Nepola
Nepolë është një vendbanim në komunën e Pejës, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrat Fusharë dhe Krasniq.
Nepolë
Krasniq | |
---|---|
Fshat |
Gjeografia
RedaktoFshati ndodhet në Luginën e Baranit të Kosovës, kufizohet me fshatrat si Çeskova, Jabllanica, Këpuz, Kralan dhe Gllogjani. Nepola është fshati i fundit i Komunës së Pejës i cili kufizohet me Komunat e Gjakovës dhe Klinës.
Demografia
RedaktoNë fshatin Nepolë të gjithë banorët kanë mbiemrin Krasniqi dhe janë të ndarë në dy vëllazëri në Nikaj dhe Curraj, që kanë Origjinën nga Zona Nikaj e Mertur (kryesisht prej Fshatit Lekbibaj, si p. sh. Familja Bushati) në Tropojë të Shqipërisë.
Kultura
RedaktoNë Gllogjan është Kisha e Shën Ndout, famullia përbahet prej tri fshatrave: Gllogjan, Nepolë dhe Llugaxhi.
Nepola ka një shkollë fillore katër vjeçare e cila mban emrin e Migjenit (shih Migjeni). Shkolla u hap me 1975
Historia
RedaktoNë Nepolë gjer në fillim të shekullit të 20 banoret e këtij fshati ishin të fisit Gash. Si dëshmi një vend kalim në lumin e Deçanit (Bistrica e Deçanit) i cili rrjedh përbri fshatit quhet edhe sot e tutje "Vau i Gashit".
Këta u larguan me iniciativën e Haxhi Zekes (i cili është poashtu i fisit Krasniqi), e solli fisin e Krasniqit në këtë fshat me qellim që të ketë përkrahje në lufte kundër pushtuesit turk.
Kushërirat e parë të Krasniqës nga Nepolë jetojnë në Fshatin Strellcë dhe Lloqan të Komunës së Deçanit dhe në Turjak e Vranoc të Komunës së Pejës.
Nga ky fshat si dhe nga të gjitha fshatrat e Kosovës kanë ikur shumë banor duke kërkuar një jetë më të mirë në perëndim.
Shumica e tyre jetojnë në Zvicër, Gjermani, Austri e shumë vende të Evropës e gjer në Amerikë.
Nipi më i njohuri i Nepolës është Ndue Perlleshi i cili pas luftës së dyte botërore luftoj më shumë shoke të ti nga Lugu i Drinit kundër Sistemit Jugosllav.
Lidhje të jashtme
Redakto
Babiqi | Barani | Bellopaqi | Bellopoja | Bllagaja | Boga | Bregu i Zi | Brestoviku | Brezhaniku | Broliqi | Buçani | Çallapeku | Dobërdoli | Drelaj | Duboçaku | Dubova | Dugaiva | Gllaviçica | Gllogjani | Gorazhdeci | Graboci | Haxhaj | Jabllanica | Jabllanica e Madhe | Jabllanica e Vogël | Katundi i Ri | Kërstoci | Kliçina | Koshutani | Kosuriqi | Kotradiqi | Krysheci | Kuçishti | Leshani | Lëvosha | Lipa | Loxha | Lubeniqi | Lutogllava | Llabjani | Llaz-Bellopaqi | Llozhani | Llugaxhia | Malaj | Millovanca | Nabërgjani | Naklla | Nepola | Novosella | Osoja | Ozdrimi | Pavlani | Pepiqi | Pishtani | Poçesta | Qyshku | Radaca | Ramuni | Rashiqi | Raushiqi | Reka e Allagës | Rosula | Ruhoti | Siga | Stankaj | Sverka | Shkreli | Shtupeqi i Madh | Shtupeqi i Vogël | Treboviqi | Tresteniku | Turjaka | Vitomirica | Vragoci | Vranoci | Zagërma | Zahaqi | Zllapeku
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Kosovës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |