Ceraja
Cerajë është një vendbanim në komunën e Albanikut, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Kreshbardhë. Fshati është banuar me popullatë shqiptare, ne fshatin Cerajë kanë banuar mbi 70 familje te ndara ne disa lagje si prsh,Avdyli ,Fesullahu, Halili, Hajra, Muja, Hasani etje, ky fshat kufizohet me fshatrat Bistricë e Shalës, Koshutovë e Vllahi dhe disa pjesë te banuar me serb si Sllatinë, Soçanicë etje.
Cerajë
Kreshbardhë | |
---|---|
Fshat |
Ceraja është fshat shqiptar rreth 25 km në veri të Mitrovicës. Ka gjurmë të lashtësisë nga antika dhe mesjeta. Është fshati i fundit i banuar nga shqiptarët (administrativisht i lidhur me komunën e Leposaviqit). Për shkak të qendresës që bënë banorët e këtij fshati regjimeve të ndryshme otomane, serbe, gjermane të kohës, është djegur disa herë sidomos gjatë luftës së Dytë Botërore më 1941 dhe 1945 nga bandat çetnike serbe dhe partizanët jugosllavë dhe janë vrarë disa banorë të këtij fshati. Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore për shkak të kushteve të vështira të jetesës shumë familje janë shpërngulur në Mitrovicë, Vushtrri, Prishtinë etj, ndërsa disa familje janë shpërngulur edhe në Turqi. Gjatë luftës së fundit në Kosovë (1998-99) fshati u dogj në tërësi. Nga pasojat e luftës edhe sot në këtë fshat jetojnë pak familje shqiptare.
Lidhje të jashtme
Redakto
Barja | Bellobërda | Belluqa | Berberishti | Bërzanca | Bistrica | Bistrica e Shalës | Borçani | Borova | Ceraja | Cërnotava | Cërveni | Desetaku | Dobrava | Dreni | Drenova | Duboka | Gërkaja | Gnezhdani | Graniçani | Gulia | Guvnishti | Iseva e Poshtme | Jarinja | Jashanica | Jellakca | Kajkova | Kalina | Kamenica | Kërnini i Epërm | Kërnini i Poshtëm | Kijevçiqi | Koporiqi | Koshutica | Koshutova | Kostinpotoku | Kutnja | Krushçica | Krusheva | Leshaku | Llazhina | Llozna | Majdeva | Mekiniqi | Mihaliqi | Miokoviqi | Moshnica | Ostraqi | Pllakanica | Pllaninica | Popoci | Postenja e Ibrit | Potomla | Pridvorica | Qirkoviqi | Rëvacka | Rikova | Rodeli | Rumanca | Seoca | Simiçishti | Sllatina | Soçanica | Trebiqi | Trikosa | Tvërgjani | Ullia | Vitanoviqi | Vraçeva | Vuça | Zabërgja | Zavrata | Zemanica | Zërnoseku
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Kosovës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |