Stampa:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2018
Artikujt e listuar më poshtë janë artikuj të shfaqur në seksionin "Artikulli i javës" gjatë gjithë vitit 2018.
Arkiva sipas viteve: 2012 • 2013 • 2014 • 2015 • 2016 • 2017 • 2018 • 2019 • 2020 • 2021 • 2022 • 2023 • 2024
Java 1-rëRimishërimi ose rilindja (anglisht: Reincarnation; rilindja e shpirtit në trup të ri) është koncept filozofik ose fetar që një aspekt i një qenieje të gjallë fillon një jetë të re në një trup apo formë tjetër fizik pas çdo vdekjeje biologjike. Ajo quhet gjithashtu rilindje ose transmigrim, dhe është pjesë e doktrinës Saṃsāra të ekzistencës ciklike. Është një parim qendror i të gjitha feve të mëdha indiane, pra Budizmi, Hinduizmi, Jainizmi dhe Sikizmi. Ideja e rimishërimit gjendet në shumë kultura të lashta, dhe një besim në rilindjen / metempsikozë u mbajt nga figura historike greke, të tilla si Pitagora, Sokrati dhe Platoni. Është gjithashtu një besim i zakonshëm i feve të ndryshme antike dhe moderne si Spiritizmi, Teozofia dhe Eckankari dhe gjendet edhe në shumë shoqëri fisnore anembanë botës, në vende të tilla si Australia, Azia Lindore, Siberia dhe Amerika e Jugut. Megjithëse pjesa më e madhe e denominacioneve brenda feve abrahamike si judaizmi, krishterimi dhe islami nuk besojnë se individët rimishërohen, grupe të veçanta brenda këtyre feve i referohen rimishërimit; këto grupe përfshijnë pasuesit kryesorë historikë dhe bashkëkohorë të Kabalës, Katarëve, Alevitëve, Druzëve dhe Rosikurgëve. |
Java 2-tëSami Bej Frashëri (1 qershor 1850, Frashër - 18 qershor 1904, Stamboll), i njohur edhe si Shemseddin Sami (turqisht: Şemseddin Sami) ishte rilindas i shquar, dijetar i madh, shkrimtar, publicist dhe ideologu kryesor i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Lindi në Frashër të Përmetit më 1 qershor 1850. Ishte një nga djemtë e Halit bej Dakollarit. Mësimet e para i mori në fshatin e lindjes. Më 1865 së bashku me pesë vëllezërit e tij dhe dy motrat u vendos në Janinë. Këtu së bashku me vëllanë, Naimin, Sami Frashëri kreu shkollën e mesme greke "Zosimea", ku përveç kulturës së përgjithshme, përvetësoi krahas greqishtes së re e të vjetër edhe gjuhën latine si dhe gjuhën frënge dhe atë italiane. Në Tetovë, nga Mahmut Efendiu (Kalkendelenli Mahmut Efendi), mësoi arabisht, persisht dhe turqisht. |
Java 3-tëParashqevi Qiriazi (2 qershor 1880-1970), Mësuese e Popullit, master i edukimit, pedagoge, intelektuale e shquar, veprimtare e arsimimit të femrës shqiptare, pjesëmarrëse e Kongresit të Manastirit, autorja e abetares së pare shqipe me alfabetin e Manastirit dhe e himnit të tij, e para femër shqiptare autore e një projekti arsimor.Parashqevi Qiriazi u lind më 2 qershor të vitit 1880 në Manastir (sot Republika e Maqedonisë).Ishte fëmija i dhjetë dhe më i vogli i çiftit Maria dhe Dhimitër Qiriazi, (Tashko, Konstandin, Gjerasim, Gjergj, Naum, Kristo, Pandeli, Fankë, Sevasti dhe Parashqevi). Shkollën fillore dhe shkollën e mesme i kreu në qytetin e saj të lindjes në Manastir. |
Java 4-tëIbrahim Rugova (2 dhjetor 1944 – 21 janar 2006) ishte Presidenti i parë i Republikës së Kosovës, duke shërbyer në vitet 1992–2000 dhe përsëri në vitet 2002–2006, ishte Intelektual,politikan, akademik dhe shkrimtar shqiptar Rugova mbante titullin Doktor. Presidenti Ibrahim Rugova ishte bashkëthemeluses i Lidhjës Demokratike të Kosovës e cila ishte levizja e parë demokratike gjithë popullore ne Kosove qe udhehoqi popullin e Kosovës drejt rrugës për Liri,Pavarsi e Demokraci dhe qe më vonë do te transformohej ne Parti Politke dhe Rugova ishte kryetar i saj qe nga themelimi i saj më 23 dhjetor të vitit 1989 deri më 21 janar të vitit 2006 kur nderroi jetë Ai udhëhoqi një luftë popullore për pavarësi, që avokoi një rezistencë paqësore ndaj sundimin jugosllav dhe loboi për mbështetje nga SHBA-të dhe Evropa, veçanërisht gjatë Luftës së Kosovës. Ai theksoi fort trashëgiminë e lashtë të Dardanisë, mbretëri e pavarur dhe më vonë provincë e Perandorisë Romake që përfshinte territorin e sotëm të Kosovës, për të forcuar identitetin e vendit dhe për të promovuar politikën e tij të marrëdhënieve të ngushta me Perëndimin. Për shkak të rolit të tij në historinë e Kosovës, Rugova është quajtur "Ati i Kombit" dhe "Gandi i Ballkanit", ndërsa pas vdekjes është shpallur Hero i Kosovës. |
Java 5-tëDua Lipa (lindur më 22 gusht 1995) është një këngëtare tekstshkruese, dhe modele shqiptare, që jeton dhe vepron në Londër, Angli. Karriera e saj muzikore filloi në moshën 14 vjeçare, kur filloi të publikonte cover këngë nga artistë të tjerë në YouTube. Në vitin 2015, ajo u nënshkroi me Warner Music Group dhe së shpejti lancoi këngën e saj të parë. Në dhjetor të vitit 2016, një dokumentar rreth Lipës ishte autorizuar nga revista The Fader, titulluar See in Blue. Në janar të vitit 2017, ajo fitoi çmimin publik të zgjedhjes EBBA.Albumi i saj debutues i emërtuar sipas vetvetes Dua Lipa doli në treg më 2 qershor të2017. Albumi u vleresua shumë mirë nga kritikët, dhe u pozicionua në vend të pestë në toplistën zyrtare të albumeve në Angli dhe gjithashtu u bë pjesë e listës së gjatë të billboard top 200 albums charts. Madje një ditë pas publikimit të albumit, ai u pozicionua në vendin e parë ne iTunes në Angli. Lipa lindi në Londër më 22 gusht 1995.Prindërit e saj, janë shqiptarë nga Kosova, të cilët janë larguar nga Prishtina në vitet 1990 |
Java 6-tëXhorxh Uashington George Washington (lindur 22 shkurt 1732 - 14 dhjetor 1799) ishte presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (1789-1797) , biri i Mary Balle , Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Kontinentale gjatë Luftës Revolucionare Amerikane, dhe një nga Etërit Themelues të Shteteve të Bashkuara. Ai kryesoi konventën që hartoi Kushtetutën aktuale të Shteteve të Bashkuara dhe gjatë jetës së tij u quajt "Babai i vendit të tij". Ai nuk i takonte asnjë partie. Familja e Xhorxh Uashingtonit ishte fermere e pasur, që kishte në pronësi plantacione duhani dhe skllevër të cilët ai i trashëgoi. Ai kishte qindra skllever gjatë gjithë jetës së tij, por pikëpamjet e tij mbi skllavërinë ndryshuan gradualisht drejt heqjes së skllavërisë. Në rininë e tij ai u bë një oficer i lartë britanik në milicinë koloniale gjatë fazave të para të Luftës së franceze dhe indiane. Në 1775 Kongresi i Dytë Kontinental e emëroi Washingtonin si komandant të përgjithshëm të Ushtrisë Kontinentale në Revolucionin Amerikan. Në këtë komandë, Washingtoni i detyroi britanikët të lënë Bostonin në vitin 1776, por u mund dhe për pak u kap rob më vonë atë vit, kur ai humbi në Nju Jork Siti. Pas kalimit të lumit Delaware në mes të dimrit, ai mundi britanikët në dy betejat (Trenton dhe Princeton), rimori Nju Xhersin dhe restauroi vrullin ndaj kauzës së Patriotëve. |
Java 7-tëMë 17 shkurt të vitit 2008 Kuvendi i Republikës së Kosovës shpalli Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës. Në një mbledhje ku morën pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur. Ligjshmëria e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës për një kohë ka qenë temë e diskutueshme. Serbia duke kundërshtuar kërkoi vlerësimin e vlefshmërisë ndërkombëtare dhe mbështetje për pozicionin e saj, gjoja se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës ishte e paligjshme. Në vazhdën e kësaj ecurie, në tetor të vitit 2008, Serbia kërkoi një opinion këshillues nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.Më 22 korrik 2010, Gjykata konstatoi se Deklarata e Kosovës për Pavarësi, nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, ishte kurorëzimi i një rrugëtimi të dhimbshëm lotësh e gjaku për qytetarët e Kosovës. Për vite me radhë, deri në qershor të vitit 1999, qytetarët vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga ushtria e Sllobodan Millosheviçit. Pas përfundimit të luftës dhe vendosjes së trupave ndërkombetare në Kosovë, në nëntor 2005 nisi zyrtarisht procesi për statusin përfundimtar. Prej 13 qershorit të vitit 1999, kur forcat serbe u detyruan të largoheshin nga Kosova, ky vend administrohej nga misioni i Organizates së Kombeve të Bashkuara UNMIK dhe institucionet demokratike të Kosoves: Kuvendi, Presidenti dhe Qeveria. |
Java 8-tëPublius Ovidius Naso (20 mars 43 p.e.s - 17/18), i njohur si Ovidi, ishte një poet romak që jetoi gjatë mbretërimit të Augustit. Ai ishte bashkëkohës i Virgilit të vjetër dhe Horacit, me të cilët shpesh renditet si një nga tre poetët kanonikë të letërsisë latine. Studiuesi perandorak Mark Fab Kuintiliani e konsideronte atë si të fundit poet elegjiak latin të dashurisë.Ai gëzonte një popullaritet të jashtëzakonshëm, por, në një nga misteret e historisë letrare, u internua nga Augusti në një krahinë të largët pranë Detit të Zi, ku ai mbeti deri sa vdiq. Ovidi ia atribuon internimin e tij carmen et error, "një poeme dhe një gabimi", por diskrecioni i tij në diskutimin e shkaqeve ka rezultuar me shumë spekulime mes studiuesve. Ai njihet si poeti i parë i madh romak që ka filluar karrierën e tij gjatë mbretërimit të Augustit. Ovidi sot njihet më mirë për Metamorfozët, një narrativë mitologjike të vazhdueshme prej 15 librash të shkruar në epokën e epikës dhe për veprat në couplets elegiac si Ars Amatoria ("Arti i Dashurisë") dhe Fasti. Poezia e tij ishte imituar shumë gjatë Antikitetit të Vonshëm dhe Mesjetës, dhe ndikoi shumë në artin dhe letërsinë perëndimore. Metamorfozat mbeten një nga burimet më të rëndësishme të mitologjisë klasike. Ovidi ka lindur në Sulmo (Sulmona moderne), në një luginë Apennine në lindje të Romës, në një familje të rëndësishme kalorsish, më 20 mars, 43 pes. Ky ishte një vit i rëndësishëm në politikën romake. Ai u arsimua në retorikë në Romë nga mësuesit Arellius Fuscus dhe Porcius Latro me vëllain e tij që shkëlqeu në oratori. |
Java 9-tëDede Ahmet Ahmataj, lindi në Brataj të Vlorës më 22 shkurt të vitit 1916 , Nderi i Kombit dhe Mësonjësi fetar i Kryegjysh Reshat Bardhit. Më 1937 shkon ushtar në rrethin e Dibrës dhe pasi lirohet vesh petkun e klerikut bektashi në teqen e Bllacës tek baba Zeneli. Më pas ai shërbeu në teqetë e Elbasan, Turan të Tepelenës, Vlorë deri në vitin 1942. Nga ky vit e deri në maj të vitit 1944, me armë në dorë luftoi në radhët e ushtrisë antifashiste dhe ikuadrohet në brigadën e 18 Sulmuese. Në vitin 1945 shërben në teqenë e Kuzum Babait në Vlorë me titullin baba deri në vitin 1948. Në këtë teqe ai afroi shumë besimtarë dhe intelektual dhe dashamirës duke fituar respektin e gjithë Vlorës dhe Shqipërisë me punën e gjithanshme të tij të besimit bektashian. |
Java 10-tëPandeli Sotiri lindi në vitin 1852 në fshatin Selçkë afër Gjirokastrës dhe vdiq në vitin 1890 ishte themeluesi i parë i shkollës shqipe në Korçë Ai ishte një ndër rilindësit shqiptarë që kontribuan në përhapjen dhe mësimin e gjuhës shqipe. Mësimet e para i mori në Qestoriat nga mësuesi i popullit Koto Hoxhi. Pas vrasjes së prindërve, detyrohet të largohet në Austri së bashku me vëllain e tij Koto Sotirin. Studimet e larta i kreu në Vjenë,ku u diplomua për mjekësi. Gjatë shkollimit në Austri, Pandeliu mësoi shumë nga kultura gjermane duke e zotëruar mirë atë, gjuhën frënge si dhe pa harruar dhe gjuhën shqipe. Gjithashtu edhe mësimet e marra në Qestorat nga Koto Hoxhi dhe mësues të tjerë, në shqip dhe greqisht e pajisën atë me njohuri dhe kulturë të gjuhëve të huaja. Tërë veprimtarinë e tij, Pandeliu ia kushtoi Lëvizjes për Çlirimin Kombëtar dhe ndonëse studioi për mjekësi, ai u lidh me arsimin, shkollën, publicistikën, në shërbim të asaj lëvizjeje. Kudo që shkoi në Turqi, Rumani, Egjipt, u shqua për aftësi organizative në krijimin e shoqërive të revistave që kontribuan në zhvillimin e arsimit kombëtar dhe në edukimin e vetëdijes kombëtare. Qe një nga 27 anëtarët e grupit që themeluan Shoqërinë e Stambollit. Së bashku me Jani Vreton shkoi në Bukuresht si përfaqësues i kësaj shoqërie për të ndihmuar shoqërinë e atjeshme. Me gjithë kushtet e vështira, Pandeli Sotiri punoi pa u lodhur në fushën e botimeve shkollore. Ai dha një kontribut të shquar në themelimin e Shkollës së parë Kombëtare Shqipe “Mësonjëtorja e Korçës” që u çel më 7 Mars 1887 si drejtor i saj, duke krijuar kështu një traditë të mirë sidomos në drejtim të udhëheqjes së shkollës dhe të administrimit të saj duke qenë se ishte vetë i pari që dha në këtë shkollë mësimin e gjuhës shqipe. |
Java 11-tëMekanika klasike (që zakonisht ngatërrohet me mekaniken Njutoniane, e cila është një nën-fushe e saj) është një term që përdoret për të përshkruar lëvizjen e objekteve makroskopike, që nga lëvizja e projektileve (ose lëvizja e predhave) deri të pjesët e makinerive, si dhe gjithashtu për përshkrimin e objekteve astronomike, si sondat kozmike, planetët, yjet, dhe galaktikët. Përvec faktit që ajo jep rezultatet shume të sakta në këto fusha, duhet theksuar se ajo është një nga degët më të vjetra dhe më të mëdha në shkencë dhe teknologji. Brenda kësaj fushe shumë dege specializimi ekzistojnë të cilat merren me gazet, lëngjet, dhe trupat e ngurte. Mekanika klasike përforcohet nga teoria speciale e relativitetit për objekte që lëvizin me shpejtësi të madhe, që afrohet me shpejtësinë e dritës. Për më tepër, teoria e përgjithshme e relativitetit aplikohet në ato raste kur duhet një trajtim me rigoroz i gravitacionit në një shkallë më të rafinuar. Duhet theksuar se teoritë e relativitetit ndyshe nga perceptimi i zakonshëm janë teori klasike (pra nuk marrin parasysh efektet kuantike). Në fizikë, mekanika klasike është një nga dy nën-fushat kryesore në studimin e shkencës së mekanikës, e cila merret me bashkësinë e ligjeve fizike që përshkruajnë matematikisht lëvizjene e trupave dhe bashkësive të trupave. Dega tjetër është mekanika kuantike. Stadi fillestar i zhvillimit të mekanikës klasike njihet si Mekanika njutoniane, e cila lidhet me konceptet fizike dhe metodat matematike që u shpikën dhe u përdoren nga vete Njutoni, si dhe paralelisht nga Lajbnici, e të tjerë. Kjo jepet më poshtë me detaje më të shumta. Metoda më abstrakte dhe më të përgjithshme jepen nga mekanika e Lagranzhit dhe mekanika e Hamiltonit. Pothuajse shumica e materialeve të mekanikës klasike u formua gjatë shekujve të 18-te dhe 19-te, këto punime zgjerojnë (në veçanti persa i përket metodave analitike) punene e filluar nga Njutoni. |
Java 12-tëLaozi ( Lao-Tzu ose Lao-Tze; fjalë për fjalë "Mjeshti i vjetër") ishte një filozof dhe shkrimtar i lashtë kinez. Ai është autori i njohur i Tao Te Ching themeluesi i Taoizmit filozofik, dhe një hyjni në Taoismin fetar dhe fetë tradicionale kineze. Një figurë gjysmë legjendare, Laozi zakonisht u portretizua si një bashkëkohës Konfucit i shek.VI, por historianët më bashkëkohorë e konsiderojnë atë të ketë jetuar gjatë periudhës së Shteteve ndërluftuese të shekullit të 5-të apo të 4-të pes.Një figurë qendrore në kulturën kineze, Laozi është pretenduar nga të dy perandorët e dinastisë Tang dhe njerëzit moderne të mbiemrit Li si themelues i prejardhjes së tyre. Puna e Laosit është përqafuar nga lëvizjet e ndryshme anti-autoritare dhe legalizmi kinez. |
Java 13-tëJosif Bageri (1870, Nistrovë, Reka e Epërme - 1915, Prishtinë, Kosovë) ishte një ndër figurat më të shquara të Rilindjes sonë Kombëtare. Ai ishte poet me talent të rallë, prozator që shkroi shumë tregime (sidomos për fëmijë), mësues, gazetar e publicist, si dhe atdhetar i flakët, i cili tërë jetën dhe veprën ia kushtoi çështjes kombëtare shqiptare.<ref name="FESH">Fjalori enciklopedik shqiptar (botimi i ri-2008), ASHSH, Tiranë, fq. 151. Josif Bageri u lind më 15 gusht të vitit 1870 në Nistrovë të Rekës së Madhe, (asokohe Malësia e Dibrës se Madhe kurse tani i takon komunës së Mavrovës dhe Radushës) në kohën kur lëvizjet e mëdha çlirimtare kishin marrë hovin e zhvillimit, kur popullit i nevojiteshin intelektualë dhe atdhetarë të tillë. Vitet e rinisë se hershme i kaloi në vendlindje, i angazhuar si bari i varfër. Për shkak te rrethanave të prapambetura ekonomike, sociale e arsimore, Josifi nuk pati mundësi që të vijojë ndonjë shkollë, edhe pse, qysh në fëmijëri shfaqte interesim, dashuri e dhunti për arsimim. Në vitin 1887, në moshën 17 vjeçare, për shkak të varfërisë së rëndë, emigroi në Sofje të Bullgarisë. Krahas punës se rëndë fizike, u angazhua edhe në lëvizjen kombëtare çlirimtare kundër pushtuesit. Frymëzimet e para për të zënë dituri krijuese i kishte nga Dhimitër Mole i Korçës. Dhimitrin e takonte në dyqanin e tij në Sofje. Ai dyqan, njëherësh shërbente edhe si pikë takimi dhe organizimi e patriotëve shqiptarë. Ndodhte kështu sepse Dhimitri sillte libra dhe gazeta nga Bukureshti dhe mbrëmjeve u mësonte mërgimtareve të interesuar shkrim dhe lexim të gjuhës shqipe. Pra, Josifi, për herë të parë, vullnetarisht, në moshë 17 vjeçare, mëson shkrim e lexim nga Dhimitër Mole. |
Java 14-tëHarry Potter është një seri e përbërë prej shtatë romanesh fantazi të shkruara nga autorja britanike, J. K. Rowling. Vëllimet, të emëruara pas personazhit kryesor, rrëfejnë aventurat e një magjistari të ri, të quajtur Harri Poter, dhe shokëve të tij, Ronald Uezli dhe Hermionë Grenxhër, të cilët janë studentë në Shkollën e Magjisë dhe Shtrigërisë, Hoguorts. Historia flet për përballjen e Harrit me magjistarin e errët, Lordin Fluronvdekje, i cili ka për qëllim të bëhet i pavdekshëm, të pushtojë botën e magjisë, të nënshtrojë njerëzit jo-magjistarë (babanacët), dhe të vrasë të gjithë ata që mundohen ta pengojnë. Që prej nxjerrjes së romanit të parë, Harry Potter dhe Guri Filozofal, në 30 qershor 1997, librat kanë fituar një popullaritet të pamasë dhe kritika të shumta pozitive, duke u kthyer në një sukses tregtar kudo në botë. Seria kanë hasur gjithashtu disa kritika negative, duke përfshirë shqetësimin për tonin e errët të përdorur në të shkruar si dhe dhunën që paraqesin. Vepra është përkthyer në 80 gjuhë të ndryshme dhe deri në shkurt të 2008-ës janë shitur rreth 500 milion kopje, duke e kthyer serinë e Harry Potter në një nga seritë e librave më të shitura në historinë botërore. Katër librat e fundit kanë vendosur rekordin për librat e shitur më shpejtë në histori, me një total prej 11 milion kopjesh të shitura në SHBA vetëm në 24 orët e para që nga dalja ne treg. |
Java 15-tëNënë Tereza ose Shën Tereza e Kalkutës (e lindur si Anjezë Gonxhe Bojaxhiu; 26 gusht 1910 – 5 shtator 1997) gjithashtu e njohur si Tereza e Bekuar e Kalkutës, Misionare e Bamirësisë, ishte një murgeshë katolike dhe misionare shqiptaro-indiane. Ajo lindi në Shkup (sot Republika e Maqedonisë), atëherë pjesë e Vilajetit të Kosovës në Perandorinë Osmane. Pasi kishte jetuar në Maqedoni për tetëmbëdhjetë vjet, ajo u shpërngul në Irlandë dhe më pas në Indi, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj.Nënë Tereza themeloi Misionaret e Bamirësisë, një kongregacion fetar katolik, i cili në vitin 2012 kishte më shumë se 4,500 motra dhe ishte aktiv në 133 vende. Ato ofrojnë shtëpi për njerëzit që vdesin nga HIV/AIDS, gërbula dhe tuberkulozi; ato ofrojnë ushqime, klinika të lëvizshme, programe këshilluese për fëmijët dhe familjet, jetimore, dhe shkolla. Anëtarët duhet t’i përmbahet betimit të "dëlirësisë, varfërisë dhe bindjes", si dhe një kusht të katërt, për të dhënë "shërbime falas e me gjithë zemër për më të varfërit e të varfërve".Nënë Tereza është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta, duke përfshirë: më 1962 Çmimin e Paqes Ramon Magsaysay dhe 1979 Çmimin Nobel për Paqe. Më 19 tetor 2003, ajo u lumturua dhe u quajt "Tereza e Bekuar e Kalkutës". Për t’u kanonizuar në shenjtore, asaj duhej t’i njihej një mrekulli e dytë, në bazë të rregullave të kishës katolike. Një mrekulli e dytë i është njohur nga Papa Françeskut, në dhjetor të vitit 2015, duke i hapur rrugën që ajo të shpallet shenjt nga Kisha Katolike e Romës. Kanonizimi i saj është bërë më 4 shtator 2016, një ditë para 19-vjetorit të vdekjes së saj.Një figurë e diskutueshme si gjatë jetës dhe pas vdekjes së saj, Nënë Tereza u admirua gjerësisht nga shumë njerëz për veprat e saj bamirëse. Ajo ishte edhe e lavdëruar edhe e kritikuar për pikëpamjet e saj kundër abortit.Ajo gjithashtu ka marrë kritika për kushtet në shtëpitë që ajo ofronte për ata që ishin buzë vdekjes. Biografia e saj të autorizuar është shkruar nga nëpunësi civil indian Navin Chawla dhe është botuar në vitin 1992.Ajo ka qene dhe do te jete nje murgeshe e shenjtore qe nuk do te harrohet kurre. |
Java 16-tëBilal Xhaferri (Ninat, 2 nëntor 1935 - Çikago, 14 tetor 1986 ) ka qenë shkrimtar, botues dhe aktivist shqiptar. Xhaferri ka lindur më 1935 në fshatin Ninat afër Konispolit, i biri i Xhaferr Hoxhës. Babai i tij ishte pushkatuar si antikomunist më 1945.U rrit bashkë me të motrën në internim ku kreu shkollimin. Më 1967 i botohet vëllimi me poezi “Lirishta e kuqe”, por nuk u vu kurrë në qarkullim. Në vitin 1967 konkuroi me romanin “Krastakraus” në konkursin letrar të mbajtur me rasin e 500 vjetorit të lindjes së Skënderbeut, por nuk fitoi. Ky roman do të botohej në vitin 1993.Më 1968 shkroi skenarin për film artistik “Era shtyn mjegullat”. Më 1968, ai u shpreh në Lidhjen e Shkrimtarëve kundër romanit Dasma të Kadaresë, duke e akuzuar Kadarenë për revizionizëm ndaj doktrinës komuniste, një akuzë kjo shumë e rëndë gjatë regjimit komunist që mund ta kishte dëmtuar shumë Kadarenë. Po për këtë ai u qortua rëndë nga Fadil Paçrami Iu hoq e drejta e botimit dhe u internua Pas një mbledhjeje të Lidhjes së Shkrimtarëve me në krye Rita Markon, u kritikua bindshëm dhe u përjashtua. Më 30 gusht 1969 u arratis nga Shqipëria për në Greqi.Më 1970, shkoi në SHBA, në Boston ku deri më 1972 punoi në gazetën “Dielli”. Më 1974 u vendos në Çikago ku themeloi revistën “Krahu i shqiponjës”, botim i Lidhjes Çame të cilën e drejtoi, botoi dhe redaktoi për 39 numra në dy gjuhë, shqip e anglisht. |
Java 17-të |
Java 18-tëNikolla "Kol" Idromeno (Hidhromeno) lindi më 15 gusht 1860 në Shkodër, vdiq më 12 dhjetor 1939. Kolë Idromeno ishte piktor, arkitekt, urbanist, fotograf, skenograf, siparist, muzikant, e kompozitor këngësh shkodrane. Gjithashtu ishte dhe fillimtari i shfaqjeve të para kinematografike në Shqipëri, 1919. Ai kiderohet si një prej piktorëve më të mëdhenj të Shkollës Shkodrane të Arteve Pamore sëbashku me piktorin Ndoc Martini dhe Simon Rroten. Familja e tij, ishte një nga familjet më të njohura të Pargës në Çamëri. I ati i tij, Arsen André Idromeno, kishte ardhur në qytetin verior prej ishullit Hidro(Hithër) ku jetojnë arbëreshët e Greqisë, ai i përkiste komunitetit ortodoks të qytetit të Shkodrës, ku u martua me Roza Saraçin, nga një familje qytetare shkodrane. Arsen Idromeno ushtronte profesionin e marangozit, ku e ndihmonte dhe Kola i vogël, sidomos duke i zbukuruar orenditë prej druri me vizatime. Më vonë djali mori mësime për vizatim pranë fotografit të njohur të qytetit, Pietro Marubi, i cili pasi dalloi tek nxënësi aftësi të veçanta, e këshilloi të atin ta dërgonte djaloshin për studime jashtë vendit. Këshilla e fotografit u pranua menjëherë, dhe djaloshi në moshen 15-vjeçare në 1875, filloi studimet për pikturë në Venecje të Italisë ku njihet nga afër me veprat e rilindasve si Civeli, Montegnas, Gentili, etj.; ku vazhdoi mësimet vetëm për dy vjet. Pas kthimit në vendlindje, Kola, përveç pikturës që e ushtronte pandërprerë, po e tërhiqte edhe fotografia që e shihte me kënaqësi në studion e Marubit. Në studio në atë kohë punonte si ndihmës një djalosh zadrimor, Mati Kodheli, me të cilin Kola u miqësua shpejt, por për një kohë të shkurtër, sepse më 1881, ai vdes. Në 1878 i bashkohet lëvizjes patriotike të Lidhjes së Prizrenit. |
Java 19-tëMisto Treska (19 prill 1914 – 23 qershor 1993) ka qenë komisar politik i PKSH-së gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjykatës, përkthyes i letërsisë frënge, dhe diplomat shqiptar. Në 1944 ishte pjesë e atyre që ekzekutuan me vdekje me urdhër të Enver Hoxhës Tele Baçin, atëherë komandant i batalionit "Reshit Çollaku", në të cilin Treska ishte komisar politik i PKSH-së. Në mars të 1945 me gradën major, ai ishte një ndër prokurorët e ngarkuar në procesin, ku gjykata speciale vendosi dënimin me vdekje për ish-kryeministrin Maliq bej Bushati dhe dy anëtarë të Regjencës, Lef Nosi dhe P. Anton Harapi. Ai ka shërbyer si Kryetar i Komitetit Shqiptar për Marrëdhëniet Kulturore dhe Miqësore me Botën e Jashtme (1957-1974) dhe si ambasador i shtetit shqiptar në Paris (1978-1981), ku ka spikatur veçanërisht në shkëmbimet e marrëdhënieve kulturore të Shqipërisë me vendet e huaja. Njihet gjerësisht si përkthyesi që solli në gjuhën shqipe autorë të mirënjohur si Hygoi, Mopasani, Stendali, Aragoni, Didëroi etj. |
Java 20-tëSali Berisha (15 tetor 1944, Viçidol) është një kardiolog dhe politikan shqiptar që shërbeu si presidenti i dytë i Shqipërisë në vitet 1992 - 1997, dhe presidenti i parë i zgjedhur nga një parlament i dalur nga zgjedhjet të lira demokratike pas rënies së regjimit komunist. Berisha qe edhe kryeministër i Shqipërisë nga 2005 deri më 2013. Ka qenë kryetar i Partisë Demokratike dy herë, në periudhën 1991 - 1992 dhe sërish nga 1997 gjer më 2013. Është aktualisht deputet në Kuvendit të Shqipërisë. Si një ish-sekretar komiteti i Partisë së Punës në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, e braktisi karrierën e tij si kardiolog dhe profesor i universitetit për t'u bërë lideri i Partisë Demokratike. |
Java 21-tëDom Shtjefën Kurti ishte një prift dhe shenjtor shqiptar. Hapja e procesit dioqezan për lumnimin e tij u shpall më 10 nëntor të viti 2002, nga prefekti i asokohshëm i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve, kardinali Kreshencio Sepe, gjatë kremtimit të Eukaristisë, në katedralen e Shkodrës. Lumnimi dhe pranimi si shenjtor ndodhi më 5 nëntor 2016, në sheshin para katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër. Shtjefën Kurti lindi në Ferizaj në vitin 24 dhjetor 1898. Mësimet e para i mori në vendin e lindjes, dhe pastaj ndoqi mesimet në Romë, ne institutin Santa Maria. Studimet teologjike i filloi në Austri, për t’i vazhduar në Romë në kolegjin “Propaganda Fide”. U shugurua në Romë ku mbajti edhe të parën meshë. Më pas u kthye në vendlindje ku punoi në zyrën ipeshkvnore e më pas në Gjakovë. At Shtjefni nuk ndiqte vetëm jetën fetare. Ai ishte i shqetësuar edhe për fatin e vendit të vet, ndaj në 5 maj në vitin 1930, së bashku me dy famullitarë i dërgojnë një peticion sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, ku përshkruante situatën që po kalonte Kosova. Ishte Ati ku u rrëfye Nënë Tereza dhe ku rrëfehej në oborrin mbretëror deri në vitin 1939 Mbretëresha Geraldinë. |
Java 22-tëPerikliu (rreth 495 – 429 p.e.r, Greqisht: Stampa:Polytonic, që do të thotë "i rrethuar nga lavdia") ishte një burrë shteti, orator dhe gjeneral i rëndësishëm me ndikim në Athinë gjatë Epokës së Artë—hollësisht, periudha midis luftërave Persiane dhe Peloponeziane. Ai kishte prejardhje, nga mamaja, nga familja Alkmeonide. Perikliu pati aq shumë ndikim në shoqërinë athinase saqë Thukididi, historian i kohës së tij, e quajti atë "qytetarin më të lartë të Athinës". Perikliu e ktheu Lidhjen e Delosit në një perandori athinase dhe i udhëhoqi bashkëqytetarët e tij gjatë dy viteve të para të Luftës së Peloponezit. Periudha gjatë së cilës ai udhëhoqi Athinën, nga 461 në 429 p.e.r, ndonjëherë njihet si "Epoka e Perikliut", megjithëse periudha e përmendur mund të përfshijë edhe kohë më të herëta si Luftërat Persiane, ose deri aq vonë sa shekulli që pasoi. Perikliu ngriti artet dhe letërsinë; kjo qe një arsye kryesore pse Athina mbajti reputacionin e të qenit qendra edukative dhe kulturore e botës greke të lashtë. AI filloi një projekt ambicioz për ndërtimin e shumicës së strukturave mbijetuese në Akropol (duke përfshirë dhe Partenonin). Ky projekt e zbukuroi qytetin, nxori në pah lavdinë e tij dhe i dha punë njerëzve.Më tej, Perikliu e rriti kaq shumë demokracinë athinase saqë kritikët e quajnë atë një populist. |
Java 23-tëSheh Muamer Pazari ( Tiranë 1 janar 1929 - 2003) ishte Shehu i katërmbëdhjetë i përfaqësuesve të Teqes së "Tarikatit Halveti në Shqipëri" dhe pinjoll i familjes tiranase Pazari me rrënjë 400 vjeçare. Vlerësohet për rolin e tij në ringritjen e Besimit Fetar mbas diktaturës komuniste dhe ndërtimin e harmonisë fetare kombtare. Si i persekutuar punoi shumë vite në Fushë-Krujë. Zotësia e tij e çoi për disa vite të punojë si mësues në shkollën e mesme 2- vjeçare të rezervave të ndërtimit. Nga viti 1965 punon në ndërmarrjen OAN, si motorrist, deri sa doli në pension. Këtu mori titullin Mjeshtër Inovacioni, ku me shpikjet e tij i kurseu miliona lekë ndërmarrjes, ku punonte. |
Java 24-tëAcrocanthosaurus (që do të thotë hardhucë me kreshta të larta) është një gjini e dinozaurëve teropodë që ekzistoi në atë që është sot Amerika Veriore gjatë epokës Aptiane dhe fillimin e epokës Albiane gjatë Kretakut të hershëm. Si gjithë gjinitë e dinozaurëve, Acrocanthosaurus përmban veç një specie, A. atokensis. Fosilet e kësaj specieje që kanë mbetur gjenden në shtetet amerikane të Oklahomës dhe Teksasit, megjithëse në Meriland janë gjetur dhëmbë që i atribuohen Acrocanthosaurus. Acrocanthosaurus ishte një grabitqar dykëmbor. Siç e thotë edhe emri, ai është më shumë i njohur për numrin e lartë të kreshtave në shumë nga vertebrat e tij, që mbështesnin shumë muskuj mbi qafën, kurrizin dhe legenin e kafshës. Acrocanthosaurus ishte një nga teropodët më të mëdhenj, rreth 12 metra i gjatë dhe peshonte deri në 6,17 tonë. Gjurmë këmbësh të teropodëve të mëdhenj që janë gjetur në Teksas mund të kenë qenë të Acrocanthosaurusit, megjithëse nuk ka një lidhje direkte me eshtrat e mbetura prej skeletit. Zbulimet e fundit kanë shpjeguar shumë detaje të anatomisë së tij, duke lejuar studimet e specializuara që fokusohen në strukturën e trurit të tij dhe funksionin e gjymtyrëve të përparme. Gjithsesi, ka akoma një debat rreth lidhjeve të tij evolucionare dhe disa shkencëtarë e kanë klasifikuar atë si një alosaurid, kurse disa të tjerë si një karkarodontosaurid. Acrocanthosaurusi ishte teropodi më i madh në ekosistemin e tij dhe ka mundësi të ketë qenë një grabitqar alfa që gjuante sauropodë dhe ornitopodë të mëdhenj. |
Java 25-tëSilva Kaputikyan (20 janar 1919 – 25 gusht 2006) ishte një poete dhe aktiviste politike armene. Një nga shkrimtaret më të njohura armene të shekullit të njëzetë, ajo njihet si "poetja kryesore e Armenisë" dhe "zonja e madhe e poezisë armene të shekullit të njëzetë". Edhe pse një anëtare e Partisë Komuniste, ajo ishte një avokate e dalluar e kauzave kombëtare armene. Koleksioni i saj i parë i poezive u botua në mesin e viteve 1940. Deri në vitet 1950 ajo kishte vendosur veten si një figurë e rëndësishme letrare në Armeninë Sovjetike. Përveç Armenisë ajo gjithashtu shkroi në rusisht dhe shumë nga veprat e saj u përkthyen në gjuhë të tjera. Në periudhën e mëvonshme sovjetike ajo shpesh trajtoi çështje politike dhe të tjera. Publikimi i saj i parë i madh, një koleksion poezish, u shfaq në vitin 1945. Dy tema kryesore të veprave të saj ishin identiteti kombëtar dhe poezia lirike. Kaputikyan vdiq në një spital të Yerevan më 25 gusht 2006. |
Java 26-tëAksioni i Gjakovës ishte sulmi kundër Mehmet Ali Pashës, dhe është ndërmarre në 3-6 shtator 1878 nga Komiteti i Gjakovës i Lidhjes së Prizrenit në pronën e Abdullah Pashë Drenit afër Gjakovës. Gjatë betejës mbetën të vrarë Mehmed Ali Pasha (marshall osman që duhet të vëzhgonte dorëzimin e zonave shqiptare të Plavës dhe Gucisë Malit te Zi), Abdullah Pashë Dreni (zyrtar i rajonit dhe ish-anëtar i Lidhjes), si dhe ushtarë e vullnetarë të Komitetit të Gjakovës. Sulmi ishte operacioni i parë ushtarak i Lidhjes së Prizrenit dhe shënoi fillimin e armiqësive në mes të organizatës dhe Perandorisë Osmane. Në nivel ndërkombëtar, ai ishte i pari në një seri betejash që ndryshuan kushtet e Kongresit të Berlinit në lidhje me koncesionet që iu bënë Malit të Zi dhe përfundoi me rrethimin e Ulqinit, i cilai përcaktoi kufijtë e Malit të Zi deri në Luftërat Ballkanike. Në ditën e fundit të sulmit prona e Abdullah Pasha Drenit u dogj dhe Mehmed Ali Pasha u vra. Në total, rreth 280 u vranë dhe 300 u plagosën gjatë betejës. Në mes të të vrarëve ishte edhe Shaqir Aga Curri, njeri i besuar i Abdullah Pashë Drenit dhe babai i Bajram Currit. Brenda Lidhjes, suksesi i sulmit, i cili ishte edhe operacioni i parë ushtarak i Lidhjes, shkaktoi rritjen e faksionit independentist, i cili ishte nën influencën e Abdyl Frashërit: ky i fundit kryesonte asamblenë e Komitetin e Stambollit. Më 27 shtator, vendimet e asamblesë, të cilat, ndër të tjera, përfshinin bashkimin e të gjitha zonave të banuara me shqiptarë në një vilajet të vetëm me autonomi maksimale, u botuan në Tercuman-i Sark, një gazetë në pronësi të Sami Frashërit në kryeqytetin osman. |
Java 27-tëLuani (Panthera leo) është një prej llojeve të maceve të mëdha, që i takon gjinisë Panthera, pjesë e familjes Felidae. Me disa meshkuj që i kalojnë 250 kg në peshë, është macja e dytë më e madhe e gjallë, pas tigrit. Sot, luanë të egër jetojë në Afrikën sub-sahariane dhe në Indi (ku një popullsi e rrezikuar banon në Parkun Nacional të Pyllit të Girit). Në lashtësi, ishin të përhapur në shumicën e Afrikës, duke përfshirë Afrikën veriore, si dhe në Euroazi, nga Greqia dhe Evropa juglindore deri në Indi. Në fund të Pleistocenit, rreth 10,000 vjet më parë, luani ishte gjitari i madh tokësorë i dytë më i përhapur, pas njerëzve: Panthera leo spelaea jetonte në pjesët veriore dhe perëndimore të Evropës dhe Panthera leo atrox jetonte në Amerikë, nga Jukoni në Peru. Në natyrë, meshkujt jetojnë 10 deri në 14 vjet, kjo për shkak të lëndimeve të marra nga luftimet e vazhdueshme me meshkujt e tjerë rivalë që reduktojnë shumë jetëgjatësinë e tyre. Në kaptivitet ata mund të jetojnë më shumë se 20 vjet. Ata zakonisht banojnë në savana dhe lëndina, edhe pse ata mund të shkojnë në shkurre dhe pyje. Luanët janë jashtëzakonisht shoqërorë në krahasim me macet tjera. Një tufë luanësh përbëhet nga femra, të quajtura luanesha, dhe këlyshë, si dhe nga një numër i vogël i meshkujve të rritur. Grupe të luaneshave zakonisht gjuajnë së bashku, kryesisht thundrakë të mëdhenj. Luanët janë grabitqarë gjahtarë, si dhe kafshë që ushqen me kërma. Edhe pse zakonisht luanët nuk gjuajnë njerëz, disa kanë gjuajtur. Duke fjetur kryesisht gjatë ditës, luanët janë aktivë gjatë natës, si dhe ndonjëherë gjatë muzgut. Megjithëse luani është nje grabiqar mjaft i madh, tigri cilësohet më i madh dhe më i fortë se ai. |
Java 28-tëRafael "Rafa" Nadal Parera lindi në 3 qershor 1986) në Manakor, Majorka, Spanjë. Ai është tenist profesionist spanjoll dhe ish-tenisti i parë në botë. Konsiderohet si një nga tenistët më të mirë të të gjitha kohërave. Që në moshën e re arriti shumë sukses në terrenet me argjilë dhe është konsideruar si "Mbreti i argjilit". Nadal është fitues i 10 çmimeve Grend Slem, si dhe rekord prej 20 çmimeve ATP Masters. Në vitin 2008 ai fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike. Nadal në karrierën e tij ka fituar 1 Australian Open, 11 French Open, 2 Wimbledon and 3 US Open duke u bërë një nga tenistet më të suksesshëm të të gjitha kohërave. |
Java 29-tëArkitektura Tamile është stili dhe teknika e zhvilluar në rajonet tamile përgjatë mijëra vjetëve. Ajo përfshin shetin e Indisë Jugore të Tamil Nadusë dhe rajonet e minoritetit tamil në Sri Lanka. Arkitektura Tamile i përket kryesisht Stilit Dravidian të Arkitekturës dhe konsiderohet si dhuratë e viswa-brahminëve. Megjithëse arkitektura e tamilakamit të lashtë përfshinte shtëpitë, pallatet dhe ndërtesat publike, ndërtesat e lashta që kanë mbijetuar janë tempujt. Dy koleksione të rëndësishme të këtyre monumenteve të lashta janë njohur nga UNESCO-ja si Vende të Trashëgimisë Botërore. Ata janë Mahabalipurami (600-900) dhe Tempujt e Mëdhenj të Gjallë Chola (848-1280). |
Java 30-tëSheshi i Republikës (armenisht: Հանրապետության հրապարակ, Hanrapetut'yan hraparak, i njohur lokalisht si Hraparak, apo "sheshi i qytetit") është sheshi qendror në Jerevan, kryeqyteti i Armenisë. Ai përbëhet nga dy seksione: një rrethrrotullim oval dhe një seksion trapezoid, i cili përmban një pishinë me fontana muzikore. Sheshi është i rrethuar nga pesë ndërtesa të mëdha të ndërtuara me gurë rozë dhe të verdhë në stilin neoklasik me përdorim gjerësisht të motiveve armene. Ky ansambël arkitektonik përfshin Shtëpinë e Qeverisë, Muzeun Historik dhe Galerinë Kombëtare, Hotelin Marriott të Armenisë dhe ministritë të Punëve të Jashtme, dhe Transportit dhe Komunikimit. Sheshi ishte projektuar fillimisht nga Alexander Tamanian në vitin 1924. Ndërtimi i shumicës së ndërtesave u përfundua në vitet 1950; ndërtesa e fundit - Galeria Kombëtare - u përfundua në vitin 1977. |
Java 31-tëHistorikisht, meritat krahasuese të tigrit (Panthera tigris) kundrejt luanit (Panthera leo) kanë qenë temë popullore të diskutimit nga gjuetarët, natyralistët, artistët dhe poetët, dhe të vazhdojë të frymëzojë imagjinatën popullore në ditët e sotme. Në të kaluarën, luanët dhe tigrat thuhet se garuan në shkretëtirë, ku vargjet e tyre mbivendosen në Euroazi. Rrethanat më të zakonshme të raportimit të takimit të tyre janë në robëri, ose qëllimisht ose aksidentalisht. Si luani ashtu edhe tigri kanë reputacion të frikshëm në zonat e tyre, qoftë midis grabitqarëve ose njerëzve. Në veçanti, të dy mund të jene te tmerrshem per njerëzit, edhe pse normat e vrasjeve së njerëzve kanë tendencë të jenë më të larta për tigrin sesa për luanin. |
Java 32-tëHistorikisht, meritat krahasuese të tigrit (Panthera tigris) kundrejt luanit (Panthera leo) kanë qenë temë popullore të diskutimit nga gjuetarët, natyralistët, artistët dhe poetët, dhe të vazhdojë të frymëzojë imagjinatën popullore në ditët e sotme. Në të kaluarën, luanët dhe tigrat thuhet se garuan në shkretëtirë, ku vargjet e tyre mbivendosen në Euroazi. Rrethanat më të zakonshme të raportimit të takimit të tyre janë në robëri, ose qëllimisht ose aksidentalisht. Si luani ashtu edhe tigri kanë reputacion të frikshëm në zonat e tyre, qoftë midis grabitqarëve ose njerëzve. Në veçanti, të dy mund të jene te tmerrshem per njerëzit, edhe pse normat e vrasjeve së njerëzve kanë tendencë të jenë më të larta për tigrin sesa për luanin. |
Java 33-tëHaxhi ose Haxhxhi (arabisht: حج Ḥaxhxh "pelegrinazh", turqisht: Hac) është pelegrinazhi i myslimanëve në Mekë. Si një nga pesë shtyllat e fesë islame është një detyrim fetare që duhet të kryhet të paktën një herë në jetën e të gjithë muslimanëve të rritur të cilët janë fizikisht dhe financiarisht të aftë për të ndërmarrë udhëtimin, dhe që mund të mbështesin familjet e tyre gjatë mungesës së tyre. Haxhxhi i vititi, me aktivitetet farz të tij, në vitin 2018, fillon më 19 gusht dhe vazhdon deri më 24 gusht.
|
Java 34-tëLeopardi me re (Neofelis nebulosa) është një mace e egër që ndodh nga ultësirat Himalajeze përmes Azisë Juglindore kontinentale në Kinë. Që nga viti 2008, ajo është e shënuar si e rrezikuar në Listën e kuqe. Popullsia e saj e përgjithshme dyshohet të ketë më pak se 10.000 individë të pjekur, me një trend në rënie të popullsisë, dhe asnjë popullsi të vetme që numëron më shumë se 1.000 të rritur. Ai është gjithashtu i njohur si leopardi i mbuluar nga toka kontinentale, për ta dalluar atë nga leopardi me re i Sundës (Neofelis diardi). Është kafsha shtetërore e shtetit indian të Megalian. |
Java 35-tëSusianna "Susi" Levonovna Kentikian (armenisht: Սյուզի Կենտիկյան; e lindur si Syuzanna Kentikyan më 11 shtator 1987) është një boksiere profesioniste gjermano-armene. Ajo ka lindur në Jerevan, RSS e Armenisë, por e ka lënë vendin me familjen e saj në moshën pesë vjeçare, për shkak të luftës Nagorno-Karabah. Kentikian ka jetuar në Hamburg që nga viti 1996 dhe filloi karrierën e boksit në moshën dymbëdhjetë vjeç. Pas një karriere amatore të suksesshme, ajo u kthye në profesioniste në vitin 2005 me rastin e nënshkrimit me sponzorin nga Hamburgu, Spotlight Boxing. Kentikian është një kampion bote dy herë flyweight , duke mbajtur titullin World Boxing Association (WBA) të femrave titull nga viti 2007 deri në vitin 2012, dhe nga 2013 deri më 2017. Përveç kësaj, ajo ishte World Boxing Organization (WBO) flyweight kampion nga 2009 deri në 2012, dhe ka mbajtur titullin Women's International Boxing Federation (WIBF) që nga viti 2015, të cilin edhe më parë e ka mbajtur nga viti 2007 deri në 2012. |
Java 36-tëNjë shkollë është një institucion i projektuar për mësimin e nxënësve nën drejtimin e mësuesve. Shumica e vendeve kanë sisteme të arsimit formal, i cili zakonisht është i detyrueshëm. Emrat për këto shkolla ndryshojnë nga vendi në vend, por në përgjithësi përfshijnë shkollën fillore për fëmijët e vegjël dhe të shkollave të mesme për të rinj që kanë përfunduar arsimin fillor. Një institucion arsimor i arsimit të lartë është zakonisht një shkollë e lartë, kolegj apo universitet. Përveç këtyre shkollave kryesore, nxënësit në një vend të caktuar mund të ndjekin shkollat para dhe pas arsimit fillor dhe të mesëm. Kopshti ose arsimi parashkollor janë institucione edukative dhe arsimore për fëmijët shumë të vegjël (zakonisht mosha 3-5). Universiteti, shkolla profesionale, kolegji apo seminari mund të jenë në dispozicion pas shkollës së mesme. Një shkollë gjithashtu mund të jetë e dedikuar për një fushë të veçantë, të tilla si shkollat e ekonomisë apo shkollat e vallëzimit. Shkollat alternative mund të japin program me mësim jotradicional. |
Java 37-tëCristiano Ronaldo dos Santos Aveiro (lindur më 5 shkurt 1985), i njohur si Cristiano Ronaldo, është një futbollist profesionist portugez i cili luan me klubin italian Juventus F.C., dhe me Kombëtaren portugeze. Ai është një sulmues dhe kapiten në ekipin kombëtar. Që nga moshën 22 vjeçare, Ronaldo është kandiduar për çmimet Topi i artë dhe FIFA Lojtari Botëror i Vitit. Në vitin tjetër, ai fitoi për herë të parë çmimet Topi i Artë dhe FIFA Lojtari Botëror i Vitit. Ai e pasoi këtë duke fituar Topin e Artë në vitin 2013 dhe 2014. Në shtator 2015, Ronaldo shënoi golin e tij të 500 në karrierë për klubet dhe kombëtaren. Ronaldo ka lindur në Santo António, që është një lagje e qytetit Funchal, Madeira. E ëma, Maria Dolores dos Santos Aveiro ishte një guzhinjere, kurse i ati, José Dinis Aveiro, ishte një kopshtar komunal.Emri i dytë "Ronaldo", u zgjodh pasi atëherë presidenti i SHBA-së ishte aktori i preferuar i babait të Cristianos. Ronaldo ka një vëlla më të madh i cili quhet Hugo, dhe dy motra më të mëdha që quhen Elma dhe Liliana Cátia. Stërgjyshja e Ronaldos, Isabel da Piedade, ka lindur në Kepin e Gjerlbër. |
Java 38-tëMë 22 shtator të vitit 2013, Angela Merkel dhe partia Kristian Demokrate fitojnë zgjedhjen në Gjermaninë Federale me rezultatin më të mirë që nga viti 1990. Angela Dorothea Merkel (mbiemri i vajzërisë: Kasner; shqiptimi: Angela Dorotea Merkël) lindi më 17 korrik 1954 në Hamburg, Gjermani. Është politikane gjermane. Angela Merkel që nga 22 nëntori 2005 është Kancelarja Federale e Gjermanisë. Që nga 10 prilli 2000 është kryetarja e Unionit Demokristian të Gjermanisë(CDU). Merkel u lind Angela Dorothea Kasner në vitin 1954 në Hamburg të Gjermanisë Perëndimore, e bija e Horst Kasner (1926-2011), një vendas i Berlinit, dhe gruaja e tij Herlind, e lindur në vitin 1928 në Danzig (tani Gdańsk, Poloni) si Herlind Jentzsch, një mësuese e gjuhës angleze dhe latine. |
Java 39-tëTarikati Bektashi ose Imamati Shi'i Alevi-Bektashi është një urdhër musliman dervishësh që kanë marrë emrin nga Haxhi Bektash Veliu, evlija Alevi nga Harasani, por u themelua nga Ballëm Sulltani. Tarikati, qendra e të cilit është në Tiranë, është i përhapur në Anadoll dhe Ballkan, ka qenë veçanërisht i fortë në Shqipëri, Bullgari dhe ndër grekët muslimanë të periudhës osmane. Urdhri përfaqëson rrymën shpirtërore zyrtare të bektashizmit. Përpos Haxhi Ali Bektashit, tarikati duket të jetë ndikuar nga Hurufitë dhe Kalandaritë dhe besojmat shi'ite të Anadollit të shekullit të 15. Praktikat mistike dhe ritualet u renduan nga Ballëm Sulltani në shekullin e 16, kur shumë praktikat e veçanta të tarikatit morën formë. Disa akademikë janë të mendimit se bektashizmi ka përzier koncepte Shi'i dhe Sunni, megjithatë tarikat ka praktika dhe doktrina të veçanta. Përgjatë historisë, bektashijtë mbahen të kenë patur ndikim si tek elita intelektuale osmane ashtu edhe tek fshatarësia. |
Java 40-tëMë 1 tetorë të vitit 1977, Pelé largohet nga futbolli aktiv profesional me 1'281 gola të realizuar në 1'363 ndeshje. Edson Arantes do Nascimento,[1] KBE, (lindi më 23 tetor të vitit 1940 në Três Corações, Brazil), i njohur si Pelé, është ish fubollist brazilian, i vlerësuar nga shumica si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. Ka fituar titullin "Atleti i Shekullit" nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtarë. Në Brazil llogaritet si hero kombëtar, i njohur nga arritjet dhe kontributet në futboll, u shpall ambasador zyrtar botëror i FIFA-s dhe thesar kombëtar nga qeveria braziliane. Gjithashtu është i njohur për reagimet e tija për të ndihmuar ndryshimin e politikave për të varfërit (shenimin e golit të 1 000-të ua dedikoi fëmijëve të varfër brazilian). Gjatë karierës u bë i njohur si "Mbreti i Futbollit" (O Rei do Futebol), "Mbreti Pelé" (O Rei Pelé) ose thjesht ti "Mbreti" (O Rei). |
Java 41-tëMë 8 tetor të vitit 1967, Çe Guevara, udhëheqësi i njohur gueril dhe shokët e tij, u zunë në Bolivi. Ernesto (Che) Guevara, i njohur edhe si Komandante Che, (14 qershor 1928 Rosario, Argjentina - 9 tetor 1967, La Hinguera, Bolivia) ishte revolucionar, shkrimtar dhe gueril marksist argjentinas dhe hero i komunistëve të Amerikës Latine, si dhe një figurë e njohur e shekullit të 20-të. Nofkën "Che" e mori nga bashkëluftëtarët komunistë kubanë në Meksikë, sepse përdorte shpesh, si çdo argjentinas, fjalën "Che", diçka e ngjashme si thirrja "Hej" e shqipes. Guevara mori pjesë në revolucionin komunist kuban në krah të Fidel Kastros në vitin 1959 për rrëzimin e regjimit të diktatorit të atëhershëm Batista dhe vendosjen e diktaturës komuniste të Fidel Kastros. |
Java 42-tëLuani Verior (Panthera leo leo) është një nënlloj i luanit që ndodh sot në Afrikën Perëndimore dhe Qendrore dhe në Indi. Është rajonalisht i zhdukur në Evropën Jugore, Azinë Perëndimore dhe Afrikën Veriore përveç në Sudanin Jugor. Në Afrikën Qendrore, luanët u konsideruan të zhdukur në Gabon, Guinea Ekuatoriale dhe në Republikën e Kongos. Popullsia e Afrikës Perëndimore renditet si i rrezikuar në mënyrë kritike në Listën e Kuqe të BNRN-së; kjo popullatë është e izoluar dhe përfshin më pak se 250 individë të pjekur. Lëkura e luanit ndryshon nga nje ngjyre e lehte deri në kafe të errët. Ka veshë të rrumbullakosura dhe një tufë të zezë ne koke. Gjatësia mesatare e kokës në trupin e luanëve është 2.47–2.84 metres (8 ft 1 in – 9 ft 4 in), me një peshë prej 148–190 kilograms (326–419 lb). Femrat janë më të vogla dhe më pak të rënda. Luani i Afrikës Perëndimore është i ngjashëm në pamjen dhe madhësinë e përgjithshme si luanët e tjerë afrikanë, por me një krifë më të vogël. |
Java 43-tëKili është një shtet që gjendet në shkallën më të lartë në jugperëndim të Amerikës së Jugut. Emri i tij zyrtar është Republika e Kilit dhe kryeqyteti është Santiago de Chile. Kili përfshin një tokë të gjatë e të ngushtë, e njohur si tokë kontinentale Kiliane, midis Oqeanit Paqësor dhe Andeve, dhe kufizohet në veri nga Peruja, në lindje nga Bolivia dhe Argjentina, dhe në jug dhe nga një ngushticë detare. Ai ka gjithashtu edhe ishuj në Oqeanin Paqësor, dhe arkipelagun Juan Fernandez, Sala Gomez y Desventuradas, si dhe Ishuj e Pashkëve (të vendosura në Polinezi), që kapin një sipërfaqe prej 755,838.7 km ². Për më tepër, Kili pretendon sovranitetin mbi një zonë prej 1,250,257.6 km ² në Antarktik, e njohur si territori antarktik kilian, dhe në mes të meridianëve 90 dhe 53º jugorë që shtrihet në perëndim të kufirit me Polin e Jugut. Kjo kërkesë është e ngrirë, në përputhje me dispozitat e Traktatit Antarktik, dhe pa nënshkrimin e tij, përbën një dokument i heqjes dorë. Për shkak të pranisë së Kilit në Amerikën e Jugut, dhe Oqeanit Antarktik, Kili e përcakton veten si një vend trikontinental. Kili ka një popullsi prej 17 milion banorësh dhe kryeson vendet e Amerikës Latine në listat të cilat masin indeksin e zhvillimit ekonomik, mirëqënien sociale, lirinë e medias, dhe renditet më ulët nga çdo vend tjetër i rajonit në indeksin e perceptimit të korrupsionit. Në maj të 2010 Kili u bë vendi i parë anëtar i OECD nga Amerika e Jugut. |
Java 44-tëHarry Poter dhe Guri Filozofal (shfaqur në SHBA si Harry Poter dhe Guri i Magjistarit) është një film i vitit 2001 i zhanrit fantazi, me regji nga Chris Columbus, shpërndarë nga Warner Bros. Pictures. Filmi bazohet në romanin me të njejtin titull të J. K. Rowling. Harry Potter dhe Guri Filozofal, i pari në serinë e filmave Harry Potter, u shkrua nga Steve Kloves me David Heyman si prodhues. Filmi tregon vitin e parë në Shkollën e Magjisë dhe Shtrigërisë Hoguorts të personazhit kryesor, Harri Poter, teksa ai zbulon që është një magjistar i mirënjohur dhe fillon edukimin e tij magjik. Warner Bros. bleu të drejtat e librit në vitin 1999 për një shumë prej 1 milionë paundësh. Xhirimi filloi në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2000, me Chris Columbus i cili u përzgjodh si regjisor nga një listë e rishikuar regjisorësh të mundshëm përbërë nga Chris Columbus, Steven Spielberg dhe Rob Reiner. Aktorët kryesorë përfshijnë Daniel Radcliffe, në rolin e Harri Poterit, Rupert Grint, në rolin e Ron Uezlit dhe Emma Watson, në rolin e Hermionë Grenxhërit. Rowling këmbënguli që e tërë trupa e aktorëve të ishte angleze ose irlandeze dhe filmi u xhirua në Leavesden Film Studios, si dhe në ndërtesat historike përreth Mbretërisë së Bashkuar. Harry Potter dhe Guri Filozofal u shfaq së premierë në Mbretërinë e Bashkuar më 4 nëntor 2001. Filmi u konsiderua një sukses i madh nga ana financiare duke arritur të mbledhë rreth 974.8 milionë dollarë në të gjithë botën.I shpallur si filmi më fitimprurës në vitin 2001, në 2018 filmi renditet i 36-ti në filmat me fitimprurës të të gjitha kohërave dhe filmi i dytë më i suksesshëm nga seria Harry Potter, fill pas Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Dytë. Harry Potter dhe Guri Filozofal ishte kandidat për shumë çmime Oskar, duke përfshirë këtu çmimin për muzikën më të mirë origjinale, kinematografinë më të mirë dhe kostumografinë më të mirë. |
Java 45-tëNikolla "Kol" Idromeno (Hidhromeno) lindi më 15 gusht 1860 në Shkodër, vdiq më 12 dhjetor 1939. Kolë Idromeno ishte piktor, arkitekt, urbanist, fotograf, skenograf, siparist, muzikant, e kompozitor këngësh shkodrane. Gjithashtu ishte dhe fillimtari i shfaqjeve të para kinematografike në Shqipëri, 1919. Ai konsiderohet si një prej piktorëve më të mëdhenj të Shkollës Shkodrane të Arteve Pamore sëbashku me piktorin Ndoc Martini dhe Simon Rroten. |
Java 46-tëKatër profesionet apo "katër kategoritë e njerëzve" ishte një strukturë hierarkike e klasë shoqërore e zhvilluar në Kinën e lashtë nga dijetarët konfuçianë ose legalistë prej nga fundi i dinastisë Zhou dhe është konsideruar si një pjesë qendrore e strukturës shoqërore Fengjian-e (rr. 1046–256 p.e.s.). Në radhitje zbritëse, ato ishin shi (dijetarët dhe aristokratët), nong (fermerët fshatarë), gong (artizanët dhe mjeshtrit), dhe shang (tregtarët dhe shitësit). Në një farë mënyre ky sistem i rendit shoqëror ishte adoptua në të gjithë sferën e kulturës kineze. Në japonisht kjo quhej mibunsei (身分制) dhe disa herë është përmendur si "Shi, nō, kō, shō" (士農工商, shinōkōshō?), në koreanisht "Sa, nong, gong, sang" (사농공상), dhe në vietnamisht si "Sĩ, nông, công, thương (士農工商). Dallimi kryesor në adoptim ishte përcaktimi i "shi" (士). Sistemi nuk i përfshinte të gjitha grupet e tjera shoqërore në shoqërinë para-moderne kineze, dhe kategoritë e saj të gjera ishin më shumë si një idealizim se sa një realitet praktik. Komercializimi i shoqërisë kineze në periudhën e Song dhe Ming më tej mjegulloj linjat midis këtyre katër dallimeve hierarkike shoqërore. |
Java 47-tëMohamed Salah Ghaly (lindi më 15 qershor 1992) është futbollistë egjiptian i cili luan për klubin anglezë Liverpool dhe për kombëtaren egjiptiane. Salah është një lojtarë i shpejtë dhe taktikant me teknika të mira. Ai është i njohur për shpejtësinë e tij, aftësinë e driblimit, kontrolli i topit dhe poashtu aftësia mënyra se si gjen moment të shënoj golë ose të asistoj. Salah është një lojtarë i shpejtë dhe taktikant me teknika të mira. Ai është i njohur për shpejtësinë e tij, aftësinë e driblimit, kontrolli i topit dhe poashtu aftësia mënyra se si gjen moment të shënoj golë ose të asistoj.[4][5][6][7][8][9] Ai gjithashtu mund të luajë në qendër pas sulmuesit kryesor si një mesfushor sulmues ose sulmues i dytë. Kohët e fundit, Salah u quajt “Mbreti Egjiptian” nga përkrahësit e tij të Liverpulit. |
Java 48-tëOlympique Lyonnais, njohur shkurtësisht si Lyon ose OL, është një klub futbolli me seli në Lion. Luan në elitën e futbollit francez, Ligue 1. Klubi u themelua si Lyon Olympique Universitaire në vitin 1899 sipas shumë tifozëve dhe historianëve sportivë, por kombëtarisht u themelua më 1950. Periudha më e suksesshme e klubit ka qënë shekulli XXI. Klubi fitoi kampionatin e parë në Ligue 1 në vitin 2002, dhe pastaj vendosi një rekord kombëtar për numrin më të madh të fitoreve rreshtas, pasi klubi fitoi edhe gjashtë kampionatet e rradhës. Lyon ka fituar gjithashtu edhe shtatë Trophée des Champions, pesë tituj të Coupe de France dhe tre tituj të Ligue 2, një rekord. Lyon ka marrë pjesë në Ligën e Kampionëve të UEFA-s 12 herë, dhe, gjatë sezonit 2009–10, arriti gjysëm-finalen për herë të parë në historinë e saj, pas tre prezencave më parë si skuadër çerek-finaliste. Olympique Lyonnais i luan ndeshjet si skuadër vendase në Parc Olympique Lyonnais, një stadium me kapacitet për 59,186 spektatorë, i njohur për arësyeje sponsorizimi si Stadiumi Groupama. Vendndodhja e stadiumit është në Décines-Charpieu, zonë urbane e Lionit. Ngjyrat e klubit janë e kuqja, bluja dhe e bardha. Lyon ka qënë pjesë e G-14, një grup udhëheqësish të futbollti evropian dhe, gjithashtu, është një nga klubet themeluese të organizatës pasardhëse, Shoqata e Klubeve Evropiane. Olympique Lyonnais është një nga klubet me popullore në Francë. Një vëzhgim në vitin 2009 zbuloi se rreth 11% e tifozëve të shtetit mbështesin klubin, një proporcion që Lyon e ndan me Paris Saint-Germain, duke qënë klubi i dytë më popullor, mbrapa Olympique de Marseille.i klubit është Les Gones që do të thotë "Fëmijët" në dialektin rajonal të Lionit. Presidenti i klubit Jean-Michel Aulas, kurse trajner i skuadër Bruno Génésio. Olympique Lyonnais ka gjithashtu edhe ekipin e femrave që është një nga ekipet më të suksesshme të Evropës me tre Liga Kampionesh për Femra. Në Francë, klubi mban rekordin për numrin e titujve të fituar (15); ata gjithashtu kanë fituar Coupe de France nëntë herë. |
Java 49-tëBallaban Badera (i njohur edhe si Ballaban Pasha, ose Badheri) ishte gjeneral i ushtrisë osmane me prejardhje shqiptare i cili ne shekullin XV ishte kryekomandant i Sulltanit Mehmeti II gjatë Rrethimit të dytë të Krujës, ku ai ishte në krye të ushtrisë osmane që masakroi rreth 14000 mijë njerëz. I lindur shqiptar, flitet që ka qënë i pari i cili u ngjit në muret e Konstandinopojës gjatë betejës në 1453 duke shënjuar fundin e Perandorisë Bizantine. Në periudhën 1464-1465 ka qenë sanxhakbej i Ohrit, dhe qe ndër gjeneralët e dërguar kundër Skënderbeut, të cilin e luftoi në disa beteja, më 1464 dhe 1465 në betejën e Vajkalit, të Meçadit, Betejën e Dytë të Vajkalit dhe atë te Kasharit). Në 1466-67 ishte kryekomandant i osmanëve në Rrethimin e dytë të Krujës, ku edhe vdiq i vrarë. Të gjitha betejat kundër Skënderbeut i humbi, por, mbas pushtimit të Shqipërisë nga osmanët, u shndërrua në figurë të nderuar të myslymanëve të zonës së Petrelës, ku kishte edhe një tyrbe, e cila u shkatërrua në 1967, dhe nderimet kundrejt tij mbaruan. |
Java 50-tëMihail Sergejeviç Gorbaçovi (Михаи́л Серге́евич Горбачёв (help·info), [mʲɪxʌˈil sʲɪrˈgʲejɪvʲɪʨ gərbʌˈʨof], shpesh shkruajtur si Mikhail Gorbachev, apo shqip Mihail Gorbaçov), lindi më 2 mars 1931 në Privolnoe, Stavropol, Rusi. Ai lindi në një familje që merrej me bujqësi. U pranua 1950 në Universitetin Shtetëror të Moskës dhe 1955 u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë. Vijoi studimet për një diplomim të dytë për Ekonomi Agrare në Universitetin e Stavropolit, afër familjes së tij dhe rreth vitit 1967 hyri në Partinë Komuniste. Në këtë kohë njohu gruan e tij të ardhshme, Raisa Titarenko, me të cilën jeton deri në vdekjen e saj nga leucemia, në shtator 1999. Në 1970, nisi karrierën politike me një emërim si Sekretar i Parë i Komitetit të Partisë në Stavropol. Në 1979 u transferua në Moskë dhe u fut në Byronë Politike të PK. "Garant i tij ishte Yuri Andropov, ish-shef i KGB dhe me origjinë nga i njëjti qytet, Stavropol. (Para vdekjes së tij, në 1984, Andropovi e promovoi për në krye të Partisë). Gjatë kësaj kohe, Gorbaçovi bëri udhëtime të shumta jashtë vendit, gjatë të cilave mendohet se u reformua edhe mendimi i tij politik. Me vdekjen e Kostandin Çernjenkos, në 11 mars 1985, Gorbaçov u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit të Partisë, detyra më e lartë në hierarkinë e vendit komunist. Që në 1986 (Kongresi 27 i PK të BS) ai hodhi projektet e tij, që çuan në përfundimin e Luftës së Ftohtë, si Gllasnosti (Transparenca), Perestrojka (Ristrukturimi), dhe Uskorenia (Ndezja e Zhvillimit Ekonomik). Politika e Gorbaçovit ndaloi avancimin e garës për armatim, mes SHBA dhe BS, që po shkonte drejt rrezikut të pashmangshëm të një lufte bërthamore. Në 11 tetor 1986, u duk qartë që në BS po frynte një erë ndryshe. Gorbaçov takoi presidentin amerikan, Reagan, në Reykjavík, Islandë. Në 1987, u firmos Traktati për eliminimin e armëve nukleare dhe, një vit më vonë, Gorbaçov hodhi poshtë publikisht "doktrinën Brezhnjev" duke shpallur lejimin e vendeve të bllokut të Lindjes që të kthehen në demokraci. Eliminimi i sistemit të "shteteve komuniste satelite" të BS, e çliroi këtë të fundit edhe nga shpenzimet e papërballueshme ushtarake. Bashkë me ministrin e tij të Jashtëm, Eduard Shevardnaxe, Gorbaçov ndërmori paralelisht edhe tërheqjen e trupave ruse nga Afganistani. Në 1988, Gorbaçov mori edhe detyrën e Kreut të Shtetit. Në mars 1990, Kongresi i Përfaqësuesve të Popullit (pas zgjedhjeve të para demokratike) e zgjodhi Gorbaçovin President. Po këtë vit, ai mori çmimin "Nobel për Paqen". Në dhjetor të vitit që vijoi, i nderuar dhe i respektuar nga të gjithë, Gorbaçov dha dorëheqjen. |
Java 51-tëGjergj Akropoliti (greqisht: Γεῶργιος Ἀκροπολίτης, Georgios Akropolitês, 1217 ose 1220 – 1282) ishte historian dhe burrë shteti bizantin, i lindur në Kostadinopojë. Akropoliti në shkrimet e tij gjithë vendin përqark Shqipërisë e quan Arvanon. Në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare u dërgua nga i ati, logoteti Kostandin Akropolites (plaku), në oborrin e Perandorit të Nikesë, Joan III Doukas Vatatzes, ku Akropoliti vazhdoi studimet e tij nën Teodor Heksapterygos dhe Nicephorus Blemmydes. Perandori e ngarkonte Gjergjin me misione të rëndësishme shtetërore, ashtu si kishin bërë edhe pasardhësit e tij (Teodori II Laskaris dhe Mihaili VIII Palaiologos). Në vitin 1244 u bë Logotet i Madh. Në dimrin e vitit 1257-1258 kur në Shqipëri populli u çua në kryengritje kundër administratës nikease, ai drejtoi një fushatë ushtarake për ta shtypur atë, por, për shkak të rezistencës së fuqishme të shqiptarëve, u kthye mbrapsht në Ohër. Më pas provoi të hynte në Shqipëri nga ana e Dibrës, por edhe këtu ushtria nikease u rrezikua të asgjësohej nga kryengritësit shqiptarë dhe u kthye në Përlep. Despoti i Epirit, i inkurajuar nga kryengritja shqiptare, filloi veprimet luftarake në Maqedoni dhe, me përkrahjen e popullsisë dhe dezertorëve nikeas, pushtoi një varg kështjellash në Maqedoni. Gjergj Akropoliti u kap dhe u mbajt dy vjet në burg derisa e liroi Mihail Palaiologu. Ndërkohë, Mihaili u shpall perandor i Nikesë, më pas i dëboi Latinët nga Kostandinopoja, dhe u bë perandor i Perandorinë Bizantine. Nga ky moment Akropoliti bëhet i njohur në historinë e perandorisë, si një nga diplomatët më të mëdhenj. Pasi la funksionin e ambasadorit në oborrin e carit bullgar, Kostandinit, ai u vu në krye të Universitetit të Kostandinopojës, ku dha leksione mbi matematikën dhe filozofinë. Studentë të tij ishin edhe Gjergji i Qipros dhe Gjergj Pachymeres. Ndërkohë, Mihaili, i frikësuar nga një invazion i mundshëm latin, i propozoi Papa Klementit IV ribashkimin e kishave greke dhe latine, dhe negociatat vazhduan përgjatë sundimit të pesë papëve, Klementi IV, Gregori X, Gjoni XXI, Nikolla III, dhe Martin IV. Akropoliti u zgjodh ambasador i perandorit, dhe, në vitin 1273 u dërgua tek Papa Gregori X. Më 1274, në Këshillin e Dytë të Lionit, ai konfirmoi me një betim në emër të perandorit që konfesioni i fesë, të cilin Papa i dërgoi Kostandinopojës ishte pranuar nga ortodoksët. Ribashkimi i dy kishave megjithatë ngjalli kundërshtime të konsiderueshme në Bizant dhe kisha prapë mbetën të ndara. Megjithatë, i shërbeu qëllimit kryesor, shtyrja dhe shmangia e një sulmi latin ndaj Kostadinopojës. Vepra historike e Akropolitit, Analet, përfshin periudhën që nga pushtimi i Kostandinopojës nga Latinët më 1204 gjatë Kryqëzatës së Katërt, deri te ripushtimi i saj nga Mihail Palaiologu dhe rimëkëmbja e Perandorisë Bizantine më 1261, duke qenë një vazhdimin i punës së Niketë Koniates. Vepra është e vlefshme pasi e shkruar nga një bashkëkohës, i cili, për shkak të pozitës zyrtare si Logotet i Madh, komandant ushtarak, dhe ambasador konfidencial, kishte mundësi të vëzhgonte rrjedhën e ngjarjeve nga afër. |
Java 52-tëTheofan Noli i njohur më shumë si Fan Noli (Theofánis Stylianós Mavromátis; İbriktepe, 6 janar 1882 - 13 mars 1965, ShBA) ka qenë dramaturg, prift, përkthyes, politikan, diplomat, poet e historian shqiptar. U lind më 6 janar 1882 me emrin Theofanes Stylianos Mavromatis në fshatin shqipfolës İbriktepe, në Trakinë Lindore, jo shumë larg nga Edreneja. Si disa fshatra të tjerë të asaj krahine të banuar me shqiptarë, Qyteza kishte ruajtur me kohë gjuhën, doket dhe traditat e të parëve. Noli e konsideronte fisin e vet me prejardhje nga Qyteza e Kolonjës. I ati, Stilian Gjergj Noli, ishte psallt në kishën ortodokse të fshatit; e ëma, Marie Gollaqi, ishte shtëpiake. Theofani ishte i dyti ndër trembëdhjetë fëmijë, shtatë prej të cilëve vdiqën në foshnjëri. Familja rronte me tokat që kishte si pronë. Sa qe i mitur, Noli hoqi sëmundje të rënda, prandaj shkollën e nisi me vonesë. Në fshatin e lindjes kreu shkollimin fillor greqisht për gjashtë vjet, më tej prindët e dërguan në gjimnazin grek të Edrenesë, ku qëndroi katër vjet.
|
Java 53-tëArtikulli do të shfaqet sapo të zgjidhet. |
Java 54-tëArtikulli do të shfaqet sapo të zgjidhet. |