Historia e arteve pamore
Për historinë e arteve në përgjithësi shiko: Historia e arteve
Fusha e arteve pamore është shumë e gjerë. Në fakt përkufizohet kështu çdo formë artistike që ka si rezultat një objekt të dukshëm. Artet e tjera si Teatri, muzika apo opera, përbëjnë kategori të ndryshme nga ajo pamore, megjithëse me kufij jo gjithëmon te qartë; psh.: body art-i, arti interaktiv, apo kinemaja që mund të përfshijë forma të ndryshme artistike.
Disiplina akademike si dhe mjedisi institucional (muzetë, tregu i artit, departamentet e universiteteve dhe shtëpitë botuese) zakonisht në historinë e artit përmbledhin vetëm artet pamore ose plastike (në thelb piktura, skulptura dhe arkitektura) ndërsa artet e tjera studiohen në mënyrë më specifike nga disiplina të tjera, si historia e letërsisë apo historia e muzikës, duke qenë të gjitha objekt vëmendjeje i së ashtuquajturës historia e kulturës apo historia kulturore, së bashku me historitë sektoriale të fokusuara në manifestime të tjera të mendimit, si historia e shkencës, historia e filozofisë apo historia e religjioneve. Disa fusha të dijes të lidhura ngushtësisht me historinë e artit, janë estetika dhe teoria e artit.
Përgjatë kohës arti ka qenë klasifikuar në mënyra të ndryshme, që nga ai mesjetar ndërmjet arteve liberale dhe arteve mekanike, në klasifikimin ndërmjet arteve të bukura dhe arteve të aplikuara dhe deri te përcaktimet bashkëkohore. Një ndarje e shekullit të XX e arteve, megjithëse nuk i përfshin të gjitha, është ajo e “nëntë arteve”. Ajo u hartua fillimisht në vitin 1923 nga poeti Italian Ricciotto Canudo dhe u zgjerua me dy zërat e fundit nga kritiku francez Claude Beylie në 1964[1]. Në list u perfshinë kinemaja, radio-televizioni dhe tregimet figurative (comics). Tanimë, përveç formave të vjetra të shprehjes artistike po konsiderohen edhe mënyra të reja shprehjeje artistike si moda, gastronomia, compiuter art-i, artet grafike, performaca, reklama, animimi dhe videolojërat.
Historia e artit është një degë shumëfushëse e arteve dhe shkencave, që kërkon një ekzaminim objektiv të artit përmes kohës, duke klasifikuar kulturat, vendosur periodizimet dhe duke vëzhguar karakteristikat dalluese dhe ndikuese të artit[2]. Studimi i historisë së artit fillimisht u zhvillua gjatë Rilindjes, me qëllimin e saj të kufizuar në prodhimin artistik të qytetërimit perëndimor. Gjithësesi, me kalimin e kohës, ka vendosur një shikim më të gjerë të historisë së artit që kërkon një përmbledhje të përgjithëshme të gjithë qytetërimeve dhe analiza të prodhimit të tyre artistik sipas vetë vlerave të tyre (relativizmi kulturor) dhe jo vetëm sipas historisë së artit perëndimor.
Sot, arti gëzon një rrjet të gjerë studimi, përhapja dhe konservimi i gjithë trashëgimisë artistike të njeriut përgjatë historisë. Shekulli i XX ka parë përhapjen e institucioneve, fondacioneve, muzeumeve dhe galerive të artit, në sektorin publik dhe privat, dedikuar analizave dhe katalogimit të punëve artistike ashtu si dhe ekzibicione që synojnë një audiencë të zakonshme. Ngritja e mediave ka qenë themelore në përmirësimin e studimit dhe përhapjes së artit. Ngjarje ndërkombëtare dhe ekzibicione si Whitney Biennial dhe bienalet e Venecias dhe São Paulos ose the Documenta of Kassel kanë ndihmuar zhvillimin e stileve dhe trendeve të reja . Çmime si ai Turner i Tate Gallery-së, Wolf Prize in Arts, Pritzker Prize i arkitekturës, Pulitzer i fotografisë dhe ai Oscar në kinematografi promovojnë gjithashtu punët më të mira krijuese në një nivel ndërkombëtar. Institucione si UNESCO, me vendosjen e listave të World Heritage Site, ndihmon gjithashtu në konservimin e monumenteve kryesore në botë.[3]
Zhvillimi historik
RedaktoStudimi i historisë së artit është relativisht një fenomen i afërt; para Rilindjes, koncepti modern i artit nuk ekzistonte. Përgjatë kohës, historianët e artit i kanë ndryshuar këndvështrimet e tyre rreth asaj që vlen të studiohet. Për shembull, gjatë epokës së hershme Viktoriane, artistët italianë të shekullit të XV konsideroheshin inferior ndaj atyre të Rilindjes së Lart të shekullit të XVI. Kjo bindje u sfidua nga lëvizja Pre-Raphaelite. Që atëherë, ka qenë një trend mbizotërues në kritikën e artit të shekullit të XXI, që ti trajtoi të gjitha kulturat dhe periudhat në mënyrë neutrale. Kështu arti aborigjen i Australisë nuk do të shihej as më mirë as më keq sesa arti i Rilindjes —është thjesht i ndryshëm. Analizat historike të artit kanë evoluar gjithashtu në studimin e përdorimit shoqëror dhe politik të artit, sesa të fokusoheshin vetëm mbi vlerësimin estetik të mjeshtërisë së tij (bukurisë). Çfarë mund të ketë qenë parë dikur thjesht si një kryevepër tashmë vlerësohet si një manifestim ekonomik, shoqëror, filozofik dhe kulturor i këndvështrimit, filozofisë, synimeve dhe begraundit të artistit.
Fusha e studimit të historisë së artit u zhvillua fillimisht në perëndim dhe u morr vetëm me studimin e historisë së artit europian, duke vendosur Rilindjen e Lartë (dhe paraardhësen e saj të Lashtësisë Klasike) si standardet përcaktuese të fushës. Megjithatë, gradualisht, gjatë shekullit të XX, u zhvillua një vizion më i gjerë i historise së artit. Ky version i zgjeruar përfshin shoqëri nga e gjithë bota dhe zakonisht përpiqet ti analizoi artifaktet sipas vlerave kulturore ku u krijuan. Kështu, studimi i historisë së artit tashmë përmbledh gjithë artet, që nga megalitët e Europës Perëndimore te pikturat e Dinastisë Tang në Kinë.
Krijimi i artit, historia akademike e artit dhe historia e muzeve të artit së bashku janë ngushtësisht të ndërlidhur me lindjen e nacionalizmit. Arti i krijuar në epokën moderne, në fakt, shpesh ka qenë një përpjekje për të gjeneruar ndjenjat e superioritetit kombëtar ose dashurisë për vendin. Arti rus veçanëshisht, është një shembull i mirë i kësaj, pasi avangarda ruse dhe më vonë Arti Sovjetik ishin përpjekje për të përcaktuar identitetin e atij vendi.
Shumica e historianëve të artit të sotëm e identifikojnë specialitetin e tyre si arti i një kulture dhe periudhe të caktuar dhe shpesh këto kultura janë gjithashtu dhe kombe. Për shembull, dikush mund specializohet në historinë e artit gjerman të shekullit të XIX ose atij bashkëkohor kinez. Fokusi mbi kombësinë ka rrënjë të thella në këtë disiplinë. Në fakt, Jetët e artistëve të Vasarit është një përpjekje për të treguar superioritetin e kulturës artistike të Firences dhe shkrimet e Heinrich Wölfflin-it (veçanërisht monografia e tij mbi Albrecht Dürer-in) përpiqet të dalloi stilet italiane të artit nga ato gjermane.
Shumë nga muzetë më të mëdhenj dhe mirë-financuara të botës, si Luvri, Victoria and Albert Museum si dhe National Gallery of Art në Washington janë prona shtetërore. Shumica e vendeve, në fakt kanë një galeri kombëtare me qëllimin e qartë të ruajtjes së trashëgimisë kulturore, të zotëruara nga qeveria—pavarësisht se cila kulturë e ka krijuar artin— dhe një mision implicit për të mbështetur trashëgiminë kulturore të vetë vendit. The National Gallery of Art, kështu, shfaq artin e bërë në Shtetet e Bashkuara, por zotëron edhe objekte nga e gjithë bota.
Megjithëse disa libra tentojnë një afrim të përbotshëm, ata janë universalisht të fortë kryesisht në historinë e artit perëndimor. Librat përdorin shembuj përfaqësues nga çdo epokë për të krijuar një histori që përzien stilet në ndryshim me historinë shoqërore. Kjo pamje enciklopedike e historisë së artit fillon me një seksion mbi kontekstin europian në rend kronologjik.
Historia e artit shpesh tregohet si kronologjia e kryeveprave të krijuara nga secili qytetërim. Ajo mund të përkufizohet kështu, si një histori e kulturës së lartë, e mishëruar nga Mrekullitë e Botës. Nga ana tjetër, shprehjet e artit të zakonshëm mund të përfshihen edhe në narrativat historike të artit, ku ato zakonisht përmenden si arte popullore ose si artizanat. Më ngushtësisht se sa merret një historian arti, me këto forma të ulëta kulture, merret ajo që i identifikon këto punime si ekzaminim i kulturës materiale, ose si kontribuim në fushat e lidhura me studimin e historisë së artit, si antropologjia ose arkeologjia. Në këto raste objektet e artit mund të quhen edhe artifakte arkeologjike.
Në 1842 Franz Theodor Kugler shkroi librin e parë mbi historinë e artit, i cili shpreh ndarjen e historisë së artit në 4 periudha (arti pre-hellenik ose i popujve primitiv, Klasik ose i lashtësisë greke e romake, “romantik” ose e artit mesjetar dhe islamik, modern që nga rilindja deri në shekullin e XIX), i ndjekur në 1855 nga manuali mjaft i përhapur i Anton Heinrich Springer-it.[4]
Shpesh, punimet e konsultuara në anglisht janë Story of Art i Ernst Gombrich-it, Art History i Marilyn Stokstad-it, History of Art i Anthony Janson-it, Art Past, Art Present i David Wilkins, Bernard Schultz dhe Katheryn M. Linduff-it, Art Through the Ages i Helen Gardner-it, A World History of Art i Hugh Honour dhe John Flemming-ut si dhe Art Across Time i Laurie Schneider Adams-it. Një nga vendet më të mira për të gjetur informacion të mirëpranuar për studimin e historisë së artit është Heilbrunn Timeline of Art History, i sponsorizuar nga the Metropolitan Museum of Art in New York.
Parahistoria e përgjithshme
RedaktoArtikulli kryesor: Arti Parahistorik
Artifaktet e para të njohura të artit njerëzor gjenden në periudhat e Epokës së Gurit (Paleoliti i Lartë, Mesoliti dhe Neoliti), kur shfaqen objeket e para që mund të konsiderohen art njerëzor. Gjatë Paleolitit (250 000 – 8000 vjet para K.), njeriu praktikoi gjuetinë dhe jetoi në shpella, ku u zhviluan pikturat e shpellave[5]. Pas një periudhe kalimtare (Mezoliti, 8000 – 6000 vjet para K.), gjatë periudhës së neolitit (6000–3000 para K.), kur njeriu u bë sedentar (i ngulitur) dhe u morr me bujqësi, me shoqëritë që bëheshin gjithëmon e më komplekse dhe besimin fetar që po fitonte rëndësi, filloi prodhimi i zejtarisë. Më në fund, në epokën e bronxit (3000 – 1000 vjet para K.), u ngritën qytetërimet e para proto-historike.
Paleoliti
RedaktoPaleoliti, shfaqjen e parë artistike e pati rreth 25 000 vjet para K., duke arritur pikun gjatë periudhës Magdaleniane (± 15 000 – 8000 vjet para K.. Gjurmët e para të objekteve të bëra nga njeriu shfaqen në Afrikën jugore, Mesdheun perëndimor, Europën Qëndrore dhe Lindore (deti Adriatik), Siberi (liqeni Bajkal), Indi dhe Australi. Këto gjurmë të para përgjithësisht ishin gurë të punuar (strall dhe qelq vullkanik), vegla druri ose kocke. Për të pikturuar me të kuqe përdoreshin oksidi i hekurit, me të zezë, oksidi i magnezit, dhe me okër, argjila[6]. Gjurmët e artit të mbijetuar nga kjo periudhë janë skalitje të vogla në gurë ose kockë dhe piktura shpelle, këto të fundit nga rajoni Franko-Kantabrian; ka piktura me karakter magjiko-fetar dhe piktura me skena jo-natyralistike, të cilat tregojnë kafshë, veçanërisht shpellat e Altamirës, Trois Freres-it, Chauvet-it dhe Lascaux-it. Skulptura përfaqësohet nga të ashtuquajturat figurinat e Venusit, figura femërore që përdoreshin me gjasa në kultin e pjellorisë, siç është Venusi i Willendorf-it[7]. Punime të tjera përfaqësuese të të kësaj periudhe janë Burri nga Brno-ja[8] dhe Venusi i Brassempouy-it.[9]
Neoliti
RedaktoKjo periudhë — që nga 8000 vjet para K. në Lindjen e Afërme — ishte një ndryshim i thellë për njeriun, i cili u bë sedentar dhe ushtroi bujqësinë dhe blegtorinë, ashtu si dhe zhvillimi i formave të reja të bashkekzistencës shoqërore dhe besimit fetar[10]. Arti shkëmbor i basenit Iberik të Mesdheut— i datuar midis Mezolitit dhe Neolitit— përmban figura të vogla dhe skematike njerëzore, me shembuj të shquar në El Cogul, Valltorta, Alpera dhe Minateda. Ky lloj pikture kishte të ngjashme edhe në Afrikën veriore (në malet Atlas dhe Sahara) dhe në zona Zimbabves moderne. Piktura Neolitike ishte skematike, e reduktuar në vijëzimet bazë (burra në formë kryqi dhe gra në formë trekëndëshi). Ka piktura shpelle që vlejnë njëlloj që të vihen në dukje si Pikturat lumore në Argjentinë, veçanërisht Cueva de las Manos. Në artin e bartshëm, Qeramika Cardium u prodhua dhe u dekorua me guacka deti të stampuara. U prodhuan materiale të reja si ambra, kristali i shkëmbit, kuarci, diaspri, etj. Në këtë periudhë shfaqen gjurmët e para të planimetrisë urbane, veçanërisht mbetjet në Tell as-Sultan (Xheriko), në Jarmo (Irak) dhe në Çatalhöyük (Anadoll)[11].
Koha e metaleve
RedaktoFaza e fundit parahistorike është Koha e metaleve, pasi përdorimi i elementeve të tillë si bakri, bronxi dhe hekuri provuan se ishin materiale të mahnitshme përndryshuese për këto shoqëri antike. Në epokën e bakrrit (e quajtur edhe epoka e kalkolitit) u shfaqën Megalitët, monumentet prej guri si dolmenët dhe menhirët apo kromlekët anglez, ashtu si në komplekset e Newgrange-it dhe Stonehenge-it. Në Spanjë u formua kultura e Los Millares-it, e karakterizuar nga kultura Beaker dhe figrua e pikturuara njerëzore me sy të mëdhenj. Në Maltë, kultura që vlejnë të vihen në dukje janë komplekset e tempujve të Ħaġar Qim-it, Mnajdra-s, Tarxien-it dhe Ġgantija-s. Në Ishujt Balear u zhvilluan kultura të shquara megalitike, me lloje të ndryshme monumentesh: naveta, një varr në formën e një piramide të prerë, me një dhomë të zgjatur varrimi; taula, dy gurë të mëdhenj, njëri i vendosur verikalisht dhe tjetri horizontalish mbi njëri – tjetrin; dhe talaiot, një kullë me një dhomë të mbuluar dhe një kupolë fallse[12].
Në epokën e hekurit kulturat e Hallstatt-it (Austri) dhe La Tene-it (Zvicër) shënuan një fazë të rëndësishme në Europë. E para u zhvillua mes shekullit të VII dhe të V p.e.s. nga nekropolet me kodërvarre (ose tumat) dhe dhoma varri prej druri në formën e një shtëpie, shpesh të shoqëruar nga një qerre katër-rrotëshe. Qeramika ishte polikromatike, me dekorime gjeometrike dhe përdorimin e zbukurimeve metalike. Kultura La Tene u zhvillua midis shekullit të V dhe të IV para K. dhe që njihet gjerësisht si arti i hershëm kelt. Ai prodhoi shumë objekte hekuri si shpatat dhe heshtat, që nuk kanë mbijetuar mjaftueshëm, por që bronxi vazhdoi të përdorej për mburoja, fibula dhe objekte të tjera mjeshtërisht të dekoruara, me faza të ndryshme evoluimi të stilit (La Tene I, II dhe III). Dekorimi u ndikua nga arti grek, etrusk dhe ai skith[13]. Në pjesën më të madhe të pushtimit kontinentital nga Perandoria Romake solli fundin e stilit.
Arti antik
RedaktoArti i Lashtë Mesdhetar
RedaktoArtikulli kryesor: Arti antik
Arti, në periudhën e parë të historisë, filloi me shpikjen e shkrimit, i krijuar nga qytetërimet e mëdha të Lindjes së Afërme: Egjipti dhe Mesopotamia. Kjo periudhë ndryshon prej të tjerave edhe sepse shfaqjet artistike ndodhën në çdo kulturë të kontinenteve. Në këtë periudhë shfaqen qytetet e para të mëdha në lumenjtë e mëdhenj kryesor: Nili, Tigris-i me Eufrati, Indusi si dhe Lumi i Verdhë.
Një nga përparimet e mëdha të kësaj periudhe ishte shkrimi, i krijuar fillimisht nga nevoja për të mbajtur shënime të natyrës ekonomike dhe tregëtare. Sistemi i parë i shkrimit ishte ai kuneiform, i cili u shfaq në Mesopotami 3500 vjet para K., i shkruar në tabela balte. Ai bazohej në elemente piktografike dhe ideografike, ndërsa më vonë Sumerët zhvilluan rrokjet për shkrimin, duke reflektuar fonologjinë dhe sintaksën e gjuhës sumere. Në Egjipt u zhvillua shkrimi hieroglifik, me Paletën e Narmer-it (3100 vjet para K.) si dëshminë e parë.
Mesopotamia
RedaktoArtikulli kryesor: Arti mesopotamik
Arti mesopotamik u zhvillua në zonën midis lumit Tigris dhe atij Eufrat (Siria dhe Iraku i sotëm), kur në mijëvjeçarin e 4-rt para K. ekzistonin shumë kultura, siç ishin ato sumere, akade, amorite, kaldease etj. Arkitektura Mesopotamike u karakterizua nga përdorimi i tullës, qemerit dhe hyrja e elementeve ndërtues si harku dhe kupola. Zigurate të famshëm, tempuj të mëdhenj në formën e një piramide të shkallëzuar me tarracë, nga të cilët nuk kanë mbijetuar veçse bazat e tyre. Varri ishte zakonisht një korridor me një dhomë të mbuluar dhe një kupolë false, si në disa shembuj të gjetur në Ur. Kishte edhe pallate me mure të taracuar në formën e një zigurati, duke u dhënë një rëndësi të madhe kopshteve (Kopshtet e Varura të Babilonisë janë një nga Shtatë Mrekullitë e Botës Antike).
Skulptura u zhvilluan nëpërmjet gdhendjes së drurit dhe relieveve që u përdorën në skena religjoze, ushtarake dhe gjuetie, duke shfaqur figura njerëzore dhe kafshësh reale si dhe mitologjike. Në periudhën sumere kishte shtatore të vogla në formë këndore me gurë të ngjyrosur, kokë tullace dhe duarët në kraharor. Në periudhën akade kishte figura me flokë dhe mjekërr të gjatë, si psh. stela e Naram-Sin-it. Në periudhën amorite (ose neosumere) e shquar është shfaqja e mbretit Gudea të Lagashit, me mantelin dhe turbanin në kokën e tij dhe duarët në kraharor. Përgjatë sundimit Babilonas është e famshme stela e Hamurabit. Skulptura asire është e njohur për antropomorfizmin e saj të kafshëve dhe gjenive me flatra, të cilët shikohen në shumë relieve që pikturojnë skena lufte dhe gjuetie, si Obelisku i Zi i Shalmaneser-it të III[14].
Egjipti
RedaktoArtikulli kryesor: Arti i Egjiptit të Lashtë
Në Egjipt u zhvillua një nga qytetërimet e para të mëdha me punime artistike të përpunuara dhe komplekse, të cilat supozojnë specializimin profesional të artistëve/artizanëve. Arti i tij intesivisht religjoz dhe simbolik, me një strukturë dhe hierarki pushteti shumë të centralizuar, duke i dhënë një rëndësi të madhe konceptit religjoz të pavdekshmërisë, veçanërisht të faraonit, për të cilin u ndërtuan monumente të mëdhenj. Arti egjiptian zgjat që nga 3000 vjet para K. deri në pushtimin e Egjiptit nga Aleksandri i Madh. Gjithësesi influenca e tij vazhdoi në artin Koptik dhe atë Bizantin.
Arkitektura karakterizohej nga monumentaliteti i tij, që krijohej nga përdorimi i blloqeve të mëdhenj prej guri, qemerit dhe kolonave solide. Të shquar janë monumentet funerale, me tre tipe kryesore: mastaba, varr me formë drejtkëndore; piramida, e cila mund të ishte e shkallëzuar (Saqqarah) ose faqe lëmuar (Giza); dhe hipogjeu, varr nëntokësor (Lugina e mbretërve). Tjetër ndërtesë e madhe është tempulli, një kompleks monumental i paraprirë nga një shëtitore me sfinksa dhe obelisqe, të cilët ja lënë vendin dy kullave drejtuese dhe mureve trapezoidale, një hypaetros, një holl hipostil dhe një faltore. Në këtë lloj ndërtesash të njohur janë tempujt e Karnak-ut, Luxor-it, Philae-s dhe Edfu-së. Një tjetër tip tempulli është tempulli shkëmbor, i cili ka formën e një hypogeum-i, si në Abu Simbel dhe Deir el-Bahari.
Piktura karakterizohej nga mbivendosja e planeve. Imazhet shpërfaqeshin në mënyrë hierarkike, dmth. faraoni tregohet më i madh se subjektet ose armiqtë e pranishëm në skenë. Egjiptianët pikturuan kokën dhe gjymtyrët në profil, ndërsa shpatullat dhe sytë përballë. Artet e aplikuara u zhvilluan në mënyrë domethënëse në Egjipt, në veçanti punimi i drurit dhe metalit, më shembuj mjeshtëror si orenditë prej cedri të zbukuruara me abanoz dhe fildish të varreve në Egyptian Museum, ose pjesët e gjetura varrin e Tutankamunit, që janë të një cilësie të lartë artistike[15].
Amerika
RedaktoArtikulli kryesor: Arti parakolombian
Në një evolucion paralel me atë të popujve neolitik europian, gjahtarë-mbledhësit e lashtë filluan të ushtronin bujqësinë rreth mijëvjeçarit të VII para K. –veçanërisht misrin– duke ngritur shoqëritë e para në rrafshnaltat e Meksikës, ku vërehet mbizotërimi i një klase priftërore , me njohuri të mëdha në matematikë dhe astronomi. Gjetjet e para artistike janë të rreth 1300 vjetëve para K. në Xochipala (shteti Guerrero), ku u gjetën disa statuja argjile me gjallëri të madhe. Qytetërimi i parë mesoamerikan ishte ai olmek, i vendosur në provincat e Veracruz y Tabasco, ku veçohen skulpturat e gurit të një natyralizmi të lartë (Luftëtar, të gjetur në Santa Maria Uxpanapan), ose kokat monolitike vigane deri në 3,5 metra të larta. Zapotekët, të vendosur në Oaxaca, ndërtuan një kompleks të mrekullueshëm të Qytetit të Tempujve, në Monte Alban. Në Amerikën e Veriut u dalluan kulturat Hohokam, Mogollon dhe Anasazi.
Në Peru është dokumentuar ndërtimi i tempujve të mëdhenj përfshirë edhe para zbulimit të qeramikës, në mijëvjeçarin e III para K. (Sechin Alto, Kuntur Wasi). Dallohet Chavín de Huántar (900 para K.), kompleks religjoz i ndërtuar në faza të ndryshme me një strukturë U-je, me një shesh të shtruar me pllaka në reliev me figura xhaguarësh dhe kafshësh mitologjike, tempull i ndërtuar mbi tre kate galerish, dhe një monolit qendror prej graniti të bardhë 4,5 metra i lartë. Në këtë rajon lindi industria tekstile, e cila është e para në botë, me fije të thurura në rreshta pothuaj prej 200 ngjyrash të ndryshme, ku veçohen mantelët prej leshi Paracas-i. Kultura të tjera të rëndësishme të rajonit ishin ajo moche dhe nazca – me gjeoglifet e saj enigmatike në Nazca–. Në zonën e Amazonave u veçua kultura barrankoide, me një qeramikë me vizatime të gdhendura, ashtu si kultura San Agustin në Kolumbi[16].
Afrika
RedaktoArti afrikan ka mbajtur gjithëmonë një karakter të theksuar magiko-religjiz, i destinuar kryesisht për rite dhe ceremoni të besimeve të ndryshme animiste dhe politeiste afrikane, sesa për qëllime estetike, megjithëse ka edhe prodhime me shenja të qarta zbukuruese. Pjesa më e madhe e veprave të tyre janë prej druri, guri ose fildishi në maska dhe figura pak a shumë antropomorfike, me një stil tipik me kokë të madhe, trup të drejtë dhe gjymtyrë të shkurtra. U prodhua edhe qeramika, argjendaria dhe tekstili, ashtu si dhe objekte metalurgjike – hekuri njihej që nga shekulli i VI para K.–. Prodhimi i parë i njëfarë rëndësie ishte kultura Nok, në mijëvjeçarin e I para K., e vendosur në veri të Nigerisë së sotme. Dallohen skupturat e terrakotës me figura njerëzore – në vend të vetëm kokës– ose kafshësh (elefantë, majmunë, gjarprinjë), me një ndjenjë të lartë natyraliste, duke treguar shprehjet e fytyrave të veçanta, me modele të ndryshme flokësh, në vend të gjerdanëve dhe byzylykëve. Në Sudan u zhvilluan kulturat kerma dhe meroe, të karakterizuara nga ndërtimet e tyre monumentale prej balte, armët dhe qeramikën e saj. Në Etiopi u dalluan qyteti i Aksum-it, qendra e një mbretërie që e arriti apogjeun e saj në shekullin IV. Me një kulturë të shquar –u zhvillua një shkrim në gjuhën ge'ez si dhe një sistem monetar–, janë për tu veçuar stelat e tij në formë shtyllash monolitike, me karakter funerar, deri në 20 metra të larta[17].
Azia
RedaktoIndia
RedaktoArtikulli kryesor: Arti i Indisë
Arti indian ka një karakter kryesisht religjoz, duke shërbyer si mjet tejçimi për besimet e veçanta që kanë përbërë Indinë: hinduizmi, budizmi, islamizmi, krishtërimi, etj. Duhet të veçohet si karakter dallues i artit indian edhe përpjekja e tij për tu integruar me natyrën, si përshtatje ndaj rendit universal, duke marrë parasysh që pjesa më e madhe e elementeve natyrorë (male, lumenj, pemë) kanë për indianët karakter të shenjtë.
- Kultura e Indusit: qytetërimi i parë i madh indian u zhvillua midis 2500 deri në 1200 vjet para K., e njohur sot nga gërmimet e kryera në 1920 nga sir John Marshall në Mohenjo-Daro, qyteti antik që sheshet e njëpasnjëshme tregon një urbanizim të planifikuar, me ndërtesa publike të ndërtuara me tulla balte të pjekur. Me rëndësi të njëjtë janë gërmimet e kryera në Harappa, me mbetje qeramike, skulptura dhe mjete metalike (ari, argjend, bakër dhe tunxh)[18].
- Periudha vedike (shekujt e XIII-VI para K.) dhe premaurya-s (shekujt e VI-III para K.): në këtë etapë hyjnë popujt arjan, duke shfaqur besimet tradicionale indiane. Në shekullin e VI para K. shfaqen budizmi dhe jainizmi, duke vendosur lidhje të ngushta me artin pers. Ekspedita në Indi e Aleksandrit të Madh (326-325 para K.) i hapi rrugën kontakteve me artin helenik, duke u ngjizuar në format greko-budiste.
- Arti maurya-s (shekujt e III-II para K.): dinastia Maurya, e besimit budist, zotëroi gjithë rrjedhën e mesme të Indusit dhe pjesën qendrore të gadishullit të Deccan-it. Arkitektura prej guri zëvendëson tullën, si në Pallatin e Aśoka-s në Pātaliputra. Monumenti karakteristik i kësaj periudhe është stūpa, tuma funerare me karakter përkujtues, përgjithësisht të mbuluara me relieve me skena nga jeta e Buda-s, si Stūpa e Sānchi-t.
- Arti i Gandhāra-s (shekujt e II para K.-I pas K.): arti i Gandhāra-s është i traditës greko-budiste, me ndikime helenike dhe sasanide, duke u dalluar për shpërfaqjen e direkte të imazhit të Buda-s. Evolucionói tipologjía e stūpa-s, që është me kupol mbi një tambur cilindrik të vendosur mbi një bazë katrore, si ai i Kanisha-s, në Peshawar.
- Arti i Mathurā-s dhe Amarāvatī-t (shekujt e I-IV): në qytetin e Mathurā-s, i vendosur në basenin e sipërm të Ganxhit, u zhvillua një shkollë artistike që u përhap në pjesën tjetër të Indisë dhe influencues i artit gupta. Stili Mathurā përziente elementet tradicionalë indian me motive greko-romane, pa dyshim na kanë mbijetuar pak përfaqësime të kësaj periudhe nga shkatërrimi i shkaktuar nga pushtimi islamik. Arti i Amarāvatī-t gjithashtu ka ndikim greko-roman, siç dëshmojnë mbetjet e gjetura në Virapatnam (Pondicherry). Njëlloj si stilet paraardhëse, veprat e tij kryesore janë manastiret dhe stūpa-t, duke veçuar stūpa-n e madhe të Amarāvatī-t, prej 50 metrash e lartë[19].
Kina
RedaktoArtikulli kryesor: Arti i Kinës
Arti kinez ka një evolucion më uniform se ai perëndimor, me një nuancë kulturore dhe estetike të përbashkët në etapat pasuese artistike, të shenjuara nga dinastitë e tij mbretëruese. Si shumica e artit oriental ka një ngarkesë të rëndësishme religjoze (kryesisht taoizmi, konfucianizmi dhe budizmi) dhe një përbashkim me natyrën. Në të kundërt të atij në Perëndim, kinezët vlerësonin njëlloj si kaligrafinë, qeramikën, mëndafshin ose porcelanin, ashtu dhe arkitekturën, pikturën ose skulpturën, ndërkohë që është plotësisht i integruar në filosofí dhe kulturë.
- Dinastia Shang (1600-1046 para K.): vihet në dukje për objektet dhe skulpturat në bronx, veçanërisht vazot e dekoruara me relieve dhe maskat si dhe statujat antropomorfike, si gjetjen e zbuluara në zonën e Chengdu-së, në rrjedhën e sipërme të Jangce-së, rreth 1200 vjet para K. Janë gjetur mbetje arkeologjike të qyteteve të ndryshme në zonën e Henan-it, me mure dhe me një rrjetë drejtkëndore, si në Zhengzhou dhe Anyang. Në këto vendbanime janë gjetur gjithashtu varre me pjesë të pasura armësh, stoli dhe vegla të ndryshme në bronx, nefrite, fildish dhe materiale të tjera.
- Dinastia Zhou (1045-256 para K.): duke evoluar nga arti Shang, Zhou-të krijuan një stil dekorativ dhe ornamental figurash të stilizuara dhe dinamike, duke e vazhduar punën në bakër. Një pushtim nomad në vitin 771 para K. fragmentoi perandorinë në mbretëri të vogla, periudhë në të cilën lulëzoi bujqësia dhe metalurgjia, duke shfaqur stile artistike vendore të ndryshme në të ashtuquajturën Periudha e mbretërive luftuese. U shfaq taoizmi dhe konfucianizmi, që e influencuan së tepërmi artin. Dallohet punimi i nefritit, të dekoruar me relieve si dhe u shfaq llaku.
- Dinastia Qin (221-206 para K.): Kina e bashkuar nën mbretërimin e Qin Shi Huang, për të shmangur pushtimet e jashtme ndërtoi Murin e Madh, me 2.400 kilometra gjatësi dhe një mesatare prej 9 metrash lartësi, me kulla roje prej 12 metrash lartësi. Bie në sy gjetja e madhe arkeologjike e Ushtrisë prej terrakote të Xian-it (210 para K.), e vendosur në brendësi të Mauzoleut të Qin Shi Huang-ut. Është e përbërë nga qindra statuja terrakote luftëtarësh në përmasa natyrore, duke përfshirë kuaj dhe qerre të ndryshme, me natyralizëm dhe saktësi të lartë në fizionomi dhe detaje.
- Dinastia Han (206 para K.-220 pas K.): epoka e paqes dhe prosperitetit, u fut budizmi që pati një përhapje të ngadaltë por përparuese. U dallua për kapelat funerare, me statuja me flatra dhe luanë, tigra dhe kuaj. Piktura u përqendrua në temat e oborrit perandorak, fisnikëve dhe funksionarëve me një shije konfucianiste të solemnitetit dhe virtytit moral. Janë gjithashtu për tu veçuar relievët në tempujt dhe dhomat e ofertave, përgjithësisht të dedikuara motiveve konfucianiste, në një stil linear me thjeshtësi të madhe.
- Periudha e gjashtë dinastive (220-618): u përhap më gjerësisht budizmi, duke ndërtuar tempuj të mëdhenj me statuja kolosale të Buda-s (Yungang, Longmen). Së bashku me këtë besim të ri si dhe falë rrugës së mëndafshit, u huazuan ndikime të ndryshme nga perëndimi aziatik. Në pikturë u formuluan gjashtë parimet, të shpallura nga Xie He në fillim të shekullit të VI si dhe filloi kaligrafia artistike me figurën legjendare të Wang Xianzhi-së[20].
Japonia
RedaktoArtikulli kryesor: Arti i Japonisë
Arti japonez ka qenë shenjuar nga ishulloriteti i tij, edhe pse me intervale ka huazuar ndikimin e qytetërimeve kontinentale, mbi të gjitha të Kinës dhe Koresë. Pjesa më e madhe e artit të prodhuar në Japoni ka qenë i tipit religjoz: nga besimi shintoist, tipikisht më japonez, i formuar rreth shekullit të I, iu shtua budizmi rreth shekullit të V, duke farkëtuar një sinkretizëm fetar që do të vazhdonte deri sot.
- Periudha Jōmon (5000-200 para K.): gjatë mesolitit dhe neolitit u prodhuan instrumente prej kocke dhe gurësh të lëmuar, qeramika dhe figura antropomorfe. Japonia ndenjti e izoluar nga kontinenti, prandaj gjithë prodhimi i saj qe vendor, edhe pse i një rëndësie të vogël. Duhet shenjuar se qeramika Jōmon është më e vjetra që u prodhua nga njeriu, e bërë me dorë dhe dekoruar me skalitje dhe stampuar me litarë[21].
- Periudha Yayoi (200 para K.-200 pas K.): që nga shekulli i I filloi të hynte qytetërimi i kontinentit për shkak të lidhjeve me Kinën dhe Korenë. Në këtë epokë u përhap një lloj varrimesh me dhomë dhe tumë duke zbukuruar cilindrat e terrakotës, me figura njerëzore dhe kafshë. Qeramika prodhohej me torno.
- Periudha Kofun (200-600): dallohet për varrimet e mëdha të perandorëve Ōjin (200-310) dhe Nintoku (310-399), ku shfaqen stoli, armë, qeramika dhe disa figura terrakote të quajtura haniwa. Në këtë periudhë takojmë mostrat e para të pikturës japoneze (varret e Kyūshū, shekujt e V-VI; varreza mbretërore e Otsuka-s). Për sa i përketë arkitekturës religjoze, duhet dalluar tempulli i Isa-s[22].
Oqeania
RedaktoArti oqeanik dallohet për shumësinë e territoreve ishullorë që shenjon Oqeanin Paqësor, ku dallohen ishujt e Australisë dhe Zelandë së Re si dhe tre zona kryesore ishujsh dhe arqipelagësh: Polinezia, Melanezia dhe Mikronezia. Kultura e parë e zhvilluar në zonë qe ajo lapita-se (1500-500 para K.), e lindur në Kaledoninë e Re dhe e shtrirë në Guinenë e Re dhe Polinezinë perëndimore (ishujt Salomon, Vanuatu, Fixhi, Tonga dhe Samoa, kryesisht). Karakterizohet nga qeramika e dekoruar me motive të dhëmbëzuara të bëra me krehëra ose dhëmbë, ashtu si objektet prej obsidiane dhe guackash. Midis viteve 500 para K. dhe 500 pas K. vazhdoi kolonizimi drejt Mikronezisë, Melanezisë dhe Polinezisë lindore (ishujt Sociedad, Marquesas, ishulli i Pashkës, Hawai), megjithëse në këtoo faza të para nuk janë gjetur gjurmë të shumta, përveç disa veglave dhe rruazave, kryesisht prej guackash. Në Australi dallohen pikturat shkëmbore, që janë mjaft skematike, deri në gjeometrike[23].
Arte të tjera
RedaktoArti hitit: populli hitit banoi në gadishullin e Anatolisë, në Armeni dhe në Siri, midis mijëvjeçarit të III dhe të II para K. Huazoi ndikime mesapotamike, ashtu siç dhe ndikoi artin pers, minoik dhe etrusk. Arkitektura e tij ishte monumentale, me pallate të paraprirë nga shëtitore me skulptura sfinksësh, si në Boğazköy, ku shfaqen edhe relieve të ndryshme me skena luftrash dhe gjuetie. Veçohen skulpturat e Karkemish-it dhe Tell-Halaf-it (Siri).
Arti fenikas: popull me traditë detare, i kushtuar kryesisht tregëtisë, lundruan gjatë gjithë Mesdheut dhe veriut të Afrikës, duke themeluar qytetin e Kartagjenës në Tunizinë aktuale. Tejçuan ndikimin e artit lindor gjatë gjithë Mesdheut. Veçohen skulpturat e tij me ndikim asir dhe egjiptian, me njëfarë ngurtësimi arkaik dhe mungesë natyraliteti. Arti fenikas u përhap edhe në shumë zona të tjera të Mesdheut, veçanërisht në Qipro, Sardenjë dhe Ibiza.
Arti skith: i quajtur edhe «arti i stepave», është arti që i përket popujve nomad që stepat euro-aziatike, kryesisht mes mijëvjeçarit të II dhe të I para K. Arti i tij ishte më së shumti i bartshëm, i lehtë për tu transportuar duke qenë një popull nomad. Lidhur me metalurgjinë, u veçuan objekte në bronx, hekur dhe metale të çmuara (armë, mburoja, fibula, rripa, stoli), ashtu si dhe punime në dru, kockë, lëkurë, pëlhura dhe tapete. Në punimet e tij dallohen motivet e kafshëve, me gjasa me origjinë totemike. Arti skith ndikoi te popujt gjermanik, vikingët dhe paleokristianët.
Arti iberik: u zhvillua në Gadishullin Iberik në të njëjtën kohë me kulturën La Tène, kryesisht në Andaluzi dhe në zonën lindore dhe, në masë më të vogël, në Pllajën Qendrore si dhe në jug të Francës. Arkitektura bazohet te muret e baltës, me sistem qemeresh, duke krijuar harqe dhe kupola false duke afruar rreshtat. Qytetet zakonisht ndërtoheshin në akropole, si në Azaila, Ullastret dhe Olérdola. U zhvillua dukshëm skulptura, duke theksuar tipologjinë e “damave”, si ato të Elche-s, Baza-s dhe Cerro de los Santos-it. Gjithashtu ishte tipike shfaqja e kafshëve (kuaj, dema, luan), disa me karakter antropoid, si “Bicha de Balazote”.
Arti pers: Në Persi u zhvillua një kulturë e rëndësishme nën mbretërimin e dinastive të rëndësishme: akemenide (560-331 para K.) dhe ajo sasanide (226-640 pas K.). Arkitektura perse bashkoi format mesopotamike me ato egjiptiane, duke përdorur për herë të parë gurin në pallatet e mëdhenj si në Suza, Persepolis dhe Pazargada, ku lindi për herë të parë përdorimi i dritares –në ndryshim nga ndriçimi nga lartë i përdorur deri atëherë–, dhe ku dallohen sallat e mëdha ose apadanat, me kollona me lartësi të madhe dhe kapitele zbukuruese. Në epokën sasanide u ngritën pallate (Ktesifoni, Firuzabad-i) me sisteme harqesh me kupola mbi trungje si dhe një portik ose iëan me hark të madh të hapurn në një oborr, që do të ndikonte artin islamik. Në skulpturën perse veçohen relievet, në gur ose qeramikë të lëmuar me skena luftëtarësh, luftues me përbindësha ose kafshë si dema dhe luanë[24].
Arti nabaten: popull me origjinë semite që banuan në zonën siro-palestineze midis shekujve të VI dhe të II para K., dallohet veçanërisht qyteti i Petrës, i vendosur midis grykave të maleve, ku janë gjetur tempuj të ndryshëm, pallate dhe varre të gërmuara në shkëmb, të stilit helenistik. Midis tyre dallohet “Jazneh Firaun” («thesari i faraonit»), me një façad monumentale me pronao hekzastil dhe fronton, ashtu si dhe pjesa e sipërme me një tholos të rrumbullakët si dhe dy ndërtime anësore me gjysëm-frontone.
Arti hebre: hebrenjtë u vendosën në Palestinë në shekullin e XIII para K. Ata përthithën ndikimin e artit egjiptian, fenikas dhe mesopotamik, ashtu si dhe atij helenistik më vonë. Sipas besimit të tyre ndaloheshin imazhet, për rrjedhojë edhe pjesa më e madhe e artit të tyre zbukurues. Në arkitekturë, ka dëshmi të madhështisë së Tempullit të Jerusalemit, që fatkeqësisht nuk ka mbërritur deri në ditët e sotme. Përveç këtyre u dalluan sinagogat, përgjithësisht me plan bazilikal dhe façada trepjesësh, si në tempujt sirian.
Arti klasik
RedaktoArtikulli kryesor: Arti dhe kultura klasike
Quhet art klasik[25] arti i zhvilluar në Greqinë dhe Romën e Lashtë, përparimet shkencore si dhe teknike dhe të rendit estetik sollën në historinë e artit një stil të bazuar në natyrë dhe te qenia njerëzore, ku mbizotëronte harmonia dhe ekuilibri, racionaliteti i formave dhe volumeve, si dhe një ndjesi imitimi («mimesis») të natyrës që vendosën bazat e artit perëndimor, në një formë të tillë që rikthimi në format klasike ka patur një konstante përgjatë historisë në qytetërimin perëndimor.
Greqia
RedaktoArtikulli kryesor: Arti i Greqisë së Lashtë
Në Greqi u zhvilluan shfaqjet kryesore artistike që kanë shenjuar evolucionin e artit perëndimor. Pas disa fillimeve ku u veçuan kulturat minoike dhe mikenase, arti grek u zhvillua në tre periudha: arkaike, klasike dhe helenistike. I karakterizuar nga natyralizmi dhe përdorimi i arsyes në masa dhe proporcione, si dhe me një ndjenjë estetike të frymëzuar nga natyra, arti grek qe pika e nisjes së artit të zhvilluar në Europë.
Në arkitekturë u dalluan tempujt, ku u pranë vendosën tre rende ndërtues: dorik, jonik dhe korintik. Ishin ndërtime prej guri mbi një bazament (krepis), me ose pa portik (ose me portik përpara dhe mbrapa, dmth. amfiprostil), me ose pa kollona (që mund të ishin ballore, anësore, ose mund të rrethonin gjithë ndërtesën, në këtë rast të quajtur peripter), si dhe kurora përgjithësisht në formën e frontoneve, ku bie në sy friza, e dekoruar kryesisht me relieve skulptorike. Bie në sy, veçanërisht kompleksi i Akropolit, me tempullin dorik të Partenonit dhe jonikët Erekteon dhe Nike Aptera. Vepra të tjera të rëndësishme ishin Teatri i Epidaurit dhe Fanari i Lisikratit, si dhe u zhvillua urbanistika nëpërmjet Hipodamnit të Miletit.
Në skulpturë mbizotëroi shfaqja e trupit njerëzor, duke u bazuar në në harmoninë e përmasave. Në epokën arkaike u krijuan forma të ngurta dhe skematike, me ekspresivitet të lartë, duke veçuar një buzëqeshje të fytyrës të quajtur “buzëqeshja egjinetike” për të patur shfaqjet në figurat e Tempullit të Afaia-s në Egjina. Janë tipike të kësaj periudhe statujat nudo të atletëve (kouros) dhe vajzave të veshura (kore). Në shekullin e V para K. (i quajturi «shekulli i Perikliut») u formua klasiçizmi, që ngriti në përsosmëri kanonin e përmasave të trupit njerëzor, me natyralizëm më të madh dhe një studim animik në shprehjen e figurës së përfaqësuar. U dalluan veçanërisht veprat e Mironit, Fidias dhe Polikletit. Në një fazë të dytë klasiciste, u thye qetësia natyrore në mënyrë që të theksonte shprehjen, që çon në një shprehje më tragjike dhe të ankthshme, si e perceptojmë në veprat e Skopas-it, Praksitelit dhe Lisipit. Së fundi, në periudhën helenistike proporcionet dhe harmonia i lënë vendin mbingarkimit dhe sinuozitetit, dinamizmit të dhunshëm të formës dhe shprehja patetike e ndjenjave, si te Laokoonti dhe Demi Farnez, po ashtu vazhduan format klasike në vepra si Venusi i Milos dhe Nike-ja e Samotrakës.
Piktura u zhvillua mbi gjithë qeramikën, në skena të përditshme ose me tematikë historike apo mitologjike. Zakonisht vendosen dy epoka, në funksion të teknikës së përdorur në modelet e qeramikës së pikturuar: «figura të zeza mbi një sfond të kuq» (deri në shekullin e VI para K.) dhe «figura të kuqe mbi një sfond të zi» (që nga shekulli i VI para K.). Megjithëse nuk ka gjetje të shumta të arritura deri më sot, referohen burimet historike mbi emra të ndryshëm piktorësh grekë, si Zeusi, Apelesi, Parrasi, Eufranori, Polignoti etj[26].
Roma
RedaktoArtikulli kryesor: Arti i Romës së Lashtë
Me një pararendje të qartë etruske, arti romak përthithi një ndikim të madh nga ai grek. Falë shtrirjes së Perandorisë Romake, arti klasik greko-roman arriti gati në të gjitha cepat e Europës, Afrikës veriore dhe Lindjes së Afërme, duke vendosur bazën evolutive artit të ardhshëm të zhvilluar në këto zona.
Arkitektura u dallua për karakterin e saj praktik dhe utilitar: si inxhinierë dhe ndërtues të mëdhenj romakët u dalluan në arkitekturën civile, me ndërtimin e rrugëve, urave, akuedotëve dhe vepra urbanistike, ashtu si dhe tempuj, pallate, teatro, amfiteatro, cirqe, terma, harqe triumfi etj. Sistemit arkitekturor grek i shtuan përdorimin e harkut dhe kupolës. Përdorën rendet arkitekturore greke, të cilëve i shtuan rendin toskan, me shtylla të lëmuara dhe kapitele me kollarina dhe ekin me një abak katror. Ndër veprat e saj kryesore mund të kujtohen Koloseu, Panteoni i Agripas, Teatri i Meridas, Maison Carrée i Nimes-it, Termat e Karakallës, Akuadokti i Segovias, Harku i Kostandinit, Kulla e Herkulit etj.
Skulptura, e frymëzuar nga ajo greke, u përqëndrua njëlloj te figura njerëzore, por me më shumë realizëm, nuk i shqetësohej se tregonte difektet që injoroheshin nga idealizimi skulpturor grek. Një zhanër shumë i përhapur qe busti, me detajim të madh dhe besnikëri në lineamente, të perceptueshme në përdorimin e trapanit për të prodhuar dritëhije dhe në bërjen e bebes së syrit. Më të idealizuara janë bustet e perandorëve, të realizuar në tre versione: togata, si patric; thorakata, si ushtarak; dhe apoteozik, si zot. U dallua veçanërisht relievi, në tema historike apo fetare, siç shikojmë në Ara Pacis-i i Augustit, te Harku i Titos dhe te Kollona Trajane.
Piktura është e njohur mbi të gjitha nga mbetjet e gjetura në Pompei, ku perceptohen katër stile: zbukuruesi ose inkrustacioni, që imiton veshjet në mermer; arkitektonik, kështu i quajtur për arkitekturat e ngjashme; ornamentali, me arkitektura fantastike, kurora dhe kupidë; dhe fantastiku, përzierje e dy të mëparshmëve me peizazhe imagjinare, forma të ndryshme arkitektonike dhe skena mitologjike. U dallua edhe mozaiku, në opus sectile, në forma gjeometrike, opus tesellatum, me pjesë të vogla që formojnë skena figurative, si Flijimi i Ifigjenisë në Ampurias ose Beteja e Isos në Napoli[27].
Arti mesjetar
RedaktoArti mesjetar i Evropës
RedaktoArtikulli kryesor: Arti mesjetar ne Evropë
Rënia e Perandorisë Romake të Perëndimit shenjoi fillimin në Europë të Kohës së Mesme, etapë me njëfarë rënie politike dhe shoqërore, pas fragmentimit të perandorisë në shtete të vogla dhe mbizotërimin shoqëror të fisnikërisë së re ushtarake përfshiu feudalizimin e gjithë territoreve e mëparshme të administruar nga burokracia perandorake. Arti klasik do të interpretohej nga kulturat e reja mbizotëruese, me origjinë gjermanike, ndërkohë që besimi i ri, krishtërimi, do të prekte pjesën më të madhe të prodhimit artistik mesjetar.
Arti paleokristian
RedaktoArtikulli kryesor: Arti paleokristian
Art paleokristian quhet arti i kryer nga ndjekësit e parë të kësaj feje të re, fillimisht në formë të fshehtë, ndërkohë që përndiqeshin nga pushteti perandorak, për të kaluar më vonë, pas konvertimit në kristianizëm të perandorit Kostandin, për të qenë stili zyrtar i perandorisë. Format klasike u riinterpretuan për ti shërbyer si mjet shprehjeje i besimit të ri zyrtar dhe u prodhua një fragmentim i stileve sipas zonave gjeografike.
Në arkitekturë, shfaqjet e para do të prodhoheshin në mjedisin e varrezave ose “katakombeve”, që shërbyen si vende mbledhjeje për të krishterët e devotshëm të përndjekur. Me ligjërimin e besimit të saj, u dallua si tipologji bazilika, përshtatje e ndërtesës romake me të njëjtin emër që kaloi nga funksioni civil në atë fetar. Përgjithësisht kishte tre pjesë: një atrium hyrës, trupin e bazilikës, të ndarë në tre navata, dhe presbiteri, ku vendosej altari. Dallohen bazilikat e Shën Pietrit në Vatikan, San Giovanni në Laterano, San Lorenzo dhe San Clemente në Romë si dhe San Apolinari në Ravena.
Artet figurative filluan rrugëtimin e artit mesjetar, dukshëm fetar, duke i dhënë rëndësi simbolizmit të skenave të shfaqura mbi realizmin narrativ ose karakterit të tij estetik. Në skulpturë dallohen sarkofagët, që evoluan nga dekorimi i thjeshtë zbukurues me strtygiles deri te shfaqja e skenave në friza. Piktura u dha mbi të gjitha në katakombe, me skena fetare dhe alegorike si dhe lindi miniatura, ilustrimi i dorëshkrimeve, me dy shkolla kryesore: helenistiko-aleksandrinia dhe siriania. Pati një rol të rëndësishëm mozaiku, që mori një zhvillim të madh duke arritur të ndikoi artin bizantin; shembujt më të mirë gjenden në Santa Maria Maggiore në Romë si dhe San Apolinari dhe San Vitali i Ravenës[28].
Arti gjermanik
RedaktoPushtimi i Perandorisë Romake nga popujt gjermanik solli copëzimin e territorit në mbretëri të ndryshme, ku popujt pushtues u kthyen në klasë sunduese, kështu që kultura romake mbeti te klasat e ulëta. Kjo bashkëjetesë kulturore gjeneroi shfaqjen e gjuhëve popullore si dhe krijimin e entiteteve të reja politike dhe kulturore që u fuqizuan përgjatë Mesjetës deri në formimin e kombësive të ndryshme ekzistuese në botën perëndimore.
Shfaqjet e para arkitektonike të këtyre popujve ishin të një rëndësie të ulët, për shkak të varfërisë së materialeve të përdorur si dhe mungesës së një programi konstruktiv për hapjen e krahëve. Zakonisht përfitohej nga strukturat dhe materialet romake, duke përgjithësuar përdorimin e harkut me sest të plotë (gjysëmrrethor) dhe kupola. Dallohen ndërtimet ostrogote në Itali, si Mauzoleu i Teodorikut në Ravenë. Në skulpturë u dallua relievi, si ata në Poitiers në Francë apo Cividale në Itali. Piktura u zhvillua në miniaturë, siç shikojmë në sakramentarët e Luxeuil dhe Gelasiano (Vatikan).
Mes popujve gjermanik vlen të veçohen visigotët, të vendosur në Gadishullin Iberik, të cilët zhvilluan një stil të tyrin të një rëndësie të madhe. Arkitektura dallohej nga përdorimi i gurëve të gdhendur, harkut patkua kali dhe kupolës, ashtu si dhe kupolat vozë ose kupolat kroçerë. U zhvilluan tre tipe kishash: bazilikale me tre navata (San Juan de Baños, në Palencia), me një navatë me dhoma anësore (San Pedro de la Mata, në Toledo) dhe me kryq grek (Santa Comba de Bande, në Orense). Në skulpturë, duhet veçuar inkorporimi i skulpturave figurative në kisha, mbi të gjitha friza dhe kapitele, si në Quintanilla de las Viñas (Burgos) dhe San Pedro de la Nave (Zamora). U dallua edhe argjendaria, mbi të gjitha kurorat dhe kryqet, si ato që gjenden në thesaret e Guarrazar dhe Torredonjimeno[29].
Arti pre-romanik
RedaktoArtikulli kryesor: Arti pre-romanik
Quhet kështu pasi zhvilloi stile të shumëfishta në Europë që nga kurorëzimi i Karlit të Madh (viti 800) deri rreth vitit 1000, ku shfaqja e romanikut do të përhapte një stil të vetin të njëtrajtshëm përgjatë gjithë kontinentit europian. Kjo ishte thjesht një formë për të përfshirë një seri stilesh të pavarur dhe me pak ose aspak faktor të përbashkët, me lidhjen e vetme të qenit paraardhës të ndërkombtarizimit të romanikut.
- Arti karoling: kurorëzimi i Karlit të Madh supozohej në një farë mënyre si restaurim i Perandorisë Romake, që solli një rilindje kulturore dhe një rikthim të parë te kultura klasike si burim frymëzimi, megjithëse me ngjyresa të fesë së krishterë. Arkitektura karolinge u bazua në përdorimin e shtyllës në vend të kollonës, me harqe sest të plotë dhe mbulime në dru ose kupola vozë. Shembuj të tillë janë Capela Palatine e Aachen-it dhe manastiret benediktine si Sankt Gallen, Fulda dhe Corvey. Skulptura u prodhua mbi të gjitha në fildish dhe bronx, si Statuja equestre e Karlit të Madh (Louvre). Piktura u kufizua te miniatura, me shkolla të ndryshme si ajo palatine, e Tours-it, e Reims-it dhe e Saint-Denis-it.
- Arti otonian: quhet kështu për shkak të koincidecës me mbretëritë e Otonit të I, Otonit të II dhe Otonit të III. Arkitektonikisht është trashëgimtare e artit karoling: modeli i Aachen-it ndihet në korin e abacisë së Essen-it dhe në OttMarsheim, ndërkohë që modeli bazilikal benediktin është present në San Ciriaco de Genrode, Shën Mikelin e Hildesheim-it dhe katedralen e Espira-s. Në artet plastike ndihet ndikimi bizantin, për shkak të martesës së Otonit të II me Teofanën e Kostandinopojës: në skulpturë u dalluan veprat prej bronxi, si portat e Shën Mikelit të Hildesheim-it; në pikturë, vlen të kujtohen afresket e San Jorge e Oberzell-it.
- Arti kelt: në Ishujt Britanikë, së afërmi të ungjillizuara, filloi një epokë lulëzimi e artit kelt. Në arkitekturë u ruajtën pak mbetje, përgjithësisht nga ndërtimi në dru: vlen të veçohen kishat e Deerhurst-it dhe Bradford-on-Avon-it. Në skulpturë u dalluan kryqet e mëdhenj irlandez, të dekoruar me relieve, si ata të Moone-it, Kells-it dhe Monasterboice-it. Miniatura përthithi ndikimin karoling, duke dalluar shkollën e Winchester-it, të cilës i përketë The Benedictional of St. Æthelwold (British Museum).
- Arti viking: arkitektura ishte në dru, duke veçuar kishtat në formë piramidale, me çati me majë dhe me vertikalitet të madh ngjitës, sipas stilit të sallave të bashkimit të vikingëve, si kisha novegjeze e Borgund-it. Bien po ashtu në sy punimet e argjendarisë, veçanërisht fibulat me maja të gjata si dhe unazat.
- Arti asturian: me pushtimin islamik të Gadishullit Iberik, të krishterët u reduktuan në rajonin e Asturias, ku nisi të lulëzonte mbi të gjitha arti arkitekturor, i ndarë në tre etapa në fuksion të mbretërimit të Ramiro-s së I: pre-ramirens, ramirens dhe post-ramirens. Karakterizohej nga përdorimi i mureve të gurit, harqet me sest të plotë, dhe ndonjëherë edhe kupolat vozë me harqe përforcues dhe kontraforte të jashtme. Tipologjia kryesore është bazilika me tre navata, me kroçerë të gjerë dhe tre kapela drejtkëndore në krye. Në periudhën e parë u dallua kisha e San Julián-it të Prados; në atë ramirense, Santa María e Naranco-s, San Miguel i Lillo-s dhe Santa Cristina e Lena-s; dhe në atë post-ramirense, San Salvador-i i Valdediós.
- Arti mozarab: mozarab quhen të krishterët që jetonin nën dominimin islamik dhe që me kalimin përsëri në rifituar nga të krishterët, praktikonin një tip arti me ndikim të madh islamik. U zhvillua mbi të gjitha në shekullin e X, kryesisht në veri të Dueros, në Ebron e sipërm në Galici, Kantabri dhe Pirenej. Arkitektura u dallua për përdorimin e harkut patkua kali, ashtu si dhe kupolat kroçerë të tipit kalifal, e formuar nga harqe që kryqëzohen. Janë kisha kryesisht të madhësisë së vogël, me varietet të madh në tipologjinë e planit, duke u dalluar Santa María de Melque (Toledo), San Cebrián de Mazote (Valladolid), San Baudelio de Berlanga (Soria), San Millán de la Cogolla (La Rioja) dhe San Miguel de Escalada (León). Vlen të veçohet në miniaturë “los beatos”, ilustrime të Comentario al Apocalipsis del Beato de Liébana[30].
Arti bizantin
RedaktoArtikulli kryesor: Arti bizantin
Megjithë rënien e Perandorisë Romake të Perëndimit, në Lindje zgjati –e njohur si Perandoria Bizantine[31]- deri në pushtimin e Kostandinopojës në 1453 nga turqit. Trashëgimtar i artit helenistik, arti bizantin mblodhi traditat kryesore artistike të lindjes, të asaj që qe porta e hyrjes në Europë, ku arti bizantin ndikoi në artin pre-romanik dhe romanik. Në artin bizantin u dalluan tre “epoka të arta”: e para në shekullin VI, duke koinciduar me mbretërimin e Justinianit; e dyta nga shekulli i IX deri në marrjen e Kostandinopojës nga kryqëtarët në 1204; dhe e treta në shekullin e XIV, me dinastinë e Paleologëve.
Në arkitekturë u përdor guri dhe tulla, mbulime të jashtme me pllaka guri me relieve dhe të brendshme me mozaikë. Përdori me shumicë kollonën, me kapitele kubike të dekoruar me relieve në dy plane, ose në formën e folesë së grerëzave. U përdor harku me sestë të plotë dhe kupola mbi pendetivë ose penakë. Tipologjia më e përdorur qe ajo me plan qendror –ndoshta nga rëndësia që i jepej kupolës–, me një atrium hyrës, narteks, presbiter dhe kor në fund, me dy dhoma ose skresti anësore si dhe altari poshtë një baldakini. Shfaqjet e para, të epokës justiniane, janë më monumentalet: kisha e Shën Sergjit dhe Bakut, e Shën Irenës dhe e Shën Sofisë[32] në Kostandinopojë; në epokën e dytë të artë veçohen Katedralia e Shën Sofisë në Kiev dhe Shën Marku në Venecie; dhe në të tretën duhen veçuar komplekset e Mistras, Selanikut dhe Malit i Shenjtë.
Artet figurative në epokën justiniane përthithën ndikimin paleokristian, dhe në të njëjtën kohë mblodhën tradita të ndryshme pararendëse, veçanërisht atë helenistike dhe sirinë neoatike, ku dallohen komplekset e mozaikëve të Shën Dhimitrit në Selanik dhe Shën Vitalit në Ravena. Në epokën e dytë të artë u vendosën parimet e estetikës dhe ikonografisë bizantine, mbi të gjitha rreth ikonave, me një ngarkesë të lartë simbolike të imazheve, me figura të stilizuara dhe perspektiva hierarkike (përmasat e figurës varen nga rëndësia e saj fetare). Skulptura zakonisht ishte në reliev, mbi gur ose fildish, ku dallohen imazhet e “shenjtërisë perandorake” (Krishti me duarët mbi kokën e perandorëve). Në epokën e tretë të artë piktura zëvendësoi mozaikun, mbi të gjitha ikonat e pikturuara mbi kuadro, ku dallohen shkollat e Qipros, Selanikut, Kretës, Venedikut dhe Moskës (ku shkëlqeu Andrei Rubliov-i)[33].
Arti romanik
RedaktoArtikulli kryesor: Arti romanik
Arti romanik përfaqëson stilin e parë me karakter ndërkombëtar të kulturës europiano perëndimore, me një identitet plotësisht të konsoliduar midis kalimit nga latinishtja te gjuhët popullore. Me karakter të spikatur fetar, gati i gjithë arti romanik drejtohej nga ekzaltimi dhe përhapja e krishtërimit. Lindi nga mesi i shekullit të XI, u zhvillua më së shumti gjatë shekullit të XII, në fund të të cilit bashkëjetonte me format fillestare të gotikut. Në artin romanik kulminuan stile të ndryshme të prodhuara nga pre-romaniku, në të njëjtën kohë që vërehet ndikimi lindor i artit bizantin.
Arkitektura u dallua nga përdorimi i mureve të gurit, harqeve me sestë të plotë dhe kupolat vozë, të mbështetura në shtylla nga harqet e dyfishta, korresponduese me kontrafortet e jashtme; janë të shpeshta kupolat, mbi trompa ose cuneo. Kishat janë me një ose tre navata, me kroçerë dhe deambulator. Filloi ndërtimi i katedraleve të mëdha, që do të vazhdonte gjatë gotikut. Shembujt kryesorë janë: Manastiri i Cluny-it, San Lázaro de Autun, Santa Fe de Conques, San Saturnino de Toulouse, San Front de Périgueux dhe San Esteban de Caen në Francë; katedralet e Durham-it, York-ut dhe Canterbury-it në Angli; San Ambrosio di Milano, San Abbondio di Como, San Zeno di Verona dhe katedralet e Parmës, Modenës, Pisës dhe Luca-s në Itali; katedralet e Speyerer-it, Mainz-it dhe Worms-it në Gjermani; katedralet e Bragës dhe Coimbra-s në Portugali; dhe Sant Pere de Roda, San Isidoro de León, San Martín de Frómista, San Juan de Duero (Soria), Santo Domingo de Silos dhe katedralet e Jaca-s, Solsona-s dhe Santiago de Compostela në Spanjë.
Skulptura u zhvillua kryesisht në natyrën arkitektonike, me karakter fetar, me figura skematike, pa realizëm, me natyrë simbolike, me një karakter të theksuar didaktik, për shkak të analfabetizmit të kohës. Ciklet kryesore skuptorike u krijuan në timpanët e hyrjeve të kishave dhe katedraleve, si në Santa Magdalena së Vézelay, San Lazaro e Autun-it, Santa Fe de Conques-it dhe Portiku Mbretëror i Chartres-it. Në Itali u dallua figura e Benedetto Antelami-t, që punoi në Katedralen e Parmës, si në Zbritjen e tij të mahnitshme (1178). Në Spanjë u dalluan në radhë të parë punishtet katalane në Ripoll dhe zona pireneike, punishtet e fildishit të León-it (Crucifijo de Fernando I), punishtet e Camino de Santiago-s, Fachada de las Platerías e Katedrales së Santiago-s dhe manastiri i Silos; në shekullin e XII u krijuan shkolla të ndryshme rajonale: katalanja (portali i manastirit të Santa María de Ripoll), aragonezja (monasterio de San Pedro el Viejo de Huesca), navarrja (portada de Sangüesa) dhe kastiljanja (manastiri i Santa María la Real de Nájera).
Piktura ishte parapëlqyeshmërisht murale, me natyrë fetare dhe figura skematike si dhe skulptura. Pati një ndikim të fortë bizantin, i përhapur mbi të gjitha nga urdhëri benediktin. U zhvillua parapëlqyeshmërisht në absidat e kishave, me një program ikonografik ku dallohej figura e Pantokratorit, rreth të cilit qëndronte Virgjëresha dhe apostujt, duke lënë në fund të këmbëve Gjykimin e Fundit. Këtë paravendosje e shikojmë te Abazia di Sant'Angelo in Formis (Capua), San Clemente de Tahull dhe San Isidoro de León. U prodhuan edhe piktura në kuadre, në tempull, kryesisht “altarpieces” për altarin; dhe miniatura, ku u dalluan shkollat italiane dhe angleze.
Në këtë kohë morën një rëndësi të madhe artet e aplikuara[34], veçanërisht argjendaria prej ari dhe gurë të çmuar (Arka e relikeve të Reyes Magos, Katedralia e Këlnit; Kupa e doña Urraca-s, San Isidori i León-it); zmalti, i zhvilluar dukshëm nga punishtja e Limoges-it; dhe punimi i tekstileve (Tapeti i Bayeux-it, Tapeti i Krijimit të Katedrales së Gerona-s)[35].
Arti gotik
RedaktoArtikulli kryesor: Arti gotik
Arti gotik[36] u zhvillua midis shekujve të XII dhe XVI, epokë me zhvillim të madh ekonomik dhe kulturor. Fundi i epokës feudale presupozon konsolidimin e shteteve qendrore, me mbizotërim më të madh të qyteteve ndaj fshatit, në kohën që një sektor gjithnjë e më i madh i shoqërisë kishte akses te kultura, që pushoi së qeni trashëgimi ekskluzive e kishës. Bumi i universiteteve solli një shtim të studimeve shkencore, filozofike dhe letrare, duke vendosur bazat e kulturës moderne.
Arkitektura pësoi një trasformim të thellë, me forma më të lehta dhe më dinamike, me një analizë më të mirë strukturore që lejoi të bëheshin ndërtesa më të stilizuara, me më shumë hapje dhe, ndër të tjera, ndriçim më të mirë. U shfaqën tipologji të reja si harku i majëzuar ose akut dhe kupola kroçerë si dhe përdorimi i kontraforteve dhe harqeve rampantë për të mbështetur strukturën e ndërtesës, duke lejuar interiore më të gjera dhe më të dekoruara me vitrale dhe rozeta. Është epoka e katedraleve të mëdha, mes të cilave vlejnë të veçohen: Laon-i, Chartres-i, Amiens-i, Reims-i, Bourges-i dhe Notre-Dame-i i Parisit, në Francë; Canterbury, Salisbury dhe Gloucester-i, në Angli; Siena, Orvieto-ja, Firencia, Bolonja dhe Milanua, në Itali; Këlni, Strasburgu, Ulm-i dhe Magdeburgu në Gjermani; Shën Stefani i Vienës në Austri; Barcelona, Gerona, Palma de Mallorca, Sevilla, Toledo, Burgos, León, Zamora dhe Sigüenza, në Spanjë; dhe manastiret e Batalha-s dhe Alcobacca-s në Portugali. Në Spanjë duhet veçuar gjithashtu edhe zhvillimi i artit mudéjar(arti i myslymanëve nën sundimin e krishterë në Spanjë), fortësisht i ndikuar nga format islamike dhe që karakterizohet nga përdorimi i tullës, i allçisë dhe drurit me gonometër të vogël: Cristo de la Vega (Toledo), San Lorenzo de Sahagún, Las Huelgas (Burgos), Santa Clara de Tordesillas, Convento de Guadalupe (Cáceres), Alcázar de Sevilla, etj.
Skulptura vazhdoi e inkuadruar në veprat arkitektonike, megjithëse nisi të zhvillohej skulptura e çliruar, me forma realiste, të frymëzuara nga natyra. Artistët kërkonin bukurinë ideale, te format e veçanta dhe të thjeshta, me njëfar ndjesie melankolie dhe fisnikërie si dhe skena me karakter narrativ. Në Francë u dallua Portiku Mbretëror “Pórtique Royal” dhe portikët e kryqit në Katedralen e Chartres-it, ashtu si dhe komplekset e Amiens-it dhe Reims-it. Në Itali dallohet punishtja e Nicola dhe Giovanni Pisano-s në Pisa, ndërkohë që në Gjermani shkëlqente vepra e Veit Stoss dhe Tilman Riemenschneider-it. Në Spanjë dallohet Pórtico de la Gloria e Katedrales së Santiago de Compostela, portikët e Colegiata de Toro-s dhe të Katedrales së Tuy dhe Ciudad Rodrigo-s, komplekset e Burgos-it, León-it dhe Toledo-s, ashtu si dhe vepra e Pere Johan-it dhe Gil de Siloé-s.
Piktura pushoi së qeni murale për të kaluar quadre të vendosur në altarët e kishës (poliptikët apo pala d’altare-t) si dhe filloi të zhvillohej piktura në kanavacë, në tempër ose vaj. U pasuan katër stile piktorike:
- Gotik linear ose franko-gotik: u zhvillua që nga shekulli i XIII deri në fillim të të XIV, i karakterizuar nga vizatimi linear, kromatizmi i fortë, natyralizmi i vijave të thjeshta dhe idealizimi i temave të paraqitura. Ky stil u zhvillua mbi të gjitha vitriera dhe miniatura.
- Gotiku italian ose treccentist: i lindur në shekullin e XIII në Itali, karakterizohet nga afrimi i realizimeve të paraqitura në thellësi –që do të kristalizohej gjatë Rilindjes me perspektivën liare–, studimi i anatomisë dhe analiza e dritës për të realizuar ngjyrosjen tonale. U dalluan dy shkolla: fiorentinja (Cimabue, Giotto, Andrea Orcagna) dhe ajo sieneze (Ducio, Simone Martini, Ambrogio Lorenzetti).
- Gotiku ndërkombëtar: i përket fundit të shekullit të XIV dhe gjysmës së parë të atij të XV, duke supozuar një shkrirje të stileve të mëparshëm. U karakterizua nga stilizimi i figurës dhe mbizotërimi linjave të harkuara, detajizimi teknik dhe natyralizmi simbolik i narracionit. U dalluan piktorët Paul de Limbourg, Stefan Lochner, Conrad Soest, Bernat Martorell dhe Lluís Borrassà.
- Gotiku flamand: Lindi në Flandër në fillim të shekullit të XV, duke mbizotëruar këtë shekull në pjesën më të madhe të Europës –përveç Italisë, ku po shfaqej Rilindja–. Prurja e tij kryesore është teknika e vajit, që jep ngjyra më të ndezura dhe lejon shkallëzimin gama të ndryshme kromatike, nga ana tjetër lejon përpikmëri më të madhe në detaje. Vlejnë të theksohen Jan dhe Hubert van Eyck, Robert Campin, Rogier van der Weyden, Hans Memling, Gerard David, Hugo van der Goes dhe Hieronymus Bosch; në pjesën tjetër të Europës, Jean Fouquet, Conrad Witz, Martin Schongauer, Hans Holbein i Vietri, Nuno Gonccalves, Lluís Dalmau, Jaume Huguet, Bartolomé Bermejo, Fernando Gallego etj.
Artet e aplikuara gjithashtu morën një rëndësi të madhe gjatë gotikut, i favorizuar nga klasat e reja qytetare të tregtarëve dhe artizanëve. U dallua ebanisteria, tapiceria –ku ishin të famshëm tapetet e Arras-it–, argjendaria–veçanërisht ostentorët dhe relikariet, ku dallohet emri i Enrique de Arfe-së–, veprat në zmalt –në veçanti ato të realizuara nga Limoges–, qeramika, vitrieria –veçanërisht ajo venedikase dhe katalane– etj[37].
Arti islamik
RedaktoArtikulli kryesor: Arti islamik
Me hixhrin e Muhamedit në 622 lindi një besim i ri, islamizmi, që mori një përhapje të shpejtë nga Lindja e Afërme, në Afrikën veriore, duke arritur në Europë me pushtimin e Gadishullit Iberik dhe me zonën e Ballkanit pas rënies së Perandorisë Bizantine. Me kalimin e kohës, feja e re përfshiu një shumëllojshmëri popujsh dhe kulturash, ku arti i saj qe pasqyrim i kësaj shumëllojshmërie, duke pasur shfaqje dhe varietete stilistike të shumta sipas rajonit ku u prodhua. Mjeti i tij kryesor i shprehjes qe arkitektura, për shkak të ndalimit fetar të shfaqjes së imazheve figurative duke krijuar një kufizim serioz për pikturën dhe skulpturën, që ishte thjesht e natyrës ornamentale me motive abstrakte dhe gjeometrike.
Arkitektura u dallua për përdorimin e harkut të majëzuar ose me sestë të akut –që në Andaluzi qe patkua kali nga trashëgimia e artit visigot-, duke përdorur në vend të mbivendosjeve dhe kryqëzimeve, duke krijuar më tej harkun lobular, përgjithësisht me tre ose pesë lobule. Përdoreshin tipe të ndryshme kupolash, si bërthama dhe kroçerë. Ju dha rëndësi e madhe dekorimit zbukurues, përgjithësisht me suva, alabastër, mermer, mozaik ose pikturë, që kishte karakter abstrakt, me motive epigrafikë, vegjetal ose vijëzuese. Tipologjia kryesore është xhamia, e përbërë nga një oborr i gjerë (sahn), kulla ose minareja, salla e lutjes (haram), në fund të të cilit (kibla) vendoset kapela (mihrab), e paraprirë nga një hapsirë me arkada (maksura). Dallohen xhamitë e Damaskut, ajo e Shkëmbit dhe al-Aksa në Jeruzalem, ajo e Samaras, ajo e Ibn Tulun-it në Egjipt, ajo e Isfahanit, ajo e Tamerlengut në Samarkandë, Xhamia Blu në Stamboll etj.
Në Andaluzi arti islamik arriti momentin e tij të shkëlqimit në emiratin e Kordobës: arkitektura kordobase ishte trashëgimtare e formave hispano-romake dhe visigote, si harku patkua kali, që është i mbyllur në një alfiz, me një alternim karakteristikë të cuneo-ve (gurëve apo tullave që formojnë harkun) të tij në të bardhë dhe të kuqe. Monumenti i tij kryesor është xhamia e Kordobës, e formuar nga njëmbëdhjetë navata pingule me kiblën, me një seri arkadash të mbivendosura, me sestë të plotë në pjesën e sipërme dhe patkua kali në të poshtmen, me alternimin tradicional e bardhë-e kuqe. Vlen të veçohet edhe Xhamia e Bab al-Mardum në Toledo si dhe Pallati i Medina Azahara-s. Manifestime të tjera të rëndësishme të artit islamik në gadishull qenë ato të prodhuara në Sevilje gjatë dominimit almohade, duke dalluar Giralda-n dhe Kullën e Artë; si dhe arti nazarí në Granada, që pati shprehjen e tij kryesore në Alhambra[38].
Amerika e kohës mesjetare
RedaktoArtikulli kryesor: Arti pre-kolombian
Arti pre-kolombian lulëzoi deri në zbulimin e Amerikës. Pushtuesit shkatërruan vepra të shumta të artit pre-kolombian (maska, kode të ilustruar, pjesë me pendë dhe veçanërisht vepra prej ari dhe argjendi që u shkrinë). Megjithatë, trashëgimia pre-kolombiane rezistoi në prodhime të shumta artistike posteriore.
Në Meksikë u zhvilluan kultura të ndryshme: e para qe Teotihuacan, qytet i ndërtuar midis shekujve të I dhe të VII, me sistem të rrjetëzuar –me një skicim me bazë astrologjike–, ku dallohej një shëtitore e shoqëruar anash me tempuj në formën e piramidave të shkallëzuara, të dekoruara me skulptura në reliev dhe piktura në afreske. Majat zinin gadishullin e Yucatán-it dhe Belize-n dhe Guatemalën e sotme (shekujt e II-IX), duke zhvilluar një art me natyrë fetare, ku binin në sy njëlloj tempujt, të konceptuar sipas përmasave astronomike, në forma piramidale (Tikal-i, Uxmal-i, Tempulli i Kukulcán-it në Chichén Itzá). Skultura ishte në reliev, përgjithësisht me kafshë mitologjike, gjarprinj, zogj dhe figura njerëzore, shpesh me hieroglife. Toltekët (shekujt e VII-VIII), në shtetin e Hidalgo-s, ndërtuan Tempullin e Perëndive të Estrella Matutina në Tula dhe na kanë lënë një nga shembujt më të mirë të skulpturës pre-kolombiane: Chac Mool-in. Në pllajën meksikane u zhvillua kultura azteke (shekujt e XIII-XV), që grumbulloi tradita të ndryshme të mëparshme në një art sintetik kushtuar shprehjes së pushtetit. Në kryeqytetin e saj, Tenochtitlán, ndërtuan një qytet të madh me pallate dhe kopshte të mëdha dhe tempuj në formën piramidale, kushtuar flijimit njerëzor.
Në Ande lulëzoi arti inkas, i lindur njësoj si ai aztek në shekullin e XIII, duke përfshirë Ekuadorin, Perunë, Bolivinë, Kilin dhe një pjesë të Argjentinës së sotme. Inkasit kishin një kulturë shumë të zhvilluar, me punime të përparuara metalurgjike, qeramike dhe tekstile. Njëlloj si romakët zhvilluan një arkitekturë dhe inxhinieri civile të shquar, me qytete të planifikuara dhe rrugë të skicuara mirë, si Camino Real de las Montañas, prej 6.000 kilometrash, të muruara dhe me një gjerësi prej 9 metrash. Kryeqyteti i saj, Cuzco, ishte i fortifikuar me mure guri poligonalë, teknikë e përdorur edhe në Machu Picchu. Ndërtesat e saj ishin drejtkëndore ose rrethore, me porta dhe dritare me forëm trapezoidale. Përveç arkitekturës së saj, u shqua qeramik dhe artet tekstile të saj, përgjithësisht të dekoruar me motive gjeometrike. Në Bolivi u shqua qyteti Tiahuanaco[39].
Afrika mesjetare
RedaktoVeriu i Afrikës pati më shumë lidhje me artin europian dhe aziatik, duke futur krishtërimin në shekullin e IV, Veçanërisht në Etiopi. Më vonë, islamizmi u zgjerua me forcë në të gjithë Magreb-in. Afrika subsahariane, në të kundërt, mbeti më e izoluar, me pak mbretëri të zhytura në grindje të shpeshta. Shfaqjet e saj të para artistike, në materiale jetëshkurtër, nuk kanë mbërritur deri sot. Shfaqjet e para janë statuja druri, si ato të popujve tellem dhe dogon, në Malin e sotëm. Objekte në bronx shfaqen në Afrikën perëndimore dhe jugore rreth shekullit të X, si disa vazo të popullit Igbo-Ukwu në Nigeri. Në Zimbabve lulëzoi kultura Monomotapa (shekujt e XI-XV), kryeqyteti i së cilës, Zimbabvia e madhe, qe një nga qytetet më të mëdha të gjithë Afrikës. Në Ife (po në Nigeri), të kulturës yoruba, lindi në shekujt e XII-XIII një shkollë e shquar për figurat në terrakotë me natyralizëm të lartë. Nga kjo epokë datojnë kishat e ndërtuara në shkëmbin e Lalibela-s, në Etiopi, ku u dallua edhe piktura me tema kristiane. Midis shekujve të XII dhe të XV u krijua në Djenné (Mali) një stil figurash terrakote më skematik, me figura mashkullore me mjekërr karakteristike me majë. Më vonë, midis shekujve të XV dhe të XVI, u krijua një shkollë tjetër e shquar skulptorike në Benin, ku u veçua koleksioni i saj i mahnitshëm prej bronxesh[40].
Azia mesjetare
RedaktoIndia
RedaktoArtikulli kryesor: Arti i Indisë
Arti gupta (shekujt e IV-VIII): në Perandorinë Gupta u përhap budizmi, me një art karakteristik për pastërtinë e formave, harmoninë e përmasave dhe idealizimin e figurës njerëzore. Dallohen shenjtëroret e mëdha shkëmbore ose vihara (Ajantā, Ellorā, Elephanta) dhe tempujt në qiell të hapur (Bhitargaon, Bodhagaya, Deogarth, Sirpur). Arti gupta u shtri gati në të gjithë Deccán-in: Chālukya-t e përdorën në tempujt e Ahiōlē-s dhe Bādāmi-t (550-750), si edhe Pallava-t që e vendosën në kompleksin arkitektoniko-skulptorik të Mahābalipuram-it. Ky stili zakonisht quhet «post-gupta».
Arti hindu (shekujt e VIII-XII): nga kjo periudhë mbijetuan stilet e mëparshëm, duke theksuar format brahmanike. Tipi i shenjtërores më i përhapur është śikhara, si ajo e Udaipur-it. Arkitektura ndahet në dy tipologji: «ndërtesa me çati dhe piramida» (vimāna e Tanjore-s, shekulli i XI), dhe «ndërtesa me çati kurvilineare» (tempulli i Gujarāt-it). Midis shekujve të X-XI u krijua arti i Khajurāhō-s, shprehja kulminante e artit indo-arjan për nga eleganca e formave dhe estetika e tempujve të tij, ashtu si dhe skulptura që e zbukuron. Në Orissā, në pjesën verilindore të Indisë, u zhvilluan tipologji të reja që shndërruan śikhara-t dhe vimāna-t në përfaqësueset arkitektonike të hyjnive hindu, si në Bhubaneshwar dhe Kōnārka[41].
Kina
RedaktoArtikulli kryesor: Arti i Kinës
- Dinastia Tang (618-907): qe një nga periudhat më të lulëzuara të artit kinez, që u dallua për skulpturën dhe figurat e tij të famshme prej qeramike. Figura më e paraqitur vazhdoi të jetë Buda, ashtu si bodhisattva-t (mistikë budistë), duke veçuar statujën prej druri të polikromuar të Guan Yin-it (ose Bodhisattva e Mëshirës), 2,41 metra e lartë. Në arkitekturë tipologjia kryesore qe pagoda (Hua-yen, Hsiangchi). Në pikturë u shfaq peizazhi, zhanri fillimisht me natyrë elitare, i destinuar për rrethe të ngushta kulturore. Fatkeqësisht, peizazhet Tang nuk kanë mbijetuar deri në ditët tona dhe njihen vetëm nga kopje, si “Tempulli budist kodrinor pas shiut” i Li Cheng-ut (shekulli i X).
- Dinastia Song (960-1279): Periudhë me lulëzim të madh të arteve, ku u arrit një nivel i lartë kulturor që do të kujtohej me admirim të madh në periudhat e mëvonshme. U shfaq gdhendja mbi dru, të ngjyrosur mbi mëndafsh ose letër. Në arkitekturë vazhdoi ndërtimi i pagodave, si pagoda hekzagonale e Kuo-Hsiang-Su-së (960), ose pagoda prej druri e Chang-Tiu-Fu-së. Në qeramikë u dalluan dy tipologji: qeramika me zmalt të bardhë e Ting-tcheu-t, dhe qeramika me zmalt të kuq ose të kaltër e Kin-tcheu-t. Në pikturë vazhdoi peizazhi, me dy stile: verior, me vizatim të saktë dhe ngjyra të pastërta, me figura murgjish ose filozofësh, lulesh dhe insektesh; dhe jugori, me penelata të shpejta, ngjyra të ndritshme dhe të holluara, me paraqitje peizazhesh të vrenjtur.
- Dinastia Yuan (1280-1368): dinasti me origjinë mongole (perandori i parë i së cilës qe Kublai, nipi i Xhinxhis Khan-it), Kina u hap më shumë drejt perëndimit, si është paraqitur udhëtimin e famshëm të Marco Polo-s. Në arkitekturë u dallua Pagoda e Bardhë e Pekinit. U zhvilluan veçanërisht artet dekorative: u manifakturuan tapetet, u prodhua qeramikë me forma dhe ngjyra të reja si dhe u përpunuan vepra metalurgjike me vlera të mëdha. Në pikturë u shumuan temat fetare, veçanërisht ato taoiste dhe budiste, ku u veçuan pikturat murale të tempullit Yonglegong (Shanxi) dhe artistë si Huang Gongwang-u, Wang Meng-u dhe Ni Zan-i[42].
Japonia
RedaktoArtikulli kryesor: Arti i Japonisë
- Periudha Asuka (552-646): hyrja e budizmit në Japoni prodhoi një impakt të madh në nivel artistik dhe estetik, me ndikim të fortë nga arti kinez. Si ndërtesa më e rëndësishme e kësaj periudhe duhet përmendur tempulli i Hōryū-ji (607), përfaqësues i stilit Kudara. Imazhet e para të Buda-s qenë importuar nga kontinenti, por pastaj u vendosurën në Japoni një numër i madh artistësh kinez dhe korean (Kannon-i i Kudara-s, shekulli i VI). Piktura shenjon një shije të lartë të vizatimit, me vepra me origjinalitet të madh, si relikari i Tamamushi-t.
- Periudha Nara (646-794): Në këtë periudhë arti budist arriti kulmin, duke vazhduar me intesitet të lartë ndikimin kinez. Ruhen pak shembuj nga arkitektura: Pagoda e Lindjes e Yakushi-ji, tempulli i Tōdai-ji, tempulli i Kōfuku-ji, Shōsoin i Nara-s. Në skulpturë mori zhvillim të madh paraqitja e Buda-s: Sho Kannon, Buda i Tachibana-s, Bodhisattva Gakko i Tōdai-ji-ut. Piktura përfaqësohet nga dekorimet murale të Hōryū-ji-t (fundi i shekullit të VII) dhe nga kakemonosy makimonos, histori të pikturuara në një rrotull të gjatë letre ose mëndafshi, me tekste që lidhen me skena ose sutra të ndryshme.
- Periudha Heian (794-1185): ikonografia budiste mori një zhvillim të ri me importimin e sekteve të reja nga kontinenti: Tendai dhe Shingon. Arkitektura pësoi një ndryshim planimetrinë e manastireve, që ngriheshin në vende të veçuara, të parashikuara për meditimin: tempujt e Enryaku-ji, Kongōbu-ji dhe shenjtërorja -pagoda e Muro-ji. Gjatë periudhës Fujiwara (897-1185), tempulli nisi të vendosej në qytet, duke qenë qendra e bashkimit të klasave drejtuese. U ndërtuan sipas modelit të pallateve të mëdhenj, me një dekorim shumë të pasur (manastiri i Byōdō-in-it, gjithashtu i quajtur i feniksit). Në pikturë, shfaqja e shkollës së Yamato-e supozon pavarësinë e pikturës japoneze nga ndikimi kinez; u karakterizuar nga harmonia dhe ndriçimi i saj me ngjyra të ndezuara.
- Periudha Kamakura (1185-1333): në këtë periudhë në Japoni u fut sekti Zen, që ndikoi fuqishëm në artin figurativ. Në skulpturë u shqua Shkolla e Nara-s, me figurën më të shquar Unkei-n (statujat e maleve Muchaku dhe Seshin). Arkitektura ishte më e thjeshtë, më funksionale, më pak luksoze dhe e ngarkuar; ndikimi zen krijoi të ashtuquajturin stili Kara-yo. U dallua kompleksi i pesë tempujve të mëdhenj të Sanjūsangen-dō-së (1266). Piktura u karakterizua nga një realizëm më i madh dhe nga introspeksioni psikologjik i saj, duke zhvilluar kryesisht portretet dhe peizazhet.
- Periudha Muromachi ose Ashikaga (1333-1573): në këtë periudhë lulëzoi dukshëm piktura, e zhvilluar brenda estetikës zen. Mbizotëroi teknika e akuarelit, transkriptim i përkryer i doktrinës zen, që përpiqej të pasqyronte nëpër peizazhe atë donte të thoshte, më shumë se nga ajo që paraqiste, ku u shqua Sesshū-i, autori portretesh dhe peizazhesh. Duhet përmendur edhe Shkolla Kanō, që aplikoi teknikën e akuarelit në tema tradicionale. Arkitektura u dallua nga eleganca, duke veçuar rezidencat e fisnikëve: Padiljoni i Artë dhe Padiljoni i Argjedtë, në Kioto; vlen gjithashtu të përmendet manastiri i Zuiho-ji-ut. U zhvillua dukshëm arti i kopshtarisë, në qeramikë u shqua ajo e Seto-s dhe morën rëndësi objektet e llakut dhe metalit[43].
Azia Juglindore
RedaktoNë Azinë juglindore arti qendronte midis traditës hinduiste dhe budiste, ndërkohë që islami u fut në shekullin e XV, kryesisht në Indonezi. Në kulturat vendore të epokës së bronxit dhe hekurit –nga të cilat u ruajtën mbetje të pakta– vërehet ndikimi kinez, deri në shekullin e VI, kur nis progresivisht ndikimi indian.
Arti khmerr: mbretëria khmerre u vendos në Kamboxhia, duke e arritur kulmin midis shekujve të VIII dhe të XII. Dëshmia e tij kryesore është kompleksi madhështor i Angkor Wat-it (1113-1150), kështjella-tempull kushtuar Vishnu-së, planimetria e së cilës përfaqëson botën. Tempulli qendror është i rrethuar nga katër shenjtërore më të vogla, të kurorëzuara me pika të frymëzuara nga sikhara-t indiane, të ndërtuara me gur gëlqeror me kllapa hekuri. Dallohet po ashtu dekorimi skulpturor në reliev.
Arti tai: U zhvillua në Siam (Tailandë), i karakterizuar nga një arkitekturë vertikale të zgjatura dhe majore, me një kullë-relikare (prang), si tempulli i Vat Sri Sampet-it (shekulli i XVI). Bien në sy imazhet e Buda-s, si ai i Sukhothai-t (shekulli i XIV), në bronx dhe fleta ari.
Arti kam: u krijua në mbretërinë e Champa-s (Vietnami). Në shekujt e VIII-IX përthihti ndikimin hindu (manastiri i Dông-Dương-ut). Në shekullin e XII mbizotëroi ndikimi khmerr, i shkrirë në arkitekturën harmonike me dekorim të kthjellët.
Arti birman: Në Birmani është më i dukshëm ndikimi kinez, si psh. në përdorimin e kupolave kroçerë. Përdorej tulla e stukuar, mbi të cilën realizohej dekorimi. Periudha e tij klasike qe epoka e Pagan-it (shekujt e X-XIII), ku u shquan stūpa-t, që mund të ishin në formë cilindrike, konike, gjysëmsferike, kambane ose qepe (tempulli i Ananda-s, shekulli i XII).
Arti indonezian: përthithi një ndikim fillestar indian –kryesisht gupta–, të dëshmuar te stūpa-t me kupola kambane. Periudha më e lulëzuar arriti midis shekujve të VII dhe të X, kryesisht në Java, ku dinastia Sailendra adoptoi budizmin, duke ndërtuar tempullin e Borobudur-it, stūpa-t më të mëdha në botë, me 120 metra të gjata nga çdo anë dhe 35 metra të larta, duke numëruar 1.500 basorelieve dhe 400 statuja të Buda-s. Midis shekujve të X dhe të XV mbizotëroi përsëri hinduizmi, me një arkitekturë më vertikale, me dekorim në reliev, duke veçuar monumentet funerare (chandi), si ata të Shwentar-it dhe të Kidal-it. Në shekullin e XV u fut islamizmi, kur u dalluan stelat e varreve dhe tipologjitë e reja arkitektonike, si xhamia e Sendang Duwur-it[44].
Oqeania mesjetare
RedaktoNë këtë periudhë vazhdoi ekspansioni polinezian deri në skajet e oqeanike (Zelanda e Re, ishujt Kermadec, ishujt Chatham). U prodhua një shumëllojshmëri e madhe kulturore dhe artistike: vetëm në Melanezi, për shembull, ka më shumë se 1.000 grupe etnike të ndryshme. Pjesa më e madhe e manifestimeve artistike ishin me karakter ritual, të lidhura me kërcimet dhe ceremonitë e tipit animist ose politeist. Në Mikronezi u prodhuan komplekse arkitektonike të përpunuara me skulptura guri dhe megalite. Në Yap (ishujt Carolin-e), u shfaq një tip monedhe guri të përbëra nga disqe të mëdhenjë me një vrimë qendrore. Në Guam dhe ishujt Mariane dallonin shtëpitë mbi kollona guri (latte). Në Hawai u ndërtuan tempuj të mëdhenj (heiau), me skulptura druri deri në tre metra që përfaqësonin zotat e tij. Në ishujt Marquises nisi një tip ndërtimi shtëpish megalitike mbi platforma guri, me statuja të mëdha antropomorfike. Në Zelandën e Re, maorët zhvilluan një tip gdhendje druri me figura të liderëve politikë dhe fetarë, ashtu si varëset e gdhendura prej nefriti (hei tiki). Së fundi, duhet veçuar ndërtimi në ishullin e Pashkës e kokave të mëdha monolitike (moai), nga të cilat 600 e kanë origjinën midis viteve 900 dhe 1600. Janë figura prej 4 ose 5 metrash, që janë vendosur mbi platforma guri që shërbenin si bazë për tempujt (ahu) e kultit të paraardhësve[45].
Arti i Kohës Moderne
RedaktoArtikulli kryesor: Arti i Kohës Moderne
Arti i Kohës Moderne –pa e ngatërruar me artin modern, që është zakon të përdoret si sinonim i artit konteporan[46]– u zhvillua midis shekujve të XV dhe të XVIII. Koha Moderne presupozoi ndryshime rrënjësore në nivel politik, ekonomik, shoqëror dhe kulturor: konsolidimi i shteteve të qendërzuar supozoi vendosjen e absolutizmit; zbulimet e reja gjeografike –veçanërisht kontinenti amerikan– hapën një epokë ekspansioni territorial dhe komercial, duke supozuar fillimin e kolonializmit; shpikja e makinës së shkrimit çoi në një përhapje më të gjerë të kulturës, që u hap ndaj çdo lloj publiku; feja humbi mbizotërimin që kishte në epokën mesjetare, kontriboi në lindjen e protestantizmit; nga ana tjetër, humanizmi lindi si një tendencë e re kulturore, duke i lënë vendin një konceptimi më shkencor të njeriut dhe universit.
Fillimi i historisë së artit si e tillë daton në shekullin e XVI, duke konsideruar Jetët e Vasarit tekstin nismëtar të studimit të artit me karakter historiografik. Metoda që ndoqi eruditi fiorentin ishte biografia e artistit. Kjo metodologji qe ajo që u imponua deri në shekullin e XVIII, kur historiani gjerman Johann Joachim Winckelmann nisi një tip të ri analize të artit duke kërkuar zhvillimin e qytetërimeve një evolucion stilistik[47].
Europa
RedaktoRilindja
RedaktoArtikulli kryesor: Rilindja
E lindur në Itali në shekullin e XV (Quattrocento), u shtri në në pjesën tjetër të Europës nga fundi i këtij shekulli dhe fillimet e të XVI. Artistët u frymëzuan nga arti klasik greko-romak, gjë për të cilën u quajt «rilindje» artistike pas obskurantizmit mesjetar. Stili, i frymëzuar nga natyra, lindi modele të reja paraqitjeje, si përdorimi i perspektivës. Pa hequr dorë nga temat fetare, mori rëndësi më të madhe paraqitja e qenies njerëzore dhe mjedisit të tij, duke shfaqur tematika të reja si mitologjike ose historike, ose gjini të reja si peizazhi, natyra e qetë si dhe duke përfshirë nudon. Bukuria pushoi së qeni simbolike, si në erën mesjetare, për marr një komponente më razionale dhe të matur, duke u bazuar te harmonia dhe proporcioni.
Arkitektura rekuperoi modelet klasike, të përpunuara me një koncept më natyralist dhe me baza shkencore: u rekuperua përdorimi i harkut me sestë të plotë, kupola vozë, kupola gjysëm-sferike dhe ordine-t klasike (dorik, jonik, korintik dhe i përbërë). Struktura e ndërtesës u bazua në përmasat matematike, që kërkonin përsosmërinë e formave, njëkohësisht duke fuqizuar ndriçimin dhe tejdukshmërinë e hapsirave. Në Quattrocento u dallua arkitektura e zhvilluar në Firence: Filippo Brunelleschi (kupola e Santa Maria del Fiore-s, Bazilika e San Lorenzo-s), Leon Battista Alberti (Sant'Andrea i Mantovës); ndërkohë që në Cinquecento qendra artistike kaloi në Romë: Bramante (San Pietro in Montorio, Bazilika e San Pietro-s së Vatikanit), Antonio da Sangallo (Palazzo Farnese). Në këtë periudhë mori një bum progresiv kopshtaria, që nisi të konceptohej nëpërmjet një vizatimi të strukturuar; lindi i ashtuquajturi «kopshti italian», me kompozim gjeometrik, i ndërtuar mbi tarraca me shkallë (Kopshti i Belvedere-s, Bramante; Villa Madama, Rafaelo). Jashtë Italisë, Rilindja u zhvillua mbi të gjitha në Francë, me veprën e Philibert Delorme-së; Në Gjermani nuk filloi deri në mesin e shekullit të XVI, me kështjellën e Heidelberg-ut dhe në fund të shekullit, në Bavari; në Vendet e Ulëta ndikimi italian u vërejt veçanërisht në dekorim, në struktura gjithësesi me natyrë gotike; në Angli u prodhua stili Tudor, i zhvilluar mbi të gjitha në ndërtimin e pallateve civile, të karakterizuar nga nga përdorimi i harkut Tudor; në Rusi, Rilindja italiane –e futur nga Aristotile Fioravanti– i qe përshtatur stilit bizantin tipikisht rus, si në kompleksin e mahnitshëm të Kremlinit. Në Spanjë u zhvilluan stile të ndryshme: “el plateresco”, i karakterizuar nga përdorimi i veshjeve bugnato, kollona shtyllash dhe dekorim të pasur me groteske (Alonso Covarrubias, Diego de Siloé); dhe purizmi, më i shqetësuar për strukturën racionale të ndërtesës, duke braktisur dekorimin e harlisur të “plateresco-s” (Rodrigo Gil de Hontañón, Andrés de Vandelvira).
Skulptura kërkoi po ashtu përkryerjen e idealizuar të klasicizmit, megjithëse deri në shekullin e XVI vazhdoi eleganca kurviline dhe lartësia e përmasave të gotikut ndërkombëtar. Përdoreshin materiale të zgjedhura si mermeri dhe bronxi, me një shije parapëlqyese për format monumentale. Së bashku me tematikën fetare u zhvillua dhe portreti, në bust apo në figura ekuestre, si stili i Romës së Lashtë. U dalluan veçanërisht: Lorenzo Ghiberti, Jacopo della Quercia, Luca della Robbia, Andrea Verrochio dhe, veçanërisht, Donatello (David, 1409; Judita dhe Holoferni, 1455-1460); dhe, jashtë Italisë, Michel Colombe në Francë, Peter Vischer në Gjermani dhe Felipe Bigarny, Bartolomé Ordóñez dhe Damián Forment në Spanjë.
Piktura pësoi një evolucion të dukshëm nga format mesjetare, me forma natyraliste dhe tematika profane ose mitologjike së bashku me fetaret. Studimet e perspektivës lejuan bërjen e veprave me efekt të madh realist, të bazuara te përmasat matematike, me përdorim të veçant të «prerjes së artë» pas studimit të publikuar nga Luca Pacioli (De Divina Proportione, 1509). U përdor afresku dhe tempera, ndërkohë që u fut vaji në mes të shekullit të XV nga ndikimi flamand. Një nga eksponentët kryesor qe Leonardo Da Vinci, gjeni poliedrik që futi sfumaton ose «perspektivën ajrore», me vepra si Virgjëresha e Shkëmbinjve (1483), La Ultima Cena (Darka e fundit) (1495-1497), La Gioconda ose Mona Lisa (1503), etj. Emër tjetër i rëndësishëm qe Rafaelua, mjeshtri i klasicizmit të qetë dhe të ekuilibruar, me një ekzekutim të përkryer piktorik, siç dëshmohet në afresket e tij të Dhomave të Vatikanit. Artistë të tjerë të shquar qenë: Masaccio, Fra Angelico, Paolo Ucello, Andrea del Castagno, Perugino, Piero della Francesca, Benozzo Gozzoli, Domenico Ghirlandaio, Botticelli, Andrea del Verrochio, Luca Signorelli, Andrea Mantegna, Giovanni Bellini, Antonello da Messina, etj. Në pjesën tjetër të Europës: Matthias Grünewald, Albrecht Dürer, Hans Holbein i Riu dhe Lucas Cranach i Vjetri në Gjermani; Quentin Metsys dhe Pieter Brueghel në Hollandë; dhe Pedro Berruguete, Alejo Fernández, Vicente Masip, Juan de Juanes, Pedro Machuca dhe Luis de Morales në Spanjë.
Artet industriale patën një bum të madh për shkak të shijes për lluksin të klasave të reja të pasura: u zhvillua ebanisteria, mbi të gjitha në Itali dhe Gjermani, duke veçuar teknikën e intarsit, të punuar në drurë me tone të ndryshme për të prodhuar efekte lineare ose të ndonjë imazhi. Tapiceria u shqua në Flandër, me vepra të bazuara në bocete të zhvilluara nga piktorë si Bernard van Orley. Qeramika u përpunua në Itali me bojëra llustruese, duke krijuar ngjyra të ndezuara me efekt të madh. Qelqi u zhvillua veçanërisht në Venecie (Murano), i dekoruar ndonjëherë me fije ari ose me fije qelqi të ngjyrosura. Argjendaria u kultivua nga skulptorë si Lorenzo Ghiberti, me pjesë me virtuozizëm dhe cilësi të lartë, ku dallojnë veçanërisht zmaltet dhe kameot. Me shpikjen e shtypshkrimit u zhvilluan artet grafike, duke shfaqur ose përsosur shumicën e teknikave të gravurës: kalkografia (akuaforten ose etching-un, akuatintin, intaglio-ja, mezzotintën dhe puntasekën), linografia, ksilografia etj[48].
Manierizmi
RedaktoArtikulli kryesor: Manierizmi
Manierizmi u shfaq po në Itali në mes të shekullit të XVI si evolucion i formave rilindase[49], duke braktisur natyralizmin si burim frymëzimi për të gjetur një ton më emotiv dhe ekspresiv, duke i dhënë rëndësi interpretimit subjektiv që artisti kishte për veprën e artit. Arkitektura fitoi një karakter më efektiv dhe me ekuilibër të tensionuar, ku u shquan artistë poliedrik si Michelangelo Buonarroti, krijues i absidës dhe kupolës së Shën Pjetrit në Vatikan; Jacopo Vignola (Chiesa del Sacro Nome di Gesù); dhe Andrea Palladio, krijues i një stili vetiak (paladianizmi), siç e shikojmë në Basilikën e Vicenza-s, la Villa Capra (e quajtur “la Rotonda”), San Giorgio Maggiore di Venecia etj. Në Francë u shfaq e famshmja “École de Fontainebleau”. Në Spanjë u prodhua arkitektura herreriane (nga Juan de Herrera), stil i kthjellët dhe i thjeshtë, me forma të thjeshta dhe nudo dekoruese, sipas doktrinës kundërreformiste që do të mbizotëronte; pati si kryevepër realizimin e Monasterio de El Escorial-it.
Skulptura ishte përsëri pasqyrim i pesimizmit që mbizotëronte shoqërinë italiane të gjysmës së dytë të shekullit të XVI, me një art ku deformohej realiteti sipas kapriços, duke mbizotëruar shprehjen sentimentale të artistit, me figura të stilizuara, në pozicione të dhunshme dhe aktualitet dramatik. Shkëlqeu përsëri vepra e Michelangelo Buonarrotit, me vepra me dinamizëm të tensionuar ku binte në sy shprehja e personit të paraqitur: Pieta-ja (1501), Davidi (1501-1504), Moisiu (1513-1515), La Sagrestia Nuova me Sepolcro Mediceo (1520-1534), etj. Skulptorë të tjerë të rëndësishëm qenë: Baccio Bandinelli, Benvenuto Cellini, Giambologna dhe Jacopo Sansovino; dhe, jashtë Italisë, Jean Goujon dhe Germain Pilon në Francë, Adriaen de Vries në Flandër, Hubert Gerhard në Gjermani, Alonso Berruguete, Juan de Juni dhe Gaspar Becerra në Spanjë.
Piktura manieriste pati një vulë më kapriçoze, ekstravagante, me parapëlqim për format e spërdredhura dhe të stilizuara, duke shtrembëruar realitetin, me prespektiva të shtrembëra dhe atmosfera spektakolare. U shqua në radhë të parë –si në artet e tjera– Michelangelo Buonarroti (autor i dekorimit të Capella Sistina-s), i ndjekur nga Bronzino-ja, Andrea del Sarto, Pontormo, Correggio, Parmigianino, Giorgione, Tiziano, Veronese, Tintoretto, Jacopo Bassano, Giuseppe Arcimboldo, etj. Vlen të përmendet edhe Maarten van Heemskerck dhe Abraham Bloemaert në Vendet e Ulta, dhe Bartholomeus Spranger në Gjermani. Në Spanjë u dalluan Juan Fernández de Navarrete, Alonso Sánchez Coello, Juan Pantoja de la Cruz dhe, veçanërisht, El Greco, artist i jashtëzakonshëm, krijues i një stili personal dhe unik, me ndjesi të forta ekspresioniste[50].
Baroku
RedaktoArtikulli kryesor: Baroku
Baroku[51] u zhvillua midis shekullit të XVII dhe fillimeve të të XVIII. Qe një epokë me debate të mëdha në terrenin politik dhe fetar, duke krijuar një ndarje mes vendeve katolike kundërreformiste, ku u fuqizua shteti absolut dhe vendeve protestante me karakter më parlamentar. Arti u bë më i rafinuar dhe i zbukuruar, me mbijetesën e njëfarë racionalizmi klasicist, por me forma më dinamike dhe sensancionale, me parapëlqim për befasuesen dhe anekdotiken, për iluzionet optike dhe efektet dramatike.
Arkitektura, në disa linja klasike, mori disa forma më dinamike, me një dekorim të harlisur dhe një ndjenjë skenografike të formave dhe volumeve. Modulimi i hapsirës pati një rol të rëndësishëm, me parapëlqim për lakoret konkave dhe konvekse, duke i dhënë vëmendje të veçantë lojërave optike (trompe-l'œil) dhe këndvështrimi i spektatorit. Njëlloj si në epokën e mëparshme, motori i stilit të ri qe Italia: Gian Lorenzo Bernini qe një nga eksponentët e saj më të mirë, duke qenë realizuesi kryesor i Romës monumentale që njohim sot (kolonada e Sheshit të Shën Pjetrit, baldaquin-i i Shën Pjetrit, Sant'Andrea al Quirinale, Palazzo Chigi-Odescalchi); Francesco Borromini ishte një tjetër emër i madh i epokës, autor i kishave të San Carlo alle Quattre Fontane dhe Sant'Ivo alla Sapienza; gjithashtu u shquan edhe Pietro da Cortona, Baldassare Longhena, Filippo Juvara dhe Guarino Guarini. Në Francë, nën mbretërimin e Luigjit të XIV, nisën një sërë ndërtimesh luksoze: fasada e Palais du Louvre, e Louis Le Vau dhe Claude Perrault; Château de Versailles, e Le Vau dhe Jules Hardouin-Mansart. Në Austri u shqua Johann Bernhard Fischer von Erlach, autor i Karlskirche-s në Vienë. Në Angli duhet përmendur Saint Paul's Cathedral në Londër, e Christopher Wren. Në Spanjë, arkitektura pohoi në gjysmën e parë të shekullit të XVII trashëgiminë herreriane, me Juan Gómez de Mora si figura e dalluar, ndërsa në gjysmën e dytë të shekullit u dallua stili churrigueresco (nga José Benito Churriguera), i karakterizuar nga dekorizmi i harlisur dhe përdorimi i kollonave salamankase (Retablo Mayor de San Esteban de Salamanca).
Skulptura mori gjithashtu karakter dinamik, të spërdredhur, ekspresiv, ornamental, duke dalluar lëvizjen dhe shprehjen, me një bazë natyraliste por të shformuar nga kapriçua e artistit. Në Itali u shqua përsëri Bernini, autor i veprave si Apolo e Dafne (1622-1625), L'Estasi di Santa Teresa (1644-1652), Morte della beata Ludovica Albertoni (1671-1674) etj. Në Francë u dalluan François Girardon, Antoine Coysevox dhe Pierre Puget. Në Spanjë u zgjat imazheria fetare e trashëgimisë gotike, ku u dalluan Gregorio Fernández, Juan Martínez Montañés, Alonso Cano, Pedro de Mena, Francisco Salzillo etj.
Piktura u zhvillua në dy prirje të ndryshme: natyralizmi, i bazuar realitetin strikt të natyrës, me parapëlqimin e dritëhijes –i ashtuquajturi tenebrizëm–, ku duhet përmendur Caravaggio (ose Michelangelo Merisi da Caravaggio), Orazio dhe Artemisa Gentileschi, Pieter van Laer, Adam Elsheimer, Georges de La Tour dhe vëllezrit Le Nain; dhe klasicizmi, që qe njëlloj realist por me një konceptim të realitetit më intelektual dhe të idealizuar, ku përfshihen Annibale Carracci, Guido Reni, Domenichino, Guercino, Giovanni Lanfranco, Nicolas Poussin, Claude Lorrain, Hyacinthe Rigaud etj. Në të ashtuquajturin «pieno barroco» (gjysma e dytë e shekullit të XVII), me stil dekorativ dhe mbizotërim të pikturës murale, ku u shquan Pietro da Cortona, Andrea Pozzo, Luca Giordano dhe Charles Le Brun. Përveç këtyre rrymave, kishte një pafundësi shkollash, stilesh dhe autorësh me karakter të ndryshëm, ku dallohen dy shkolla rajonale: ajo flamande (Peter Paul Rubens, Anton Van Dyck, Jacob Jordaens, Frans Snyders), dhe ajo hollandeze (Rembrandt, Jan Vermeer, Frans Hals). Në Spanjë u shqua figura e jashtëzakonshme e Diego Velázquez (La fragua de Vulcano, 1630; La rendición de Breda, 1635; Venus del espejo, 1650; Las Meninas, 1656; Las hilanderas, 1657), ashtu si dhe José de Ribera, Francisco Ribalta, Alonso Cano, Francisco de Zurbarán, Juan de Valdés Leal dhe Bartolomé Esteban Murillo.
Në terrenin e arteve industriale, u shqua veçanërisht ebanisteria, që arriti majat e cilësisë mbi të gjitha në Francë, falë veprës së André-Charles Boulle, krijues i një teknike të re të përdorimit të metaleve (bakri, kallaji) mbi materialet organike (kafkull breshke, perla, fildish) ose e anasjellta. Mes veprave të tij dallohen dy komo të Trianon-it, në Versalles, dhe qosteku me Carro de Apolo en Fontainebleau. U shqua edhe tapiceria, argjendaria –veçanërisht «mineralet e ngurta» në Firence–, qeramika dhe qelqi –që mori rëndësi në Bohemi[52].
Rokokoja
RedaktoArtikulli kryesor: Rokokoja
E zhvilluar në shekullin e XVIII[53] –në përshtatje me parimet e shekullit të barokut dhe në fund me neoklasicizmin–, presupozon vazhdimësinë e shfaqjeve kryesore artistike të barokut, me një natyrë më të theksuar dekoruese dhe shijen zbukuruese, që çojnë në një dalldi pasurie, sofistikimi dhe elegance. Përparimi progresiv shoqëror i borgjezisë dhe përparimet shkencore, ashtu si dhe mjedisi kulturor, sollën braktisjen e temave fetare në favor të tematikave të reja dhe sjelljeve më mondane, duke e shkëputur luksin dhe salltanetin si faktorë të rinj të prestigjit shoqëror.
Arkitektura kaloi nga grandilokuenca baroke në një shije më delikate, me forma të hijshme dhe me mbizotërimin e hapsirave të vogla, me mjedis për përsiatje, mirëqenie dhe rehati. U krijua moda e ekzotikes, veçanërisht shija për artin oriental. Rokokoja u zhvillua mbi të gjitha në Francë dhe Gjermani, e përfaqësuar fillimisht nga Ange-Jacques Gabriel (Petit Trianon de Versalles, Hotel Biron de París), François de Cuvilliés (Pavillon de Amalienburg de Schloss Nymphenburg në Mynih), Johann Balthasar Neumann (Pallati Episkopal i Würzburg-ut) dhe Dominikus Zimmermann (Wieskirche). Në kopshtari, “kopshtin italian” e pasoi “kopshti francez”, me kompozicion gjeometrik njëlloj si ai italian, por me një perspektivë më të gjatë, kompozim më të thjeshtë, zona më të mëdha lëndine dhe një detaj të ri ornamental: lehet; ku bien në sy kopshtet e Versalles (të dizenjuara nga André Le Nôtre) dhe Jardines de Aranjuez në Madrid.
Skulptura mbaj një atmosferë të hijshme, të rafinuar, me disa mbetje të formave baroke, veçanërisht nga ndikimi i Bernini-t. Në Itali duhet vënë në dukje “La Fontana di Trevi”, e Pietro Bracci-t dhe Filippo della Valle-s. Në Francë u shqua vepra e Edmé Bouchardon, Jean-Baptiste Pigalle dhe Étienne-Maurice Falconet. Në Gjermani u dallua Georg Rafael Donner, Franz Ignaz Günther dhe vëllezrit Asam (Cosmas Damian dhe Egid Quirin). Në Spanjë mund të dallojmë Juan Pascual de Mena dhe Luis Salvador Carmona.
Piktura lëvizi midis ekzaltimit fetar dhe peizazhit vedutist në Itali (Giambattista Tiepolo, Canaletto, Francesco Guardi) dhe skenave oborrtare të Jean-Antoine Watteau, François Boucher, Jean-Baptiste-Siméon Chardin dhe Jean-Honoré Fragonard në Francë, duke kaluar më tutje te portreti anglez i Joshua Reynolds dhe Thomas Gainsborough. Figurë më vete dhe piktor i paklasifikueshëm është spanjolli Francisco de Goya, që evoloi nga natyra pak a shumë rokoko deri te njëlloj pre-romanticizmi, po me një vepër personale dhe shprehëse e një ndjesie të fortë intimiteti. Kultivoi shumë gravurën, duke veçuar njëkohësisht kartonët e tij për tapiceri. Midis veprave të tij dallohen: los Caprichos (1799), La familia de Carlos IV (1800), El tres de mayo de 1808 en Madrid (1814), las Pinturas negras (1820) etj.
Artet dekorative morën një rëndësi të veçantë, meqë, siç është sinjalizuar, rokokoja qe një art i mjedisit borgjez kushtuar salltanetit dhe luksit. U zhvillua dukshëm interiori, me theks të veçantë te orenditë, pasqyrat, mëndafshet, tapetet dhe objektet prej porcelani. Kjo e fundit mori një përhapje të madhe, mbi të gjitha ajo e Saksonisë dhe Sevres, me motive delikate zbukurues, parapëlqyeshmërisht të stilit oriental. Në porcelanë u fabrikuan gjithashtu edhe formate të vogla skulpturore me motive galante, pastorale ose të Commedia dell'arte. Në orendi u zhvillua “stili Chippendale» (nga Thomas Chippendale), i karakterizuar nga eklektizmi, përzierje elementesh gotike, rokoko, paladiane dhe kinezëria. Në Spanjë fituan vëmendje tapetet e “Real Fábrica de Santa Bárbara”, disa nga të cilët të dizenjuar nga Goya. Në këtë epokë u shfaq litografia, modalitet i ri i gravurës mbi gurin gëlqeror, i shpikur nga Aloys Senefelder në 1778[54].
Neoklasicizmi
RedaktoArtikulli kryesor: Neoklasicizmi
Bumi i borgjezisë pas Revolucionit Francez favorizoi shfaqjen e formave klasike, më të pastra dhe më të kursyera, në kundërvendosje me teprimet zbukuruese të barokut dhe rokokosë, të identifikuara me aristokracinë. Në këtë mjedis vlerësues të trashëgimisë klasike greko-romake ndikuan zbulimet arkeologjike të Pompejit dhe Herkulanos, së bashku me përhapjen e një ideologji përkryerje të formave klasike të zhvilluar nga Johann Joachim Winckelmann, që pohonte se në Greqinë e Lashtë u arrit bukuria e përkryer, duke gjeneruar mitin mbi përsosmërinë e bukurisë klasike që kushtëzonte ende perceptimin e artit edhe sot[55].
Arkitektura neoklasike ishte më racionale, me natyrë funksionale dhe njëfarë atmosfere utopike, siç shikohet në pohimet e Claude-Nicolas Ledoux dhe Étienne-Louis Boullée. Duhet të veçohen dy tipe arkitekturash neoklasike: ajo e trashëgimisë baroke, por e zhveshur nga dekorimi i tepërt për tu dalluar nga ajo rokoko; dhe ajo neoklasike e mirëfilltë, me linja të kursyera dhe racionale, e kthjellët dhe funksionale. Të parës i përkasin vepra si Panteoni i Parisit, nga Jacques-Germain Soufflot, ose Opera e Berlinit, nga Georg Wenzeslaus von Knobelsdorff; gjithashtu, në këtë linjë, u shqua neopaladianizmi britanik dhe amerikano verior. Në linjën e re më racionale mund të përmendet projekti urbanistik i Palais des Tuileries, nga Pierre-François-Léonard Fontaine (nismëtar i të ashtuquajturit «style Empire»); la Piazza del Popolo në Romë, nga Giuseppe Valadier; Walhalla e Regensburgut, nga Leo von Klenze; dhe Museo del Prado në Madrid, nga Juan de Villanueva.
Skulptura, me llogjikë referuese greko-romake, pati si figurat kryesore: Jean-Antoine Houdon, portretist i shoqërisë para-revolucionare (Rousseau, Voltaire, Lafayette, Mirabeau); Antonio Canova, që punoi për papët dhe oborrin e Napoleonit (Paulina Borghese si Venusi, 1805-1807); dhe Bertel Thorvaldsen, shumë i ndikuar nga skulptura greke, kushtuar mitologjisë dhe historisë antike (Jasoni me lëkurën e artë, 1803). Emra të tjerë që u dalluan do të ishin John Flaxman, Johann Gottfried Schadow, Johan Tobias Sergel dhe Damià Campeny.
Piktura mbajti një karakter të kursyer dhe të ekuilibruar, e ndikuar nga skulptura greko-romake apo figura si Raffaello-ja dhe Poussin-i. U shqua veçanërisht Jacques-Louis David, piktor “zyrtar” i Revolucionit Francez (Betimi i Horacëve, 1784; Vdekja e Marat-it, 1793; Napoleoni duke kapërcyer Alpet, 1800). Gjithashtu vlen të kujtohen dhe François Gérard, Antoine-Jean Gros, Pierre-Paul Prud'hon, Anne-Louis Girodet-Trioson, Jean Auguste Dominique Ingres, Joseph Wright of Derby, Johann Zoffany, Angelika Kauffmann, Anton Raphael Mengs, Joseph Anton Koch, Asmus Jacob Carstens, José de Madrazo etj[56].
Artet dekorative u zhvilluan në stile të ndryshme, disa prej të cilëve vazhduan edhe përgjatë shekullit të XIX: “Le style Directoire” shfaqur në Francë në kohën e Direktoratit (1795-1805), i karakterizuar nga linjat e thjeshta, klasike, të kthjellta, pa zbukurime të tepërta; “Le style Empire” u zhvillua në Francën napoleonike dhe të Restaurimit, nga kaloi në pjesën tjetër të Europës, duke zëvendësuar kthjelltësinë për salltanetin dhe luksin, me një stil madhështor, me parapëlqim për temat ekzotike dhe orientale; Në të kundërt, stili gjerman Biedermeier paraqiti një dizajn më praktik dhe komod, me linja të thjeshta dhe familjare. Këta stile ndikuan atë “Isabelian” spanjoll dhe “Viktorian” anglez, me atmosferë borgjeze, kushtuar luksit dhe salltanetit, megjithatë pa hequr dorë nga rehatia dhe funksionaliteti.
Amerika e kohës moderne
RedaktoArtikulli kryesor: Arti kolonial hispano-amerikan
Që nga zbulimi i Amerikës nga Kristofor Kolombi në 1492 deri në pavarësinë e vendeve amerikane përgjatë shekullit të XIX (të fundit Kuba dhe Porto Rikoja në 1898) u zhvillua i ashtuquajturi art kolonial, që qe një pasqyrë besnike e artit të krijuar në metropol, duke u zhvilluar të njejtit stile artistike të kontinentit europian, kryesisht Rilindja, Baroku dhe Rokokoja. Shfaqjet kryesore të artit kolonial u prodhuan në dy qendrat gjeografike më të rëndësishme në erën para-kolombiane: Meksika dhe Peruja.
Arkitektura u bazua në të njëjtat tipologji ndërtimesh të kulturës europiane, kryesisht kisha dhe katedrale, duke parë përparimin e shpejtë të punës së ungjillizimit të popujve vendas të Amerikës, por edhe ndërtesa civile si komunat, spitalet, universitetet, pallate dhe vila të veçanta. Gjatë gjysmës së parë të shekullit të XVI qenë urdhërat fetarë të ngarkuarit me ndërtimin e kishave të shumta në Meksikë, parapëlqyeshmërisht një tip kishash të fortifikuara të quajtura «capillas de indios». Në mes të shekullit nisën të ndërtoheshin katedralet e para të mëdha, si ato të Meksikës, Puebla, Guadalajara, Cuzco dhe Córdoba. Arkitektura boroke u karakterizua nga një dekorim i harlisur, që do të rezultonte i rënduar në atë që u quajt «ultrabarroco» (Fachada del Sagrario e Katedrales së Meksikës). Në Peru, ndërtimet e zhvilluara në Lima dhe Cuzco që nga 1650 treguan disa karakteristika origjinale që përparuan duke u përfshirë në barokun europian, si në përdorimin e mureve të mbushura dhe kollonave salamankase (Iglesia de la Compañía, Cuzco). Në shekullin e XVIII arkitektura u orientua në një stil më të harlisur, duke i dhënë një paraqitje të pangjashme barokut limas (Palacio del Marqués de Torre-Tagle).
Shfaqjet e paras të pikturës koloniale qenë ato të skenave fetare të përpunuara nga mjeshtra anonim, si imazhet e Virgjëreshës me Fëmijën. Prodhimi artistik i bërë në Nueva España nga indigjenët në shekullin e XVI quhet arti indo-kristian. Piktura baroke mori ndikimin e tenebrizmit seviljan, kryesisht të Zurbarán-it, si mund të shfaqet në veprën e meksikanëve José Juárez dhe Sebastián López de Arteaga dhe të bolivianit Melchor Pérez de Holguín. Në fundin e shekullit të XVI u shqua “Escuela cuzqueña” e pikturës, e përfaqësuar në radhë të parë nga Luis de Riaño dhe Marcos Zapata. Në shekullin e XVIII ndikimin kryesor do ta kishte ajo e Bartolomé Esteban Murillo-s dhe në disa raste –si në Cristóbal de Villalpando– ajo e Juan de Valdés Leal-it. Spikatën Gregorio Vázquez de Arce në Kolumbi dhe Juan Rodríguez Juárez dhe Miguel Cabrera në Meksikë.
Në skulpturë shfaqjet e para qenë përsëri në fushën fetare, në formatin e lirë dhe altarpieces për kishat, të konfeksionuara përgjithësisht në dru të mbuluar me gips (allçi) dhe të dekoruara me të kuqe gjaku –aplikim i drejtpërdrejt i ngjyrës– ose i praruar –mbi një fund argjendi dhe ari–. Në fillimet e shekullit të XVII lindën shkollat e para vendore, si shkolla quiteña dhe ajo cuzqueña, duke theksuar punën mbështetëse të urdhërit jesuit. Në barok u shqua vepra skuptorike e zhvilluar në Lima, si muret e gurit të Katedrales së Limas. Në Brazil u dallua vepra e Aleijadinho-s[57].
Afrika e kohës moderne
RedaktoNë këtë epokë, në kontinentin afrikan vazhdoi diversiteti i stileve dhe shfaqjeve artistike, për shkak të shumëllojshmërisë etnike dhe fetare dhe organizimeve të ndryshme shoqërore, që nga popujt nomad deri te shtetet e qendërzuar si Benin-i, Dahomey, Kongo-ja dhe Ashanti. Materiale kryesore ishin druri, guri, fildishi, metali, argjila, lëkurët, pendët, guackat etj. Në malet Drakensberg (Afrika e jugut), San-ët (ose bushmenët) realizuan mijëra piktura shkëmbore midis shekujve të XVIII dhe XIX, të lidhura me rituale shamanike. Në rajonin e Owerri-së (Nigeri) u ndërtuan një sërë ndërtesash përkushtimore të quajtura mbari, të dekoruara me piktura dhe skulptura. Në Mali spikatën ndërtimet prej qerpiçi, si Xhamia e Madhe e Djenné-s, e datuar fillimisht si e shekullit të XIII por e rindërtuar disa herë të tjera. Në Ashanti (Ghana aktuale) morën rëndësi thurjet e quajtura kente, prej pambuku ose mëndafshi, të dekoruara me motive gjeometrike.
Skulptura qe aktiviteti kryesor artistik në kontinent në përgjithësi, e karakterizuar nga ekspresiviteti i tyre i lartë dhe forca emotive, që arriti të ndikonte artin e avangardave europiane kur kolonializmi favorizoi krijimin e muzeve etnografik që mblodhën veprat e artit afrikan në gjithë Europën. Në Benin u bënë figura tunxhi që nga shekulli i XV deri në të XIX. Në Ashanti u shfaq një stil natyralist skulpturash të vogla metali (shekujt e XVII-XX). Në kulturën yoruba (midis Nigerisë, Beninit dhe Togo-s) u shumuan relievet në dru të gdhendur, si në portat e pallatit të Ikere-s, të skulptorit Olowe de Ise. Tipologji të tjera qenë: fetishet ose «figurat e fuqisë» (nduda), të lidhura me rite tej-tokësore, me figura antropomorfike të mbështjella me pëlhura, lëkura ose pendë; pfemba-t, të kushtuara mëmësisë, përgjithësisht një grua me një fëmijë në krahë; dhe mbulu-ngulu-t, relikarie mbrojtëse. Farkëtuan edhe figura prej hekuri, si ajo e mbretit Glele i Dahomey-t, me përmasa natyrore, vepra e Akate Akpele Kendo-s (1860). Së fundmi, u shquan maskat, të paracaktuara për rite me natyrë të veçantë (funerare, bujqësore, pjellorie etj.)[58].
Azia e kohës moderne
RedaktoIndia e kohës moderne
RedaktoGjatë kësaj periudhe në Indi hyri arti islamik. Pushtimi mysliman, që arriti kulmin në Perandorinë Moghule, shkaktoi një tronditje të madhe në shoqërinë indiane dhe sidomos në në artin e saj. Formave tradicionale ju shtuan elemente karakteristike të artit islamik, me tipilogji të reja si xhamia. Ky sinkretizëm artistik u shfaq në ndërtime si xhamitë e Lahorey Delhi dhe në varrezat e Agra-s, mbi të gjitha në të famshmin Taxh Mahal (shekulli i XVII). Gjithashtu, u zhvilluan kopshtaria dhe miniatura, të dyja të ndikimit pers dhe morën rëndësi të madhe artet tekstile dhe argjendaritë e montuara (si Froni i Aurangzeb-it).
Arti tradicional hindu u shfaq në tempullin e mrekullueshëm të Meenakshi-t (Madurai), ashtu si në shkollën miniaturiste të Raxhputit, ku jetonte një bashkësi jainiste që krijoi një art që pati një përhapje të madhe në Perëndim, i farkëtuar në një bashkësi tempujsh dhe skulpturash mermeri me zbukurime gurësh me ngjyra, të dekoruar me saktësi të madhe. Duke filluar nga shekulli i XII skulptura u realizua më shumë në bronx se në gur, duke veçuar paraqitjet e zotit Shiva në pozicion kërcimi; më pas do të ishin karakteristike portretet e luftëtarëve dhe oborrtarëve, traditë që fillon në shekullin e XVIII. Arkitektura në fund të kësaj periudhe evoloi drejt formave gjithmonë e më komplekse, me pasuri të madhe dekoruese, në të cilat mund të quhet një fazë «baroke» e artit indian (megjithëse pa pasur paralelizma me barokun europian)[59].
Kina e kohës moderne
RedaktoDinastia Ming (1368-1644): supozonte restaurimin e një dinastie autoktone pas periudhës mongole, duke rikthyer traditat e vjetra kineze. Perandori i tretë i dinastisë, Yongle, trasferoi kryeqytetin nga Nankin-i në Pekin (1417), duke ndërtuar një Pallat Perandorak (Qyteti i Ndaluar), me tre oborre të mëdhenj të rrethuar nga një mur prej 24 kilometrash dhe një kompleks i gjerë ndërtesash ku dallohen Salla e Harmonisë Supreme (me fronin perandorak) dhe Tempullin e Qiellit. Piktura e kësaj periudhe ishte tradicionale, me karakter natyralist dhe njëfarë pasurie, si në veprën e Lü Ji, Shen Zhou, Wen Zhengming etj. Gjithashtu u dallua porcelani, shumë i lehtë dhe me tone shkëlqyes, përgjithësisht në bardh e kaltër dhe nisi dekorimin e vazove të bronxit me smalt.
Dinastia Qing (1644-1911): dinasti me origjinë mançu, në art konsiderohet si vazhduese e formave tradicionale. Piktura ishte mjaft eklektike, kushtuar temave floreale (Yun Shouping), fetare (Wu Li), peizazhistike (Gai Qi) etj. Në arkitekturë, u vazhdua ndërtimi –dhe, në disa raste, restaurimi– i rezidencës perandorake, me të njëjtën vulë stilistike, në kohën që u ndërtuan tempuj dhe vila të reja aristokratike, duke dalluar pasurinë e materialeve (parmakë mermeri, çati qeramike etj.). Vazhdoi njëlloi traditën e arteve të aplikuara, veçanërisht ebanisteria, porcelani, mëndafshi, llaku, zmalti, xhada etj. Duhet përmendur se manifakturat kineze ndikuan në dekorimin rokoko europian (të ashtuquajturat kinezërirat)[60].
Japonia
RedaktoPeriudha Momoyama (1573-1615): arti i kësaj epoke u shkëput nga estetika budiste, duke theksuar vlerat tradicionale japoneze, megjithëse gjatë kësaj periudhe u morën ndikimet e para nga Perëndimi. U ndërtuan kështjella dhe pallate të mëdhenj: pallati i Fushimi-t, kështjella e Himeji-t dhe Osaka-s. Në pikturë, shkolla e Tosa-s vazhdoi traditën epike japoneze (Mitsuyoshi, Mitsunori). Qeramike pati një moment kulminant: Seto vazhdoi duke qenë një nga të parat qendra të prodhimit, ndërsa në Mino lindën dy shkolla shumë të rëndësishme: Shino dhe Oribe. Në prodhimet e llakut u dallua emri i Honami Kōetsu.
Periudha Edo ose Tokugawa (1615-1868): kjo periudhë artistike përputhet me historikun e Tokugawa-s, në të cilin Japonia u mbyll nga të gjitha kontaktet e jashtme. Ndërtesat më të rëndësishme janë maulozeu i Toshogu-t në Nikkō dhe pallati i Katsura-s në Kioto. Gjithashtu, nga kjo epokë janë karakteristike shtëpitë e çajit (chashitsu). U zhvillua dukshëm piktura, që mori një vitalitet të madh, ku spikatën Tawaraya Sōtatsu dhe Ogata Kōrin, ashtu si dhe shkolla e Ukiyo-e-s, që spikati për paraqitjet e tipave dhe skenave popullore (Kitagawa Utamaro, Katsushika Hokusai, Utagawa Hiroshige). Qeramika krijoi një nga qendrat më të mëdha të prodhimit në Kioto, me ndikim nga arti kinez dhe korean; artisti i saj kryesor ishte Nonomura Ninsei. Në këtë periudhë u prodhuan porcelanët e parë, me një qendër të parë prodhuese në Arita; spikati shkolla e Kakiemon-it, Nabeshima-s dhe Ko-Kutami-t[61].
Oqeania e kohës moderne
RedaktoArti vazhdoi të jetë kryesisht indigjen, megjithëse u krijuan kontaktet e para me qytetërimin perëndimor. Në udhëtimet e James Cook-ut përmes Paqësorit (1768-1780) mblodhi një sërë veprash arti që përfshinin cohëra, skulptura, stoli, orendi, armë, pajisje, vegla muzikore etj. Në Melanezi dalluan shtëpitë e mëdha të mbledhjes ose «shtëpia e shpirtrave», kushtuar ceremonive të lidhura me kultin e të parëve. Vazhdoi gdhendja e figurave antropomorfe –kryesisht hyjni vendore–, si ajo e Kukailimoku-s, zoti hawaian i luftës (British Museum), ose zoti A'a, i Rurutu-s (ishujt Australian). Gjithashtu vazhdoi tradita e maskave, veçanërisht në Guinenë e Re (mai), Irlandën e Re (malanggan) dhe Kaledoninë e Re (apuema). Asmat-ët, tribuja e Irian Jaya-s (Guinea e Re), ndërtuan disa vende përkujtuese (bisj) mes 5 dhe 10 metrave lartësi, gdhendjet me figura antropomorfe, njëra mbi tjetrën. Në ishujt Salomon u krijuan statuja druri (indalo) me figura njerëzore ose kafshe, me montimin e guackave. Në Australi vazhdoi tradita e pikturave shkembore, ashtu si churinga-t, pjesë druri, guri ose guacke, të dekoruar me motive gjeografike[62].
Arti bashkëkohor
RedaktoArtikulli kryesor: Arti bashkëkohor
Shekulli i XIX
RedaktoArtikulli kryesor: Historia e artit të shekullit të XIX
Midis fundit të shekullit të XVIII dhe fillimeve të të XIX u vendosën bazat e shoqërisë bashkëkohore, e dalluar në terrenin politik nga fundi i absolutizmit dhe vendosja e qeverive demokratike –Shtysë e nisur nga Revolucioni Francez–; dhe, në atë ekonomik, nga Revolucioni Industrial dhe konsolidimi i kapitalizmit, që do ti përgjigjej marksizmi dhe lufta e klasave. Në terrenin e artit, nisi një dinamikë evolutive stilesh që pasohen kronologjikisht gjithmon e më vrullshëm, që do të kulminonte në shekullin e XX me një atomizim të stileve dhe rrymave artistike që bashkëjetonin dhe kundërviheshin, bashkëndikoheshin dhe përballeshin. Lindi arti modern si kundërvenie ndaj artit akademik, duke e vendosur artistin në pararojë të evolucionit kulturor të njerëzimit.
Arkitektura
RedaktoArtikulli kryesor: Arkitektura e shekullit të XIX
Arkitektura e 1800-ës pësoi një evoluim të madh për shkak të përparimit teknik që solli Revolucioni Industrial, me përfshirjen e materialeve të reja si hekuri, çeliku dhe betoni, që mundësuan ndërtimin e strukturave më solide dhe të transparente. Mori gjithmon e më shumë rëndësi urbanizmi, shqetësimi për mjedisin e banuar, që u përkthye në vepra higjeniko-sanitare, infrastrukturore, më shumë vëmendje ndaj mjeteve të transportit dhe hapjes së hapësirave të gjelbëra për të krijuar mjedise dhe kushte jetese më të mira për qytetarin. Pas disa qasjeve të para me karakter utopik, si ato të Robert Owen-it ose Charles Fourier-it, u prodhuan transformimet më të mëdha urbane të shekullit të XIX: Paris (plani Haussmann), Londër, Bruksel, Vjenë, Firenze, Madrid, Barcelonë (plani Cerdà) etj. Motori tjetër i arkitekturës së epokës qenë ekspozicionet universale, festivalet ekonomiko-sociale që pretendonin shpërblimin dhe përhapjen e tregëtisë, industria, kultura, përparimet teknologjike etj. Këta evente qenë një fushë eksperimentimi për tipologjitë e reja arkitektonike, si u vendos në manifestin e Exhibition-it të Londrës në 1851, atë të Parisit në 1889 (me të famshmen Kullën Eiffel) etj. Në kopshtari, u shfaq i ashtuquajturi “kopshti anglez” –që futi konceptin e «arkitekturës peizazhiste»–, e cila, përball gjeometrizmit italian dhe francez, mbrojti një natyralizëm më të madh kompozimet e saj, duke ndërhyrë vetëm në një sërë detajesh ornamentale, si templetët ose pjergullat, ose duke përfshirë vendosjen e rrënojave –natyrore apo artificiale–, në bashkëveprim me konceptet romantike të sublimes dhe piktoreskes (Regent's Park, i John Nash-it; Kew Gardens, të William Chambers-it).
Stilistikisht, gjysma e parë e shekullit pati një ekletizëm të formave, ashtu si dhe një rilindje të stileve të mëparshëm të riinterpretuara sipas koncepteve moderne: është i ashtuquajturi historicizëm, që prodhoi lëvizje si neoromaniku, neogotiku, neobaroku etj. Midis autorëve të tij kryesor duhen përmendur: John Nash, Augustus Pugin, Viollet-le-Duc etj. Në Shtetet e Bashkuara lindi një tipologji e re ndërtese, qiellgërvishtësit, e nxitur nga e ashtuquajtura Shkolla e Chicago-s (William Le Baron Jenney, Louis Sullivan). Në fund të shekullit lindi Art Nouveau[63], që solli një revulicion të madh në terrenin e dizenjit, me emra si Victor Horta, Henry van de Velde, Hector Guimard, Charles Rennie Mackintosh, Otto Wagner, Adolf Loos, Joseph Maria Olbrich, Hendrik Petrus Berlage, Antoni Gaudí, Lluís Domènech i Montaner, Josep Puig i Cadafalch etj[64].
Romantizmi
RedaktoArtikulli kryesor: Romantizmi
Lëvizje me rinovim të thellë në gjinitë artistike, romantikët vendosnin një vëmendje të veçantë në terrenin e spiritualitetit, imagjinatës, fantazisë, ndjenjave, evokimin e ëndërrimeve, dashurisë për natyrën, së bashku me një element më të errët të iracionalitetit, të tërheqjes për okultizmin, marrëzisë dhe ëndrrës. U vlerësua veçanërisht kultura popullore, ekzotikja, rikthimi te format artistike më pak të vlerësuara të së shkuarës –veçanërisht ato të mesjetës– dhe mori vëmendje peizazhi, që bëri protagonist vetveten. Morën gjithashtu rëndësi artet grafike, kryesisht litografia dhe gravura mbi dru.
Në pikturë, pas një faze pre-romantike ku mund të përmendim William Blake-un dhe Johann Heinrich Füssli-n, u dalluan Hubert Robert, Eugène Delacroix, Théodore Géricault, Francesco Hayez, John Constable, Joseph Mallord William Turner, Caspar David Friedrich, Karl Friedrich Schinkel, Philipp Otto Runge etj. Një derivim i romantizmit qe lëvizja gjermane e Nazarenëve, frymëzuar nga Quattrocento-ja italiane dhe në Rilindjen gjermane, kryesisht Dürer-i (Friedrich Overbeck, Peter Cornelius, Franz Pforr). Në Spanjë u dalluan Genaro Pérez Villaamil, Valeriano Domínguez Bécquer, Leonardo Alenza dhe Eugenio Lucas.
Në skulpturë mbizotëruan format neoklasike, të riinterpretuara sipas tematikave të reja romantike. Në Francë vlen të përmenden: François Rude, që evoloi nga neoklasicizmi te romantizmi (La Marsellesa, 1832); Antoine-Louis Barye, i specializuar në figurat e kafshëve; Jean-Baptiste Carpeaux, artist polivalent me prirje për spektakolaren; dhe David d'Angers, autor i relievit të frontonit të Panteonit të Parisit (1830-1837). Në Gjermani spikatën: Christian Daniel Rauch, Rudolf Schadow dhe Johann Heinrich Dannecker[65].
Realizmi
RedaktoArtikulli kryesor: Realizmi piktorik
Që nga mesi i shekullit lindi një tendencë që e vinte theksin te realiteti, përshkrimi i botës rrethuese, veçanërisht te punëtorët dhe fshatarët në vulën e re të të erës industriale, me njëfarë komponenti të denoncimit shoqëror, i lidhur me lëvizjet politike si socializmi utopik. Në pikturë u dalluan Camille Corot, Gustave Courbet, Jean-François Millet, Honoré Daumier, Adolph von Menzel, Hans Thoma, Ilya Repin dhe Marià Fortuny. Lidhur me realizmin pati dy shkolla peizazhiste: francezja e Barbizon-it (Théodore Rousseau, Charles-François Daubigny, Narcisse-Virgile Díaz de la Peña), e karakterizuar nga një ndjenjë panteiste e natyrës; dhe italiania e Macchiaioli-ve (Silvestro Lega, Giovanni Fattori, Telemaco Signorini), të rrymës antiakademike, e karakterizuar nga përdorimi i njollave (macchia në italisht do të thotë njollë, nga doli emri i grupit) të ngjyrave dhe formave të papërfunduara. Në Britaninë e Madhe lindi shkolla e pre-rafaelitëve, që frymëzohej –siç tregon dhe emri i saj– te piktorët italian përpara Raffaello-s, ashtu si dhe te fotografia e lindur së fundmi, ku u dallua Dante Gabriel Rossetti, Edward Burne-Jones, John Everett Millais dhe Ford Madox Brown[66].
Skulptura u bazua po ashtu te ndjenjat pasqyruese të shoqërisë, me parapëlqim për figurat e punëtorëve dhe personave të margjinalizuar. U dalluan: Max Klinger, Adolf von Hildebrand, Aimé-Jules Dalou, vëllezërit Agapito dhe Venancio Vallmitjana, Ricardo Bellver, Mariano Benlliure dhe, veçanërisht, Constantin Meunier, evokuesi kryesor i figurës së proletarit, me njëfarë atmosfere idealizuese, punëtori si heroi modern (El Pudelador, 1884-1888).
Impresionizmi
RedaktoImpresionizmi: qe një lëvizje thellësisht inovatore, që kërkonte shkëputjen me artin akademik dhe shëndrimin e gjuhës artistike, duke nisur rrugëtimin për te lëvizjet e avangardës. Impresionistët u frymëzuan nga natyra, me të cilën pretendonin të kapnin një «impresion» pamor, farkëtimin e një çasti në kanavacë –nga ndikimi i fotografisë–, me një teknikë penelate të lirë dhe tone të qarta dhe të ndritshme, duke i dhënë vlerë speciale dritës. Lindi një tematikë e re, e derivuar nga forma e re e vëzhgimit të botës: bashkë me peizazhet, u shfaqën pamjet urbane dhe nokturne, interiore me dritë artificiale, skena kabareje, cirku dhe music-hall-e, bohemë, lypësa, të margjinalizuar etj. Duhet përmendur si përfaqësuesit kryesor: Édouard Manet –i konsideruar si pararendësi–, Claude Monet, Camille Pissarro, Alfred Sisley, Pierre-Auguste Renoir dhe Edgar Degas. Njëlloj novator qe në fushën e skulpturës roli i Auguste Rodin, që vendosi bazat e skulpturës së shekullit të XX (Mendimtari, 1880-1900; Borgjezët e Calais-së, 1884-1886). Gjithashtu u dallua Medardo Rosso, që do ta çonte skulpturën drejt shpërbërjes së formës.
Neo-impresionizmi: duke evoluar nga impresionizmi, neo-impresionistët u shqetësuan më shumë për fenomenet optike, duke zhvilluar teknikën e puntilizmit, që e kompozonin veprën nëpërmjet një sërë pikash të pastra ngjyre, që vendosnin bashkë me ngjyrat e tjera komplementare, duke e lënë të shkrihej në syrin e spektatorit në një ngjyrë të re. Përfaqësuesit kryesor qenë Georges Seurat dhe Paul Signac. Varianti tjetër qe divizionizmi, i lindur në Itali në mjediset e moskonformizmit shoqëror të afërta me anarkizmin. Kjo teknikë karakterizohet nga pranëvendosja e ngjyrave të shpërbëra, me penelata mëdha që, të vëzhguara nga një distancë e madhe, prodhojnë një efekt kompozues. Ky stil u praktikua kryesisht nga Giovanni Segantini, Giuseppe Pellizza da Volpedo dhe Gaetano Previati, dhe ndikoi në futurizmin italian.
Post-impresionizmi: qenë një sërë artistësh që, duke nisur nga zhvillimet e reja teknike që sollën impresionistët, i riinterpretuan në mënyrë personale, duke hapur rrugë të veçanta zhvillimi me rëndësi të madhe për evolimin e artit në shekullin e XX. Kështu, më shumë se një stil i caktuar, post-impresionizmi qe një formë grupimi e artistëve me natyra të veçanta: Henri de Toulouse-Lautrec, autor i skenave të cirkut dhe kabaresë të përvijuara me shënime të shpejta natyrale; Paul Gauguin eksperimentoi me thellësinë duke krijuar një vlerë të re për planin piktorik, me ngjyra të sheshta me karakter simbolik; Paul Cézanne e strukturonte kompozimin në forma gjeometrike (cilindri, koni dhe sfera), në një sintezë analitike të realitetit pararendës i kubizmit; Vincent van Gogh qe autor i veprave dramatizëm të lartë dhe proseksion të brendshëm, me penelata sinuoze dhe të dendura, me ngjyra të forta, duke shformuar realitetin, me të cilën krijonte një atmosferë onirike. Në Spanjë mund të përmendim Joaquín Sorolla, autor i skenave popullore ku dallon përdorimi i dritës[67].
Simbolizmi
RedaktoArtikulli kryesor: Simbolizmi
Stil me prerje fantastike dhe onirike, lindur si reaksion ndaj natyralizmit të rrymës realiste dhe impresioniste, duke vendosur një theks të veçantë në botën e ëndrrave, ashtu si në aspekte satanike dhe tmerruese si seksi dhe perversioni. Një karakteristikë kryesore e simbolizmit qe esteticizmi, reagim ndaj utilitarizmit, mbizotërues në këtë epokë, dhe shëmtisë si dhe materializmit të kohës industriale. Përball kësaj, simbolizmi i dha artit dhe bukurisë një bukuri të vetën, të sintetizuar te formula e Théophile Gautier «arti për artin» (L'art pour l'art), duke arritur të flasë për një «religjon estetike». Bukuria u shkëput nga çdo komponent moral, duke u shndërruar në qëllim të artistit, që arriti të jetoi jetën e vetë si një vepër arti –si mund të vlerësohet te figura e dandy-t–. Spikatën: Gustave Moreau, Odilon Redon, Pierre Puvis de Chavannes, James McNeill Whistler, Lawrence Alma-Tadema, Arnold Böcklin, Ferdinand Hodler dhe Gustav Klimt, ashtu si dhe grupi i Nabis-ëve (Maurice Denis, Paul Sérusier, Pierre Bonnard, Félix Vallotton dhe skulptori Aristide Maillol). I lidhur me simbolizmin u zhvillua gjithashtu edhe i ashtuquajturi art naïf, autorët e të cilit ishin autodidakt, me një kompozim disi naiv dhe të destrukturuar, instinktiv, me disa primitivizma, megjithëse plotësisht i ndërgjegjshëm dhe ekspresiv (Henri Rousseau, Séraphine Louis, Grandma Moses)[68].
Art Nouveau
RedaktoArtikulli kryesor: Art Nouveau
Art Nouveau[69] u zhvillua edhe piktura, duke nxierr shkolla të shquara në Katalonjë, me artistë si Ramon Casas dhe Santiago Rusiñol, me stil të karakterizuar nga tematika natyraliste e një mjedis i hijëzuar, me njëfarë ndikimi nga impresionizmi francez. Më vonë mori ndikimin simbolist, të praktikuar po nga Rusiñol-i dhe artistë si Alexandre de Riquer, Adrià Gual dhe Joan Llimona. Në skulpturë duhet përmbendur Eusebi Arnau, Josep Llimona dhe Miguel Blay. Takohen emra si Isidre Nonell dhe Joaquim Mir, ashtu si dhe prania e Pablo Picasso-s së ri, që u fut në mjedisin e art nouveau rreth vitit 1900, fakt që nënkuptonte një ndryshim trajektoreje dhe përfshirjen e tij në artin avangardë, si mund ta shikojmë në etapën e tij fauviste (1900-1901) dhe simbolizmin e «epokës së kaltër» (1901-1904), për të çuar përfundimisht te kubizmi.
Në pjesën tjetër të Europës, piktura e Art Nouveau qe shumë e lidhur me botën e vizatimit dhe ilustrimit, veçanërisht me affichisme-in, gjini e re artistike midis pikturës dhe arteve figurative, ndaj bazohej në një vizatim të realizuar nga një piktor ose ilustrator, për të qenë pastaj i riprodhuar në seri. Në zanafillën e saj qe përcaktues aspekti publicitar i afishes, megjithëse iu dedikua përhapjes së eventeve dhe propagandës politike dhe institucionale. Midis artistëve të ndryshëm të kushtuar pikturës ose affichisme-it duhet përmendur Alfons Mucha, Aubrey Beardsley, Jan Toorop, Fernand Khnopff etj.
Art Nouveau, nga karakteri i tij ornamental, nënkuptonte një rivitalizim të madh të arteve të zbatuara (ose aplikuara), veçanërisht zdrukthtaria, farkëtimi, vetraria, qeramika, modelimi në gips, shtypshkrimi (libra, revista etj.), bizhuteria, mozaiku etj[70]. Për këtë ndihmuan përparimet e reja industriale, që mundësuan prodhimin në seri. Mori rëndësi të veçantë vizatimi, procesi krijues i artistit, që materializonte krijimin e tij në një skicë të veprës, që mund të realizohet pastaj nga artizan të ndryshëm. Midis krijuesve kryesor të saj spikatën Émile Gallé (qeramist dhe vetrier), René Lalique (argjendar), Koloman Moser (disenjator), Louis Comfort Tiffany (bizhutier dhe vetrier), Gaspar Homar (ebanist) etj. Mori gjithashtu rëndësi të veçantë lëvizja angleze Arts and Crafts («Artet dhe artizanatet»), e promovuar nga John Ruskin dhe William Morris, që mbështetën një rivlerësim të punës artizanale dhe mbrojtën rikthimin e formave tradicionale të fabrikimit, duke pohuar se arti duhet të jetë i dobishëm ashtu si dhe i bukur[71].
Fotografia
RedaktoArtikulli kryesor: Historia e fotografisë
Në shekullin e XIX u shfaq një teknologji e re që mundësonte kapjen e imazheve natyrore, nëpërmjet parimit të dhomës së errët. Pavarësisht se ishte një realizim theshtësisht teknik, gati u paraqit artisticiteti i këtij mjeti të ri, pasi vepra rezultuese mund të konsiderohej artistike për sa mendohej se ndërhyrja e krijimtarisë së personit që kapte imazhin, rridhte nga puna e perceptimit, dizajni dhe rrëfyeshmërisë së kryer në imazhin e kapur. Kështu, fotografia nisi të konsiderohej një nga artet, konkretisht i teti[72].
Kjo teknikë e re nisi me hetimet e Joseph Nicéphore Niépce, që krijoi fotografinë e parë në 1816, në negativ mbi letër, dhe nga ky çast u përsosën proceset teknike për kapjen dhe riprodhimin e saj. Ndërtimi i dagerrotipit nga Louis-Jacques-Mandé Daguerre nënkuptoi një përparim tjetër, duke shkaktuar shtypjen e pllakave metalike dhe fiksimin e imazhit me një njomje me kriprash dhe mërkuri. Një tjetër pioner qe William Henry Fox Talbot, që në 1835 shpiku negativin, që mundësonte bërjen e shumë kopjeve të imazhit të kapur. Hippolyte Bayard arriti në 1840 fotografinë në pozitiv direkt. Tjetër pararendës, John Frederick William Herschel, qe krijuesi i termit fotografi, ashtu si dhe negativ dhe pozitiv, dhe e çastit kur u reduktua shpejtësia e shkrehjes (25/100 sekonda). Në 1888 George Eastman lançoi filmin celuloid dhe aparatin Kodak, kuti e vogël e ngarkuar me 100 poza. Fotografia e parë me ngjyra u krye nga James Clerk Maxwell në 1861; pa dyshim, shiriti i parë i fotografisë me ngjyra (Autochrome) nuk mbërriti në treg deri në 1907.
Duke filluar nga aty fotografia u popullarizua, pasi ishte një mjet që nuk kërkonte aftësi të veçanta, thjesht zotërimin e teknikës, ndaj u shfaqën të apasionuar që nisën ta fiksonin botën në imazhe. Lindën studiot dhe laboratoret e para fotografike, kushtuar në fillim mbi të gjitha ndaj portretit, megjithëse më vonë nda gjithë tipeve të eventeve dhe ndaj imazheve natyrore. Gjithashtu u shfaq fotomekanika dhe publikimet e para të ilustruara, duke qenë pionerë albumet e Excursions Daguerriennes (1841-1842) dhe, si libri i parë i ilustruar, Lapsi i Natyrës (1844), i Fox Talbot-it. Njëlloj u shfaq edhe fotografia dokumentare, veçanërisht për dokumentimin e konflikteve ushtarake, duke qenë se luftërat e Krimesë dhe ajo civile amerikane ishin të parat që u fotografuan.
Në fund të shekullit fotografia nisi të konsiderohej si një art, duke nxierr piktorializmin si lëvizja e parë artistike e fotografëve; kjo pretendonte se bënte fotografi me një kompozim të tipit piktorik, me ndikimin e impresionizmit. Midis fotografëve më të shquar të shekullit të XIX mund të përmenden Gaspard-Félix Tournachon, Louis Désiré Blanquart-Evrard, André Adolphe Eugène Disdéri, David Octavius Hill, John Thomson, Julia Margaret Cameron, Oscar Gustav Rejlander, Edweard Muybridge, Étienne-Jules Marey, Jacob August Riis etj[73].
Shekulli i XX
RedaktoArtikulli kryesor: Arti i shekullit të XX
Arti i shekullit të XX pësoi një shndërrim të thellë: në një shoqëri më materialiste, më konsumiste, arti u drejtua nga ndjenjat, jo nga intelekti. Në të njëjtën mënyrë, more rëndësi të veçantë koncepti i modës, një kombinim midiz shpejtësisë së komunikimeve dhe aspektit konsumist të qytetërimit aktual. U shfaqën kështu lëvizjet e avangardës, që pretendonin të integronin artin në shoqëri, duke kërkuar një ndërlidhje më të madhe artist-spektator, ndaj është ky i fundit që e interpreton veprën, duke vendosur zbulimin e kuptimeve që artisti nuk i njeh. Prirjet e fundit artistike e kanë humbur interesin për objektin artistik: arti tradicional ishte një art me objekt, ndërsa aktuali një art me koncept. Ka një rivlerësim të artit aktiv, të aksionit, të manifestimit spontan, fluturak (jetëshkurtër) të artit jo komercial (arti konceptual, happening art, environmental art)[74].
Arkitektura
RedaktoArtikulli kryesor: Arkitektura e shekullit të XX
Edhe arkitektura pësoi një shndërrim të thell që nga format tradicionale deri te lëvizjet e avangardës, që kërkonin një koncept të ri konstruktiv të bazuar te një ide më racionale e hapsirës, duke u strukturuar në forma më të rafinuara dhe funksionale, me vëmendje të veçantë te teknologjitë e reja dhe mjedisi i vendosjes së tyre. Kështu mori një rëndësi më të madhe urbanizmi, i nxitur nga aspekti i ri konsumist i qytetërimit perëndimor, ndërkohë që bumi komunikuesve çoi në zhvillimin e studimeve të inxhinierive të zbatuara në arkitekturë.
Arkitektura e shekullit të XX pati një zhvillim të pavarur nga pjesa tjetër e arteve, megjithëse në disa raste ka qenë paralele me disa lëvizje artistike të caktuara. E tillë ishte arkitektura ekspresioniste, e karakterizuar nga përdorimi i materialeve të reja dhe fabrikimi i tyre në masë (tulla, çeliku, xhami), me emra si Bruno Taut, Erich Mendelsohn, Hans Poelzig dhe Fritz Höger. Futurizmi gjithashtu mori disa shfaqje të artkitektonike, megjithëse utopizmi i formulimeve të tyre pengoi në shumë raste realizimin e sasj material; spikati vepra e Antonio Sant'Elia. Në neoplasticizmin hollandez është vepra e Jacobus Johannes Pieter Oud dhe Gerrit Thomas Rietveld. Dhe së fundi, duhet përmendur prirja arkitektonike e konstruktivizmit rus, ku u fillua një program i lidhur me revolucionin që kërkonte një arkitekturë funksionale që kënaqte nevojat reale të popullsisë; u përfaqësua më së pari nga Konstantin Melnikov-i.
Por prirja kryesore artistike e shekullit të XX qe racionalizmi (1920-1950) –i quajtur edhe «stili ndërkombëtar»–, i përfaqësuar thelbësisht nga Shkolla e Bauhaus-it. Kjo rrymë kërkonte një arkitekturë të themeluar te arsyeja, me linja të thjeshta dhe funksionale, të bazuara në format gjeometrike të thjeshta dhe materialet industriale (tulla, çeliku, betoni, xhami), duke hequr dorë nga dekorimi e tepërt dhe duke i dhënë një rëndësi të madhe vizatimit, që po ashtu ishte i thjeshtë dhe funksional. Midis figurave të tij spikatin: Walter Gropius, Ludwig Mies van der Rohe, Le Corbusier, José Luis Sert, Frank Lloyd Wright, Eliel Saarinen, Oscar Niemeyer, Alvar Aalto etj.
Midis prirjeve të fundit arkitektonike është krijuar një diversitet i madh stilesh dhe lëvizjesh, si në rastin e arteve plastike: në vitet 1950 u shfaq i ashtuquajturi brutalizëm paralel me ekspresionizmin abstrakt veriamerikan, i karakterizuar nga format e kursyera, të bazuara te pastërtia e materialit, duke vendosur si përparësi strukturën mbi përfundimin (Alison dhe Peter Smithson); metabolizmi japonez i përgjigjej nevojave të një shoqërie të masivizuar, me shkallë të mëdha, struktura fleksibël dhe forma organike (Kenzō Tange, Kishō Kurokawa); arkitektura pop dalloi karakterin urban dhe tipilogjitë popullore, duke marrë për bazë mjediset nokturne të Las Vegas-it, me dritat dhe neonet e tij si dhe skenografinë etij dekoruese (Robert Venturi, Denise Scott Brown); i ashtuquajturi «vizatimi shkencor dhe strukturor» e vendosi theksin te mundësitë e reja teknike, veçanërisht përdorimi i betonit dhe format organike (Félix Candela, Pier Luigi Nervi, Frei Otto, Jørn Utzon, Eero Saarinen, Richard Buckminster Fuller); në vitet ‘60 u shfaq high-tech-u, i bazuar te mundësitë e arritura nga teknologjia e re, si në nivel praktik ashtu dhe estetik (Norman Foster, Richard Rogers, Renzo Piano); midis viteve ‘60 dhe ‘70 lindi antivizatimi, në kundërvenie me racionalizmin dhe përparësisë së vizatimit mbi funksionin shoqëror dhe kulturor të arkitekturës, e përfaqësuar nga grupi anglez Archigram dhe italianët Archizoom dhe Superstudio; neoracionalizmi kërkonte në vitet ’70 rikthimin e premisave funksionaliste, të përfaqësuara nga grupi italianTendenza dhe ai i Shteteve të Bashkuara Five Architects; që nga 1975 u zhvillua arkitektura post-moderne, që në artet e tjera bazohej te eklektizmi dhe riinterpretimi i stileve të mëparshëm (James Stirling, Aldo Rossi, Ricard Bofill, Arata Isozaki); në vitet ‘80 nisi dekonstruktivizmi, i karakterizuar nga fragmentimi, procesi i vizatimit jo linear dhe manipulimi i strukturave (Frank Gehry, Peter Eisenman, Rem Koolhaas). Midis arkitektëve të tjerë bashkëkohor mund të përmendim po ashtu Jean Nouvel, Glenn Murcutt, Peter Zumthor, Jacques Herzog, Pierre de Meuron, Sverre Fehn, Ieoh Ming Pei, Zaha Hadid, Santiago Calatrava, Rafael Moneo, Luis Barragán, Álvaro Siza etj[75].
Avangardizmi
RedaktoArtikulli kryesor: Avangardizmi
Në vitet e para të shekullit të XX u hodhën bazat e të ashtuquajturit arti i avangardës: konceptimi i realitetit qe vënë në dyshim nga teoritë e reja shkencore (subjektiviteti i kohës së Bergsonit, relativiteti i Einstein-it, mekanika kuantike); ndikoi gjithashtu dhe teoria e psikoanalizës së Freud-it. Nga ana tjetër, teknologjitë e reja shkaktuan ndryshimin e funksionit të artit, pasi fotografia dhe kinemaja u ngarkuan me fiksimin e realitetit. Falë koleksioneve etnografike të nxitura nga kolonializmi europian artistët ranë në kontakt me artin e qytetërimeve të tjera (afrikane, aziatike, oqeanike), që sollën një vizion më subjektiv dhe emotiv të artit. Gjithë këta faktorë sollën ndryshimin e ndjeshmërisë që u përkthye në kërkimin e formave të reja të shprehjes nga ana e artisti.
Fauvismi (1905-1908): lëvizja e parë avangardiste[76] e shekullit të XX, fauvizmi kërkonte një eksperimentim në fushën e ngjyrës, që konceptohej në mënyrë subjektive dhe personale, duke zbatuar vlerat emotive dhe ekspresive, të pavarura ndaj natyrës. Spikatën Henri Matisse, Albert Marquet, Raoul Dufy, André Derain, Maurice de Vlaminck dhe Kees van Dongen.
- Ekspresionizmi (1905-1923): lindur si reagim ndaj impresionizmit, ekspresionistët mbështesnin një art më personal dhe intuitiv, ku mbizotëronte vizioni i brendshëm i artistit –«ekspresioni»– përball ngjizjes së realitetit –«impresioni»–, duke pasqyruar në veprat e tij një tematikë personale dhe intime me parapëlqimin e fantastikes, duke deformuar realitetin për të theksuar karakterin ekspresiv të veprës. Me pararendës te figurat e Edvard Munch dhe James Ensor, të formuar kryesisht rreth dy grupeve: Die Brücke (Ernst Ludwig Kirchner, Erich Heckel, Karl Schmidt-Rottluff, Emil Nolde) dhe Der Blaue Reiter (Vasili Kandinski, Franz Marc, August Macke, Paul Klee). Eksponent të tjerë qenë Grupi i Vjenës (Egon Schiele, Oskar Kokoschka) dhe Shkolla e Parisit (Amedeo Modigliani, Marc Chagall, Georges Rouault, Chaïm Soutine). Figurat individuale do të ishin: José Gutiérrez Solana, Constant Permeke, Cândido Portinari, Oswaldo Guayasamín etj. Zakonisht konsiderohen gjithashtu si një derivim i ekspresionizmit edhe grupi Objektiviteti i Ri (George Grosz, Otto Dix, Max Beckmann). Në Meksikë arriti shprehjen e saj me muralizmin e José Clemente Orozco, Diego Rivera, David Alfaro Siqueiros dhe Rufino Tamayo të ndikuar nga vepra e Frida Kahlo. Në skulpturë u shquan Ernst Barlach, Wilhelm Lehmbruck dhe Käthe Kollwitz.
- Kubizmi (1907-1914): kjo lëvizje u bazua në deformimin e realitetit nëpërmjet shformimit të perspektivës hapsinore me origjinë rilindase, duke e organizuar hapësirën sipas një indi gjeometrik, me vizionin e njëkohshëm të objekteve, një gamë ngjyrash të ftohta dhe të zbehta si dhe një konceptim të ri të veprës së artit, me futjen e kolazhit. Figura kryesore e kësaj lëvizje ishte Pablo Picasso, një gjenitë e shekullit të XX, së bashku me Georges Braque, Jean Metzinger, Albert Gleizes, Juan Gris dhe Fernand Léger, ashtu si Alexander Archipenko, Jacques Lipchitz, Pablo Gargallo dhe Julio González në skulpturë. Një derivim i kubizmit qe orfizmi i Robert Delaunay, ashtu si dhe rayonizmi rus, sintezë e kubizmit, futurizmit dhe orfizmit (Mikhail Larionov, Natalia Goncharova). Po ashtu, purizmi qe një lëvizje postkubiste (Amédée Ozenfant, Le Corbusier).
Futurizmi (1909-1930): lëvizje italiane që ngrinte lart vlerat e progresit teknik dhe industrial të shekullit të XX, duke dalluar aspektet e realitetit si lëvizja, shpejtësia dhe njëkohësia e veprimit. Futurizmi aspironte të shndërronte botën, për të ndryshuar jetën, duke shfaqur një koncept idealist dhe disi utopik të artit si motorr i shoqërisë. Qe lëvizja e parë që u shpall me një manifest (të shkruar nga Filippo Tommaso Marinetti), vulë dalluese e lëvezjeve të ardhshme të avangardës, që vinte në dukje për më tepër ndërlidhjen midis arteve të ndryshme. Spikatën në pikturë Giacomo Balla dhe Gino Severini si dhe Umberto Boccioni në skulpturë[77].
Arti abstrakt (1910-1932): duke kontestuar konceptin e realitetit nga teoritë e reja shkencore si dhe lindja e teknologjive të reja si fotografia dhe kinemaja, që ngarkoheshin me ngjizjen e realitetit, u prodhua zanafilla e artit abstrakt: artisti nuk synon të pasqyroi realitetin, por botën e tij të brendshme, të shprehë ndjenjat e tij. Arti humbet gjithë aspektin real dhe të imitimit të natyrës tu përqendruar te ekspresiviteti i thjesht i artistit, në forma dhe ngjyra që u mungojnë komponentet referuese. Nisi nga Vasili Kandinski, qe zhvillim i lëvizjes neoplasticiste (De Stijl), me figura si Piet Mondrian dhe Theo Van Doesburg në pikturë, dhe Georges Vantongerloo në skulpturë.
Konstruktivizmi (1914-1930): i lindur në Rusinë revolucionare, qe një stil i angazhuar politikisht që kërkonte që nëpërmjet artit të realizonte një transformim të shoqërisë, nëpërmjet një refleksioni mbi format e pastra artistike të konceptuara që nga aspekte si hapsira dhe koha, që gjenerojnë një sërë veprash në stilin abstrakt, me prirjen drejt gjeometrizmit. Spikatën Vladimir Tatlin, Lissitzky, Anton Pevsner dhe Naum Gabo. Një variant qe suprematizmi i Kasimir Malevich.
Dadaizmi (1916-1922): lëvizje reaguese ngaj katastrofave të luftës, që kërkonte një qasje radikale të konceptit të artit, që humbet çdo komponent të bazuar te llogjika dhe arsyeja, duke shpalosur dada-n, rastësinë, absurdin e ekzistencës. Kjo u përkthye në një gjuhë subversive, ku kontestoheshin si tematikat ashtu dhe teknikat tradicionale të artit, duke eksperimentuar me materiale të reja dhe forma të reja kompozimi, si kolazhi, fotomontazhi dhe ready-made-i. Spikatën Hans Arp, Francis Picabia, Kurt Schwitters dhe Marcel Duchamp.
Surealizmi (1924-1955): me një pararendje të qartë te piktura metafizike (Giorgio de Chirico, Carlo Carrà), surealizmi[78] e vuri theksin te imagjinimi, fantazia, bota e ëndrrave, me një ndikim të fortë nga psikoanaliza, si perceptohej në konceptin e tij të «shkrimi automatik», me të cilin nënkuptohej të shpreheshe duke çliruar mendjen nga çdo lidhje racionale, të shfaqje pastërtinë e pavetëdijes. Piktura surealiste u zhvillua mes figuracionit (Salvador Dalí, Paul Delvaux, René Magritte, Max Ernst) dhe abstraksionit (Joan Miró, André Masson, Yves Tanguy). Në skulpturë spikatën Henry Moore, Constantin Brâncuşi, Alberto Giacometti dhe Alexander Calder[79].
Prirjet e fundit
RedaktoQë nga Lufta e Dytë Botërore arti eksperimentoi një dinamikë marramendëse evolutive, me stile dhe lëvizje që pasoheshin gjithëmon e më shpejt në kohë. Projekti modern i zënë fill me avangardat historike arriti kulmin e tij me stile të ndryshme antimaterike që dallonin zanafillën intelektuale të artit mbi realizimin e tij material, si arti i aksionit dhe arti konceptual. Duke arritur këtë nivel prospeksioni analitik të artit, u prodhua efekti i kundërt –siç është zakonisht në historinë e artit, ku stilet e ndryshme konfrontohen dhe kundërvihen, rigoroziteti e disave pason teprimin e të tjerëve dhe e anasjellta–, duke u rikthyer te format klasike të artit, duke pranuar komponenten e tij materiale dhe estetike si dhe duke hequr dorë nga karakteri i tij revolucionar dhe transformues i shoqërisë. Lindi kështu arti post-modern, ku artisti tranziton pa ndrojë midis teknikave dhe stileve të ndryshme, pa karakter pretendues, duke u kthyer te puna artizanale si esenca e artistit. Së fundi, duhet theksuar se nga fundi i shekullit u shfaqën teknika të reja dhe të mbështetura në terrenin e artit: video-ja, informatika, interneti, lazeri, holografia etj[80].
Informalizmi (1945-1960): bashkim prirjesh të bazuara te ekspresiviteti i artistit, duke hequr dorë nga çdo aspekt racional i artit (struktura, compozimi, zbatim i parakonceptuar i ngjyrës). Është një art dukshëm abstrakt, ku merr rëndësi mbështetja materiale e veprës, që merr protagonizmin mbi çdo tematikë ose kompozim. Përfshin rryma të ndryshme si tachizmi, art brut dhe piktura materike. Spikatën Georges Mathieu, Hans Hartung, Jean Fautrier, Jean Dubuffet, Lucio Fontana etj. Në Spanjë lindën grupet El Paso (Antonio Saura, Manolo Millares) dhe Dau al set (Antoni Tàpies, Modest Cuixart). Në skulpturë duhet përmendur Jorge Oteiza dhe Eduardo Chillida. Në Shtetet e Bashkuara u zhvillua ekspresionizmi abstrakt –i quajtur gjithashtu action painting–, i karakterizuar nga përdorimi i teknikës teknikës së dripping-ut, sprucimi i pikturës mbi kanavacë, mbi të cilën ndërhyn artisti me mjete të ndryshme ose me trupin e vet. Midis anëtarëve të tij figurojnë Jackson Pollock, Mark Rothko, Franz Kline dhe Willem de Kooning.
Figuracioni i Ri (1945-1960): si reagim ndaj abstraksionit informalist lindi një lëvizje që rikthente figuracionin, me njëfarë ndikimi ekspresionist dhe me lirinë e plotë të kompozimit. Megjithëse bazoheshin te figuracioni nuk donte të thoshte se qe realiste, pa mundur të deformohej ose skematizohej sipas dëshirës së artistit. Në zanafillën e këtij stili pati ndikim vendimtar filozofia ekzistencialiste dhe vizioni i saj pesimist i qenies njerzore si dhe e bashkangjitën me lëvizjen beat dhe angry young men. Midis figurave të saj mund të përmendet Francis Bacon, Lucian Freud, Bernard Buffet, Nicolas de Staël dhe anëtarët e grupit CoBrA (Karel Appel, Asger Jorn, Corneille dhe Pierre Alechinsky), ashtu si dhe Germaine Richier dhe Fernando Botero në skulpturë.
Arti kinetik (që nga 1950): i quajtur gjithashtu op-art (arti optik), është një stil që e vendos theksin te aspekti vizual i artit, veçanërisht te efektet optike, që prodhohen nga iluzionet optike (figura ambigue, imazhe persistente, efekti moiré), nëpërmjet lëvizjes ose lojës me ndriçimin. Është një art abstrakt por racional, kompozitiv, në të kundërt me informalizmin. Spikatën Victor Vasarely, Jesús Rafael Soto, Yaacov Agam, Julio Le Parc, Eusebio Sempere etj.
Pop-arti (1955-1970): lindi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si lëvizje refuzuese ndaj ekspresionizmit abstrakt, duke përfshirë një sërë autorësh që u rikthyen te figuracioni, me një komponente të fortë frymëzimi popullor, duke marrë imazhet e botës publicitare, fotografinë, tregimet me piktura dhe mediat e komunikimit masiv. Me një pararendje në të ashtuquajturën New Dada (Robert Rauschenberg, Jasper Johns), u dalluan në pop-art Andy Warhol, Roy Lichtenstein, Tom Wesselmann, James Rosenquist, Eduardo Paolozzi, Richard Hamilton dhe, në skulpturë, Claes Oldenburg.
Realizmi i Ri (1958-1970): lëvizje franceze e frymëzuar nga bota e realitetit rrethues, nga konsumizmi dhe shoqëria industriale, nga e cila hiqen –në të kundërt me pop-artin– aspektin e saj më të papëlqyeshëm, me parapëlqimin e veçantë për materialet fragmentare. Përfaqësuesit e saj qenë Arman, César Baldaccini, Yves Klein, Jean Tinguely, Piero Manzoni, Daniel Spoerri, Niki de Saint Phalle etj. Klein dhe Manzoni qenë paraprirës të artit konceptual: Klein me antropometritë e tij kozmogonike (piktura të shfaqura elementeve: zjarri, shiu) ose me ekspozicionin e tij Boshësia (1958, Galería Iris Clert), ku shiti hapsirë boshe në një galeri; dhe Manzoni që paketoi jashtëqitjet e tij në kanaçe (Merda d'artista, 1961).
Arti i aksionit (që nga 1960): janë prirje të ndryshme të bazuara në aktin e krijimit artistik, ku e rëndësishme nuk është vepra në vetvete, por procesi krijues, në të cilin pas artistit ndërhyn shpesh publiku, me një komponente të madhe improvizimi. Përfshin manifestime të ndryshme artistike si happening-u, performance art, environment art, instalacioni etj. Midis figurave të tij spikatën Joseph Beuys, Allan Kaprow, Wolf Vostell, Yoko Ono, Nam June Paik dhe grupet Fluxus dhe Gutai.
Minimalizmi (1963-1980): me një pararendëse te Abstraksioni i ri ose Abstraksioni postpiktorik (Barnett Newman, Frank Stella, Ellsworth Kelly, Kenneth Noland) minimalizmi qe një rrymë që kërkonte një proces çmaterializimi që arrin kulmin te arti konceptual. Janë vepra me karakter abstrakt, me thjeshtësi të dukshme, e reduktuar në një motiv minimal, duke pastruar qasjen fillestare të autorit, bazën mbi të cilën ka zhvilluar idenë që, pa dyshim, është ngjizur në fazën fillestare. Spikatën piktorët Robert Mangold dhe Robert Ryman si dhe skulptorët Carl Andre, Dan Flavin, Donald Juddy Sol LeWitt.
Hiperrealizmi (që nga 1965): si reagim ndaj minimalizmit lindi kjo rrymë figurative, e karakterizuar nga vizioni i saj superlativ dhe i ekzagjeruar i realitetit, që ngjizet me përpikmëri në gjithë detajet e tij, me një aspekt gati fotografik. Spikatën Chuck Close, Richard Estes, Don Eddy, John Salt, Ralph Goings, Antonio López García dhe, në skulpturë, George Segal, i famshëm për figurat e tij njerëzore në gips.
Arti konceptual (1965-1980): pas zhveshjes materike të minimalizmit, arti konceptual hoqi dorë nga nënshtresa materiale për tu përqendruar te procesi mendor i krijimit artistik, duke pohuar se arti është te një ide dhe jo te objekti. Përfshin prirje të ndryshme: arti konceptual gjuhësor, më purist se konceptualiteti, i përqendruar te lidhja art-gjuhë (Joseph Kosuth); arti i varfër, i përqëndruar te instalacionet, përgjithësish me materiale fragmentare (Mario Merz, Jannis Kounellis); body-art-i, me trupin njerëzor si mbështetje (Gilbert and George, Dennis Oppenheim); land-art-i, që përdor natyrën si mbështetje, me një komponente të fortë fluturake (Christo, Walter de Maria, Robert Smithson, Richard Serra); bio-art-i, që përdor teknikat biologjike (Joe Davis, Estéfano Viu) etj. Gjithashtu mund të renditen në këtë rrymë gjini të ndryshme çështjeve shoqërore si arti feminist (Jenny Holzer, Barbara Kruger, Cindy Sherman, Judy Chicago) dhe arti homoerotik (Paul Cadmus, Robert Mapplethorpe, Deborah Cherena).
- Teknologjitë e Reja (që nga 1965): shfaqja e teknologjive të reja që nga vitet ’60 (televizioni, video-ja, informatika) ka nënkuptuar një revolucion të madh për artin jo vetëm për sa i përket mbështetjes dhe materialeve të reja, por dhe formave të reja të shprehjes që kanë zgjeruar kufijtë e artit. Video-arti lindi në 1965 me shfaqjen kamerës së parë video portative (Portapak-u i Sony-t). Në këtë modalitet u shqua jo vetëm komponenti i saj fizik –lëshimi i imazheve, përgjithësisht të natyrës së instalacioneve ose performancave–, por mesazhi i pandarë nga imazhi i filmuar, duke shkrirë botën e komunikimit me kulturën popullore. Eksponentë të këtij modaliteti janë Nam June Paik, Dan Sandin, Bill Viola, Tony Oursler etj. Sound art-i (ose audio art-i) bazohet te zëri, qoftë natyror, muzikor, teknologjik apo akustik si dhe integrohet në art nëpërmjet asemblimeve, instalacioneve, performancave, videoartit etj. (Laurie Anderson, Brian Eno). Informatika dhe interneti kanë nënkuptuar po ashtu një nxitje të madhe për artin, jo vetëm si mbështetje por edhe për mundësitë e tij të reja krijuese dhe, veçanërisht, për aspektin e tij interaktiv, duke nënkuptuar një formë të re bashkëpunimi midis artistit dhe publikut (Olia Lialina, Heath Bunting, Jake Tilson).
Arti postmodern (që nga 1975): në kundërshti me të ashtuquajturin arti modern, është pikërisht arti i postmodernitetit. E merr dështimin e lëvizjeve të avangardës si dështim i projektit modern: avangardat pretendonin të eliminonin distancën mes artit dhe jetës, duke e bërë artin të përbotshëm; artisti postmodern, në ndryshim, është autoreferencial, arti flet për artin, nuk pretendon të bëj një punë shoqërore. Spikatën artistët individual si Jeff Koons, David Salle, Jean-Michel Basquiat, Keith Haring, Julian Schnabel, Eric Fischl, Miquel Barceló etj.; ose gjithashtu lëvizjet e ndryshme si transavangarda italiane (Sandro Chia, Francesco Clemente, Enzo Cucchi, Nicola De Maria, Mimmo Paladino), neoekspresionizmi gjerman (Anselm Kiefer, Georg Baselitz, Jörg Immendorff, Markus Lüpertz, Sigmar Polke), neomanierizmi, figuracioni i lirë etj[81].
Globalizimi i artit
RedaktoGjatë procesit të kolonializimit të nisur nga fuqitë europiane në shekullin e XIX, dhe mbi të gjitha në të XX me bumin e mjeteve të komunikimit (radioja, televizioni, interneti) dhe procesi i globalizimit kulturor i prodhuar në nivel botëror, arti është standardizuar në mënyrë progresive deri në universalizimin e stileve, duke ruajtur, në shumë vende, format vendase tradicionale, por duke përfituar një vulë stilistike bashkësisht të perceptueshme në pika të ndryshme të planetit. Format antike artistike të bazuara te materialet dhe tipologjitë tradicionale kanë përfaqësuar teknologjitë e reja dhe një ndjesi të re estetike të dominuar nga faktorë si moda dhe shpejtësia e përhapjes së lëvizjeve të reja artistike.
Në kontinentin afrikan megjithëse vazhdojnë disa forma tradicionale të artit, kolonizimi europian futi artin perëndimor, duke prodhuar disa përzierje të të dy stileve. Në shumë pjesë të Afrikës arti është shenjuar nga feja islamike, ndërkohë që në të tjera është më shumë i natyrës së krishterë, por megjithatë mbijetojnë format antike animiste. Interesi për artin afrikan në Europë ka çuar në prodhimin e tij për qëllime eksporti, kryesisht maska dhe skulptura ornamentale ebani ose fildishi. Midis artistëve më të dalluar mund të përmenden Ashira Olatunde (nga Nigeria), Nicholas Mukomberanwa (nga Zimbabue), Henry Tayali (nga Zambia) dhe Eric Adjetey Anang (nga Ghana).
Në Indi, arti u hap nga mesi i shekullit të XX ndaj formave të avangardës, si mund të vlerësohet në ndërhyrjen e arkitektëve të huaj si Le Corbusier në Chandigarh dhe Bangalore. Aktualisht India po përjeton një bum në fushën e krijimitarisë në zhvillim dhe arteve plastike bashkëkohore, duke qenë se artisti indian më i vlerësuar është skulptori Anish Kapoor, bashkë me të cilin spikasin emra si Ram Kinker Baij, Sankho Chaudhuri, Ajit Chakravarti dhe Nek Chand.
Qëllimi i artit nënkuptonte modernizimin e Kinës, që u hap më shumë ndaj ndikimit perëndimor. Triumfi i revolucionit komunist imponoi si art zyrtar realizmin socialist, megjithëse së fundmi politika e re e hapjes ka favorizuar hyrjen e prirjeve të fundit artistike, të lidhura me teknologjitë e reja. Në 1989 mori jehonë të madhe ekspozita Kina/Avangardë, në Galernë Kombëtare të Kinës në Pekin, që tregonte krijimet e çastit të fundit, duke përfshirë si vepra piktorike ashtu edhe fotografike, instalacione dhe performanca. Fatkeqësisht, ngjarjet e Tien An Menit shkaktuan një kthim mbrapa, deri në një hapje të re në 1992. Artistat kinez bashkëkohor më të rëndësishëm janë: Qi Baishi, Wu Guanzhong, Pan Yuliang, Zao Wou Ki y Wang Guangyi.
Në Japoni, periudha Meiji (1868-1912) nënkuptoi një rinovim të thellë kulturor, shoqëror dhe teknologjik, duke u hapur më shumë me botën dhe nisja e përfshirjes së përparimeve të reja të arritura në Perëndim. Piktura e tashme ka dy rryma: një tradicionale (Nihonga) dhe tjetra perëndimore (Yōga). Në skulpturë po ashtu mbizotëron dualiteti traditë-avangardë. Më së fundmi spikat prania në terrenin e artit të aksionit të grupit Gutai, që përthithi eksperiencën e Luftës së Dytë Botërore nëpërmjet aksioneve të ngarkuara me ironi, me një ndjesi të fortë irritimi dhe një agresivitet latent. Artistë të spikatur të Japonisë bashkëkohore janë: Tsuguharu Foujita, Kuroda Seiki, Tarō Okamoto, Chuta Kimura, Leiko Ikemura, Michiko Noda, Yasumasa Morimura, Yayoi Kusama, Yoshitaka Amano, Shigeo Fukuda, Shigeko Kubota, Yoshitomo Nara, Isamu Noguchi dhe Etsuro Sotoo[82].
Art deco
RedaktoNë shekullin e XX artet dekorative kanë patur një evoluim të shpejtë, të shenjuar nga përdorimi i materialeve dhe teknologjive të reja më të avancuara dhe me një kundërshti të qartë ndaj vizatimit si bazë krijuese, duke theksuar aspektin intelektual të këtyre krijimeve përball realizimit thjesht material të arritur tradicionalisht nga artizanati. Rivitalizimi i madh i këtij aktiviteti artistik të rrjedhur nga art deco[83] lëvizje e lindur në Francë ndërmjet viteve 1920 që kërkonte një revolucion për interiorizmin dhe artet grafike dhe industriale. Ky stil u karakterizua nga parapëlqimi për linjën lakore dhe floreale simetrike në artet grafike si dhe format katrore dhe gjeometrike në orendi dhe dekorimin interior. I drejtuar kryesisht ndaj një publiku borgjez, u dallua për këmbënguljen dhe luksin si dhe u zhvillua dukshëm në ilustrimin publicitar (Erté) dhe kartelizmi (Cassandre). Art déco u angazhua edhe në arktitekturë (Chrysler Building de William van Alen) dhe pikturë (Tamara de Lempicka, Santiago Martínez Delgado).
Tjetër përparim në terrenin e vizatimit u prodhua me Bauhaus-in, që përballë zbukurimit të tepërt të art deco futi një koncept vizatimi më racional dhe funksional, më të përshtatur me nevojat reale të njerëzve. Kjo vendosje pretendon të thyej barrierat midis artit dhe artizanatit, me një kundërshti të qartë për prodhimin industrial. Vizatimi i tij bazohet te thjeshtësia, abstraksioni gjeometrik dhe përdorimi i ngjyrave primare dhe teknologjive të reja, si duket te orenditë prej çeliku tubular të krijuar nga Marcel Breuer, ose llampat e dizenjuar nga Marianne Brandt. Në këtë shkollë spikatën krijues si László Moholy-Nagy, Oskar Schlemmer, Johannes Itten, Paul Klee, Josef Albers etj. Po ashtu, grupi neoplasticist De Stijl zhvilloi një stil interiorist të bazuar te thjeshtësia, format gjeometrike dhe ngjyrat primare, si karrikja e famshme e kuqe dhe blu e Gerrit Thomas Rietveld (1923). Që atëherë dizajni industrial dhe interiori kanë ndjekur rrugën e krijimit intelektual dhe dizajni funksional, me një shtim progresiv të eksperimentimit të materialeve të reja (plastike, fibra qelqi), duke ndjekur nevojat e tregut pa hequr dorë nga procesi i modernizimit të shoqërisë, që ka gjeneruar një linjë të quajtur styling (e përfaqësuar thelbësisht nga Raymond Loewy)[84].
Fotografia e shekullit të XX
RedaktoArtikulli kryesor: Historia e fotografisë
Në shekullin e XX u shtri dukshëm përdorimi i fotografisë, nga përmirësimet e vazhdueshme teknike te kamerat e bartshme që mundësuan një përdorim më të përgjithësuar të kësaj teknike në nivel amator. Prania e saj qe esenciale në revista dhe periodikë, duke marrw në mediat e komunikimit masiv një rol mbizotërues në kulturën vizive të shekullit të XX. Gjatë Luftës së Parë Botërore dhe pas luftën pasuese lindi gazetaria fotografike, fillimisht në Gjermani, me revista si Berliner Illustrierte Zeitung dhe Münchner Illustrierte Presse, duke dalluar punën e Erich Salomon dhe Stefan Lorant, krijues të «reportazhit fotografik». Kjo formë e fotoperiodizmit u shtri shpejt në të gjithë botën, e mbështetur nga shfaqja e kamerave të reja –Leica (1925)– me objektivë të ndërkëmbyeshëm dhe shirit me 36 shkrepje. Në 1947 u shfaq Polaroidi, me foto çasti. Në shekullin e XX fotografia qe gjithashtu shumë e lidhur me modën dhe publicitetin.
Fotografia u integrua plotësisht me lëvizjet avangardiste: kështu, fotografët ekspresionist gjerman (August Sander, Karl Blossfeldt, Albert Renger-Patzsch) krijuan një tip fotografie të bazuar në qartësinë e imazhit dhe përdorimin e gritës si mjet shprehjeje, duke modeluar format dhe shkëputur teksturat. Ky tip fotografie mori një rezonanzë të rëndësishme ndërkombëtare, duke gjeneruar lëvizje paralele si photographie pure franceze dhe straight photography amerikane. Futurizmi italian u lidh me fotografinë në lëvizje (fotodinamizmi), i përfaqësuar nga Anton Giulio Bragaglia. Në Britaninë e Madhe lindi vorticizmi, i lidhur me kubizmin, ku spikati Alvin Langdon Coburn. Me Revolucionin Sovjetik, në Rusi u imponua realizmi socialist, me figurë mbizotëruese Aleksandr Rodchenko. Në Shtetet e Bashkuara, Alfred Stieglitz themeloi Photo-Secession-in, që tregoi jetën urbane me emotivitet artistik dhe u lidh me lëvizje si dadaizmi. Në këtë të fundit u shqua Man Ray, që arriti të bënte fotografi pa kamera, duke vendosur objektivin mbi film dhe duke e ekspozuar disa seconda në dritë, duke krijuar imazhe ambige mes figuracionit dhe abstraksionit. Tjetër inovacion i dadaizmit qe fotomontazhi, si punimet e John Heartfield dhe Hannah Höch. Dhe së fundmi, surealizmi që futi në fotografi botën e të pandërgjegjshmes, e ëndrrave, imazhet onirike (Eugène Atget, Jacques-André Boiffard, Raoul Ubac).
Në periudhën midis luftrave dolën një sërë fotografësh që portretizuan ashpërsinë e realitetit rrethues, veçanërisht pas krizës ekonomike të 1929-ës, si rasti i Lewis Hine, Margaret Bourke-White dhe Dorothea Lange. Që nga Lufta e Dytë Botërore fotografia ndoqi së bashku me gazetarinë –veçanërisht me bumin e agjensive si Magnum–, ashtu si dhe fotografia dokumentare, që mbizotëroi realizmin fotografik. Qe gjithashtu fortësisht e lidhur me prirjet e fundit artistike, veçanërisht me pop-art-in, hiperrealizmin dhe artin konceptual. Mes fotografëve më të shquar të këtij shekulli spikatën: Werner Bischof, Brassaï, René Burri, Robert Capa, Henri Cartier-Bresson, Agustí Centelles, Imogen Cunningham, Robert Doisneau, Robert Frank, Raoul Hausmann, André Kertész, William Klein, Alberto Korda, Jacques-Henri Lartigue, Annie Leibovitz, Dora Maar, Inge Morath, Helmut Newton, Irving Penn, Joe Rosenthal, Sebastião Salgado, Jeanloup Sieff, William Eugene Smith, Emmanuel Sougez, Otto Steinert, Gerda Taro, Spencer Tunick, Edward Weston etj. Që nga viti 1990, data e shfaqjes së fotografisë dixhitale, krijimi fotografik është lidhur ngushtësisht me teknologjitë e reja, duke parapëlqyer vizatimin për kompjutera dhe programet e retushimit fotografik si Photoshop-i[85].
Kinematografia
RedaktoArtikulli kryesor: Historia e kinematografisë
Një nga revolucionet artistike dhe audiovizuale të shekullit të XX qe kinemaja: duke filluar nga shpikja e kinematografisë në 1895 e vëllezërve Lumière, kinemaja pati një evoluim të shpejtë si artistik ashtu dhe teknologjik që e ktheu në një fenomen autentik popullor, duke u konsideruar menjëherë si «arti i shtatë»[86]. Kinemaja është ndoshta një nga mjetet artistike më komplete, ku pas filmit me zë përfshiu skenarin letrar, interpretimin, dekorimin, makiazhin, veshjet etj. Për më tepër futi një përmasë të re, kohën, lëvizjen kronologjike të shiritëve filmikë, ku luan një rol të rëndësishëm dhe montazhi. Në fillimet e saj kinemaja ishte memece, pa zë, fakt që nuk e pengoi të krijonte një gramatikë autentike vizuale që solli bazën kryesore të narracionit kinematografik. Me përfshirjen e elementeve të marrë nga teatri si dekorimet dhe efektet speciale –proces i nisur nga Georges Méliès–, kinemaja arriti një shkallë të madhe autenticiteti artistik. Me karakter qartësisht industrial për sa i përket aspektit të saj produktiv, kinemaja mori një ngulitje të parë dhe të shpejtë në Shtetet e Bashkuara, ku lulëzoi një industri e fuqishme kinematografike që do të kristalizohej te Hollywood-i. Aty lindën disa nga gjenitë e parë të kinemasë: Edwin S. Porter, i pari në krijimin e skenave plan-kundëraplan; David Wark Griffith, që futi montazhin narrativ dhe efektet e ndriçimit; dhe Charles Chaplin, që veç të qenit inisiator i sitem-star-it hollywoodian, qe pioner në aspekte të shumta interpretative, intriguese dhe rrëfyese, si gjinitë dhe personazhet arketipike, për më tepër futjen e psikologjisë në interpretim.
Hapat pasues të kinemasë shkojnë paralel me avangardat artistike të epokës: kinemaja ekspresioniste gjermane futi një stil subjektivist që ofronte në imazhe një deformim ekspresiv të realitetit, e përkthyer në terma dramatikë nëpërmjet shtrembërimin e dekorimit dhe makiazhit, ashtu si dhe efektet e dritës si dhe krijimin pasues të atmosferave tmerruese ose, të paktën, shqetësuese. Duhet veçuar Robert Wiene, Friedrich Wilhelm Murnau, Fritz Lang, Georg Wilhelm Pabst, Josef von Sternberg dhe Ernst Lubitsch. Në Francë, sollën një refleks kinematografik si impresionizmi ashtu dhe surealizmi: i pari u përkthye në vepra me përmbjtje të lartë intelektuale dhe morale, me tematika të rafinuara dhe thjeshtësi të madhe stilistike si dhe një natyralizëm në kundërshtim me artificialitetin ekspresionist, me rekurse si efekti flou dhe flashback; u përfaqëusua nga Louis Delluc, Abel Gance dhe Jean Epstein. Kinemaja surealiste qe pasqyrim besnik i karakterit onirik të kësaj rryme, me vepra ku mbizotëronte njëfarë atmosfere ëndrre, deliri, deri te çmenduria; përfaqësuesit e saj më të mirë qenë Salvador Dalí dhe Luis Buñuel. Kubizmi mori gjithashtu një reflektim në eksperimentimin ritmiko-plastik të baletit mekanik (1924) të Fernand Léger. U arrit të realizoheshin edhe filma abstrakt, vepra regjizorësh si Viking Eggeling (Sinfonia Diagonale, 1921), Hans Richter (Rythmus, 1921), Oskar Fischinger (Kompozim në blu, 1927) dhe Germaine Dulac (Arabesque, 1930). Një nga prurjet e mëdhaja në kinemanë botërore qe kinemaja sovjetike: të ndërgjegjshëm për vlerën divulgative të artit të ri, liderët revolucionar rusë nxitën industrinë kinematografike, që do të arrinte maja shumë të larta me veprën e Sergei Eisenstein-it, Lev Kuleshov-it, Dziga Vertov-it, Vsevolod Pudovkin-it, Aleksandr Dovzhenko-s etj. Është një kinema që kombinonte pastërtinë vizuale me elegancën artistike, duke rinovuar gjuhën kinematografike nëpërmjet montazhit, me të cilin pasojnë metaforat vizuale me impakt dhe cilësi të madhe, me një komponente introspeksioni psikologjik dhe ekspresion sentimental.
Në 1926 u fut zëri, me filmin Don Zhuan, të cilin e ndoqën në vitin pasues Këngëtari i jazz-it, të dyja të Alan Crosland. Kjo veçanti e re solli nga një anë skenare më të mirë, që mund të qenë më të pasur në dialogje –e cila solli regjistra të rinj interpretues nga ana e aktorëve– dhe, nga ana tjetër futjen e muzikës, që do të ishte thelbësore për shoqërimin e shumë skenave. Përparimi pasues teknologjik qe futja e ngjyrave në 1935 me Panairin e kotësive, të Rouben Mamoulian. Kjo qe epoka e artë e kinemasë së Shteteve të Bashkuara, me regjizor si King Vidor, Frank Capra, John Ford, William Wyler, Elia Kazan, George Cukor, Billy Wilder, Cecil B. DeMille, Howard Hawks, Alfred Hitchcock, Michael Curtiz, Raoul Walsh, Orson Welles[87], etj. Në Europë, në ato vite pasuan lëvizje të ndryshme me rëndësi të madhe: Në Francë u shfaq «natyralizmi poetik», i karakterizuar nga simbioza mes realizmit përshkrues dhe gjuhës poetike, i përfaqësuar nga Jean Vigo, René Clair dhe Jean Renoir; dhe nouvelle vague, e ndikuar nga ekzistencializmi, me natyrë antiintelektuale, du nxierr të ashtuquajturën «Le cinéma d'auteur» (Claude Chabrol, François Truffaut, Alain Resnais, Jean-Luc Godard). Në Itali doli neorealizmi, që u ushqye nga realiteti i ashpër, me vepra akuzuese shoqërore të realizuara përgjithësisht në mjedise punëtore dhe fshatare; spikatën Luchino Visconti, Roberto Rossellini, Vittorio de Sica, Federico Fellini dhe Pier Paolo Pasolini. Në Britaninë e Madhe u prodhua Free cinema-ja, e karakterizuar nga një estetik realiste dhe tematika të kompromisit shoqëror (Lindsay Anderson, Tony Richardson, Karel Reisz). U shfaq kinemaja nordike me veprën e Carl Theodor Dreyer-it, Ingmar Bergman dhe Victor Sjöström. Në Spanjë u prodhuan veprat e para të rëndësishme nga dora e Luis García Berlanga, Juan Antonio Bardem, Carlos Saura etj.
Në mes të shekullit filluan të marrin rëndësi kinematografitë e vendeve jo perëndimore, që sollën forma të reja kuptimi të kinemasë dhe një freski më të madhe si në tematika ashtu edhe në veçantitë stilistike. Në Brazil u prodhua një shkollë (cinema nôvo) që bashkonte arritjet folklorike me akuzimin shoqëror: Glauber Rocha, Nelson Pereira dos Santos, Ruy Guerra, Vítor Lima Barreto. Në Kubë nxitja revolucionare favorizoi krijimin e një industrie me natyrë dokumentare por me cilësi të madhe estetike (Humberto Solás, Tomás Gutiérrez Alea). Gjithashtu u shfaqën kinematografitë meksikane (Juan Bustillo Oro, Emilio Fernández) dhe argjentinase (Hugo del Carril, Leopoldo Torre Nilsson, Mario Soffici). Në Japoni u bashkua teknologjia moderne me tematikën tradicionale, me një ndjesi të veçantë estetike që i jepte një rëndësi të madhe lirikës vizuale (Akira Kurosawa, Kenji Mizoguchi, Nagisa Ōshima). Kinematografi të tjera emergjente janë ajo afrikane dhe islamike (veçanërisht në Iran me Abbas Kiarostami-n). Në Indi gjeneroi një industri të madhe të quajtur Bollywood –e krahasuar me industrisë kinematografike amerikane por me B, për Bombay–, me parapëlqimin për tema mitologjike dhe praninë e muzikës dhe kërcimeve tradicionale, ku spikatën Satyajit Ray, Raj Kapoor, Farah Khan dhe Sanjay Leela Bhansali.
Në dekadat e fundit të shekullit të XX prodhimi kinematografik është vërtitur midis kinemasë komerciale dhe kinemasë artistike, ku duhet vënë në pah vepra e regjizorëve si Woody Allen, Pedro Almodóvar, Adolfo Aristarain, Bernardo Bertoluçi, Tim Burton, Mario Camus, Francis Ford Coppola, Constantin Costa-Gavras, Brian De Palma, Clint Eastwood, Miloš Forman, José Luis Garci, John Huston, Stanley Kubrick, Ang Lee, David Lynch, George Lucas, Joseph L. Mankiewicz, Vincente Minnelli, Max Ophüls, Roman Polanski, Sydney Pollack, Otto Preminger, Carol Reed, Arturo Ripstein, Martin Scorsese, Ridley Scott, Steven Spielberg, Oliver Stone, Andréi Tarkovski, Guillermo del Toro, Fernando Trueba, Andrzej Wajda, Wim Wenders, Zhang Yimou, Franco Zeffirelli, Fred Zinnemann etj. Një nga lëvizjet e fundit kinematografike ka qenë Dogme 95 (Lars von Trier, Søren Kragh-Jacobsen), kinema asketike dhe e lirë, në vende të jashtme, pa dekorime dhe ndriçim tjetër veç natyrorit, me zërin e drejtpërdrejt dhe ngjyrë, pa truk, gjini pa aksion sipërfaqësor[88].
Tregimi figurativ
RedaktoArtikulli kryesor: Tregimi figurativ
Tregimi figurativ (comic në anglisht, fumetto në italisht) është një narracion i ilustruar me figura, që paraqesin imazhet dhe –opsionalisht- tekstin (e futur nëpërmjet të ashtuquajturave «sanduiçë» si dialogje dhe «didaskalitë» si tekst në fund të imazhit), duke treguar një histori në sensin argumental dhe kronologjik. I bazuar në prodhimin në seri, shfaqet për herë të parë në gazeta dhe revista, për të marrë autonominë e vet në edicionet e pavarura. Fillimet e tij në mjetet e komunikimit masiv shfaqet në fund të shekullit të XIX dhe fillimet e të XX. Konsiderohet zakonisht si tregimi i parë me figura ai i The Yellow Kid i Richard Felton Outcault, e shfaqur në 1896 në të përditshmen New York World (këmisha e verdhë e personazhit i dha emrin «shtypi i verdhë»). Në 1905 doli Little Nemo in Slumberland, i Winsor Mccay, që e çoi tregimin figurativ në lartësi të mëdha artistike, ku u dallua për fantazinë dhe kreativitetin e tij. Më vonë spikatën Rudolph Dirks, George Herriman, George McManus etj[89].
Pas Luftës së Parë Botrore u shfaqën librat e parë me tregime figurative ose revistat e tregimeve figurative dhe nisi lidhja e kinemasë me tregimin figurativ, që u influencuan reciprokisht, ku spikati vepra e Walt Disney, filmat e të cilit me vizatime të animuara u kthyen në klasikë autentikë. Në vitet ’30 u shfaqën disa nga personazhet dhe autorët më të njohur të botës së tregimit figurativ: Buck Rogers-i i Dick Calkins (1929), Hergé dhe Tintín-i i tij (1930), Chester Gould dhe Dick Tracy (1931), Alex Raymond-i me Flash Gordon-in (1933), Terry dhe piratët e Milton Caniff-it (1934), Burne Hogarth dhe Tarzani (1936), Harold Foster me Prince Valiant-in (1937) etj. Një gjini e madhe për tregimet figurative qenë superheronjtë, me figurat mitike si Superman-i (1938), Batman-i (1939) apo Captain America (1941).
Koha e artë e tregimit figurativ qe në vitet pas Luftës së Dytë Botërore (1945-1960): në shtyp u nxit e ashtuquajtura daily strip («shiriti i përditshëm»), me personazhe si Nancy (1938) i Ernie Bushmiller, Pogo (1948) i Walt Kelly, dhe Peanuts (1950) i Charles Schulz, me të famshmin Snoopy; në librin e tregimit figurativ pati një tematikë të shumëllojshme, ku triumfoi fikshëni, aventurat, terrori, romanca dhe western-i. Në këtë kohë u shfaqën personazhe si Lucky Luke i Morris(1946), Les Schtroumpfs të Peyo-s (1958), Astérix le Gaulois i Goscinny dhe Uderzo (1960) etj. Vazhdoi suksesin e superheronjve, me The 4 Fantastics (1961) dhe Spiderman-i (1962), ku spikati vepra e Stan Lee-së, Jack Kirby-t dhe Marvel Comics. Në Spanjë shkëlqeu vepra e Francisco Ibáñez, me personazhe si Mortadelo y Filemón (1958).
Mes viteve ‘60 dhe ‘80 pati një diversifikim të madh, me një sensibilitet të ku mbizotëronte estetika dhe vula e cilësisë si dhe nisën të shumohen titujt drejtuar një publiku më të rritur. Spikatën personazhet si Barbarella (1962), Blueberry (1963), Mafalda e Quino-s (1964), Valentina (1965), Corto Maltese i Hugo Pratt-it (1967), Conan i Roy Thomas dhe John Buscema (1970) etj. Lindi tregimi figurativ erotik (Guido Crepax, Milo Manara), lindi cómic de autor (Jacques Tardi, Carlos Giménez, Enki Bilal, Vittorio Giardino) dhe vulat më avangardiste, si Metal Hurlant i Moebius-it. Që nga vitet ‘80 pati një sukses të madh manga japoneze, e karakterizuar nga epope të gjata me dinamizëm të madh, me efekte të shumta zanore. Megjithëse fillimi i saj lidhet me revistën Manga Shōnen (1947), të Osamu Tezuka, ishte fundi i viteve ‘80 kur arriti suksesin e saj më të madh, me Akira-n e Katsuhiro Otomo (1982-93) dhe Dragon Ball-in e Akira Toriyama-s (1984-95). Më së fundi, teknologjitë e reja kanë shkaktuar inovacione të mëdha për tregimin figurativ, si webcómic-u në internet[90].
Arti fluturak
RedaktoArtikulli kryesor: Arti fluturak
Në shekullin e XX mori një zhvillim të madh arti fluturak (jetëshkurtër), që nga karakteri i tij i përkohshëm dhe tranzitor nuk lë vepra jetëgjata, ose në qoftë se lë –siç është rasti i modës– nuk do të jetë përfaqësuese e çastit në të cilin u krijua. Në këto shprehje është vendimtar kriteri i shijes shoqërore, që është karakterizuesi i prirjes, për të cilin është thelbësor puna e mediave të komunikimit.
Moda: është arti i veshjes, konfeksionit e veshjes sipas parametrave funksional dhe stilistik, si në veshje ashtu edhe në açesorë (kapele, dorashka, çanta, këpucët, zyzet). Prirja që nga fillimi i shekullit të XX ka shkuar drejt një funksionaliteti dhe komoditeti më të madh (duke eliminuar korsenë), duke shfaqur në vitet ‘20 minifundin, ndërkohë që duke filluar nga 1950 mbizotëron veshja informale dhe rinore, e shenjuar nga përdorimi i pantallonave cowboys. Midis stilistëve më të shquar radhiten: Coco Chanel, Cristóbal Balenciaga, Christian Dior, Manuel Pertegaz, Yves Saint Laurent, Giorgio Armani, Paco Rabanne, Gianni Versace, Karl Lagerfeld, Calvin Klein, Jean Paul Gaultier etj.
Parukeria: është arti i stilimit të flokëve, i realizuar sipas parametrave stilistikë që shkojnë duke evoluar sipas modës. Është ngushtësisht i lidhur me makiazhin, ashtu si dhe me artin trupor (tatuazhi, piercing-u). Në fillimet e shekullit ishte floku i shkurtër me fijëzime ballore, që mori emra të ndryshëm: bob cut, shingle bob ose eton crop, karakteristik i një tipi gruaje të quajtur flapper; në mes të shekullit u kthye floku i gjatë, ndërkohë që në vitet ‘60 qe floku i shkurtër me prerje gjeometrike; që atëherë ka pasur prirje të shumëfishta, me një shtim të flokut të lyer. Kanë krijuar prirje parukierët si: Luis Llongueras, Frank Bongiovi, Jamal Hammadi, Teddy Charles, George Westmore etj.
Parfumeria: është arti i konfeksionimit të parfumeve, lëngje aromatik që përdoren për të prodhuar një aromë të mirë trupore. Që nga Mesjeta, Franca është qendra europiane e prodhimit dhe tregëtisë së parfumerisë. E bazuar mbi të gjitha në aromën e luleve, në fakt prodhohen shumë parfume me produkte kimike. Perfumeria aktuale është shumë e lidhur me modën dhe është e shpeshtë që stilistët e famshëm komercializojnë parfumet e tyre. Si parfumist duhen veçuar Pierre-François-Pascal Guerlain, François Coty, Ernest Beaux (krijues i Chanel Nº5), Eugène Schueller (themelues i L'Oréal-it), Yves Rocher, Estée Lauder etj.
Gastronomia: është arti i kuzhinës, me një komponent të qartë praktik ndërkohë që ushqimi është i domosdoshëm për qenien njerëzore, por me një aspekt të madh krijimtarie e rrjedhur nga kombinimi i ushqimeve dhe inovacionit për krijimin e recetave të reja. Prirjet e ndryshme gastronomike i detyrohen mbi të gjitha varianteve rajonale, pasi çdo vend ka vulën e tij dalluese. Së fundmi lindi e ashtuquajtura nouvelle cuisine, që e vë theksin si te ushqimi ashtu dhe te paraqitja. Si kuzhinier të rëndësishëm mund të përmenden: Auguste Escoffier, Joël Robuchon, Paul Bocuse, Heston Blumenthal, Donato de Santis, Karlos Arguiñano, Juan María Arzak, Ferran Adrià, Santi Santamaria etj[91].
Referimet:
Redakto- ^ Qual e la nona arte? Perche si chiama cosi?, Focus, nr. 206, dhjetor 2009, fq 133
- ^ Gardner, fq. xlvi
- ^ Onians (2008), fq. 316-317.
- ^ Lionello Venturi, VIII. Filologi, archeologi e conoscitori nei secoli XIX e XX, in Storia della critica d’arte, Torino, Einaudi, 1964, ISBN 88-06-15709-4.
- ^ Gardner, fq.2
- ^ Gardner, fq.6
- ^ Gardner, fq.3-4
- ^ Honour, H.; Fleming, J. (2005). A World History of Art. Laurence King. ISBN 9781856694513.
- ^ Honour-Fleming (2002), fq. 36-44.
- ^ Gardner, fq.12
- ^ Onians (2008), fq. 20-25.
- ^ Azcárate (1983), fq. 24-28.
- ^ Onians (2008), fq. 30-31.
- ^ Azcárate (1983), fq. 36-44.
- ^ Azcárate (1983), fq. 29-34.
- ^ Honour-Fleming (2002fq. 121-126.
- ^ Honour-Fleming (2002), fq. 127.
- ^ Honour-Fleming (2002), fq. 60-64.
- ^ Onians (2008), fq. 82-85.
- ^ Honour-Fleming (2002), fq. 267-276.
- ^ Onians (2008), fq. 46-47.
- ^ Onians (2008), fq. 88-89.
- ^ Onians (2008), fq. 50-51.
- ^ Onians (2008), fq. 80-81.
- ^ I rrjedhur nga latinishtja classicus («i klasits të parë»), termi «klasik» i referohet periudhës së artit grek i përfshirë mes atij arkaik dhe helenistik, duke vlerësuar si arti me më shumë kreativitet i historisë së artit grek. Kështu, termi mbeti si sinonim i kreativitetit, shkëlqimit, i epokës më të mirë të çdo stili artistik, prandaj stile të shumtë përgjatë kohës kanë pasur një fazë të quajtur “klasike”. Heinrich Wölfflin, për shembull, i referohet artit klasik për të folur për Rilindjen italiane. Chilvers (2007), fq. 207.
- ^ Azcárate (1983), fq. 64-74.
- ^ Azcárate (1983), fq. 76-88.
- ^ Azcárate (1983), fq. 96-102.
- ^ Azcárate (1983), fq. 103-110.
- ^ Azcárate (1983), fq. 111-135.
- ^ Emri i Perandorisë Bizantine rrjedh nga emri antik i kryeqytetit të saj, Bizanti (në greqisht Bizantion, i prejardhur nga themeluesi i qytetit në 657 para K., i quajtur Byzas), më vonë i ripagëzuar si Kostandinopojë në nder të perandorit Kostandin dhe sot i quajtur Stamboll. Isaac Asimov: Constantinopla, Alianza Editorial, Madrid, 1982, ISBN 84-206-1886-1, fq. 12.
- ^ Hagia Sophía (Άγια Σοφία) në greqisht, që do të thotë dituria e shenjtë
- ^ Azcárate (1983), fq. 144-155.
- ^ Termi arte të aplikuara është sinonim i arteve dekorative o arteve industriale –gjithashtu të quajtur artet minore-, duke ju referuar veprave të realizuara me një përpunim industrial ose artizanal por duke ndjekur njëfarë synimi estetik, kryesisht të tipit zbukurues. Guillermo Fatás dhe Gonzalo Borrás, Diçionario de términos de arte y elementos de arqueología, heráldica y numismática, Alianza, Madrid, 1990, ISBN 84-206-0292-2, fq. 30.
- ^ Azcárate (1983), fq. 188-234.
- ^ Emërtimi “gotik” u fut nga artistët italian të Rilindjes, në kuptim nënçmues, pasi konsiderohej si diçka barbare dhe e prapambetur, si relizimet e “gotëve” që rrëzuan Perandorinë Romake. Chilvers (2007), fq. 419.
- ^ Azcárate (1983), fq. 243-337.
- ^ Azcárate (1983), fq. 158-178.
- ^ Honour-Fleming (2002), fq. 521-530.
- ^ Honour-Fleming (2002), fq. 530-536.
- ^ Onians (2008), fq. 134-135.
- ^ Honour-Fleming (2002), fq. 557-560.
- ^ Onians (2008), fq. 140-141.
- ^ Onians (2008), fq. 142-143.
- ^ Onians (2008), fq. 144-145.
- ^ Termi «arti modern» vjen nga koncepti i «modernitetit», teoria filozofiko-kulturore që postulon vlefshmërinë e tashsme të një periudhe historike të shenjuar në atë kulturore, për ilustrim, në politikë nga Revolucioni Francezë dhe në ekonomi nga Revolucioni Industrial dhe që do ta supozonte si rrënjë sociale të vetën të Epokës Bashkëkohore (kontemporane). Projekti modern karakterizohet nga përfundimi i determinizmit dhe i supremacisë së religjonit, i zëvendësuar nga arsyeja dhe shkenca, objektivizmi dhe individualizmi, nga besimi te teknologjia dhe përparimi, në aftësitë e veta të qenies njerëzore. Kjo «erë moderne» do të sillte tashmërinë (aktualitetin), duke qenë plotësisht në fuqi sipas disa shkrimtarëve, ndërkohë që të tjerë pohojnë se është aktualisht një fazë e kapërcyer në evoluimin e njerëzimit, duke folur për «postmodernitetin» si periudhë pasuese e këtij projekti modern. Valeriano Bozal: Modernos y postmodernos, Historia 16, Madrid, 1993.
- ^ Ky është një thjeshtëzim i studimit historik të artit, pastaj është e vështirë vendosësh në një emër apo një fakt fillimin e historiografisë së artit. Zakonisht përmendet Vasari si nismëtar i kësaj shkence, megjithëse shkrimet e tij –përgjithësisht kronika, inventare, biografi ose shkrime të tjera pak a shumë letrarë– u mungon perspektiva historike dhe rreptësia shkencore e nevojshme për të konsideruar historiografinë e artit. Pa dyshim, Winckelmann-i krijoi një metodologji shkencore për klasifikimin e arteve, prandaj zakonisht konsiderohet si babai i historisë së artit. Valeriano Bozal (dhe të tjerë): Historia de las ideas estéticas y de las teorías artísticas contemporáneas(vol. I). Visor, Madrid, 2000, ISBN 84-7774-580-3.
- ^ Pérez Sánchez (1983), fq. 347-409.
- ^ fjala rrjedh nga termi italian maniera, që do të thotë “stil” dhe që u fut nga Giorgio Vasari në biografitë e tij të artistëve për të dalluar stilin e hijshëm dhe të ekuilibruar të artistëve të kohës së tij. Chilvers (2007), fq. 593.
- ^ Onians (2008), fq. 154-155.
- ^ termi “barok” rrjedh nga një fjalë me origjinë portugeze, ku perlat që kishin ndonjë deformim quheshin “perlas barruecas”, duke qenë në origjinë një fjalë përçmuese që përshkruante një lloj arti kapriçoz, grandiloquent, i ngarkuar me tepri. Chilvers: (2007), fq. 83.
- ^ Pérez Sánchez (1983), fq. 479-598.
- ^ Rokokoja u shfaq në Francë gjatë regjencës së dukës së Orleáns-it, në moshën minorene të Luigjit të XV, dhe vazhdoi gjatë mbretërimit të tij. Termi rococó u formua me bashkimin e termit italian baroço dhe rocaille, element dekorativ i ngjashëm me një guackë, shumë i përdorur në zbukurime gjatë kësaj periudhe. Chilvers (2007), fq. 818.
- ^ Pérez Sánchez (1983), fq. 607-640.
- ^ Në Reflektim mbi imitimin e veprave të artit grek (1755), Johann Joachim Winckelmann pohoi se grekët arritën në një stad përsosmërie të plotë në imitimin e natyrës, prandaj ne vetëm mund ti imitojmë grekët. Po ashtu, e lidhi artin me etapat e jetës njerëzore (fëmijria, pjekuria, pleqëria), duke vendosur një evolucion të artit në tre stile: arkaik, klasik dhe helenistik. Valeriano Bozal (dhe të tjerë): Historia de las ideas estéticas y de las teorías artísticas contemporáneas (vol. I). Visor, Madrid, 2000, ISBN 84-7774-580-3, fq. 150-154.
- ^ Honour-Fleming (2002), fq. 640-645.
- ^ Onians (2008), fq. 150-153.
- ^ Honour-Fleming (2002), fq. 764-777.
- ^ Onians (2008), fq. 198-199.
- ^ Honour-Fleming (2002), fq. 699-704.
- ^ Onians (2008), fq. 204-205.
- ^ Onians (2008), fq. 208-209.
- ^ Art Nouveau mori emra të ndryshëm sipas vendit të prejardhjes: Art Nouveau në Francë, Modern Style në Mbretërinë e Bashkuar, Jugendstil në Gjermani, Sezession në Austri, Liberty në Itali, arte moderno në vendet hispanike etj. Chilvers (2007), fq. 61.
- ^ Ramírez Domínguez (1983), fq. 663-702.
- ^ Honour-Fleming (2002), fq. 652-670.
- ^ Ramírez Domínguez (1983), fq. 730-740.
- ^ Ramírez Domínguez (1983), fq. 759-772.
- ^ Honour-Fleming (2002), fq. 729-733.
- ^ Art Nouveau mori emra të ndryshëm sipas vendit të prejardhjes: Art Nouveau në Francë, Modern Style në Mbretërinë e Bashkuar, Jugendstil në Gjermani, Sezession në Austri, Liberty në Itali, Arte Moderno në vendet hispanike etj. Chilvers (2007), fq. 61.
- ^ «El modernisme». Konsultuar më 14 dhejetor 2008.
- ^ Dempsey (2002), fq. 33-37.
- ^ Megjithëse fotografia është pararendëse e kinemasë, kjo e fundit konsiderohet si arti i shtatë dhe fotografia i teti, pasi e fitoi këtë kategorizim para se fotografia ta fitonte këtë status.
- ^ Sougez (2007), fq. 39-261.
- ^ Valeriano Bozal: Los orígenes del arte del siglo XX, Historia 16, Madrid, 1993, fq. 6-13.
- ^ Delfín Rodríguez Ruiz: La arquitectura del siglo XX, Historia 16, Madrid, 1993, fq. 51-112.
- ^ Quhen “avangarda historike” ato të krijuara në periudhën e paraluftës së parë në fillim të shekullit (rreth vitit 1910) dhe fundi i Luftës së Dytë Botërore. Javier Arnaldo: Vanguardias históricas (I), Historia 16, Madrid, 1993, fq. 6.
- ^ Ramírez Domínguez (1983), fq. 773-786.
- ^ Termi «surealizëm» u ideua nga Apollinaire në 1917, duke ju referuar asaj që është «më lart realitetit», në frengjisht surréalisme.
- ^ Ramírez Domínguez (1983), fq. 807-837.
- ^ González (1991), fq. 3-5.
- ^ González (1991), fq. 7-61.
- ^ Onians (2008), fq. 290-315.
- ^ Termi art deco është shkurtim i arts decoratifs («artet dekorative» nga frëngjishtja) dhe i prejardhur nga Ekspozita e Arteve Dekorative në 1925 (Exposition Internationale des Arts Décoratifs et Industriels Modernes) në Paris. AA.VV.: Enciclopedia del Arte Garzanti (1991), fq.59.
- ^ Dempsey (2002), fq. 130-139.
- ^ Sougez (2007), fq. 299-358.
- ^ Emërtim i futur nga kritiku Ricciotto Canudo në 1911. «Ricciotto Canudo». Konsultuar më 4 shtator 2010.
- ^ «Ciudadano Kane sigue siendo la mejor película de la historia». Konsultuar më 20 gusht 2010.
- ^ Porter-González (1988), fq. 17-123.
- ^ Ramírez Domínguez (1983), fq. 794-797.
- ^ Ramírez Domínguez (1983), fq. 855-864.
- ^ «La gastronomía y el arte, más cerca que nunca Arkivuar 29 tetor 2019 tek Wayback Machine». Konsultuar më 4 shtator 2010.
Bibliografia:
Redakto- AA.VV. (1991). Enciclopedia del Arte Garzanti. Barcelona: Ediciones B. ISBN 84-406-2261-9.
- Adams, Laurie. Art across Time. 3rd ed. Boston: McGraw-Hill, 2007.
- Azcárate Ristori, José María de; Pérez Sánchez, Alfonso Emilio; Ramírez Domínguez, Juan Antonio (1983). Historia del Arte. Madrid: Anaya. ISBN 84-207-1408-9.
- Bertman, Stephen (2003). Handbook to life in ancient Mesopotamia. Facts on File. ISBN 978-0-8160-4346-0
- Chilvers, Ian (2007). Diçionario de arte. Madrid: Alianza Editorial. ISBN 978-84-206-6170-4.
- Cirlot, Lourdes (1990). «Las últimas tendencias pictóricas». Ed. Vicens-Vives, Barcelona. ISBN 84-316-2726-3.
- Dempsey, Amy (2002). Estilos, escuelas y movimientos. Barcelona: Blume. ISBN 84-89396-86-8.
- Gardner, Helen, and Fred S. Kleiner. Gardner's Art through the Ages: A Global History. 13th ed. Australia: Thomson/Wadsworth, 2009.
- Gombrich, E. H. The Story of Art. 15th ed. Englewood Cliffs, N.J.: Prentice-Hall, 1990.
- González, Antonio Manuel (1991). Las claves del arte. Últimas tendencias. Barcelona: Planeta. ISBN 84-320-9702-0.
- Himelfarb, Elizabeth J. “First Alphabet Found in Egypt”, Archaeology 53, Issue 1 (Jan./Shkurt 2000): 21.
- Honour, Hugh, and John Fleming. A World History of Art. 7th ed. Laurence King Publishing, 2005, ISBN 1-85669-451-8, ISBN 978-1-85669-451-3
- Honour, Hugh, and John Fleming. The Visual Arts: A History. 5th ed. New York: Henry N. Abrams, 1999.
- Honour, Hugh y Fleming, John (2002). «Historia mundial del arte». Ed. Akal, Madrid. ISBN 84-460-2092-0.
- Janson, H. W., and Penelope J. E. Davies. Janson's History of Art: The Western Tradition. 7th ed. Upper Saddle River, NJ: Pearson Prentice Hall, 2007.
- Karen Rhea Nemet-Nejat, (1998). "Daily Life in Ancient Mesopotamia", 182.
- La Plante, John D. Asian Art. 3rd ed. Dubuque, IA: Wm. C. Brown, 1992.
- Lionello Venturi, VIII. Filologi, archeologi e conoscitori nei secoli XIX e XX, in Storia della critica d’arte, Torino, Einaudi, 1964, ISBN 88-06-15709-4.
- Miller, Mary Ellen. The Art of Mesoamerica: From Olmec to Aztec. 4th ed, World of Art. London: Thames & Hudson, 2006.
- Mokhtar, G. (1990), General History of Africa II: Ancient Civilizations of Africa(Abridged ed.), Berkeley: University of California Press, ISBN 92-3-102585-6
- Oliva, César y Torres Monreal, Francisco (2002). Historia básica del arte escénico. Madrid: Cátedra. ISBN 84-376-0916-X.
- Oliver Grau (Ed.): MediaArtHistories, Cambridge/Mass.: MIT-Press, 2007.
- Onians, John (2008). Atlas del arte. Barcelona: Ed. Blume. ISBN 978-84-9801-293-4.
- Pierce, James Smith, and H. W. Janson. From Abacus to Zeus: A Handbook of Art History. 7th ed. Upper Saddle River, NJ: Pearson Prentice Hall, 2004.
- Pohl, Frances K. Framing America: A Social History of American Art. New York, NY: Thames & Hudson, 2002.
- Porter, Miquel y González, Palmira (1988). Las claves de la historia del cine. Barcelona: Ariel. ISBN 84-344-0453-2.
- Thomas, Nicholas. Oceanic Art, World of Art. New York, N.Y.: Thames and Hudson, 1995.
- Thuillier, Jacques, Histoire de l'art, Paris, Flammarion, 2002. ISBN 2-08-012535-4
- Thuillier, Jacques, History of Art, Paris, Flammarion, 2002. ISBN 2-08-010875-1
- Sougez, Marie-Loup (2007). Historia general de la fotografía. Madrid: Cátedra. ISBN 978-84-376-2344-3.
- Stokstad, Marilyn. Art History. 3rd ed. Upper Saddle River, NJ: Pearson Education, 2008.
- Valeriano Bozal (dhe të tjerë): Historia de las ideas estéticas y de las teorías artísticas contemporáneas(vol. I). Visor, Madrid, 2000, ISBN 84-7774-580-3.
- Valeriano Bozal: Modernos y postmodernos, Historia 16, Madrid, 1993.
- Wilkins, David G., Bernard Schultz, and Katheryn M. Linduff. Art Past, Art Present. 6th ed. Upper Saddle River, NJ: Pearson Education, 2008.
Lidhje të jashtme
RedaktoHeilbrunn Timeline of Art History, Museu Metropolitan i Artit në New York (në anglisht)
Art History Timeline Arkivuar 14 nëntor 2012 tek Wayback Machine - historyexplorer.net
"History of Art: From Paleolithic Age to Contemporary Art Arkivuar 19 nëntor 2020 tek Wayback Machine" - all-art.org
Artehistoria Arkivuar 28 mars 2006 tek Wayback Machine
"Art: The history of ideas in literature and the arts in aesthetic theory and literary criticism" - The Dictionary of the History of Ideas
Art History resources Arkivuar 6 mars 2016 tek Wayback Machine
Smarthistory.org, The Open Art Project
Breve Historia de la pintura Arkivuar 5 prill 2016 tek Wayback Machine (në anglisht)
Olga's Gallery (në anglisht)
Web Gallery of Art (në anglisht)