bazë të referendumit për pavararësi të mbajtur më 21 maj 2006, Mali i Zi u shpall shtet i pavarur fale votuesve shqiptar qe jetojne ne te (9%) më 3 qershor të ati viti.

I kategorizuar nga Banka Botërore si një vend me të ardhura të mesme, Mali i Zi është anëtar i OKB-së, NATO-s, Organizatës Botërore të Tregtisë, OSBE-së, Këshillit të Evropës, dhe Bashkimit për Mesdheun.

Etimologjia

Redakto

Shumë gjuhë, veçanërisht ata pranë, përdorin përkthimin e tyre të drejtpërdrejtë të termit "mal i zi", shembuj janë gjuha shqipe e cila përdor emrin Mali i Zi, gjuha greke me emrin Μαυροβούνιο, gjuha kineze me emrin "黑山" (Hēishān), dhe gjuha turke me emrin Karadağ. Në shumicën e gjuhëve evropiane të perëndimit, emri i vendit pasqyron një përshtatje të emrit venedikas Montenegro (latinisht mons "mal" + niger "i zi"). Të gjitha gjuhët sllave përdorin variantin e përshtatur malazez të emrit Crna Gora; shembuj janë gjuha çeke Černá Hora dhe gjuha polake Czarnogóra. Popujt çeçenë dhe ingushë e quajn Ӏаьржаламанчоь (Ъärjalamanchö).

Emri Crna Gora filloi të përcaktonte shumicën e territorit të sotëm të Malit të Zi vetëm në shekullin XV.[5] Fillimisht, ai emër u përdor vetëm për një rrip të vogël toke nën sundimin e Pashtroviqëve, por emri filloi të përdoret për rajonin më të gjerë malor pasi dinastia e Crnojeviqëve mori kontorillin e Zetës së Sipërme.[5]

Rajoni i lartpërmendur u bë i njohur si "Mali i Zi i Vjetër" (Stara Crna Gora) duke filluar nga shekulli XIX, për ta dalluar atë nga territoret e sapopushtuara, të njohur si Brda ("Malësitë"). Mali i Zi më tej u zgjerua disa herë në shekullin XX, si rezultat i luftërave kundër Perandorisë Osmane, duke aneksuar Hercegovinën e Vjetër dhe pjesë të Rrafshit të Dukagjinit dhe Rashkës jugore. Kufijtë e Malit të Zi kanë ndryshuar pak që atëherë, duke humbur Rrafshin e Dukagjinit dhe duke fituar Grykën e Kotorrit.

Kodi ISO Alpha-2 për Malin e Zi është ME dhe kodi Alpha-3 është MNE.[6]

Historia

Redakto
  Për më shumë informacione shikoni artikullin Historia e Malit të Zi

Mali i Zi është shtet i pavarur dhe sovran. Për të parën herë në burimet historike emri Mali i Zi u përmend në shekullin 13. Hapësira që quhej Mal i Zi paraqiste vetëm një krahinë gjeografike. Ai territor përfshinte hapësirën mes liqenit të Shkodrës dhe Llovqenit, që ishte pjesë e territorit të Duklës dhe Zetës. Ne gjysmën e dytë të shek. 15 në këtë hapësire zyrtarisht u formua shteti i quajtur Mali i Zi. Kishte sipërfaqen 1500 km². Me forcimin e Malit të Zi si shtet, sipërfaqja u rrit, kështu që kah fundi i shek. 18 dhe fillimi i shek. 19 u dyfishua. Ne betejën e Grahovës ne vitin 1858 Mali i Zi zyrtarisht fitoi kufirin me Turqinë dhe u rrit per 1500 km² territore te reja te çliruara. Mbas këtyre rezultateve Mali i Zi fitoi praninë ndërkombëtare në Kongresin e Berlinit më 1878 atëherë fitoi zgjerim territorial dhe sipërfaqja e Malit te Zi u bë 9475 km2. Në fillim të shekullit 20 mbas luftërave Ballkanike territori i Malit të Zi u rrit në 14000 km². Në kuadër të Malit te Zi hyri një pjesë e Sanxhakut të Pazarit të Ri, një pjesë e Rrafshit të Dukagjinit, Polimjes, si dhe një pjesë në juglindje të Podgoricës. Qytetet të cilat hynë nën Malin e Zi ishin: Plevël, Bellopojë, Beranë, Mojkoci, Koloshini, Pejë, Gjakovë. Nga viti 1918 Mali i Zi humbi statusin e shtetit dhe hyri në përbërjen e Mbretërise Serbo-Kroato-Sllovene. Më vonë ky shtet do të quhet Mbretëria e Jugosllavisë. Mbas Luftës së 2-të Botërore u formua RFD e Jugosllavisë (07.03.1945), në të cilën Mali i Zi ishte njëra nga gjashtë Republikat Federative. Atëherë territorit të Malit të Zi iu bashkangjit Gryka e Kotorrit. Kufijtë e sotshem të Malit të Zi janë konstatuar me 1945 në kuadër të RFD Jugosllavisë. Lulëzimin më të rëndësishëm territorial, shoqëror e kulturor, Mali i Zi përjetoi në kohën e pushtetit të familjes Petroviq-Njegosh. Mali i Zi mbas shpartallimit të RFS Jugosllavisë më 1992 mbeti në kuadër të RF Jugosllave, deri në vitin 2003 e pastaj së bashku me Serbinë krijoi bashkësinë Serbia dhe Mali i Zi, e cila egzistoi deri në vitin 2006. Në referendumin e 21 majit 2006 Mali i Zi u pavarësua dhe fitoi praninë ndërkombëtare. Gjatë historisë Mali i Zi ndërroi rregullimin shtetëror, ishte shtet i Vlladikës, i knjazit, mbretëri, republikë sociale. Sot simbas kushtetutës në fuqi është shtet parlamentar.

Politika

Redakto

Njësitë territoriale

Redakto
  Për më shumë informacione shikoni artikullin Njësitë administrative të Malit të Zi

Mali i Zi është i ndarë në 23 komuna (opština), dhe dy komuna urbane (gradska opština), pjesë të Komunës së Podgoricës. Secila komuna mund të përfshijë disa qytete dhe qyteza. Historikisht, territori i vendit ishte i ndarë në nahije.

Lista e komunave:

Qeveria

Redakto

Kryeministri i Malit të Zi është Dritan Abazi.

Gjeografia

Redakto
  Për më shumë informacione shikoni artikullin Gjeografia e Malit të Zi

Relievi

Redakto

Mali i Zi karakterizohet me male të larta dhe rrafshnalta të larta, lugina të thella lumore dhe me gropën tektoniko-kartike të Liqenit të Shkodrës. Pjesa lindore dhe qendrore janë më të larta, kurse bregdeti është i ngushtë dhe më i ulët dhe shtrihet prej Grykës së Kotorrit e deri te Lumi Buna në kufi me Shqipërinë.

Malet më të njohura të Malit të Zi janë: Sinjaevica, Bjellasica, Durmitori, Komovi, Magnik, Llovqen,Bjeshkët e Nemuna, Orjen e Rumia, kurse fushat e njohura janë: fusha e Podgoricës dhe e Ulqinit, zgjerimet e luginave të lumenjëve të Beranës, Bellopojës, Plevlës, Nikshiqit.

Klima e Malit të Zi ndryshon varësisht nga relievi dhe afërsia e detit, prej asaj malore, kontinentale, e ndryshuar mesdhetare në fushën e Podgoricës dhe mesdhetare në bregdet.

  • Podgoricë temperatura mesatare e janarit është 5.0 °C, e korrikut 25.9 °C ndërsa ajo vjetore 15.3 °C . Reshjet vjetore arrijnë 153 mm.
  • Ulqin temperatura mesatare e janarit është 6.4 °C , e korrikut 24.2 °C ndërsa ajo vjetore 15.6 °C . Reshjet vjetore arrijnë 1081 mm.

Hidrografia

Redakto

Mali i Zi i ka këta lumenj: Moraça, Limi, Tara, Piva, Zeta, Cemi, Cërnojeviq Rijeka. Këta lumenj kanë rëndësi të madhe ekonomike për Malin e Zi.

Liqeni i Shkodrës i takon Malit të Zi dhe Shqipërisë, është liqeni më i madh në Gadishullin Ballkanik dhe ka prejardhje tektoniko-karstike, kurse Liqeni i Plavës ka prejardhje glaciale-morenike.

Mali i Zi ka edhe shumë liqene të tjera glaciale në malet e larta dhe kanë vlera të mëdha turistike si Liqeni i Zi ne Durmitor, liqeni i Biogradit ne malin Bjellasicë dhe liqeni i Plavës në Bjeshkët e Nemuna.

Ekonomia

Redakto
  Për më shumë informacione shikoni artikullin Ekonomia e Malit të Zi

Mali i Zi është vend bujqësoro-industrial i pazhvilluar. Ka pasuri të pakta minerale, si: boksit, plumbzinku në Shupla Stenë dhe sasi të vogla qymyri dhe kripe. Industria bazohet në energjinë e prodhuar nga hidrocentralet. Në Mal të Zi është zhvilluar industria e aluminit (Podgoricë), e hekurit (Nikshiq), elektroenergjetike (Cetinë), industria tekstile (Podgoricë dhe Bjellopole), ajo ushqimore, industria e letrës dhe celulozës (Ivangrad etj.).

Bujqësia në Mal të Zi është e pazhvilluar. Mbillen drithëra, pemë dhe perime. Ndër llojet e blegtorisë më të përhapura janë: gjedhët, dhentë, derrat e dhitë.

Turizmi përbën një degë të rëndësishme ekonomike. Bregdeti malazias i Adriatikut ka plazhe të gjata ranore, vecanërisht në Ulqin. Në qytetet bregdetare është ngritur infrastruktura e përshtatshme turistike me hotele, restorante, shtëpi pushimi etj. Qendrat më të mëdha turistike janë: Hercegnovi, Igallo, Tivati, Budva, Shën-Stefani, Ulqini etj.

Demografia

Redakto
  Për më shumë informacione shikoni artikullin Demografia e Malit të Zi
Popullsia në vite
VitiPop.±%
1900 311.564—    
1909 317.856+2.0%
1921 311.341−2.0%
1931 360.044+15.6%
1948 377.189+4.8%
1953 419.873+11.3%
1961 471.894+12.4%
1971 529.604+12.2%
1981 584.310+10.3%
1991 615.035+5.3%
2003 620.145+0.8%
2011 625.266+0.8%

Struktura etnike

Redakto
 
Struktura etnike e vendbanimeve të Mali të Zi, 2011
 
Struktura etnike e komunave të Mali të Zi, 2011

Sipas censusit të vitit 2003, Mali i Zi kishte 620,145 banorë. Nëse do të përdorej metodologjia e përdorur deri në vitin 1991, Mali i Zi sipas censusit të vitit 2003 do të kishte 673,094 banorë. Rezultatet e censusit të vitit 2011 treguan se Mali i Zi ka 620,029 banorë.

Mali i Zi është shtet multietnik, në të cilin asnjë grup etnik nuk formon një shumicë.[7][8] Grupet më të rëndësishme etnike janë malazezët dhe serbët, grupet tjera përfshijnë boshnjakët, shqiptarët dhe kroatët. Numri i "malazezëve" dhe "serbëve" luhatet gjerësisht nga censusi në census për shkak të ndryshimeve në mënyrën se si njerëzit e perceptojnë, përjetojnë ose zgjedhin të shprehin identitetin e tyre dhe përkatësinë etnike.[9]

Struktura etnike sipas censusit të vitit 2011:[10]

Numri %
Gjithësej 620,029 100
Malazezë 278,865 45.0
Serbë 178,110 28.7
Boshnjakë 53,605 8.6
Shqiptarë 30,439 4.9
Myslimanë sipas kombësisë 20,537 3.3
Kroatë 6,021 0.97
Romë 5,251 0.8
Serbo-malazezë 2,103 0.34
Egjiptianë 2,054 0.33
Malazezo-serbë 1,833 0.30
Jugosllavë 1,154 0.19
Rusë 946 0.15
Maqedonët 900 0.15
Bosnjanas 427 0.07
Sllovenë 354 0.06
Hungarezë 337 0.05
Myslimano-malazezë 257 0.04
Goranë 197 0.03
Myslimano-boshnjakë 183 0.03
Boshnjako-myslimanë 181 0.03
Malazezo-myslimanë 175 0.03
Italianë 135 0.02
Gjermanë 131 0.02
Turq 104 0.02
klasifikim rajonal 1.202 0.19
të padeklaruar 30.170 4.87
të tjerë 3.358 0.54

Gjuhët

Redakto
 
Struktura gjuhësore e vendbanimeve të Malit të Zi, 2011

Gjuha zyrtare e Malt të Zi është gjuha malazeze. Gjithashtu, në përdorim zyrtarë janë gjuha serbe, boshnjake, shqipe dhe kroate. Të gjitha këto gjuhë, përveç shqipes, janë të kuptueshme reciprokisht. Sipas censusit të vitit 2011, shumica e qytetarëve deklaruan gjuhën serbe si gjuhë amtare. Gjuha malazeze është gjuhë amtare e shumicës së popullsisë nën 18 vjeç, ndonëse me një diferencë shumë të ngushtë – 39.2% krahasuar me 37.5% të qytetarëve me gjuhë amtare serbishten.[11] Në vitin 2013, Amëza malazeze (Matica crnogorska) shpalli rezultatet e hulumtimit të opinionit publik në lidhje me qëndrimet e identitetit të qytetarëve të Malit të Zi, duke treguar se shumica e popullatës pretendon gjuhën malazeze si gjuhën e tyre amtare.[12] Kushtetutat e mëparshme miratuan serbokroatishten si gjuhë zyrtare në Republikën Socialiste të Malit të Zi dhe standardin ijekav të gjuhës serbe gjatë periudhës 1992–2006.

Struktura gjuhësore sipas censusit të vitit 2011:[10]

Number %
Total 620,029 100
Gjuha serbe 265,895 42.88
Gjuha malazeze 229,251 36.97
Gjuha bosnjane 33,077 5.33
Gjuha shqipe 32,671 5.27
Gjuha serbokroate 12,559 2.03
Gjuha rome 5,169 0.83
Gjuha boshnjake 3,662 0.59
Gjuha kroate 2,791 0.45
Gjuha ruse 1,026 0.17
Gjuha serbo-malazeze 618 0.10
Gjuha maqedone 529 0.09
Gjuha malazezo-serbe 369 0.06
Gjuha hungareze 225 0.04
Gjuha kroato-serbe 224 0.04
Gjuha angleze 185 0.03
Gjuha gjermane 129 0.02
Gjuha sllovene 107 0.02
Gjuha rumune 101 0.02
gjuha zyrtare 3.318 0.54
gjuhë rajonale 458 0.07
të padeklaruar 24.748 3.99
të tjera gjuhë 2.917 0.47
 
Struktura fetare e vendbanimeve të Malit të Zi, 2011

Mali i Zi ka qenë historikisht në udhëkryq të multikulturalizmit dhe gjatë shekujve është themeluar një formë unike e bashkëjetesës mes popullatës myslimane dhe të krishtere.[13] Malazezët, kanë qenë historikisht anëtarë të Kishës ortodokse serbe (të qeverisur nga Metropolitanati i Malit të Zi dhe Bregdetit) dhe krishtërimi ortodoks serb është feja më e popullarizuar sot në Mal të Zi. Kisha ortodokse malazeze u themelua kohët e fundit dhe ndiqet nga një pakicë e vogël e malazezëve edhe pse nuk është në bashkësi me ndonjë kishë tjetër të krishterë ortodokse, pasi ajo nuk është e njohur zyrtarisht.

Gjatë tensioneve të intensifikuara midis grupeve fetare gjatë luftës në Bosnje, Mali i Zi ka mbetur mjaft i qëndrueshëm, kryesisht për shkak se popullsia e tij ka një perspektivë historike mbi tolerancën fetare dhe diversitetin e besimit.[14] Institucionet fetare nga Mali i Zi kanë të drejta të garantuara dhe janë të ndara nga shteti. Feja e dytë më e madhe është Islami, që përbën 19% të popullsisë së përgjithshme të vendit. Një e treta e shqiptarëve janë katolikë (8,126 në censusin e vitit 2003) ndërsa dy të tretat (22,267) janë kryesisht myslimanë synitë. Në vitin 2012 një protokoll i miratuar nga qeveria malazeze e njeh Islamin si fe zyrtare në Mal të Zi, siguron që ushqime hallall do të shërbehen në objekte ushtarake, spitale, konvikte dhe të gjitha objektet sociale; si dhe grave myslimane do t'i lejohet mbajtja e shamisë në shkolla dhe institucione publike, si dhe të sigurojnë që myslimanët të kenë të drejtën të marrin të premten ditë pushimi, në mënyrë të pjesmarrjes në namazin e xhumasë.[15] Ekziston edhe një popullsi e vogël katolike, përveç shqiptarëve ka edhe disa kroatë, të ndarë në mes Kryedioqezës së Tivarit dhe Dioqezës së Kotorrit, që është pjesë e Kishës së Kroacisë.

Struktura fetare sipas censusit të vitit 2011:[10]

Feja Numri %
Gjithësej 620,029 100
Ortodoksë 446,858 72.07
Myslimanë 118,477 19.11
Katolikë 21,299 3.44
Ateistë 7,667 1.24
Të krishterë 1,460 0.24
Adventistë 894 0.14
Agnostikë 451 0.07
Dëshmitarë të Jehovait 145 0.02
Protestantë 143 0.02
Budistë 118 0.02
të tjerë 6,337 1.02
të padeklaruar 16,180 2.61

Kultura

Redakto


Të tjera

Redakto

Si qendër e telekomunikacionit në Mal të Zi ndër tjera merret qendra publike e Radio Televizionit Publik të Malit të Zi (shkurtesa "RTCG"). Nga kjo qendër emitohen emisione në disa kanale. Tri nga to janë televizive dhe dy radiofonike: "TV CG 1", "TV CG 2" "TV CG Sat" (kanal satelitor), "Radio CG 1" dhe "Radio CG 2".[16]

Marrëdhëniet midis Malit të Zi dhe Shqipërisë

Redakto

Republika e Shqipërisë e njohu zyrtarisht Republikën e Malit të Zi si shtet të pavarur dhe sovran me ligjin nr. 9562 të datës 19 qershor 2006, në mbështetje të Aktit NormativKëshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, nr.1 të datës 9 qershor 2006, duke u shprehur njëkohësisht e gatshme të vendosë lidhje diplomatike me Malin e Zi. Në datën 5 korrik 2006, edhe Ish Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu dekretoi ligjin në formë akti normativ të miratuar nga qeveria dhe Kuvendi “Për njohjen e Republikës së Malit të Zi”.

Republika e Shqipërisë dhe Republika e Malit të Zi vendosën marrëdhënie diplomatike në nivel ambasadorësh. Vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes të dy vendeve u krye me shkëmbimin e notave diplomatike mes Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Malit të Zi me datë 1 gusht 2006.

Ndarja administrative

Redakto


Referime

Redakto
  1. ^ "Basic data of Montenegro" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 20 prill 2010. Marrë më 29 gusht 2018.
  2. ^ David Luscombe; Jonathan Riley-Smith (14 tetor 2004). The New Cambridge Medieval History: Volume 4, C.1024-c.1198 (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 266–.
  3. ^ Jean W Sedlar. East Central Europe in the Middle Ages, 1000-1500 (në anglisht). University of Washington Press. fq. 21–.
  4. ^ John Van Antwerp Fine. he early medieval Balkans: a critical survey from the sixth to the late twelfth century (në anglisht). University of Michigan Press. fq. 194.
  5. ^ a b Fine 1994, p. 532
  6. ^ "ISO 3166-1 Newsletter No. V-12, Date: 26 September 2006" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 20 gusht 2008. Marrë më 15 qershor 2017.
  7. ^ "Montenegro, country report" (PDF) (në anglisht). European Commission. dhjetor 2006. Marrë më 24 janar 2016.
  8. ^ "Montenegro: A Modern History" (në anglisht). I.B. Tauris. 15 shkurt 2009. Marrë më 24 janar 2016.
  9. ^ "Montenegrin Census' from 1909 to 2003" (në anglisht). Njegos.org. 23 shtator 2004. Marrë më 11 shtator 2010.
  10. ^ a b c Statistical office, Montenegro (12 korrik 2011). "Popis stanovništva, domaćinstava i stanova u Crnoj Gori 2011. godine" (in sr) (PDF). Press release. http://monstat.org/userfiles/file/popis2011/saopstenje/saopstenje(1).pdf. Retrieved 30 mars 2011. 
  11. ^ "Vijesti: The majority of youth below 18 years of age speaks the Montenegrin language (26/07/2011)" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2 nëntor 2013. Marrë më 15 qershor 2017.
  12. ^ [3] Matica crnogorska: Third deep research of public opinion regarding the identity attitudes of the citizens of Montenegro (2013)
  13. ^ Pettifer, James (2007). Strengthening Religious Tolerance for a Secure Civil Society in Albania and the Southern Balkans. IOS Press. ISBN 158603779X. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ Larkin, Barbara (2001). International Religious Freedom 2000: Annual Report: Submitted By The U.S. Department Of State. DIANE Publishing. ISBN 0756712297. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ Rifat Fejzic, the reis (president) of the Islamic community in Montenegro Arkivuar 21 shtator 2013 tek Wayback Machine Today's Zaman
  16. ^ Radio Televizioni "RTCG"

Lidhje të jashtme

Redakto


42°30′N 19°18′E / 42.500°N 19.300°E / 42.500; 19.300